chatgtp Archives - Albeu.com

Bie ChatGPT, interneti “vërshohet” me ankesa
Roboti virtual me inteligjencë artificiale, ChatGPT, aktualisht është jashtë sistemit. Që nga orët e para të së martës janë regjistruar probleme në qasje, por gjithashtu ky program po japë edhe informacione të rreme dhe të pakuptimta.

Kjo u bë e ditur edhe përmes platformës “Downdetector” që tregon kur një aplikacion është jashtë sistemit.

Në sistemin e vet, kompania OpenAI i konfirmoi problemet që i ka aktualisht.

“Aktualisht kemi probleme. Disa përdorues po përballen me shkallë të mëdha gabimesh dhe vonesa në të gjitha shërbimet. Po vazhdojmë ta përcjellim gjendjen”, ka shkruar ChatGPT.

Roboti virtual është përballur herë pas here me probleme të tilla.

The post Bie ChatGPT, interneti “vërshohet” me ankesa appeared first on Albeu.com.

Shkarkohet CEO i “OpenAI” Sam Altman, zëvendësohet nga shqiptarja Mira Murati
Në një njoftim për mediat, OpenAI bëri të ditur se Sam Altman është shkarkuar si CEO i OpenAI, ndërsa shqiptarja Mira Murati, shefe e teknologjisë e kompanisë, do të shërbejë si CEO e përkohshme.

Kompania tha se kreu “një proces shqyrtimi konsultativ” dhe “arriti në përfundimin se ai nuk ishte i sinqertë në komunikimet e tij me bordin” dhe se s’ka më besim në aftësinë e tij për të vazhduar udhëheqjen e OpenAI.

“Bordi i drejtorëve të OpenAI, Inc, 501(c)(3) që vepron si organi i përgjithshëm qeverisës për të gjitha aktivitetet e OpenAI, njoftoi sot se Sam Altman do të largohet si CEO dhe do të largohet nga bordi i drejtorëve. Mira Murati, shefe e teknologjisë e kompanisë, do të shërbejë si CEO e përkohshme, me efekt menjëherë.”, thuhet në njoftim.

Shqiptarja është anëtare e ekipit drejtues të OpenAI prej pesë vitesh. Siç thuhet në njoftimin e kompanisë, Murati ka luajtur një rol kritik në evoluimin e OpenAI në një udhëheqës global të AI.

“Duke pasur parasysh mandatin e saj të gjatë dhe angazhimin e ngushtë me të gjitha aspektet e kompanisë, duke përfshirë përvojën e saj në qeverisjen dhe politikën e AI, bordi beson se ajo është e kualifikuar në mënyrë unike për këtë rol dhe parashikon një tranzicion të pandërprerë ndërkohë që kryen një kërkim zyrtar për një CEO të përhershëm.“, tha kompania.

OpenAI u lançua si një model jofitimprurës në 2015 me mbështetjen e CEO të Tesla, Elon Musk , i cili thuhet se ka dhuruar 1 miliard dollarë për projektin. Para se të merrte detyrën si CEO, Altman ishte president i përshpejtuesit të startup-eve Y Combinator dhe fitoi rëndësi në Silicon Valley si një investitor. Më herët në karrierën e tij, ai themeloi kompaninë e rrjeteve sociale Loopt.

Ndërsa popullariteti i OpenAI u rrit këtë vit krahas ChatGPT, po ashtu u rrit edhe profili i Altman. Ai u bë një lloj ambasadori, duke përfaqësuar industrinë e inteligjencës artificiale në të gjithë globin.

Në shtator, Altman, 38 vjeç, iu  dha  nga Indonezia e ashtuquajtura “Viza e Artë”, duke i siguruar atij akomodime të ndryshme udhëtimi për 10 vjet dhe përfitime që synojnë të ndihmojnë vendin të fitojë më shumë investitorë të huaj.

Altman  vizitoi  vende të ndryshme të Azisë-Paqësorit gjatë verës, duke përfshirë Singaporin, Indinë, Kinën, Korenë e Jugut dhe Japoninë, duke u takuar me udhëheqës dhe zyrtarë qeveritarë dhe duke mbajtur fjalime publike mbi rritjen e AI dhe nevojën për rregullore.

The post Shkarkohet CEO i “OpenAI” Sam Altman, zëvendësohet nga shqiptarja Mira Murati appeared first on Albeu.com.

