chatGPT Archives - Albeu.com

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë
Në Serbi po presin me padurim ndeshjen me Shqipërinë,  takim ky që vlen për kualifikueset e botërorit.

Kurioziteti duket i madh te rivalët tanë, pasi në një postim të bërë së fundmi nga portali “telegraf”, këta të fundit kanë pyetur edhe ChatGPT për rezultatin e mundshëm të sfidës që do luhet në Leskovac.

Përgjigjja e kthyer ka qenë e menjëhershme, inteligjenca artificiale parashikon barazim 1-1.

“Edhe pse është e vështirë të parashikohet me saktësi rezultati, duke marrë parasysh të gjithë faktorët, është e mundur që ndeshja të përfundojë në barazim” –  tha ChatGPT, në pyetjen e bërë nga gazetarë serb të Telegrafit.

The post ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Të (de)kodosh mendjen, si ChatGPT po kthehet në varësi për shqiptarët, sidomos të rinjtë
Nëse konsumatori i shekullit XX formohej nga reklamat, ai i shekullit XXI po formohet nga bisedat me algoritme. Në heshtje dhe me efikasitet, ChatGPT po kthehet në një partner të padukshëm në vendimmarrjen personale dhe ekonomike të përdoruesve, nga mënyra si organizojnë ditën, te vendimet për karrierën, shpenzimet dhe financat.

Ajo që nisi si një mjet për të gjeneruar tekst, sot po ndikon në mënyrën si njerëzit ndihen, mendojnë dhe konsumojnë…

Nëse dikur e nisnim ditën me një filxhan kafeje dhe një faqe gazetë, sot gjithnjë e më shumë e fillojmë me një mesazh me një Inteligjencë Artificiale. Quhet ChatGPT.

Nuk është mik, nuk është terapist, nuk është koleg, por për miliona përdorues është pak nga të gjitha këto. Në vend të pyetjeve filozofike mbi qenien dhe ekzistencën, bota dixhitale e sotme ngre pyetje më të drejtpërdrejta:

“A më kupton AI-ja”? A më paragjykon”? “A më bën të ndihem mirë me veten”? Këto pyetje dikur i rezervonim për njerëzit. Tani ia drejtojmë një “makine”.

Një studim i fundit me 732 individë i botuar në “Springer Nature” zbulon një fije të hollë, por të fortë, që lidh mënyrën se si e perceptojmë ChatGPT-në me shëndetin tonë mendor.

Njerëzit që kanë më shumë besim te ky mjet dixhital raportojnë vetëvlerësim më të lartë. Ndërkohë, ata që ndiejnë se chatbot-i u përgjigjet me paragjykime apo stereotipa, përjetojnë pasiguri dhe shqetësim.

Teknologjia nuk është më thjesht mjet. Është bërë pasqyrë. Dhe ndonjëherë, pasqyra kthen mbrapsht më shumë se sa kemi pritur.

Këto marrëdhënie të reja, mes njeriut dhe algoritmit, po zënë rrënjë në mënyrë të heshtur, por të qëndrueshme.

Bisedat me ChatGPT nuk janë më veç kërkesa për informacione, janë ndërveprime me ndikim emocional.

Në thelb të këtyre ndryshimeve është një fenomen i ri: brendia e marrëdhënies me një entitet johuman. Çfarë ndodh kur një makinë bëhet pjesë e mekanizmave tanë të ndërtimit të vetëbesimit, të përballimit të ankthit apo të kërkimit të miratimit?

Kjo është pyetja e shekullit. Dhe për herë të parë, përgjigjja nuk vjen nga psikologjia klasike, por nga një algoritëm që mëson çdo ditë nga miliarda ndërveprime.

Për zhvilluesit e Inteligjencës Artificiale, këto gjetje janë thirrje për përgjegjësi. Tonet, nuancat, mënyra si një chatbot përgjigjet ndaj një shqetësimi emocional apo pyetje personale, nuk janë më çështje stili, janë çështje ndikimi psikologjik.

Sepse, për përdoruesin e sotëm, një bisedë me AI-në nuk është më thjesht një kërkim i shpejtë. Është një moment reflektimi. Dhe siç duket, një faktor i mirëqenies mendore.

Në një epokë ku kufijtë mes njeriut dhe teknologjisë bëhen gjithnjë e më të mjegullt, një gjë është e sigurt: mënyra se si flasim me makinat po i jep formë mënyrës se si flasim me veten.

Dhe ndoshta, për herë të parë në histori, duhet të pyesim jo vetëm çfarë thotë teknologjia, por si na bën të ndihemi.

Çfarë po ndodh?

Në sipërfaqe, një bisedë me Inteligjencën Artificiale mund të duket e thjeshtë: një pyetje, një përgjigje. Por në prapaskenë, ndodh diçka më delikate: njerëzit fillojnë të projektojnë ndjenja, të krijojnë varësi emocionale, të kërkojnë qetësi në tonin neutral të makinës.

ChatGPT nuk i njeh përdoruesit e tij, por ata ndihen gjithnjë e më të kuptuar prej tij.

