cigaret elektronike Archives - Albeu.com

Belgjika do ndalojë cigaret elektronike nga Janari 2024
Nga janari i vitit 2024, Belgjika do të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike (vape-s) për shkak të shqetësimeve lidhur me përdorimin e tyre tek fëmijët.

Ministri i Shëndetësisë, në një deklaratë tha se cigaret elektronike janë krijuar për të tërhequr të rinjtë dhe se numri i të rinjve që filluan të përdorin vape-s është rritur në vitet e fundit.

Ai shtoi se ky trend është shqetësues, pasi më shumë të rinj po konsumojnë vape-s sesa cigare tradicionale.

Edhe pse disa mendojnë se vape-s mund t’i ndihmojnë duhanpirësit të heqin dorë nga cigaret tradicionale, autoritetet shëndetësore janë të shqetësuara për modelet dhe shijet e shumëngjyrshme të vape-s, të cilat tërheqin fëmijët.

Në Belgjikë, shitja e vape-s është tashmë e ndaluar për personat nën moshën 18 vjeç.

Një sondazh i vitit 2022 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, i cili përfshiu 20,000 të rinj belgë të moshës 11 deri 18 vjeç, tregoi se 12% e tyre kishin përdorur vape-s gjatë 30 ditëve të fundit, një numër më i lartë se dyfishi i atij të vitit 2018.

Gjermania dhe Franca po punojnë për të miratuar ligje të ngjashme për ndalimin e vape-s, ndërsa Britania ka planifikuar të ndalojë shitjen e tyre që nga qershori i vitit 2024.

The post Belgjika do ndalojë cigaret elektronike nga Janari 2024 appeared first on Albeu.com.

Ndalohet shitja e cigareve elektronike për moshën nën 18 vjeç
Shitja e produkteve të duhanit, cigareve, cigareve elektronike dhe shishave të nargjileve do të jetë e ndaluar për të gjithë personat nën moshën 18 vjeç. Komisioni Parlamentar i shëndetësisë ka diskutuar dhe miratuar nismën e deputetëve Erion Braçe dhe Etilda Gjonaj, e cila synon mbrojtjen e të miturve nga krijimi i varësisë ndaj duhanit dhe cigareve elektronike. Ndryshimet ligjore të propozuara synojnë gjithashtu të ndalojnë reklamimin e tyre direkt dhe indirekt si dhe tregtimin e tyre me ofertë.

Deputeti Erion Braçe ka theksuar se me qëllim zbatimin e kësaj nisme, përgjegjës për këtë duhet të jenë kompanitë e mëdha të distribucionit të këtyre produkteve si dhe supermarketet e mëdha. Nga ana tjetër theksoi se edhe këto produkte duhet të përfshihen në taksim.

“Duhet te ngarkojmë me përgjegjësi kompanitë e mëdha të distribucionit , ata duhet të ngarkohen me përgjegjësi se ku shitet, supermarketet e mëdha të mbajnë përgjegjësi, sot nuk ka asnjë tabel nëpër supermarkete”.

Ligji parashikon forcim të sanksioneve administrative për shkelësit e ligjit si dhe ndalimin e reklamimeve dhe sponsorizimeve edhe në kanalet mediatike.

The post Ndalohet shitja e cigareve elektronike për moshën nën 18 vjeç appeared first on Albeu.com.

Njëlloj si Marlboro e kuqe, studimi tregon se cigaret me ngrohje shkaktojnë dëme kolosale në mushkëri, deri te kanceri, si cigarja normale
Kohët e fundit në Shqipëri janë futur aparate dhe cigare, të cilat nuk digjen si cigaret klasike, por janë me nxehje.

Nën markën “IQOS” këto cigare reklamohen si më pak të dëmshme krahasuar me cigaret normale, por studimet tregojnë ndryshe. Sipas këtyre studimeve, cigaret me nxehje jo vetëm demtojnë njëlloj mushkëritë dhe trupin si cigaret normale, por dëmi i tyre është i njëjtë me dëmin e shkaktuar nga pirja e një pakete me cigare “Marlboro” e kuqe, shkruan AlbEu.com.

“Marlboro” e kuqe konsiderohet si cigare shumë e fortë, me shumë katran dhe që shkakton shumë dëm në trup prandaj edhe studiuesit e kanë marrë si referencën më të dëmshme kur janë përpjekur të shpjegojnë dëmet e shkaktuara nga cigarette me nxehje, siç janë IQOS.