Raporti: Inteligjenca Artificiale po kontribuon në rënien e lirisë në internet
Inteligjenca artificiale po kontribuon në rënien e lirisë globale të internetit, sipas raportit vjetor të organizatës Freedom House, i cili zbuloi se liria globale e internetit shënoi rënie për të 13-tin vit radhazi. Për rënien e lirisë së internetit, raporti fajëson edhe mjetet më tradicionale të shtypjes, të përdorura nga regjimet autoritare.

“Nuk është befasuese që liria globale e internetit ra për të 13 vit radhazi këtë vit”, thotë Allie Funk, bashkëautore e raportit. “Përparimet në Inteligjencën Artificiale nga viti i kaluar po e thellojnë vërtet krizën e lirisë së internetit.”

Nga 70 vendet e analizuara në raport, të cilat përbëjnë 88 për qind të popullsisë së përdoruesve të internetit në botë, në 55 vende njerëzit u përballën me pasoja ligjore për shprehjen e pikëpamjeve në internet, duke pasqyruar një rënie globale të demokracisë.

I publikuar të mërkurën, raporti shpjegon se Kina ka mjedisin më të keq në botë për lirinë e internetit për të nëntin vit radhazi. Por Mianmari, i përfshirë nga një grusht shteti ushtarak dy vjet e gjysmë më parë, doli në vendin e dytë. Irani, ndërkohë, përjetoi rënien më të madhe të lirisë së internetit që nga viti i kaluar.

Inteligjenca Artificiale është në qendër të vëmendjes që kur kompania OpenAI nxorri në treg platformën ChatGPT gati një vit më parë. Që atëherë, përparimet e shpejta në Inteligjencën Artificiale kanë shtuar sfidat me të cilat përballet interneti, që tashmë ishte nën kërcënim prej vitesh.

“Ndërsa Inteligjenca Artificiale ka shumë përdorime vërtet të mira për shoqërinë, si në fushën e mjekësisë, përdorimi i saj po rrit edhe shkallën dhe efikasitetin e shtypjes dixhitale. Dhe kjo mund të shihet në fushat e përgjimit, censurës dhe dezinformimit”, tha zonja Funk për Zërin e Amerikës.

Shpresa ishte që programet si ChatGPT do të krijonin kushtet për përdoruesit e internetit që të anashkalojnë kontrollet e informacionit nga shteti dhe të kenë qasje në materiale të pacensuruara. Në vend të kësaj, “më shumë qeveri do të jenë të interesuara për të kontrolluar platformat e Inteligjencës Artificiale (si ChatGPT) dhe prodhimin e tyre”, thotë zonja Funk.

Disa qeveri po bllokojnë qasjen tek këto platforma, duke kontrolluar rezultatet e tyre dhe duke i detyruar kompanitë të përdorin Inteligjencën Artificiale për të hequr përmbajtjen nga platformat me një ritëm që njerëzit nuk mund ta kapin.

Një mënyrë tjetër se si qeveritë mund të përdorin këto platforma, që funksionojnë me Inteligjencë Artificiale, për të censuruar informacionet është duke kontrolluar drejtpërdrejt të dhënat e tyre të trajnimit.

“Kina është me të vërtetë pioniere në këtë qasje”, thotë zonja Funk.

Programet me Inteligjencë Artificiale të kompanive kineze, si Ernie Bot i kompanisë Baidu dhe Tongyi Qianwen i kompanisë Alibaba, janë të detyruar të zbatojnë kontrolle të rrepta të përmbajtjes dhe të sigurojnë “të vërtetën, saktësinë, objektivitetin dhe diversitetin” e të dhënave të trajnimit, të parashikuara me ligj nga qeveria e Kinës. Kjo do të thotë se kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme si Tajvani, Xinjiangu dhe Sheshi Tiananmen, këta platforma përsërisin propagandën shtetërore ose nuk ofrojnë asnjë informacion.

Ky manipulim i platformave të Inteligjencës Artificiale në Kinë po ndodh në një sfond të shtypjes më të gjerë në internet.

“Populli kinez jeton nën një sistem censurimi dhe mbikëqyrjeje që është më ekstrem se kudo tjetër në botë”, thotë Kian Vesteinsson, analist i çështjeve të teknologjisë dhe demokracisë në organizatën Freedom House.