Fenomeni po zgjon interes në qarqet akademike dhe psikologjike. Disa studiues po e quajnë “efekti i pasqyrës së butë”: kur AI nuk reagon si njeri, nuk ndërpret, nuk kundërshton, por thjesht të kthen një reflektim të përpunuar dhe të saktë të asaj që ti ke thënë. Dhe kjo, në një kohë kur komunikimi me njerëzit shpesh është i ngarkuar me tension, po rezulton çuditërisht çliruese.

Ka dhe një anë tjetër të medaljes: një chatbot që të jep gjithmonë të drejtë, që të përgjigjet sipas mënyrës tënde të të menduarit, mund të forcojë një ndjesi të rreme sigurie.

Mund të lërë njerëzit pa sfidë, pa debat, pa përballje me të kundërtën. Dhe për dikë që vuan nga ankthi ose vetmia, kjo mund të jetë më shumë strehë sesa zgjidhje.

Ndërkohë, zhvilluesit e Inteligjencës Artificiale janë përballë një dileme të re: kur krijon një chatbot që tingëllon empatik, ku mbaron ndihma dhe ku fillon ndërhyrja në psikikë?

A duhet që një mjet teknologjik të jetë i kujdesshëm në mënyrën si ndërvepron emocionalisht? Dhe nëse po, si matet kjo etikë në gjuhën e algoritmeve?

Të dëgjohesh më shumë nga AI

Përdorimi i shpeshtë i ChatGPT ka filluar të ndikojë ndjeshëm në mënyrën se si individët marrin vendime në jetën e tyre, që nga ato më të thjeshtat, si zgjedhja e një veshjeje deri te vendimet më të rëndësishme.

Psikologia Ermela Shllaku, vëren se ky ndikim lidhet me mënyrën se si Inteligjenca Artificiale ofron mbështetje të menjëhershme dhe të qasshme.

“ChatGPT funksionon si një lloj mbështetjeje e jashtme. Ti futesh në çdo moment dhe merr informacion për atë që kërkon, por ndryshe nga Google apo Wikipedia, informacioni këtu është më i konkretizuar dhe më i kuptueshëm”, – shpjegon ajo.

Kjo qartësi dhe afrim emocional me përmbajtjen mund të krijojë një ndjesi sigurie për përdoruesit.

“Individët ndihen më të sigurt për atë që lexojnë, sepse marrin pikërisht atë që kërkojnë, në një gjuhë të thjeshtë dhe jo gjykuese”, – thekson psikologia Shllaku.

Megjithatë, ajo ngre alarmin se përdorimi i tepruar mund të ketë pasoja të rënda për zhvillimin mendor dhe autonominë e individit.

“Kur gjithçka të vjen gati, nuk je më i detyruar të përdorësh funksionet e tua njohëse, inteligjencën, përpunimin e informacionit apo arsyetimin. Dhe kjo sjell dobësim të kapaciteteve mendore”, – thotë ajo.

Psikologia e sheh këtë si një formë të re varësie dixhitale, të krahasueshme me rrjetet sociale si Instagram apo TikTok, por që ndryshon në thelb.

“Në këtë rast nuk kemi varësi krahasuese, ku ti ndjek të tjerët, por një marrëdhënie të brendshme, më intime, me një entitet dixhital që të përgjigjet vetëm ty”, – shpjegon ajo.

Kjo marrëdhënie e drejtpërdrejtë me një mjet që nuk të gjykon, nuk të refuzon dhe të dëgjon gjithmonë, bëhet edhe më e fortë në moshat e adoleshencës.

Sipas saj, adoleshentët janë veçanërisht të rrezikuar, pasi shpesh ndihen më të pranuar dhe më të lirë për të shprehur veten nëpërmjet ChatGPT.

“Adoleshentët ndihen të dëgjuar. Aty nuk i gjykon askush, nuk i ndërpret dhe nuk i refuzon. Kjo është diçka që shumë prej tyre ndiejnë se u mungon në botën reale”, – shton znj. Shllaku.

Por çfarë ndodh kur kjo marrëdhënie me një mjet dixhital bëhet intensive dhe e shpeshtë?

“Nëse një adoleshent komunikon vazhdimisht me një chatbot, rrezikon të zëvendësojë marrëdhëniet e vërteta njerëzore me një formë artificiale sigurie dhe dashurie”, – paralajmëron psikologia.

Ajo e quan këtë “një marrëdhënie me një pajisje robotike”, që në raste ekstreme mund të çojë në vetizolim apo izolim social, duke krijuar ndjesinë e rreme se po plotësohen nevojat emocionale.

Ndikimi shkon edhe më tej, duke ndikuar në vetëbesimin dhe ndjenjën e vetërealizimit.

“Kur çdo gjë u ofrohet gati, adoleshentët nuk kanë më hapësirë për të provuar veten, për të bërë gabime apo për të mësuar nga to. Kjo i bën të ndihen të paaftë për të marrë vendime të pavarura”, – thekson znj. Shllaku.

