ciftet shqiptare Archives - Albeu.com

Nga ndjenja te kontrata, si po rriten marrëveshjet paramartesore te çiftet shqiptare
Kontratat paramartesore po dalin nga hija e luksit dhe po hyjnë në jetën e përditshme të çifteve urbane, si shenjë e një ekonomie më personale.

Në kushtet ku në vitin 2024, 1 në 3 martesa përfunduan në divorc, kush i bën kontratat paramartesore në Shqipëri dhe a është ende një tabu?

Nga Deada Hyka

Në një kohë kur dashuria deklarohet në Instagram, pasuria matet në metra katrorë dhe divorci ka pushuar së qeni fundi i botës, çiftet po zbulojnë se romantizmi nuk e përjashton planifikimin. Përkundrazi.

Kontrata paramartesore, dikur e konsideruar si një fyerje ndaj ndjenjave, po shfaqet sot si aspekt i ri i martesës moderne. Jo për të parashikuar ndarjen, por për ta bërë bashkimin më të menaxhueshëm.

Në Shqipëri, kontratat paramartesore po hyjnë ngadalë në fjalorin e çifteve moderne, jo si një shenjë ftohtësie apo mosbesimi, por si reflektim i një epoke që ka mësuar se dashuria nuk e zëvendëson nevojën për qartësi.

Ajo që dikur dukej si një zakon tipik për elitat perëndimore apo për martesat e famshme që përfundojnë në gjykata, sot po shihet gjithnjë e më shumë si një akt racionaliteti, një mënyrë për të negociuar të ardhmen përpara se emocionet ta bëjnë të pamundur arsyen.

Në vendin tonë, ideja e kontratës paramartesore ende përplaset me një kulturë që e sheh martesën si një marrëveshje morale dhe jo juridike.

Megjithatë, realiteti ka filluar të ndryshojë. Çiftet martohen më vonë, shpesh pasi kanë ndërtuar pasuri, biznese, prona ose karriera të pavarura.

Gratë janë më të integruara ekonomikisht, burrat më të ekspozuar ndaj riskut financiar, ndërsa divorci ka humbur statusin e tij si tabu absolute.

Në këtë kontekst, kontrata paramartesore nuk shihet më si një parashikim i dështimit, por si një formë sigurimi emocional dhe ekonomik.

Ligjërisht, Shqipëria e njeh këtë instrument. Kodi i Familjes lejon çiftet të zgjedhin regjimin pasuror përmes një kontrate të lidhur para ose gjatë martesës, duke dalë nga modeli standard i bashkësisë ligjore të pasurisë.

Pavarësisht kësaj hapësire ligjore, praktika mbetet e kufizuar. Kontratat paramartesore janë ende përjashtim, jo rregull, dhe përdoren kryesisht nga individë me interesa të qarta ekonomike, si sipërmarrës, emigrantë të kthyer me pasuri të krijuara jashtë vendit, apo persona që hyjnë në martesë të dytë.

Ajo që po ndryshon nuk është vetëm numri i kontratave, por diskursi rreth tyre. Në bisedat private dhe në zyrat e avokatëve, ideja e “rregullimit të gjërave që në fillim” po fiton terren. Frika se një kontratë e tillë, cenon romantikën po zëvendësohet nga bindja se paqartësia është shumë më e rrezikshme se transparenca.

Në një shoqëri ku konfliktet pas divorcit shpesh zgjasin me vite dhe përfshijnë familje të tëra, prona, biznese dhe fëmijë, kontrata paramartesore po shihet si një mënyrë për të kufizuar dëmin, jo për ta institucionalizuar ndarjen.

Kush po i përdor dhe pse

Në Shqipëri, martesa po humbet gradualisht statusin e saj si territor i paprekshëm nga logjika juridike dhe po shndërrohet, gjithnjë e më shumë, në një marrëdhënie që kërkon qartësi edhe përtej emocioneve.

Rritja e divorceve, fuqizimi ekonomik i grave, pasuritë e krijuara para martesës dhe përvoja gjithnjë e më e shpeshtë e martesave të dyta po e shtyjnë një pjesë të çifteve shqiptare të mendojnë përpara se të martohen jo vetëm për ceremoninë, por edhe për pasojat ligjore të bashkëjetesës.

Në këtë kontekst, kontratat paramartesore, dikur të konsideruara thuajse blasfemi sociale, po gjejnë ngadalë vend në realitetin urban shqiptar.

“Po vërehet një ndryshim gradual, veçanërisht në qytetet e mëdha”, shprehet avokatja Greta Smoqi, duke theksuar se, megjithatë, kontrata paramartesore vazhdon të mbetet tabu për një pjesë të shoqërisë.

Sipas saj, kjo lidhet drejtpërdrejt me traditën dhe me mënyrën se si martesa perceptohet ende si një akt thellësisht emocional, ku çdo përpjekje për ta rregulluar ligjërisht shihet si mungesë besimi.

Tensioni mes dashurisë dhe ligjit është ndoshta arsyeja kryesore pse kontratat paramartesore po ecin më shpejt në Tiranë dhe qytete të mëdha sesa në zonat më tradicionale të vendit.

Profilizimi i çifteve që kërkojnë një kontratë paramartesore është mjaft i qartë. “Kryesisht janë çifte me nivel më të lartë arsimor, biznese aktive, pasuri të krijuara para martesës, ose martesa të dyta”, thotë znj. Smoqi.

Në shumë raste bëhet fjalë për individë që kanë ndërtuar një bazë ekonomike përpara martesës dhe kërkojnë ta mbrojnë atë, jo domosdoshmërisht nga partneri, por nga pasiguritë që mund të sjellë e ardhmja.