Autoritetet në Kinë i përdorin këto mjete për të burgosur gazetarët dhe kritikët e tyre dhe për të hequr nga interneti përmbatjet kritike.

Në përgjigje të një kërkese për koment, zëdhënësi i Ambasadës Kineze në Uashington mohoi se mjedisi i internetit në Kinë është shtypës.

“Interneti i Kinës është falas, i hapur dhe i rregullt”, tha zëdhënësi. “Është legjitime që Kina, si shtet sovran, të menaxhojë internetin në përputhje me ligjin, në mënyrë që të mbrojë të drejtat dhe interesat e drejta dhe të ligjshme të qytetarëve dhe kompanive.”

Nga Kamboxhia deri në Turqi, zgjedhjet vazhduan të jenë një çështje e rëndë e shtypjes dixhitale gjatë vitit të kaluar, pasi udhëheqësit në detyrë u përpoqën të kontrollonin rrjedhën e informacionit për të lëvizur votat në favor të tyre, thotë analisti Kian Vesteinsson.

“Këto taktika po shfaqen në të gjithë spektrin demokratik të vendeve të botës”, thotë ai. Kjo prirje që do të jetë veçanërisht shqetësuese në zgjedhjet e vitit 2024 në Indi, Indonezi, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara.

Fituesja e çmimit Nobel, Maria Ressa, ka paralajmëruar se bota do ta dijë nëse demokracia “rron apo vdes”, në fund të vitit 2024.

Autorja e raportit mbi lirinë e internetit, Allie Funk thotë se, përpara këtyre zgjedhjeve të rëndësishme, nevojiten më shumë rregulla dhe transparencë nga kompanitë e Inteligjencës Artificiale për të zbutur dëmet e mundshme.

Raporti jep një pasqyrë të zymtë të gjendjes së lirisë së internetit, por ai ofron edhe lajme pozitive.

Për zonjën Funk, një zhvillim i madh pozitiv gjatë vitit të kaluar ka qenë lëvizja e rëndësishme për të reduktuar përdorimin e programeve përgjuese. Në mars, për shembull, presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të kufizuar agjencitë qeveritare nga përdorimi i programeve komerciale të përgjimit, që mund të kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe të dëmtojnë të drejtat e njeriut.

Analisti Kian Vesteinsson gjen shpresë në mënyrën se si teknologët në mbarë botën po mobilizohen për t’iu kundërvënë censurës dhe programeve të përgjimit.

Populli kinez gjithashtu “ka demonstruar rezistencë frymëzuese” ndaj masave shtypëse të qeverisë, shtoi zoti Vesteinsson, duke theksuar protestat në fund të vitit 2022 kundër politikave të ashpra të Kinës për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

“Ky mobilizim shkaktoi një ndryshim relativisht të rrallë të politikës në nivel kombëtar”, tha ai. “Edhe në këtë mjedis thellësisht shtypës, njerëzit ende po i gjejnë këto rrugë për të shprehur veten dhe për të nxitur lëvizjet për ndryshim.”

The post Raporti: Inteligjenca Artificiale po kontribuon në rënien e lirisë në internet appeared first on Albeu.com.

ChatGPT po shkurton stafin e mediave në botë, por a mund ta bëjë punën e gazetarëve shqiptarë
A do të zëvendësohen gazetarët nga robotë që shkruajnë lajme? Vështirë ta thuash, por shumica e lajmeve të prodhuara nga agjencia “Associated Press”, që kanë të bëjnë me të ardhurat e korporatave, bëhen me anë të teknologjive të automatizuara.

Këta kompjuterë shkruajnë sot lajme për gazetat ose për internetin, një punë që dikur bëhej nga njerëzit.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” ka hyrë në bashkëpunim me kompaninë “Automated Insights” për të shfrytëzuar algoritmet e kësaj kompanie, të cilat prodhojnë lajme financiare të caktuara brenda pak sekondave.

Ndërsa gazeta “Bild” planifikon të zëvendësojë redaktorët me programe të Inteligjencës Artificiale për të kursyer 100 milionë euro.

ChatGPT po përdoret edhe në redaksitë shqiptare të lajmeve. Anila Basha, drejtuese e Newsbomb.al, thotë se pavarësisht lehtësive që të ofron përdorimi i ChatGPT, si p.sh., në gjetjen e background të lajmit, të shkëput nga realiteti.

