cmimet e ushqimeve Archives - Albeu.com

Çmimet e ushqimeve/ Shqipëria më e shtrenjta, në korrik u rritën pesë herë më shpejt se në BE
Rënia e fortë e euros këtë verë do të duhej të ndihmonte në uljen e çmimeve të produkteve të importuara, por siç tregojnë të dhënat e Eurostat çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri u rritën me 3.2% në korrik 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë ose pesë herë më shumë se në Bashkimin Europian ku shtrenjtimi ishte vetëm 0.6%.

Të dhënat e Eurostat-it, tregojnë se presionet mbi çmimet e ushqimeve po lëvizin në kahe të kundërta. Në Shqipëri, norma vjetore u përshpejtua nga 2.9% në qershor në 3.2% në korrik, ndërsa në BE u ngadalësua nga 1% në qershor në 0.6 % në Korrik.

Nga renditja e Eurostat-it rezulton se Shqipëria ishte e pesta me normën më të lartë të inflacionit të ushqimeve mes 36 vendeve europiane. Norma më të larta u regjistruan vetëm në Turqi, me 37.6%, Rumani, me 4.6%, Qipro, me 4.5%, dhe Islandë, me 4.4%.

Ushqimet dhanë gati një të tretën e inflacionit

Inflacioni i përgjithshëm i harmonizuar në Shqipëri arriti në 3.4% në korrik, nga 3.2% në qershor. Ushqimet dhe pijet joalkoolike dhanë kontributin më të madh, me 1.09 pikë përqindje, ose gati një të tretën e rritjes së përgjithshme të çmimeve.

Kjo lidhet edhe me peshën e lartë që kanë ushqimet në shpenzimet e konsumatorëve shqiptarë. Sipas iNSTAT-it, ato zënë 34.46% të shportës së përdorur për llogaritjen e indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.

Në Bashkimin Europian, inflacioni i përgjithshëm ishte 3% në korrik, vetëm 0.4 pikë përqindje më i ulët se në Shqipëri. Por diferenca te ushqimet ishte shumë më e madhe.

Kjo tregon se presioni inflacionist në Shqipëri është më i përqendruar te produktet bazë të konsumit sesa në pjesën më të madhe të BE-së.

Shqipëria me rritjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor

Në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria kishte normën më të lartë të rritjes vjetore të çmimeve të ushqimeve në Korrik 2026.

Ajo pasohej nga Kosova 2,7%, Mali i Zi 2.3%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi çmimet e ushqimeve ishin më të ulëta se një vit më.

Në Serbi çmimet në muajin korrik 2026 ishin -5.6 për qind më të ulëta se në korrik 2025, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ishin -0.3 % më të ulëta.

Për të gjithë vitin 2026, Shqipëria për çdo muaj kishte rritje të çmimeve të ushqimeve shumë me tepër se mesatarja e BE-së.

Edhe krahasuar me vendet e afërta anëtare të BE-së, rritja në Shqipëri ishte më e lartë. Në Bullgari, ushqimet u shtrenjtuan me 1.2%, ndërsa në Kroaci dhe Greqi çmimet ranë përkatësisht me 0.1% dhe 0.4%.

Ushqimet, Shqipëria më e shtrenjtë se BE-ja

Shqiptarët vijojnë të kenë të ardhura dhe fuqi blerëse ndër më të ulëtat në Europë, por kur bëhet fjalë për ushqimet, po paguajnë çmime më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri kanë arritur në 102.9% të mesatares së BE-së në vitin 2025, nga 99.6% një vit më parë.

Kjo do të thotë se një shportë ushqimore që kushton 100 euro në BE, në Shqipëri kushton mesatarisht 103 euro, e matur sipas fuqisë blerëse.

Ndërkohë, të ardhurat për frymë të shqiptarëve mbeten vetëm 43% e mesatares europiane, ndërsa konsumi individual për frymë arrin në 48%. Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë për këta tregues, duke lënë pas vetëm pak vende të rajonit.

Diferenca mes çmimeve dhe të ardhurave po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Edhe pse Shqipëria mbetet një nga vendet më bujqësore në Europë, konsumatorët po përballen me kosto të larta për produktet ushqimore, duke bërë që një pjesë gjithnjë e më e madhe e buxhetit familjar të shkojë për nevojat bazë./ Monitor

The post Çmimet e ushqimeve/ Shqipëria më e shtrenjta, në korrik u rritën pesë herë më shpejt se në BE appeared first on Albeu.com.

Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve e kalojnë për herë të parë mesataren e BE
Konsumatorët shqiptarë, kanë konsumin individual për frymë të fuqisë blerëse sa 48% e mesatares së Bashkimit Europian dhe të ardhurat për frymë sa 43% e mesatares së Bashkimit Europian.

Për konsumin sipas fuqisë blerëse, Shqipëria renditet e parafundit në Europë, duke lënë pas Bosnjën, ndërsa për të ardhurat për frymë është në nivele të njëjta me Maqedoninë e Veriut dhe sërish lë pas Bosnjën. (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Megjithatë, kur vjen puna për çmimet e ushqimeve, shqiptarët po i paguajnë ato gjithnjë e më shtrenjtë në raport me mesataren e Bashkimit Europian, të matura sipas fuqisë blerëse.

Të dhënat më të fundit të Eurostat, që pritet të bëhen publike sot bëjnë të ditur se çmimet e ushqimeve për herë të parë janë rreth 3% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian.

Çmimet janë rritur me shpejtësi, nga 85% e mesatares së BE-së që ishin në 2022-n, në 99.6% në 2024-n, për të kaluar në 102.9% në 2025-n.

E thënë më thjesht, një shportë ushqimesh që mesatarisht kushton 100 euro në Bashkimin Europian, në Shqipëri kushton rreth 103 euro, e matur sipas fuqisë blerëse, ndërkohë që të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë më pak se gjysma e mesatares europiane.

Treguesi i Eurostat nuk mat çmimet në terma nominalë, por indeksin e nivelit të çmimeve sipas barazisë së fuqisë blerëse (Purchasing Poëer Parities – PPP).

Ky tregues, krahason sa kushton e njëjta shportë mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme, duke eliminuar efektin e kursit të këmbimit dhe diferencave në nivelin e të ardhurave.

Një nivel mbi 100 tregon se çmimet janë më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian, ndërsa një nivel nën 100 tregon se ato janë më të ulëta.

Shqipëria është vendi i vetëm në rajon, ku çmimet e ushqimeve kanë kaluar mesataren e BE-së.

Në kontrast, vendet e tjera të rajonit mbeten dukshëm nën mesataren europiane. Serbia renditet e dyta me një indeks prej 96.6, megjithëse edhe atje çmimet janë rritur gradualisht nga 91.5 në vitin 2022.

Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina kanë nivel pothuajse të njëjtë çmimesh, përkatësisht 84.6, ndërsa Maqedonia e Veriut, mbetet vendi më i lirë në rajon me 74.3% të mesatares së BE-së. Të dhënat për Kosovën mungojnë.

Një vit më parë, Shqipëria u barazua me BE-në për indeksin e çmimeve dhe pije joalkoolike, ndërsa këtë vit ia ka tejkaluar vendeve të Europës vetëm në treguesin e ushqimeve, (që në 2024-n ishte 99.6%). Duke përfshirë dhe pijet jooalkolike, indeksi në 2025-n është 103.8%, nga 101, që ishte në 2024-n.

Diferenca bëhet edhe më e dukshme kur krahasohet me nivelin e të ardhurave. Ndërsa Shqipëria ka të ardhura për frymë sa 43% e mesatares së Bashkimit Europian dhe konsum individual sa 48% e mesatares së BE-së, çmimet e ushqimeve rezultojnë mbi mesataren europiane.

Kjo nënkupton se familjet shqiptare, duhet të shpenzojnë një pjesë shumë më të madhe të buxhetit të tyre për ushqim krahasuar me qytetarët e vendeve më të pasura të Europës.

Teksa qeveria shqiptare ka si ambicie që të fusë Shqipërinë në BE sa më shpejt, duket se vendi po afrohet me Europën në nivel çmimesh shumë më shpejt sesa në nivel të ardhurash.

Ky fenomen, redukton fuqinë reale blerëse të familjeve dhe është një nga arsyet pse perceptimi i qytetarëve për mirëqenien mbetet dukshëm më negativ sesa sugjerojnë treguesit e rritjes ekonomike.

Ndonëse Shqipëria vijon të jetë ende vendi më bujqësor në Europë, ku bujqësia sjell rreth 15% të ekonomisë, nga 2% që është mesatarja europiane, po detyrohemi të konsumojmë produkte të shtrenjta që vijnë nga importi, apo dhe vendase me çmime të larta për shkak të mungesës së konkurrueshmërisë. Vetëm pak muaj më parë, çmimi i domates në vend kërceu në 400-600 lekë për kg.

