cmimet e apartamenteve Archives - Albeu.com

“Çmendet” edhe tregu i qirave në Tiranë, fluturojnë çmimet e apartamenteve, arrijnë në nivele rekord
Sipas të dhënave të indeksit “Keydata”, të vëna në dispozicion për Monitor në 32 zonat kadastrale të Tiranës për 11 njësitë bashkiake, rezultojnë se çmimet mesatare të shitjes të apartamenteve në 20 vite janë 2 deri 3-fishuar.

Indeksi përfshin të dhëna për çmimet mesatare të apartamenteve mbi bazë të dhënash për apartamentet ekzistuese, pra për ndërtesë të ndërtuara 5, 10 apo 15 vite më parë, por dhe një numër të ulët të apartamenteve të reja.

Llogaritja e çmimeve mesatare, përfshin periudhën nga janar 2005 deri në muajin qershor 2025.

Referuar të dhënave të indeksit “Keydata”, deri në qershor 2005 në njësinë bashkiake nr.1 çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve është 670 euro për metër katror.

Në 6-mujorin e parë të 2025 në këtë njësi çmimi mesatar ka arritur 1,522 euro për metër katror. Në 20 vite çmimet mesatarë të shitjes së apartamenteve janë rritur 127% apo gati 1.3 herë më shumë.

Njësia nr.1 është e ndarë në dy zona kadastrale: 1/1 Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit; 1/2 Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, Lana Bregas, Linzë, Sauk.

Në njësinë bashkiake nr.2 për 6 mujorin e parë të 2005, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve ishte 720 euro për metër katror. Në 6 mujorin e parë 2025, sipas të dhënave të Keydata, çmimi mesatar ka arritur 1,988 euro për metër katror.

Në 20 vite çmimet në këtë njësi janë rritur 176% apo gati është arritur 3-fishim i tyre. Njësia nr.2 është e ndarë në zonat kadastrale, si : 2/1 Piramida, ish stadiumi “Qemal Stafa”; 2/2 Pazari i Ri, 9-katëshet, shkolla “Avni Rustemi”; 2/3 Ministria e Jashtme, Ambulanca nr.1, Bërryli; 2/4 Shkolla e Baletit, Ambasada Amerikane; 2/5 Qyteti “Studenti”, Fakulteti Ekonomik, Varrezat e Dëshmorëve, Sauk, Selitë.

Në njësinë bashkiake nr.3, për 6 mujorin e parë të 2005 çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve ishte 520 euro për metër katror.

Në 6 mujorin e parë 2025 sipas të dhënave të “Keydata” çmimi mesatar ka arritur 1,503 euro për metër katror. Në 20 vite çmimet në këtë njësi janë rritur 189% apo gati 3-fishim i tyre. Njësia nr.3 është e ndarë në këto zona kadastrale: 3/1 Xhamllëku, Profarma, rruga “Bardhyl”, rruga “Kongresi i Manastirit”, Bulevardi “Zhan D’Ark”; 3/2) Porcelani, IK V, Kinostudio, rruga “Hoxha Tahsim”, Lana e vjetër, fshati Linzë.

Në njësinë bashkiake nr.4 çmimi mesatar në qershor 2025 arriti 1,524 euro për metër katror nga 576 euro për metër katror që ishin në qershor 2005. Çmimet janë shtrenjtuar 1.6 herë më shumë për 20 vite.

Njësia përfshin zona kadastrale, si: 4/1 Kompleksi i spitaleve, SHIK, Oxhaku, Allias i ri, fshati Tufinë; 4/2 Allias, rruga “Njazi Meka”, Bregu i Lumit, Alliasi i Ri, rruga “Myslym Keta” “5 Maji”.

Si kanë ndryshuar çmimet në zonat e ish Bllokut, komunës së Parisit dhe Liqenit artificial

Në njësinë bashkiake nr.5 që përfshin disa zona pranë qendrës, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve deri në 6 mujorin e parë 2005 ishte 742 euro për metër katror. Në 2025 për këtë njësi çmimi ka arritur 2,153 euro për metër katror.

Çmimet janë 3-fishuar për periudhën 2005 deri qershor 2025. Njësia nr.5 përfshin zonat kadastrale, si: 5/1 Ish–Blloku, Libri Universitar, Vodafone; 5/2 Stadiumi “Selman Stermasi”, Shushica, Liqeni Artificial; 5/3 Kopshti Botanik, rruga “Komuna e Parisit” Liqeni artificial; 5/4 Hotel “Diplomat”, blloku “Vasil Shanto”, Selitë e Vogël.

Për zonën e ish Bllokut, indeksi llogarit çmime më vete, ku çmimi mesatar në 2025 ka arritur 2,660 euro për metër katror. Krahasuar me 2005 çmimet gati 3.4 herë më të larta.

Si kanë ndryshuar çmimet në njësitë e tjera bashkiake

Për njësitë bashkiake nr.6 që përfshin zonat si shkolla teknologjike, Kombinat dhe Sharrë çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve deri në qershor 2025 arriti 1,419 euro për metër katror dhe njësia te njësia nr.7 që përfshin zona rreth ish Ekspozitës, Unaza e Re, fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, NSHRAK çmimi mesatr ka arritur 1,850 euro për metër katror. Edhe në këto njësi çmimet në 20 vite janë 3-fishuar.

Deri në qershor 2025 në njësinë bashkiake nr.8 çmim mesatar i shitjes së apartamenteve arriti 1,915 euro për metër katror. Krahasuar me 6-mujorin e parë 2005 çmimet janë 1.5 herë më të larta.

Për njësinë nr.9 çmim mesatar i shitjes së apartamenteve arriti 1,915 euro për metër katror. Krahasuar me 6-mujorin e parë 2005 çmimet janë 1.5 herë më të larta. Për njësinë nr.9, çmimi mesatar i shitjes në 2025 arriti 1,825 euro për metër katror gati 1,6 herë më të shtrenjta sesa 2005. Këto njësi bashkiake përfshijnë zona si: pranë tregut të Medresë, gjimnazit Partizani, Selvisë, Bulevardi Zogu I etj.

Për njësinë nr.10 që përfshin zona kadrastrale, si: 10/1 PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve; 10/2 Rruga “Myslym Shyri”, Drejtoria e Policisë, Kisha katolike; 10/3 Blloku i Ambasadave, Prokuroria, Rruga e Durrësit, çmimet e shitjes arritën në qershor të 2025 në 2,316 euro. Krahasuar me 20 vite më parë çmimet në këtë njësi janë shtrenjtuar 177%, gati 3-fish më shumë.

Në njësinë nr.11 që përfshin disa zona si Don Bosku, Zogu i Zi etj deri në qershor të 2025 çmimi mesatari shitjes së apartamenteve ka arritur 1,572 euro për metër katror. Krahasuar me 2005 edhe për këtë njësi çmimet janë 3-fishuar./Monitor

The post “Çmendet” edhe tregu i qirave në Tiranë, fluturojnë çmimet e apartamenteve, arrijnë në nivele rekord appeared first on Albeu.com.

Bie fort kërkesa për blerje apartamentesh në qendër të Tiranës, a po afrohet flluska?!
Pas dy vitesh rritjeje, kërkesa për blerje apartamentesh në kryeqytet po shfaq tendenca frenimi. Ndërtuesit në Tiranë pohojnë se prej 2-3 muajsh, kërkesa është shumë më e ulët se ajo e fillimvitit.

Trendi është konstatuar për objektet e reja rezidenciale që po ndërtohen pranë qendrës.

Kërkesa nisi tkurrjen që nga vjeshta e vitit të kaluar. Pavarësisht ecurisë së saj, tendenca e çmimeve është në rritje krahasuar me vitin e kaluar.

Edhe sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë në muajin maj, Treguesi i Besimit në Ndërtim (TBN)sektori i ndërtimit nuk është optimist për të katërtin muaj radhazi. Madje në prill – qershor, balanca është kthyer në negative, që do të thotë se pesimizmi mbizotëron mbi optimizmin.