Ajo shton se edhe sjellja konsumatore ndikohet, pasi “AI ka aftësinë të sugjerojë produkte që ndoshta nuk i duhen përdoruesit, por që i blejnë vetëm sepse ‘Chat i tha’”.

Pavarësisht sfidave, psikologia thekson se teknologjia nuk duhet parë si armik.

“Nuk mund ta sulmojmë teknologjinë vetëm sepse sjell rreziqe. Ajo ka edhe anë pozitive, ndihmon në shumë situata, por sfida është të mësojmë si ta përdorim me vetëdije”, – nënvizon Shllaku.

Sipas saj, ky edukim duhet të fillojë në familje: “Ne si prindër kemi përgjegjësinë të flasim për ChatGPT me fëmijët tanë çdo ditë, jo vetëm për anët pozitive, por edhe për ato negative. Kjo është mënyra për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme me Inteligjencën Artificiale”.

Për të shmangur varësinë, ajo sugjeron që fëmijët të shtyhen drejt krijimit të marrëdhënieve reale dhe të pasura me ndjenja.

“Duhet t’i ndihmojmë të kuptojnë se AI nuk mund të zëvendësojë njeriun, me të gjitha ngjyrat e tij, dashurinë, empatinë, frikërat dhe tolerancën”, – thotë ajo.

Dhe mbi të gjitha, prindërit duhet të tregojnë mirëkuptim: “Adoleshentët po kalojnë një fazë shumë delikate dhe është e natyrshme që të gabojnë. Le t’i lëmë të gabojnë, që të mësojnë dhe të ndërtojnë vetëbesimin e tyre”.

Varësia

Psikologia Ermela Shllaku e sheh këtë si një formë të re varësie dixhitale, të krahasueshme me rrjetet sociale si Instagram apo TikTok, por që ndryshon në thelb.

“Në këtë rast nuk kemi varësi krahasuese, ku ti ndjek të tjerët, por një marrëdhënie të brendshme, më intime, me një entitet dixhital që të përgjigjet vetëm ty”, – shpjegon ajo.

Kjo marrëdhënie e drejtpërdrejtë me një mjet që nuk të gjykon, nuk të refuzon dhe të dëgjon gjithmonë, bëhet edhe më e fortë në moshat e adoleshencës.

Ana ekonomike

Për herë të parë, një Inteligjencë Artificiale po ndërhyn jo në prodhim apo në analizë të dhënash, por në një terren delikat: psikologjinë e konsumatorit.

Bisedat me ChatGPT po zëvendësojnë kërkimet e lodhshme në Google, këshillat spontane me miqtë, madje shpesh edhe konsultimet me profesionistë.

Dhe kjo nuk është pa pasoja. Kur përdoruesit ndihen të kuptuar apo të përforcuar emocionalisht nga një chatbot, ata janë priren të marrin vendime më të shpejta sipas studimeve të fundit, ndonjëherë më impulsive në sfera që variojnë nga blerjet online te zgjedhjet e karrierës apo marrëdhëniet me financat.

Për shembull, psikologët pohojnë se, një punonjës që ndien stres të vazhdueshëm në vendin e punës mund të përdorë ChatGPT si një formë të shpejtë “ventilimi”, por në mungesë të ndërveprimit njerëzor, përkrahja virtuale mund të përkthehet në vendime drastike: dorëheqje të nxituara, ndryshime profesioni, ose orientim drejt punëve të pavarura.

E gjithë kjo ndodh pa një analizë të thellë ekonomike, por si rezultat i një ndjesie subjektive që chatbot-i e ushqen pa dashje.

Nga ana tjetër, ka dhe efekte pozitive. Përdoruesit që ndihen më të sigurt dhe të mbështetur pas ndërveprimeve me AI-në kanë më shumë gjasa të marrin nisma ekonomike, të hapin një biznes, të kërkojnë rritje page, apo të menaxhojnë më mirë buxhetin personal.

Në këtë kontekst, ChatGPT nuk është thjesht një mjet komunikimi, por një katalizator psikologjik për sjellje të reja ekonomike.

Kjo ngre një pyetje të re për kohët moderne: nëse Inteligjenca Artificiale ndikon në mënyrën si mendojmë dhe ndiejmë, a duhet të fillojmë ta llogarisim atë si një aktor të ri në modelet e sjelljes së konsumatorit dhe të tregut të punës?

Përdorimi i ChatGPT nga studentët, sfidat dhe pasojat në tregun e punës

Përdorimi i ChatGPT nga studentët shihet me shqetësim, jo vetëm në përfundimin e detyrave të tyre apo përgjegjësive akademike, por edhe kur përballen me tregun e punës. Kështu shprehet Fatjona Murati, drejtuese e “Cancri Marketing”.

Sipas saj, po krijohet një brez i ri, një “armatë” njerëzish që në të ardhmen mund të kenë probleme serioze me mendimin kritik, logjikën, zgjidhjen e problemeve dhe procesin e krijimit të ideve, “brainstorming”-un, që është thelbësor në shumë vende pune.

