cmimet e larta Archives - Albeu.com

Çmimet e larta të karburanteve, Teliti: Duhet reagim dhe protesta si në Europë
Anëtari demokrat i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ishte i ftuar në “News24″ ku foli në lidhje me efektin e rritjes së çmimit të naftës në ekonominë shqiptare.

Teliti theksoi se të dhënat e EUROSTAT, ku thuhet se 42 për qind e popullatës shqiptare është në varfëri apo në rrezik varfërie, do të rritet.

Ai ka bërë thirrje për më shumë reagim dhe protestë nga qytetarët, pasi sipas tij është e vetmja mënyrë që te këtë ndryshim në jetët tona.

“Nafta për ekonominë shqiptare është si gjaku. Hyn në transportin urban dhe inter urban, hyn te makinat personale, çdo mall transportohet me kamionë e për pasojë rritet çmimi. Rritjen e çmimit e vuan konsumatori të cilit në të njëjtën kohë nuk i rriten të ardhurat.

Shifrat e EUROSTAT që thoshte se 42 për qind e shqiptarëve janë në rrezik varfërie apo në varfëri, dy muajt e fundit dhe fakti që qeveria nuk ka ndërhyrë konkretisht por vetëm po bën demagogji, po bën që kjo shifër 42% do të rritet”, tha ai

Do të doja që shqiptarët të reagonin më shumë, siç bënë francezët që për 3 cent që u rrit çmimi i naftës bënë protesta aktive dhe të forta. Por shumë shqiptarë, rreth 1 mln janë larguar jashtë vendit. Janë larguar profesionistët dhe është tharë shtresa e mesme e vendit, që normalist është lëvizja, reagimi dhe ajo që çon përpara protestat.

Shqiptarët duhet të reagojnë siç bëjnë evropianët. Po nuk lëvizëm dhe po u ankuam, qeverisja nuk lëviz. Po nuk qau fëmija nuk i jep nëna të pijë. Kështu duhet të bëjmë edhe me këtë qeveri dhe reagimin në protesta”, tha ai.

The post Çmimet e larta të karburanteve, Teliti: Duhet reagim dhe protesta si në Europë appeared first on Albeu.com.

Qytetarët shpërthjejnë keq ndaj Ramës për çmimet e larta: Miqtë e tu që se di nga i more dhe i solle për t`i bërë dollibashë pushteti…
Mbledhja e grupit parlamentar të PS, nuk ka kaluar pa vëmendjen as të qytetarëve të thjeshtë, ndjekës në rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama.

Ka mjaftuar postimi i një video në profilin e Ramës, ku shihen momente nga mbledhja e tij me deputetët socialistë, që komentet të vërshojnë poshtë këtij postimi.

Një qytetare i drejtohet kryeministrit Edi Rama me një mesazh të gjatë, ku shkruan se pushteti shpesh shndërrohet në një strehë personale dhe egoiste, në vend që t’i shërbejë qytetarit.

Sipas saj, drejtuesit shpesh harrojnë pse janë në poste drejtuese dhe kush janë ata që përfaqësojnë.

“Pushteti nuk është privilegj për t’u shijuar, por barrë për t’u mbajtur me dinjitet.

Nëse një drejtues nuk i shërben qytetarit, për çfarë duhet të qëndrojë në post?

Gjithashtu ajo nënvizon mungesën e përgjegjësisë dhe respektit në qeverisje, duke vënë në dukje se disa drejtues flasin për reforma, por nuk zgjidhin problemet më të vogla të qytetarëve.

Në fund ajo e mbyll komentin duke theksuar se respekti është themeli i çdo shërbimi publik të vërtetë dhe i besimit qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetar kërkon se pse nafta është më lirë në Kosovë dhe Maqedoni ndërsa në Shqipëri nuk po pëson rënie.

Po ashtu, ai thotë se dhe çmimet e ushqimeve bazë janë më të shtrenjtat në rajon

Një koment tjetër që bien në sy është i një qytetari që kërkon nga Rama të luftojë korrupsionin.

“Luftojeni përpara se të na gllabërojë të gjithëve ! Demokratizoni cdo qelizë politike bëjeni kulturë që të kalojë në zyrat e shtetit , bëjeni Shqipërinë ku ligji vepron drejt dhe në kohe për cdo qytetar ! Atëherë dyert e Europës hapen vetë!”, shkruan qytetari.

The post Qytetarët shpërthjejnë keq ndaj Ramës për çmimet e larta: Miqtë e tu që se di nga i more dhe i solle për t`i bërë dollibashë pushteti… appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku: Çmimet e larta janë pasojë e taksave dhe një sistemi të kapur, ekonomia e pakicës po varfëron shumicën
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale mbi rritjen e vazhdueshme të çmimeve në vend, duke e lidhur drejtpërdrejt këtë fenomen me problemet strukturore të ekonomisë shqiptare dhe politikën fiskale të qeverisë.

Sipas Tabakut, rritja e çmimeve nuk është një zhvillim i rastësishëm, por pasojë e një modeli ekonomik të deformuar.

Ajo thekson se ekonomia shqiptare është kthyer në një “ekonomi të pakicës”, ku privilegjet dhe favorizimet për një grup të vogël kanë zëvendësuar konkurrencën dhe prodhimin real.

The post Jorida Tabaku: Çmimet e larta janë pasojë e taksave dhe një sistemi të kapur, ekonomia e pakicës po varfëron shumicën appeared first on Albeu.com.