Sipas Bankës, Treguesi i Besimit në Ndërtim (TBN) ra me 2 pikë përqindje në qershor, duke zbritur në -3.14.

Aktualisht kërkesa është në rënie krahasuar me vjet, sipas Ylli Sulës, drejtuesit të indeksit “Key Data” për tregun e pasurive të paluajtshme.

“Në dy vitet e mëparshme, ritmet e kërkesës ishin të pazakonta nga trendi normal i viteve të kaluara. Tashmë ka një ngopje të tregut, pasi nuk mbahej ritmi i mëparshëm për një periudhë të gjatë”, pohon ai.

Rritja e aktivitetit të pasurive të paluajtshme është ngadalësuar ndjeshëm në tremujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave të fundit nga INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Transaksionet e shitblerjeve në vend arritën në 36 miliardë lekë, ose gati 360 milionë euro në periudhën janar-mars. Ndonëse në vlerë ky është një rekord i ri, ritmet e rritjes janë më të ulëtat që nga mesi i vitit 2011, përpara se tregu të niste zgjerimin e fortë dyshifror.

Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se aktiviteti i pasurive të paluajtshme u rrit me 5.9% me bazë vjetore në tremujorin e parë të këtij viti. Ritmet e rritjes janë përgjysmuar në krahasim me 2023, kur kulmuan në 11.3%, niveli më i lartë në të paktën një dekadë.

Ndryshe nga aktiviteti i pasurive të paluajtshme, sektori i ndërtimit ka vijuar rritjen e fortë, duke sinjalizuar për herë të parë në këto dy vitet e fundit për një mospërputhje të kërkesës me ofertën. Ndërtimi u rrit me 14% në janar-mars 2024, nga 9.8% që ishte zgjerimi vitin e kaluar.

Tendenca rënëse e blerjeve të apartamenteve shfaqet edhe te të dhënat e Agjencisë së Kadastrës Shtetërore, ku numri i transaksioneve të shitblerjes së pasurive të paluajtshme në Tiranë për vitin 2023 ra me 21% krahasuar me vitin paraardhës.

Sipas përfaqësueses së agjencisë imobiliare “Remax”, Juliana Nela, duhet të merret parasysh se transaksionet e shitblerjes nuk japin një panoramë të qartë të shitblerjeve, pasi një pjesë e konsiderueshme e transaksioneve në tregun e pasurive të paluajtshme kryhen edhe nëpërmjet kontratave të porosisë.

Kjo ndodh në rastet kur pronat blihen përpara përfundimit ose përpara regjistrimit të tyre në Kadastër, ndërsa kontrata e shitblerjes lidhet në një moment të dytë, pas regjistrimit të pronës. Por duke pasur parasysh volumin e konsiderueshëm të ndërtimeve të reja në vitet e fundit, mund të arrihet në përfundimin se edhe shitjet me kontratë porosie zënë një pjesë të rëndësishme.

Për 3-mujorin e parë të 2024-s, sipas të dhënave të INSTAT, sipërfaqja e lejeve të reja të dhëna për ndërtime për banim është 252 mijë/m². Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, sipërfaqja e lejeve të reja të dhëna për ndërtimet rezidenciale është rritur rreth 7%.

Ndërsa sipërfaqja e lejeve të reja për ndërtesa në 3-mujorin e parë të 2024 është ulur me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Por a ka arritur sektori i ndërtimit maturimin, pas dy vitesh të rritjes së vazhdueshme të kërkesës?

Disa nga ndërtuesit në Tiranë, të cilët janë duke zhvilluar projekte me ndërtime të reja rezidenciale pohojnë se tregu ka arritur maturimin dhe është në një periudhë fjetje. Pas kësaj periudhe, ky sektor pritet të hyjë në një fazë rënieje, duke reflektuar ngopjen e tregut, duke orientuar sipërmarrësit e vjetër të ndërtimit drejt sektorëve të tjerë.

Të tjerë mendojnë se tregu ka ende hapësira.

Ndërtuesi Avenir Kika, njëkohësisht edhe kryetari i degës së Tiranës të Shoqatës së Ndërtuesve së Shqipërisë, tha se rënia e transaksioneve në ndërtim është ndikuar nga pritshmëritë mbi 6 muaj të shumicës së blerësve për miratimin e ligjit të rivlerësimit, që pritet të ulë tatimin nga 15% në 3%.

“Personalisht nuk do të flisja për maturim, para miratimit të ligjit të rivlerësimit. Rezultatet do të duken një vit pas miratimit të këtij ligji. Sapo ligji të miratohet, transaksionet do të rriten”, pohon ai.

Edhe për agjentët e shitblerjes së pasurive të paluajtshme, me njohuri të thelluara për sektorin, nuk mund të flitet ende për maturim, pasi pritet që sipas tyre kërkesa të zgjohet gjatë periudhës së verës.

“Në dukje ka një mbingopje të tregut. Por ende nuk mund të parashikohet ecuria e kërkesës gjatë muajve të verës, pasi pritet zgjimi i faktorëve turistikë që do të kanalizohen te kërkesa.

Promovimet e Shqipërisë në turizëm dhe rritja e numrit të turistëve të huaj do të shtojnë fluksin e kërkesës për apartamente në vend”, tha Juliana Nela nga agjencia imobiliare “Remax”.

Pse kërkesa për blerje po ndjek trend rënës?

Për njohësit e sektorit dhe ndërtuesit, një nga arsyet e frenimit të kërkesës lidhet me stepjen e blerësve informalë për shkak të sekuestrimeve dhe konfiskimeve të pasurive nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pas hetimeve të ndërmarra kundrejt figurave të fushës politike, por edhe të sipërmarrjes, çka po jep ndikime në tregun e shitblerjes së pasurive të paluajtshme.

Vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara së bashku, nga vlerësimi i kryer në vitin 2023, sipas të dhënave të raportit të SPAK llogaritet në vlerën 41 milionë euro, nga të cilat, 54% e zënë pasuritë e konfiskuara në vlerën 22,5 milionë euro (440 milionë lekë + 18 milionë euro) dhe 46% e zënë pasuritë e sekuestruara në vlerën 1,9 miliardë lekë (19 milionë euro).

Blerjet e pasurive të paluajtshme nga paratë informale (aktivitetet e paligjshme, korrupsioni etj.) vlerësohet se kanë qenë një nga burimet kryesore që kanë furnizuar tregun e pasurive të paluajtshme në vite.

“Investimet në pasuri të paluajtshme mbeten ende ndër format më të parapëlqyera të pastrimit të parave, kryesisht në apartamente, ndërtesa, truall, pemishte, njësi shërbimi etj., qoftë në qytetin e Tiranës, por dhe në zonat turistike bregdetare (Vlorë, Durrës dhe Lezhë)”, thuhet në raportin vjetor 2023 të SPAK.

Ylli Sula pohon se duke analizuar tendencën rritëse të dhënies së lejeve të ndërtimit për ndërtime rezidenciale në një kohë kur kostot e ndërtimit janë shtuar dhe kërkesa për blerje është ulur kupton se sektori i ndërtimit furnizohet nga ngurtësimi i parasë informale.

Për agjentët e tregut të shitblerjes së pronave, arsyeja kryesore e tkurrjes së kërkesës në kryeqytet mbeten çmimet e larta të pronave në qendër, të papërballueshme për qëllime strehimi nga familjarët. Në anën tjetër, kërkesa vijon të rritet në periferi.

Dritan Leka, nga agjencia e pasurive të paluajtshme “CPM”, tha se kërkesa për apartamente në Tiranë gjithmonë ka qenë konstante, ndërsa për ndërtimet në qendër, finalizimet për kontrata blerjesh janë në tkurrje.

“Kjo ka ardhur për shkak të çmimeve të larta të apartamenteve të banimit në zonat afër qendrës. Në qendër nuk mund të gjesh apartamente me çmime shitjeje nën 2,000 euro/m².