“ChatGPT përdoret për nxitjen e ideve, por ka kaluar në një përdorim të gabuar: për çdo gjë, çdo tezë, çdo provim, studentët ia lënë platformës. Mjafton të japësh një prompt të strukturuar mirë dhe t’i thuash që je student në një fushë të caktuar dhe AI të jep gjithë përmbajtjen.

Në këtë mënyrë, mësuesit dhe sistemi arsimor nuk janë më në gjendje të kuptojnë realisht cilat janë aftësitë e vërteta të një studenti. Kjo krijon boshllëk të madh mes njohurive reale dhe asaj që paraqitet në letër”, – thotë znj. Murati.

Në tregun e punës, sipas saj, ka një rrezik të dukshëm për profesionet e teknologjisë së informacionit.

“Shumë mendojnë se IT nuk është i rrezikuar, por në fakt, janë pozicionet junior, veçanërisht ato që përfshijnë punë rutinë si data entry apo kodime të thjeshta, që mund të zëvendësohen lehtësisht nga Inteligjenca Artificiale.

Për kompanitë që rekrutojnë, nuk ka më shumë nevojë për studentë që të bëjnë internship-e për punë të thjeshta.

Këto detyra mund të kryhen nga një punonjës me përvojë, që menaxhon dhe prodhon më shumë në më pak kohë. Studentët përballen me vështirësi për t’u integruar në tregun e punës, sepse nuk kanë më “hyrjen” e parë pra praktikën.

Kjo është një sfidë e madhe. Nga njëra anë kemi profesione që po zhduken, nga ana tjetër po hapen profesione të reja për të cilat nuk ka as shkollim, as trajnime të strukturuara. Gjithçka po bëhet në mënyrë autodidakte”, – thotë marketerja.

Rreziku tek të rinjtë

Fatjona Murati, drejtuese e “Cancri Marketing” pohon se po krijohet një brez i ri, një “armatë” njerëzish që në të ardhmen mund të kenë probleme serioze me mendimin kritik, logjikën, zgjidhjen e problemeve dhe procesin e krijimit të ideve, “brainstorming”-un, që është thelbësor në shumë vende pune.

“ChatGPT përdoret për nxitjen e ideve, por ka kaluar në një përdorim të gabuar: për çdo gjë, çdo tezë, çdo provim, studentët ia lënë platformës. Mjafton të japësh një prompt të strukturuar mirë dhe t’i thuash që je student në një fushë të caktuar dhe AI të jep gjithë përmbajtjen. Në këtë mënyrë, mësuesit dhe sistemi arsimor nuk janë më në gjendje të kuptojnë realisht cilat janë aftësitë e vërteta të një studenti. Kjo krijon boshllëk të madh mes njohurive reale dhe asaj që paraqitet në letër”, – thotë znj. Murati./MONITOR

The post Të (de)kodosh mendjen, si ChatGPT po kthehet në varësi për shqiptarët, sidomos të rinjtë appeared first on Albeu.com.

Ish-banori i “Big Brother VIP” zbulon bisedat e çuditshme me ChatGPT
Këngëtari i njohur, Tiri Gjoci, është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale, ku ndan me ndjekësit herë pas here foto dhe video shumë ‘funny’. Disa të realizuara vetëm, e disa ku është edhe partnerja e tij, Krisa Çaushi.

Ditën e sotme, ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, ka publikuar në “Instastory” dy fotografi ku tregon një bisedë që ka bërë me ChatGPT.

“Më thuaj një fjalë të vështirë në shqip dhe unë do ti gjej kuptimin”, i ka shkruar Tiri dhe përgjigja nga ana e ChatGPT-së është:

“Fjala: shkabërdhyes. Suksese! Më thuaj çfarë mendon se do të thotë”.

“Nuk ka fjalë të tillë në fjalor. E di që do të më kapësh mat, po provo përsëri”, i ka shkruar më pas këngëtari i njohur.

E këtu ChatGPT ka habitur me përgjigjen, pasi i ka shkruar se ishte një krijim i qëllimshëm për t’a provokuar pak.

“E drejtë, shkabërdhyes ishte një krijim i qëllimshëm për të të provokuar pak. Tani luajmë seriozisht”, i kthen përgjigje ChatGPT, Tirit.

Ndërkohë kujtojmë se ekspertët kanë dhënë këshilla të shumta në lidhje me ChatGPT-në, të mos ndahen kurrë biseda që përmbajnë të dhëna personale, informacione pune apo çështje familjare. Nëse dëshironi të ndani një ide apo këshillë nga një bisedë me AI, përdorni vetëm pjesë neutrale duke fshirë çdo element që mund të identifikojë personin apo kontekstin.

The post Ish-banori i “Big Brother VIP” zbulon bisedat e çuditshme me ChatGPT appeared first on Albeu.com.

Kim Kardashian ndan me ndjekësit një bisedë me ChatGPT
Edhe Kim Kardashian është bashkuar me miliona përdorues të teknologjisë së inteligjencës artificiale, duke përdorur ChatGPT.