Çmimet e larta të naftës, shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit
Sot një litër naftë në tregun e pakicës tregtohet me 214 lekë për litër, ose rreth 2.2 euro sipas kursit mesatar të këmbimit.

Nafta në Shqipëri tregtohet me çmimin më të lartë në rajon. Çmimet më të lira janë në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, ku aktualisht karburanti po tregtohet me rreth 1.6 euro për litër.

Në Kosovë çmimi u rrit së fundmi në 1.7-1.8 euro/litër, por deri dy ditë më parë ishte rreth 1.6 euro/litër.

Mesatarisht, një përdorues automjeti në Shqipëri e paguan çmimin final mesatarisht 25-40% më shtrenjtë sesa në vendet e tjera të rajonit.

Po si shpjegohet ky çmim më i shtrenjtë?! Nëse shohim strukturën se si ndërtohet çmimi, në Shqipëri është fakt i njohur që barra e taksave është më e larta në rajon. Por, sa janë taksat që paguhen:

Në Shqipëri, elementi që shton më shumë barrën fiskale është taksa e qarkullimit prej 27 lekë për litër.

Akciza është fikse, 39.4 lekë për litër dhe 3 lekë është taksa e karbonit. Mbi këto llogaritet TVSH-ja, që është 20% mbi çmimin final (përfshirë taksat e tjera), ndryshe nga rajoni që TVSH nuk e ngarkon mbi taksat e tjera.

Mali i Zi ngarkon mbi çmimin e naftës vetëm akcizën, që së fundmi është përgjysmuar në 0.22 euro për litër, si një mjet për të lehtësuar rritjen e çmimeve. TVSH në Mal të Zi është 21%.

Maqedonia e Veriut, ngarkon mbi naftën vetëm akcizë prej 0.42 lekë për litër. Së fundmi, qeveria e Maqedonisë së Veriut uli TVSh-në për naftën dhe benzinës nga 18% në 10%, si një masë e përkohshme për të amortizuar rritjen e çmimit në bursa.

Kosova ka akcizë prej 0.37 euro për litër dhe TVSH prej 18%.

Në total, aktualisht, një shqiptar paguan në një litër naftë 1.16 euro taksa, (53% të çmimit final); një qytetar maqedonas 0.58 euro për litër (36% të çmimit final); një malazez 0.55 euro (35% të çmimit final); një shtetas i Kosovës 0.67 euro, ose 38.5% të çmimit final.

Në vlerë, sa herë që ble një litër karburant, çdo përdorues makine në Shqipëri, paguan dy herë më shumë taksa sesa banorët e Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut.

Nëse hiqen taksat kryesore, çmimi i blerjes me shumicë, duke shtuar marzhet e pakicës dhe kostot e tjera të aktivitetit (kostot e punës, transport nga depot në rrjet, energji, firo ligjore, amortizimi, kredi bankare etj), në të gjitha vendet e rajonit është pak a shumë në të njëjtat nivele në rreth 1-1.1 euro për litër./Monitor

The post Çmimet e larta të naftës, shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit appeared first on Albeu.com.

Nga mungesa e prodhimit vendas dhe goditja nga përmbytjet/ Çmimet “fluturojnë”, zarzavatet kthehen në mall luksi
Mungesa e prodhimit vendas, dëmet e krijuara nga përmbytjet dhe varësia nga importet kanë vënë konsumatorët në të gjithë vendin përballë çmimeve të papërballueshme dhe shumë më të larta se vitin e kaluar, kryesisht për zarzavatet gjatë këtij muaji.

Produktet e serrës si specat 400 lekë/kg në pakicë, spinaqi me 300 lekë dhe patëllxhanët e importit me 400 lekë/kg po shndërrohen në artikuj luksi, duke detyruar familjet me të ardhura të ulëta të orientojnë konsumin drejt alternativave më të lira.

Një vëzhgim i detajuar i çmimeve me shumicë nga Portali i Fermerit dhe të dhënat nga tregjet e pakicës, tregojnë për marzh të lartë spekulimi që kalon edhe 100% të vlerës së produktit nga pikat e pakicës në Fier, Divjakë dhe Lushnjë deri në tregjet e pakicës në kryeqytet.

Situata është edhe më e vështirë në qarqet më periferike dhe me popullsi të plakur si Gjirokastra, ku çmimet e zarzavateve aktualisht janë më të shtrenjtat në të gjithë vendin.

Gëzimi me përvojë gati 30-vjeçare, si shitës me pakicë frutash dhe perimesh tek Uzina Dinamo në Tiranë, pohon se për disa prodhime si spinaqi, patëllxhani, kungulli, brokoli, çmimet janë më të larta se vitin e kaluar në këtë periudhë. “Spinaqi dhe brokoli i vendit u dëmtuan nga përmbytjet dhe ngricat e dimrit, ndërsa kungulli, patëllxhani, domatet, karotat dhe shumë të tjera po vijnë nga importi me çmime më të larta”, pohoi tregtari.

Prodhimi vendas po humbet terren me shpejtësi përballë importit. Raftet e marketeve dhe tezgave ndajnë hapësirën në favor të importeve.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2025, sasia e zarzavateve të importuara u rrit me 14% në krahasim me 2024, ndërsa në harkun e 5 viteve janë dyfishuar.