Niveli i lartë i çmimeve e bën të pamundur për shumë individë të blejnë apartamente për qëllim strehimi në këto zona”.

Por për shkak të çmimeve më të ulëta sesa qendra e Tiranës, kërkesa vijon të mbetet e rritur në zonat periferike. “Në periferi është rritur kërkesa, pasi gjenden apartamente me çmime deri në 1,500 euro/m².

Në Paskuqan, një prej zonave periferike që po zhvillohet së tepërmi dy vitet e fundit, kërkesa për blerje vijon të jetë e lartë”, thotë z. Leka.

Tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë, sipas agjentëve real estate, po vijon rënien e kërkesës që nisi që në vjeshtën e vitit të kaluar, e ndikuar nga shtrenjtimi i çmimeve. Ata parashikuan se tendenca e zhvendosjes së kërkesës drejt periferisë do të vijojë gjatë, për shkak të çmimeve më të ulëta të shitjes në krahasim me zonat afër qendrës.

Drejtuesi i agjencisë imobiliare “Future Home”, Fatjon Hysenbelliu, pohoi më herët se rënia e kërkesës ka nisur nga qendra për prona me çmim mbi 1,500 euro/m². Ky trend u pa edhe për banesat e tjera në zonat afër qendrës.

Në të kundërt, kërkesa për banesa rezidenciale në godinat e ndërtuara 2-3 vitet e fundit dhe në ndërtimet e sapopërfunduara në zonat jashtë Unazës së Vogël në Tiranë mbeti e njëjtë me vitin paraardhës.

“Trendi i rritjes së çmimeve të pronave, të papërballueshme nga masa e gjerë e popullsisë, si dhe rritja e kërkesës për blerje në zonat bregdetare të Jugut, janë disa nga arsyet që po ndikojnë te tkurrja e kërkesës”, pohoi më herët ai.

Po ashtu Juliana Nela, nga agjencia imobiliare “Remax”, pohon se është rritur kërkesa, veçanërisht nga emigrantët, kryesisht kategoria e individëve që kanë emigruar jashtë para 30 viteve.

“Sivjet nga kjo kategori, tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë po shihet tepër tërheqës për të blerë një apartament me çmime ekonomike për qëllime investime apo banimi. Kërkesa nga kjo kategori është shtuar”, tha ajo.

Tendenca e çmimeve të shitjes së apartamenteve

Nga të dhënat e agjencive imobiliare rezulton se çmimet e apartamenteve brenda vitit janë rritur në disa zona afër qendrës deri në 16%. Në zonën pranë stadiumit “Dinamo”, çmimi maksimal i shitjes ishte 2,500 euro/m². Sivjet ka arritur 2,900 euro/m². Rritja është me 16%.

Pranë Parkut Olimpik në Tiranë, në një nga komplekset e reja që po ndërtohet, sipas zyrës së shitjes, çmimet e apartamenteve variojnë nga 2,200 euro/m² vlera minimale deri në 2,900 euro/m² vlera maksimale për banesat në katet e fundit të ndërtimit.

Në këtë zonë, vjet sipas agjentëve çmimet e shitjes varionin nga 2,300 deri në 2,600 euro/m². Rritja është me 10%.

Ndërsa në zonën e ish-Bllokut, çmimi maksimal për apartamentet e banimit vijon të jetë 3,500 euro/m². Ndërsa për ndërtimet e reja brenda Unazës së Tiranës, çmimet e shitjes së apartamenteve janë mbi 2,300 euro/m².

Rritje çmimesh është shënuar edhe në zonat periferike, e ndikuar nga shtimi i kërkesës.

Në Kombinat, çmimet e apartamenteve kanë arritur 1,200 deri në 1,300 euro/m², nga 1,100/m² që ishin vitin e kaluar.

Në zonën e Astirit, çmimit luhaten nga 1,200 deri në 1,300 euro/m² në vijat e para të ndërtimit nga 1,250 euro/m² që ishte vjet. Në këtë zonë çmimet janë rritur me 4%. Në zonën e Freskut, çmimet e shitjes së apartamenteve nga 900-1000 euro/m² kanë arritur në 1,100 euro/m². Rritja është rreth 11%.

Në Paskuqan, çmimet kanë arritur në 1,050 euro/m² nga 850-900 euro/m², për shkak të kërkesës së lartë, sipas agjentëve imobiliarë. Shtimi i çmimeve varion nga 16 deri në 24%.

E njëjta dukuri ka ndodhur edhe në zonën tjetër periferike pranë Qendrës Tregtarë Univers. Apartamentet në kompleksin rezidencial Univers City kanë arritur në çmime me 1,000 euro/m². Sipas agjentëve imobiliarë, për shkak të kërkesës së lartë, çmimet pothuajse janë dyfishuar në raport me vitin 2020, kur nisi nga punimet ngritja e zonës rezidenciale.

Ndryshe nga ndërtuesit dhe agjentët që raportojnë rritje çmimesh, Banka e Shqipërisë, në raportin e fundit tha se çmimet e banesave në 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar pësuan rënie me 7.6% krahasuar me gjysmën e parë të vitit.

Sipas indeksit Fischer, të llogaritur me frekuencë 6-mujore nga Banka e Shqipërisë, me bazë vjetore, çmimet rezultuan ende në rritje, por shkalla e rritjes vjetore u ngadalësua në 3.2%, nga 16.6% që kishte qenë rritja e tyre vjetore në fund të vitit 2022.

Indeksi i çmimeve për pronat e shitura në Tiranë regjistroi rënie prej 10.1% ndaj 6-mujorit të parë të vitit, ndërsa ishte vetëm pak më i lartë në krahasim me vlerën e një viti më parë.

Në 6-mujorin e dytë të vitit 2023, rreth 26% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 2/3 rezultojnë shtetas të vendeve të Bashkimit Europian.

Në tërësi, sipas Bankës së Shqipërisë, pesha e blerësve jorezidentë është rikthyer në rritje pas një ecurie në rënie që prej vitit 2020.

Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, ashtu si në periudhën e kaluar, rreth 60% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare.

Nga këto, në 60% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi u rrit shumë lehtë në 10.9 muaj, nga 10.6 muaj në vrojtimin e mëparshëm.

Shtohet kërkesa për prona në bregdet

Kërkesa për blerje apartamentesh në këtë periudhë kryesohet te tregu i shitblerjeve të pronave në bregdet. Aurela Xhaferaj, broker në Vlorë në agjencinë “Century 21 Albania”, tha se krahasuar me vjet, kërkesa është në rritje, veçanërisht për zonat si Lungomare apo pranë Bulevardit kryesor të qytetit. Shtim për blerje ka pasur edhe në Radhimë dhe Orikum.

“Kërkesa është e lartë, veçanërisht nga shtetasit e huaj të vendeve të Europës dhe emigrantët. Kërkohen më tepër shtëpi të vogla me çmime ekonomike, me qëllim investimi nëpërmjet dhënies me qira ose rishitjes. Problem mbetet oferta e cila është e ulët.

Shumë prej objekteve janë duke u ndërtuar, dhe apartamentet ende nuk janë të pajisura me leje hipotekore. Blerësit e huaj hezitojnë para blerjes së një prone pa përfunduar ndërtimi”.

Edhe Erjon Harizi, kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, më herët tha se krahasuar me vjet, kërkesa për prona në bregdet është rritur 20 deri në 30%. Ndër zonat më të preferuara për blerje të pasurive të paluajtshme është Vlora, Palasa dhe Saranda. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve tha se 40% e blerësve të pronave në bregdet janë shtetas me pasaportë të huaj.

Edhe nga zyra e shitjeve të kompanisë “Concord Investment” u pohua më herët se për resortet në Jug të vendit është rritur kërkesa, që dominohet më shumë nga të huajt e ndikuar nga fluksi i lartë i turistëve. Blerësit e huaj, sipas tyre, po tregojnë më shumë interes për blerje prone me qëllim investimi për shkak të leverdishmërisë së çmimet krahasuar me fqinjët.