Në një epokë ku AI po kthehet në një mjet të përditshëm për miliona njerëz në mbarë globin – nga profesionistë të teknologjisë deri tek krijuesit e përmbajtjeve – duket se as të famshmit nuk po i shpëtojnë ndikimit të kësaj revolucioni digjital.

Miliarderja Kim Kardashian, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një ‘screenshot’ të një bisede që ka zhvilluar me ChatGPT, duke e bërë publike përdorimin e saj personal të këtij mjeti.

Sipas postimit, Kim i është drejtuar chatbot-it për të marrë këshilla rreth një libri të sajin.

Ndihma e ChatGPT-s duket se e ka impresionuar aq shumë me Kardashian e cila i ktheu një përgjigje duke e falënderuar.

Chatboti ChatGPT bëri bujë që pas lansimit të tij pak vite më parë, prapa të cilit qëndroi Mira Murati, shqiptarja e cila bëri revolucion në botën e Inteligjencës Artificiale.

The post Kim Kardashian ndan me ndjekësit një bisedë me ChatGPT appeared first on Albeu.com.

ChatGPT, faqja e internetit më e vizituar në botë
Aplikacioni produktiv i inteligjencës artificiale, ChatGPT, i zhvilluar nga OpenAI me bazë në SHBA, u bë një nga 5 faqet e internetit më të vizituara në botë në prill.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka mbledhur nga adresa similarweb.com, aplikacioni produktiv i inteligjencës artificiale ChatGPT ka filluar të sfidojë për vendin e parë në listën e faqeve të internetit më të vizituara në prill.

ChatGPT, i cili u ngjit në vendin e 5-të në listë, realizoi një kohë mesatare vizite nga përdoruesit prej 7 minutash e 15 sekondash. Në krye të faqeve më të vizituara u rendit sërish Google.com ku përdoruesit kanë shpenzuar mesatarisht 10 minuta e 31 sekonda në Google ndërsa kjo kohë u shënua 20 minuta e 18 sekonda në youtube.com që u rendit e dyta.

Platformat e kompanisë Meta, Facebook dhe Instagram, u renditën në vendin e 3-të dhe të 4-t, me kohën e kaluar në këtë faqe që ishte përkatësisht 10 minuta e 42 sekonda dhe 8 minuta e 37 sekonda.

Duke marrë parasysh raportin “We Are Social”, i cili publikoi statistikat për vitin 2024, u pa se ChatGPT ka bërë një hap të madh në listën e faqeve më të vizituara. Aplikacioni i inteligjencës artificiale, i cili renditej i 9-ti në listë vitin e kaluar, arriti të ngjitej me katër vende. Google, YouTube dhe Facebook u renditën përsëri në 3 vendet e para në listë.

– ChatGPT është qartësisht përpara në mesin e inteligjencave artificiale

Nga ana tjetër, sipas të dhënave nga faqja AITools, e cila përpilon inteligjencat artificiale më të përdorura në botë, ChatGPT është padyshim në pozicionin e liderit. Mjeti i inteligjencës artificiale me bazë në SHBA është me një diferencë të madhe përpara konkurrentëve të tij me 4.7 miliardë vizitorë në muaj.

Sipas listës, e cila vlerëson jo vetëm inteligjencën artificiale produktive, por edhe inteligjencën artificiale në përgjithësi, Canva, një aplikacion për dizajn grafik, renditet i dyti. Aplikacioni mbetet shumë prapa ChatGPT me 887 milionë vizitorë në muaj.

The post ChatGPT, faqja e internetit më e vizituar në botë appeared first on Albeu.com.

Bora Muzhaqi “shpëton” nga memet: Tani fjalimet m’i përgatit ChatGPT (VIDEO)
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e njohur për gafat e saj që më pas janë kthyer virale në rrjet, ka deklaruar se e gjetur zgjidhjen për të shpëtuar nga memet.

Tashmë ajo ka pranuar që fjalimet ia përgatit ChatGBT.

Gjatë një takimi elektoral ku ishte prezent edhe Edi Rama çuditi të pranishmit, por jo vetëm, me idetë e saj dhe dijet e saj kur thotë se kishte postuar ne linjën e inteligjencës artificiale të gjithë fjalimet e saj dhe të shefit të saj Rama dhe kishte marrë si fryt një fjalim shumë të bukur.

“E ndërkohë që vija sot i kërkova shokut tim më të mirë ChatGPT që të më ndihmonte ne fakt me një fjalim për ditën e sotme.

Dhe ishte shumë interesante, pasi nuk ishte një Chat normal, por ishte ai i Botttit të ChatGPT që unë kam përgatitur që të dijë të flasë dhe të mendojë siç mendoj unë.

I kam vendosur gjithë fjalimet e mia, biles kam shkuar edhe pak me larg, kam vendosur gjithë fjalimet e kryeministrit, kam vendosur të gjithë rrjetet e programit tonë të kodimit dhe më beri një fjalim shumë të bukur”, tha Muzhaqi.

