ciftit plaka Archives - Albeu.com

Zbardhet dinamika e tragjedisë me tre viktima në Fier/ Çifti Plaka ishte nisur për në punë, Refit Buzi u fut në banesë dhe…
Zbardhet dinamika e plotë të tragjedisë së ndodhur në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, ngjarje që u mbyll me tre viktima. Sipas informacioneve të siguruara dhe dëshmive të mbledhura, rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes, 35-vjeçari Refit Buzi, i njohur edhe me emrin Nertil Buzi, është futur i armatosur me një armë gjahu në banesën e familjes Plaka.

Në ato momente, bashkëshortët Kosta(Arben) dhe Belere Plaka po përgatiteshin të niseshin për në punë.

Menjëherë pas hyrjes në banesë, autori ka hapur zjarr ndaj çiftit. Kosta Plaka ka humbur jetën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Belerie Plaka, mbeti e plagosur rëndë.

Ajo u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati më shumë se pesë orë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Pas krimit, 35-vjeçari ka marrë me forcë 24-vjeçaren, me të cilën kishte pasur një lidhje prej nëntë vitesh, dhe është larguar nga pjesa e pasme e banesës.

Më pas, ai është drejtuar drejt fshatit Kurjan, ku pas disa orësh ndjekjeje nga forcat e policisë, e ka lënë të renë të lirë dhe pa lëndime.

Operacioni për kapjen e autorit vijoi për disa orë. Pavarësisht negociatave të pandërprera me efektivët e Policisë së Shtetit, që zgjatën rreth shtatë orë, 35-vjeçari refuzoi të dorëzohej dhe në fund i dha fund jetës duke kryer vetëvrasje.

Një histori e nisur vite më parë si një lidhje mes dy të rinjve përfundoi në mënyrën më tragjike, duke lënë pas tre viktima dhe dy familje të shkatërruara.

The post Zbardhet dinamika e tragjedisë me tre viktima në Fier/ Çifti Plaka ishte nisur për në punë, Refit Buzi u fut në banesë dhe… appeared first on Albeu.com.

Vrasja e prindërve të ish-partneres në Roskovec dhe vetëvrasja e autorit, juristja Greta Ambeli: Kambanë alarmi për shoqërinë, duhen politika parandaluese
Greta Ambeli, teksa ishte e ftuar në “News24, e cilësoi ngjarjen e rëndë, ku Refit Buzi u mori jetën prindërve të ish-partneres dhe më pas, pas negociatave të stërzgjatura, i dha fund edhe jetës së tij – si një moment që duhet të zgjojë ndërgjegjen publike.

Sipas saj, kjo tragjedi nuk mund të konsiderohet thjesht një krim i izoluar, por një sinjal i fortë që kërkon reflektim të menjëhershëm mbi politikat sociale dhe penale në vend.

Juristja vuri në dukje se në qendër të shumë konflikteve të rënda qëndron pamundësia për të pranuar fundin e një marrëdhënieje.

“Ngjarja e tmerrshme që tronditi opinionin publik më shumë se çdo gjë tjetër lidhet përsëri me një grua si shkak”, theksoi Ambeli, duke shtuar se shoqëria shqiptare duhet t’u mësojë brezave të rinj respektin ndaj gruas dhe se përfundimi i një lidhjeje duhet të trajtohet në rrugë ligjore, siç është divorci, e jo përmes ushtrimit të dhunës.

Duke iu referuar informacioneve paraprake për rastin, ajo ngriti shqetësimin e dhunës psikologjike që viktima mund të ketë pësuar, veçanërisht nëse ka pasur elementë përndjekjeje.

Njëkohësisht, Ambeli nënvizoi se shumë gra përballen me sfida të mëdha pas marrjes së urdhrave të mbrojtjes, pasi pamundësitë ekonomike shpesh i detyrojnë të vijojnë të jetojnë në të njëjtën banesë me abuzuesit, duke i lënë në një cikël pasigurie dhe rreziku.

Në vijim të analizës së saj, juristja kërkoi një qasje më gjithëpërfshirëse nga institucionet, duke argumentuar se reagimi nuk duhet të kufizohet vetëm në dënimin pas faktit.

Sipas saj, rasti duhet parë si një thirrje që sistemi të mos fokusohet thjesht te ndëshkimi, por të investojë në edukim dhe mekanizma parandalues që shmangin përsëritjen e episodeve të tilla.

Së fundmi, Ambeli sugjeroi se përveç analizës së përgjegjësisë individuale të autorit, studiuesit dhe politikëbërësit duhet të thellohen në profilizimin psikologjik të tyre, në marrëdhëniet familjare që kanë ndërtuar dhe mjedisin ku janë rritur.

Ajo përmendi se në disa raste, roli i prindërve mund të marrë trajtën e një burimi konflikti për çiftin, duke shtuar kompleksitetin e situatave që çojnë në krime të tilla.

The post Vrasja e prindërve të ish-partneres në Roskovec dhe vetëvrasja e autorit, juristja Greta Ambeli: Kambanë alarmi për shoqërinë, duhen politika parandaluese appeared first on Albeu.com.