Studimi është publikuar edhe nga media e njohur britanike DailyMail në një shkrim, i cili vijon si më poshtë:

Shkencëtarët kanë sugjeruar se mund të mos ekzistojë asnjë alternativë e sigurt e pirjes së duhanit.

Edhe pajisjet e duhanit me nxehje mund të shkaktojnë të njëjtin dëm në trup si edhe cigarja klasike, thanë ata.

Në të njëjtën kohë, cigaret elektronike – janë gjithashtu toksike për qelizat që mbrojnë mushkëritë, kështu që edhe këto nuk mund të jenë një alternativë e sigurtë.

Pajisjet elektronike, të përdorura nga mijëra njerëz për të ndaluar pirjen e duhanit, tani mendohet se shkaktojnë dëm në rrugët e frymëmarrjes, probleme me mushkëritë, deri te kanceri i mushkërive.

Hulumtuesit australianë gjetën se grimcat që dalin nga pajisjet me ngrohje si IQOS dëmtojnë qelizat e mushkërive që mbrojnë rrugët ajrore në një mënyrë të ngjashme me tymin e cigareve.

Studimi ka shqyrtuar IQOS, një pajisje duhani me nxehje që ka dalë sëfundmi.

Ata që e shesin pretendojnë se kjo formë e të pirit të cigarës është më pak i demshëm.

Megjithatë, në studim, u gjet se edhe kjo formë dëmton qelizat e mushkërive njerëzore njëlloj si cigarja normale duke ndryshuar strukturën e tyre dhe duke shkaktuar një reagim të fortë të trupit.

Doktori Pawan Sharma drejtoi studimin nga Universiteti i Teknologjisë Sydney, duke shqyrtuar cigare, cigaret elektronike dhe IQOS, që është bërë nga giganti i duhanit Philip Morris International.

Ai tha: ‘Rezultatet tona sugjerojnë se të treja janë toksike për qelizat e mushkërive tona dhe se këto pajisje të reja duhani të nxehtë janë aq të dëmshme sa pirja e cigareve tradicionale.

‘Dëmtimi i këtyre dy llojeve të qelizave të mushkërive mund të shkatërrojë indete mushkërive, duke çuar në sëmundje fatale si sëmundje pulmonare obstruktive kronike, kanceri i mushkërive dhe pneumoni, dhe mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të astmës, duke përfshirë fëmijët.

“Kështu që nuk duhet të supozojmë se këto pajisje janë një zgjedhje më e sigurt.”.

Cigare, cigaret elektronike dhe pajisjet e duhanit me nxehje, siç është IQOS të gjitha përmbajnë nikotinën – substancën që krijon varësi te njeriu.

Ndërkohë, cigaret elektronike e kanë nikotinën në formën e lëngut, i cili nxehet dhe lëshon avull duke shmangur tymin.

Nga ana tjetër, cigaret me ngrohje si IQOS marketohen nga kompania si më të sigurta me pretendimin se nuk ka tym.

Çfarë treguan testet

Hulumtuesit bënë teste laboratorike mbi efektet e të tre pajisjeve në qelizat epiteliale dhe qelizat muskulare të buta të marra nga mushkëritë e njeriut.

Në mushkëritë e shëndetshme, qelizat epiteliale vepruan si linja e parë e mbrojtjes kundër çdo pjesë të huaj që hynte në mushkëri ndërsa qelizat muskulare të buta ruajtën strukturën e tyre.

Kur këto qeliza dëmtohen, ato shkaktojnë skuqje dhe riformatim të mushkërive që shihet te pacientët me sëmundje të mushkërive.

“Studimi zbuloi se pajisjet e reja, ashtu si edhe duhani normal, shkaktuan pikërisht këtë dëmtim, duke përfshirë ndryshime në strukturën dhe funksionin e qelizave, si dhe një përgjigje inflamatore.

Madje, studimi tregoi se përgjigja inflamatore e mushkërisë ndaj cigares me ngrohje IQOS ishte e njëjtë me përgjigjen inflamatore që jepet kur pihet cigare Marlboro e kuqe”, thuhet në studim.

Studimi, i publikuar në revistën ERJ Open Research, thotë se si cigaret elektronike ashtu edhe pajisjet e duhanit me ngrohje shaktojnë shkaktojnë dëme qelizore në mushkëri që vërehen te personat me probleme kronike të mushkërive, që kanë probleme e frymëmarrjen apo që janë me kancer në këtë organ.

