cmime Archives - Albeu.com

Rritja e çmimeve në Kosovë, nën hetim tregu i bukës dhe gastronomisë
Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës (AKK) ka nisur një hetim për monitorimin e tregut vendor, pas shqetësimeve të qytetarëve dhe raportimeve në media për rritje të çmimeve për produktet e shportës bazike, bukës, kafesë dhe produkteve të tjera.

Autoriteti po zhvillon një analizë të thelluar për mbi njëzet produkte ushqimore në tregun e Kosovës, për të identifikuar arsyet reale të rritjeve të çmimeve.

Ushtruesi i detyrës së shefit të Departamentit të Analizës dhe Metodologjisë në AKK, Adrian Mustafa thekson në një intervistë për KosovaPress se një vëmendje të veçantë po i kushtohet sektorit të bukës dhe gastronomisë, ku çmimi i kafesë ka shënuar rritje të konsiderueshme.

Mustafa sqaron se, nëse gjatë analizës identifikohen shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti do të ndërmarrë masa ligjore në përputhje me kompetencat e tij.

“Për shkak të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët e Republikës së Kosovës dhe raportimeve të shumta në media, Autoriteti ka intensifikuar aktivitetet e tij për monitorimin e tregjeve ku ka shqetësime. Aktualisht është duke u zhvilluar një analizë e thelluar e mbi 20 produkteve ushqimore. Do të thotë produkteve bazë ushqimore për të analizuar edhe arsyejet e ngritjes së çmimit të tyre. Gjithashtu në kuadër të shqetësimeve që i kemi pranuar, ka filluar edhe monitorimi i tregut të bukës, domethënë, autoriteti është në proces të mbledhjes së informatave për të vlerësuar nëse rritjet e çmimit të produkteve, do të thotë, në këtë rast të bukës në këtë sektor janë të arsyetuara apo në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës”, thotë Mustafa.

Mustafa nënvizoi se institucioni që ai përfaqëson nuk ka mandat për të ulur apo përcaktuar çmime, por sipas tij është përgjegjës për të ndërhyrë kur këto çmime vendosen në mënyrë të paligjshme apo të bashkërenduar.

“Pas përfundimit të analizës dhe grumbullimit të këtyre informatave si në sektorin e gastronomisë, atë të bukës, por edhe në sektorët tjerë që nuk do të jenë të përjashtuar, nëse identifikohen shkelje të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, atëherë Autoriteti do të ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore në përputhje me kompetencat që kemi. Autoriteti nuk ka mandat t’i përcaktojë çmimet ose t’i ulë çmimet e ndërmarrjeve, por e ndërhymë kur çmimet përcaktohen në mënyrë të bashkërenduar, ose artificiale nga ndërmarrjet konkurrentë në kundërshtim me nenin pesë të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës”, shprehet Mustafa.

Në kuadër të kësaj, ai përmend edhe nenin nëntë, që ndalon keqpërdorimin e pozitës dominuese, veçanërisht kur një kompani me mbi dyzet për qind të tregut shet me çmime nën kosto për të dëmtuar ose larguar konkurrentët.

The post Rritja e çmimeve në Kosovë, nën hetim tregu i bukës dhe gastronomisë appeared first on Albeu.com.

Çmime më të larta ushqimesh, por gërryerje e fuqisë blerëse! Rritet diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit
Paga mesatare në vend, është rritur me ritme te shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecur me ngadalë.

Në vitin 2024, paga mesatare mujore bruto arriti në 77,457 lekë duke u rritur rreth 10 për qind në krahasim me vitin 2023, teksa pensioni mesatar rezultoi 19,092 lekë në tetor 2024, ose 4 për qind më i lartë se viti i mëparshëm.

Vitin e kaluar pensioni mesatar ishte sa 24.6% e pagës mesatare mujore bruto, nga 26% që ishte ky raport me 2023. Dhjetë vite më parë pensioni mesatar ishte sa 32 për qind e pagës mesatare mujore bruto.

Fuqia blerëse e pensionistëve, po gërryhet më tej edhe nga thellimi i diferencës ndërmjet pagave dhe pensioneve.

Rritja e hendekut ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar, thellon pabarazinë ndërmjet pensionistëve dhe pjesës tjetër të shoqërisë.

Përshpejtimi i rritjes së pagave si në sektorin publik dhe atë privat, po shoqërohet me rritje te çmimeve në disa produkte të shportës që janë jetike për pensionistët.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi.

Ky hendek është thelluar vitet e fundit për shkak se pagat po rritem më ritme më të larta se pensionet.

Të dhënat tregojnë për një rritje të pabarazisë ndërmjet shtresave të shoqërisë, në këtë rast të pensionistëve dhe personave të punësuar.

Me gjasa, hendeku do të zgjerohet gjatë viteve në vijim, pasi tregu po sinjalizon rritje më të larta të pagave prej kushteve të reja që ka krijuar mungesa e fuqisë punëtore.

Në fund të vitit 2024 paga mesatare në shkallë vendi ishte 47 % më e lartë se para pandemisë, duke u rritur nga 52,380 lekë me 2019 në 77,456 lekë më 2024.