Çmimet aq të shtrenjta sa dhe të huajt ankohen

Shqipëria nuk është e shtrenjtë për ushqime vetëm e matur sipas fuqisë blerëse, por edhe në çmimet direkte, sidomos për produktet në supermarkete.

Më herët, Studiuesi Ilir Ciko, ka prezantuar disa gjetje paraprake të studimit “Indeksi i Konkurrencës në Treg (MCI) për Ballkanin Perëndimor: 2026.

“Për konsumatorin e thjeshtë shqiptar, rezultatet dëshmojnë se produktet që ai blen në markete europiane në Shqipëri, zhveshur nga efekti i ndryshëm i TVSH-së, kushtojnë mesatarisht 83% më shumë se saktësisht të njëjtat produkte të shitura saktësisht nga të njëjtat kompani në tregun Europian, ndërkohë që fuqia blerëse e tij, është vetëm 41% e mesatares së BE”, thuhej në studim.

Ankesat për çmimet e larta nuk vijnë vetëm nga konsumatorët vendas. Në forume udhëtimi si Reddit, Tripadvisor dhe grupet e turistëve që vizitojnë Shqipërinë, një nga komentet më të shpeshta është se supermarketet në Shqipëri janë më të shtrenjta sesa prisnin, madje për disa produkte bazë çmimet krahasohen me ato të vendeve të Europës Perëndimore.

Turistët shpesh vënë në dukje kontrastin mes të ardhurave të ulëta të vendit dhe çmimeve relativisht të larta të ushqimeve në markete.

Në TripAdvisor, në temën “Ku mund të blini ushqime që nuk janë të shtrenjta?”, një vizitor shkruan se supermarketet në Shqipëri janë “shumë të mbivlerësuara” dhe se nuk kishte parë “çmime kaq absurde”, sidomos duke e krahasuar vendin me Maqedoninë e Veriut.

Në një tjetër diskutim në TripAdvisor për Tiranën, përdoruesit thonë se çmimet në zinxhirë supermarketesh janë “shumë të larta” dhe “më të larta se jashtë”. Edhe në Reddit, në r/Albania, turistë dhe të huaj që jetojnë përkohësisht në vend ankohen se blerjet bazë në markete apo dyqane të vogla në Durrës u kanë kushtuar më shumë nga sa prisnin.

Në një diskutim të fundit në Reddit, një turist që vizitoi Tiranën u ankua se në supermarketet e mëdha një litër qumësht kushtonte rreth 300 lekë, gjoksi i pulës 1,700 lekë/kg dhe një paketë musli 500 gramë mbi 1,000 lekë, çmime që i konsideroi “çuditërisht të larta” krahasuar me çmimet në restorante dhe bare.

Ndërsa një turist në Durrës raportonte: “Bleva 2 domate, 1 limon dhe 1 mollë për 3 euro”, duke thënë se çmimet reale rezultuan shumë më të larta sesa ato që kishte parë në faqet ndërkombëtare të krahasimit të kostos së jetesës./ Monitor

The post Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve e kalojnë për herë të parë mesataren e BE appeared first on Albeu.com.

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë
Alesandro, turist nga Italia, duke dalë nga një supermarket në Tiranë. I pyetur për çmimet, ai shprehet disi i zhgënjyer, pasi e kishte imagjinuar Shqipërinë si një vend më të lirë, “jo kaq të shtrenjtë”. “Sapo dolëm nga supermarketi.

Ndërkohë që ishim brenda, nuk patëm kohë të llogarisnim konvertimin e çmimeve dhe menduam se do të na kushtonin rreth 10-15 euro”, – tregon ai.

“Morëm disa gjëra për darkë: një verë, pije, pasta, mish, salcë domatesh dhe perime për sallatë. Shtuam edhe dy lloje djathi dhe, në total, paguam rreth 35 euro, më shtrenjtë sesa në Bolonjë”, – shton Alesandro.

Elmor, një tjetër turist nga Britania ka bërë një koment në faqen Visit Albania për një supermarket në Golem.

“Blemë (me peshë) 5 domate, 3 qepë, një kokë sallatë jeshile, një qese me patate të vogla dhe një spec jeshil… 15 euro. PESËMBËDHJETË EURO! E pyeta me kujdes nëse çmimi ishte i saktë, dhe shitësja nisi të shtypte numrat në kalkulator.