Znj. Basha nuk parashikon që përdorimi i tij do të arrijë të zëvendësojë gazetarët dhe redaktorët në Shqipëri, pasi lajmi raportohet dhe verifikohet në disa burime dhe nëse do t’i largohet parimit bazë të gazetarisë, do të arrijë i cunguar te publiku.

“Kur për herë të parë u përballa me ChatGPT para disa muajsh, m’u duk gjetja e fundit të cilën duhet ta shfrytëzoja në maksimum. Personalisht për veten.

E përdora ChatGPT për disa ditë me radhë, prej kureshtjes nga e gjithë gama e informacioneve që merrja dhe thjeshtësia e përgjigjeve. Nëse kisha nevojë për background informativ për lajme të ndryshme, fillova të pyesja ChatGPT.

Por, shumë shpejt vura re se po largoheshim nga realiteti që duhet të raportojmë ditë pas dite. Për të qenë e sinqertë, kam vërejtur se raste të përdorimit të ChatGPT ka edhe në median online dhe kjo për shpejtësi informacioni dhe lehtësi të dhënies së tij.

Do të doja të kisha optimizmin për të menduar se gazetarët e redaktorët në redaksitë shqiptare të informacionit, do ta përdornin teknologjinë deri në njëfarë mase, por assesi, ta bënin atë rregull të punës së tyre të përditshme.

Ne përballemi përditë me ritmet e shpejta të teknologjisë, dhe për ne që jemi më të vjetër në zanat dhe nuk i kemi marrë nëpër shkolla parimet bazë të përdorimit të teknologjisë, është disi e vështirë. Por sa më shumë ta përdorësh, aq më e thjeshtë bëhet për të dhënë zgjidhje të lehta të momentit.

Problemi i madh është se lajmi që duhet të raportohet nuk është një pyetje dhe një përgjigje pas kompjuterit nëpërmjet teknologjisë artificiale.

Kështu, jemi duke shmangur parimet bazë të raportimit dhe shkrimit të lajmit, apo të verifikimit të lajmit në disa burime.

Sigurisht, kjo bota e re dixhitale të kursen kohë, por informacioni, nëse nuk vjen te lexuesi sipas rregullit, atëherë do të jetë i cunguar.

Nuk ka ende një studim sesa dhe si e përdorin ChatGPT në media apo në biznese dhe shpresoj shumë që raportimi juaj për këtë fakt të na japë të dhëna interesante.

Por jam përpjekur edhe në redaksitë e lajmeve newsbomb.al dhe newsport.al të mos ua ‘injektoj’ gazetarëve dashurinë për të përdorur këtë platformë, përveçse në raste ekstreme.

Edhe pse mendoj se për një kohë shumë të afërt, do të jetë në modë përdorimi i kësaj platforme, ashtu sikurse u bë modë shumë e shpejtë prezantimi i mediave tona online në rrjetet sociale nga ku gjenerohet edhe trafiku më i madh i lexuesve tanë”.

Ndodhi, Inteligjenca Artificiale pushon nga puna gazetarët në Gjermani

Tabloidi gjerman “Bild”, gazeta më e shitur në gjithë Europën, u komunikoi qindra redaktorëve që do të zëvendësohen nga IA.

A do t’u bien chatbot kambanave të vdekjes mbi përmbajtjet mediatike të krijuara nga njeriu?

Axel Springer SE, shtëpia më e madhe botuese europiane, njoftoi se do të zëvendësojë një sërë pozicionesh pune editoriale me Inteligjencën Artificiale, shkruan Deutsche Welle.

Në një email dërguar personelit (më 19 qershor), Springer deklaroi se “për fat të keq do të ndahet nga kolegët që punojnë, të cilët do të zëvendësohen nga IA dhe/ose nga procese të botës dixhitale”.

Funksionet e drejtorëve të redaksisë, redaktorëve të faqeve, korrektorët, sekretarët dhe photo editorët nuk do të ekzistojnë më si sot”.

Shkurtimet e vendeve të punës në Springer, shtëpia e markave të lajmeve si “Bild” dhe “Die Welt”, do të rrisin frikën se IA do të shkaktojë rrëmujë në të gjithë industrinë e medias në botë.

Chatbot si ChatGPT mund të përdoren për të shkruar lajme, duke i bërë të padobishëm gazetarët njerëzorë.

“Për herë të parë, është vetë makina që po krijon gjuhën” – deklaroi Ranga Yogeshwar, një nga gazetarët kryesorë të pavarur shkencorë në Gjermani.

