cikli menstrual Archives - Albeu.com

Si të kontrolloni emocionet gjatë ciklit menstrual
Na vjen keq ta pranojmë, por të gjitha bëhemi pak të çmendura gjatë asaj periudhe të muajit. Kemi ‘urryer’ çdo djalë që na ka thënë se jemi të ndjeshme për shkak të periodave , por thellë-thellë ne e dimë se kjo është e vërtetë. Megjithatë ja disa gjëra që mund t’ju ndihmojnë ju të kontrolloni emocionet gjatë asaj periudhe të muajit dhe t’jua bëjnë gjërat edhe më të thjeshta.

1- Bëni diçka që ju relakson, si psh: Joga

Stresi i punës, shkollës apo lidhjes suaj i bën emocionet edhe me të forta ndaj ju duhet të relaksoheni në mënyrë që të largoheni pak nga problemet e ditës. Mund të meditoni, të bëni joga nëse doni të ndjeheni të qeta, por mund të praktikoni kick-box ose të bëni vrap nëse doni të shfryni mërzitjen.

2 – Shmangni dëshirën për të ngrënë të ëmbla

Nuk duhet të ndiheni të frikësuara për ta trajtuar mirë veten gjatë periodave, por kjo nuk do të thotë t’i futeni me kokë kafeinës dhe ëmbëlsirave. Këto e bëjnë stomakun tuaj të ndihet keq ndaj më mirë hani porcione të vogla të herë pas hershme. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë psikologjikisht dhe si rrjedhim do të përmirësojë edhe gjendjen tuaj shpirtërore.

3 – Mallko periodat, jo veten:)

Nëse do të përfundoni duke i ulëritur të dashurin tuaj për një idiotësi ose do të qani me një video në Youtube kuptojeni që është faji i periodave. Thjesht kërkojini falje partnerit për çfarë thatë dhe bëjeni të kuptoj se nuk i mendoni vërtet ato fjalë.

4 – Mos kini frikë të qani

Nëse ndjeni nevojën për të derdhur lot atëherë bëjeni. Nuk ka asgjë të keqe të derdhësh lot ndonëse nuk ia ke fare idenë se për çfarë po qani. Është një mënyrë për të çliruar stresin ndaj më mirë qani sesa t’i mbani lotët. Mos u ndjeni fajtore për këtë sepse i ndodh të gjithave në këtë periudhë të muajit.

5 – Qëndro brenda dhe bëhuni anti-sociale nëse dëshiron

Ju nuk duhet të mbylleni brenda gjatë kësaj periudhe por nëse nuk jeni në gjendje të dilni me miqtë tuaj, mos e sforconi veten për të qenë e shoqërueshme. Nuk ka asgjë të keqe të qëndrosh në krevat duke parë filma. Nëse kjo ju bën të ndiheni mirë, bëjeni.

6 – Merrni më shumë kalcium

Kalciumi është një mënyrat më të mira për të shpëtuar nga dhimbjet e barkut. Ndaj nëse nuk pushoni së qari nga dhimbjet, provoni të shtoni më shumë kalcium në dietën tuaj. Kjo do ta bëjë trupin tuaj të ndihet më mirë dhe si rrjedhim do të rregullojë gjendjen tuaj shpirtërore.

The post Si të kontrolloni emocionet gjatë ciklit menstrual appeared first on Albeu.com.

A mund ta bëni vaksinën në një nga ditët e ciklit menstrual?
Tani që vendi është i furnizuar me vaksina dhe thuajse të gjithë kanë mundësinë ta bëjnë, është normale të shtrohen pyetje të ndryshme. Ndër to, një nga më të zakonshme është edhe “a mund ta bëj vaksinën gjatë ciklit menstrual” apo se si do ndikojë vaksina tek periodat. Ekspertët thonë se “nuk kanë nevojë ta planifikoni vaksinën gjatë kohës kur jeni ose jo gjatë periodave”.

Sistemi imunitar nuk ndikohet sa duhet as nga vaksina kundër Covid-19 dhe as nga cikli menstrual, kështu që planifikimi i tyre nuk është i nevojshëm. Në fakt, vonimi i vaksinimit për shkak të ciklit thjesht do zgjasë kohën kur ju jeni të pambrojtur, pa ndonjë përfitim të njohur.

Menstruacionet janë një proces kompleks dhe mund të ndikohen nga shumë gjëra, të tilla si ndryshimet mjedisore, stresi, gjumi dhe një sërë ilaçesh. Kur sistemi juaj imunitar po punon shumë sepse jeni vaksinuar ose jeni të sëmurë, mund të përjetoni ndryshime në mënyrën se si reagon endometriumi. Në këtë mënyrë është e mundur që vaksina të ndikojë disi te mesnstruacionet.

Por, ajo që duhet të keni parasysh është se sa herë që shihni një grup të madh njerëzish, gjithmonë do ketë disa që përjetojnë ndryshime te cikli. Për shembull, nëse shikoni një milion njerëz që pinë ujë sot, do të ketë disa njerëz që kanë përjetuar ndryshime në ciklin e tyre menstrual. Kjo nuk do të thotë që pirja e ujit shkakton ndryshime në ciklin menstrual – është thjesht ajo që ndodh kur shikoni një numër të madh njerëzish. Nga qindra miliona vaksina që jepen në të gjithë botën, do të ketë disa njerëz që përjetojnë ndryshime në ciklin e tyre menstrual gjithashtu. Çelësi është të kuptoni nëse e shkakton vaksina dhe nëse është diçka për t’u shqetësuar. Studiuesit janë të bindur se vaksina është e sigurt dhe se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të sugjeruar se duhet të ketë shqetësime mbi ndryshimet e mundshme në ciklin menstrual. Për më tepër, ekspertët mjekësorë vazhdojnë të pohojnë se vaksina e Covid-19 nuk ndikon tek fertiliteti.