Martesat e dyta, në veçanti, janë më pragmatike: përvoja e mëparshme e ndarjes e bën planifikimin ligjor të duket më pak si cinizëm dhe më shumë si domosdoshmëri.

Edhe pse nuk ka statistika zyrtare të detajuara për numrin e kontratave paramartesore të nënshkruara çdo vit, perceptimi në praktikën ligjore është i qartë.

“Ka një rritje të dukshme krahasuar me një dekadë më parë”, pohon avokatja, duke shtuar se informimi më i madh ligjor dhe përballja e drejtpërdrejtë me pasojat e divorceve kanë ndikuar ndjeshëm në këtë prirje.

Çiftet sot janë më të vetëdijshme për pasurinë, borxhet, përgjegjësitë dhe për faktin se ndarja nuk është më një përjashtim i rrallë, por një realitet i zakonshëm shoqëror.

Megjithatë, kontrata paramartesore vazhdon të vuajë nga një sërë keqkuptimesh.

“Keqkuptimi kryesor është se kontrata paramartesore nënkupton mungesë dashurie ose besimi”, shpjegon znj. Smoqi. Një tjetër ide e gabuar, sipas saj, është se kjo kontratë u përket vetëm njerëzve shumë të pasur.

Në realitet, ajo është një instrument ligjor që mund të shërbejë për çdo çift që dëshiron të ketë qartësi mbi regjimin pasuror, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

Paradoksi shqiptar qëndron në faktin se çiftet shpesh hyjnë në marrëdhënie financiare shumë më komplekse pa asnjë dokument, ndërkohë që një kontratë e thjeshtë shihet si shenjë ftohtësie.

Në rast divorci, pesha reale e kontratës paramartesore bëhet e dukshme. “Kontratat janë juridikisht të qëndrueshme nëse janë hartuar sipas ligjit, me transparencë dhe pa cenuar të drejta themelore”, thekson avokatja.

Problemet lindin zakonisht jo nga vetë ekzistenca e kontratës, por nga formulimet e paqarta ose nga mungesa e informimit të plotë në momentin e nënshkrimit.

Në disa raste, presioni emocional ose dëshira për ta mbyllur shpejt procesin martesor çon në nënshkrime që më pas kontestohen.

Në një realitet ligjor që po modernizohet gradualisht, kontrata paramartesore po përpiqet të zhvishet nga stigma morale.

“Në kontekstin ligjor modern shqiptar, ajo duhet parë si një instrument normal planifikimi financiar dhe ligjor”, përfundon znj. Smoqi, duke theksuar se synimi i saj është të garantojë siguri për të dy bashkëshortët dhe të reduktojë konfliktet në rast ndarjeje.

Pyetja që mbetet e hapur është nëse shoqëria shqiptare është gati ta pranojë këtë qasje si shenjë pjekurie dhe jo si mungesë ndjenjash, apo nëse kontrata paramartesore do të mbetet ende për një kohë të gjatë privilegj i një elite urbane më të informuar.

Dashuria në epokën e kapitalit personal

Martesa nuk është më hyrje në jetë, por një kapitull i ndërmjetëm, që vjen pasi individët kanë kaluar një fazë të gjatë ndërtimi personal dhe profesional.

Avokatët që merren me të drejtën familjare vërejnë se çiftet po martohen gjithnjë e më shpesh në mosha më të pjekura se më parë, zakonisht pasi kanë mbyllur ciklin e studimeve, kanë ndërtuar karrierë, kanë marrë kredi afatgjata, kanë hapur biznese ose kanë krijuar një bazë të qëndrueshme pasurore.

Martesa, në këtë kuptim, nuk shërben më si pikënisje ekonomike, por si bashkim i dy individëve që tashmë kanë histori financiare të veçanta.

Kjo prirje ndryshon thellësisht ekuilibrat brenda marrëdhënies. Partnerët hyjnë në martesë jo nga nevoja ekonomike, por nga zgjedhja, duke ruajtur një nivel autonomie që në brezat e mëparshëm ishte i pazakontë. Pasuria e krijuar përpara martesës, qoftë një apartament, një biznes, kursime apo detyrime financiare, sjell me vete edhe nevojën për qartësi juridike.

Në këtë kontekst, kontrata paramartesore nuk shihet më si shenjë mosbesimi apo si paradhomë e ndarjes, por si një instrument racional për të përcaktuar kufijtë financiarë dhe për të mbrojtur investimet individuale të bëra përpara lidhjes.

Sipas praktikës së avokatëve, këto kontrata pasqyrojnë një ndryshim i cili ka zhvendosur idenë e një partneriteti të ndërtuar mbi varësi, por mbi dy autonomi që zgjedhin të bashkëjetojnë.

Avokatja Nexhi Beqiraj, thotë se është rritur interesimi për kontratat paramartesore, edhe pse ende nuk flasim për shifra masive.

“Kam komunikuar edhe me noterë, vitet e fundit kërkesat janë shtuar sidomos në qytetet e mëdha dhe në çiftet ku të dy partnerët janë ekonomikisht aktivë. Ky interesim lidhet me disa faktorë. Së pari, rritja e pasurisë private dhe e sipërmarrjes individuale.

Së dyti, rritja e divorceve që ka krijuar më shumë vetëdije për pasojat financiare të ndarjes. Dhe së treti, ndryshimi kulturor ku pasuria po shihet më pak si tabu emocionale dhe më shumë si çështje që kërkon rregullim racional që në fillim të martesës”, – thotë avokatja.

Sa i përket zgjidhjes së divorceve, avokatët janë pothuajse unanimë që kontratat paramartesore e bëjnë procesin shumë më të qartë dhe më pak konfliktual.

