Çmenduria e Putin Archives - Albeu.com

Shkruan Paul Krugman: Si do ta ndikojë ekonominë botërore çmenduria e Putinit
Paul Krugman – The New York Times

Kur Vladimir Putin filloi pushtimin e Ukrainës, shumica menduan se ai do të merrte kontrollin e vendit shumë shpejt. Sigurisht që ushtria e madhe ruse do të pushtonte Kievin dhe qytetet e tjera të mëdha brenda pak ditësh dhe me siguri përgjigjia e Perëndimit do të ishte e zbehtë.

Në vend të kësaj, ja ku jemi, pas 14 ditësh, me Kievin dhe Kharkivin ende në këmbë dhe forcat pushtuese të bllokuara nga rezistenca e ashpër ukrainase (e ndihmuar nga një fluks i shpejtë i armëve perëndimore) dhe problemet katastrofike logjistike.

Në të njëjtën kohë, sanksionet perëndimore kanë goditur ekonominë ruse dhe sigurisht sanksionet e ardhshme mund të jenë edhe më të ashpra. Natyrisht e gjithë kjo mund të ndryshojë: forcat ruse mund të rigrupohen dhe të rifillojnë ofensivën, dhe gjithashtu qeveritë perëndimore mund të fillojnë të heqin sanksionet, shkruan abcnews.al

Tani për tani, megjithatë, Putin po përballet me pasoja shumë më të rënda nga sa mund ta kishte imagjinuar.

Ngjarjet në Ukrainë dhe Rusi, në veçanti, do të shkaktojnë kosto të mëdha për ekonominë botërore. Por lind pyetja sa serioze do të jenë pasojat?

Pasojat do të jenë të këqija por jo katastrofike. Në mënyrë të veçantë, sanksionet ndaj Putinit duket se nuk ka gjasa të jetë aq të këqija sa sanksionet ndaj naftës që tronditën ekonominë botërore në vitet 1970.

Ashtu si në vitet 1970, goditja për ekonominë botërore po vjen nga çmimet e mallrave. Rusia është një eksportues kryesor i naftës dhe gazit natyror; si Rusia ashtu edhe Ukraina janë ose ishin -eksportuesit kryesorë të grurit.

Pra, lufta ka ndikuar si në çmimet e energjisë ashtu edhe në çmimet e ushqimeve.

Le tia nisim nga energjia. Deri më tani, sanksionet e vendosura nga Europa kundër Rusisë nuk prekin eksportet e naftës dhe gazit; Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar importet e naftës nga Rusia, por kjo nuk do të ketë shumë rëndësi, sepse Amerika mund të blejë dhe Rusia mund të shesë diku tjetër.

Megjithatë, tregjet janë tronditur sikur furnizimet do të ndërpriten, ose nga sanksionet e ardhshme ose sepse kompanitë globale të energjisë. Si rezultat, çmimi i naftës është rritur pothuajse në të njejtin nivel gjatë revolucionit iranian në 1979.

Dhe shumica e ekspertëve janë të habitur nga rritja e madhe e çmimit të naftës. Po, Rusia është një prodhues i madh i naftës. Vendi përbën vetëm rreth 11 për qind të prodhimit botëror, ndërsa Gjiri Persik prodhoi një të tretën e naftës botërore në vitet 1970.

Sigurisht që një vend si Rusia do të gjejë mënyra të tjera për të shitur naftën e saj pavarësisht sanksioneve perëndimore. Për më tepër, ekonomia botërore është shumë më pak e varur nga nafta seç ka qenë dikur.

Numri i fuçive të naftës që përdoren sot janë sa gjysma në vitet 1970.

Po gazi natyror? Europa është e varur nga Rusia për furnzimin me gaz. Por konsumi i gazit është sezonal.

Pra, ndikimi i bllokimit të gazit rus nuk do të jetë aq i madh deri në fund të këtij viti, duke i dhënë Europës më shumë kohë për të marrë masat e nevojshme. Në përgjithësi, kriza energjetike e shkaktuar nga Putini do të jetë serioze, por ndoshta jo katastrofike.

Shqetësimi më i madh për Shtetet e Bashkuara, të paktën, është politik. Duke lënë menjëanë politikën, furnzimi me ushqime mund të jetë në fakt një çështje më shqetësuese se energjia, raporton abcnews.al

Para luftës së Putinit, Rusia dhe Ukraina së bashku përbënin më shumë se një të katërtën e eksporteve botërore të grurit. Tani Rusia është e sanksionuar dhe Ukraina është një zonë lufte. Nuk është për t’u habitur që çmimet e grurit janë rritur nga më pak se 8 dollarë në 13 dollarë përpara se Rusia të fillonte të vendoste forcat e saj rreth Ukrainës.

Në rajone të pasura si Amerika e Veriut dhe Europa, kjo rritje e çmimeve do të jetë e dhimbshme, por në pjesën më të madhe e tolerueshme, sepse konsumatorët e vendeve të përparuara shpenzojnë një përqindje shumë të vogël të të ardhurave të tyre për ushqim.

Për vendet më të varfra, ku ushqimi përbën shumicën e buxhetit familjar, tronditja do të jetë shumë më e madhe.

Së fundmi, çfarë ndikimi do të ketë lufta në Ukrainë në politikën ekonomike?

Rritja e çmimeve të naftës dhe ushqimeve do të rrisë normën e inflacionit, i cili tashmë është jashtëzakonisht i lartë. Në përgjithësi, goditja që ka marrë Rusia sigurisht do të ndikojë në ekoniminë ruse por jo aq sa shumica kanë menduar.

Nëse Putin imagjinon se ai mund të “blejë” botën, ky është ndoshta një nga llogaritë e gabuara të tij.

The post Shkruan Paul Krugman: Si do ta ndikojë ekonominë botërore çmenduria e Putinit appeared first on Albeu.com.