cianar Archives - Albeu.com

Stuhia CIARAN “paralizon” Shqipërinë, rrugë të bllokuara, mungesë energjie dhe përmbytje! Si paraqitet situata në vend
Prej më shumë se 8 orësh Shqipëria është goditur nga stuhia CIARAN e cila ka shkakktuar dëme të shumta materiale në të gjithë vendin, si dhe ka paralizuar rrugët.

Ndërkohë që situata vijon të jetë e përkeqësuar gjatë mbrëmjes së sotme, ku për shkak të stuhisë ka patur rrëshkitje dherash në disa akse të vednit duke paralizuar rrugët dhe lëvizjet e qytetarëve në drejtim të Tiranës.

Për shkak të stuhisë ka patur rrëshkitje dherash në rrugën e Arbrit në dalje të Klosit. Autoritetet kanë njoftuar se qytetarët që duan të lëvizin drejt Tiranës duhet të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz deri në pastrimin e rrugës.

“Patrullat e Policisë Rrugore janë në gatishmëri, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve në rast nevoje për ndihmë dhe për të menaxhuar trafikun rrugor. Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera në rrugë, për çdo rast nevoje për ndihmë, drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët të telefonojnë numrin pa pagesë 112.”, njofton policia.

Ndëkrohë që për shkak të motit të keq, vërshimit të ujërave është bllokuar në 3 vende rrugaTheth – Ndërlysaj.

Gjithashtu për shkak të stuhisë ka problematika në qarkun e Gjirokastrës, kryesisht në aksin rrugor Përmet-Tre Urat. Sipas informacioneve, mësohet se për disa minuta si pasojë e shkarjes së dherave është vështirësuar qarkullimi i mjeteve në këtë aks, pranë vendit Redhi i Badlonjës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar grupet e emergjencave civile si dhe ato të mirëmbajtjes së këtij aksi rrugor, të cilët kanë mundësuar hapjen dhe largimin e dherave. Burime zyrtare nga prefektura e Gjirokastrës pohojnë se ky aks tashmë është i kalueshëm dhe nuk shënon asnjë problematikë.

Deri tani, është bërë i mundur zhbllokimi i dy pikave pranë zonave të njohura nga banorët si “Shkëmbi i Thethit” dhe pranë “Centralit”.

Po punohet me ritme të shpejta për zhbllokimin e të gjithë aksit brenda natës së sotme.

Sipas grupeve në terren, brenda 1 ore ky segment rrugor nga Ndërlysaj në drejtim të Thethit do të jetë i hapur për udhëtarët.

Stuhia “Ciaran” ka nisur dhe në Korçë. Mësohet se reshjet janë shoqëruar me shkarkesa të shumta elektrike në disa zona.

Sakaq, kanë nisur edhe problemet e para të stuhisë, pasi dhjetra fshatra në Bashkinë e Korçës dhe Maliqit janë pa energji elektrike.

Në Bashkinë e Korçës janë pa energji fshatrat e njësisë administrative Vithkuq, kurse në bashkinë e Maliqit njësia administrative Gore.

Sipas shtabit të emergjencave, e nesërmja pritet të ketë reshje me shtrëngata në disa pjesë të qarkut.

Po ashtu edhe Shkozeti vijon të jetë pa energji elektrike prej disa orësh, për shkak të motit të keq.

The post Stuhia CIARAN “paralizon” Shqipërinë, rrugë të bllokuara, mungesë energjie dhe përmbytje! Si paraqitet situata në vend appeared first on Albeu.com.

Stuhia CIARAN godet Shqipërinë, reagon Rama: Jemi në gatishmëri, shmangni lëvizjet e panevojshme në rrugë
Shqipëria është goditur nga stuhia CIARAN ditën e sotme, e cila ka shkaktuar mjat dëme materiale në të gjithë vendin, si dhe ka bllokuar rrugët.

Për shkak të stuhisë për disa orë rrugët në Tiranë ishin të përmbytura dhe trafiku mbeti i paralizuar, ndërkohë që uji vërshoi edhe në disa biznese.

Lidhur me situatën emergjente në vend ka reaguar edhe kryeminsitri Edi Rama përmes rrjetit social Facebook.

Në reagimin e tij kryeministri Rama ju ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Reagimi i Ramës:

Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet.

Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.

Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.

The post Stuhia CIARAN godet Shqipërinë, reagon Rama: Jemi në gatishmëri, shmangni lëvizjet e panevojshme në rrugë appeared first on Albeu.com.

Stuhia CIARAN godet Shqipërinë, përmbyet tuneli në rrugën e Arbrit
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë këtë të premte gjithë vendin tonë, teksa stuhia e fortë e shoqëruar me erë të fuqishme ka shkaktuar probleme në qytete e rrugë nacionale.

Rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave me drejtuesit e mjeteve që janë përballur me bllokime në shumë pika të kësaj rruge.

Për shkak të mungesës së kanaleve kulluese anësore i gjithë uji i shiut ka rënë në asfalt duke marrë me vete edhe dhera e gurë.

Ndërkohë uji është futur edhe brenda tuneleve në fshatin Shkallë. Po ashtu uji ka përmbytur urën e fshatit Fshat për shkak të mosfunksionit të sistemit kullues mbi urë dhe kanaleve që vijnë nga tunelet 2 dhe 3 në anën e fshatit Shkallë.

Drejtuesve të mjeteve që do të përdorin këtë aks rrugor në orët në vijim iu këshillohet të tregojnë kujdes pasi reshjet parashikohet të vazhdojnë. Policia Rrugore do të jetë në monitorim të trafikut në këtë aks rrugor për të këshilluar drejtuesit e mjeteve në lidhje me rreziqet që mund të përballen gjatë udhëtimit në drejtim të Tiranës e anasjelltas.

Ndërkohë, rënie gurësh ka patur edhe në aksin tjetër nacional nga Burreli në Skuraj.

The post Stuhia CIARAN godet Shqipërinë, përmbyet tuneli në rrugën e Arbrit appeared first on Albeu.com.

Alarmi i kuq në Europë, egërsohet stuhia Cianar, 6 viktima deri tani! Mbyllen shkollat dhe aeroportet (VIDEO)
Në 24 orët e fundit shumë vende të kontinentit të vjetër janë vënë në alarm të kuq pasi stuhia “Ciaran” po përparon në rajone të ndryshme, duke përfshirë gjithçka në rrugën e saj dhe ekspertët e “pagëzojnë” fenomenin si “bombë meteorologjike”.

Në total, gjashtë persona kanë vdekur nga rrëzimi i pemëve, një shofer kamioni në automjetin e tij në rajonin Aisne të Francës, një burrë në qytetin holandez Venray, një grua në qendër të Madridit, një person në Gjermani dhe dy persona të tjerë në Belgjikë, sipas raporteve të policisë.

Erërat në shumë zona të Italisë, Britanisë, Francës dhe Holandës po fryjnë rreth 200 km ndërsa shirat e dendur kanë kthyer disa rrugë në lumenj duke shkaktuar probleme serioze në rrjetin hekurudhor dhe ajror rrugor.

Stuhia Ciaran trokiti fillimisht në Itali duke shkaktuar dëme të rënda materiale dhe më pas goditi pjesë të Britanisë dhe Francës. Në Paris përurimi i Kullës Eifel nuk u bë sot, siç ishte planifikuar.

Në faqen e saj zyrtare thuhet: “Përurimi i monumentit është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike. Para se të udhëtoni, ju lutemi konsultohuni me faqen e internetit. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të shkaktuar.”

Erërat e forta dhe shirat e dendur goditën dje Italinë me përmbytje në qendër të Milanos dhe tejmbushje të liqenit të Komos, një destinacion popullor turistik.

Deti doli në rrugët e qytetit Penmarc në Francën veriperëndimore

Forcat e mbrojtjes civile ngritën diga në brigje dhe vazhduan me pompimin masiv të ujit. Sevezzo, një lumë që përshkon komunat e Como, Monza dhe Milano, gjithashtu u vërshua, sipas agjencisë italiane të mbrojtjes civile.

Pjesë të Milanos u bënë të paarritshme, ndërsa postimet e mediave sociale treguan se uji derdhej në stacionet e metrosë dhe këmbësorët binin ose kapeshin në shtylla gjatë rrëmbimeve të forta të erës. Pardje shërbimi i mbrojtjes civile italiane vuri në alarm të kuq të gjitha zonat e rajonit Veneto, ku përfshihet Venecia.