Kur ka një marrëveshje të shkruar që përcakton se çfarë është pasuri personale dhe çfarë është e përbashkët, shmangen betejat e gjata gjyqësore dhe interpretimet subjektive. Në këtë kuptim, kontrata nuk e nxit divorcin, por e menaxhon atë nëse ndodh.

Nuk janë vetëm persona VIP që u drejtohen këtyre kontratave. Sigurisht që figura publike, sipërmarrës, njerëz me biznese ose pasuri të trashëguara janë më të ekspozuar dhe priren t’i përdorin.

Por avokatët po shohin gjithnjë e më shumë edhe profesionistë të rinj, gra që kanë ndërtuar karrierë dhe pasuri të tyre, ose çifte ku njëri partner ka kredi, biznes apo detyrime financiare që kërkojnë qartësi ligjore.

Nga tabu emocionale në instrument racional

Për një kohë të gjatë, kontratat para martesës janë parë si ftesë për dështim, si një akt që minon romantikën përpara se ajo të nisë. Por narrativa po ndryshon gradualisht. Ato po flasin më pak për mosbesim dhe më shumë për transparencë, duke reflektuar një shoqëri që po mëson ta artikulojë konfliktin përpara se ai të shpërthejë.

Në vend që çështjet e pasurisë, detyrimeve dhe përgjegjësive të lihen në heshtje, ato po diskutohen hapur, si pjesë e një marrëveshjeje të ndërgjegjshme mes dy individëve.

Sociologia Marsida Simo e sheh këtë zhvendosje si tregues të një pjekurie sociale në rritje.

“Kontrata paramartesore nuk është fundi i dashurisë, por shenjë se marrëdhënia po ndërtohet mbi dialog dhe jo mbi supozime emocionale”, shprehet ajo. Sipas znj.

Simo, brezat më të rinj po e shohin martesën jo si sakrificë totale të vetes, por si bashkëjetesë mes dy identiteteve të plota, edhe në aspektin ekonomik.

Në një shoqëri ku divorci është gjithnjë e më i zakonshëm dhe më pak dramatik, logjika po hyn në marrëdhënie jo si armik i dashurisë, por si mbrojtës i saj.

“Kur rregullat janë të qarta që në fillim, edhe ndarjet, nëse ndodhin, janë më pak traumatike dhe më pak shkatërruese, sidomos për gratë”, thekson znj.

Simo, duke e lidhur këtë instrument edhe me dimensionin e drejtësisë gjinore dhe balancës së pushtetit brenda çiftit.

Megjithatë, pengesat mbeten të forta. Mungesa e kulturës juridike, perceptimi se një kontratë e tillë është ofenduese për partnerin dhe pasiguria mbi mënyrën se si do të interpretohej nga gjykatat, e mbajnë këtë praktikë ende në periferi.

Shqipëria nuk ka ende një jurisprudencë të konsoliduar mbi kontratat paramartesore, duke i bërë ato më shumë një akt besimi sesa një garanci absolute. Edhe kjo, sipas znj. Simo, është pjesë e tranzicionit shoqëror. “Shoqëritë nuk e përqafojnë racionalitetin emocional menjëherë. Ai vjen gradualisht, përmes debatit dhe normalizimit”, përfundon ajo.

Si nisi?

Marrëveshjet paramartesore kanë ekzistuar prej vitesh, duke filluar që nga kohërat e hershme të Egjiptit të lashtë. Ketubah, një kontratë martesore e lashtë hebraike, daton mbi 2,000 vjet më parë, e cila ishte një nga dokumentet e para ligjore që u jepte mbrojtje dhe të drejta ligjore grave të sapomartuara.

Marrëveshjet paramartesore janë përdorur kryesisht si një mënyrë për të siguruar që gratë të merrnin një pjesë të pronës, në rast të një divorci ose vdekjes së burrit të tyre.

Por, ndërsa shoqëria ndryshon, të pasurit janë bërë përfaqësuesit e marrëveshjeve moderne paramartesore, si një mënyrë për të shpërndarë me të drejtë asetet nëse ndodh një divorc.

Megjithatë, kohët e fundit, ka pasur një rritje të nënshkrimit të kontratave paramartesore nga brezi i mijëvjeçarit.

Vendimet financiare

Në kontekstin shqiptar, ku ende ekziston një traditë ku asetet shpesh menaxhohen ose kontrollohen nga njëra palë dhe vendimet financiare mund të ndikohen nga normat sociale dhe presioni kulturor, kontratat paramartesore shërbejnë si një shtresë mbrojtëse që rrit autonominë ekonomike të individëve.

Për më tepër, ato mund të luajnë një rol në parandalimin e konflikteve të mundshme pas ndarjes ose divorcit, duke ofruar një kuadër të qartë për ndarjen e pasurive.

Në këtë mënyrë, këto marrëveshje nuk janë thjesht dokumente ligjore, por instrumente që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e drejtësisë sociale dhe në promovimin e barazisë gjinore në një shoqëri ku praktikat tradicionale shpesh favorizojnë njëra palë mbi tjetrën.

Fakte

Sot në Shqipëri, rreth 1 në 3 martesa përfundon në divorc. Kjo do të thotë se martesa nuk është më vetëm premtim emocional, por edhe një risk financiar.

Në shumicën e divorceve konfliktuale, sherri kryesor nuk është tradhtia, por pasuria: shtëpia, biznesi, kreditë.

Avokatët thonë se një kontratë paramartesore mund ta shkurtojë një proces divorci nga vite në muaj, sepse nuk negociohet nga e para çfarë është e kujt.

Kontrata paramartesore po përdoret gjithnjë e më shumë nga gra ekonomikisht të pavarura, jo vetëm nga burra me pasuri.