Domatja e serrës dhe trangujt importohen me rreth 194-220 lekë për kg, teksa fermeri vendas, që shpesh e shet domaten me 130 lekë në shumicë, nuk ka fuqi të konkurrojë me qëndrueshmërinë dhe standardizimin e produkteve të huaja.

Frutat po ndjekin të njëjtin trend ku dardha dhe hurma me çmim shumice 210 lekë dominojnë raftet, ndërsa prodhimi vendas mbetet i fragmentuar dhe pa mbështetje logjistike.

Kjo varësi nga jashtë dhe keqfunksionimi i zinxhirëve të furnizimit po ekspozon qytetarët e Tiranës ndaj çmimeve më të larta, duke paguar më shtrenjtë se në shumë kryeqytete të rajonit.

Nga ngastra te tezgat, çmimet fluturojnë

Konsumatorët e Tiranës shpesh paguajnë dyfishin ose trefishin e vlerës reale të produktit që prodhohet në një distancë më pak se 90 kilometra, ndërkohë që zinxhiri i ndërmjetësve duket se përfiton pjesën më të madhe të marzhit. Kjo vlen edhe për produktet që vijnë nga importi.

Në krye të listës së produkteve me rritjen më agresive qëndrojnë perimet e serrës dhe ato të sezonit. Specat dhe patëllxhanët, të cilët në shumicë tregtohen rreth 210-265 lekë, në dyqanet e pakicës arrijnë deri në 400 lekë për kilogram.

Ky kërcim prej gati 90% tregon paqëndrueshmëri që prek drejtpërdrejt konsumatorët. Edhe domatja e serrës, një element i pandashëm i tryezës shqiptare, shfaq një anomali: ndërsa në shumicë kushton 130 lekë dhe 194 lekë, në pakicë ajo mund të shkojë deri në 280-300 lekë, duke reflektuar një marzh shumë të lartë të zinxhirit të furnizimit.

Fasulja, brokoli dhe spinaqi kryesojnë rritjen

Fasulja, një nga produktet mjaft popullore në recetat tona, mban rekordin e çmimit në tregun e pakicës, duke u shitur deri në 700 lekë për kilogram këto ditë. Fasulja e vendit me pakicë luhatet në 400 lekë për kilogram, ndërsa importi është edhe më i lirë me vetëm 180 lekë për kilogram, gjë që ngre pyetje të forta mbi strukturën e tregtimit dhe arsyet pse ky produkt bazë pëson një rritje kaq galopante në zinxhirin të furnizimit.

Po ashtu, brokoli dhe spinaqi i fushës shfaqin të njëjtën tendencë, ku diferenca mes çmimit të grumbullimit dhe shitjes finale mbetet e lartë, duke e bërë ushqyerjen e shëndetshme gjithnjë e më të papërballueshme.

Një kilogram spinaq fushë u shit me shumicë, sipas të dhënave nga Portali i Fermerit, më 6 shkurt me 160 lekë për kilogram, ndërsa me pakicë, çmimi arriti në të njëjtën ditë në kryeqytet në 300 lekë/kg. Brokoli gjithashtu nga 190 lekë me shumicë shitet rreth 250-300 lekë me pakicë në tregjet e Tiranës në të njëjtën ditë.

Frutat mes prodhimit vendas dhe varësisë nga importi

Në sektorin e frutave, situata duket disi më e balancuar, por përsëri e ndjeshme ndaj origjinës së produktit. Portokajtë dhe mollët mbeten shpëtimi i fundit për xhepat e qytetarëve, me çmime që nisin nga 80 deri në 150 lekë në pakicë.

Megjithatë, frutat si dardha dhe hurma janë pothuajse tërësisht të varura nga importi, me çmime grumbullimi prej 210 lekësh që përkthehen në 300 lekë për konsumatorin. Kjo tregon se pa një mbështetje më të fortë për frutikulturën vendase, konsumatori do të mbetet peng i çmimeve të diktuara nga tregjet e huaja dhe kostot e transportit.

Produktet e “varfra” që po shtrenjtohen

Edhe ato që historikisht njihen si produkte të lira, si patatja dhe qepa, nuk po i shpëtojnë trendit rritës. Me një çmim shumice prej 40 lekësh, ato arrijnë në 80 lekë në pakicë. Ndonëse shifrat duken të ulëta në vlerë absolute, në përqindje rritja prej 100% është një goditje e fortë për familjet me të ardhura minimale që mbështeten kryesisht te këto produkte për mbijetesë.

Të dhënat dëshmojnë se tregu i Tiranës po vuan nga një mungesë e efikasitetit në shpërndarje. Ndërsa fermerët dhe grumbulluesit operojnë me çmime relativisht të ulëta, “shkallët” e shumta që kalon produkti deri te blerësi final po krijojnë një fryrje artificiale të kostove, duke e kthyer shportën bazë në një sfidë mujore për shumë qytetarë.

Nga prodhuesi tek tregu: kush fiton?

Marzhet e fitimeve nga fusha e prodhimit deri te qesja e konsumatorit zbulojnë një mekanizëm spekulativ, ku vlera e produktit rritet në mënyrë disproporcionale në çdo hallkë të zinxhirit. Ky rrugëtim nis me fermerin, i cili mban peshën më të madhe të punës dhe rrezikut, por shpesh merr pjesën më të vogël të tortës financiare. “Në të gjithë zinxhirin e ushqimit, ne jemi më të penalizuar. Shpesh punojmë me humbje dhe jemi të ekspozuar para çmimeve të shitjes pa asnjë mbrojtje. Këtë vit u dëmtuam tërësisht nga përmbytjet. Ndërkohë që ne shesim një kilogram domate në fermë 80 ose 90 lekë për kg, në Tiranë i njëjti prodhim shitet deri në dyfish më shumë”, tha Mirlind Saraçi, një fermer që kultivon perime në serra në zonën e Beratit.

