Cfare pritet te ndodhe? Archives - Albeu.com

U kërkua aplikimi i nenit 4, NATO mblidhet urgjent për të diskutuar ngjarjen në Poloni
Të dërguarit e NATO-s mbajnë sot një takim urgjent, për të diskutuar raportet se dy raketa ruse, që kishin në shënjestër Ukrainën, ranë të martën në Poloni, duke vrarë dy persona.

Takimi mbahet me kërkesë të Polonisë – vend anëtar i NATO-s.

Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar dy diplomatë evropianë, tha se takimi mbahet në bazë të Nenit 4 të Traktatit të NATO-s.

Sipas këtij neni, vendet anëtare mund të ngrenë shqetësimin kur ndiejnë se “integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e tyre” janë në rrezik.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë thanë se janë duke i hetuar raportet për shpërthimet në Poloni, për të përcaktuar origjinën e raketave.

“Do të përcaktojmë se çfarë ka ndodhr dhe cilët do të jenë hapat e duhur të ardhshëm”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson.

Polonia e vendosi ushtrinë e saj në gatishmëri të shtuar, pas takimit urgjent që mbajti Këshilli i saj i Sigurisë Kombëtare.

“Ka pasur një vendim për të ngritur gjendjen e gatishmërisë së disa njësive luftarake dhe shërbimeve të tjera të uniformuara”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Qeverisë polake, Piotr Muller.

Derisa Ukraina fajësoi Rusinë për ngjarjen në Poloni, Rusia mohoi se raketat e saj kanë goditur territorin polak, duke thënë se raportet janë “një provokim i qëllimshëm” për të përshkallëzuar situatën./REL

The post U kërkua aplikimi i nenit 4,  NATO mblidhet urgjent për të diskutuar ngjarjen në Poloni appeared first on Albeu.com.

OPEC ul prodhimin e naftës, çfarë pritet të ndodhë
The Economist

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), është cilësuar shpesh si banka qendrore e tregut të naftës. Çdo muaj organizata dhe aleatët e saj, rreth 23 vende që prodhojnë 40% të naftës në botë, mblidhen për të vendosur mbi objektivat e prodhimit.

Në një samit me 5 tetor, vendet e organizatës diskutuan problematikat por vendimi që u mor në fund ishte i diskutueshëm. Duke i dhënë fund një sërë takimesh online dhe masave të tjera të prodhimit, OPEC+ – që përfshin Rusinë u mblodh personalisht për herë të parë që nga pandemia e Covid-19.

Pas përfundimit të takimit, ministrat konfirmuan se do të ulnin prodhimin me 2 milion fuçi në ditë, një sasi e barabartë me 2% të prodhimit të përgjithshëm botëror.

Vendimi, i udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Rusia, vendosi një çmin të ri për naftën e papërpunuar Brent me një rritje prej  2% në 93.80 dollarë, më i larti që nga 15 shtatori.

Administrata e Joe Biden kishte shpresuar të bindte vendet e Lindjes së Mesme që të mos reduktonin furnizimet, gjë që mund të rriste më tej çmimet e karburantit dhe të rriste inflacionin.

I pyetur në lidhje me vendimin e OPEC+ në rrugën e tij për të inspektuar dëmet nga uragani në Florida, Biden tha se e konsideronte atë “të panevojshëm”. Një deklaratë nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, dhe drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar, Brian Deese, tha se presidenti ishte “i zhgënjyer nga vendimi ndërsa ekonomia globale po përpiqet të ngrihet  pas pushtimit të Putinit në Ukrainë. “

Pas muajsh paqëndrueshmërie të tregut dhe objektivave që nuk u arritën, organizata ishte e vendosur të rikthente besueshmërinë e tij, raporton abcnews.al.

Kriza e gazit në Europë, politikat e Kinës për Covid-in dhe rritja e normave të interesit paralajmërojnë se një një recesion global është shumë afër.