Një rekord prej një në tre çiftesh po ndahen

Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë. Shifrat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i martesave ka rënë në nivelin më të ulët historik, ndërsa divorcet kanë marrë drejtim të kundërt, duke arritur kulme që nuk janë parë kurrë më parë.

Një në tre martesa kanë përfunduar në divorc në vitin 2024, sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Të dhënat për martesat konfirmojnë se Shqipëria nuk po përballet vetëm me një valë ndarjesh, por edhe me një tkurrje të fortë të vetë institucionit të martesës.

Nga rreth 29 mijë martesa në vitin 1990, niveli mbetet relativisht i qëndrueshëm gjatë viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000, me luhatje rreth 25–27 mijë në vit, përpara se të nisë një rënie strukturore pas vitit 2004.

Një ndërprerje e fortë vihet re që nga mesi i viteve 2000, kur martesat bien nën 22 mijë dhe nuk arrijnë më të rikuperojnë nivelet e mëparshme, pavarësisht disa rikthimeve të përkohshme.

Pas vitit 2015, trendi bëhet qartësisht negativ, me një përshpejtim të rënies pas vitit 2019. Pandemia e thellon më tej këtë prirje, por rënia nuk ndalet as pas saj.

Viti 2024 shënon minimumin historik me vetëm 16 120 martesa, gati gjysma e nivelit të fillimit të viteve ’90, duke reflektuar jo thjesht një efekt demografik apo ekonomik, por një ndryshim të thellë në zgjedhjet sociale, emigracionin e të rinjve dhe hezitimin gjithnjë e më të madh për të formalizuar lidhjet në martesë.

Sakaq, edhe treguesi i divorceve për 1 000 martesa, i cili në vitin 1990 ishte 9.2, ka ndjekur një trajektore rritëse për më shumë se tre dekada, por vitet e fundit kanë thyer çdo rekord të mëparshëm.

Nga fundi i viteve ’90, kur treguesi zbriti në minimumin historik prej 5.9 në vitin 1997, divorci nisi një ngjitje të pandalshme gjatë viteve 2000 dhe 2010, duke kaluar mbi 20 ndarje për 1 000 martesa që pas vitit 2018.

Raportimi më i fundit tregon se viti 2024 shënon një rekord absolut prej 29.8 divorceve për 1 000 martesa, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në vend.

Analistë të fushës socio-demografike shohin në këto shifra jo vetëm një ndryshim statistikor, por një transformim të thellë të strukturave sociale.

Gëzim Tushi, sociolog shprehet se, në vitet pas tranzicionit, kur mungesa e perspektivës dhe krizat ekonomike mbajtën bashkë familje të tëra, divorci shpesh shihej si luks ose dështim.

Sipas tij, sot, shqiptarët, të ekspozuar ndaj ndikimeve ndërkombëtare, më të pavarur ekonomikisht dhe më të vetëdijshëm për standardet e mirëqenies personale, po bëjnë zgjedhje të reja për jetën në çift.

Ekspertë të familjes dhe politikave sociale, vlerësojnë se rritja e divorceve është ndikim i drejtpërdrejtë i disa faktorëve kryesorë: urbanizimit të shpejtë, emigracionit masiv të brezave të rinj, presionit ekonomik mbi familjet e reja dhe një normë sociale që ka evoluar drejt mirëqenies individuale, mbi mbijetesën kolektive.

Nga ana tjetër, sistemi gjyqësor dhe shërbimet sociale po përballen me një volum gjithnjë e më të madh çështjesh familjare, që kërkojnë reagim politik dhe mbështetje institucionale, sipas komunikimeve të marra nga psikologët socialë në gjykata.

Z.Tusha thekson se, një rritje e divorceve sjell sfida të reja për kujdesin ndaj fëmijëve, për çështjet e pronës dhe për mbështetjen sociale të prindërve të vetëm.

Avokatja Nexhi Beqiri, shton se divorcet vitet e fundit vijnë kryesisht nga çifte në të dyzetat, të cilët nuk bëjnë kompromise si dikur. Problematika që ndjekin këto divorce, sipas avokates, janë ndarjet e pasurive dhe kujdestaritë e fëmijëve, të cilët marrin muaj e vite në dyert e gjykatave./Monitor

The post Nga ndjenja te kontrata, si po rriten marrëveshjet paramartesore te çiftet shqiptare appeared first on Albeu.com.

Tradhëtia financiare, sociologët: Arsyeja kryesore pse po ndahen çiftet shqiptare
Tradhtia financiara mes çifteve dhe sa i përhapur është ky fenomen në vendin tonë. Suela Koçibellinj, drejtuese e organizatës” Vizion OJF”, Deada Hyka gazetare si dhe nëpërmjet skype sociologu Gëzim Tushi kanë folur sot në emisionin “ABC- e mëngjesit”.

Sipas Deada Hykës, tradhetia financiare është fshehja financiare e të ardhurave financiare dhe si fenomen mund të gjendet kudo si në fshehjen e faturave, një depozitë e fshehtë financiare, një kartë krediti, apo dhe një pronë të cilin njëri nga partnerët mund ta kenë të fshehtë.

Gjithashtu gazetarja Hyka shpjegoi se shkrimi në artikull, nga dhe ku mori shkas tema e ditës së sotme, bazohej në një rast real të ndodhur në Shqipëri, ku partneri kishte nisur dyshimet ndaj partneres së saj.

Raste të tilla, por jo vetëm, gjithashtu edhe borxhet e fshehta po cojnë çiftet edhe drejt divorceve.

The post Tradhëtia financiare, sociologët: Arsyeja kryesore pse po ndahen çiftet shqiptare appeared first on Albeu.com.