Në të njëjtën periudhë, pensioni mesatar nga niveli 16,256 lekë në vitin 2019, arriti në 19,092 lekë më 2024 me zgjerim vetëm 17%.

Sakaq, plagët e tranzicionit po ulin përfitimet nga pensioni. Numri i pensionistëve, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rritet me shpejtësi.

Të dhënat zyrtare nga instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se, në 6-mujorin e parë të vitit 2023, pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 50% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie, nga 45% më 2021.

Të dhënat zyrtare të 6-mujorit të parë 2023 tregojnë se numëroheshin 503,747përfitues të pensionit të pleqërisë, nga të cilët 258,312 mijë 51% e përfituesve morën pagesa të pjesshme./ Monitor

The post Çmime më të larta ushqimesh, por gërryerje e fuqisë blerëse! Rritet diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit appeared first on Albeu.com.

Çmimet Grammy 2025: Kush ishin fituesit e mëdhenj të natës muzikore?
Ceremonia e 67-të e çmimeve Grammy u zhvillua më 2 shkurt 2025, në Los Angeles, duke bashkuar emrat më të mirë të skenës muzikore botërore dhe duke nderuar artistët që u spikatën në vitin e kaluar. Mbrëmja përfshinte shumë surpriza, momente prekëse dhe performanca mbresëlënëse.

Kendrick Lamar ishte një nga fituesit e mëdhenj të natës, pasi fitoi katër çmime për këngën e tij “Not Like Us”, e cila u dallua në kategoritë Rekordi i Vitit, Performanca më e Mirë Rap, Kënga më e Mirë Rap dhe Videoklipi më i mirë.

Me këto vlerësime të reja, numri i përgjithshëm i çmimeve Grammy që Kendrick Lamar ka mbledhur ka arritur në 20, duke e vendosur atë si një nga artistët më të rëndësishëm të kohës së tij.

Ndërkohë, Beyoncé vendosi një rekord të ri personal, duke mbledhur 11 nominime për albumin e saj country “Cowboy Carter” dhe duke fituar çmimet për albumin më të mirë dhe albumin më të mirë Country. Me këtë dallim, Beyoncé bëri histori, duke pushtuar majat e eventit më të madh muzikor të vitit.

Shikoni listën e detajuar të fituesve

Albumi më i mirë

Not Like Us – Kendrick Lamar

Albumi më i mirë

Cowboy Carter – Beyonce

Kënga më e mirë

Not Like Us – Kendrick Lamar

Artisti i ri më i mirë

Chappell Roan

Producenti më i mirë

Daniel Nigro

Albumi më i mirë Pop/Vokal

Short n’ Sweet – Sabrina Carpenter

Kantautorja më e mirë

Amy Allen

Poplo më e mirë Performanca

Espresso – Sabrina Carpenter

Duo më i mirë Pop

Die With a Smile – Lady Gaga & Bruno Mars

Kërcimi/Regjistrimi më i mirë elektronik

Neverender – Justice and Tame Impala

Dance/Electronic Album më i mirë

Charli XCX – Brat

Kënga më e mirë Rap

Not Like Us – Kendrick Lamar Lamar

Repi më i mirë Album

Alligator Bites Never Heal – Doechii

Performanca më e mirë solo Country

It Takes A Woman – Chris Stapleton

Kënga më e mirë R&B

Saturn – SZA

Albumi më i mirë alternativ

All Born Screaming – St. Vincent

Kënga Alternative më e Mirë

Broken Man – St. Vincent

Albumi më i mirë rock

Hackney Diamonds – The Rolling Stones

Duo më i mirë Country

II Më i kërkuari – Beyonce & Miley Cyrus

Albumi më i mirë Country

Cowboy Carter – Beyonce

Regjistrimi më i mirë i kërcimit/Pop

Von Dutch – Charli XCX

Performanca më e mirë rock

tani dhe më pas – The Beatles

Performanca më e mirë Metal

Mea Culpa (Ah! Ça ira!) – Gojira, Marina Viotti & Victor Le Masne

Albumi më i mirë R&B

11:11 (Deluxe) – Chris Brown

Performanca më e mirë Rap

Not Like Us – Kendrick Lamar

Performanca më e mirë Melodike Rap

3:AM – Rapsody & Erykah Badu

The post Çmimet Grammy 2025: Kush ishin fituesit e mëdhenj të natës muzikore? appeared first on Albeu.com.

Zgjidhet lojtari më i mirë i vitit, FIFA ndan çmimet
Këtë të martë, FIFA ka ndarë çmimet e më të mirëve të 2024. Vinicius Junior u shpall lojtari më i mirë i vitit. Sulmuesi ndihmoi Real Madridin për arritjen e objektivave, teksa golat dhe asistet e tij kanë rezultuar vendimtar për Los Blancos.

Këtë të martë, FIFA ka ndarë çmimet e më të mirëve të 2024. Vinicius Junior u shpall lojtari më i mirë i vitit. Sulmuesi ndihmoi Real Madridin për arritjen e objektivave, teksa golat dhe asistet e tij kanë rezultuar vendimtar për Los Blancos.