Ndërkohë, në fillim të sezonit të pranverës, çmimet e pronave në bregdet sipas të dhënave të agjencive imobiliare për “Monitor” rezultuan mesatarisht 25% më të shtrenjtë në raport me vitin e kaluar.

Në resortet në zonat bregdetare si: Palasë, Orikum dhe Sarandë, çmimi maksimal i shitjes së apartamenteve arriti në 4,000 euro/m².

Në vijën e parë të ndërtimit të resorteve në Lungomare, apartamentet po shiten me çmim 3,500 euro/m². Krahasuar me vjet, çmimet e pronave të vijës së parë të Lungomares në Vlorë janë shtrenjtuar 25%.

Më tepër shtrenjtim të çmimeve pati në zonat Orikum dhe Radhimë. Çmimet e pasurive për rezidentët në Radhimë dhe Orikum brenda vitit shënuan rritje 67 deri 88% sipas të dhënave për çmimet e shitjes të agjencive së pasurive të paluajtshme.

Agjentët e pasurive të paluajtshme pohojnë se në vijën e parë për zonat bregdetare të jugut nuk gjen pasuri të paluajtshme me çmim nën 3,000 euro/m².

Në Golem, çmimi maksimal i shitjes arriti në 1,500 euro/m² dhe në Gjirin e Lalëzit, vlerat variojnë nga 2,400 deri në 3,300 euro/m².

Në zonën e shkëmbit të Kavajës, çmimet maksimale të shitjes kanë arritur 1,800 euro/m² nga 1,500 euro/m² që ishin vjet (rritja 20%).

Brenda qytetit të Sarandës, çmimet e apartamenteve siç pohoi më herët Eron Çumani, drejtuesi i një prej agjencive më të vjetra në qytet “Saranda Property” variojnë 1,500 euro /m² për ndërtesat e ndërtuara para 10 vitesh deri në 2,200-2,500 euro/m² te ndërtimet e reja me vendndodhje 500 deri në 1,000 metra larg detit.

Ndërsa për apartamentet e reja në proces ndërtimi në breg të detit, vija e para çmimet nisin mbi 3,000 euro/m². /Monitor

The post Bie fort kërkesa për blerje apartamentesh në qendër të Tiranës, a po afrohet flluska?! appeared first on Albeu.com.

3,500 euro/m2, “çmenden” çmimet e apartamenteve në jug
Apartamentet nuk po shiten në ajër vetëm në bregdetin e Durrësit, siç po ndodh me pronat e projektit të “Durrës Yahts Marina”, por edhe në disa resorte që pritet të zhvillohen në jug të vendit, por edhe në njësi të tjera të pasurive të paluajtshme.

Çmimet e apartamenteve në resortet e jugut sipas zyrave të shitjeve variojnë nga 2,000 deri 3,500 euro për metër katror. Kërkesa për blerje apartamentesh në jug është më e lartë se për vilat.

Blerjet e apartamenteve po rrisin edhe më shumë trendin e zhvillimit të modelit për investim të dhënies së tyre nëpërmjet qiradhënies, ku faktorët avantazhues mbeten fluksi i lartë i turistëve, çmimet e qirave dhe brandet e hoteleve që investitorë kanë sjellë në resorte.

Nga zyra e shitjeve të kompanisë “Concord Investment” u pohua për Monitor se resorti “Marina Bay Saranda” pritet të fillojë së shpejti dhe investitori ka si referencë shitjeje çmimin rreth 3,200-3500 për metër katror. “Blerësit potencial që kanë paraqitur kërkesë janë kryesisht të huaj të gërshetuar me blerës vendas profesionist të lirë që çmojnë Sarandën si destinacion turistik. Çmimet e qirave të apartamenteve janë rreth 400-500 euro nata në resorte të tilla me 5 yje të cilët janë në ndërtim e sipër”, u pohua nga zyra e shitjeve të “Concord Investment”.

Resorti “Marina Orikum” investim që ka ardhur në kohë e projektuar dhe zhvilluar nga ana e një investitori italian, sot është në plan-zhvillimi me Vila Marinë dhe Apartamente Marinë, të pozicionuara brenda një Marinë.

Sipas “Concord Investment” çmimi i apartamenteve ekzistuese varion në varësi të pamjes nga 2,000 deri ne 2,500 euro/m2. Ndërkohë në investimin e ri atë të godinave të reja me standarde bashkëkohore çmimet fillojnë nga 2,500 euro/m2 deri ne 2,800 euro/m2 dhe 3,000 euro/m2 në varësi të pamjes panoramike (pent-house).

“Për të dyja projektet ka kërkesa fillestare për prenotime dhe investitori është duke studiuar të ofrojë këto nivele çmimesh”, nënvizohet nga zyra e shitjeve.

Resorti “San Nicolas Residences” në Palasë është drejt përfundimit dhe sipas zhvilluesit të projektit, “Alba Investim” çmimi për apartamentet nisin nga 3,000 euro/m2.

Zyra e shitjeve thekson se kërkesa është e lartë dhe blerësit janë kryesisht “profesionistë të lirë”, noter, doktor, biznese, shqiptarë nga diaspora të cilët kërkojnë të shfrytëzojnë potencialet që ka aktualisht zona, në trend për sa i përket blerjes për investim.

Cmimet e qirave janë minimalisht 500 euro/nata për apartamentet dhe tendence 700-1000 euro/nata për vilat”.

Ndërsa në resortin “Santorini Recidence” në Palacë referuar publikimeve të agjencive imobiliare çmimet e apartamenteve variojnë nga 2,500 deri 2,700 euro për metër katror.

Kërkesë e lartë edhe për apartamente, shpesh në cash

Kërkesa mbetet e lartë në përgjithësi për bregdetin e jugut, edhe për apartamentet, sipas operatorëve të tregut. Sipas tyre, në shumë raste blerjet bëhen edhe me para në dorë, duke ndikuar në rritjen e ofertës për valutë.

Çmimet fillojnë nga 1500-1700 euro për metër katror në zonën e Vlorës, për tu rritur më pas në varësi të pozicionit dhe llojit të pronës, deri në nivelet e 3500 euro, dhe tendenca është gjithnjë në rritje për shkak të zhvillimeve të pritshme në infrastrukturë, çka po përshpejton dhe më shumë blerjet.

Krahas blerjeve cash, ka dhe shumë të huaj që po e preferojnë bregdetin e jugut teksa çmimet, pavarësisht rritjes, janë më të lira se në vendet e tjera bregdetare të rajonit, si në Kroaci, ku psh në Dubrovnik sipas një kërkimi në internet në zonat e mira luhaten mes 4000-6000 euro/m2, apo në Budva ku shiten deri në afër 4 mijë euro/m2.

Shqiptarët blejnë në Tivar

Nga të pasurit e Shqipërisë më tepër interes për blerje pronash në Malin e Zi ka pasur për apartamentet në qytetin e Tivarit sipas Stela Dhami përfaqësuese ekzekutive për Shqipërinë dhe Kosovën në agjencinë “Colliers International”. Dhami pohoi më herët për Monitor se sezoni më i gjatë turistik në Malin e Zi që mundëson të ardhura nga qiraja për gjatë gjithë vitit, si dhe çmimet më të lira të pronave luksoze se në Tiranë janë arsyet e shtimit të kërkesës për blerje apartamentesh nga shqiptarët.

Krahasuar me malin e Zi, çmimet e pronave të luksit në bregdetin shqiptar janë më të shtrenjta se riviera e Tivarit që është po aq e njohur sa riviera e Budvës.

