cmimet e energjise Archives - Albeu.com

Familjet shqiptare rritën borxhet e energjisë për herë të parë që nga pandemia, arrijnë në gati 400 mln euro
Situata financiare e familjeve shqiptare duket se është përkeqësuar gjatë 4-mujorit të parë të vitit reflektuar kjo me një rritje të detyrimeve të prapambetura që këto të fundit kanë ndaj kompanive të energjisë.

Të dhënat zyrtare të sektorit publikuar nga Enti Rregullator i Energjisë nënvizojnë se borxhet e kësaj kategorie u rritën me rreth 1 milionë euro në raport me fundin e vitit të shkuar. Konkretisht detyrimi në fund të vitit 2022 ishte 45.2 miliardë lekë ndërkohë që në fund të prillit rezultoi 45.3 miliardë lekë (rreth 400 mln euro).

Kategoria e familjarëve është ajo që ka një tendencë të rregullt paguese dhe zvogëlimi të borxhit ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike edhe pse në fakt është edhe mbajtësja më e madhe e këtij borxhi nga të katër kategoritë e renditura. Për herë të fundit familjarët rritën detyrimet e energjisë gjatë vitit 2020 viti kur shpërtheu pandemia e COVID-19 e cila paralizoi jetën e të gjithëve globalisht duke sjellë pasoja të shumta përfshirë ato financiare edhe në familjet shqiptare.

Një tjetër kategori që ka rritur borxhet është ajo e institucioneve jobuxhetore dhe që janë ndërmarrje të tilla si ujësjellësit, spitalet, ndërmarrjet e ndriçimit. Në këtë grup borxhi nga 18.18 miliardë lekë që ishte në fund të dhjetorit ka kapur vlerën 18.56 miliardë lekë me një rritje 2.5 për qind.

Ndërkohë borxhi nga privatët apo bizneset ka pësuar një ulje të lehtë në raport me fundin e vitit t shkuar. Në fund të prillit ky borxh në total ishte 11.6 miliardë lekë apo 0.6 për qind më pak sesa në fund të vitit të shkuar.

Në rënie ka qenë edhe borxhi nga insitucionet buxhetore që në total në fund të 4-mujorit të këtij viti ishte 4.6 miliardë lekë apo me një rënie prej 2.1 për qind në raport me fundin e vitit 2022.

Në total sipas të dhënave të bëra publike nga ERE borxhi i prapambetur ndaj OSHEE-së nga të katërt grupet ka një vlerë kumulative prej 703 milionë euro.

Ky detyrim ka pësuar rritje në raport me fundin e vitit 2022 kur në total vlera e prapambetur ishte 700 milionë euro apo me një rritje prej rreth 0.4 për qind e totalit.

Pavarësisht përpjekjeve për të ulur totalin e borxheve ndaj kompanisë publike të shpërndarjes ku prej vitesh janë aplikuar edhe skema të ndryshme lehtësuese ky detyrim ka ardhur në rritje duke arritur në fund të prillit vlerën më të madhe ndonjëherë sipas shifrave zyrtare./monitor

The post Familjet shqiptare rritën borxhet e energjisë për herë të parë që nga pandemia, arrijnë në gati 400 mln euro appeared first on Albeu.com.

EUROSTAT/ Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në Rajon pas Malit të Zi
Shqipëria rezulton me çmimet më të larta të energjisë në Rajon pas Malit të Zi, sipas një botimi të fundit të EUROSTAT për ecurinë e çmimeve të energjisë dhe gazit në konsumatorët familjarë në gjysmën e parë të vitit 2021.

Të dhënat nga databaza e EUROSTAT, të ilustruara në grafikun bashkëngjitur, tregojnë se çmimi i energjisë elektrike për një kilovat/orë, duke përfshirë të gjitha taksat ishte 0,093 euro në 6-mujorin e parë 2021. Nivel më të lartë se Shqipëria kishte vetëm Mali i Zi, me 0,097 euro për kilovat/orë.

Qytetarët e Kosovës kanë çmimin më të lirë në Rajon, me 0,060 euro për kilovat/orë. Në Bosnjë, qytetarët paguan 0,086 euro për kilovat/orë, në Serbi 0,081 euro për kilovat/orë.