Portieri më i mirë u vlerësua Emiliano Martinez i Aston Villas, që fiton këtë çmim për herë të dytë në 3 vite.

Nuk kishte dyshime, numri një i stolit të Real Madrid, Carlo Ancelotti mori çmimin “trajneri më i mirë”. Ancelotti, dërgoi madrilenët drejt sukseseve të lavdishme në Spanjë dhe Champions.

Formacioni i vitit: Martinez; Karvahal, Rudiger, Dias, Saliba, Belingham, Rodri, Kros, Yamal, Haaland, Vinicius

Emma Hayes u zgjodh trajnerja më e mirë, ndërsa lojtarja spanjolle e Barcelonës, Aitana Bonmati u vlerësua si futbollistja më e mirë.

The post Zgjidhet lojtari më i mirë i vitit, FIFA ndan çmimet appeared first on Albeu.com.

Eminem fiton çmimin “Best Hip Hop” për të dhjetën herë në MTV EMA
Trashëgimia e Eminem-it thyen një tjetër rekord pasi ai u bë artisti i parë që fitoi dhjetë herë “Best Hip Hop” në MTV EMA.

Për 30-vjetorin e MTV Europe Music Awards të mbajtur në Co-op Live të Mançesterit më 10 nëntor, Eminem shtoi një moment historik të ri në karrierën e tij tashmë legjendare, duke marrë në shtëpi çmimin e tij të 10-të për Hip Hop-in më të mirë.

“Houdini” nuk arriti në krye, me Taylor Swift dhe Post Malone që fituan videon më të mirë për “Fortnight”, por fitorja historike e Eminem bëri që fansat e hip hopit të brohoritin.

Duke konkurruar në kategorinë ‘Hip Hop-i Më i Mirë’ kundër Central Cee, Kendrick Lamar, Megan Thee Stallion, Nicki Minaj dhe Travis Scott, Marshall fitoi trofeun e tij të dhjetë dhe e çoi rezultatin e tij total të çmimeve EMA deri në 15.

Megjithëse ai nuk mori pjesë personalisht, Eminem dërgoi një video mesazh duke falënderuar sinqerisht fansat e tij, ekipin që qëndron pas muzikës së tij dhe votuesit që e ndihmuan të arrinte këtë moment rekord.

“Faleminderit për këtë çmim. Ju vlerësoj të gjithëve. Faleminderit shumë. Më falni, nuk mund të isha atje tani. Siç mund ta shihni, unë jam në proces, duke punuar shumë duke pastruar studion time. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan me këngën, me videon, Steve Miller, Rich Lee. Dhe faleminderit për të gjithë ju. Ju djema jeni të jashtëzakonshëm dhe do t’ju shoh së shpejti. Më duhet të kthehem në punë”, tha Eminem.

The post Eminem fiton çmimin “Best Hip Hop” për të dhjetën herë në MTV EMA appeared first on Albeu.com.

FOTO/ “Derin” mahnit Amsterdamin, e vetmja aktore turke në çmimet e rëndësishme
Aktorja e njohur turke, Melis Sezen, ishte pjesë e ceremonisë së çmimeve “Septimius”, që organizohet çdo vit në Amsterdam. Një prej aktoreve më të dashura të publikut, e njohur për rolin e Derinit në serialin “I pabesë” ishte e vetmja aktore turke që nominohej në këto çmime të rëndësishme.

Sezen, një prej emrave të rinj të talentuar dhe që po njeh sukses me çdo rol të saj, u nominua si “Aktorja më e Mirë” për rolin e Devas në serialin “Gulcemal”.

Për mediat vendëse, Melis ndau emocionet e pjesëmarrjes duke theksuar se ajo ka besuar gjithmonë në fuqinë e Devas – rolin për të cilin u nominua si aktorja më e mirë: “Ishte një nder i madh që u nominova si aktorja më e mirë me Deva – “Gulcemal” dhe gjithmonë kam besuar në zemrën e Devas. Jam shumë mirënjohëse për këtë natë dhe magjinë që përcjell ajo”, – shkroi aktorja në profilin e saj.

Aktorja e njohur Melis Sezen, e cila udhëtoi drejt Holandës për të qenë pjesë e këtij eventi të rëndësishën në industrinë e filmit, i mahniti të gjithë me fustanin e saj të kuq.

Ceremonia e çmimeve “Septimius”, që mbahet çdo vit në Amsterdam, Holandë, përfshin një sërë emrash dhe shumë pjesëmarrës që kanë fituar çmime të rëndësishme si “Emmy”, “BAFTA” dhe “Oscar”.

Çmimet “Septimius” organizohen çdo vit në një ceremoni prestigjioze, me focus kryesor në zbulimin dhe inkurajimin e talenteve të reja. Objektivi kryesor i çmimeve “Septimius” është të promovojë dhe inkurajojë ndërgjegjësimin, vlerësimin dhe mirëkuptimin e filmit në të gjitha zhanret.

The post FOTO/ “Derin” mahnit Amsterdamin, e vetmja aktore turke në çmimet e rëndësishme appeared first on Albeu.com.