Sipas të dhënave të agjencive imobiliare në Malin e Zi çmimet më të shtrenjta të pronave janë në Budva dhe Kotor, ndërsa Tivari ofron çmime më të lira. Sipas të dhënave të agjencive imobiliare çmimet e shitjes së apartamenteve të banimit në Budva variojnë nga 1,700 deri 3,800 euro për metër katror, ne qytetin e Kotorit 2,000 deri 3,500 euro për metër katror dhe në Tivar nga 1,400 deri 3,000 euro për metër katror.

Në Budva për ketë vit çmimet e apartamenteve luksoze variojnë nga 3,500 deri 6,000 euro për metër katror, në Kotor 3,500 deri 8,000 euro. Çmimet në këto zona janë rreth 14 deri 56% më shtrenjtë se pronat luksoze në resortet në Sarandë. Ndërsa në qytetin e Tivarit çmimet e apartamenteve luksoze arrijnë 1,400 deri 3,000 euro, 16% më lirë se pronat e luksit në Sarandë. Krahasuar me Budvën dhe Kotorin pronat e luksit në Sarandë janë gati 2 herë më të lira./monitor

The post 3,500 euro/m2, “çmenden” çmimet e apartamenteve në jug appeared first on Albeu.com.

Në Europë fillon ulja e çmimeve të apartamenteve; Në Tiranë periferia shtrenjtohet edhe 14% këtë vit
Çmimet e apartamenteve kanë filluar të bien në vendet e Bashkimit Europian. Tendenca rënëse e çmimeve ka nisur që në 3-mujorin e fundit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Eurostat për 3-mujorin e katërt të 2022 çmimi mesatar i apartamenteve është ulur 1,7% në eurozonë dhe 1,5% në BE-krahasuar me 3-mujorin paraardhës.

Eurostat thekson se kjo është rënia më e madhe tremujore për çmimet e apartamenteve në zonën e euros që nga 3-mujori i katërt i 2008-s (-1,7%) dhe që nga tremujori i parë i vitit 2009 (-1,9%) për BE-në.

Në Tiranë rritja e çmimeve nuk ndalet

Sakaq në Tiranë për 2022 çmimet e apartamenteve vijuan tendencën e tyre rritëse. Për 6 mujorin e parë të vitit të kaluar në Tiranë çmimi i pasurive të patundshme rezultoi 28,4% më shtrenjtë se 6 mujori i mëparshëm.

Në raport më vitin 2021, çmimet e pronave për periudhën janar-qershor 2022 ishin 39% më shtrenjtë sipas raportit të stabilitetit financiar të Bankës së Shqipërisë.

Tendenca e rritjes së çmimeve ka vijuar edhe për këtë vit në Tiranë. Në zonat periferike siç është Fresku çmimet e apartamenteve janë rritur 14%. Nga 700 euro për metër katror që ishte çmimi maksimal në këtë zonë ka arritur 800 euro, sipas të dhënave nga agjencitë e pasurive të paluajtshme.

Për zona si Komuna e Parisit çmimet e apartamenteve në ndërtime të reja vijojnë të jenë 2,200 euro për metër katror, nga 1,700 euro për metër katror që arriti në 2021-2022 çmimi maksimal. Ndërsa në zonën e ish Bllokut çmimi më i lartë është 3,500 euro për metër katror për ndërtimet e reja.

Agjencitë imobiliare pohojnë se rritja e çmimeve në Tiranë është ndikuar nga shtimi i kërkesës dhe shtrenjtimi i kostove, veçanërisht në zonat e reja rezidenciale që ofrojnë shërbime të shtuara.

Për aktorë të tjerë të tregut rritja e çmimeve në kryeqytet ndikohet nga fluksi i parasë informale. Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve nëse do të miratohet amnistia fiskale, pasi shumë individë, kryesisht emigrantë të ardhurat e disponueshme informale do të nxitojnë t’i legalizojnë në blerjen e apartamenteve.

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme arrti rekord në 2022

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme në vend po rritet me shpejtësi. sipas INSTAT “Pasuritë e paluajtshme- real estate” ishin sektori më rritjen më të lartë në 2022, me 11.21%. Jo vetëm ky zgjerim është më i larti nga të gjithë sektorët e tjerë në 2022, por ai shënoi dhe një rekord më vete, duke pasur ecurinë më të mirë të dy dekadave të fundit. Në vlerë pasuritë e paluajtshme arritën në rekordin e 119 miliardë lekëve, ose mbi 1 miliardë euro.

Edhe ndërtimi ka arritur një nivel rekord në 2022, me vlerë prej 207 miliardë lekësh, ose 1.7 miliardë euro./monitor

The post Në Europë fillon ulja e çmimeve të apartamenteve; Në Tiranë periferia shtrenjtohet edhe 14% këtë vit appeared first on Albeu.com.

Çmimet e apartamenteve në Shqipëri në 2022 u rritën 2,5 herë më shumë se në shtetet e BE
Çmimet e apartamenteve në Shqipëri për 3-mujorin e tretë të 2022 janë rritur rreth 2,5 herë më shumë se çmimet e banesave në shtetet e eurozonës dhe BE-së.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë indeksi i çmimeve të apartamenteve në 3-mujorin e tretë ishte 17,6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021. Çmimet e banesave gjatë vitit 2022 janë rritur me ritme tre herë më të larta se mesatarja historike.

Rritja është e shpejtë jo vetëm në raport me periudhat e kaluara, por edhe me shtetet e tjera. Në shtetet e eurozonës sipas të dhënave të EUROSTAT çmimet e apartamenteve, të matura nga Indeksi i Çmimeve të Banesave, në 3-mujorin e tretë të 2022, u rritën me 6,8% dhe me 7,4% në BE krahasuar me të njëjtin 3-mujor të një viti më parë. Rritja e çmimeve në Shqipëri krahasuar me ndryshimet në shtetet e eurozonës dhe vendet e BE-së është 2,5 herë më e lartë.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se tendenca e çmimeve të banesave në Bashkimin Europian paraqet diferenca të mëdha mes vendeve të ndryshme, por vetëm tre vende anëtare kanë një rritje të çmimeve të shtëpive më të lartë se Shqipëria. Norma më e lartë e rritjes regjistrohet në Estoni, me 24.2% dhe më tej vijon Hungaria, me 21%, Lituania me 19.3%. Të gjitha vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian kanë një normë rritje më të ulët, duke filluar nga Çekia me 16.6%, deri tek Suedia, me vetëm 1.1%. Ndërkohë, Danimarka është i vetmi vend i BE-së ku çmimet e banesave rezultojnë në rënie, me 2.4%.

Në disa vende, ecuria e çmimeve të banesave është e ndikuar edhe nga inflacionit shumë i lartë. Për shembull, në Turqi (një nga vendet jo anëtare të BE-së që Eurostat raporton statistika) rritja vjetore e çmimeve të banesave arriti në 189% në tremujorin III 2022. Kjo rritje duket më shumë e lidhur me nivelin shumë të lartë të inflacionit (që arriti një rekord prej 85.5% në tetor 2022), se sa me dinamikat e tregut të pronave në vetvete.

Nëse shohim tendencat e ndryshimit së çmimeve gjatë vitit të kaluar, vërehet se norma mesatare e rritjes në BE është në ngadalësim të dukshëm. Në tremujorin I rritja ishte 10.4%, në tremujorin II ajo zbriti në 9.8%, ndërsa në të tretin rënia ishte edhe më e dukshme, në 7.4%. Ngadalësimi i rritjes së çmimeve duket një rrjedhë logjike e rritjes së inflacionit dhe normave të interesit, që ka shtrenjtuar kreditë bankare dhe ka ndikuar negativisht kërkesën.

Për Shqipërinë, kjo tendencë është krejt e kundërt. Sipas Bankës së Shqipërisë, në tremujorin I 2022 ndryshimi vjetor i indeksit ishte 10.9%, në tremujorin II rritja arriti në 15.3%, ndërsa në të tretin u rrit më tej në 17.6%.