Për produkte si patatja apo qepa, që në shumicë tregtohen me 40 lekë, prodhuesi detyrohet të shesë me çmime që mezi mbulojnë koston e farës, plehrave dhe naftës, duke mbetur me një fitim minimal që rrallë i kalon 5 deri në 10 lekë për kilogram. Ky pozicion i pafavorshëm vjen si pasojë e mungesës së fuqisë negociuese dhe pamundësisë për të mbajtur produktin gjatë në magazinë. Sapo produkti largohet nga dora e fermerit, ai kalon në hallkën e grumbulluesit dhe tregut të shumicës, ku çmimi pëson fryrjen e parë të ndjeshme. Në këtë fazë, marzhi nuk përfaqëson vetëm fitimin, por edhe kostot e pashmangshme të logjistikës, si transporti, ambalazhimi dhe humbjet natyrale gjatë peshimit.

Rasti i fasules është shembulli më flagrant i këtij tranzicioni, ku diferenca mes çmimit të importit prej 180 lekësh dhe çmimit të shumicës prej 400 lekësh tregon se ndërmjetësit e mëdhenj aplikojnë marzhe që i kalojnë 100%. Kjo ndodh sepse ata kontrollojnë ofertën dhe kanë kapacitete frigoriferike, duke diktuar ritmin e tregut përpara se produkti të shpërndahet te shitësit e vegjël. Goditja përfundimtare për xhepin e qytetarit vjen në hallkën e fundit: pakica. Dyqanet e lagjeve dhe tezgat e tregjeve të vogla aplikojnë marzhet më agresive, të cilat shpesh kalojnë dyfishin e çmimit me të cilin e kanë blerë produktin në shumicë.

Një tregtar pakice që blen lakër me 28 lekë dhe e shet atë me 80 lekë, e justifikon këtë rritje me qiranë e lartë të dyqanit, faturat e energjisë dhe faktin që një pjesë e mirë e perimeve dëmtohen e hidhen në mbeturina. Megjithatë, kjo strukturë bën që konsumatori fundor në Tiranë të paguajë për të gjitha problemet e sistemit, duke e kthyer një produkt që kushton pak në origjinë, në një kosto të rëndë për jetesën e përditshme.

Fieri, Lushnja dhe Divjaka, me çmimet më të lira

Analiza e tregut të shumicës në Shqipëri për muajin shkurt 2026, mbështetur në databazën e çmimeve të përditësuara në Portalin e Fermerit, tregon vështirësitë që sjell sezoni i dimrit për bujqësinë vendase.

Tregu paraqitet me dy shpejtësi: nga njëra anë janë produktet si patatja dhe lakra, prodhimet vendase të stinës, të cilat ruajnë çmime mjaft të ulëta në të gjitha qytetet; dhe nga ana tjetër janë perimet jeshile dhe ato të serrës, tërësisht jashtë çdo logjike për fuqinë blerëse të shumicës së konsumatorëve shqiptarë. Të dhënat tregojnë se Divjaka dhe Fieri vazhdojnë të luajnë rolin e rregullatorit të çmimeve në rang kombëtar. Dominimi i tyre në prodhimin e lakrës 22 lekë për kg dhe patates 35 lekë për kg po mban çmimet e këtyre produkteve afërsisht 50% më të ulëta se në skajet e vendit si Gjirokastra. Megjithatë, vihet re se edhe brenda këtyre zonave, produkte si spinaqi apo trangulli i serës mbeten të shtrenjta, çka dëshmon se presioni i kostove të prodhimit është i pranishëm kudo.

Tirana dhe Gjirokastra, me më të shtrenjtat

Tregu i Tiranës dhe Gjirokastrës shfaq vlerat më të larta, sidomos te produktet e importit dhe disa lloje zarzavatesh që nuk prodhohen në këtë rajon. Spinaqi në kryeqytet po shitet me 300 lekë për kg, 30% më shumë se vitin e kaluar për shkak të dëmit që iu krijua prodhimit vendas nga përmbytjet e janarit.

Po ashtu, specat në Gjirokastër arrijnë vlerën rekord prej 350 lekësh për kilogram, që tregon se zonat larg qendrave të prodhimit varen tërësisht nga logjistika dhe produkti i huaj. Një fenomen interesant vihet re në Korçë, ku domatja e importit ka zëvendësuar plotësisht atë vendase me një çmim rreth 300 lekë për kilogram, ndërsa frutat si molla mbeten më të lirat në vend (65 lekë/kg). Korça furnizon vendin me mollë, ndërsa vetë importon perimet bazë të serrës. Në tërësi, tregu shqiptar në këtë periudhë diktohet nga gjeografia e prodhimit, ku sa më larg zonës së Myzeqesë të lëvizë produkti, aq më shumë shtohet kostoja për shkak të ndërmjetësve dhe transportit, duke krijuar diferenca çmimesh që shpesh tejkalojnë logjikën e thjeshtë të tregtisë.

Çmimet e larta të shportës: ku po bie barra?