Fluturojnë çmimet në jug, rritje deri në 90% (Harta me zonat më të shtrenjta)
Akomodimi në hotel në këtë sezon veror në Shqipëri është bërë më i shtrenjtë. Çmimet e hoteleve kanë shënuar rritje mes 5-90%. Në një pjesë të mirë të strukturave, kjo argumentohet me rritjen e kostove dhe të kërkesës, por thuajse dyfishimi në disa rajone ka ngritur pikëpyetje, duke krijuar një lloj frike mbi efektet që mund të sjellë në një destinacion si Shqipëria.

Në bregdetin shqiptar, Veriu mbetet më ekonomik sa u takon çmimeve, Durrësi dhe Golemi janë suksesi i padiskutueshëm i modelit turistik të qëndrueshëm, ndërsa Jugu vijon të mbetet mes “oscilacionesh” ekstreme dhe me koston më të lartë të akomodimit. Në një bilanc, Shqipëria edhe këtë vit, ofron pushime për të gjithë sipas mundësive, por zonat ekonomike në bregdet po bëhen gjithmonë e më të pakta nga viti në vit.

Të pushosh në Shqipëri këtë vit është më shtrenjtë se një vit më parë. Çmimet e hoteleve janë rritur mesatarisht nga 5% deri në 90%. Kërkesa e lartë, që erdhi si efekt i rritjes së interesit për Shqipërinë dhe zhvlerësimi i Euros, bëri që strukturat akomoduese të reflektonin me një rritje fillestare të çmimeve kudo, por sidomos në bregdet.

Rritja nisi me një nivel modest në maj, por që në fillim të qershorit kërcimi i çmimeve ishte i menjëhershëm, në nivele që nuk shiheshin më si të logjikshëm as nga tur-operatorët të cilët e reklamojnë Shqipërinë në tregjet e huaja, e as nga klientët, që vijnë individualisht.

Vala e dytë ishte në prag dyfishimi të çmimeve në disa zona.

Sinjalin e parë të “refuzimit” të këtij kërcimi ekstrem çmimesh, e dhanë vendasit, të cilët reduktuan fundjavat e zakonshme në bregdet, teksa nisën të mendonin për pushimet verore, ku rezervimet jashtë kufijve, sipas agjencive janë në nivelet më të larta ndonjëherë.

Ndërkohë një grup i rëndësishëm i të huajve, që kishin kaluar pushime të cilësuara “të mrekullueshme” në Shqipëri vitin e shkuar, këtë verë janë ndeshur me çmime të reja që nuk e bëjnë më ekonomik në syrin e tyre vendin tonë.

Operatorët turistikë pohojnë se bëhet fjalë kryesisht për turistët italianë, të cilët në shifra do të ishin shumë më lart në qershor dhe korrik, por i kanë anuluar ardhjet e tyre për shkak se në rajonin e Vlorës dhe Jugut janë ndeshur me çmime më të shtrenjta se një vit më parë në të njëjtat struktura ku kishin qëndruar.

Strukturat akomoduese në Vlorë dhe në Sarandë presin gjithsesi që muaji gusht të ketë një dyndje të italianëve në këto zona.

Pavarësisht rritjes së çmimeve, Shqipëria vijon të shënojë një numër rekord vizitorësh që vetëm në qershor ishin 1.24 milionë të huaj, me një total prej 4.5 milionësh në 6 muajt e parë.

Tur-operatorët presin që në total, viti 2024 të jetë sërish më mirë se viti 2023 në shifër vizitorësh, kjo edhe si efekt i tureve kulturore dhe rigjallërimit të turizmit që dominoi në pranverë dhe pritet të jetë në nivele mjaft të mira edhe gjatë vjeshtës.

Gjithsesi, sezoni veror në vetvete, nuk cilësohet si më i miri deri më tani, për shkak të lëkundjes që solli rritja e çmimeve dhe tipologjisë së turistit që edhe pse shënon numra më të lartë, është tepër i kursyer në shpenzime.

Pse vera 2024 ndahet në dy pjesë sa u takon çmimeve dhe tendencave

Vera 2024, sipas tur-operatorëve, duhet të ndahet në dy pjesë. Fillimi i sezonit, që është cilësuar kryesisht maji, ishte në nivele mjaft të mira dhe strukturat akomoduese do të shpreheshin të kënaqura në atë kohë me rezervimet, duke rritur pritshmëritë për muajt në vazhdim.

Por rritja e menjëhershme e çmimeve, kryesisht në Jug dhe sidomos në Sarandë dhe Ksamil, për shkak të promovimit të gjerë ndërkombëtar dhe rritjes së kërkesës, krijoi efekt të menjëhershëm frenues.

Në grupe turistike në rrjete sociale apo në komente të influencerave të ndryshëm, Shqipëria, e cila deri dje komentohej në mënyrë unanime pozitivisht, nisi që të komentohej edhe negativisht. Për ditë me radhë, në qershor dhe korrik, në rrjete sociale nisën të bënin xhiron e rrjetit video me shezlone të boshatisura.