Në Global Media Forum të Deutsche Welle në Bon, Yogeshwar diskutoi se si IA gjeneruese po ndryshon krijimin e përmbajtjeve.

“Makina ka shkelur kulturën tonë, qytetërimin tonë” – tha ai.

Digital News Report i Reuters Institute deklaroi se 2023 do të jetë “viti i zhvillimit për Inteligjencën Artificiale dhe zbatimit të saj në gazetari”.

Raporti thekson se mjetet e transkriptimit të Inteligjencës Artificiale janë tashmë rutinë në redaksitë dhe shumë e përdorin edhe për të zgjedhur stories që t’ua këshillojnë përdoruesve, për të krijuar titra dhe për text-to-speech.

Edhe disa shoqëri mediatike po eksperimentojnë me drejtues virtualë lajmesh. Dhe aplikacionet si “Artifact” tashmë po ofrojnë përmbledhje të lajmeve online, të krijuara nga IA për lexuesit.

Por disa analistë të medias mendojnë se IA, duke marrë përsipër detyra banale, do t’u lejojë gazetarëve të përqendrohen në reportazhe investiguese dhe analiza të thelluara.

“Mendoj se do të fillojmë të shohim gjithnjë e më shumë organizata mediatike që do të hedhin hapin përtej mundësive” – deklaroi Nilesh Christopher, korrespondent nga Azia Jugore për “Rest of World”, një botim online që i kushtohet ndikimit të teknologjisë.

“Kemi një mjet të ri që mund të përshpejtojë disa procese” – thotë gazetari shkencor Ranga Yogeshwar. “Me IA kemi një katalizator që do të krijojë më shumë përmbajtje se sa mund të bëjnë njerëzit”. Këto përmbajtje mund të jenë mashtruese ose të rreme.

“Ne nuk mund t’u kemi më besë tani përmbajtjeve. Dhe kjo nuk vlen për faktet aktuale por edhe ato të së shkuarës. Ju mund ta ndryshoni fjalë për fjalë historinë, por kush do të mundet ta verifikojë?”.

Yogeshwar thotë se politikanët duhet të krijojnë një rregullore për IA para se ajo të trondisë themelet e shoqërisë.

Shumë gazetarë shpresojnë se kërkesa për histori unike, të hulumtuara dhe të rrëfyera nga njerëzit të rritet kur njerëzit të kenë mjaftueshëm lajme të krijuara nga IA.

Por edhe nëse kjo rezulton e vërtetë, mijëra redaktorë, si ata të tabloidit gjerman “Bild”, mund të kenë humbur punën e tyre./monitor

The post ChatGPT po shkurton stafin e mediave në botë, por a mund ta bëjë punën e gazetarëve shqiptarë appeared first on Albeu.com.

Cila është agjenda politike e Inteligjencës Artificiale?
Nga Santiago Zabala & Klaudio Gallo

“Mulliri i dorës të jep mundësinë të kesh shoqëri me feudalin; ndërsa mullirit i madh me avull të shoqërohesh me kapitalistin industrial”- thoshte dikur Karl Marksi. Dhe ai kishte të drejtë. Ne kemi parë vazhdimisht gjatë historisë, se si shpikjet teknologjike përcaktojnë mënyrën dominuese të prodhimit, dhe bashkë me të llojin e autoritetit politik të pranishëm në një shoqëri.

Atëherë çfarë do të na sjellë Inteligjenca Artificiale (AI)? Kush do të përfitojë nga kjo teknologji e re, e cila jo vetëm që po bëhet një forcë prodhuese mbizotëruese në shoqëritë tona (ashtu si dikur mulliri i dorës dhe mulliri me avull), por siç po vazhdojmë të lexojmë në lajme, duket edhe se po “i shpëton shumë shpejt kontrollit tonë?”.

A do të mundet Inteligjenca Artificiale të ketë një jetë të pavarur, siç duket se besojnë shumë njerëz, dhe të diktojë e vetme rrjedhën e historisë tonë? Apo do të përfundojë si shpikja teknologjike e radhës,e cila i shërben një axhende të caktuar, dhe nga e cila përfiton një nëngrup i caktuar njerëzish?