Ma tregoi ekranin dhe po, aq ishte çmimi. S’mund të ishte e vërtetë, apo jo!? Sot u futëm edhe në një supermarket tjetër për disa gjëra të vogla – asgjë e madhe, asnjë produkt britanik që normalisht kushton më shumë – dhe pagova me kartë…

Mbi 14 paund!?. Zonja që na pret këtu na tha se në fakt është më lirë të hash në restorante sesa të përpiqesh të gatuash vetë në apartamentin me vetëshërbim”, shkruan ai.

Janë të shumtë turistët që ndërsa restorantet i vlerësojnë të lira, i gjejnë çmimet e ushqimeve që blejnë në dyqane po supermarkete më të shtrenjta se në vendin e tyre.

Të dhënat e fundit të Eurostat, që mat indeksin e çmimeve, i matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, për shtetet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate e konfirmojnë këtë tendencë.

Për herë të parë që nga viti 2005, kur njësia europiane e statistikave mat të dhënat, indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë e ka lehtë kaluar nivelin 100% (100.1%), që do të thotë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së.

Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 68-78% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a filloi kërcimi i tyre, teksa në 2023-n, çmimet në Shqipëri ishin mesatarisht vetëm 7% më të lira se mesatarja e BE-së.

Ndërsa në 2024-n çmimet u barazuan për herë të parë, madje e tejkaluan lehtë me 1%.

Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm.

Edhe ushqimet e tjera janë rreth 25% më shtrenjtë se në BE (124.8%). Pijet jo alkoolike janë 19% më shtrenjtë se në Europë. Më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane.

Në krahasim me vendet e tjera të Europës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë pothuajse të njëjta sa në Gjermani, Portugali, Itali, ndërsa kushtojnë më shumë se në Spanjë, Çeki, Poloni, Bullgari dhe janë më të shtrenjtat në rajon.

Në Europë, çmimet më të shtrenjta të ushqimeve janë në Zvicër (158.5% e mesatares së BE), Islandë (143.9), Norvegji (131.2).

Më të lirat janë Turqia (76.7%), Rumania (75.5), Maqedonia e Veriut (73.4%). Për Kosovën të dhënat e fundit janë për vitin 2022, në nivelin e 83.7% të mesatares së BE-së).

Arsyet pas këtyre diferencave lidhen me nivelin e lartë të taksave për mallrat e shportës në Shqipëri, sidomos TVSH, kostot e larta të transportit, logjistikës jo shumë të përshtatshme, spekulimeve dhe mungesës së konkurrencës./ Monitor

The post Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë appeared first on Albeu.com.

Çmimet e 34 produkteve të shportës në një vit, rritja më e lartë për qepën dhe pataten, me 40-55%
Të dhëna të detajuara për 34 artikuj të shportës së konsumit të mallrave ushqimore tregojnë se rritja më e madhe e çmimeve vitin e fundit ka ndodhur për qepën, pataten, djathin, domaten dhe gjalpin nga 24-55%.

INSTAT raportoi në mënyrë të detajuar çmimet për artikujt e shportës (sipas grafikut bashkëngjitur) ku rezulton se në gusht 2023 çmimi i qepës ishte 55.3 % më i lartë se në gusht 2022.  Çmimi i patates për të njëjtën periudhë u rrit me 40%, djathit me 27%, domates 24%, gjalpit me 24%, specave me 18,7%

Një kilogram qepë kushtoi mesatarisht 108 lekë në gusht 2023 nga 69,8 lekë që ishte në të njëjtin muaj të vitit 2021. Ndërsa çmimi i patates arriti në 96.8 lekë nga 69 lekë që ishte vitin e kaluar.

Në krahun tjetër rënien më të madhe vjetore e shënoi çmimi vajit të lulediellit me rreth 34 për qind si pasojë e rënies së çmimit në tregjet ndërkombëtare. Çmimet shënuan ulje edhe për gazin dhe naftën përkatësisht me 27 dhe 17% nga gushti 2022 në gusht 2023.

Siç tregon tabela çmimet e larta në disa artikuj reflektojnë problemet në prodhimin vendas në disa kultura. Sasitë e vjela në vend të zavratëve dhe perimeve nuk kanë plotësuar kërkesat në treg për dy arsye. Sipërfaqet e mbjella nuk pësuan rritje, teksa gjithnjë e më shumë prodhimi po shkon në eksport. I njëjti shpjegim vlen edhe për produktet blegtorale, si djathi dhe gjalpi për të cilat ka një ofertë më të ulët nga tregu vendas për shkak të reduktimit të bagëtive. Nga ana tjetër rritja me gati 30 për qind e numrit të vizitorëve të huaj ka rritur më tej kërkesën për tregun e brendshëm dhe çmimet gjithashtu.