Në fakt, realiteti ishte disi më ndryshe. “Braktisja” nuk ishte për gjithë Jugun por për disa zona specifike, ku rritja e çmimeve kishte krijuar pakënaqësi të përgjithshme, ndërkohë që këto raste të izoluara, shërbyen si “marketing” negativ në tërësi, për të anatemuar gjithë rajonin.

Pikënisja e gjithë kësaj ishte rritja e çmimeve që deri më 10 korrik bëri që plazhet të ishin nën potencialin e tyre. Vetë kryeministri Edi Rama do të kërkonte që bizneset të tregoheshin të kujdesshëm, pasi kjo ishte një strategji vetëvrasëse.

Nisja e periudhës që njihet si piku i sezonit 15 korriku-20 gushti, në fakt i gjeti një pjesë të strukturave me rikthim me këmbë në tokë. Jo të gjitha ulën çmimet, madje ato të cilësuara si segment luksi, nuk reflektuan aspak mbi këtë dhe as ato që janë struktura me çmimet e ulëta.

Reflektimin e bënë hotelet e kategorisë së mesme, të cilat nisën një fushatë promovimi në rrjetet sociale por edhe ofrimin e paketave gjithëpërfshirëse, që e bënin çmimin e tyre ekonomik në syrin e pushuesve.

Këto të fundit nisën ofrimin e dhomave me dy vakte të paguara, me shezlone në plazh, parkim apo edhe lehtësi të tjera. Edhe pse me vonesë, tur-operatorët vlerësojnë se Shqipëria ka mundësi të rikuperojë disi nga imazhi i saj në muajin gusht dhe fillim shtator, për ta bërë mbyllur sezonin veror me sukses dhe me një shije të mirë për verën e ardhshme.

Gjithsesi, Shqipëria duhet të kuptojë se ende nuk është pozicionuar e sigurt në tregun global turistik dhe çdo lëvizje e pamenduar mund t’i kushtojë shumë në një kohë të shkurtër.

Çmimet e hoteleve, Veriu mbetet ende pjesa më ekonomike e bregdetit

Bregdeti në Veri mbetet ende edhe sot pjesa më ekonomike për ata që duan të pushojnë. Ka një rritje të investimeve në akomodim, por edhe në përshtatje të njësive individuale të banimit për funksione akomodimi, të cilat mund t’i gjesh me çmime mjaft të lira, por kushtet e tyre mbeten ende bazë.

Nga bisedat me struktura hoteliere por edhe me operatorë turistikë që operojnë në këtë rajon, pushuesi që ka dominuar në këtë periudhë është ai i Kosovës, por edhe vendasit dhe emigrantët që rikthehen në vendlindje.

Po kështu është rritur numri i polakëve që udhëtojnë individualë apo në një pjesë më të vogël, të italianëve. Çmimet për këtë rajon, në strukturat hoteliere të nivelit mesatar të ulët, janë rritur me 50%.

Një dhomë standarde dyshe në hotele kushton 45 euro, nga 30 euro që ishte një vit më parë në Velipojë. Të nxitura nga fluksi turistik, strukturat e mëdha kanë investuar në lehtësi, por edhe në staf, duke bërë kështu që për shkak të kostove të rrisin çmimet me 30%.

Një pjesë e strukturave që deri një vit më parë operonin me paketa ku përfshihej në çmim edhe mëngjesi dhe darka, kanë kaluar kryesisht në paketën fjetje dhe mëngjes. Çmimi në nivelin mesatar të lartë të strukturave në zonën e Velipojës llogaritet në 120 euro. E njëjta situatë duket se paraqitet edhe në zonën e Shëngjinit.

Sipas të dhënave të mbledhura nga strukturat hoteliere, tur-operatorët por edhe në rrjetet sociale e platformat e rezervimeve vihet re rritje me 50% edhe në këtë bregdet sa i takon mesatares së hoteleve me çmime të ulëta.

Një dhomë hoteli dyshe, e cila nuk ndodhet pranë plazhit dhe ka vetëm gjëra elementare, mund të sigurohet për 45 euro nga 30 euro një vit më parë.

Sigurisht, si në Velipojë, edhe në Shëngjin, mund të gjesh njësi edhe më të lira se këto, por që janë apartamente individuale të përshtatura ose që nuk kategorizohen si hotele.

Çmimet mesatare të larta në Shëngjin janë gjithashtu në 120 euro nata. Ajo që vihet re është që mes Shëngjinit dhe Velipojës, ku kjo e fundit në strukturat luksoze ka qenë më ekonomike në të shkuarën tashmë janë në të njëjtin nivel.

Golemi dhe Durrësi, modeli më i suksesshëm, çmimet rritje të moderuar

Kampionët e qëndrueshmërisë në aspektin turistik duket se po rezultojnë Golemi dhe Durrësi. Modeli që po zbatohet prej vitesh në këtë pjesë të vendit ku turizmi i organizuar po zgjerohet vit pas viti, po tregon në njëfarë forme shembullin që mund të ndjekin disa rajone, që kanë hapësira për zhvillim.

Për tur-operatorët, Durrësin e favorizojnë një sërë faktorësh ku së pari është kapaciteti i lartë i strukturave akomoduese.