Çmimet dhe ndikimi i amnistisë

Për 2022 çmimet e pronave brenda vijës së verdhë të ndërtimit në kryeqytet u shitën me çmim mbi 1,000 euro për metër katror sipas agjencive imobilare. Ndërtuesit pohuan se niveli i lartë erdhi nga shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit dhe kërkesës së lartë.

Por miratimi i mundshëm i ligjit të amnistisë fiskale pritet të nxisë edhe më tepër rritjen e kërkesës për pronat e shtrenjta. Ekspertët e tregut thonë se në këtë situatë ndërtuesit nuk do të hezitojnë të rrisin çmimet edhe për këtë vit.

“Zbatimi i amnistisë fiskale do të sillte rritje të kërkesës dhe të çmimeve. Nëse do të kalojë miratimi i amnistisë në 2023, ata që kanë para informale do të nxitojnë t’i investojnë në ndërtim. Për këtë arsye çmimet do të ngelen në nivele të lartë. Në rast të kundërt flluska e ndërtimit do të çfryhet dhe çmimet e pronave do të bien, pasi ajo pjesë e blerësve që paguajnë me cash do të tërhiqen”, pohon për Monitor Ylli Sula drejtuesi i indeksit Keydata.

Jonian Antoni CEO i kompanisë real state “Century 21 Albania” parashikon stanjacion të çmimeve për 2023, pasi çmimet e larta të apartamenteve vitin paraaradhës ndikuan te rënia e kërkesës.

“Mendoj se tregu shqiptar i pronave dhe sidomos Tirana nuk do të ketë ulje të çmimeve. Ndoshta do të ketë frenim të kërkesës, ndoshta një reflektim të çmimeve, dhe sidomos një pozicionim të tyre duke mos u ngritur më për disa vite, por nuk besoj se në Shqipëri do të ketë ndonjë rënie të çmimit të pronave”.

Sipas një vëzhgimi të Monitor në muajin shtator 2022 çmimet e apartamenteve ishin rritur rreth 40% më shumë se viti 2021. Rritja më e fortë e çmimeve ishte në zonat, si: ish Blloku, ku çmimi maksimal nga 3,500 euro arriti në 5,000 euro për metër katror, Komuna e Parisit ku apartamentet nga 1,700 euro arritën në 2,200 euro për metër katror. Ndërsa çmimet e apartamenteve në kullën pranë Sahatit dhe Rainbow Center te ish Blloku u shitën 5,000 euro për metër katror.

Pas pandemisë, çmimet e pasurive të paluajtshme në Shqipëri janë rritur me ritme shumë të shpejta. Ndër faktorët kryesorë, ekspertët rendisin rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike pas pandemisë, normat e ulëta të interesit dhe ofertën e lartë të kredisë bankare, kërkesën në rritje nga blerësit e huaj ose shqiptarët jorezidentë, por në një masë të madhe edhe pastrimin e parave që burojnë prej aktiviteteve të jashtëligjshme./monitor/.

The post Çmimet e apartamenteve në Shqipëri në 2022 u rritën 2,5 herë më shumë se në shtetet e BE appeared first on Albeu.com.

Çmimet e apartamenteve arritën deri 5 mijë euro nga pritshmëritë e ndërtuesve për amnistinë fiskale
Shtrenjtimi i çmimeve rreth 40% më shumë se 2021 i apartamenteve të reja që po ndërtohen në Tiranë sipas aktorëve të tregut është ndikuar edhe nga pritshmëritë e ndërtuesve për miratimin e draftit të amnistisë fiskale.

Ylli Sula CEO i grupit mediatik “Çelësi” dhe i indeksit “Keydata” teksa analizon nivelin aktual të çmimeve të apartamenteve tha për “Monitor” se dy janë faktorët që kanë ndikuar te shtrenjtimi, rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit dhe pritja për miratimin e amnistisë fiskale.

“Çmimet e apartamenteve janë të larta, pasi ndërtuesit kanë pritshmëri për efektet që do të ketë amnistia fiskale. Ata që kanë para informale do të nxitojnë t’i investojnë.

Duke qenë se interesat e depozitave janë të ulëta, ndërsa në pasuri të paluajtshme normat e fitimit janë më të lartë, paratë që priten të formalizohen do të investohen për blerje të apartamenteve. Drafti i amnistisë fiskale lejon deklarim vullnetar të një pasurie me vlerë monetare deri 2 mln euro, duke përfshirë edhe shtetas shqiptarë që jetojnë në emigracion”, pohon ai.

Sula shton se nëse nuk do të miratohet amnistia fiskale ajo pjesë e blerësve që paguajnë me cash do të tërhiqen, çka do të ndikojë te rënia e kërkesës dhe ulja e shitjeve. Sipas tij flluska e çmimeve të apartamenteve do të ndodhte që në fund të këtij viti duke vijuar edhe 3 mujorin e parë të 2023.

Nga vëzhgimi në terren i “Monitor”, çmimet e apartamenteve të reja që po ndërtohen në kryeqytet janë rritur 100 deri në 300 euro për metër katror, si në zonat e periferisë, edhe në qendër.

Rritje të çmimeve këtë vit ka edhe në ndërtimet e reja në zonën e “Ali Demit”. Çmimet e reja që po ndërtohen në këtë zonë nga kompania “Kika Konstruksion” janë 1,000 euro/m². Në këtë zonë, vjet apartamentet janë shitur 900 euro/m². Ndërsa çmimi i apartamenteve të reja që kompania po ndërton në zonën pranë Burgut 313, është 1,100 euro/m².

Komuna e Parisit vijon të shënojë rritje të lartë të çmimeve të apartamenteve të reja për këtë vit, që fillojnë nga 1700-1800 euro/m2. Në ndërtimin buzë rrugës, që nisi këtë vit, çmimet e shitjes sipas ndërtuesit të objektit nisin nga 2,200 euro për metër katror.

Në qendër kanë nisur punën shumë projekte luksoze apo kulla, çmimet e të cilave për vitin 2022 kanë arritur deri në 5,000 euro/m².

Sipas të dhënave të Open Data të Bashkisë së Tiranës, lejet e ndërtimit në kryeqytet gjatë vitit 2021 janë rritur me 10% krahasuar me lejet e dhëna në vitin 2020.

Bashkia Tiranë gjatë vitit 2021 ka miratuar gjithsej 218 leje ndërtimi për ndërtesa të reja nga të cilat 167 për banesa dhe 51 për ndërtesa të tjera. Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja gjatë vitit 2021 është rreth 1,459,420m², nga 1,044,012 m² të miratuara gjatë vitit 2020, duke shënuar rritje me 415,408 m². Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa gjatë vitit 2021 shkon mbi 49 miliardë lekë. Ky fond është siguruar vetëm nga klientët privatë.

Në lejet e miratuar për banesat e reja 46% të tyre e zënë me tre ose më shumë kate, ndërsa përsa i përket lejeve të miratuara për ndërtesat e tjera (hotele, ndërtesa tregtare etj) 47% të lejeve e zënë lejet e miratuara për ndërtesa industriale. Gjatë vitit 2021, 88% e sipërfaqes së ndërtuar ka qenë për banesa. Kategoria e banesave me tre ose më shumë kate zë dhe sipërfaqen më të madhe të ndërtuar rreth 79% të totalit.

Gjatë vitit 2021 thuajse janë dyfishuar lejet e ndërtimit të dhëna për kategorinë banesa me një kat si dhe dyfishuar lejet e ndërtimit të dhëna për kategorinë Rezidenca për komunitetet.

Tendenca ka vijuar edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas INSTAT, Sipas të dhënave të INSTAT, në kryeqytet, për periudhën janar- qershor 2022 është dhënë një sipërfaqe prej gati 1.2 milionë metra katror, me një rritje prej 45% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose sa 85% e gjithë sipërfaqes së dhënë në vitin 2021.

