Charlie Kirk Archives - Albeu.com

Funerali i Charlie Kirk bën bashkë Trump dhe Musk, zbardhet biseda: Kam dëgjuar që doje të flisnim
Ditën e djeshme, Presidenti amerikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk, u ribashkuan në funeralin e Charlie Kirk, disa muaj pas grindjes së tyre publike.

Themeluesi miliarder i Teslës, shtrëngoi duart me Trump në hapësirën e dedikuar për ta brenda State Farm Arena në Glendale, Arizona , ndërsa më shumë se 60,000 të pranishëm i thanë lamtumirë ndikuesit konservator.

Trump dhe Musk folën për një moment të shkurtër përpara se të ndaheshin.

Ekspertja e transkriptimit të buzëve, Nicola Hickling, zbuloi se Trump e pyeti “si je?” ndërsa iu drejtua Musk për ta përshëndetur.

Musk më pas dukej sikur ngriti supet ndërsa Trump tha: “Pra, Elon, kam dëgjuar që doje të flisnim.”

Me kreun e UFC-së, Dana White, që iu bashkua bisedës, Trump sugjeroi: “Le të përpiqemi të gjejmë një mënyrë për t’u rikthyer në rrugën e duhur”.

Musk përgjigjet duke tundur kokën. Presidenti më pas i afron dorën dhe i thotë: “Më ke munguar”.

Musk është përfshirë në një seri sulmesh në mediat sociale që nga qershori i vitit 2025, kur la rolin e tij si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE).

Biznesmeni sulmoi Trumpin për Aktin ‘One Big Beautiful Bill’, një legjislacion historik për administratën e tij të dytë. Musk paralajmëroi se kjo mund t’u kushtojë taksapaguesve miliarda dhe të rrisë borxhin qeveritar.

The post Funerali i Charlie Kirk bën bashkë Trump dhe Musk, zbardhet biseda: Kam dëgjuar që doje të flisnim appeared first on Albeu.com.

Bashkëshortja e Charlie Kirk e përlotur në homazhet për bashkëshortin e saj: E kam falur autorin e vrasjes
E prekur thellë gjatë ceremonisë përkujtimore, Erika Kirk tha se fal burrin që dyshohet se vrau bashkëshortin e saj, duke marrë një ovacion në këmbë nga turma.

“E fal”, tha ajo, në atë që u konsiderua momenti më i fuqishëm i ceremonisë.

Ajo citoi fjalët e Jezusit në kryq: “Atë, fali ata, sepse nuk dinë ç’bëjnë”.

Ishte një deklaratë që jehoi në stadium, duke ngritur në këmbë turmën prej dhjetëra mijëra njerëzish.

“E fal sepse kjo është ajo që bëri Krishti”, shtoi ajo, pa përmendur me emër të dyshuarin, Tyler Robinson.

“Përgjigjja ndaj urrejtjes nuk është urrejtja”.

Ajo tha se misioni i bashkëshortit të saj kishte qenë të shpëtonte të rinjtë nga jeta e zbrazët, “e mbushur me mllef, zemërim dhe urrejtje”.

“Ai donte të shpëtonte të rinj, njësoj si ai që i mori jetën”, tha ajo, me zërin që i dridhej.

Erika Kirk tha se ishte e nderuar të emërohej drejtuese e re ekzekutive (CEO) e organizatës që bashkëshorti i saj, Charlie Kirk, themeloi, Turning Point USA, duke premtuar hapjen e mijëra degëve të reja dhe vazhdimin e aktiviteteve universitare që Kirk kishte zhvilluar.

“Bota ka nevojë për Turning Point USA”, tha Erika Kirk. “Ka nevojë për një grup që do t’i largojë të rinjtë nga rruga e mjerimit dhe mëkatit. Ka nevojë për diçka që do t’i shpëtojë njerëzit nga ferri i kësaj bote dhe i botës tjetër. Ka nevojë për të rinj të drejtuar drejt së vërtetës dhe bukurisë, dhe unë ju premtoj sot se çdo pjesë e punës sonë do të bëhet më e madhe”.

“Charlie dhe unë ishim të bashkuar në një qëllim. Pasioni i tij ishte pasioni im, dhe tani misioni i tij është misioni im”, shtoi ajo.

