cmim rekord Archives - Albeu.com

Rubini më i madh ndonjëherë del në ankand, pritet të arrijë çmim rekord
Një rubin 55,22 karatësh, më i madhi ndonjëherë, nëse shitet për mbi 30,3 milionë dollarë, do të cilësohet si më i vlefshmi nga të gjitha gurët e këtij lloji që është shfaqur ndonjëherë në ankand.

Guri do të dalë në ankand në Nju Jork në qershor, më pak se një vit pasi firma kanadeze Fura Gems e zbuloi atë në një nga minierat e saj në Mozambik.

Sotheby’s e përshkroi xhevahirin si “shumë të rrallë” dhe “rubinin më të vlefshëm dhe më të rëndësishëm” që ka dalë ndonjëherë në treg. I quajtur Estrela de Fura (ose Ylli i Fura në gjuhën zyrtare të Mozambikut, portugalisht), guri pritet të arrijë më shumë se 30 milionë dollarë, tha shtëpia e ankandit.

Edhe pse shitjet rekord të gurëve të çmuar dominohen nga diamantet – ato me ngjyra, në veçanti – rubinët konsiderohen gjithashtu ndër gurët e çmuar më të rrallë dhe më të vlefshëm në botë. Rekordi aktual i ankandit për një rubin u vendos nga Sunrise Ruby, një gur 25,59 karatësh i gjetur në Myanmar që arriti në 30,3 milionë dollarë në Gjenevë, Zvicër, në 2015.

Estrela de Fura u pre nga një gur i ashpër që bëri bujë kur u zbulua nga minatorët korrikun e kaluar. Fillimisht me peshë 101 karat, pothuajse dy herë më shumë se në formën e tij aktuale, ai ishte rubini më i madh me cilësi të çmuar i zbuluar ndonjëherë.

Guri i madh u pre në një formë më të vogël simetrike dhe u lëmua, procese që heqin papastërtitë dhe përmirësojnë ngjyrën dhe shkëlqimin e një guri të çmuar përpara se të hidhet në treg.

Mozambiku është tani një nga vendet më produktive në botë për nxjerrjen e rubinëve./Albeu.com/

The post Rubini më i madh ndonjëherë del në ankand, pritet të arrijë çmim rekord appeared first on Albeu.com.

Dje në Kosovë kapi 3.49 euro për litër, por sa arriti sot vaji në vendin tonë?
Çmimi i vajit të lulediellit për muajin mars është rritur 32.5% në krahasim me muajin shkurt të këtij viti.

Çmimi i vajit “Floriol” i importuar nga Hungaria për muajin mars u tregtua me pakicë 330 lekë/litër nga 249 lekë/litër që u shit në shkurt. Në të njëjtat nivele rritje për muajin mars ka shënuar edhe vaji i misrit (31%) shitet 340 lekë/litër nga 260 lekë/litër që është shitur më parë.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Erbiron sh.p.k”, e cila ka ekskluzivitetin e importit të vajit të botiluar hungarez “Floriol”, Tedi Maraj, tha për “Monitor” se aktualisht po furnizohen me çmim 1,8 euro/litër, pa përfshirë kostot e larta të transportit dhe TVSH-në. Sipas tij rritja e çmimit është ndikuar së tepërmi nga mbyllja e importeve pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, panikut të krijuar në tregjet europiane për gjetjen e furnizimeve dhe shtrenjtimi i tarifave të transportit.

“Për shkak të luftës Rusi-Ukrainë shumica e grosistëve të vajit në Europë i janë drejtuar Hungarisë për importe. Për shkak të mungesës të importeve nga Rusia dhe Ukrainë, kërkesa e lartë e Europës e ndikuar edhe nga paniku, po synohet të përballohet më tepër nga Hungaria dhe shtetet e tjera të Europës. Shumë kompani nga Italia dhe Kosova madje kanë kërkuar të bëjnë vajin nga ne, për shkak edhe të bllokimit të importit nga Serbia, por e kemi të pamundur t’i furnizojmë, pasi parësor është tregu vendas. Aktualisht çmimi i furnizimeve të vajit nga Hungaria është 1,8 euro/litër, pa përfshirë transportin dhe TVSH-në”, nënvizon z. Maraj.