Forcimi i dollarit e ka bërë karburantin akoma më pak të përballueshëm në vendet jashtë Amerikës. OPEC+ sigurisht nuk e ka thënë në mënyrë eksplicite këtë gjë por anëtarët e tij duan një kufi të çmimit, në një kohë kur rritja e shpenzimeve nënkupton çmime të larta.

Ekspertët e vendosin atë kufi midis 80 dhe 100 dollarë, në krahasim me 70 deri në 80 dollarë para Covid. Organizata rrallëherë ka pasur një mundësi të tillë për të vendosur në lidhje me çmimet. Asnjë vend tjetër nuk ka kapacitetin për të rritur  prodhimin dhe stoqet globale janë të ulëta, raporton abcnews.al.

Inventarët e papërpunuar në OECD, një klub i vendeve kryesisht të pasura, mbeten shumë nën mesataren e tyre pesëvjeçare; Kina po mbaron rezervat e saj në një përpjekje për të plotësuar kërkesat e  rafinerive.

Problemi me të cilin ballafaqohet opec+ është se besueshmëria e tij është në rënie. Anëtarët e saj kanë dështuar të investojnë në prodhim, duke çuar në një hendek midis objektivit dhe prodhimit aktual.

Në realitet, reduktimi i prodhimit të naftës do të zbatohet vetëm për anëtarët që afër objektivave të tyre. Çmimi i naftës është rritur me 11% që nga 26 shtatori. Kjo e bën reduktimin të vlefshëm edhe për Arabinë Saudite, e cila do të reduktojë prodhimin e saj me 5%, por duhet të përfitojë nga një rritje e çmimit dy herë më shumë, raporton abcnews.al.

Jorge León, një ish analist i OPEC-ut tani në Rystad Energy, një konsulencë, mendon se Brent mund të arrijë 100 dollarë deri në fund të vitit. Pas takimit, ministri saudit i energjisë tha se, nëse tregu nuk ndryshon, kufizimet e furnizimit do të mbeten në fuqi deri në fund të vitit 2023.

Por vendimi nuk është pa rrezik.

Tregu i e opec+ ende nuk është rikuperuar nga shkurtimet e mëdha që bëri në vitin 2020 për të mbështetur çmimet mes një kolapsi të kërkesës. Reduktimi i prodhimit është gjithashtu një mospërfillje për presidentin Joe Biden, i cili së fundmi vizitoi Arabinë Saudite në një përpjekje për ta nxitur atë të prodhojë më shumë, përpara zgjedhjeve të vështira afatmesme muajin e ardhshëm.

Shtëpia e Bardhë akuzoi organizatën për “lidhje me Rusinë”, duke njoftuar se Amerika do të përdorte 10 milion fuçi të tjera nga rezervat muajin e ardhshëm. Ulja e prodhimit në një treg që po përballet me probleme krijon gjithashtu më shumë paqëndrueshmëri.

Vendimi gjithashtu mund të rindez tensionet diplomatike brenda organizatës. Meqenëse kuotat nuk pasqyrojnë më prodhimin aktual, reduktimet e fundit përfshijn vetëm nga një pjesë e vogël të anëtarëve – Iraku, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët tashmë nuk po prodhonin aq sa dëshironin.

Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila shënoi një rritje të vogël në korrik, por planifikon të zgjerojë kapacitetin e saj të prodhimit nga 4 milionë fuçi në ditë sot në 5 milionë fuçi në ditë në vitin 2025.

Kjo do të hase rezistencë nga vendet e dobëta si Angola dhe Nigeria, tha Robin Mills nga Qamar Energy, një kompani tjetër konsulence, me shpresën se një ditë ata mund të rindërtojnë kapacitetin e tyre.

Ironikisht, Rusia mund t’i ofrojë organizatës një zgjidhje. Vendi ka qenë prej kohësh një nga vendet më prodhimin më të lartë. Por prodhimi i saj tani ka të ngjarë të shënojë rënie, si rezultat i një embargoje europiane që do të nisë në dhjetor.