The post Bora Muzhaqi “shpëton” nga memet: Tani fjalimet m’i përgatit ChatGPT (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rreziqet/ Nga numri i telefonit te analizat mjekësore, cilat informacione nuk duhet të ndajmë me ChatGPT
Inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet i vlefshëm për ne gjatë përditshmërisë, por megjithatë rekomandohet që duhet të kemi kujdes në përdorimin e saj.

Prania e ChatGPT në jetën tonë të përditshme po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Siç mësojnë njerëzit nga chatbot-e ,po ashtu edhe këta të fundit mësojnë prej nesh përmes bisedave që bëjmë me ne.

Megjithatë, ekspertët në fushën e inteligjencës artificiale bëjnë thirrje për kujdes, pasi ka informacione si psh nga numri i telefonit, adresa e shtëpisë apo testet mjekësore nuk duhet të ndahen me chatbot – jo vetëm për arsye privatësie, por edhe për të shmangur keqpërdorimin ose rrjedhjen e mundshme të të dhënave, raporton Wall Street Journal.

Paralajmërime nga vetë krijuesit

Edhe vetë kompanitë që zhvillojnë sistemet e AI i njohin rreziqet. OpenAI thotë: “ Ju lutemi mos ndani informacione të rëndësishmenë bisedat tuaja ”, ndërsa Google u bën thirrje përdoruesve të Gemini që të jenë po aq të kujdesshëm: “ Mos vendosni informacione konfidenciale ose të dhëna që nuk do të dëshironit t’i shihte askush” .

Siç vë në dukje WSJ, bisedat me chatbot mund të përdoren për të trajnuar modelet e ardhshme dhe fjalë kyçe që lidhen me çështjet e sigurisë si dhuna mund të shkaktojnë auditime të brendshme nga vetë kompania.

Pesë kategori të dhënash që nuk duhet të ndani

Sipas rekomandimeve të ekspertëve, këto janë pesë llojet kryesore të informacionit që nuk duhet t’i ndani kurrë me ChatGPT ose një sistem tjetër të ngjashëm:

1. Informacioni personal identifikimi

ID ose numri i pasaportës, data e lindjes, adresa e shtëpisë dhe numri i telefonit janë informacione që duhet të mbahen jashtë bisedave me AI.

2. Të dhënat mjekësore

Asnjëherë mos kërkoni të bëni interpretim të testeve mjekësore në Chat GPT.

3. Informacioni financiar

Shmangni futjen e numrave të llogarive bankare ose informacioneve të tjera të ndjeshme financiare.

4. Detajet e punës suaj

Përdoruesit që përdorin chatbot në rutinën e tyre të përditshme të punës shpesh ekspozojnë pa vetëdije të dhënat e klientëve ose informacionet e brendshme të kompanive të tyre. Nëse përdorimi i AI është thelbësor për punën, rekomandohet që të përdoren abonimet profesionale.

5. Detajet e hyrjes

Chatbot-et nuk janë ndërtuar për të vepruar si vend për fjalëkalime, PIN ose kredenciale të tjera aksesi.

The post Rreziqet/ Nga numri i telefonit te analizat mjekësore, cilat informacione nuk duhet të ndajmë me ChatGPT appeared first on Albeu.com.

Pse të gjithë po çmenden pas inteligjencës artificiale DeepSeek të Kinës?
Lansimi i modelit R1 nga DeepSeek, një startup deri atëherë pak i njohur kinez, ka tronditur sektorin e inteligjencës artificiale dhe më gjerë. Duke lënë mënjanë për një moment pyetjet e mëdha që rrethojnë projektin, nga kostot aktuale të trajnimit deri te përdorimi i mundshëm i të dhënave nga OpenAI, njeriu pyet veten se çfarë është kaq e veçantë për chatbotin e balenës blu dhe pse edhe liderët e mëdhenj të teknologjisë po e komplimentojnë kompaninë.

Përgjigjet janë të shumta, duke përfshirë edhe ato teknike. Por le ta bëjmë hap pas hapi.

Të menduarit jashtë kutisë dhe optimizimi

DeepSeek është një kompani kineze e themeluar në vitin 2023 nga Liang Wenfeng, bashkëthemelues i fondit të madh të investimeve High-Flyer. Wenfeng ka mbrojtur gjithmonë një qasje të ndryshme ndaj kërkimit të AI, duke synuar të punësojë studiues të rinj nga universitetet më të mira të Kinës. Për më tepër, kontrollet e eksportit të vendosura nga Shtetet e Bashkuara nuk lejojnë që një startup kinez si DeepSeek të ketë akses zyrtarisht në teknologjitë më të fundit, si GPU-të e nivelit më të lartë të destinuara për tregun global, por më së shumti për produktet e krijuara posaçërisht për qëllimi.

Për të trajnuar një model konkurrues të AI, kinezët duhej të ishin shumë shpikës dhe të mendonin jashtë skemave.

Si rezultat, Wenfeng donte të rrethohej me të rinj dhe profesionistë jashtë sektorit të IT, në mënyrë që të kishte njohuri në fronte të shumta.