Qe pas luftës në Ukrainë në pranverë të vitit 2022 çmimet e artikujve ushqimore sidomos prodhimeve bujqësore u rriten me shpejtësi në të gjithë botën pasi dy vendet në konflikt ishin furnizues të rëndësishëm global me drithëra dhe produkte të tjera bujqësore. Rritja u reflektua edhe në Shqipëri.  Që nga prilli i vitit 2022 çmimet e ushqimeve nisën të ritme dyshifrore me 15 % në prill dhjetor 2023.  INSTAT raporton se në periudhën janar-gusht 2023 çmimet e ushqimeve në vendin tonë u rriten me 11 %, ndërsa BE me 10.8 për qind në muajin korrik.

Thatësirat në disa vende dhe përmbytjet në disa vende të tjera të Evropës si rrjedhojë ndryshime klimaterike nga fenomeni “El Nino”, kanë dëmtuar prodhimin në disa kultura bujqësore që po shiten me çmime me të larta. Në tregun vendas çmimet e prodhimeve bujqësore kanë shënuar rritje në të gjithë zinxhirin që nga prodhimi deri tek shitja me pakicë.

Sipas matjeve të INSTAT në vitin 2022, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore një tregues që mat çmimet në ferma (pa taksat) shënoi duke shënuar një rritje me 11,1 %. Kjo ishte rritja më e lartë që kur INSTAT nisi të masë çmimet e prodhimit në bujqësi në vitin 2016.  Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale me 22,1 % vitin e kaluar, niveli më i lartë që kur nisën matjet 7 vite më parë.

/monitor

The post Çmimet e 34 produkteve të shportës në një vit, rritja më e lartë për qepën dhe pataten, me 40-55% appeared first on Albeu.com.

Çmimet në Shqipëri po rriten, ndërsa në vendet e tjera të Europës po ulen
Pas luftës në Ukrainë, vendet e Bashkimit Europian u përballën me rritje të inflacionit, në nivele rekord.

Inflacioni mesatar në BE ishte 9.2% vitin e kaluar, ndërsa në Shqipëri, çmimet u rritën mesatarisht me 6.7% vitin e kaluar.  Me zbutjen e efekteve të luftës në Europë, çmimet po bien me ritme më të shpejta se në Shqipëri.

Në muajin shtator, inflacioni i matur me metodologjinë e Eurostat në vendin tonë shënoi 4.9%, një nivel i njëjtë si në BE.

Ndërsa në muajin shkurt, inflacioni i harmonizuar në Shqipëri ishte 6.8%, ndërsa në BE, 9.9%. Në muajt në vijim, çmimet në vendet e BE-së u ulën me shpejtësi, ndërsa në Shqipëri, tkurrja ishte shumë më e ngadaltë, çka bëri që në shtator, treguesit të barazohen.

Rritja e çmimeve në Shqipëri po bëhet e qëndrueshme, pasi përbërësi kryesor i inflacionit janë çmimet e ushqimeve, ndërsa në Europë, rritja e çmimeve u shkaktua nga energjia. Në anën tjetër, familjet shqiptare shpenzojnë rreth 40% të totalit për ushqime, nga 13% që ëhstë mesatarja e Bashkimit Europian.

Matjet që burojnë nga metoda e Eurostat tregojnë se rritja më e madhe e çmimeve prej 8,4% në vend vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 7,0%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 5,5%, “Shërbimi arsimor” me 4,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,4%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,5%, “Veshje dhe këpucë” me 3,2%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,9%, “Shëndeti” me 1,6%, “Komunikimi” me 1,0%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5%.  Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3,9%.

Në muajin shtator, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,8%.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Shërbimi arsimor” me 3,4 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 1,2 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, Transporti” me 1,0%, “Veshje dhe këpucë” me 0,7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0,2% secili dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,1%.

Nga vendet e BE, rritja më e madhe e çmimeve ishte në Hungari me 12% në shtator, e ndjekur nga Rumania dhe Sllovakia me rreth 8% secila. Në krahun tjetër Holanda kishte inflacion afër zeros në shtator, e ndjekur nga Danimarka dhe Belgjika të ciklat kishin inflacion më pak se 1%.

Në Shqipëri grupi i ushqimeve përgjatë gjithë vitit u rrit me ritme dy herë më të larta se mesatarja e çmimeve.