Stuhia vdekjeprurëse, e cila po prek shumë zona të territorit francez, me erëra më shumë se 200 kilometra në orë, ka shkaktuar probleme serioze në rrjetin rrugor ndërsa dhjetëra familje janë zhytur në errësirë.

Mediat franceze kishin paralajmëruar se stuhia “Ciaran” do të përfshijë veriperëndimin e vendit. Në bregdet banorët u fortuan dhe në disa zona kompania hekurudhore “SNCF” vendosi të anulojë për masa paraprake linjat e trenave. “Do të jetë një stuhi që do të hyjë në histori në Brittany ,” komentoi Guillaume Sesse, meteorolog dhe themelues i faqes së internetit Météo-villes.

Siç shpjegon ai, raporton gazeta “Le Figaro”, “presioni në qendër të nivelit të ulët barometrik do të bjerë shumë shpejt”, duke forcuar rrëmbimet e erës. Kjo njihet si një “bombë moti”, një term që i referohet një zhvillimi të shpejtë rrufe të një niveli të ulët barometrik, “një përkeqësim shumë i shpejtë me një rënie prej të paktën 24 hektopaskalësh – një njësi presioni atmosferik – brenda 24 orëve”. Nga ana e tij, ministri i Transportit i Francës, Clément Bon, ka konfirmuar sot për radion “Franceinfo” se një shofer kamioni ka humbur jetën pasi një pemë ka rënë mbi automjetin e tij në departamentin Ain, në verilindje të Parisit.

Të paktën 1.2 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike në Francë, 780,000 prej tyre në Brittany, njoftoi sot në mëngjes ofruesi i energjisë Enedis.

Dhe në Normandi, autoritetet janë vendosur në një “alarm të kuq” për erëra të forta, ndërsa pjesa tjetër e Francës veriperëndimore është në një “gadishmëri portokalli”, thanë zyrtarët. Në departamentin Finistère të Brittany, ku erërat po frynin me shpejtësi deri në 207 kilometra në orë në zonën Pointe-du-Raz, dy persona u plagosën lehtë dhe qarkullimi rrugor u ndalua, siç tha prefekti Alain Espinas për radion franceze. rrjeti “RTL”.

Fatkeqësi në qytetin Brest në Francën Perëndimore

Stuhia parashikohet të lëvizë në brendësi të ditës së sotme. Gjithsej 31 departamente franceze janë vënë në alarm portokalli për fenomene të rrezikshme të motit.

Për arsye sigurie, sot autoritetet e Parisit njoftuan mbylljen e parqeve, kopshteve dhe varrezave.

Edhe Mbretëria e Bashkuar është gjithashtu në gatishmëri të lartë me Met Office që lëshon paralajmërime të verdha ‘rrezik për jetën’, niveli i dytë më i lartë i alarmit, në të gjithë Anglinë dhe Uellsin. Shirat e dendur dhe erërat e forta që filluan mbrëmë, kanë lënë në tokë shumë avionë dhe kanë vonuar shumë shërbime të trenave dhe anijeve. Ndërkohë, shumë shkolla mbyllur. Mbrëmë, erërat kanë fryrë me shpejtësi 167 kilometra në orë në Jersey, ishulli që ndodhet 193 kilometra larg Anglisë.

Përveç kësaj, dhjetëra njerëz u detyruan të evakuojnë nga shtëpitë e tyre si masë paraprake, sipas Shërbimit Zjarrfikës. Problemet janë të përqendruara jashtë Jersey, kryesisht në Southampton, Isle of Wight, ku komunat po mbyllin shkollat, si dhe në Devon dhe Cornwall.

Shkencëtari i Universitetit të Reading Ed Huckins paralajmëroi se stuhia do të sillte reshje më të mëdha shiu, duke rrezikuar presionin më të ulët të nivelit të detit në 200 vjet. Ai gjithashtu thekson se vetëm dy ngjarje të tjera të tilla ekstreme të motit janë regjistruar në historinë e vendit: më 25 shkurt 1989 dhe në ditën e Krishtlindjes 1821. Një anije lundrimi 60,000 tonësh në rrugë nga Portsmouth në Madeira u detyrua të bënte një ndalim të paplanifikuar në Falmouth në Cornwall sot për të kërkuar strehim nga stuhia që po afronte. Linja ajrore me kosto të ulët Ryanair paralajmëroi se fluturimet nga Irlanda mund të preken, ndërsa EasyJet tha se stuhia do të shkaktonte disa vonesa dhe anulime.