Besnik Vathi, nga ATHS, shprehet se sot për sot, Durrësi ka strukturat më të organizuara në bregdetin shqiptar. Golemi, që është pjesë e Kavajës, dhe Durrësi kanë disa nga hotelet më të mëdha që prej vitesh presin përmes paketave “half board” apo “all inclusive” qindra mijë turistë.

Interesi nga agjencitë e huaja ka ardhur në rritje nga viti në vit për kontrata garancie, ku dominon tregu polak. Kërkesa është madje në rritje edhe për vitin tjetër, pasi renditja si destinacion është në nivele të kënaqshme.

Turizmi i organizuar i fut strukturat në një rrjet mbikëqyrje, ku stafi duhet të trajnohet vazhdimisht, diçka që edhe cilësinë e shërbimit e ka në nivelet më të larta.

“Në këto struktura (në Durrës dhe Golem) jemi me vlerësim shumë të mirë, si për cilësinë edhe për shërbimin. Janë hotele të kontraktuara, që mbikëqyren herë pas here, për shkak të kontratave me garanci. Vetë hotelet janë të sigurta, kur kanë kontrata dhe tregohen të kujdesshme dhe me stafin, e mbajnë, e trajnojnë edhe kur s’ka sezon.

Si vlerësim destinacioni, jemi me një mesatare mbi 8. Problemi është për ata pa kontrata garancie dhe kryesisht Jugu. Ka mungesë të kulturës së shërbimit, të eksperiencës.

Turizmi i organizuar ka sjellë diçka shumë të mirë te ne, ku hotelet janë edukuar të shërbejnë sipas standardeve më të mira ndërkombëtare, kurse Vlora dhe Riviera u duhet punë ta arrijnë këtë” do të nënvizonte Rrahman Kasa, Kreu i Unionit Turistik Shqiptar për “Monitor” në një intervistë të pak ditëve më parë.

Sa u takon çmimeve të këtij viti, për strukturat akomoduese që nuk janë brenda kontratave me garanci ka një rritje me 5% në strukturat luksoze, pra të nivelit mesatar të lartë.

Rritja realisht është më e lartë pasi këto struktura që deri dje ndoshta ofronin edhe paketën mëngjes dhe darkë, sot ofrojnë vetëm mëngjes.

Për strukturat mesatare të ulëta ka një rritje me 15%, ku nëse në verën 2023 mund të gjeje një strukturë hoteli me çmimin 35 euro, sot rastet kur mund të gjesh një me 40 euro janë të kufizuara dhe pozicionimi është dukshëm larg nga deti. Në Durrës, strukturat hoteliere raportojnë për një prani më të pakët të shqiptarëve të Kosovës këtë vit, por për një numër më të lartë të diasporës së saj.

Jugu mes ekstremeve, nga Vlora në Himarë çmimet rriten ndjeshëm

Zona e Vlorës është ndoshta pjesa ku ende ka disa pika ekonomike për të pushuar nëse llogarisim këtu ecurinë e përgjithshme të Jugut. Konkretisht, në zonën e Zvërnecit apo të Plazhit të Ri, duke u vendosur me strukturë hoteliere brenda qytetit, apo në periferi, mund të të kushtojë disi më lirë.

Por disa zona të tjera të qytetit, sidomos së fundmi Radhima, ku edhe është investuar, nuk cilësohen më ekonomike. Tur-operatorët pohojnë se një hotel me çmim mesatarisht të ulët mund ta gjesh në nivelet e 50 eurove në Vlorë, me një rritje prej 25% në raport me një vit më parë.

Kurse strukturat me çmime mesatarisht të larta variojnë në 250 euro me mëngjes. Edhe për këto struktura, rritja është po me 25% në raport me një vit më parë. Më në Jug, pasi kalon Llogoranë ku ndodhet Palasa, epiqendra janë vilat turistike.

Këto të fundit mund të sigurohen për një çmim 350 euro nata për ato me 2 dhoma gjumi deri në 1000 apo 1500 euro nata për ato me katër dhoma gjumi dhe lehtësi të tjera. Çmimet në këtë zonë duket se kanë mbetur të njëjta në raport me një vit më parë për vilat e vogla dhe kanë shënuar rritje për ato me kapacitet akomodues më të lartë.

Në Dhërmi duket se rritja është edhe më e dukshme. Në vitin 2023, një dhomë dyshe kushtonte 60 euro.

Ndërsa sot, çmimi minimal që mund të gjesh për një hotel është 85 euro, pra me një rritje 42%, teksa për hotelet e segmentit më luksoz (jo më të shtrenjtët), mesatarja e hoteleve të shtrenjta rezulton në 300 euro me mëngjes apo një rritje me 50%, në raport me një vit më parë.

Në Jal ende numri i strukturave akomoduese hoteliere është i kufizuar ndaj referencë përgjithësisht kanë shërbyer vilat në një prej plazheve më të frekuentuara ku për një natë kostoja është 350 euro me rritje prej 16%.

Në Himarë ka gjithashtu rritje të çmimeve për hotelet mesatare të ulët, të cilët nga 45 euro që ishin vitin e shkuar kanë shkuar në 80 euro, kurse çmimet mesatare të larta janë rritur me 12.5%.