Pas këtij studimi reagoi edhe vetë kompania Philip Morris që prodhon IQOS duke pretenduar se kërkimet e bërë nga shkencëtarët kishin mungesa në metodologjinë e tyre.

Si përfundim, nga studimi del se si cigarja normale, ashtu dhe ajo elektronike apo cigarja me ngrohje IQOS dëmtojnë njëlloj trupin e njeriut, prandaj zgjidhja është lënia e përhershme e duhanit, nëse jo, atëhere filloni të kujdeseni për xhepin tuaj përtej marketigut me xixa që ofrojnë kompanitë nën marka “cool”. /albeu.com

The post Njëlloj si Marlboro e kuqe, studimi tregon se cigaret me ngrohje shkaktojnë dëme kolosale në mushkëri, deri te kanceri, si cigarja normale appeared first on Albeu.com.

ISHP gati urdhrin e bllokimit, mjeku: Cigaret elektronike dhe ato me nxehje dëmtojnë njëlloj organizmin si cigaret normale
Përdorimi i cigareve elektronike dhe ato me nxehje janë kthyer në një problem serioz për të rinjtë, ndërkohë që mjeket japin alarmin duke theksuar se kanë të njëjtin efekt negativ në trup si edhe cigarja normale.

Eksperti i ISHP-së Roland Shuperka rrëfen se këto cigare rrezikojnë seriozisht shëndetin e përdoruesve nisur edhe nga fakti se qytetarët mendojnë se kanë efekte negative më të ulta, ndërkohë që është e kundërta.

“Këto produkte kanë nikotinë dhe krijojnë varësi dhe dëme ashtu si edhe cigarja normale. Nuk lejohet kategorikisht përdorimi nën 18 vjeç. Studimet kanë treguar se si cigaret normale ashtu edhe ato elektronike apo me nxehje shkaktojnë të njëjtin dëm në trup”, tha ai për MCN, ndërsa paralajmëroi se ISHP do të fillojë shumë shpejt marrjen e masave për ndalimin e këtyre cigareve në treg.

“Prindërit shqiptarë duhet të alarmohen, të kontrollojnë fëmijët e tyrë”, theksoi mjeku, ndërsa mësohet se ISHP shumë shpejt do të dalë me një urdhër për ndalimin e shitjes së tyre. /AlbEu.com

The post ISHP gati urdhrin e bllokimit, mjeku: Cigaret elektronike dhe ato me nxehje dëmtojnë njëlloj organizmin si cigaret normale appeared first on Albeu.com.

Nuk do të ketë më cigare elektronike? SHBA ndalon prodhimin e tyre
Shtetet e Bashkuara po i ndalojnë të gjitha produktet e prodhuara nga Juul, një nga kompanitë e cigareve elektronike.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme që produkti i firmës ishte “i përshtatshëm për mbrojtjen e shëndetit publik”.

Kjo vjen pas përpjekjeve të tjera të fundit kundër duhanit nga FDA, duke përfshirë planet për të reduktuar sasinë e nikotinës varësuese të lejuar në cigare.

Agjencia kishte ndaluar tashmë shijet e frutave që ndihmuan ta bënin Juul një fenomen mes adoleshentëve disa vite më parë, raporton bbc.

Në vitin 2020, FDA tha se do t’u kërkonte kompanive të dorëzonin produktet e tyre të cigareve elektronike për miratim. Që atëherë, disa prej tyre u ka dhënë dritën jeshile.

Juul, e themeluar në Kaliforni në vitin 2015 nga disa ish-duhanpirës, ka promovuar produktin e tyre të avullit si një alternativë më të shëndetshme ndaj cigareve tradicionale të duhanit./albeu.com

The post Nuk do të ketë më cigare elektronike? SHBA ndalon prodhimin e tyre appeared first on Albeu.com.

Konsumoni cigare elektronike? Flasin mjekët: Dëmet janë të parikuperueshme
Cigaret elektronike, njësoj si cigaret normale, sjellin një dëmtim të parikuperueshëm në organizmin e njeriut.

Kohët e fundit, shtrimet ne spitale për shkak të simptomave nga përdorimi i këtyre cigareve, janë shtuar tej mase.

Mjekët apelojnë që të bëhet kujdes me përdorimin e këtyre cigareve, pasi shpesh prodhuesit gënjejnë e abuzojnë me të vërtetat e hidhura rreth tyre.