Shtresat më vulnerabël paguajnë taksën më të lartë të çmimeve të larta të shportës së mallrave. Ndërsa ekonomia e vendit raporton rritje, përfitimet e kësaj rritjeje nuk shpërndahen në mënyrë të barabartë, duke rënduar më tepër barrën e atyre që mbijetojnë në raport me 20% të popullsisë me të ardhura të larta.

Pensionistët, grupi më i ekspozuar

Për pensionistët, çdo luhatje në çmimet e shportës është një goditje e drejtpërdrejtë mbi mjetet bazë të jetesës. Me një pension mesatar që vërtitet rreth 18.000 lekëve, kjo shtresë e popullsisë detyrohet të shpenzojë mbi 60% të të ardhurave të tyre vetëm për ushqime bazë dhe fatura utilitare.

Kur shohim që produktet si fasulja arrijnë në 700 lekë/kg apo specat në 400 lekë, ato automatikisht dalin nga shporta e tyre. Për një pensionist, indeksimi i fundit prej 2.5% (rreth 500 lekë të reja shtesë në muaj) nuk mbulon as rritjen e çmimit të një kilogrami domate dhe një kilogrami patate në tregun e pakicës. Kjo i detyron ata të zhvendosen drejt produkteve me vlerë më të ulët ushqimore ose të reduktojnë sasinë e vakteve, duke e bërë kequshqyerjen rrezik shëndetësor.

Familjet me paga minimale, në mbijetesë

Familjet me paga të ulëta dhe ndihmë ekonomike gjithashtu janë në zonën e rrezikut. Për këto familje, barra e kostos është e lidhur ngushtë me numrin e anëtarëve. Ndryshe nga pensionistët që shpesh jetojnë vetëm, këto familje kanë nevoja më të mëdha për volum ushqimor. Për ta, rritja e çmimit të perimeve elementare si qepa dhe patatja është kritike. Shporta e tyre është e ndjeshme ndaj çmimeve të pakicës në dyqanet e lagjes, pasi mungesa e likuiditetit i pengon ata të bëjnë blerje të mëdha në tregjet e shumicës ku çmimet janë më të ulëta. Kjo krijon paradoksin ku njerëzit më të varfër përfundojnë duke paguar me çmimin më të lartë për njësi.

Shtresa e mesme, në presion të shumëfishtë

Shtresa e mesme në qytetet e mëdha si Tirana përballet me një lloj tjetër presioni. Ndonëse të ardhurat e tyre lejojnë një shportë ushqimore më të larmishme, ata goditen nga rritja e kostove të shërbimeve, transportit dhe veçanërisht qirasë, e cila ka pësuar rritje galopante vitet e fundit. Për këtë grup, ushqimi zë rreth 40% të buxhetit, por pjesa tjetër gllabërohet nga kostot e stilit të jetesës urbane. Ata janë grupi që ndien më shumë mungesën e cilësisë; ndërsa mund të përballojnë çmimet e larta të frutave të importit si dardhat apo hurmat 300 lekë/kg, ata shpesh sakrifikojnë kursimet ose investimet në edukim për të ruajtur standardin e konsumit.

Elita, imune ndaj inflacionit

Në majë të piramidës është vetëm një shtresë e hollë e popullsisë. Për këtë grup, shpenzimet për ushqim zënë më pak se 10-15% të të ardhurave totale.

Ata janë të imunizuar nga rritja e çmimit të lakrës apo preshit, pasi konsumi i tyre është i orientuar drejt produkteve premium dhe shërbimeve, ku vlera e shtuar nuk lidhet me koston bazë të produktit bujqësor. Kjo shtresë përfiton nga rritja ekonomike dhe investimet, ndërkohë që inflacioni i ushqimeve nuk e prek fare mirëqenien e tyre. Barra e kostos në Shqipëri është e shpërndarë në formë shkalle, ku sa më poshtë të jesh në nivelin e të ardhurave, aq më e rëndë bëhet çdo qindarkë e shtuar në çmimin e kilogramit. Tregu i Tiranës, me hendekun e madh mes shumicës dhe pakicës, thjesht e thellon këtë pabarazi, duke i lënë shtresat e ulëta në një cikël të vazhdueshëm mbijetese.

Si po e zëvendësojnë importet prodhimin vendas

Dominimi i produkteve të importit në tregjet e pakicës në të gjithë vendin po dëshmon krizën e bujqësisë vendase, e cila po e humbet betejën me prodhimin e huaj, jo vetëm në çmim, por edhe në praninë e vazhdueshme në treg.

Analiza e të dhënave tregon se produktet e importit nuk po hyjnë më si plotësues të mungesave sezonale, por po kthehen në diktues të çmimit dhe referencë kryesore për konsumatorin, duke e nxjerrë gradualisht jashtë loje fermerin shqiptar. Importet e zarzavateve në sasi janë dyfishuar ndërmjet viteve 2021-2025 sipas të dhënave të INSTAT. Një ndër shembujt më tipikë të këtij konkurrimi të pabarabartë vihet re te produktet bazë si domatja e serës dhe kastraveci. Me një çmim importi që luhatet midis 194 dhe 220 lekësh, këto produkte vendosin një tavan që prodhimi vendas e ka të vështirë ta sfidojë. Ndërsa fermeri shqiptar përballet me kosto të larta të inputeve bujqësore, naftës dhe mungesës së subvencioneve, produkti i importit vjen nga vende ku ekonomia e shkallës dhe mbështetja shtetërore e ulin koston për njësi.