Zgjerimi i kanaleve të eksportit, rritja e numrit të turistëve dhe nga ana tjetër kapacitetet e kufizuara për të zgjeruar prodhimin, e kombinuar me dëmet që po krijojnë ndryshimet klimaterike kanë krijuar kushtet për normalitet të  ri të çmimeve në produktet bujqësore dhe blegtorale. Operatorët që nga prodhimi, tregtia dhe eksporti pohojnë se çmimet e perimeve, zarzavateve, frutave, produkteve blegtorale të bulmetit, mishit etj nuk do të njohin kthim pas, përkundrazi të dhënat tregojnë për një rritje të mëtejshme.

Edhe treguesi normal i inflacionit, rezultoi me rritje në shtator, në 4.1, nga 4% në gusht..monitor/

The post Çmimet në Shqipëri po rriten, ndërsa në vendet e tjera të Europës po ulen appeared first on Albeu.com.

Berisha: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 7% më të shtrenjta se mesatarja e BE
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se çmimet në Shqipëri janë 7% më të larta se mesatarja e vendeve të BE.

Ai shtoi se këto çmime e bëjnë Shqipërinë një vend të pajetueshëm, teksa shtoi se me vështirësinë më të madhe përballen pensionistët.

“Sirenat e dhimbjeve të skamjes, urisë dhe varfërisë po bien në çdo qoshe në të katërt anët e vendit.

Shqiptarët, çdo muaj, përballen me rritje çmimesh, ushqimet sot në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Itali, Greqi, janë përafërsisht sa në Gjermani dhe janë 7 përqind më të shtrenjta se në mesataren e vendeve të BE.

Rritja e çmimit të ushqimeve, sipas statistikave zyrtare, është 11.5 përqind, sipas statistikave reale është 13.5 përqind dhe kjo godet në mënyrën më të egër pensionistët, të papunët dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Këto çmime, e bëjnë Shqipërinë një vend të pajetueshëm, e bëjnë jetën në Shqipëri të papërballueshme.

Unë mund t’u them se 48 përqind e totalit të pensionistëve shqiptarë, janë me pagesa të pjesshme.

Kështu, në vitin 2022, nga 481.420 përfitues të pensionit të pleqërisë, 231.722 prej tyre janë me pagesë të pjesshme.

Vendimi i qeverisë për të sjellë ligjin në parlament për indeksimin e pensioneve në masën 8 përqind është absolutisht një hipokrizi në sensin që nuk indekson as inflacionin. Kjo përqindje është 3 përqind më e ulët sesa vlera zyrtare e inflacionit dhe 5.5 përqind e ulët sesa vlera reale e inflacionit”, tha Berisha.

The post Berisha: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 7% më të shtrenjta se mesatarja e BE        appeared first on Albeu.com.

A do të rriten çmimet nga ndalimi i mallrave serbe?
Autoritetet përgjegjëse në Kosovë zotohen se do t’i rrisin angazhimet në monitorimin e tregut, në mënyrë që të parandalohet rritja eventuale e çmimeve, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes së mallrave serbe në vend.

Ky vendim u mor më 15 qershor, pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe.

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi ndalesën si masë të sigurisë, dhe jo ekonomike apo tregtare.

*Video me pamje nga kufiri, ku shihen dhjetëra kamionë, me targa të Serbisë dhe me të Kosovës, u panë të parkuar në anën serbe të kufirit në Merdare, pasi nuk u lanë të futen në Kosovë

Për arsye të ndryshme, Kosova, edhe në të kaluarën, ka marrë masa kufizuese kundër prodhimeve serbe – të cilat janë ndër më të pranishmet në tregun vendor – gjë që ka rezultuar pastaj me rritje çmimesh.

E pyetur nga REL-i se çfarë masash do të ndërmarrë për parandalimin e rritjes eventuale të çmimeve, Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë thotë:

“Kur ka çështje apo dukuri që kërkojnë fokus dhe angazhim më të madh, rritet numri i inspektimeve, punojmë me orar të zgjatur dhe jemi të angazhuar edhe gjatë ditëve të fundjavës”.

“Inspektorati i Tregut do ta monitorojë tregun dhe në rast se konstatohet çfarëdo shkeljeje e dispozitave ligjore në fuqi, do të ndërmerren masa ndëshkuese”, thotë deklarata, pa specifikuar më shumë.

Në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, në rast se gjendet ndonjë parregullsi gjatë monitorimit, gjobat sillen nga 1.000 deri në 4.000 euro.

Nga Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës pohojnë po ashtu për REL-in se, pas rrethanave të krijuara, “do të fokusohen te kontrollet e çmimeve të produkteve bazë – miellit, grurit, vajit, sheqerit, qumështit”.