Lajmi i mirë është se çdo ndryshim që përjetoni në ciklin tuaj menstrual pas marrjes së vaksinës është i përkohshëm, kështu që kjo nuk duhet të jetë një arsye për të mos u vaksinuar. Sidoqoftë, gratë me shqetësime të caktuara duhet të flasin me mjekun e tyre pasi ciklet mund të vonohen/ndryshojnë edhe për arsye të tjera.

The post A mund ta bëni vaksinën në një nga ditët e ciklit menstrual? appeared first on Albeu.com.

Ndryshime të ciklit menstrual pas vaksinës së Covid-19: Çfarë dihet deri tani
Vaksina e Covid-19 mund të vijë me shumë efekte anësore (krejtësisht normale), si ethe, të dridhura dhe dhimbje muskulore. Pra, është e natyrshme të pyesësh nëse mund të ndikojë përkohësisht në aspekte të tjera të shëndetit, si cikli menstrual.

Së pari, nuk ka asnjë arsye për të mos u vaksinuar gjatë periodave, as CDC dhe as Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) nuk i rendisin si një arsye për të shtyrë vaksinën.

Por përsa i përket asaj se si vaksina ndikon në menstruacionet në përgjithësi, disa gra kanë folur në rrjete sociale se si papritmas po përjetojnë perioda më të rënda se normalja, pas vaksinës.

Në një postim në Twitter, profesoresha e asociuar e Universitetit të Illinois, Kate Clancy, PhD, shkroi:

“Një kolege më tha se ka dëgjuar nga të tjerët se periodat e tyre ishin shumë më të rënda pas vaksine. Jam kurioze të di nëse menstruacionet tuaja kanë parë ndryshime. Unë jam një javë e gjysmë pas dozës së parë të Moderna-s dhe kam më shumë gjakderdhje se zakonisht, si të isha në të 20-at.”

Njerëz të tjerë ndanë historinë e tyre me Clancy. Disa tregonin të njëjtën eksperiencë dhe gra të tjera përmendnin ardhjen e periodave më shumë se një herë brenda muajit.

Pra, a janë ndryshimet në perioda një efekt i vaksinës?

Nuk ka ende një studim të mirëfilltë për këtë lidhje. CDC ka një program mbikëqyrjeje ku çdokush mund të raportojë efektet anësore që ka përjetuar pasi ka bërë vaksinën. Dhjetëra gra raportuan se kishin perioda më të rënda se zakonisht, ngërçe të dhimbshme dhe cikle menstruale të pazakonta pasi u vaksinuan, por duke qenë se çdokush mund të paraqesë gjithçka në sistem, e gjitha është vetëm “anekdotale” në këtë pikë.

Çfarë thonë ekspertët?

Ekspertët thonë se është vërtet e vështirë të dihet me siguri. Për ato gra që raportojnë më shumë dhimbje se zakonisht, “mund të ndodhë që dhimbjet post-vaksinë të kenë një lloj ngjashmërie me dhimbjet normale menstruale”, sipas ekspertit të sëmundjeve infektive, Amesh Adalja.

Gjakderdhja më e madhe është pak më e komplikuar për t’u shpjeguar. Një studim i vogël i 233 grave në moshë riprodhuese me Covid-19 raportoi disa ndryshime menstruale. Nga 177 pacientë me të dhëna për periudhat e tyre, 25% kishin “ndryshime të vëllimit menstrual”, 20% kishin perioda më të lehta se zakonisht dhe 19% kishin një cikël më të gjatë se zakonisht, sipas studimit, i cili u botua në janar në revistën Reproductive BioMedicine Online. Ndoshta është e mundur që vaksina të ketë një efekt të ngjashëm, por kjo nuk dihet me siguri për momentin.

Ekziston gjithashtu mundësia që stresi të luajë një rol. Stresi mund të jetë një justifikim i bezdisshëm dhe disi i paqartë për ndryshimet e lidhura me periodat, por është një mundësi reale, thotë Gloria A. Bachmann, dekane e asociuar për shëndetin e grave në shkollën mjekësore “Rutgers Robert Johnson” në New Jersey.

“Ciklet menstruale mund të ndryshohen ose të ndikohen nga shumë faktorë, duke përfshirë stresin, gjumin e dobët, ushtrimet fizike dhe disa ilaçe”, thotë ajo. “Prandaj, nuk do të ishte aq e pazakontë për disa gra të vinin re, pas vaksinës, ndryshime në periodat tyre.”

Ideja që një vaksinë mund të ndikojë në ciklin e një gruaje është e vështirë për t’u shpjeguar nga pikëpamja biologjike, megjithëse, Mark Turrentine, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë, thotë:

“Nuk ka asnjë mekanizëm biologjik që do të llogariste prishjen e ciklit menstrual pas marrjes së vaksinës Covid-19.

Dr. Turrentine gjithashtu thekson se gjakderdhja e pazakontë vaginale “nuk ishte një efekt anësor i raportuar në asnjë nga provat klinike nga prodhuesit e vaksinave”.

Pavarësisht historive personale nga gratë në internet, ekspertja e shëndetit të grave Jennifer Wider, thotë se thjesht nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të treguar se vaksina mund të ndikojë në ciklet menstruale.

“A mund të ndërveprojë vaksina me hormonet e trupit ose a ekzistojnë faktorë të tjerë si stresi? Kjo mbetet për t’u parë,” thotë ajo./Health

The post Ndryshime të ciklit menstrual pas vaksinës së Covid-19: Çfarë dihet deri tani appeared first on Albeu.com.