Bashkoi 330 çifte, shkesi shqiptar tregon hallin e madh të vajzave sot
A ekzistojnë ende martesat me mblesëri?

Enver Dojaka, mblesërinë e ka kthyer në profesion.

Dojaka rrëfen se këtë profesion e ka nisur si fillestar e më pas ka mësuar më shumë gjëra në odat e më të vjetërve ku diskutoheshin çështjet mblesërore.

Ai thotë se për 20 vite si mblesëtar ka bashkuar 330 çifte.

“Në odat e miqve dëgjonim si u martua filanja apo filani. Kam 20 vite që bëj këtë punë dhe ka shkuar deri në 330 raste. 90 % e rasteve kanë krijuar familje” tregon Dojaku për Ora News.

Djemtë kur duhet të martohen?

Shprehet për moshën ideale të djemve dhe të vajzave në lidhje me martesën, të cilën e kufizon nga mosha 18-24 vjec, pasi në traditën shqiptare është e rrënjësur lindja e shumë fëmijëve sipas z. Dojaka prandaj sa më i ri të jesh aq më shumë ke mundësi të zgjerosh familjen.

Në moshën 18 vjeçare deri 24 vjeç është mosha më e mirë për djemtë si në Shqipëri e Kosovë. Kosova ka pasur nevoje te ketë sa më shumë banorë, e tradita e shqiptarit është të kesh fëmijë sa më shumë”

Arjoni na ka ngelur në derë s e kemi martuar akoma? – Ngacmon Arjola.

Dojaka: Tani është kohë moderne. Në pyetje është shkolla, fakulteti. Krejt shqiptarëve deri në Çamëri. Familja e djalit kërkon të gjendet një vajzë nga një familje e mirë, punëtore, e sjellshme dhe ka moral. Nuk ka dallim me zona por të flasë shqip”

Dojaku thote se ka nisur të bjerë numri i kerkesave pasi vajzat po insistojnë vetëm në Europë por Europa s’po i zë krejt e unë do i jepja një këshillë si fillim të martohen e më pas të shkojnë në Europë. Se pa u ba nuse s’ke ku shkon”

Vetem kete vit ka bashkuar 7 çifte dhe ka një kërkesë nga Berati. “Një profesor i gjuhës angleze kërkon vajzë të meçme nëse ka ndonjë vajzë të interesuar të më telefonojë”

I pyetur nga moderatorja Arjola Shehu nga cili vend kërkojnë më shumë mblesëri, Z. Enver Dojaka rrëfeu se më shumë e kërkojnë shërbimin e mblesërisë, për djemtë dhe vajzat e zonave rurale e gjithnjë e më pak të rinjtë në qytet. Për më tepër, mbleseri Dojaka u shpreh se edhe nga diaspora kanë dashur të gjejnë partnerin përmes shërbimit të tij. Facebook-u është rrjeti social ku më së shumti e kontaktojë për këtë shërbim.

The post Bashkoi 330 çifte, shkesi shqiptar tregon hallin e madh të vajzave sot appeared first on Albeu.com.

Në të mirë dhe në të keq, derisa…paraja të na ndajë! Tradhtia financiare mes çifteve shqiptare
Në të mirë dhe në të keq, derisa paraja të na ndajë! Duket si utopike, por fenomeni i tradhtisë financiare është i përhapur edhe në vendin tonë. Cilat janë kostot e këtij fenomeni?

Nga Deada Hyka

Për F. ishte një ditë si gjithë të tjerat, në rutinën e përditshme në punën e tij. Gjersa një telefonatë, i prishi jo vetëm qetësinë e momentit, por të shumë ditëve më pas.

“Përshëndetje, ju telefonojmë nga Agjencia e Mbledhjes së Detyrimeve. Në pamundësi të kontaktit me bashkëshorten tuaj, gjetëm në sistem numrin tuaj. Na duhet t’ju informojmë se zonja ka më shumë se një vit pa shlyer asnjë këst të kartës së saj të kreditit dhe banka ka dërguar kartelën e saj për ndjekje nga ne….”

F.nuk ishte në dijeni të kartës së kreditit të bashkëshortes, aq më pak të shpenzimeve të kryera në fshehtësi dhe mungesës së përgjegjësisë për të shlyer detyrimet. Pasi mblodhi veten nga informacioni, çdo gjë tjetër që ndodhi më pas… u diskutua në seanca të gjata psikologjike dhe një fije peri i ndau nga divorci.

Në fakt, ekspertë të fushës ligjore e psikologjike pohojnë se vitet e fundit, në Shqipëri histori të tilla janë të shumta, gati krejt të zakonshme dhe ata që nuk i “përtypin” pabesitë financiare janë më tepër meshkujt.

Të gjithë i dimë historitë e tradhtisë së një bashkëshorti me tjetrin, por çfarë ndodh kur mashtrimi është financiar?

Pa përmendur lëndimin emocional, pasojat financiare nga pabesia e një partneri mund të jenë jashtëzakonisht të vështira për t’u rikuperuar.

Mund të jetë një kartë krediti e papaguar, një kredi, një shitje prone, apo borxhe nga sekrete si të qenët kumarxhi a përdorues droge. Të gjitha çojnë në cenimin e marrëdhënies bashkëshortore, deri në divorc.

Konfliktet financiare, një shkak për divorc

Sipas avokates Margarita Kola, numri i çështjeve të çuara në divorc për shkak të konflikteve financiare, sidomos fshehjes së informacioneve, është rritur vitet e fundit.

Pavarësisht se mungojnë statistika të mirëfillta, av. Kola thotë se rastet në rritje kanë qenë flagrante dhe se shpesh, janë vendime të pakthyeshme. Dikur më pak të kërkuara nga femrat, tashmë nuk ka diferencime gjinore për sa u përket vendimeve të tilla.