Serbia është ndër vendet me praninë më të madhe të produkteve, qoftë ushqimore apo edhe të tjera, në Kosovë.

Brenda një dite, ky shtet eksporton mallra në Kosovë në vlerë prej një milion eurosh.

Me rritje të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, Kosova është përballur që nga fundi i vitit 2021, kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Hov, pastaj, u ka dhënë edhe pushtimi rus i Ukrainës, i cili ka nisur në fund të shkurtit, 2022.

Vitin e kaluar, Kosova e ka përmbyllur me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.

Situata mund të ndryshojë në afat të gjatë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, beson se në një periudhë afatshkurtër, bizneset nuk do t’i lëvizin çmimet e produkteve.

“…mirëpo, nëse bizneset detyrohen që lëndën e parë, që e kanë blerë në rajon, në këtë rast në Serbi, ta sjellin nga Kina apo nga ndonjë vend i largët, kjo do ta rrisë koston e lëndës së parë dhe do të ndikojë në çmime. Jo me vullnetin apo dëshirën e prodhuesit dhe të importueseve tanë, sepse edhe këta kur ta prodhojnë produktin final dhe kur ta shesin në tregun evropian, do të jenë më të shtrenjtë”, thotë Rafuna.

Ngjashëm shprehet edhe Arben Tërshnjaku, menaxher në kompaninë “Liri” në Prizren, e cila merret me prodhimin e produkteve të ndryshme ushqimore.

“Çmimet e produkteve nuk rriten vetëm me një lëvizje. Fabrika ‘Liri’ ngrit çmimet vetëm në rastet kur ka lëvizje të kostove. Ne nuk kemi lëndë të parë që e marrim nga Serbia”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kompania “Pestova” në Vushtrri merret me përpunimin dhe prodhimin e patates. Pronari i saj, Bedri Pestova, zotohet se në rast të rritjes së kërkesës për prodhimet e tij, çmimet e tyre nuk do të ndryshojnë.

Kur në fund të vitit 2018, Qeveria e Kosovës vendosi taksë, fillimisht 10% e më pas 100%, mbi produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, rritja e çmimeve të produkteve në tregun e Kosovës nisi të vërehet gradualisht.

Katër muaj pas vendosjes së taksës, e cila ka mbetur në fuqi për më shumë se një vit, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës kanë treguar se shkalla e inflacionit është rritur – në mars të vitit 2019 ka qenë 3.3 për qind, në krahasim me muajin mars të vitit 2018./REL/

The post A do të rriten çmimet nga ndalimi i mallrave serbe? appeared first on Albeu.com.

Bota në krizë edhe për dy vjet? Çmimet e ushqimeve dhe energjisë mund të vazhdojnë të rriten
Rritja e çmimeve për energjinë dhe ushqimin mund të vazhdojë edhe për dy vitet e ardhshme, duke dëmtuar përpjekjet globale për të luftuar varfërinë dhe krizën klimatike, ka paralajmëruar një raport i përgatitur për Forumin Ekonomik Botëror të javës së ardhshme në Davos, Zvicër.

Raporti vjetor i rreziqeve globale të WEF zbuloi se kriza ndërkombëtare e kostos së jetesës e shkaktuar nga pandemia e Covid dhe lufta e Rusisë në Ukrainë kryesuan listën e shqetësimeve në një sondazh me më shumë se 1200 ekspertë globalë, politikëbërës dhe udhëheqës biznesi.

Duke dhënë alarmin në prag të mbledhjes vjetore të liderëve botërorë në vendpushimin malor zviceran, ajo tha se kriza e furnizimit me energji dhe ushqim ka të ngjarë të vazhdojë për dy vitet e ardhshme si rreziku më i madh për ekonominë botërore. /albeu.com

The post Bota në krizë edhe për dy vjet? Çmimet e ushqimeve dhe energjisë mund të vazhdojnë të rriten appeared first on Albeu.com.

Viti 2022 më “i shtrenjti”, çmimet e ushqimeve arritën nivelin më të lartë në gjithë botën
Çmimet botërore të ushqimeve ranë për një muaj të nëntë në dhjetor, por arritën nivelin më të lartë të regjistruar për vitin e plotë në 2022, sipas të dhënave të OKB-së.

Çmimet e ushqimeve u rritën në një rekord mujor të lartë në mars pasi Rusia pushtoi Ukrainën, një furnizues i rëndësishëm i grurit dhe vajit të gatimit në mbarë botën.