Rritja ka ardhur nga sipërfaqja e lartë që u dha në tremujorin e parë prej 800 mijë metrash katror. Ndërsa në 3 mujorin e dytë ritmet u ngadalësuan dhe u dhanë 388 mijë metra katror leje, që gjithsesi ishin 4% më të larta sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi vetëm në 6 mujorin e parë të vtit i korrespondon një vlere prej 42 miliardë lekë, apo rreth 350 milionë euro. /monitor

The post Çmimet e apartamenteve arritën deri 5 mijë euro nga pritshmëritë e ndërtuesve për amnistinë fiskale appeared first on Albeu.com.

A ia vlen të blesh e ta japësh me qira?! Shtrenjtimi i çmimeve ka rritur kohën e kthimit të investimit
Rritja e shpeshtë e çmimeve të apartamenteve ka rritur vitet e kthimit të investimit nëpërmjet qiradhënies në Tiranë. Dritan Leka, broker në kompaninë “Century 21 CPM”, pohon se koha maksimale e kthimit të investimit nëpërmjet qirasë për apartamentet në kryeqytet llogaritet 20 vjet, ndërsa për mjediset komerciale, arrin deri 15 vjet.

Në Europë koha optimale e kthimit të investimit nga qiraja është 12 deri në 15 vjet. Z. Leka thotë se për zona, ku kthimi i investimit kalon 20 vjet, rritja është ndikuar nga shtrenjtimi i shpeshtë i çmimeve.

“Nëse për një apartament, koha e kthimit të investimit i kalon 20 vite, nuk duhet parë vetëm vendndodhja, por edhe ecuria e trendit të rritjes së çmimit të shitjes ndër vite, pasi mund të jetë në zonë shumë të mirë, ku çmimi i shitjes rritet shpejt dhe nuk e mat dot vetëm me kthimin nga qiraja. Nëse zona ka pasur rritje të shpeshtë të çmimit të shitjes, atëherë vitet e kthimit të investimit mund të rriten”, nënvizon ai.

Në Shqipëri, treguesi i kthimit nga qiraja vijon të mbetet më i lartë për zonat jashtë qendrës sesa ato në qendër. Sipas Numbeo-s, ky tregues për vitin 2022 ishte 5,08% për apartamentet jashtë qendrës dhe 4,12% për ato të qendrës (sa më i lartë të jetë treguesi, aq më të ulëta janë vitet e kthimit të investimit). Kthimi nga qiraja llogaritet si raport i qirasë vjetore me çmimin e blerjes së banesës e shprehur në përqindje.

Sipas të dhënave më të fundit të Numbeo-s, në raport me korrikun e vitit 2021, kthimi nga qiraja ka pësuar rënie për shtëpitë në qendër, duke reflektuar rritjen e çmimit të shtëpive në këtë zonë, me një rënie të treguesit prej 0,05%. Kthimi i qirave është ulur edhe në periferi me 0,09%, duke qenë se edhe çmimet në periferi, sikurse rezulton nga vëzhgimi, janë shtrenjtuar.

Sipas agjentëve të pasurive të paluajtshme, çmimet e apartamenteve në zonat e qendrës kanë një diferencë të madhe në raport me apartamentet në qendër. Ndërsa për sa i përket qirasë, diferencat nuk janë aq të larta.

Dritan Leka, nga “Century 21 CPM”, pohon se çmimi i qirave nuk referohet gjithmonë sipas zonave, pasi e rëndësishme tek objektet që jepen me qira banimi janë edhe arredimet e brendshme të mjedisit. “P.sh., mund të kemi një apartament 2+1 në zonë periferike, i mirëmobiluar në një kompleks rezidencial që mund të jepet me qira 1,000 euro/muaj, ndërkohë që për një apartament 2+1 në zonë qendrore, nuk jepet më shumë se 800 euro/muaj”.

Agjentë të tjerë të agjencive të pasurive të paluajtshme rekomandojnë rishitjen e apartamenteve, pasi për shkak të shtrenjtimit të çmimeve përfitueshmëria është më e lartë.

A do të ulen çmimet?

Aktorë të tregut paralajmërojnë se mund të ketë rënie të çmimeve të apartamenteve, për shkak të tkurrjes së kërkesës. Ekspertët e sistemit bankar e vlerësojnë shtrenjtimin e interesave të kredive si një nga faktorët kryesorë që do të ndikojë te kërkesa.

Por agjencitë imobiliare e shohin ndikimin vetëm në periudhë afatshkurtër, pasi në periudhë afatgjatë, çmimet do të vijojnë të rriten. Burime nga tregu imobiliar thanë për “Monitor” se rënia e çmimeve do të fillojë të reflektohet në muajin mars.

Arten Zikaj, nga “Union Bank”, pohon se rritja e normës së interesit të kredive hipotekare si pasojë e politikave monetare, pritet që, nga njëra anë të bëjë më tërheqëse për investitorët instrumentet financiare dhe nga ana tjetër, të shtrenjtojë kredinë për shtëpi, gjë që do të ndikonte te rënia e kërkesës dhe me gjasë, edhe uljen e çmimeve të pronave.

“Politika monetare e ndjekur së fundmi, jo vetëm tek ne, simulon normat e interesit në rritje për të frenuar inflacionin. Kjo politikë po çon në rritje të fortë normat e interesit për depozitat në afat dhe obligacionet po bëhen shumë atraktive. Në këtë pikë po bëhen konkurrentë të fortë të investimit në pasuri të paluajtshme.

Nga ana tjetër, edhe kredia do të bëhet më e shtrenjtë (po rritet interesi i kredisë për shtëpi). Për këtë arsye dhe të tjerë faktorë të tjerë, siç janë disa mijëra apartamente të reja në ndërtim që do të hidhen në treg për qiradhënie dhe rënien demografike, mendoj se do të frenohet çmimi i apartamenteve, sepse do të tkurret kërkesa”, pohon ai.

Banka e Shqipërisë ka rritur tre herë normat e interesit këtë vit, në përpjekje për të luftuar inflacionin, që në korrik arriti në 7.5%, niveli më i lartë në 20 vjet. Norma bazë ka arritur në 1.75% nga 0.5% në fillim të vitit. Rritja e normës bazë automatikisht shoqërohet me shoqërim të interesave të kredive, duke rritur këstet mujore të pagesave.

Deri tani, normat e interesit të huave hipotekare ishin në minimume historike, duke nxitur kredinë për shtëpi. Në korrik, interesat e kredive për shtëpi në lekë i kaluan 4% për herë të parë që nga viti 2018 (me përjashtim të prillit 2022 kur filloi pandemia dhe u konstatua një rritje e përkohshme).

Juliana Nela, nga agjencia “Remax”, parashikon stanjacion të çmimeve në periudhë afatshkurtër, për shkak të rritjes së normës së interesit, tatimeve dhe stokut të apartamenteve. Znj. Nela thotë se në periudhë afatgjatë, çmimet e shitjes së apartamenteve dhe qirave do të rriten.

Edhe Shoqata e Ndërtuesve parashikon stanjacion të çmimeve në periudhë afatshkurtër. Sekretari i saj, Arben Dervishi, thekson se stanjacioni i çmimeve do të nisë pas Vitit të Ri, për shkak të rënies së lehtë së kërkesës që ndikohet nga çmimet e larta të apartamenteve, si pasoje shtrenjtimit të materialeve të ndërtimit.

The post A ia vlen të blesh e ta japësh me qira?! Shtrenjtimi i çmimeve ka rritur kohën e kthimit të investimit appeared first on Albeu.com.

Çmimet rriten, pagat reale bien: Shqipëria renditet e treta për apartamentet më të shtrenjta në Europë
Shqipëria renditet e treta në Europë pas Bjellorusisë dhe Rusisë për çmimet më të shtrenjta të apartamenteve, në raport me fuqinë blerëse, sipas të dhënave të Numbeo-s për periudhën janar-korrik 2022.

Indeksi për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti që matet nga raporti i çmimit mesatar të shitjes së shtëpive dhe të ardhurave mesatare të disponueshme të familjeve, e shprehur si vite të ardhurave, për Shqipërinë është 15,8.

