cikloni Archives - Albeu.com

Stuhi dhe dëborë/ Bëhuni gati, cikloni po vjen drejt Shqipërisë
Masat ajrore të lagështa të shkëputura nga disa qendra të thella presioni me origjinë nga cikloni i Islandës, do të bëjnë që vendi ynë këtë fundjavë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Vranësirat nuk do të mungojnë e as intervale të herëpasherëshme kthjellimi.

Reshjet e shiut do të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Në orët e pasdites në intervale të shkurtra kohore në Veriperëndim të vendit, reshjet parashikohen me intenistet mesatar e lokalisht të lartë në formën e stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ditën e Diel reshjet do të ulin intensitetin, por do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme në një pjesë të madhe të territorit në formën e shtrëngatave të karakterit lokal prej orëve të para të mëngjesit.

Në veriperëndim, reshjet parashikohen me intenistet deri mesatar në formën e rrebesheve të shpejta.

Reshjet e dëborës në Alpe parashikohen në formën e stuhive të dëborës, ndërsa në majat e maleve në verilindje e juglindje të vendit do të jenë me intensitet të ulët.

Vlen të theksohet si intensive e relativisht problematike elementi i erës me drejtim nga kuadrati i jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet arrin shpejtësi deri 17m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-5 ballë.

The post Stuhi dhe dëborë/ Bëhuni gati, cikloni po vjen drejt Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Madagaskari goditet nga cikloni “Freddy”, një person humb jetën
Cikloni Freddy goditi Madagaskarin këtë mbrëmje, i shoqëruar nga erëra të forta dhe shi i dendur. Autoritetet në vendin ishullor të Afrikës Lindore kanë pezulluar funksionimin e shkollave dhe transportit publik, ndërkohë që raportojnë vdekjen e parë për shkak të ciklonit.

Sipas shërbimit meteorologjik të Madagaskarit, bëjnë me dije se cikloni Freddy filloi sonte në vendin ishullor, me erëra që fryjnë me një shpejtësi mesatare prej 130 km/h deri në 180 km/h. Në një deklaratë lidhur me këtë, u theksua rreziku me të cilin përballen zonat bregdetare, duke përmendur reshjet e dendura dhe dallgët prej më shumë se 8 metra larg bregut juglindor.

Një 27-vjeçar u mbyt pranë portit të Mahanoro, ndërsa më shumë se 7,000 njerëz u zhvendosën në rajonin e Vatovavi, tha agjencia kombëtare e fatkeqësive.

“Çatitë e shtëpive u hoqën nga erërat e forta,” tha Tania Rajaonarivoni, një banore e qytetit Mananjari.

Pothuajse një muaj pas stuhisë tropikale Seneso që vrau 33 njerëz dhe la mijëra të pastrehë, Madagaskari po përballet me një ciklon shkatërrues.

Cikloni Freddy më pas pritet të niset drejt perëndimit dhe të godasë Mozambikun dhe Zimbabven.

The post Madagaskari goditet nga cikloni “Freddy”, një person humb jetën appeared first on Albeu.com.

Cikloni “Gabrielle” shkakton dëme katastrofike në Zelandën e Re
Cikloni “Gabrielle” u largua nga Zelanda e Re, por dëmet që la pas stuhia janë katastrofike. Katër njerëz mbeten të vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Autoritetet vlerësojnë se më shumë se 9,000 njerëz janë zhvendosur deri më tani, me rreth 3,000 të vendosur në strehimore të përkohshme. Mbrojtja ka vendosur mbi 700 personel së bashku me katër avionë, shtatë helikopterë dhe dy anije për të ndihmuar në shpëtimin e atyre që janë bllokuar nga përmbytjet dhe për të ofruar furnizime thelbësore në qytetet e izoluara.

Përmbytjet e fuqishme shkaktuan dëme në bagëti dhe tokat bujqësore, ndërsa qindra shtëpi janë shkatërruar. Banorëve në zonat e goditura më rëndë tani u kërkohet të kursejnë ujin dhe ushqimin për shkak të frikës nga mungesat pasi cikloni detyroi Zelandën e Re të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme për të tretën herë në historinë e saj.

Në një pjesë të ishullit verior të Zelandës së Re, ku jetojnë rreth 75% e 5 milionë banorëve të vendit, po përballen me përmbytjet më të fuqishme në histori. Muajin e kaluar, reshjet në Auckland shkaktuan dëme të konsiderushme dhe qeveria u kritikua për mosreagimin siç duhet. Lumenjtë në Gjirin e Haëke vazhdojnë të paraqesin rreziqe dhe autoritetet urdhëruan evakuime. Energjia elektrike vijon të jetë e ndërprerë për mbi 160 mijë familje.