Shpesh, pabesia financiare, ose shkalla e saj, nuk zbulohet derisa një divorc është në proces dhe çiftet duhet t’i zbulojnë shpenzimet e tyre njëri-tjetrit. Kështu thotë avokatja, e cila shton se shumë njerëz nuk e kuptojnë se kjo është e panegociueshme dhe se fshehja e të ardhurave, në një moment a në një tjetër, do të dalë.

Shkenda Lila, detektive, pohon për “Monitor” se pas tradhtisë, arsyeja e dytë e rasteve më të shpeshta viteve të fundit, janë për zbulim shpenzimesh nga partnerët kryesisht, që nuk kanë besim ose kanë indicie për pabesi financiare nga bashkëshortët.

Znj. Lila u shpreh duke qeshur, se publikimi i listës së pagave ishte diçka negative për detektivët, duke qenë se edhe bashkëshortët morën informacionet që donin.

Të kontaktuar nga “Monitor”, oficerë kredie në dy institucione financiare për kredi të shpejta, pohuan se ka raste në rritje të marrjes së kredive të shumave që nuk tejkalon vlerën e 500 mijë lekë, për shkak të problematikave që përfshijnë fshehje të informacioneve financiare në familje.

Kujdes!

Nuk ka nevojë të kaloni në kontroll total: të grumbulloni financat dhe të ndiqni çdo hap të njëri-tjetrit. “Këshilloj që të ketë jo vetëm llogari të përgjithshme, por edhe personale – nëse besimi rikthehet, atëherë kjo është alternativa më e mirë. Nuk duhet të prisni që të lindin konflikte për të nisur një bisedë për paratë, por nuk duhet ta ndaloni atë kur problemet të zgjidhen”, – thotë psikologia Jonuzaj.

Kur nuk i tregon “kuletën” partnerit të jetës

Fshehja e informacioneve financiare mes një raporti mund të jetë një formë kontrolli, pasi një person kërkon të dominojë vendimet e marrëdhënies, duke fshehur informacionin kryesor.

Mund të jetë gjithashtu komunikim i dobët rreth parave, i ndërthurur me turpin e borxhit, duke gërryer besimin mes partnerëve.

Dhe sigurisht që mund të nxitet nga gënjeshtra të tjera: Varësia ndaj lojërave të fatit ose drogave është e vështirë për t’u zbuluar dhe asnjëra nuk është e lirë. Por gjithnjë e më shpesh, sipas Aljona Jonuzaj, psikoterapiste, e cila punon me çifte, paratë thjesht “largohen apo fshihen”.

Psikologia thotë për “Monitor” se numri i rasteve janë në rritje në seancat psikologjike dhe se, mashtrimi mund të rrjedhë nga dëshira për të fituar pushtetin mbi “shpirtin binjak”.

“Gënjeshtra të vogla se si njerëzit zgjedhin të shpenzojnë paratë mund të çojnë në probleme serioze martesore. Çfarë imagjinoni kur dëgjoni fjalën ‘tradhti’? Me siguri një bisedë në Tinder, ku partneri flirton me vajza të tjera. Apo ndoshta shoqja e tij e klasës, me të cilën ai është ende i dashuruar – natyrisht, në mënyrë platonike, sepse ajo ka një burrë dhe tre fëmijë.

Të gjithë e dinë tradhtinë fizike dhe emocionale, po ajo financiare? Ekziston gjithashtu: është një gënjeshtër për një partner ose bashkëshort për paratë. Mund të jetë fshehja e blerjeve, shpenzimeve ose borxheve, një hua sekrete, ose një llogari tjetër që gruaja/burri nuk e di.

Dhe tradhtia financiare është shumë e zakonshme edhe në vendin tonë, sipas evidentimeve tona edhe nga terapitë që bëjmë me çifte”, – thotë znj. Jonuzaj.

Në Shqipëri mungojnë statistikat, por si ilustrim, në SHBA, një studim i vitit 2018 me 414 persona tregoi se partneri fsheh diçka: fsheh faturat ose gënjen për çmimin e mallrave të blera. Në të njëjtën kohë, vetëm 27% e konsiderojnë këtë një mashtrim të plotë. Por kjo “e vërtetë e pastër, por jo e gjithë e vërteta” mund të ndikojë në marrëdhëniet, nënvizon psikologia.

“Është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë formash mund të marrë një tradhti e tillë dhe si duhet të trajtohet. Nga puna jonë e përditshme, në terapitë fizikisht dhe online, kemi zbuluar disa nga arsyet e tradhtisë financiare. Të flasësh për financat mund të jetë mjaft e pakëndshme, sepse secili prej nesh ka frikën dhe ankthet e veta që lidhen me këtë temë.

Aftësitë e dobëta të komunikimit ose përpjekjet për të shmangur konfliktin mund të çojnë në pabesi financiare. Gjatë terapisë arrijmë në konkluzion se nëse dikush fsheh shpenzimet, atëherë, ai gjithashtu fsheh ndjenjat. Por ndodh edhe më keq: mashtrimi mund të rrjedhë nga dëshira për të fituar pushtetin mbi ‘shpirtin binjak’.

“Ndonjëherë paratë mund të përdoren si një ndëshkim për një person që nuk sillet ashtu siç do të dëshironte partneri i tyre”, – thotë psikologia, e cila thekson se kryesisht janë më të zakonshme nga meshkujt, por falen më pak nga ata vetë.

Znj. Jonuzaj gjithashtu nënvizon se, në këshillat që u jepet çifteve në terapi, rregulli kryesor është të diskutoni çështjen e parave që në fillim të marrëdhënies dhe mos prisni derisa të shfaqen problemet.