Vendimi i OPEC + “do të ketë ndikimin më negativ në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të cilat po përpiqen të përballojnë çmimet e larta të energjisë. Megjithëse çmimet e naftës janë rritur  për shkak të luftës në Ukrainë, kostoja e jetesës në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA është rritur gjithashtu.

Pushtimi i Ukrainës ka përmbysur tregjet botërore të naftës, me vendet perëndimore që po heqin dorë nga nafta ruse dhe eksportuesit në Rusi por importojnë gjithnjë e më shumë në Indi dhe Kinë.

The post OPEC ul prodhimin e naftës, çfarë pritet të ndodhë appeared first on Albeu.com.

Mblidhet Këshilli i Ministrave dhe Rregullores, PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës
Këshilli i Mandateve dhe Rregullores është mbledhur paraditen e sotme, për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçk.

Ministrja e jashtme, akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.

Sipas Partisë Demokratike,  Xhaçka është në konflikt interesi sa i takon një vendimi të Këshillit të Ministrave. Opozita pretendon se bashkëshorti i saj qëndron pas një kompanie që do të ndërtojë resort turistik në bregdetin e Himarës në cilësinë e investitorit strategjik.

Përfshirjen në politikë, Olta Xhaçka e nisi në vitin 2009 si deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës. Në mars të 2017-ës, asaj iu besua drejtimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, post të cilin e mbajti vetëm 5 muaj.

The post Mblidhet Këshilli i Ministrave dhe Rregullores, PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës appeared first on Albeu.com.

Ballkani i Hapur, çfarë pritet të ndodhë në Ohër?
Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të obligohen me një marrëveshje të përbashkët për përpjekjet e përbashkëta për të luftuar evazionin fiskal në të tri vendet.

Kështu thuhet në tekstin e Memorandumit të mirëkuptimit, në të cilin Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje dhe të cilin përfaqësuesit e tre vendeve duhet ta nënshkruajnë në qytetin maqedonas të Ohrit, në takimin e nismës “Ballkani i Hapur”, të planifikuar për të mërkurën, më 8 qershor.

Krahas kësaj, në Ohër do të nënshkruhet edhe marrëveshje për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, si dhe memorandume për bashkëpunim kulturor dhe në fushën e turizmit.

Në asnjërën prej katër dokumenteve të planifikuara nuk përmendet zgjerimi, por u drejtohet ftesa shteteve tjera të interesuara të bashkëpunojnë në të ardhmen.

Në samitin e Ohrit për herë të parë do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Malit të Zi, kryeministri Dritan Abazoviq.

Ai është kritikuar nga një pjesë e publikut në vendin e tij për shkak se nuk e përjashton mundësinë e anëtarësimit të Malit të Zi në “Ballkanin e Hapur”, një nismë e nisur në vitin 2019, e cila deri më sot, pavarësisht se ka mbështetjen e BE-së, si dhe të administratës së mëparshme dhe asaj aktuale të SHBA-së, nuk arriti të zgjerohej.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar ftesën e kryeministri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski për të marrë pjesë në nismën Ballkani i Hapur

Tre nismëtarët, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë dhe Zoran Zaev, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, e ideuan këtë koncept me qëllim të krijimit të një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor.

Çfarë thuhet në pjesën për taksat?

Në tekstin e Memorandumit që ka të bëj me taksat, i cili do të nënshkruhet dhjetë muaj pasi nisma e Ballkanit Perëndimor u emërua zyrtarisht “Ballkani i Hapur”, në vend të emrit të mëparshëm “mini-Schengen”, thuhet se nënshkruesit kanë parasysh “rëndësinë e shtuar” të bashkëpunimit në luftën kundër evazionit fiskal, gjegjësisht, shmangies së pagesës së tatimit.

“Dispozitat e këtij dokumenti nuk do të rezultojnë në vendime apo veprimtari të veçanta që janë të detyrueshme dhe të imponuara për asnjë palë apo palë të tretë”.

Ndër të tjera, gjithsej tetë nene të marrëveshjes theksojnë nevojën për punë të përbashkët për të inkurajuar përmbushjen e detyrimeve tatimore në të tre vendet dhe se secila palë mund të caktojë një person për të koordinuar aktivitetet në emër të saj.