“Gjithçka që Turning Point USA ndërtoi përmes vizionit dhe punës së palodhur të Charlie-t, ne do ta bëjmë dhjetëfish më të madhe përmes fuqisë së kujtimit të tij”.

Erika Kirk, tha se burri i saj “vdiq me punë të papërfunduar, por jo me mision të lënë përgjysmë”, duke theksuar se kauza e tij më e madhe ishte ringjallja e familjes amerikane.

Ajo u bëri thirrje burrave që po ndiqnin ceremoninë të “pranonin sfidën e Charlie-t dhe të përqafonin burrërinë e vërtetë”, duke dashur dhe mbrojtur familjet e tyre.

“Gruaja juaj nuk është shërbëtorja juaj. Gruaja juaj nuk është e punësuara juaj. Gruaja juaj nuk është skllavja juaj. Ajo është ndihmësja juaj. Ju nuk jeni rivalë”, tha ajo. “Ju jeni një trup i vetëm, që punoni bashkë për lavdinë e Zotit”.

The post Bashkëshortja e Charlie Kirk e përlotur në homazhet për bashkëshortin e saj: E kam falur autorin e vrasjes appeared first on Albeu.com.

Trump e shpall Charlie Kirk dëshmor, akuzon të majtën për dhunën: Një nga dritat më të ndritura të kohës sonë
Presidenti Donald Trump, e quajti të dielën aktivistin konservator të vrarë Charlie Kirk, “dëshmor për lirinë amerikane” dhe premtoi gjatë shërbesës përkujtimore se do ta vazhdonte veprën e tij, ndërsa përsëriti akuzat ndaj asaj që e quajti “e majta radikale” për vrasjen e Kirk.

“Dhuna vjen kryesisht nga e majta”, tha Trump.

Trump ka fajësuar të majtën për të shtënat vdekjeprurëse edhe para se të arrestohej një i dyshuar.

“Më pak se dy javë më parë, vendit tonë iu rrëmbye një nga dritat më të ndritura të kohës sonë, një gjigant i brezit të tij, dhe mbi të gjitha, një bashkëshort, baba, bir, i krishterë dhe patriot i përkushtuar. Charles James Kirk u vra mizorisht nga një përbindësh i radikalizuar, gjakftohtë, vetëm pse foli të vërtetën që kishte në zemër.

Kirk nuk i urrente kundërshtarët e tij. Ai u donte më të mirën atyre. Aty është vendi ku unë nuk jam dakord me Charlie. Unë e urrej kundërshtarin tim dhe nuk i dua më të mirën atij. Më vjen keq. Më vjen keq, Erika.

Ai tani është më i madh se kurrë më parë, dhe ai është i përjetshëm. Është i përjetshëm. Dhe thjesht dua të them se e duam, dhe ai po na sheh nga lart tani dhe po thotë: ‘Wow, ç’ turmë e mrekullueshme””, tha Trump.

Ceremonia, e organizuar nga organizata konservatore e të rinjve Turning Point USA, e themeluar nga Kirk, mblodhi dhjetëra mijëra pjesëmarrës të veshur me të kuqe, të bardhë dhe blu, të cilët mbushën stadiumin State Farm në Glendale, Arizona.

Miqtë e Kirk dhe konservatorë të tjerë, e lavdëruan si një të krishterë frymëzues që themeloi një lëvizje politike, të cilën ata u zotuan se do ta çonin përpara.

Bashkëshortja e tij, Erika, e cila ka marrë drejtimin e Turning Point, mbajti një homazh emocional për burrin e saj, duke parë nga qielli dhe duke pëshpëritur: “Të dua”, përpara se të fliste për përkushtimin e tij ndaj Krishtërimit, familjes dhe aktivizmit. Çifti Kirk kanë dy fëmijë të vegjël.

“Dua që të gjithë ju ta dini, se megjithëse Charlie vdiq shumë herët, ai ishte i përgatitur të vdiste”, tha ajo.

“Ai e la këtë botë pa pengje. Ai bëri 100% të gjithçkaje që mundi çdo ditë”, vijoi Erika.

Ajo ofroi gjithashtu falje për 22-vjeçarin që është akuzuar për vrasjen e Kirk, duke cituar rrëfimin biblik ku Jezu Krishti i fali torturuesit e tij ndërsa ishte në kryq.

“Burri im Charlie donte të shpëtonte të rinj, ashtu si ai që ia mori jetën”, tha ajo me lot në sy, ndërsa turma duartrokiste solemnisht.