Kohët e fundit, shembuj të përmbajtjeve hiperrealiste, të krijuara nga AI, si një “intervistë” me ish-kampionin e botës në Formula 1, Majkëll Shumaker, që nuk është në gjendje të flasë me median që pas aksidenti të rëndë duke skijuar në vitin 2013; “fotografitë” që tregojnë ish-presidentin Donald Trump duke u arrestuar në Nju Jork; apo esetë studentore në dukje autentike “të shkruara” nga chatboti i famshëm i OpenAI, ChatGPT, kanë ngritur shqetësime serioze midis intelektualëve, politikanëve dhe akademikëve në lidhje me rreziqet që mund të sjellë për shoqëritë tona kjo teknologji e re.

Shqetësime të tilla nxitën bashkëthemeluesin e kompanisë Apple, StivVozniak, figurën e njohur të Inteligjencës Artificiale, Joshua Bengio dhe bosin e Tesla/Twitter, Elon Mask, mes shumë të tjerëve, që të nënshkruanin në mars një letër të hapur ku akuzonin laboratorët e AI se ishin “të përfshira në një garë të dalë jashtë kontrollit për të zhvilluar dhe vënë në përdorim mendje dixhitale gjithnjë e më të fuqishme që askush – madje as krijuesit e tyre – nuk mund t’i kuptojnë, parashikojnë apo kontrollojë me besueshmëri”, dhe u bënë thirrje zhvilluesve të AI që të ndalin punën e tyre.

Kohët e fundit, Xhefri Hinton – i njohur si një nga tre “kumbarët e AI” dha dorëheqjen nga Google “për të folur lirshëm mbi rreziqet e Inteligjencës Artificiale” ku ndër të tjera tha se i vjen pjesërisht keq për kontributet e tij në këtë fushë. Ne e pranojmë që AI – si çdo teknologji që përcaktojnë epokën kur shfaqet – vjen me anë negative dhe me rreziqe të konsiderueshme.

Por në dallim nga Vozniak, Bengio, Hinton dhe të tjerët, ne nuk besojmë se ajo mund të përcaktojë vetë rrjedhën e historisë, nëse nuk ka asnjë kontribut ose udhëzim nga njeriu.

Ne nuk i ndajmë shqetësime të tilla, sepse e dimë se, ashtu siç ndodh me të gjitha pajisjet dhe sistemet tona të tjera teknologjike, se axhendat tona politike, sociale dhe kulturore janë gjithashtu të integruara në teknologjitë e AI.

Siç shpjegoi me të drejtë filozofja Dona Harauej: “Teknologjia nuk është neutrale. Ne jemi brenda asaj që bëjmë, dhe ajo është brenda nesh”. Përpara se të shpjegojmë më tej pse nuk kemi frikë nga një i ashtuquajtur marrja e AI, duhet të përcaktojmë dhe shpjegojmë se çfarë është në të vërtetë Inteligjenca Artificiale.

Ky është një mision shumë sfidues, jo vetëm për shkak të kompleksitetit të produktit në fjalë, por edhe për shkak të mitit që është krijuar mbi AI nga media. Ajo që po i komunikohet me këmbëngulje sot publikut, është se makina e ndërgjegjshme është thuajse këtu, dhe se shumë shpejt jeta jonë e përditshme do të ngjajë me ato të përshkruara në filma si “2001: A Space Odyssey”, “Blade Runner” dhe “The Matrix”.

Por kjo është një narrativë e rreme. Ndërsa nuk ka dyshim se po ndërtojmë kompjuterë dhe makineri llogaritëse gjithnjë e më të afta, nuk ka asnjë tregues që kemi krijuar apo jemi afër krijimit të një mendje dixhitale që mund të “mendojë”.

Noam Çomski argumentoi kohët e fundit në një artikull të “New York Times” se “ne e dimë nga shkenca e gjuhësisë dhe filozofia e njohurive se programet e të mësuarit përmes makinerive si ChatGPT, ndryshojnë thellësisht nga mënyra se si njerëzit arsyetojnë dhe përdorin gjuhën”.

Duke imituar filozofin gjerman Martin Haideger mund të themi shkurtimisht: “Inteligjenca Artificiale nuk mendon por vetëm llogarit”. Federiko Fagin, shpikësi i mikroprocesorit të parë komercial, mitikut Intel 4004, e shpjegoi këtë gjë shumë qartë në librin e tij të vitit 2022 “Irriducibile” (I pandërprerë):“Ekziston një dallim i qartë midis ‘njohurisë’ së makinës simbolike … dhe njohurive semantike njerëzore. I pari është informacion objektivin që mund të kopjohet dhe ndahet. Ndërsa i dyti një përvojë subjektive dhe private që ndodh në intimitetin e qenies së vetëdijshme”.