Është falë këtij ekipi të larmishëm që, duke marrë në vlerë nominale njoftimin e DeepSeek, modeli R1 kërkoi vetëm 2,048 GPU NVIDIA H800 për t’u trajnuar, duke marrë dy muaj dhe duke shpenzuar më pak se 6 milionë dollarë, një shifër shumë më e ulët se konkurrentët e drejtpërdrejtë amerikanë. Vlen të theksohet se këto të dhëna janë vënë në pikëpyetje nga ekspertë të ndryshëm të AI, por ka një element që lë pak vend për dyshim: gjetjet interesante në fushat e trajnimit dhe arsyetimit të përshkruara në dokumentacionin teknik.

Në punimin e botuar në arXiv më 22 janar 2025, në fakt, konceptet inovative për AI janë aplikuar konkretisht, duke përfshirë një mënyrë alternative për të trajnuar një model të inteligjencës artificiale që në fakt tejkalon teknikat tashmë premtuese të shkallëzimit të konkluzioneve në kohë të prezantuara nga modeli i arsyetimit o1 i OpenAI. .

Le të përpiqemi ta thjeshtojmë konceptin sa më shumë që të jetë e mundur: një LLM, pra një model gjuhësor në shkallë të gjerë, trajnohet në tre faza.

E para është para-trajnimi: është e nevojshme t’i jepet AI një sasi e madhe tekstesh për ta bërë modelin të mësojë njohuri të përgjithshme. Kjo është faza ku AI mëson të parashikojë fjalën tjetër në një fjali, ose më mirë, token tjetër. Siç e kemi përmendur tashmë në këto faqe, në fakt, AI zgjedh fjalën tjetër në bazë të probabilitetit. Megjithatë, trajnimi paraprak nuk është i mjaftueshëm që një model të jetë në gjendje t’i përgjigjet në mënyrë koherente kontributit njerëzor.

Këtu hyn në lojë faza e rregullimit të mbikëqyrur. Këtu fillon në fakt pas-trajnimi, domethënë përdorimi i teknikave për ta bërë modelin më efikas dhe për të përmirësuar përgjigjet e tij.

Kjo është një frazë thelbësore për të rafinuar modelin e AI dhe për ta bërë atë të aftë për të “kuptuar” kërkesat e përdoruesve përmes teknikave të tilla si etiketimi i të dhënave dhe trajnimi për detyra specifike.

Megjithatë, nevojitet një fazë e tretë për të përfunduar procesin e trajnimit: të mësuarit përforcues trajnon më tej modelin duke marrë reagime, si nga njerëz realë (RLHF, Përforcimi i të mësuarit nga Human Feedback) dhe nga modelet e AI (RLAIF, Përforcimi i të mësuarit nga AI Feedback). ).

Në fund të këtyre tre fazave, operacioni i trajnimit të një LLM përfundon, megjithëse mund të nevojiten operacione të mëtejshme përsosjeje.

Këto janë fazat kryesore në të cilat trajnimi është strukturuar sot nga kompani të mëdha në sektorin e AI.

DeepSeek ka demonstruar se si është e mundur të eliminohet, të paktën pjesërisht, faza e dytë, duke filluar nga trajnimi i modelit R1-Zero.

Pas fazës së para-trajnimit, në vend që të kalonte në hapin e dytë, ekipi i ri i studiuesve kinezë përdori një teknikë të re pronësore në fushën e të mësuarit përforcues, të ashtuquajturin Group Relative Policy Optimization (GRPO), duke kapërcyer Optimizimin e Politikave Proksimale. (PPO).

Algoritmi i ri, i cili mbështet aftësitë e nivelit të lartë të arsyetimit të modelit të AI, rishkruan teknikisht mënyrën e trajtimit të shpërblimeve dhe optimizimit, duke eliminuar nevojën për një funksion të vlerës. Vini re se asnjë model nervor nuk përdoret për të gjeneruar shpërblime.

Me fjalë të tjera, sistemi GRPO e bën më të lehtë trajnimin e një LLM, duke reduktuar konsumin e kujtesës dhe duke e bërë procesin e trajnimit më pak të kushtueshëm. Për më tepër, falë asaj që është efektivisht një mësim përforcues i bazuar në rregulla, koncepti mund të zgjerohet më lehtë edhe në një shkallë të gjerë.

DeepSeek ishte në gjendje të përsosë më tej teknikat e tij të trajnimit me një model të dytë përveç DeepSeek-R1-Zero, domethënë DeepSeek-R1.

Një aspekt i rëndësishëm i punimit ka të bëjë me konceptin e shkallëzimit në kohë testimi, i cili shkon përtej fazave klasike para-trajnimit dhe pas-trajnimit duke u fokusuar në kapacitetin e shpërndarjes së burimeve: në vend të përmirësimit të parametrave, kjo metodë fokusohet në përcaktimin e fuqisë së përpunimi i nevojshëm për të prodhuar përgjigjet.

Zbulimi i studiuesve të DeepSeek, me pak fjalë, hap dyert për metoda të reja për trajnimin e AI, duke lejuar përmirësimin e aftësive të arsyetimit dhe uljen e kostove: një evolucion në drejtim të optimizimit, aktualisht duke u studiuar edhe nga kompani të mëdha amerikane.