Eurostat shpjegoi se çmimet e energjisë kanë ndryshuar ndjeshëm në vitin 2022, por në shumë vende të Europës, çmimi për konsumatorët familjarë ka pësuar rënie për shkak të politikave subvensionuese që kanë aplikuar qeveritë.

Çmimet e energjisë për familjet gjatë vitit 2022 u rritën në 22 shtete anëtare të BE-së në gjysmën e parë të 2022, krahasuar me gjysmën e parë të 2021. Rritja më e madhe (e shprehur në monedhat kombëtare) u regjistrua në Çeki (+62% ), përpara Letonisë (+59%) dhe Danimarkës (+57%).

Të dhënat tregojnë ulje të çmimeve të energjisë elektrike për familjet midis Shteteve Anëtare: Holanda (-54%), Sllovenia (-16%), Polonia (-3%), Portugalia dhe Hungaria (të dyja -1%). Uljet në Holandë, Slloveni dhe Poloni ishin të lidhura me subvencionet dhe shtesat e qeverisë, ndërsa në Hungari, çmimet janë të rregulluara.

Në Rajonin e Ballkanit, përgjithësisht, çmimet nuk kanë ndryshuar në vitin 2022.

Shprehur në euro, çmimet mesatare të energjisë elektrike në gjysmën e parë të vitit 2022 ishin më të ulëtat në Holandë (5,9 € për 100 kwh), Hungari (9,5 €) dhe Bullgari (10,9 €) dhe më të lartat në Danimarkë (45,6 €), Belgjikë ( € 33,8), Gjermani (32,8 €) dhe Itali (31,2 €).

Në Shqipëri. çmimet e energjisë për konsumatorët familjarë mund të rriten me tej këtë vit nëse qeveri aplikon tarifimin mbi dy fasha, ku konsusmi mbi 800 kilovat në muaj do të tarifohet me çmim tregu gati 45 euro për kilovat orë, me 4-5 fishim nga niveli aktual.

Shqipëria ka burime të mjaftueshme për të qenë një eksportues neto i energjisë për shkak të pozicionit gjeografik me shume lumenj, diell dhe erë. Potencialet për të zhvilluar prodhimin energjisë së rinovueshme janë të larta, por politikat e qeverisë në këtë drejtim po ecin ngadalë më shumë borukraci./Monitor

The post EUROSTAT/ Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në Rajon pas Malit të Zi appeared first on Albeu.com.

Liderët e BE-së pa marrëveshje për çmimin tavan ndaj gazit rus
Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të japin më shumë ndihmë financiare dhe ushtarake për Ukrainën, por ata nuk arritën ndonjë pajtim lidhur me vendosjen e një çmimi tavan për gazin gjatë samitit joformal që zhvilluan më 7 tetor në Pragë të Çekisë.

Shumica e 27 shteteve të BE-së duan vendosjen e një çmimi tavan për gazin, për shkak të rritjes së çmimeve pas ndaljes së furnizimeve me gaz nga Rusia. Për këtë temë, shtetet e BE-së kanë biseduar për javë të tëra, por ka mospajtime lidhur me detajet se si duhet të bëhet kjo.

Çmimet e gazit dhe elektricitetit janë rritur shumë për shkak se Rusia ka ndërprerë furnizimet në përgjigje të sanksioneve të ashpra që BE-ja ka vendosur ndaj Moskës për shkak të luftës kundër Ukrainës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar një “udhërrëfyes” të masave për të ndihmuar në lehtësimin e krizës, përfshirë edhe vendosjen e mundshme të një çmimi tavan.

Në mesin e ideve të përmendura janë edhe vendosja e çmimit tavan për importet e gazit rus, uljen e çmimit të importeve të tjera të gazit, kufizimin e çmimit të gazit që përdoret për gjenerimin e rrymës dhe vendosjen e një çmimi tavan për transaksionet e gazit midis shteteve të bllokut.

“Të gjithë pajtohen se ne duhet të ulim çmimin e energjisë, por nuk kemi marrëveshje se çfarë instrumente duhet të përdoren për këtë”, tha kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki.

Lideri irlandez, Micheal Martin, tha po ashtu se “duhet shumë punë të bëhet” para se të arrihet ndonjë marrëveshje.

