cilësia e punës Archives - Albeu.com

Studimi/ Cilësia e punës, punonjësit shqiptarë ndër më të pakënaqurit e Europës! Ja 7 arsyet
Cilësia e punës nuk përcaktohet vetëm nga paga, por nga një kombinim faktorësh që ndikojnë në përvojën e përgjithshme të punës dhe në jetën personale të individit.

Krahas të ardhurave janë dhe gjashtë faktorë të tjerë që ndikojnë, konkretisht Cilësia e kohës së punës; Perspektiva dhe siguria në punë; Aftësitë dhe autonomia në punë; Intensiteti i punës; Mjedisi social në punë; Mjedisi fizik i punës. Këto faktorë së bashku japin një panoramë të plotë të kushteve të punës.

Sipas studimit të fundit të Eurofound, një projekt i Komisionit Europian, këta shtatë elementë lidhen drejtpërdrejt me mirëqenien, motivimin, produktivitetin dhe shëndetin e punonjësve.

Eurofound ka matur cilësinë e punës në anketimin mbi kushtet e punës dhe punën e qëndrueshme, që realizohet një herë në 5 vjet dhe u publikua në prill, ku krahas shteteve të BE-së përfshihen dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Vlera e indeksit për çdo tregues matet nga 0 (situata më e keqe, në 100 ((situata më e mirë).

Një cilësi më e lartë e punës shoqërohet me më shumë kënaqësi në jetë, angazhim më të madh në punë, besim më të lartë social dhe më pak gjasa që punonjësit të largohen nga puna.

Sipas raportit, ka dallime të ndjeshme në pikët e cilësisë së punës mes vendeve, të cilat pasqyrojnë përbërje të ndryshme të fuqisë punëtore, kuadre institucionale dhe rregullore të ndryshme.

Danimarka, Finlanda, Luksemburgu, Holanda dhe Norvegjia, raportojnë pikët më të larta të cilësisë së punës në shumicën e dimensioneve, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor raportojnë mesatarisht pikët më të ulëta.

Punonjësit shqiptarë raportojnë pakënaqësitë më të mëdha për të ardhurat, cilësinë e kohës së punë, mjedisin social e fizik, mungesën e perspektivës, ngarkesën në punë ndërsa janë pak më pozitivë në zhvillimin e aftësive të tyre për punë.

Të ardhurat, shqiptarët ndër më të pakënaqurit

Pakënaqësinë më të madhe punonjësit shqiptarë e kanë në lidhje më të ardhurat, ku renditen në fund të listës, së bashku me malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, me 53 pikë, nga 58, që është mesatarja europiane, ndërsa Greqia është në fund të listës me 52 pikë.

I njëjti raport gjeti se 39% e punonjësve shqiptarë kanë vështirësi, ose shumë vështirësi për të mbyllur muajin, nga 8% që është mesatarja europiane.

Kjo përqindje është më e larta në Europë dhe ka shumë diferencë me shtetet e tjera. Vendi i dytë pas nesh është Greqia, ku 21% e të anketuarve pohojnë se nuk shtyjnë dot fundin e muajit.

Interesant është që punonjësit e Kosovës, ndonëse është vendi më paga më të ulëta në Europë, nuk janë në fund të listës në treguesin e të ardhurave, duke u renditur me 58 pikë, në nivelin e mesatares së Europës dhe më lart se vende si Franca, Spanja, apo Italia.

Treguesi i të ardhurave (Earnings) mat në çfarë mase puna arrin të sigurojë jetesën e punonjësit. Ai përfshin nivelin e të ardhurave, parashikueshmërinë e tyre dhe sa të drejta perceptohen ato në raport me përpjekjen dhe punën e kryer.

Cilësia e kohës së punës, të parafundit

Një tjetër tregues ku Shqipëria është e parafundit është ai i cilësisë së kohës së punës, me 64 pikë (nga 75 mesatarja europiane), duke lënë pas vetëm Malin e Zi.

Treguesi i cilësisë së kohës së punës (Working time quality) vlerëson cilësinë e kohës së kaluar në punë. Ai fokusohet te kohëzgjatja e orarit të punës, puna në orare jo standarde, fleksibiliteti dhe parashikueshmëria e orareve, si dhe kontrolli që punonjësit kanë mbi kohën e tyre të punës.