Kjo bën që, edhe pse në shumicë produkti vendas mund të duket më i lirë, si rasti i domates me 130 lekë, stabiliteti dhe standardizimi i importit i jep këtij të fundit përparësi te tregtarët e mëdhenj që kërkojnë furnizim të sigurt dhe jetëgjatësi të produktit në raft. Edhe më alarmant është rasti i produkteve që tradicionalisht janë konsideruar fortesa të bujqësisë sonë, si fasulja apo patatja. Fakti që kostoja e importit të fasules është vetëm 180 lekë, ndërkohë që në tregun e pakicës ajo shitet deri në 700 lekë, tregon se tregu është i varur totalisht nga flukset e huaja. Importi ka arritur të thyejë sezonin e prodhimit vendas. Sot nuk ka më rëndësi nëse është koha e vjeljes në Myzeqe apo Korçë, pasi tregu është i mbushur me produkte nga rajoni apo më gjerë që hyjnë me çmime konkurruese.

Kjo varësi krijon një rreth vicioz: fermeri vendas, duke mos pasur siguri që do ta shesë produktin përballë importit më të lirë, ul sipërfaqet e mbjella, gjë që çon në rritjen e mëtejshme të importeve për të plotësuar nevojat e popullsisë. Për më tepër, produktet e importit po fitojnë terren te frutat, ku artikuj si dardha dhe hurma, të cilat dikur mbulonin nevojat vendase, tani vijnë pothuajse ekskluzivisht nga jashtë me një çmim shumicë prej 210 lekësh për kilogram. Kjo tregon se teknologjia e ruajtjes dhe përpunimit jashtë vendit është shumë më para nesh.

Konsumatori i Tiranës po mësohet me një produkt që ka pamje të kuruar dhe është i pranishëm 12 muaj të vitit, diçka që prodhimi vendas, i fragmentuar dhe pa pika grumbullimi moderne, nuk e garanton dot. Nëse ky trend vazhdon, prodhimi vendas rrezikon të kthehet në një produkt luksi për tregjet organike, ndërsa tryeza e përditshme e shqiptarëve do të varet tërësisht nga politikat tregtare dhe luhatjet e çmimeve të huaja./MONITOR

The post Nga mungesa e prodhimit vendas dhe goditja nga përmbytjet/ Çmimet “fluturojnë”, zarzavatet kthehen në mall luksi appeared first on Albeu.com.

Erisa Xhixho: Dyfishimi i çmimeve ka vështirësuar jetën e qytetarëve, Partia e Lirisë do të ulë kostot e jetesës
Ditën e sotme, në një deklaratë për mediat, zv.Presidentja në Partinë e Lirisë, Erisa Xhixho, ka folur për vështirësinë e jetesës në Shqipëri, si pasojë e rrijtes së çmimeve.

Ajo theksoi se kriza e çmimeve në vend ka thelluar varfërinë e popullit, madje duke kthyer në luks ushqimet bazë të shportës.

“Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në Europë”,  tha ajo.

Gjithashtu,  Xhixho ka folur mbi planin e hartuar nga PL përmirësimin e jetesës në vend.

Xhixho: Dyfishimi i çmimeve të produkteve bazë e ka vështirësuar jetesën për mijëra shqiptarë, duke e rritur numrin e atyre që janë në kufijtë e mbijetesës. Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në Europë, kur krahasohet sipas fuqisë blerëse. Shqiptarët harxhojnë shumë më tepër nga të ardhurat e tyre për produktet e shportës, krahasuar me Italinë që ka rroga shumë më të larta.

Kriza e çmimeve e ka thelluar varfërinë e shqiptarëve dhe i ka kthyer në luks ushqimet bazë për familjet me të ardhura të ulëta dhe pensionistët. Hendekun e madh mes Europës dhe Shqipërisë e sheh më shumë se kudo tjetër te niveli i çmimeve të shportës.

E le të themi disa të vërteta:

Në Itali, pensioni minimal social është 525 euro

Më shumë se gjysma e pensionistëve italianë marrin të paktën 750 euro në muaj

Paga minimale në Itali e kalon të paktën dy herë atë në Shqipëri

Por nga ana tjetër, çmimet janë më të ulëta se në Shqipëri, ku:

Ndihma ekonomike është 19-99 euro për familje

Pensioni bazë-  88 euro

Paga minimale – 400 euro

Ndërsa po të krahasosh çmimet, në Shqipëri janë shumë më të shtrenjta se në Itali:

Vaji

Në Itali – 1.89 euro

Në Shqipëri – 3.5 euro

Makaronat

Në Itali – 0.99 euro

Në Shqipëri – 2 euro

Qumësht

Në Itali – 0.85 euro

Në Shqipëri – 1.5 euro

Miell

Në Itali – 0.55 euro

Në Shqipëri – 1 euro

Italianët me të ardhura mujore disafish më shumë, i blejnë më lirë produktet e shportës. Më shumë se çdo gjë tjetër, ky hendek flet për mungesën e shtetit social në Shqipëri dhe qeverisjen e korruptuar, e cila qytetarin e ka të fundit në listën e prioriteteve.

Jemi të fundit në Europë për fuqinë blerëse dhe për pagën minimale. Jemi të fundit për nivelin e pensioneve dhe skemat e ndihmës sociale.