Kompanitë e trenave kanë këshilluar kundër udhëtimeve, linjat ajrore kanë paralajmëruar për anulime të mundshme të fluturimeve dhe sinoptikanët kanë paralajmëruar për dëme, ndërprerje të energjisë elektrike, pemë të shkulura, objekte fluturuese që mund të shkaktojnë lëndime dhe përmbytje që mund të kërcënojnë jetë.

Ishujt Kanal të Jersey dhe Guernsey janë urdhëruar të qëndrojnë brenda. Policia në Xhersi ka lëshuar një alarm të kuq nga frika e dëmeve dhe lëndimeve të shumta, ndërsa në Guernsey paniku i blerjeve përpara motit të keq ka çuar në boshllëk të rafteve të supermarketeve. Stuhia Ciaran mund të rezultojë të jetë një nga stuhitë më të këqija që ka përjetuar ndonjëherë Mbretëria e Bashkuar në nëntor, sipas parashikuesve.

Autoritetet janë të shqetësuara edhe për situatën në Skoci, ku ka ende ujëra të grumbulluara nga kalimi vdekjeprurës i stuhisë Babette një javë e gjysmë më parë.

Autoritetet shënuan vdekjen e parë – ku një njeri vdiq nga një pemë që ra. Ndërkohë, kompania ajrore holandeze KLM ka anuluar dhjetëra fluturime. Siç raporton CNN, anulimet kanë të bëjnë me fluturimet për dhe nga aeroporti Schiphol i Amsterdamit.

“Ne kemi vendosur të anulojmë të gjitha fluturimet e KLM për dhe nga Schiphol nga pasditja e hershme deri në fund të ditës,” njoftoi dega holandeze e Air France.

The post Alarmi i kuq në Europë, egërsohet stuhia Cianar, 6 viktima deri tani! Mbyllen shkollat dhe aeroportet (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Stuhia Ciaran godet Europën, erë me shpejtësi 104 milje në orë, raportohet për dy viktima
Stuhia Ciaran shkaktoi kaos këtë të enjte në Britani, pasi shpërthimet me shpejtësi 104 milje në orë lanë mijëra shtëpi pa energji elektrike, shkolla të mbyllura, linjat hekurudhore të bllokuara dhe shërbimet e trageteve të anuluara.

Ishujt e Kanalit u goditën më rëndë. Dhjetra shtëpi në Xhersi u evakuuan pasi një tornado shpërtheu, rrëzoi pemë dhe breshëri masiv thyen dritaret.

Watch: Britain battered by 100mph winds from Storm Ciaran pic.twitter.com/CBT02RdeZf

— The Independent (@Independent) November 2, 2023

Qindra shkolla në jug të Anglisë u mbyllën për shkak të rreziqeve për nxënësit, ndërkohë që kishte shqetësime për presionin mbi shërbimet lokale në Hampshire.

Sipas BFMTV, dy persona kanë humbur jetën në Francë për shkak të motit të keq. Këtu përfshihet një shofer kamioni i cili thuhet se u përfshi nga erërat e stuhishme dhe u përplas me një pemë, dhe një burrë që vdiq pasi u rrëzua ndërsa përpiqej të mbyllte grilat.

Një anije lundrimi 60,000 ton në rrugë nga Portsmouth në Madeira u detyrua të bënte një ndalesë të paplanifikuar në Falmouth në Cornëall sot për të kërkuar strehim nga stuhia që po afronte.

Kjo është hera e dytë që Britania goditet nga një stuhi e fortë. Vetëm dy javë më parë, stuhia Babet goditi shumë pjesë të MB. Ajo solli reshje të jashtëzakonshme në pjesë të Skocisë lindore, ndërsa reshjet e dendura, të vazhdueshme dhe të përhapura prekën gjithashtu pjesën më të madhe të Anglisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut.

The post Stuhia Ciaran godet Europën, erë me shpejtësi 104 milje në orë, raportohet për dy viktima appeared first on Albeu.com.