Çka nënkupton që një familje shqiptare i duhen rreth 16 vite të ardhura për të blerë një apartament. Indeksi merr për bazë të ardhurat neto të disponueshme të një familje, çmimin mesatar të një metri katror të qendrës dhe periferisë, si dhe koston e një kredie për 20 vjet. Sa më u ulët të jetë ky raport, aq më të lehtë e kanë familjet për të blerë një shtëpi.

Për Bjellorusinë që vlerësohet si shteti më i shtrenjtë për çmimet e apartamenteve, një familje i duhen 17,4 vite të ardhura, ndërsa në Rusi që klasifikohet e dyta një familje i duhen 16,8 vite.

Në raport me vendet e rajonit shteti më i lirë renditet Kosova. Indeksi i përballueshmërisë për blerjen e një apartamenti në Kosovë është 11,7 vite. Më pas vjen Maqedonia e Veriut 12,7 vite, Mali i Zi me indeks 13,3 dhe Serbia me indeksin 14,8.

Në indeksin e çmimeve të pasurive të paluajtshme për periudhën janar-korrik 2021 sipas të dhënave të Numbeo-s, Shqipëria renditej e 7-ta me indeks 13,7 vite. Ndër vendet e rajonit më e shtrenjta klasifikohej Serbia në 2021 me indeks 15,8 vite. Ky shtet për Europën u klasifikua i dyti. Më pas renditej Mali i Zi me indeksin 14,3 vite, Maqedonia e Veriut 12,2 dhe Kosova me 10,7 vite.

Në kryeqytet këtë vit janë hapur shumë kantiere të reja ndërtimi. Krahasuar me vjet në objektet e reja ku sapo kanë nisur ndërtimet çmimet janë më të larta. Në periferitë e Tiranës siç është Kinostudio apo Astiri çmimet e apartamenteve të reja kanë arritur 1,000 deri 1,100 euro për metër katror nga 900 deri 1,000 që ishin vjet çmimet në këto zona. Rritja është 10% më shumë.

Ndërsa në zona të tjera rritja e çmimeve është më e lartë. Në zonën e Komunës së Parisit vjet çmimi maksimal për apartamentet e reja ishte 1,700 euro për metër katror (ndërtimi i ri që po zhvillohet në tokën e ish universitetit Neë York). Këtë vit ka arritur 2,200 euro në ndërtimin e ri në hyrje të komunës së Parisit. Rritja e çmimit krahasuar me vjet është 29,4%.

Ndërsa në zonën e Bllokut dhe kullat në qendër, apartamentet po shiten me 5,000 euro për metër katror.Vjet çmimet e ndërtimeve të reja në zonën e ish bllokut nisnin nga 3,000 euro për metër katror dhe kullat 4,000 euro për metër katror.

Arben Dervishi nga Shoqata e Ndërtuesve pohoi për Monitor se rritja është ndikuar nga shtrenjtimi i çmimeve të materialeve të ndërtimit, veçanërisht hekurit, rritjes së pagave të punonjësve dhe shtrenjtimi i çmimit të truallit.

Çmimet e apartamenteve rriten, pagat reale bien

Përkeqësimi i aftësisë blerëse të një apartamenti lidhet me rritjen shumë më të ulët të të ardhurave, apo rënien e tyre në terma realë (e indeksuar për inflacionin) në raport me shtrenjtimin e shtëpive.

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të tremujorit të parë 2022, paga mesatare në vend ishte 59 mijë lekë, me një rënie prej 0.5% në krahasim me fundin e 2021-t (kur pagat rriten për shkak të shpërblimeve) dhe 5.7% më shumë se të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, duke pasur parasysh që inflacioni e ka kaluar nivelin prej 7%, rritja reale e pagave është negative.

Nga viti 2014 (periudha më e hershme kur INSTAT raporton të dhënën), paga nominale mesatare në vend sipas INSTAT është rritur me 25% deri në fund të vitit 2021. E indeksuar me inflacionin mesatar vjetor, rritja e pagave në 7 vjet është vetëm 12%.

Ndërsa sipas Indeksit të Bankës së Shqipërisë, çmimet e apartamenteve janë rritur me 60% për të njëjtën periudhë.

Rritja reale e pagave me 12% dhe ajo e apartamenteve me 60% në 7 vitet e fundit ka përkeqësuar dukshëm aftësinë blerëse të familjeve që jetojnë me të ardhura normale. Tendenca është përkeqësuar në vitin 2022 për shkak të inflacionit të lartë dhe vijimit të shtrenjtimit të apartamenteve, ndërkohë që rritja e pagave në vlerë është shumë herë më e ulët se shtrenjtimi i shtëpisë po në vlerë./Monitor/

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

The post Çmimet rriten, pagat reale bien: Shqipëria renditet e treta për apartamentet më të shtrenjta në Europë appeared first on Albeu.com.

Pse rriten çmimet e apartamenteve? Dervishaj tregon faktorët dhe trendin për të ardhmen
Çmimet e apartamenteve në Tiranë, vijojnë të rriten, e ndërsa ndërtimet nuk ndalen.

I ftuar në “Radarin Informativ”, në ABC sonte ishte Arben Dervishaj, sekretar i shoqatës së ndërtuesve, i cili ka shpjeguar edhe disa nga arsyet e rritjes së çmimeve të apartamenteve.

Sipas Dervishajt, janë një seri faktorësh që ndikojnë në rritjen e çmimeve duke përmendur kostot e ndërtimit, taksat e mëdha për ndërtuesi por edhe përqindjet që mban pronari i truallit që sipas tij ka shkuar deri në 50 % të shitjes së apartamenteve.

“Çmimet e banesave përcaktohen nga disa faktorë. Nga vendi, kostot e ndërtimit, dhe niveli i taksimit. Çmimet në Tiranë kanë vijuar të rriten sidomos në qendër atje edhe ku kërkesa është më e madhe se sasia që mund t’i ofrohet tregut.”

“Futen kostot e ndërtimet taksa, kosto e pronarit të truallit dhe rritja e cilësisë. Pika e rritjes nisi si rezultat i taksave që u shtua ndërtimit. Më parë paguhej një taksë 4 %. Ndërsa sot është 8% e çmimit të shitjes së apartamentit. Dhe jo e ndërtimit por e shitjes së apartamentit. Efekti i kësaj takse rrit koston e çmimit. Ndërkohë edhe % e pronarëve të truallit kanë rritur shumë çmimin. Edhe kjo do implementohet. Kanë shkuar deri në 50% që e merr pronari i truallit. Dhe ai që e ndërton me këtë gjysmë që do shes, do i përballojë të gjitha. Në qendër bëhet fjalë. Plus më pas janë kostot e ndërtimit si rezultat i tërmetit se është rritur siguria. Dhe  rrija e këtyre ka një rritje kostoje. Sot po përdoren elementë të tjerë shumë më të mira. Ka firma serioze. Po ashtu sot çmimet kanë rrije shumë të madhe edhe për materialet. Se ka vajtuar 900 euro për ton të hekurit. Ka rritje të transportit. Rritja e çmime ka pasur rritje të madhe në pandemi.”

“Ne jemi keq për fuqi punëtore. Tirana ka trend të imitojë metropolet. Ka hyrje të përditshme të qytetarëve në Tiranë. Natyrisht bën që të ketë nevojë për apartamente të reja. Janë një pjesë që janë shqiptarë jashtë vendit. Blejnë apartamente. Se bankat kanë norma interesi të vogël dhe nuk ja vlen norma e kursimeve.”

“Ka kërkesë Tirana dhe zonat bregdetare. Nga Ksamili deri në Velipojë ka kërkesë. Po blejnë rusë, polakë dhe të huaj. Në Tiranë ka shumë pak stok. Se njerëzit po kërkojnë të blejnë.”/albeu.com/

The post Pse rriten çmimet e apartamenteve? Dervishaj tregon faktorët dhe trendin për të ardhmen appeared first on Albeu.com.