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, tha se Komisioni Evropian më vonë gjatë këtij muaji do t’iu prezantojë liderëve të BE-së një pako më të gjerë të masave afatshkurtra për uljen e çmimeve dhe hapa afatgjatë për të ridizajnuar tregun e rrymës.

Teksa takimi në Pragë përfundoi, Franca njoftoi se ka krijuar një fond për Ukrainën, që drejtpërdrejt të blihen armë dhe materiale të tjera nga prodhuesit e armëve.

“Ne po krijojmë këtë fond të posaçëm, që fillimisht ka 100 milionë euro, në mënyrë që të blihen armët që ne veçse kemi dërguar atje dhe ne do të vazhdojmë të veprojmë kështu, të blejnë armë dhe mjete të tjera ushtarake”, tha presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ai shtoi se po zhvillohen diskutime, veçanërisht me Danimarkën, që Ukrainës t’i dërgohen topat shumë precizë CAESAR. Deri më tani, Ukraina ka pranuar 18 topa të tillë.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha më herët gjatë 7 tetorit, se ai dëshiron që blloku të japë më shumë para dhe mbështetje ushtarake për Ukrainën, përshirë edhe trajnime. Borrell shtoi se propozime konkrete për këto çështje mund të miratohen më vonë gjatë tetorit.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u zotua se shteti i tij do të japë një kontribut të rëndësishëm në misionin trajnues evropian.

Presidenti ukrainas, Voldymyr Zelensky, iu adresua samitit të liderëve përmes video-lidhjes. Ai bëri thirrje që Evropa të ofrojë më shumë sisteme ajrore në mënyrë që të mbrohet infrastruktura energjetike ukrainase nga sulmet ruse.

“Rusia e solli luftën në tokën tonë…. dhe vetëm falë faktit që populli ukrainas e ndaloi këtë pushtim të Rusisë, Rusia nuk mund ta sjellë këtë luftë të njëjtë në pjesë të tjera të Evropës, veçanërisht në shtetet e Baltikut, Poloni dhe Moldavi”, tha Zelensky.

Ai bëri thirrje për presion ndërkombëtar në mënyrë që trupat ruse të tërhiqen nga centrali bërthamor i Zaporizhjës, teksa kërkoi edhe ndihmë për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e Ukrainës./rel

The post Liderët e BE-së pa marrëveshje për çmimin tavan ndaj gazit rus appeared first on Albeu.com.

Kriza energjitike, Mickoski jep direktivat: Qeveria e Maqedonisë të pranojë propozimin e VMRO-së për ulje të akcizës për 50%
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thotë se Qeveria duhet menjëherë të heqë dorë nga gjysma e akcizës për derivatet e naftës.

Mickoski thotë se qeveria duhet të pranojë propozimin e VMRO-DPMNE-së për uljen e akcizës për 50 për qind.

Ai shton se duhet të ulet TVSH për ushqimet dhe nga 5 % të bëhet 0 %, ndërsa për TVSH-në e energjisë elektrike, ai kërkon që të qëndrojë e pandryshuar.

Komentet kryeopozitari i Maqedonisë së veriut i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale.

“43% e çmimit të benzinës paraqet detyrim ndaj shtetit për çdo litër karburant. Të ulet TVSH-ja për ushqimet. Në vend të taksës 5 për qind për ushqimet, të bëhet zero për qind dhe kërkojmë që së paku taksa për ngrohje të ulet në zero, TVSH-ja e energjisë elektrike të mbetet në të njëjtin nivel, 5 për qind deri në fund të vitit. Dhe shumë me rëndësi, rritja e pagave në sektorin publik përmes harmonizimit të koeficientit në raport me fuqinë punëtore përmes kontratave tashmë të arritura kolektive. Ka para në buxhet, le të mos vjedhin, le të ndalojnë shpenzimet joproduktive, prokurimet për pijata të arit, le të kontrollohen shpenzimet publike”, ka shkruar Mickoski./albeu.com/

The post Kriza energjitike, Mickoski jep direktivat: Qeveria e Maqedonisë të pranojë propozimin e VMRO-së për ulje të akcizës për 50% appeared first on Albeu.com.