Punonjësit shqiptarë punojnë në një mjedis social negativ

Një tjetër tregues ku Shqipëria është e parafundit lidhet me mjedisin social, me 73 pikë, nga 79 mesatarja europiane, duke lënë pas vetëm Malin e Zi.

Mjedisi social (Social environment), lidhet me nevojën e punonjësve për marrëdhënie mbështetëse në vendin e punës, si me kolegët ashtu edhe me drejtuesit. Ai përfshin mungesën e sjelljeve negative sociale dhe cilësinë e menaxhimit.

Mjedis më i rëndë fizik në Europë për Shqipërinë dhe Kosovën

Edhe për mjedisin fizik, Shqipëria renditet e parafundit në Europë (70 pikë nga 81 mesatarja e BE-së), duke lënë pas vetëm Kosovën.

Treguesi i mjedisit fizik (Physical environment) mat ekspozimin ndaj rreziqeve fizike dhe kërkesave fizike në vendin e punës.

Pa perspektivë

Edhe për perspektivën në punë, punonjësit shqiptarë renditen nga fundi, me 72 pikë, kundrejt mesatares europiane prej 75 pikësh, duke lënë pas Sllovakinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Çekinë dhe Malin e Zi dhe Kosovën (që është e fundit në Europë për mungesën e perspektivës në punë).

Treguesi i perspektivës (Prospects), lidhet me nevojën e punonjësve për siguri dhe kontroll mbi të ardhmen. Ai përfshin perspektivat e karrierës, sigurinë e vendit të punës, cenueshmërinë dhe statusin e punësimit, duke qenë se këta faktorë ndikojnë në aksesin ndaj mbrojtjes sociale.

Ngarkesë e lartë në punë

Punonjësit shqiptarë mendojnë se kanë një intensitet relativisht të lartë në punë, me 60 pikë, nga 67 që është mesatarja europiane, duke lënë pas Norvegjinë, Kosovën, Malin e Zi, Maltën dhe Qipron.

Treguesi i Intensiteti të punës (Work intensity) i referohet ritmit me të cilin kryhet puna gjatë orarit të punës. Ai merr në konsideratë ngarkesën dhe kërkesat emocionale të punës, si dhe kufizimet që ndikojnë në ritmin e punës. Këto kufizime mund të vendosen nga klientët, menaxherët ose objektivat e prodhimit. Sa më shumë kufizime të ketë, aq më e vështirë bëhet të punohet me ritmin e preferuar dhe aq më i lartë është rreziku i përplasjes së prioriteteve.

Punonjësit shqiptarë besojnë në aftësitë e veta në punë

Më mirë Shqipëria renditet në treguesin e aftësive të punës, me 55 pikë, shumë afër mesatares së BE-së prej 57 pikësh, duke lënë pas shumë shtete si Spanja, Mali i Zi, Portugalia, Greqia, Italia. Por edhe në këtë tregues Kosova është shumë mbi ne (60 pikë).

Treguesi i aftësive dhe autonomisë (Skills and discretion) lidhet me nevojën e punonjësve për të përdorur dhe zhvilluar aftësitë e tyre në punë, si dhe për t’u zhvilluar përmes përvojës profesionale. Ai përfshin aspektet njohëse të punës, mundësitë për zhvillim, lirinë në vendimmarrje, pjesëmarrjen në organizatë dhe trajnimet.

Anketa

Anketa Europiane për Kushtet e Punës 2024, e publikuar në prill të këtij viti ofron një panoramë të plotë të cilësisë së punës në Europë, duke analizuar karakteristikat e fuqisë punëtore, vendet e punës, cilësinë e punës dhe cilësinë e jetës në punë.

Anketa është një instrument i rëndësishëm për politikëbërësit, pasi nxjerr në pah rolin e cilësisë së punës në arritjen e një rritjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Europë.

Gjetjet e anketës bazohen në 36,644 intervista ballë për ballë, të zhvilluara në 35 vende. Çdo intervistë zgjati rreth 45 minuta, duke ofruar një pasqyrë unike mbi gjendjen e punës në Europë.

Kjo anketë është zhvilluar në mënyrë të rregullt që nga viti 1990, duke ofruar një seri të krahasueshme të të dhënave për kushtet e punës në Europë në intervale pesëvjeçare./Monitor

The post Studimi/ Cilësia e punës, punonjësit shqiptarë ndër më të pakënaqurit e Europës! Ja 7 arsyet appeared first on Albeu.com.