Ndërsa përparimi i Kinës përfaqëson një hap përpara në efikasitet, kjo nuk do të thotë se një infrastrukturë e përparuar në shkallë të gjerë nuk është e nevojshme për të mbështetur zhvillimin e AI.

Megjithatë, ajo që është e sigurt është se DeepSeek na ka kujtuar se gara për AI nuk po zhvillohet vetëm në fushën e harduerit dhe sasisë, por edhe në studimet globale të optimizimit të algoritmeve. Tani topi është në fushën e Shteteve të Bashkuara dhe përgjigja e tyre sigurisht që nuk do të vonojë shumë. /zero1.al

The post Pse të gjithë po çmenden pas inteligjencës artificiale DeepSeek të Kinës? appeared first on Albeu.com.

ChatGPT del jashtë funksionit, mijëra njerëz raportojnë probleme
Mijëra njerëz në mbarë botën kanë raportuar se nuk janë në gjendje të përdorin platformën më të njohur në botë të inteligjencës artificiale (AI), ChatGPT.

Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet e faqeve në internet, tregoi se më shumë se 10,000 njerëz raportuan se chatbot i AI, i krijuar nga OpenAI, nuk po punonte që prej orës orës 11:00, citon BBC.

Përdoruesit që tentonin ta përdorin atë u ndeshën me një mesazh që lexonte “serveri i uebit raportoi një gabim”.

Në faqen e statusit të ChatGPT thuhet se aplikacioni kishte “përjetuar nivele të larta gabimi” dhe firma ishte “aktualisht duke punuar për këtë problem”.

Megjithëse shumë njerëz përdorin versionin falas të chatbot-it, firma tarifon deri në 200 dollarë në muaj për nivelet e ndryshme të anëtarësimit.

The post ChatGPT del jashtë funksionit, mijëra njerëz raportojnë probleme appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët “refuzojnë” ChatGPT, e përdorin shumë më pak se rajoni
Anketa e fundit nga barometri i Ballkanit zbuloi se përgjithësisht, shqiptarët nga Shqipëria ishin më pak të lidhur me botën dixhitale.

Risia e viteve të fundit me Inteligjencën Artificiale dhe ChatGPT-ja nuk gjen përdorimin ndër qytetarët e vendit, sipas anketës së Barometrit të Ballkanit 2024 që u realizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Nga të pyeturit në Shqipëri vetëm 4% pohuan se kanë përdorur ChatGPT. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kishin përqindjen më të lartë të qytetarëve përdorues të Inteligjencës Artificiale me 20 dhe 13% secila. Në të kundërt të Shqipërisë, qytetarët e Kosovës ishin përdoruesit më të mëdhenj të Inteligjencës Artificiale në Rajon.

Në Malin e Zi rreth 7% e popullsisë e përdorin Inteligjencën Artificiale dhe në Serbi, 6%.

Gjithashtu Shqipëria ka përqindjen më të ulët të qytetarëve që blejnë mallra dhe shërbime online. Sipas anketës në vitin 2024, vetëm 27% e qytetarëve shqiptarë kishin kryer blerje online përkundrejt 36% që ishte mesatarja rajonale.

Në të kundërt kryeson Kosova, ku 44% e qytetarëve të saj kanë deklaruar se kanë kryer blerje online 12 muajt e fundit. Gjithashtu në Bosnjë 38% e qytetarëve kanë deklaruar se kanë kryer blerje online dhe 37% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në nivele pak më ulëta ishin Mali i Zi dhe Serbia ku përkatësisht 32 dhe 35% deklaruan se kishin kryer blerje nga interneti.

Shqipëria gjithashtu kishte përqindjen më të ulët të qytetarëve që ndjekin Netflix (Një sipërmarrje amerikane që ofron transmetime kryesisht filma dhe video sipas kërkesës, me mbi 277.7 milionë abonime me pagesë në më shumë se 190 shteteve në korrik 2024).

Anketa ka gjetur se 12% qytetarëve shqiptarë e shikojnë Netflix, përqindja më e ulët në Rajon. Në të kundërt Kosova kishte përqindjen më të lartë në rajon me 38% e të anketuarve që ndjekin transmetuesin e amerikan të filmave dhe videove me pagesë.

Pas Kosovës, Netflix ka shikueshmëri të lartë në Malin e Zi ku 25% e qytetarëve e ndjekin këtë rrjet, të ndjekur nga boshnjakët 20% dhe maqedonasit me 17%. Gjithashtu Serbia ka shikueshmëri të ulët të këtij rrjeti, me vetëm 14%.

Në përgjithësi qytetarët e Shqipërisë kanë treguar një familjaritet të ulët me shërbimet dixhitale, përveç, shërbimeve qeveritare që siç tregon anketa jemi përdoruesit më të mëdhenj në rajon për shkak se shumë prej tyre ofrohen online./Monitor

The post Shqiptarët “refuzojnë” ChatGPT, e përdorin shumë më pak se rajoni appeared first on Albeu.com.