Pneumologu Ardian Jorgji në Spitalin Amerikan është shprehur në një intervistë për media, se fatkeqësisht vdekjet e evidentuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo të sëmurët janë në mosha të reja dhe ajo për çfarë duhet të rritet më tepër vigjilenca tek autoritetet e shëndetit publik, është se këta persona janë me strukturë trupi të mirë, kanë pasur nivele të glicemisë dhe diabetit shumë normale, pra nuk kanë pasur ndonjë problem tjetër shëndetësor.

Rritja e numrit të pacientëve që sëmuren nga cigaret elektronike ka të bëmë edhe me përdorimin pa kriter të tyre. Sipas mjekut, këto cigare mund të shkaktojnë dëmtimin e thjeshtë të mushkërisë që është inflamacioni kronik (ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes), por edhe alergjitë, virozat e të tjera.

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë përmbajnë këto pajisje dhe çfarë shkaktojnë tek shëndeti i tyre, por diçka tjetër që duhet theksuar është se e gjithë kjo modë e cigareve elektronike u zhvillua shumë shpejt, duke bërë njerëzit të mendojnë se “tashmë kishin një zgjidhje për eliminimin e ngadaltë të cigares klasike”.

Pneumologu Ardian Jorgji, në Spitalin Amerikan

“Dikur kanë qenë cigaret pa filtër, dolën filtrat në treg dhe u tha sikur ishin më pak të dëmshme, por nuk doli kështu. Doli filtër i butë, u tha e njëjta gjë, por nuk doli kështu. Doli filtër biologjik, prapë u tha e njëjta gjë, nuk doli kështu. Ndërsa për cigaret elektronik endet thuhet që shkaktojnë shumë pak dëme në organizëm, thuhet që është një mënyrë shumë më e lehtë për të bërë shkëputjen nga duhanpirja e vërtetë, as kjo nuk është kështu,” shprehet mjeku.

Ekspertët e huaj kanë shpjeguar se është abuzuar me këtë produkt për faktin se deri tani nuk ka pasur studime të plota dhe kjo është arsyeja e vetme që është spekuluar për vetitë e cigares elektronike. Asnjëherë nuk ka pasur më parë studime të vërteta nga shoqëritë prodhuese nëse shkaktojnë dëme apo jo. Vetëm gjatë kohëve të fundit, është përcaktuar një shifër për të kryer një studim mbi përmbajtjen e cigareve elektronike, për shkak se është rritur shumë numri i pacientëve, ndërkohë që produkti është hedhur në treg vite më parë.

Por cilat janë dëmtimet që mund të shkaktojë cigarja elektronike?

Mjeku pneumolog shprehet se një sërë studimesh serioze kanë treguar se përmbajtja e këtij produkti mund të shkaktojë dëmtime në kokë, në zemër dhe në mushkëri.

“Përdorimi i cigares elektronike u bë modë sepse thuhej se dëmtimet ishin shumë të pakta e kështu u përdor nga të gjithë njerëzit, deri dhe tek gratë shtatzënë, por përkundrazi nuk është kështu, pasi janë bërë vlerësime që mund të ketë edhe dëmtime të fetusit,” shprehet Jorgji.

Pajisja e cigares elektronike përbëhet nga tre pjesë, si bateria, ampula që përmban lëngun që përdoret dhe pjesa tjetër që kthen lëngun në avull, tek i cili janë gjetur deri në 15 lloje mineralesh toksike, të llojit bakër, plumb, nikel dhe magnez.

Mjeku shpjegon se është diskutuar shumë se këto cigare kanë një përmbajtje nikotine shumë të ulët; por “nuk është kështu, varësia është njësoj si te cigarja tradicionale”.

Sipas një studimi të këtij viti nga Shoqata Amerikane e Zemrës, u personat që përdorin cigaret elektronike janë më të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare. Pneumologu Jorgji shprehet se të grithë duhet të qëndrojmë larg cigares e cilado forme qoftë ajo.

“Duhet të rritet më shumë sensibiliteti social kundrejt dëmeve që shkaktojnë këto produkte, duke pasur parasysh që jetojmë në një vend me ndotje shumë të madhe dhe t’i drejtohemi jetës së shëndetshme dhe sportit,” shprehet Jorgji./albeu.com

The post Konsumoni cigare elektronike? Flasin mjekët: Dëmet janë të parikuperueshme appeared first on Albeu.com.