Atëherë çfarë do të thotë e gjithë kjo për të ardhmen tonë? Nëse AI nuk mund të “mendojë”, kush do të përfitojë nga kjo dhe cili do t’i japë autoritet politik? Mbi çfarë vlerash do të mbështeten vendimet e saj? Çomski dhe kolegët e tij i bënë një pyetje të ngjashme për ChatGPT. “Si një inteligjencë artificiale, unë nuk kam bindje morale apo aftësi për të bërë gjykime morale, ndaj nuk mund të konsiderohem imoral apo moral. Mungesa ime e besimeve morale është thjesht rezultat i natyrës sime si një model i mësimit të makinës”- u tha atyre chatbot.

Ku e kemi dëgjuar më parë këtë qasje? A nuk është jashtëzakonisht e ngjashme me vizionin etikisht neutral të liberalizmit ekstrem? Liberalizmi aspiron të kufizojë në sferën individuale private të gjitha vlerat fetare, civile dhe politike që rezultuan kaq të rrezikshme dhe shkatërruese në shekujt XVI-XVII.

Ai dëshiron që të gjitha aspektet e shoqërisë të rregullohen nga një formë e veçantë – dhe në një farë mënyre misterioze – e nacionalitetit: tregu. Inteligjenca Artificiale duket se po promovon të njëjtën markë të racionalitetit misterioz.

E vërteta është se ajo po shfaqet si inovacioni i ardhshëm global i “biznesit të madh” që do të vjedhë punë nga njerëzit – duke i bërë të tepërt punëtorët, mjekët, avokatët, gazetarët dhe shumë të tjerë. Vlerat morale të robotëve të rinj janë identike me ato të tregut. Tani është e vështirë të imagjinohen të gjitha zhvillimet e mundshme, por në horizont po shfaqet një skenar i frikshëm.

Dejvid Kruger, asistent profesor në mësimin e makinerive në Universitetin e Kembrixhit, komentoi së fundmi në “NewScientist”: “Në thelb çdo studiues i AI (përfshirë veten time) ka marrë fonde nga teknologjia e madhe. Në një moment, shoqëria mund të ndalojë së besuari tek garancitë që hapin njerëzit me konflikte kaq të forta interesi, dhe të arrijë në përfundimin, siç kam bërë unë, se neglizhimi i paralajmërimeve mbi AI tradhton mendimin e dëshiruar dhe jo kundër-argumentet e mira”.

Në rast se shoqëria i kundërvihet Inteligjencës Artificiale dhe promotorëve të saj, ajo mund të dëshmojë se Marksi e ka gabim, dhe ta parandalojë zhvillimin kryesor teknologjik të epokës aktuale që të përcaktojë se kush e mban autoritetin politik. Por tani për tani, AI duket se është këtu për të qëndruar.

Dhe axhenda e saj politike është plotësisht e sinkronizuar me atë të kapitalizmit të tregut të lirë, qëllimi kryesor (dhe i padeklaruar) i të cilit është të fragmentojë çdo formë solidariteti shoqëror dhe komunitar. Rreziku i AI nuk është se është një inteligjencë dixhitale e pamundur për t’u kontrolluar, dhe që mund të shkatërrojë ndjenjën tonë për veten dhe të vërtetën përmes imazheve, eseve, lajmeve dhe historive “të rreme” që gjeneron.

Rreziku është se kjo shpikje monumentale, duket se po i bazon të gjitha vendimet dhe veprimet e saj mbi të njëjtat vlera shkatërruese dhe të rrezikshme që drejtojnë kapitalizmin grabitqar.

Shënim: Santiago Zabala, profesor i filozofisë i kërkimit ICREA në Universitetin Pompeu Fabra në Barcelonë. Claudio Gallo, ish-redaktor i gazetës italiane “La Stampa” dhe korrespondent i saj në Londër. /

“Al Jazeera” – Bota.al

The post Cila është agjenda politike e Inteligjencës Artificiale? appeared first on Albeu.com.