Çmimi i dyfishuar i produkteve të shportës është vetëm një aspekt i kostos së rritur të jetesës për mijëra shqiptarë. Sepse për qeverinë që i drejton, të parët padyshim janë klientët e saj, me të cilët ndahen paratë e shqiptarëve të zhytur në varfëri.

Ndaj Partia e Lirisë ka një plan të detajuar për gjenerimin e rritjes më të lartë ekonomike, uljen e kostos së jetesës, ashtu edhe përmirësimin e saj me paga më të larta dhe me cilësi më të lartë të shërbimeve publike.

Në të përfshihen: Rritja e pagave dhe pensioneve mbi nivelin e rajonit, ulja e kostos së jetesës përmes rritjes së prodhimit dhe agropërpunimit vendas, ulje e kostos së ushqimeve, ulje të kostos së karburanteve me mbi 20%, uljen e çmimit te energjise elektrike për konsum familjar, liberalizim dhe subvencionim për energjinë diellore për konsum familjar si dhe përdorimi i burimeve natyrore për qëllime biznesi, duke financuar direkt fondin e pagave dhe të pensioneve.

Vendi e ka kapacitetin dhe burimet natyrore për t’u bërë një vend i mundur një jetë dinjitoze popullsisë së përgjysmuar nga emigrimi. Ajo që i mungon është vullneti i qeverisë, që e drejton për t’u dhënë qytetarëve mirëqenien që meritojnë.

Ndaj Partia e Lirisë e ka këtë vullnet, sepse të parin ka qytetarin e lire, dhe interesin publik!

The post Erisa Xhixho: Dyfishimi i çmimeve ka vështirësuar jetën e qytetarëve, Partia e Lirisë do të ulë kostot e jetesës appeared first on Albeu.com.

Çmimet e papërballueshme, bëjnë që qytetarët e Lezhës të braktisin tregun
Megjithëse jemi në prag të Krishtlindjes, të paktë janë qytetarët që kanë dalë për blerje në tregun e qytetit të Lezhës.

Çmimet e larta dhe të ardhurat e pakta, ka vënë në vështiresi qytetaret.

Ata shprehen se çmimet janë të papërballueshme dhe e kanë të pamundur të festojnë si vitet e tjera.

Problem në Lezhë mbeten dhe tregtarët ambulantë, të cilët shesin jashtë ambienteve të tregut, duke sfiduar ata që paguajnë taksat, ndërsa autoritetet përgjegjëgjëse vijonë të heshtin përballë informalitetit.

The post Çmimet e papërballueshme, bëjnë që qytetarët e Lezhës të braktisin tregun appeared first on Albeu.com.

Çmimet e larta “shpëtojnë” borxhin publik
Ministria e Financave raportoi se raporti i borxhit publik me Prodhimin e Brendshëm Bruto arriti në 68.8% në fund të vitit 2022 sipas dokumentit të Kuadrit të Makroekonomik 2024-2026.

Borxhi publik bruto gjithsesi mbetet në nivele më të larta se para pandemisë 2019 ku treguesi arriti në 65.8% të PBB-së.

Pas zgjerimit me rreth 74.5% të PBB-më 2020 treguesi shënoi rënie për shkak të situatës së mirë fiskale që erdhi kryesisht nga rritja e çmimeve të lëndëve të para.

Arkëtimet buxhetore pësuan rritje me rreth 13% vitin e kaluar ose rreth 588 milionë euro më shumë se në vitin 2021. Një pjesë e madhe e rritjes i dedikohet inflacionit te lartë.

Gjatë vitit të kaluar importet në sasi pësuan rënie me 6.5% , por në vlerë ato ishin gati 19% më të larta se në vitin 2021.

Rritja e të ardhurave më shumë se plani dhe mbajtja e shpenzimeve nën kontroll ndihmuan në rënien e borxhit në përqindje të PBB-së edhe pse treguesi ishte parashikuar me rritje këtë vit.

Qeveria synon një deficit fiskal të përgjithshëm prej 2.2% të PBB për 2024, nga 2.6% i programuar për vitin 2023, nivelin prej 2.2% të PBB-së në vitin 2025 dhe 1.7% në 2026.

Njëkohësisht, balanca primare pritet të rikthehet në norma pozitive prej rreth 0.3% që prej vitit

Ministria e Financave parashikon që duke filluar që prej vitit 2024 e në vijim balanca primare faktike nuk mund të rezultojë negative, pra duhet të jetë së paku e balancuar ose pozitive (suficit primar).

Balanca primare, pritet të çojë në një reduktim të nivelit të borxhit publik bruto rreth nivelit prej 64.2% të PBB deri në vitin 2026 nga rreth 68.8% që pritet të rezultojë në 2022.

Gjatë periudhës nga viti 2017 deri në vitin 2019, borxhi ka qenë në një trajektore rënëse duke shënuar një rënie me 4.4 p.p., nga 70.1% e PBB në fund të vitit 2017 në 65.7% e PBB në fund të vitit 2019.

Gjatë vitit 2020 dhe 2021, borxhi shënoi rritje duke kapur nivelin prej 73.1% e PBB në fund të vitit 2021.

Rritja e nivelit të borxhit gjatë dy viteve të fundit ka ardhur si rezultat i nevojave më të larta për financim në këto vite si pasojë e situatës së krijuar pas tërmetit të vitit 2019, pandemisë Covid-19, si dhe nevojës për të stimuluar rimëkëmbjen e ekonomisë pas rënies së madhe që pati në vitin 2020./monitor/

The post Çmimet e larta “shpëtojnë” borxhin publik appeared first on Albeu.com.

