Chris Murphy Archives - Albeu.com

Senatori amerikan: Kosova urgjentisht të anëtarësohet në NATO.
Senatori amerikan, Chris Murphy ka thënë se tani është koha që Kosova të anëtarësohet në NATO.

Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, Murphy tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është interes edhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Gjatë diskutimeve tona folëm për interesat e tona të përbashkëta për të vazhduar proceset e Kosovës për t’u bashkua si NATO-s ashtu edhe BE-së. Natyrisht se më shumë kemi të bëjmë me procesin e anëtarësimit në NATO dhe tani është më urgjente se kurrë që të sigurojmë që shtetet si Kosova që janë në perfieri të një Rusie të vënë në kënd, që këto shtete të kenë mbrojtje”, ka thënë ai.

Më tutje, senatori Murphy tha se i vjen mirë që Kosova ka pasur përparim në zhvillimin ekonomik dhe në luftimin e korrupsionit.

“Kjo është vizita ime e tretë në Prishtinë dhe më vjen kaq mirë që po dëgjojë për zhvillimin ekonomik të vazhdueshëm në Kosovë dhe që jeni të fokusuar në luftimin e korrupsionit dhe përparimin që e keni arritur. E kemi filluar vizitën tonë në kampin “Bondsteel” dhe siç e dini ShBA-të vazhdojnë që të kenë një përkushtim të madh për sigurinë në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai përmendi edhe vdekjen e sekretares amerikane të Shtetit, Madeliene Albrigt, e ku tha se familja er saj e çmon memorialin e ngritur në Prishtinë për ta përkujtuar rolin e saj gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Na vjen keq dhe natyrisht jemi të pikëlluar për humbjen e sekretares së Shtetit, znj. Albright dhe që familja e saj me të vërtet e çmon memorialin që e keni ngritur këtu në Prishtinë për të përkujtuar rolin që ajo dhe SHBA-të e kanë luajtur për të ndalur gjenocidin në Kosovë”, deklaroi senatori amerikan.

The post Senatori amerikan: Kosova urgjentisht të anëtarësohet në NATO. appeared first on Albeu.com.

Senatorët amerikanë i “zbarkojnë” Vuçiçit në zyrë, zbulohet diskutimi i nxehtë
Senatorët amerikanë të Komisionit për Punë të Jashtme, Chris Murphy dhe Jeanne Shaheen, si dhe senatori i Komisionit për Forcat e Armatosura Tom Tillis do të priten sot në një takim nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Sipas zyrës për shtyp të tij, amerikanët do të të priten në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidencës serbe.

Senatorët demokratë Chris Murphy dhe Jeanne Shaheen i thanë Zërit të Amerikës më herët se kishte një interes dypalësh në Washington në angazhimin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor dhe ofrimin e mbështetjes ekonomike dhe të çdo lloji tjetër për aspiratat e tij evropiane.

Ndikimi i Kinës dhe Rusisë është një nga çështjet që i shqetëson senatorët amerikanë, ndaj sigurisht që do të jetë temë diskutimi në Beograd.

Shaheen kryetare e nënkomitetit për Evropën dhe sigurinë rajonale, i tha Zërit të Amerikës në shkurt se Shtetet e Bashkuara mund ta kundërshtojnë atë ndikim në disa mënyra.

Ajo tha se ekziston një varësi e madhe e Ballkanit Perëndimor nga energjia ruse dhe se për këtë arsye Shtetet e Bashkuara duhet të ndihmojnë në krijimin e mundësive të reja për energji të pastër dhe burime të tjera dhe shprehu besimin se shumë kompani në Shtetet e Bashkuara do të jenë të interesuara për investime të tilla dhe bashkëpunim me vendet e rajonit në atë fushë.

Senatori Chris Murphy gjithashtu deklaroi në atë kohë se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë një prani të fortë në rajon dhe tërhoqi vëmendjen për faktin se nevojitet përparim i mëtejshëm në Ballkan në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

“Shumë vende në Ballkanin Perëndimor po shkojnë në drejtimin e gabuar. Dhe kjo nuk është rastësi, duke pasur parasysh faktin se Evropa aktualisht po e bën të vështirë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit,” tha ai.

Senatori republikan Tom Tillis, i cili drejton grupin vëzhgues të NATO-s në Senat, tha gjithashtu në një letër drejtuar presidentit të SHBA-së Joseph Biden para pjesëmarrjes së tij në samitin e NATO-s në Bruksel muajin e kaluar se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë një prani të fortë në rajon.

Letra, e nënshkruar nga Tillis dhe Shaheen, si dhe senatorët Angus King, Chris Koons, Johnny Ernst dhe John Barroso, thoshte se Ballkani ishte një rajon ku Rusia kishte luajtur prej kohësh një rol destabilizues.

“Ballkani është një zonë e pambrojtur e Evropës dhe megjithëse Ukraina duhet të tërheqë vëmendjen tonë të menjëhershme, ne nuk mund të humbasim nga sytë këtë rajon ku NATO ka luajtur prej kohësh një rol kyç në ruajtjen e paqes”, thanë senatorët./Express

The post Senatorët amerikanë i “zbarkojnë” Vuçiçit në zyrë, zbulohet diskutimi i nxehtë appeared first on Albeu.com.