Importuesit paralajmërojnë vështirësi për furnizimin e vajit nga muaji prill, pasi Hungaria ka njoftuar rritjen e çmimit në 2,8 euro/litër, ndërsa tarifat e transportit janë rritur 40%. “Për muajin mars kemi siguruar furnizim me çmim 1,8 euro/litër. Nuk do të ketë mungesë në treg. Për muajin prill furnizimi me vaj luledielli parashikohet të jetë shumë i vështirë për shkak të shtrenjtimit të lartë të çmimit. Në kahun tjetër edhe tarifat e transportit janë shtrenjtuar. Para muajit janar 2021 tarifa e transportit për 1 tren (15 vagona) me vaj luledielli kushtonte 28,000 euro. Aktualisht çmimi është 46,000 euro. Prioritet për kompaninë është furnizimi me vaj luledielli për konsumatorin shqiptar, pavarësisht kostove të larta”, thotë përfaqësuesi i kompanisë “Erbiron”.

Importet e “Vajra dhe dhjamëra kafshore apo vegjetale” nga Rusia u rritën me 10% në 2021-n në krahasim me një vit më parë, sipas të dhënave të INSTAT, duke përbërë 17% të totalit. Në të njëjtën linjë u rritën importet nga Hungaria (3,5%), Italia (4%), ndërsa importet nga Ukraina pësuan rënia 7%.

Rusia, Ukraina, Hungaria, Serbia dhe Bullgaria janë furnizuesit kryesorë të tregut shqiptar me vaj ushqimor luledielli. Më pas e ndjekin edhe shtete të tjera të Europës, si Italia, Gjermania dhe Greqia, por në sasi më të vogël. Në Shqipëri, aktualisht nuk punon asnjë rafineri e përpunimit të vajit grexho (vaj i papërpunuar). Kompanitë vetëm sa ambalazhojnë me logon e tyre vajin e përpunuar të importit./Monitor/

The post Dje në Kosovë kapi 3.49 euro për litër, por sa arriti sot vaji në vendin tonë? appeared first on Albeu.com.

Abuzim? Nafta kap çmimin rekord në vend, kjo është përgjigja e ekspertëve
Të shtunën çmimi i naftës në Shqipëri arriti rekordin e tre dekadave të fundit, 234 lekë për litër, duke detyruar shumë qytetarë të mbyllin automjetet që o përdorin për punë në shtëpi.

Tabelat janë filmuar sot në disa prej pikave kryesore të tregtimit të karburantit në Tiranë.

Shtrenjtimi me 42 lekë për litër është i treti brenda dy ditësh. Një litër naftë të mërkurën mund ta blije me 192 lekë.

Rritja e parë e çmimit në vendin tonë u reflektua kur nafta në bursë arriti 110 dollarë për fuçi ndërsa e dyta kur shkoi në 118 dollarë fuçia.

Të premten çmimi në bursat ndërkombëtare pësoi rënie të lehtë. Fuçia u tregtua me 113 dollarë ndërsa sot ajo shitet me 115.6 dollarë.

Megjithatë në Shqipëri shtrenjtimi I arit të zi nuk po ndalet. Tregtarët e justifikojnë me situatën e krijuar për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, por ekspertët e ekonomisë e cilësojnë abuzive.

Ata thonë se efektet nuk mund të ndjehen menjëherë në ekonominë tonë.

Nga ana tjetër neni 9 u ligjit për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tij parashikon që kompanitë e shumicës të kenë rezerva karburanti për tre muaj me qëllim ndalimin e rritjes së çmimit.

Specialistët e fushës i sugjerojnë qeverisë që gjatë kësaj periudhe të rishikojë taksat e aplikuara të cilat arrijnë rreth 120 lekë për litër dhe të nxisë konkurrencën në treg.

Në Shqipëri çmimi më I lartë I naftës, 190 lekë litri u arrit në vitet 2008 – 2009 kur ari I zi në bursa I kaloi 140 dollarë fuçia, por dhe atëherë një litër kushtonte 44 lekë më pak se sot.

The post Abuzim? Nafta kap çmimin rekord në vend, kjo është përgjigja e ekspertëve appeared first on Albeu.com.