BB: Çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve mund të rrisin me 8.4 % nivelin e varfërisë në Shqipëri
Varfëria mund të bëhet më e mprehtë dhe me e thellë në vendet e Ballkanit Perëndimor si pasojë e rritjes në rekorde të çmimeve të ushqimeve dhe të energjisë, analizoi së fundmi Banka Botërore në raportin e rregullt ekonomik rajonal.

Nivelet e mirëqenies në Shqipëri do të bien me rreth 4 për qind nga inflacioni i lartë, ndërsa varfëria do të rritet me rreth 8.4 për qind.

Me rritjen e shpejtë të çmimeve në të gjithë botën, Banka Botërore përditësoi kufijtë e varfërisë relative në vlerë nominale. Në vendet e varfra me të ardhura të ulëta kufiri i varfërisë është 2,15 dollarë amerikanë në ditë, në vendet me të ardhura mesatare të ulëta kufiri i varfërisë është 3,65 dollarë në ditë dhe në vendet me të ardhura mesatare të larta ku bën pjesë edhe Shqipëria ky kufi është 6,85, nga 5.5 dollarë që ishte vitin e kaluar.

Banka Botërore e indeksoi kufirin e varfërisë për vendet si Shqipëria me rreth 21 për qind brenda një viti, por të ardhurat e familjeve në decilin më të varfër në vend nuk janë rritur me të njëjtën ritëm gjatë vitit të fundit , duke bërë që edhe familje të tjera të përfshihen në nivelin varfërisë.

Përpara COVID-19 Rajoni kishte bërë përparim të dukshëm në uljen e varfërisë. Midis 2016 dhe 2019, shkalla e varfërisë vlerësohet të ketë rënë me rreth 10 pikë përqindje. Përmirësimet në mirëqenie ndaluan kur kriza e shkaktuar nga pandemia i çoi në recension të gjashtë ekonomitë e Ballkanit në vitin 2020. Numri i të varfërve u rrit me 155,000 persona të rinj.

Në vitin 2021 ekonomitë e Rajonit pësuan rritje të shpejtë ekonomike, e cila ndikoi në uljen e varfërisë mesatarisht me 3.5 pikë %, ku u vlerësua se rreth 547,000 kishin dalë nga varfëria. Në Shqipëri varfëria pësoi rënie me më shumë se 6 pikë % në vitin 2021 në raport me vitin 2020, si rrjedhojë edhe disa ndryshimeve metodologjike në vlerësimin e fenomenit nga Banka Botërore.

Sipas skenarëve bazë në vitin 2022 varfëria në rajon parashikohet të bjerë me rreth 1 pikë përqindjeje, ekuivalente me rreth 144,000 njerëz. Sipas skenarëve bazë, varfëria në Shqipëria parashikohet të bjerë më tej në vitin 2022 me 2 pikë përqindje.

Mirëpo në mungesë masave mbështetëse nga qeveria rritja e çmimeve të ushqimeve do të rrisë me tej shkallën e vlerësuar e varfërisë (sipas standardeve të të ardhurave të mesme të larta) .

Ndikimet mesatare në humbjen e mirëqenies janë të mëdha dhe të  larmishme nga -4.9 për qind në Shqipëri në -10.2 për qind në Maqedonia e Veriut. Në decilin më të varfër humbjet janë edhe më të mëdha./Monitor

The post BB: Çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve mund të rrisin me 8.4 % nivelin e varfërisë në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimeve, Rama: Duhet të jeni më mirëkuptues dhe mos bëni krahasime pagash me Europën
Kryeministri Edi Rama, në komunikimin live me qytetarët, ka folur në lidhje me rritjen e çmimeve, ku tha se nuk është në dorën e qeverisë, pasi jemi në inflacion lufte. Ai u kërkoi qytetarëve të jeni mirëkuptues.

“Sikur të ishim në një situatë ku jemi vetëm ne, do thoja se diçka nuk shkon me mua dhe qeverinë. Inflacionin e ka sjellë lufta dhe është kudo. Ne po bëjmë çmos ta lehtësojmë barrën, duke hedhur si asnjëherë më parë para për të gjitha shtresat. Për herë të parë në histori kemi indeksuar dy herë pensionet. Kemi rritur mbështetjen financiare dhe pagat.  Të gjitha këto kanë si qershi mbi tortë mbështetjen buxhetore çmimin e mbrojtur të energjisë. Ky është një moment ku të gjithë bashkë duhet të jeni mirëkuptues, sepse çmimet dhe inflacionin nuk e rrit qeveria”, tha kreu i qeverisë.

Rama gjithashtu u shpreh se kurrsesi nuk duhet të krahasojmë pagat e vendeve të Europës me tonat, pasi janë në përputhje me shpenzimet.

“Mbi të gjitha, mos të bëjmë krahasime me Europën. Vërtet kanë pagat e larta, por shijoni sa i kanë taksat dhe shpenzimet. Shikoni sesa shumë revoltë dhe shqetësim ka. Nuk është askund rozë, sepse jemi në një krizë botërore dhe jemi përballë inflacionit të luftës”, tha kryeministri./albeu.com

The post Rritja e çmimeve, Rama: Duhet të jeni më mirëkuptues dhe mos bëni krahasime pagash me Europën appeared first on Albeu.com.