“Kjo mund të jetë një bisedë shumë e vështirë, por ia vlen: aftësia për të ngritur tema të tilla do të krijojë besim mes jush. Për më tepër, aftësia për të shprehur çështjet financiare do të jetë e dobishme: sa më shpesh t’i ngrini ato, aq më pak shqetësim.

Paratë janë një temë delikate, veçanërisht për ata që e dinë se si është të jetosh me qindarka ndërkohë që burri shpenzon pa informuar në të tjera vende”, -thotë ajo.

Sipas psikologes, nuk ka nevojë të kaloni në kontroll total: të grumbulloni financat dhe të ndiqni çdo hap të njëri-tjetrit.

“Këshilloj që të ketë jo vetëm llogari të përgjithshme, por edhe personale – nëse besimi rikthehet, atëherë kjo është alternativa më e mirë. Nuk duhet të prisni që të lindin konflikte për të nisur një bisedë për paratë, por nuk duhet ta ndaloni atë kur problemet të zgjidhen”, – thotë psikologia Jonuzaj.

Shkak për divorc

Sipas avokates Margarita Kola, numri i çështjeve të çuara në divorc për shkak të konflikteve financiare, sidomos fshehjes së informacioneve, është rritur vitet e fundit. Pavarësisht se mungojnë statistika të mirëfillta, av. Kola thotë se rastet në rritje kanë qenë flagrante dhe se shpesh, janë vendime të pakthyeshme. Dikur më pak të kërkuara nga femrat, tashmë nuk ka diferencime gjinore për sa u përket vendimeve të tilla.

Pasojat

E marrë në një këndvështrim në të gjithë shoqërinë shqiptare, për sociologen Marsida Simo, tradhtia financiare, ose pabesia financiare, është pasojë e disa faktorëve.

“Në pamje të parë mund të duket si diçka jo serioze, pasi po flasim për familjen dhe këto gjëra mund të rregullohen sërish. Në të vërtetë, ky fenomen përmban gënjeshtrën, fshehjen, mashtrimin, përfitimin e të mirave apo shërbimeve në mënyrë të njëanshme.

Madje shanset për tradhti financiare vitet e fundit mund të jenë në rritje, pasi bashkëshortët kanë llogari bankare të ndara, apo më shumë se një punë. Dhe shpesh, punët e dyta në Shqipëri janë informale. Megjithatë, paralelisht në vendin tonë ende nuk kemi një kulturë të mirëfilltë financiare ekonomike, e cila mund të sjellë thellimin e fenomenit”, – thotë znj. Simo.

Në lidhje me shkaqet, sipas saj, disa partnerë mund të bëjnë tradhti financiare, si një mënyrë për të rifituar autonominë në marrëdhënie.

“Ata përdorin shpenzimet si një mjet për të rivendosur pushtetin e tyre. Kjo mund të ndodhë më tepër te burrat, duke ditur mentalitetin që mbizotëron në vendin tonë, ku marrjet e vendimeve kryesore i përkasin më së shumti bashkëshortit.

Një tjetër arsye se pse ndodh pabesia financiare është prej faktit se çështja e parave në përgjithësi është e vështirë për t’u diskutuar, sidomos në fillimet e një marrëdhënie në çift. Më pas, gjërat bëhen edhe më të vështira derisa vijojnë me konflikte dhe mosmarrëveshje. Madje disa çifte zgjedhin mes palëve, se cili do të jetë menaxhuesi i të ardhurave dhe shpenzimeve.

Duke qenë me këtë “pushtet” absolut, mund të ketë abuzime. Po ashtu mund të ketë edhe arsye të tjera që lidhen me aspektin psikologjik, ku njëri prej partnerëve është i varur nga blerjet e shumta, të cilat e çojnë atë në borxhe të thelluara, duke mos u përballur me realitetin, por duke i mbajtur të fshehura derisa të dalë në pah e vërteta”, – thekson znj. Simo.

Sa u përket pasojave, sociologia përmend së pari prishjen e ekuilibrave mes bashkëshortëve e më tej, humben e besimit dhe konfliktet e vazhdueshme. Në përfshirjen e palëve të treta, çështja vështirësohet më shumë, qoftë një institucion kreditor apo njerëz ku njëri nga bashkëshortët ka marrë shuma parash.

“Pjesa që e vështirëson këtë raport është se, bashkëshortët shpesh e zbulojnë tradhtinë financiare vetë, nga ndonjë rrethanë rastësore ose kur është bërë situatë problematike dhe jo se partneri është rrëfyer për atë gjë. Personalisht në biseda të shumta me nëna vë re një pabesi që kanë gratë ndaj bashkëshortit, në lidhje me të ardhurat.

Jo pak herë mendojnë se burrat janë të prirë të shpenzojnë më shumë, por nuk i tregojnë të gjitha. Nga ana tjetër, ka edhe gra të cilat bëjnë shpenzime, të cilat nuk ia tregojnë partnerit nga frika se ata do t’i paragjykojnë apo se më pas mund të lindin grindje të panevojshme” -përfundon znj. Simo.

Raporti: 1/3 njerëzve përjetojnë tradhti financiare

Gati një e treta e çifteve kanë përjetuar pabesi financiare në marrëdhënien e tyre, sipas një sondazhi të ri nga US News & World Report.

Rreth 3 në 10 të anketuar në sondazhin e janarit 2022 thonë se janë përballur me pabesinë financiare ose si viktimë, ose si autor.

Tradhtia financiare mbulon një gamë të gjerë sjelljesh, duke përfshirë të pasurit e kartave sekrete të kreditit, apo edhe gënjeshtrën për të ardhurat.