Këto janë “punët” ku ChatGTP mund të na ndihmojë vërtet
ChatGPT ka hyrë së fundi në jetën tonë dhe është prezantuar për publikun e gjerë si një aplikacion i inteligjencës artificiale që mundëson dialog dhe përgjigje (chatbot). Ai mori shpejt vëmendjen, kryesisht për shkak të përgjigjeve të hollësishme që jepte në shumë fusha të dijes. Megjithatë, me kalimin e kohës, përdoruesit kuptuan se aplikacioni herë pas here përgjigjet në një mënyrë të gabuar, gjë që ka ndikuar negativisht në shkëlqimin e tij fillestar.

Në përgjithësi, ChatGPT është trajnuar mbi një sasi të madhe të dhënash teksti dhe mund të kryejë një sërë detyrash, si p.sh. përgjigjja e pyetjeve, përkthimi i gjuhëve të ndryshme dhe përmbledhja e teksteve. Është krijuar për të qenë shumë fleksibël dhe i aftë për të kuptuar dhe prodhuar tekst në një gamë të gjerë stilesh dhe formatesh.

Që nga lindja e tij, aplikacioni numëron disa fansa, por edhe një përqindje të madhe njerëzish që kritikojnë funksionimin e tij dhe nxitojnë të vënë në dukje mangësitë e tij. Të shumtë janë ata që flasin për mungesë kreativiteti, por edhe për paaftësi të aplikacionit për të kuptuar siç duhet temat dhe për t’iu përgjigjur efektivisht si një mjet i inteligjencës artificiale.

Megjithatë, edhe ata që i kanë kthyer shpinën përdorimit të tij të përgjithshëm, pranojnë se ka rrethana specifike ku ChatGPT mund të jetë vërtet i dobishëm. Për shembull, gramatika e tij është gjithmonë e saktë dhe ai përgjigjet me fjali të plota. Në të njëjtën kohë, ai shmang shprehjen e mendimeve apo pozicionimin e tij në një mënyrë emocionale. Pikërisht ky formalitet është elementi kyç që kërkohet në situata të caktuara komunikimi. Dhe ChatGPT mund të kujdeset vërtet për to për ju.

Shembuj të tillë janë letrat falënderuese të dërguara nga një çift pas dasmës për dhuratat që kanë marrë, urimet masive në festa të mëdha si Krishtlindjet dhe raste të tjera të ngjashme që kërkojnë t’i kushtoni kohë që nuk keni, por duhet të veproni.

Aplikacioni mund të krijojë, për shembull, një përgjigje të plotë të tipit: “Të dashur miq, Faleminderit shumë për praninë tuaj në dasmën tonë, por edhe për dhuratën që na keni bërë. Ishim shumë të lumtur që ndatë me ne këtë ditë të rëndësishme për ne dhe na nderuat me praninë tuaj. Faleminderit për dashurinë tuaj dhe ju urojmë më të mirat. Me dashuri.”

Në fakt, nëse eksperimentoni pak me aplikacionin, përfundimisht do të jeni në gjendje të krijoni mesazhin ideal, i cili do t’ju përfaqësojë dhe “të bëjë punën” për ju. Në të njëjtën kohë, ju mund ta modifikoni dhe riformësoni atë sipas preferencave tuaja, kur vendosni që diçka duhet të shtohet ose hiqet.

Në fund të fundit, megjithatë, është të mos shpenzoni shumë kohë duke u përpunuar me aplikacionin. Në thelb, ChatGPT do t’ju ndihmojë të kompozoni një “trup” fillestar të një teksti që ju vështirëson ose ju vonon nga detyrime të tjera më të rëndësishme, në mënyrë që të përfundoni një komunikim standard më shpejt dhe me efikasitet.

Bot është në gjendje të shkruajë gjëra më të detajuara nëse i jepni udhëzimet e duhura. Për shembull, mund t’i bëni ChatGPT të hartojë CV-në tuaj dhe më pas t’i kërkoni të krijojë disa letra motivimi për aplikacionet që dëshironi të plotësoni.

Ajo që do t’ju pëlqejë më shumë nga të gjitha është aftësia e aplikacionit për të thënë diçka për ju në një mënyrë më të sjellshme dhe të butë. Do t’ju shpëtojë nga tensioni i panevojshëm dhe me siguri do të arrini atë që synonit! /albeu.com

The post Këto janë “punët” ku ChatGTP mund të na ndihmojë vërtet appeared first on Albeu.com.