cilesi e dobet Archives - Albeu.com

Banka Botërore: Shqipëria shpenzon shumë, por projektet mbeten pa cilësi, rrugët në gjendje të dobët, mbingarkesë trafiku dhe ndotje
Një studim i ri i Bankës Botërore mbi financat publike të Shqipërisë, ngre shqetësime të forta për mënyrën si përdoren fondet publike, duke theksuar se vendi përballet me kosto të larta në sektorin e transportit dhe me probleme serioze në cilësinë e projekteve infrastrukturore.

Raporti “Albania Public Finance Review 2025”, analizon shpenzimet publike dhe vlerëson se përmirësimi i cilësisë së investimeve, sidomos në transport, është thelbësor për rritjen ekonomike dhe për afrimin me Bashkimin Europian.

Sipas raportit, Shqipëria ka bërë investime të konsiderueshme në infrastrukturë, duke çuar gati 6% t ë PBB-së për investime publike, por rrjeti i transportit vazhdon të vuajë nga probleme të mëdha.

Rrugët karakterizohen nga gjendje e dobët, mbingarkesë trafiku dhe ndotje, ndërsa transporti hekurudhor dhe ai detar mbeten të penguar nga infrastruktura e vjetruar.

Banka Botërore, thekson se eliminimi i jo-efikasitetit në investimet infrastrukturore mund të rrisë ndjeshëm cilësinë e përgjithshme të infrastrukturës në vend.

Në mënyrë konkrete, përmirësimi i efikasitetit të shpenzimeve në energji dhe transport mund të rrisë indeksin e infrastrukturës me deri në 18.6%.

Kjo do të përmirësonte konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe cilësinë e shërbimeve publike, duke ulur kostot për bizneset dhe qytetarët.

Raporti paralajmëron se rreziqet fiskale në Shqipëri, lidhen edhe me detyrimet nga ndërmarrjet shtetërore dhe partneritetet publike-private (PPP), veçanërisht në sektorët e energjisë dhe transportit.

Efikasiteti i dobët i investimeve publike mbetet një shqetësim i vazhdueshëm, duke rritur presionin mbi financat publike dhe duke kufizuar efektin e investimeve në rritjen ekonomike.

Ekspertët vlerësojnë se përmirësimi i transparencës dhe menaxhimit të projekteve infrastrukturore, është thelbësor për të shmangur rritjen e borxhit dhe për të siguruar që investimet të japin rezultatet e pritshme.

Një tjetër problem i madh lidhet me ndikimin e ndryshimeve klimatike. Sektori i transportit dhe energjisë konsiderohet shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike, ndërsa financimi për menaxhimin e fatkeqësive dhe mbrojtjen e mjedisit mbetet i pamjaftueshëm.

Për t’u afruar me standardet rajonale, Shqipërisë do t’i duhet të rrisë shpenzimet për klimën dhe mjedisin me 0.4–0.9% të PBB-së.

Banka Botërore rekomandon që Shqipëria të fokusohet në përmirësimin e përzgjedhjes së projekteve infrastrukturore, rritjen e efikasitetit të shpenzimeve, forcimin e institucioneve dhe monitorimit të investimeve.

Sipas raportit, pa rritjen e cilësisë së investimeve dhe pa projekte më të përgatitura, shpenzimet e larta në transport rrezikojnë të mos japin efektin e pritur në zhvillimin ekonomik.

Studimi thekson se Shqipëria nuk ka problem vetëm nivelin e investimeve në transport, por mbi të gjitha cilësinë dhe efikasitetin e tyre.

Përmirësimi i menaxhimit të projekteve dhe rritja e transparencës konsiderohen vendimtare për rritjen ekonomike dhe afrimin me BE-në. / Monitor

The post Banka Botërore: Shqipëria shpenzon shumë, por projektet mbeten pa cilësi, rrugët në gjendje të dobët, mbingarkesë trafiku dhe ndotje appeared first on Albeu.com.