Disa figura politike e paraqitën vdekjen e Kirk si një moment vendimtar për lëvizjen konservatore, duke u bërë thirrje ndjekësve që të përfundonin punën që ai nisi, shpesh me gjuhë të ashpër.

“Ne do ta mbajmë Charlie-n dhe Erikën në zemër çdo ditë, dhe do të luftojmë edhe më fort për shkak të asaj që na bëtë,” tha Stephen Miller, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, në një fjalim të zjarrtë. “Nuk e keni idenë çfarë dragoi keni zgjuar. Nuk e keni idenë sa të vendosur do të jemi për ta shpëtuar këtë civilizim, për ta shpëtuar Perëndimin, për ta shpëtuar republikën”.

The post Trump e shpall Charlie Kirk dëshmor, akuzon të majtën për dhunën: Një nga dritat më të ndritura të kohës sonë appeared first on Albeu.com.

“Më erdhi në majë të hundës!”/ Detaje nga vrasja e Charlie Kirk, zbardhen mesazhet e Tyler Robinson me të dashurin e tij: Kam lënë prova! Ti mos fol, kërko avokat
Detaje të reja janë zbuluar rreth Tyler Robinson, 22-vjeçarit i cili akuzohet për vrasjen e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk.

Robinson përballet me shtatë akuza penale, përfshirë vrasje të rënduar dhe pengim të drejtësisë, ndërsa prokurori i Qarkut të Utah, Jeff Gray, ka deklaruar se do të kërkojë dënimin me vdekje.

“Nuk e marr këtë vendim lehtë,” tha Gray në një konferencë për gazetarët, duke bërë të ditur se provat përfshijnë mesazhe, shënime të shkruara, dhe prova materiale.

Sipas prokurorit, Robinson kishte lënë një shënim të fshehur nën tastierë për shokun e dhomës së tij, me të cilin kishte një marrëdhënie romantike. Shoku i dhomës është një person biologjikish djalë, por tashmë ishte në proces ndryshimi gjinor.

Robinson i dërgoi një mesazh shokut të tij të dhomës duke i thënë: “Lëre atë që po bën, shiko poshtë tastierës sime”.

Poshtë tastierës, kishte një shënim nga Robinson që thoshte: “Pata mundësinë ta eliminoja Charlie Kirk-un dhe do ta shfrytëzoj.”

Shoku i dhomës u përgjigj: “Çfarë? Po bën shaka.”

Gray ka lexuar më shumë mesazhe midis dyshes, të cilat tregojnë se si Robinson u përpoq t’i shmangej policisë dhe i dha shokut të dhomës përditësime në lidhje me lëvizjet e tij.

Robinson shkroi gjithashtu: “Të them të drejtën, shpresoja ta mbaja këtë sekret deri sa të vdisja nga pleqëria. Më vjen keq që po të përfshij.”

Shoku i dhomës u përgjigj: “A nuk ishe ti ai që e bëri???”

Robinson u përgjigj: “Po, më vjen keq.”

Shoku i dhomës tha: “Mendova se e kapën personin?”

Robinson u përgjigj: “Jo, ata kapën një djalë të çmendur dhe më pas morën në pyetje dikë me rroba të ngjashme. Kisha planifikuar të merrja pushkën time nga pika ku e lëshoja pushkën pak më vonë, por pjesa më e madhe e asaj ane të qytetit u bllokua. Është qetësi, pothuajse mjaftueshëm për të dalë, por ka një automjet që qëndron aty.

WhatsApp Image 2025-09-16 at 22.10.07

Shoku i dhomës: Pse?

Robinson: Pse e bëra?

Shoku i dhomës: Po

Robinson: Më erdhi në majë të hundës urrejtja e tij. Pak urrejtje nuk mund të shuhet me negociata….

Robinson: Nëse do të arrij ta marr pushkën time pa e parë, nuk do të kem lënë asnjë provë. Do të përpiqem ta marr përsëri, shpresoj se kanë ecur përpara. Nuk kam parë asgjë që ata ta kenë gjetur.

Shoku i dhomës: Sa kohë e ke planifikuar këtë?

Robinson: Pak më shumë se një javë besoj. Mund t’i afrohem, por ka një makinë policie të parkuar pikërisht pranë tij. Mendoj se e kanë pastruar tashmë atë vend, por nuk dua ta rrezikoj.