Një dhomë e këtij standardi mesatarisht kushton 180 euro, edhe pse nuk mungojnë raste ekstreme ku në këtë rajon, në hotele të caktuara, çmimi për një natë arrin mes 500 dhe 700 euro.

Në Qeparo, hotelet e mesatares së ulët kushtojnë 70 euro me rritje 40%, ndërkohë që një hotel tek mesatarja e lartë mund ta gjesh për 120 euro, me rritje. Edhe në Borsh, çmimet kanë shënuar rritje 30% për hotelet e mesatares së ulët në raport me një vit më parë ndërsa për hotelet e segmentit më të lartë, rritje me 20%.

Saranda dhe Ksamili, hotelet luksoze rritën çmimet me 60-90%

Saranda dhe Ksamili, që u kthyen dy pikat më të frekuentuara të vendit për shkak të promovimit, u përballën edhe me kritikën më të madhe për çmimet, që duket se fluturuan sidomos në segmentin e hoteleve me çmime mesatare të larta.

Në Sarandë, hotelet e kësaj kategorie u rritën me gati 60% duke kapërcyer nga çmimi 160 euro, ku në disa raste përfshihej darka dhe mëngjesi te 250 euro, ku përfshihej vetëm mëngjesi.

Një hotel me çmim mesatar të ulët në Sarandë sot mund ta gjesh për 60 euro, edhe pse mundësitë janë të limituara. Kjo gjithsesi erdhi pas një reflektimi të strukturave që bënë një ulje të lehtë javëve të fundit. Ndërkohë në Ksamil, hotelet me çmime mesatare të ulëta i rritën çmimet me 40%, duke kaluar nga 50 euro në 70 euro nata, kurse hotelet me çmime mesatarisht të larta kërcyen me gati 90%.

Në Sarandë dhe në Ksamil, paralelisht ka një lulëzim të apartamenteve dhe vilave luksoze që janë përshtatur për turizëm, çmimet e të cilave luhaten mes 300-700 euro nata. Bëhet fjalë për vila apo apartamente të cilat janë përshtatur në funksion të turizmit dhe ofrojnë akomodim për më shumë se dy persona.

Një shezlon sa një hotel, çmimet deri në 500 euro, por mundësi për të gjithë, edhe plazhe publike

Çmimet e hoteleve, pavarësisht se të rritura këtë vit në gjithë bregdetin, duket se nuk kanë arritur të marrin vëmendjen e shezloneve. Këta të fundit janë bërë “hit” i verës ku foto e video kanë qarkulluar pafund sa i takon nëse ka pushues apo jo dhe kostos në disa herë të paperceptueshme, gati-gati e njëjtë me një dhomë hoteli.

Gjithsesi edhe këtë vit, sa u takon çadrave dhe shezloneve në plazh pjesa më ekonomike në vend mbeten Velipoja, me 500 deri në 700 lekë, Shëngjini në disa raste me 700 lekë, Zvërneci në Vlorë, me 500 lekë.

Ndërkohë plazhe të tjerë si Durrësi dhe Golemi, Jali, Qeparo e Borshi kanë ofruar çadra që nisnin nga 1 mijë lekë. Edhe në Ksamil apo në Sarandë, të lakuar aq shumë për kostot sërish mund të gjesh plazhe ku çadra dhe shezlonet ofrohen për 1 mijë lekë.

Në Dhërmi, nga ana tjetër, kryesisht kostoja për çadrën nis nga 1500 lekë, në Palasë kryesisht 3000 lekë.

Subjektet që kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të bregut përmes stacioneve të plazhit kanë aplikuar në raste të veçanta çmime të larta për çadra, shezlone apo struktura që nuk janë të zakonshme.

Në disa raste, mekanizimi i vendosjes së çmimit funksionon me rreshta ku në rreshtin e parë kostoja nis nga 3000 lekë.

Në disa raste ka struktura të njohura si gazeboo që nisin nga 5000 deri në 7000 lekë. Në të tjera të quajtura zona Prive, brenda strukturave luksoze, kostoja mund të shkojë edhe në 50 mijë lekë, ku ka të përfshira edhe disa benefite të tjera në kuptimin e pijeve apo aksesit në plazh.

Çmimet në disa zona janë shtrenjtuar dukshëm, duke u dyfishuar sa u takon shezloneve dhe në të tjera kanë mbetur të njëjta, ajo që mund të thuhet është që ofrohen opsione për të gjithë.

Në disa rajone ka vijuar të ketë edhe plazhe publike, duke nisur nga Velipoja, në Vlorë, Dhërmi, Himarë apo Sarandë./ Monitor

The post Fluturojnë çmimet në jug, rritje deri në 90% (Harta me zonat më të shtrenjta) appeared first on Albeu.com.

Çmimet “Emmy 2024”/ Publikohet lista e nominimeve, ja kush kryeson
Yjet e serialeve “Baby Reindeer” dhe “The Crown” janë ndër më të nominuarit për çmimet Emmy të këtij viti. Komediani skocez Richard Gadd, krijuesi i serialit kontrovers të Netflix “Baby Reindeer”, ka tre nominime për aktrim, shkrim dhe produksion.

