Changpeng Zhao Archives - Albeu.com

Kush është Changpeng Zhao, shefi ekzekutiv i Binance?
The Economist

Falimentimi i ftx, një shkëmbim kriptosh i vlerësuar dikur në 32 miliardë dollarë, ka lënë shumë njerëz në gjendje të mjerueshme. Por një gjigant i kriptove, dhe njeriu që e drejton atë, është më i fortë se kurrë të paktën tani për tani.

Binance njihet si shkëmbimi më i madh i kriptomonedhave në botë. Dhe Changpeng Zhao, bashkëthemeluesi dhe shefi i saj 45-vjeç, ka triumfuar mbi një rival më të ri, më karizmatik në Sam Bankman-Fried, kreu i ftx që tashmë ka falimentuar.

Pasuria e  Zhao vlerësohet në 17 miliardë dollarë.

Kush është Teflon Man i kriptove?

Teflon Man (dikush që arrin të shmangë kritikat dhe të ketë një reputacion të mirë, edhe pasi ka bërë diçka të gabuar).

Zhao ka lindur në Kinë; familja e tij u largua për shkak të represionit kur ai ishte 12 vjeç, pasi babai i tij u akuzua se ishte borgjez dhe u transferua në Kanada. Në shkollën e mesme ai u rendit i dhjeti në konkursin kombëtar të matematikës të Kanadasë dhe më vonë studioi shkenca kompjuterike në Universitetin McGill.

Në vitin 2015, i bindur se do të shënonte sukses me bitcoin, zhvilloi Bijie Tech, i cili ofronte softuer për shkëmbimet e kriptove në Shangai. I padekuruar, Zhao lançoi Binance në korrik 2017. Shumë nga stafi i tij vazhduan të punonin nga Shangai, pavarësisht ndalimit të platformës së shkëmbimit të kriptove, raporton abcnews.al.

Pas politikave të ashpra të Kinës, që atëherë Zhao është zhvendosur në zona të ndryshme në Hong Kong, Singapor dhe së fundmi në Dubai.

Ndërkohë Binance ka evoluar në një plejadë entitetesh globale – disa të nisura nga e para, të tjera të blera,  gjë që e bën të vështirë për të konkuruar me të, edhe për personat e brendshëm.

Ajo që është e qartë është se ajo transferon një pjesë të madhe të parave dhe Binance zakonisht merr një tarifë prej 0.1%. Binance ka lulëzuar kryesisht falë vendimmarrjes së pamëshirshme të Zhao. Në kulmin e bumit të Ofertës Fillestare të Monedhave 2017,  Binance shënoi sukses.

Kur “derivativët” e kriptove bënë të mundur që lojtarët të merrnin hua për të vendosur baste të mëdha dhe të rrezikshme mbi vlerat e çmimeve të monedhave, Binance u përball me ftx për të ofruar kredi më të mëdha.

Pas thashethemeve për probleme në ftx më 6 nëntor, Zhao tha se Binance do të shiste 600 milionë dollarë ft, një token e lëshuar nga firma e Bankman-Fried. Kjo përshpejtoi krizën e parave të ftx. Më pas Zhao ofroi të blinte ftx, por më pas e anuloi ofertën e tij.

Tani ai thotë se dëshiron të nisë një “fond të rimëkëmbjes së industrisë” për të mbrojtur projektet e kriptove të prekura nga kolapsi i ftx. Kjo lavdi egoiste mund ta ekspozojë Binance ndaj humbjeve të mëdha nëse çmimet e kriptove vazhdojnë të shënojnë rënie.

Një përplasje e fortë ndoshta do të zhdukte pasurinë e Zhao, duke pasur parasysh se shumica e saj, tha ai për The Economist vitin e kaluar, ruhet në asete dixhitale. Dhe Binance mund të përballet me probleme të tjera.

Historia pesëvjeçare e bursës është e mbushur me hakime  dhe akuza për pastrime parash. Ajo ka qenë objektivi i hetimeve nga një grup mbikëqyrësish globale financiare, duke përfshirë pothuajse çdo rregullator përkatës amerikan (ajo tashmë është e ndaluar të ofrojë disa nga produktet e saj në Britani, Japoni dhe disa vende të tjera). Dështimi i ftx pa dyshim do të çojë në analiza edhe më të ashpra.

Këtë javë Zhao premtoi më shumë transparencë dhe tha se Binance do të tregonte me prova se ka aktive të mjaftueshme likuide për të përballuar çdo krizë.

/albeu.com

The post Kush është Changpeng Zhao, shefi ekzekutiv i Binance? appeared first on Albeu.com.