Robinson: Do të doja shumë që të isha kthyer mbrapsht dhe ta kisha kapur sapo arrita te automjeti im… Jam i shqetësuar se çfarë do të bënte plaku im nëse nuk do ta sillja pushkën e gjyshit… do të doja nëse do të kishte numër serial, por nuk do të më gjente. Shqetësohem për gjurmët që më është dashur ta lë në një kaçubë ku kam ndërruar rrobat. Nuk kisha mundësi ose kohë ta merrja me vete… Mund të më duhet ta braktis dhe të shpresoj se nuk do të gjejnë gjurmë. Si dreqin do ta shpjegoj humbjen e saj te plaku im… E vetmja gjë që më la ishte pushka e mbështjellë me peshqir…

Robinson: Babi im do foto të pushkës… ai thotë se gjyshi do të dijë kush ka çfarë, federalët publikuan një foto të pushkës, dhe është shumë unike. Ai po më telefonon tani, nuk përgjigjet.

Robinson: që kur Trump mori detyrën, [babai im] ka qenë një ndjekës mjaft i zellshëm.

Robinson: Do të dorëzohem me dëshirë, një nga fqinjët e mi këtu është zëvendës sherifi.

Robinson: Ti je e vetmja gjë që më shqetëson për dashurinë

Shoku i dhomës: Jam shumë më i shqetësuar për ty

Robinson: Mos fol me median të lutem. Mos jep intervista dhe mos bëj komente. … nëse ndonjë polic të bën pyetje, kërko një avokat dhe hesht.

The post “Më erdhi në majë të hundës!”/ Detaje nga vrasja e Charlie Kirk, zbardhen mesazhet e Tyler Robinson me të dashurin e tij: Kam lënë prova! Ti mos fol, kërko avokat appeared first on Albeu.com.

Vrasja e aleatit të Trump/ Publikohet videoja e të dyshuarit, pasi qëllon me armë Charlie Kirk, hidhet nga çatia e ndërtesës në tokë dhe “zhduket” në zonën e pyllëzuar
FBI ka publikuar pamje të reja të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ku shihet personi i armatosur duke kërcyer nga çatia e një ndërtese në Universitetin e Luginës së Utah përpara se të ikë në një zonë të pyllëzuar.

Të shtënat ndodhën pak pas orës 12:20 të pasdites sipas kohës malore të mërkurën, kur i dyshuari qëlloi me një plumb të vetëm nga çatia e një ndërtese kampusi që e goditi Kirkun në qafë ndërsa ai i drejtohej një audience studentore.

Videoja e publikuar së fundmi tregon atentatorin duke vrapuar nëpër çati, duke zbritur poshtë ndërtesës – duke lënë pas gjurmë pëllëmbësh, njolla që besohet se përmbajnë ADN dhe një gjurmë këpuce, sipas FBI-së. I dyshuari shihet më pas duke vrapuar nëpër një zonë me bar pranë një parkingu dhe duke u zhdukur në pyllin aty pranë.

Një pushkë Mauser me fuqi të lartë, së bashku me municione të shënuara me slogane “transgjinore” dhe “antifashiste” , u gjetën më vonë në atë zonë të pyllëzuar, sipas burimeve të zbatimit të ligjit të cituara nga ABC News.

Guvernatori i Utah, Spencer Cox, i bëri thirrje publikut të ndihmojë në kërkimin e të arrestuarve, duke vënë në dukje se më shumë se 7,000 informacione i janë dorëzuar tashmë FBI-së – vëllimi më i madh që nga shpërthimi me bombë në Maratonën e Bostonit në vitin 2013.

“Nuk mund ta bëjmë punën tonë pa ndihmën e publikut tani për tani”, tha Cox në një konferencë për shtyp të enjten. Guvernatori njoftoi gjithashtu se Utah do të “ndjekë dënimin me vdekje” sapo të kapet i dyshuari.

Zyra e FBI-së në Salt Lake City ka vazhduar të ndajë imazhe të personit të interesuar dhe po ofron deri në 100,000 dollarë për informacion që çon në arrestimin e të dyshuarit. Provat gjurmë të mbledhura deri më tani përfshijnë gjurmë këpucësh, një gjurmë parakrahu dhe një gjurmë pëllëmbë të gjetur në çatinë ku u qëllua.