Një marrëveshje drithi e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara në korrik hoqi një bllokadë detare ruse ndaj eksporteve të Ukrainës.

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë tha se indeksi i saj i çmimeve, duke ndjekur ndryshimin mujor në mallrat ushqimore ndërkombëtare, pësoi një rënie prej 1.9 për qind nga nëntori. Ai ishte gjithashtu një për qind më i ulët se në dhjetor 2021.

Por indeksi ishte 14.3 për qind më i lartë në përgjithësi në 2022 krahasuar me një vit më parë, pasi arriti një nivel më të lartë historik prej 143.7 pikësh. /albeu.com

The post Viti 2022 më “i shtrenjti”, çmimet e ushqimeve arritën nivelin më të lartë në gjithë botën appeared first on Albeu.com.

Bien çmimet e ushqimeve në botë, a do të reflektohet në Shqipëri?!
Çmimet globale të ushqimeve ranë për të pestin muaj pasi kërkesa për disa produkte u dobësua dhe u shënua një rritje sezonale e furnizimeve.

Të korrat e grurit në hemisferën veriore po ndihmojnë në lehtësimin e kufizimeve të furnizimit, ndërsa më shumë drithëra po dalin nga portet e Ukrainës.

Një indeks i Kombeve të Bashkuara për kostot botërore të ushqimit ra 1.9% në gusht, në krahasim me muajin e kaluar, sipas të dhënave që u publikuan të premten. Indeksi ka mbetur në nivelin më të ulët që nga janari, shkruan Bloomberg.

Rënia e çmimeve mund të ofrojë një lehtësim për konsumatorët ndërsa ata përballen me një krizë të thelluar të kostos së jetesës. Megjithatë, rëniet nuk janë aq të mprehta sa në korrik, kur çmimet e ushqimeve u reduktuan me nivelet më të larta që nga viti 2008 dhe mbeten më të larta se një vit më parë.

Inflacioni i ushqimeve nuk tregon shenja lehtësimi në shumë vende, pasi çmimet më të larta të energjisë mund të rrisin kostot e përpunimit. Të korrat mund të tkurren në afat të gjatë pasi fermerët po frenojnë përdorimin e plehrave për shkak të kostove të larta.

Shqetësimet për ndikimin e thatësirës në të korrat e misrit kanë kompensuar pjesërisht uljet e çmimeve të grurit. Edhe pse eksportet e drithit nga Ukraina po rriten, vëllimi është ende shumë nën normën dhe toka bujqësore e humbur dhe çmimet e dobëta lokale po kërcënojnë të korrat e ardhshme të grurit.

Indeksi i OKB-së gjurmon çmimet e eksportit për mallrat e papërpunuara dhe përjashton çmimet e shitjes me pakicë, kështu që mund të duhet pak kohë përpara se ndikimi i tyre të ndihet nga konsumatorët.

Në korrik inflacioni në vend u rrit në 7.5%, efektin kryesor e dhanë ushqimet

Në muajin korrik, inflacioni vjetor në Shqipëri arriti në 7.5%. ndonëse ritmet e rritjes u ngadalësuan, treguesi ishte më i larti në 20 vjet.

Efektin kryesor e dha shtrenjtimi i ushqimeve, që ndikoi me +4,59 pikë përqindje në treguesin e inflacionit. Inflacioni i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rrit me 13,2%.  Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me 30,6%, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithëra” me 20,0%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 18,2%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 15,4%, “peshk” 11,4%, “zarzavate përfshirë patatet” me 9,5%, “mish” me 9,1%, etj.

Në eurozonë, në gusht inflacioni arriti në nivel rekord prej 9.1%. Më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi, duke sinjalizuar se rritja e çmimeve të konsumit do të vazhdojë më tej, pasi inflacioni në Eurozonë vetëm po rritet.

Gruri po shitet më lirë, por çmimi i bukës nuk po ndryshon

Adi Haxhiymeri, i cili administron fabrikën e miellit “Bloja” me nënproduktet e “Prima”, tha se ka një rënie të lehtë të çmimit të grurit nga furnizohet Shqipëria, nga 350 USD për ton, në 320 USD/ton. Si rrjedhojë, furrat e bukës tani furnizohen me miell 78 lekë/kilogram nga më shumë se 90 lekë/kg në mars, por kjo ulje nuk është reflektuar te çmimi final i bukës./Monitor

The post Bien çmimet e ushqimeve në botë, a do të reflektohet në Shqipëri?! appeared first on Albeu.com.