Elementi që të gjithë kanë të përbashkët është se një partner fsheh ose ruan informacione për një vendim të lidhur me paratë. Kur viktima zbulon të vërtetën, shpesh ka një ndjenjë tradhtie. Në njëfarë mënyre, është e ngjashme me pasojat e tradhtisë romantike.

Llojet e pabesisë financiare

Kur u pyetën se çfarë lloj tradhtie financiare ndodhi në marrëdhënien e tyre, të anketuarit në sondazh raportuan si më poshtë:

– Mbajtja sekrete e blerjeve: 31.4%

– Fshehja e borxheve, apo llogarive: 28.7%

– Gënjeshtra për të ardhurat: 22.6%

– Tërheqja e parave nga kursimet: 10.4%

– Huadhënia e parave pa pëlqim: 6.9%

Siç mund ta shihni, ka shumë mënyra për të mbajtur sekretet e parave. Në anketë, 8.5% e morën vesh për veprën e pahijshme nëpërmjet një rrëfimi. Zakonisht, viktima e merr vesh për pabesinë në mënyra të tjera.

Shenjat e pabesive financiare

Kur u pyetën se si zbuluan se bashkëshortët kishin kryer mashtrime financiare, të anketuarit panë shenjat e mëposhtme:

– 23.7% thonë se panë një blerje të madhe

– 20.9% vunë re se bilancet e llogarive ishin jashtë normales

– 19.9% ​​zbuluan një deklaratë ose statement për një llogari të panjohur

– 18.7% thonë se kanë gjetur pako të papritura

– 8.2% vunë re pajisje elektronike të padeklaruara

Arsyet për të kryer pabesi financiare

Tani, le të kthejmë tabelat dhe të shohim motivet. Sondazhi i pyeti ata që u përfshinë në pabesi financiare pse e kishin të nevojshme ta bënin këtë. Këtu janë gjetjet:

– Për të shmangur një argument: 38%

– Sikleti për keqpërdorimin e parave: 23.1%

– Për t’u ndier më shumë në kontroll financiarisht: 16.1%

– Për të ndihmuar dikë tjetër: 15.8%

– Për të shmangur ndarjen e lajmeve të këqija: 7%./monitor

The post Në të mirë dhe në të keq, derisa…paraja të na ndajë! Tradhtia financiare mes çifteve shqiptare appeared first on Albeu.com.

Nga 10 deri në 20 vite diferencë, të famshmit shqiptarë që na vërtetuan se “dashuria nuk njeh moshë” (FOTO LAJM)
Diferenca në moshë mes çifteve ka qenë dhe duket se do të mbes gjatë një diskutim që nuk do të ndahet nga tavolinat. Pikërisht për këtë temë edhe përsonazhe të njohur janë bërë objekt diskutimi kur kanë zgjedhur partnerë me diferencë të dukshme në moshë.

Më poshtë po ju rendisim vetëm disa prej personazheve publik shqiptarë që kanë vërtetuar se “Dashuria nuk njeh moshë”.

1. Po e nisim me Adelina Tahirin edhe si një nga personazhet që ka bërë më shumë bujë me zgjedhjen e partnerit të saj. Serjoza është 51 vjeç ndërsa Adelina, 27. Pra çifti kanë 24 vite diferencë megjithatë kjo nuk ka ndikuar aspak te lidhja e tyre. Çifti janë të martuar dhe prindër të një djali.

2. Bieta Sulo dhe Alban Dudushi kanë 13 vite diferencë. Albani është 50 vjeç ndërsa Bieta 37 vjeç. Çifti 5 vite më parë u bënë prindër të një djali.

3. Alketa Vejsiu e ka mbajtur gjithnjë hermetike jetën private dhe foto të saj me bashkëshortin nuk ka. Por edhe moderatorja shumë e dashur për publikun ka diferencë në moshë nga bashkëshorti me 15 vite. Alketa është 38 vjeç ndërsa bashkëshorti i saj 53. Alketa është njohur me bashkëshortin në moshën 19-vjeçare dhe janë prindër të dy fëmijëve.

4. Armina dhe Shkëlzeni janë prej vitesh në lidhje dhe së shpejti pritet të bëjnë edhe dasmën. Edhe ata janë komentuar shumë për diferencën në moshë e cila është 14 vite. Shkëlzeni është 46 vjeç ndërsa Armina 32. Megjithatë kjo nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien e tyre dhe çifti janë shumë të dashuruar.

5. Edhe Andrra dhe Sinani, një nga çiftet më të dashur për publikun kanë diferencë në moshë. Andrra është 26 vjeç ndërsa Sinani 46. Pra çifti kanë plot 20 vite diferencë, por mosha nuk ka qenë pengesë në lidhjen e më pas martesën e tyre. Andrra dhe Sinani janë prindër të dy djemve.

6. Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë ndër çiftet më të freskëta nga të lartpërmendurit. Diferenca e tyre në moshë ishte çështja e parë që u diskutua kur u zbulua lidhja e tyre. Genci është 41 vjeç ndërsa Eni 26. Pra çifti ka 15 vite diferencë. Eni Koç është në pritje të ëmbël dhe vetëm së fundmi na kane zbuluar se çifti po pret një vajzë.

7. Zaimina Vajsari dhe Klodi janë po ashtu një çift me diferencë moshe, por kjo nuk ka ndikuar aspak tek marrëdhënia e tyre e këtë e vërtetojnë 17 vitet që kanë së bashku. Çifti kanë 10 vite diferencë (Zaimina 35 dhe Klodi 45) dhe 4 muaj më parë u bënë prindër të fëmijes se tyre të dytë, djalit Kamar.

The post Nga 10 deri në 20 vite diferencë, të famshmit shqiptarë që na vërtetuan se “dashuria nuk njeh moshë” (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.