Kirk, 31 vjeç, themeluesi i Turning Point USA, ishte një aktivist i shquar konservator dhe aleat i ngushtë i Presidentit Donald Trump. Vrasja e tij është përshkruar nga zyrtarët si një vrasje e synuar politike.

The post Vrasja e aleatit të Trump/ Publikohet videoja e të dyshuarit, pasi qëllon me armë Charlie Kirk, hidhet nga çatia e ndërtesës në tokë dhe “zhduket” në zonën e pyllëzuar appeared first on Albeu.com.

Hetimet për vrasjen e Charlie Kirk, FBI ofron 100 mijë dollarë për informacion rreth autorit
FBI ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen me armë zjarri të aktivistit konservator, Charlie Kirk, duke kërkuar ndihmë për identifikimin e tij.

Gjithashtu ka njoftuar një shpërblim prej 100,000 dollarësh për informacionin që çon në identifikimin dhe arrestimin e personit ose personave përgjegjës për vrasjen.

Dy fotot tregojnë një burrë në shkallë, të veshur me një bluzë të zezë me një fotografi të flamurit amerikan, një kapele bejsbolli dhe syze dielli të errëta.

Publikimi i fotove sugjeron që FBI nuk ka qenë në gjendje ta identifikojë të dyshuarin përmes njohjes së fytyrës ose teknologjisë tjetër, pasi më parë, shefi i policisë kishte deklaruar se fotot do të publikoheshin vetëm nëse nuk do të ishin në gjendje ta identifikonin ndryshe të dyshuarin.

Kreu i Departamentit të Sigurisë Publike të Utahut tha se hetuesit ishin në gjendje ta gjurmonin vrasësin ndërsa ai ngjitej në çatinë e një ndërtese universitare.

Thuhet se vrasësi mbërriti në universitet pak para mesditës. Ai u ngjit në çatinë përballë vendit ku Kirk ishte planifikuar të shfaqej.

Pas sulmit vrasës me një të shtënë të vetme, e cila goditi Kirk në qafë, personi u hodh nga çatia dhe iku drejt një lagjeje pranë.

The post Hetimet për vrasjen e Charlie Kirk, FBI ofron 100 mijë dollarë për informacion rreth autorit appeared first on Albeu.com.

Kush është Erika Frantzve, gruaja e Charlie Kirk dhe ish-Miss Arizona?
Charlie Kirk, një nga zërat më të njohur të konservatorizmit amerikan dhe aleat i afërt i Presidentit Trump, u vra tragjikisht gjatë një aktiviteti publik në Universitetin Utah Valley. 31-vjeçari, drejtues i organizatës Turning Point USA, u qëllua me armë teksa po përgjigjej ndaj një pyetjeje nga audienca, në kuadër të turneut të tij “American Comeback”. Plumbi fatal e kapi në qafë dhe, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore të menjëhershme, ai nuk arriti të mbijetonte.

Kirk la pas bashkëshorten e tij, Erika Frantzve, dhe dy fëmijët e tyre të vegjël,  një vajzë 3-vjeçare dhe një djalë 1-vjeçar. Erika, një ish-Miss Arizona, modele, sipërmarrëse dhe udhëheqëse shpirtërore, ka qenë mbështetëse e palëkundur e bashkëshortit të saj. Ajo shpesh ndante me ndjekësit momente të ngrohta familjare dhe e përshkruante Charlie-n si “një forcë që nuk frikësohet nga e vërteta”.

Në rrjetet sociale, figura të shumta publike, përfshirë Presidentin Trump dhe Senatorin JD Vance, kanë shprehur dhimbje për humbjen e tij. Trump e quajti atë “i dashur nga të gjithë, veçanërisht nga unë”.

Ndërkohë, autori i sulmit vazhdon të jetë në arrati, ndërsa autoritetet janë në kërkim të tij. Ngjarja ka ngritur sërish alarmin për sigurinë në aktivitetet politike dhe klimën e tensionuar në vend.

The post Kush është Erika Frantzve, gruaja e Charlie Kirk dhe ish-Miss Arizona? appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Charlie Kirk/ Trump dënon aktin e rëndë: Moment i errët për Amerikën, jam i pikëlluar
Presidenti i SHBA Donald Trump, ka deklaruar se është i mbushur me pikëllim dhe zemërim pas vrasjes së tmerrshme të Charlie Kirk.

