Christos Gialias Archives - Albeu.com

Në 2018-ën i vranë nënën, para tre ditësh i ekzekutuan babanë, djali i biznesmenit grek prek me fjalët
Djali i biznesmenit grek Christos Gialias, Giorgos Gialias, i cili pati fatin e keq të përjetonte dy vrasjet e prindërve të tij brenda gjashtë viteve, është i shkatërruar.

Christos Gialia, i cili u vra natën e së mërkurës, në rajonin e Mandrës, pak para se të mbërrinte në shtëpinë e tij dhe të nënës së tij, Frederiki Karzis, e cila në vitin 2018 u gjet e vrarë me dy plumba në kokë, në oborrin e shtëpisë së saj.

“Pse duhet ta kaloj gjithë këtë torturë për herë të dytë? Pse dy herë, pse“?- thotë ai për protothema.gr, duke u përpjekur të ruajë gjakftohtësinë dhe të kuptojë të keqen që i ka ndodhur familjes së tij.

Dy vrasjet brutale të prindërve të Giorgos Gialias

Persona të panjohur i zunë pritë mbrëmjen e së mërkurës biznesmenit Christos Gialias, të cilët pasi e qëlluan me kallashnikov dhe e vranë në makinë, i vunë flakën mjetit me qëllimin për të zhdukur gjurmët.

ELAS ka nisur kërkimin për gjetjen e autorëve që u larguan me motor.

Automjeti i biznesmenit, u gjet në rrugën “Agia Aikaterini” në Mandra dhe zjarrfikësit tentuan të shuajnë zjarrin në vendngjarje.

Nga hetimet e ELAS-it, pranë mjetit të djegur u gjetën gëzhoja, ndërsa brenda mjetit u gjet një kallashnikov, i cili vlerësohet të jetë arma e vrasjes që autorët e kanë hedhur pas ekzekutimit.

Christos Gialias, ishte pronar i kompanive aktive në tregtinë e mishit me qindra punonjës.

Në të njëjtën kohë, ai ishte pronar dhe menaxher i tre ekipeve të futbollit, përkatësisht AO Trikala, Paneleussiniakou dhe Mandraikos.

Në vitin 2018, ish-bashkëshortja e Christos Gialia dhe nëna e Giorgos, Frederiki Karzi, u vra në shkallët e shtëpisë së saj në Mandra.

E vranë me dy plumba në kokë, në oborrin e shtëpisë së saj.

Christos Gialias, atëherë shkoi menjëherë në vendin e vrasjes, pasi edhe pse ishte rimartuar me një shqiptare nga Elbasani, mbante marrëdhënie të shkëlqyera me ish-bashkëshorten.

“Policia do të kërkojë… Gjithçka… Aty kam besim, do ta zbardhin çështjen, nuk ka sesi. As ne nuk e dime pse ndodhi”, deklaroi Christos Gialias për vrasjen e ish-bashkëshortes.

Vihet re se sipas policisë, motivi i vrasjes së gruas ka qenë grabitja, pasi autorët e huaj besonin se ajo do të kishte para.

Ata i kishin ngritur pritë jashtë shtëpisë së saj, teksa ajo kthehej nga kazinoja. Megjithatë, në çantën e saj kishte vetëm një orë.

The post Në 2018-ën i vranë nënën, para tre ditësh i ekzekutuan babanë, djali i biznesmenit grek prek me fjalët appeared first on Albeu.com.

U ekzekutua mbrëmë në Greqi, zbulohet biznesi i grekut në Labinot të Elbasanit, vite më parë i vranë edhe ish-gruan, dyshohet se…
Shtetasi grek Christos Gialias 59-vjec, u ekzekutua mbrëmë në Mandra të Athinës në Greqi me armë zjarri dhe më pas i djegur brenda mjetit të tij, rezulton pronar biznesi edhe në Shqipëri.

Konkretisht në vitin 2007, ai ka themeluar një kompani me qendër në Labinot Fushë të Elbasanit.

Objekti i veprimtarisë së kësaj kompanie, është tregtia me shumicë e pakicë e mallrave të ndryshëm industrialë, elektroshtëpiake, transport udhëtarësh, hotel dhe bar.

Burime konfidenciale nga Greqia bëjnë me dije se, 59-vjecari dyshohet se zotëron prona edhe në Tiranë.

Ndryshe nga sa u tha dje se gruaja e tij shqiptare ishte vrarë vite më parë, informacionet e saktësuara orët e fundit bëjnë me dije se në vitin 2018 atij i kanë ekzekutuar me armë ish-gruan greke Frederiki Karzi.

Mes autorëve të vrasjes atëherë ishte një shtetas shqiptar, i cili ishte arratisur më parë nga burgu dhe motiv i ngjarjes ishte grabitja.

Kur ka ndodhur vrasja, Gialias ishte ndarë me shtetasen greke dhe kishte nisur marrëdhënien me një shtetase shqiptare nga Librazhdi, me të cilën vazhdonte të ishte në një lidhje pavarësisht një ndarje, që dyshohet fiktive, të regjistruar disa vite më parë.

Gialias rezulton pronar biznesesh të mëdha në Greqi, ku janë të punësuar rreth 4000 persona, shumë prej të cilëve shqiptarë.

Mësohet se ai qarkullonte me bodyguard, shtetas shqiptarë, të cilët në momentin e vrasjes nuk ndodheshin me të. Gialias rezulton me precedentë penalë, pasi i janë gjetur sasi të mëdha armësh, kryesisht “Kallashnikovë”.

Ai gjithashtu, ka precedentë në fushën e narkotikëve, si dhe në punësimin e paligjshëm të punëtorëve nga Pakistani në Greqi. Dyshimet e deritanishme të policisë kanë të bëjnë me kontrabandën e cigareve, për shkakun e së cilës janë ekzekutuar shumë krerë të mafias greke vitet e fundit.

Pas këtyre vrasjeve policia ka gjetur lidhje të shtetasve nga Europa Lindore dhe Shqipëria, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera hetimi.

Mbrëmjen e djeshme, u bë e ditur se një tjetër bashkëpunëtor i Gialias, ishte vrarë në 31 nëntor 2023. Bëhet fjalë për 56-vjecarin nga Berati, Thimi Droboniku alias Thimi Prifti.

Ai u ekzekutuar në “Palio Faliro” të Athinës dhe vrasja e tij mbetet e pazbardhur. Nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, por ka dyshimet se përmes një kushërirës së tij grekë, Gialias furnizonte me cigare Drobonikun.

Ky i fundit kishte precedentë penalë në këtë fushë, por edhe në tregtinë e kokainës. Madje edhe Gialias kryente tregti me kontejnerë nga Amerika Latine, por ende nuk ka indicie për ndonjë transport të paligjshëm narkotikësh brenda tyre.

The post U ekzekutua mbrëmë në Greqi, zbulohet biznesi i grekut në Labinot të Elbasanit, vite më parë i vranë edhe ish-gruan, dyshohet se… appeared first on Albeu.com.