Jessica Gunning, e cila luan rolin e përndjekëses Martha, është gjithashtu e nominuar për një çmim aktrimi, si dhe Nava Mau (Teri) dhe Tom Goodman-Hill (Darrien). Seriali ka gjithsej 11 nominime.

Më i nominuari është Shogun epik i samurait në Japoni me 25, ndërsa “The Bear” ka vendosur një rekord për një program komedi me 23.

Emmys janë nderimet më prestigjioze në industrinë televizive në SHBA. Fituesit do të shpallen më 15 shtator.

Të nominuarit kryesorë për Emmy:

Serial dramatik më i shquar

The Crown

Fallout

The Gilded Age

The Morning Show

Mr & Mrs Smith

Shogun

Slow Horses

3 Body Problem

Serial komedi më i shquar

Abbott Elementary

The Bear

Curb Your Enthusiasm

Hacks

Only Murders in the Building

Palm Royale

Reservation Dogs

What We Do in the Shadows

Seri të jashtëzakonshme të kufizuara ose antologjike

Baby Reindeer

Fargo

Lessons in Chemistry

Ripley

True Detective: Night Country

Aktori kryesor në një serial dramatik

Idris Elba – Hijack

Donald Glover – Mr & Mrs Smith

Walton Goggins – Fallout

Gary Oldman – Slow Horses

Hiroyuki Sanada – Shogun

Dominic West – The Crown

Aktorja kryesore në një serial dramatik

Jennifer Aniston – The Morning Show

Carrie Coon – The Gilded Age

Maya Erskine – Mr & Mrs Smith

Anna Sawai – Shogun

Imelda Staunton – The Crown

Reese Witherspoon – The Morning Show

Aktori kryesor në një serial komedi

Matt Berry – What We Do in the Shadows

Larry David – Curb Your Enthusiasm

Steve Martin – Only Murders in the Building

Martin Short – Only Murders in the Building

Jeremy Allen White – The Bear

D’Pharaoh Woon-A-Tai – Reservation Dogs

Aktorja kryesore në një serial komedi

Quinta Brunson – Abbott Elementary

Ayo Edebiri – The Bear

Selena Gomez – Only Murders in the Building

Maya Rudolph – Loot

Jean Smart – Hacks

Kristen Wiig – Palm Royale

Aktori kryesor në një serial ose film të kufizuar ose antologjik

Matt Bomer – Fellow Travelers

Richard Gadd – Baby Reindeer

Jon Hamm – Fargo

Tom Hollander – Feud: Capote vs The Swans

Andrew Scott – Ripley

Aktorja kryesore në një serial ose film të kufizuar ose antologjik

Jodie Foster – True Detective: Night Country

Brie Larson – Lessons in Chemistry

Juno Temple – Fargo

Sofía Vergara – Griselda

Naomi Watts – Feud: Capote vs The Swans

The post Çmimet “Emmy 2024”/ Publikohet lista e nominimeve, ja kush kryeson appeared first on Albeu.com.

Edhe Rama e pranon: Çmime katastrofike në Vlorë dhe Sarandë
Kryeministri Edi Rama, zhvilloi këtë të mërkurë një takim me kryebashkiakët e vendit, ku foli për një sulm të organizuar kundër turizimit shqiptar. Shefi i qeverisë tha se platforma të caktuara në rrjete soiciale po shpërndajnë lajme të rreme për Shqipërinë dhe turizmin në mënyrë që të godasin zhvillimin e këtij sektori.

Megjithatë Rama pranoi që këtë vit ka një rritje të pajustifikueshme të çmimeve në qytetet kryesore turistike në jug të vendit. Rama kërkoi nga kryebashkiakët e Sarandës dhe Vlorës që të flasin me operatorët në mënyrë që të mos ketë një rritje galopante të çmimeve pasi kjo të dëmtojë turizmin në vijimësi për vitet e ardhshme.

“Në Vlorë Ermal dhe në Sarandë Olt, ku janë edhe dy pikat e një rritjeje absurde të çmimeve është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve dhe t’u thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë, por kjo është strategjikisht vetëvrasje për ata vetë. Duhet t’u komunikohet dhe flitet që rritja e palogjikshme e çmimeve vjen me një kosto të lartë vitin tjetër. Po të ishte kaq kollaj do e kishte bërë tërë bota këtë sport, e kanë bërë në pjesë të caktuara dhe kanë marrë mbrapsht mësime të hidhura, por i kanë marrë vonë. Përpara sa të jetë vonë është e rëndësishme që t’u komunikohet në mënyrë të vazhdueshme që çmimet të jenë të arsyeshme, askush nuk mund t’ua imponojë, por ama është dhe çështje dijeje”, tha Rama.

The post Edhe Rama e pranon: Çmime katastrofike në Vlorë dhe Sarandë appeared first on Albeu.com.

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,70% në raport me vendimin e datës 29.4.2024.

Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,829 den/kg dhe do të jetë 45,832 den/kg.

Nga data 8.5.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 86,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 88,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 74,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 74,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 45,832 (denarë/kilogram).

The post Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Albeu.com.