Kirk, një aleat i fortë i presidentit amerikan, u qëllua për vdekje në një aktivitet universitar në Utah të mërkurën pasdite.

Trump njoftoi vdekjen e konservatorit 31-vjeçar në mediat sociale, duke e cilësuar atë si një figurë të madhe dhe madje legjendare që ishte i dashur dhe i admiruar nga të gjithë, veçanërisht nga ai vetë.

Në një videomesazh të publikuar më vonë, presidenti tha: “Jam i mbushur me pikëllim dhe zemërim për vrasjen e tmerrshme të Charlie Kirk. Ai frymëzoi miliona njerëz dhe sonte të gjithë ata që e njihnin dhe e donin janë të bashkuar në tronditje dhe tmerr. Ky është një moment i errët për Amerikën”, shtoi zoti Trump, ndërsa premtoi një goditje ndaj “dhunës politike”.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, njoftoi se një person i arrestuar për të shtënat në Universitetin e Luginës së Utah-ut ishte liruar pas “marrjes në pyetje nga forcat e rendit”.

Një person i dytë u arrestua gjithashtu dhe më vonë u lirua. Autori mbetet ende i lirë.

The post Vrasja e Charlie Kirk/ Trump dënon aktin e rëndë: Moment i errët për Amerikën, jam i pikëlluar appeared first on Albeu.com.

U vra me armë zjarri gjatë një fushate/ Kush ishte Charlie Kirk, ikona e aktivizmit konservator dhe babai i dy fëmijëve
Charlie Kirk, aktivist konservator dhe themelues i organizatës Turning Point USA (TPUSA), ndërroi jetë dje në spital pas një sulmi me armë gjatë një eventi në Utah Valley University. Ai ishte 31 vjeç dhe ikona e një brez i tërë aktivistësh konservatorë.

Kirk ishte një nga figurat më të njohura të aktivizmit konservator në SHBA, veçanërisht për brezat e rinj. Në vitin 2012, vetëm 18-vjeçar, themeloi TPUSA, një organizatë që tani shtrihet në mbi 3,000 kampuse shkollash dhe universitete, me qindra mijëra studentë të angazhuar.

Gjatë turneut të tij të fundit “American Comeback Tour”, Kirk udhëhoqi debatet “Prove Me Wrong” në auditorë të hapura, ku sfidonte studentët mbi çështje ideologjike si identiteti, klimën dhe vlerat familjare.

I rrethuar nga një prani e fuqishme mediatike—duke drejtuar podcast-in “The Charlie Kirk Show” dhe duke qenë një zë i dhënë në rrjetet sociale—Kirk mblodhi një audiencë masive. Ai luajti rol kyç edhe në fushatën e rikrijuar konservatore të Trump-it në 2024, veçanërisht në Arizona.

Presidenti Donald Trump cilësoi vdekjen e tij si një humbje të madhe: “Të gjithë duhet të lutemi për Charlie Kirk”. Duke e përshkruar atë si “një djalë i shkëlqyer nga fillimi deri në fund”, Trump theksoi se Kirk ishte shumë i dashur nga të gjithë.

Kirk ishte i martuar me Erika Frantzve, ish-Miss Arizona USA dhe bashkë-prezantues në podcast. Çifti kishte dy fëmijë të vegjël dhe banonin në Scottsdale, Arizona.

Charlie Kirk u bë simbol i një lëvizjeje konservatore me ndikim, duke mobilizuar të rinjtë dhe duke përfaqësuar lidhjen mes politikës dhe kulturës konservatore amerikane. Vdekja e tij tronditi skenën politike, duke shtuar shqetësime për sigurinë e figurave publike gjatë eventeve ideologjike.

Vdekja e Kirk u prit me dhimbje të thellë në të dy krahinat politike. Donald Trump u shpreh me dhimbje në Truth Social, duke e përshkruar Kirk-un si një “vogëlushi i shkëlqyer” dhe duke bërë thirrje për lutje.

Figura të tjerë si senatorët Mike Lee dhe J.D. Vance, dhe drejtues të tjerë republikanë e demokratë, shprehën keqardhje dhe dënuan këtë akt dhune si një trazirë politike të papranueshme.

The post U vra me armë zjarri gjatë një fushate/ Kush ishte Charlie Kirk, ikona e aktivizmit konservator dhe babai i dy fëmijëve appeared first on Albeu.com.