Shërbimi meteorologjik “WeatherWatch” raporton se cikloni “Gabrielle” tani është drejtuar në lindje të vendit. Fluturimet e brendshme dhe ndërkombëtare kanë rifilluar edhe pse shërbimet mund të jenë të kufizuara për shkak të motit të keq në vende të tjera.

The post Cikloni “Gabrielle” shkakton dëme katastrofike në Zelandën e Re appeared first on Albeu.com.

Rrufe dhe breshër, “trazohet” moti: A do të prekë Shqipërinë cikloni që pritet të godasë Ballkanin
Temperatura ekstreme kanë pushtuar gjithë Evropën. Megjithatë një ciklon depërton drejt verilindjes së kontinentit  nesër dhe në kuadër të tij një front i fuqishëm i ftohtë ajror arrin deri në Gadishullin Ballkanik duke shkaktuar destabilizim të motit dhe ulje të temperaturave. Por fronti nuk do të sjellë reshje në Shqipëri, me përjashtim të disa zonave në veri dhe lindje të vendit ku priten rrebeshe afatshkurtra lokale shiu të dielën.

Fronti pritet të sjellë reshje intensive shiu dhe rrebeshe të fuqishme me breshër në Bosnjë dhe Hercegoinë, Serbi dhe Mal të Zi, ndërsa me ardhjen e tij në Kosovë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe mundësi për breshër, më të theksuara në veriperëndim, veri dhe verilindje të Republikës së Kosovës.

Para ardhjes së frontit do të jemi nën ndikimin e masave mjaft të nxehta ajrore para-frontale dhe erërave të nxehta nga jugperëndimi, ndërsa me ardhjen e frontit do të fillojnë të fryjnë erëra kalimthi të fuqishme nga veriperëndimi, e pastaj nga veriu e verilindja të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave.

Rrebeshe lokalisht të fuqishme nesër pasdite vonë dhe gjatë natës ose mëngjesit të së dieles priten në veriperëndim, veri dhe verilindje të Kosovës, por lokalisht edhe në pjesë tjera të vendit tonë, ndërsa rrebeshet më të fuqishme nga ky front pritet të ketë që nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi. Rrebeshe të izoluara priten edhe në Maqedoninë Veriore, ndërsa më së paku reshje priten në Shqipëri dhe disa vise të Kosoves dhe Maqedonisë së Veriut ku pritet të ketë rajone pa asnjë pikë shiu. Ky front do të japë fund valës mjaft të fuqishme të nxehtësisë në Ballkan, ndërsa do ta dobësojë në viset tjera si në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore. Pra, para nesh mot i ndyshueshëm, fillimisht mjaft i nxehtë dhe me erëra të nxehta, pastaj ndryshim gradual, shtim i vranësirave pasditen e vonshme të së shtunës dhe rrebeshe shiu vetëm në disa rajone.

Të dielën mot më i këndshëm, me intervale kohore me diell, vranësira dhe rrebeshe ose riga lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

The post Rrufe dhe breshër, “trazohet” moti: A do të prekë Shqipërinë cikloni që pritet të godasë Ballkanin appeared first on Albeu.com.

Cikloni godet Shqipërinë, qytetet që pritet të prekë
Veriu i vendit dhe një pjesë e Shqipërisë së mesme nesër dhe pasnesër do të jenë nën pushtetin e shiut. Qendra ciklonike e pozicionuar në gadishullin Apenin, po zhvendoset drejt brigjeve të Adriatikut. Kjo do të sjellë stuhi dhe erë të fortë.

Moti i keq ka goditur fillimisht pjesën e veri-perëndimit të vendit dhe në orët në vazhdim do të prekë të gjithë veriun për të zbritur nesër në Shqipërinë e mesme. Të hënën reshjet do të fillojnë që të largohen nga territori ynë.

E Premte 22 Prill 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje me stuhi në zonën e Shkodrës dhe verilindje, ndërsa zona e ulët dhe jugu do të jetë me vranësira dhe kthjellime. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 20-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 2,0 deri në 3,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 7-20°C

Zona e ulët 12-25°C

Zona bregdetare 14-25°C

E Shtunë 23 Prill 2022

Moti do të jetë me vranësira kthjellime dhe reshje me të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 8-19°C

Zona e ulët 8-23°C

Zona bregdetare 12-22°C

The post Cikloni godet Shqipërinë, qytetet që pritet të prekë appeared first on Albeu.com.