Gjithashtu, secila palë i paguan shpenzimet e veta për zbatimin e Memorandumit.

Përshpejtimi i njohjes së diplomave

Në tekstin e Marrëveshjes së paraparë në fushën e njohjes reciproke të diplomave, në të cilën Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje, iniciativa mbron përshpejtimin e procedurave për njohjen e diplomave të arsimit të lartë ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja me shtatë nene i referohet kualifikimeve të nivelit e pestë (arsimi i lartë), si dhe niveleve gjashtë deri në tetë të Kornizës Evropiane të Kualifikimeve (nga njohuritë dhe aftësitë e arsimit të avancuar në atë të lartë).

Është specifikuar që diplomat me vulën apostile të institucionit kompetent i nënshtrohen njohjes së drejtpërdrejtë. Vula apostile është një shenjë e legalizimit të dokumenteve të përdorura në korrespondencën juridike ndërkombëtare.

Në qoftë se paraqitet dyshimi për vërtetësinë e diplomës, parashikohet mundësia që përmes rrugës elektronike të kërkohet vërtetimi nga institucioni që e ka lëshuar atë. Afati për përgjigje nga ajo adresë është 14 ditë, ndërsa për përfundimin e plotë të procesit të njohjes, 20 ditë.

Specifikohet se diplomat në Shqipëri do të njihen nga Qendra për shërbime arsimore në Ministrinë e Arsimit, në Serbi nga Agjencia për kualifikime për njohje profesionale, si dhe në Maqedoninë e Veriut nga Njësia për njohjen e diplomave profesionale e Ministrisë së Arsimit.

Tri anëtaret e “Ballkanit të Hapur”, ftojnë edhe me këtë rast vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen Marrëveshjes.

Memorandum për shkëmbimin kulturor

Siç u tha, për të promovuar shumëllojshmërinë kulturore, dialogun ndërkulturor dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, të tre palët synojnë të nënshkruajnë një Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor.

Në shtatë nenet e Memorandumit, në të cilat Radio Evropa e Lirë kishte qasje, nënshkruesit angazhohen për të inkurajuar lëvizshmërinë e punonjësve të kulturës dhe thellimin e bashkëpunimit institucional.

Palët kontraktuese deklarojnë se do të përpiqen të harmonizojnë kriteret dhe të shtojnë numrin e konkurseve për financimin e projekteve kulturore.

“Përparësi do t’i jepet projekteve të lëvizshmërisë që janë inovative, eksperimentale dhe/ose shumë-disiplinare, si dhe që lidhin operatorët e mundshëm nga disa palë kontraktuese”, thuhet në dokument.

Neni 6 i Memorandumit specifikon se shtetet nënshkruese do të hartojnë një “kalendar të përbashkët kulturor”, “në afatin më të shpejtë të mundshëm”.

Planifikohet harta turistike

Në Memorandumin e mirëkuptimit në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor, i cili gjithashtu duhet të nënshkruhet në Ohër dhe në të cilin Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje, parasheh formimin e një harte turistike të quajtur “Ballkani i Hapur”.

Shtetet nënshkruese janë të detyruara të inkurajojnë kontaktet ndërmjet organizatave të tyre turistike dhe punëtorëve, si dhe parashikohet krijimi i grupeve të posaçme të punës për këtë fushë.

“Duke formuar grupe të posaçme pune, palët kontraktuese marrin përsipër të identifikojnë kuadrin ligjor në fushën e turizmit, si dhe të nisin përpjekjet për harmonizimin e ligjeve të tyre në mënyrë që të përshtaten reciprokisht me sistemin e operatorëve turistikë”, specifikohet në njërin prej tetë neneve në Memorandum.

Gjithashtu, nënshkruesit theksojnë se do të përpiqen të shkëmbejnë informacione për legjislacionin e tyre në fushën e mbrojtjes së burimeve natyrore dhe ruajtjes së trashëgimisë historike dhe kulturore, të cilat janë atraksione turistike.

“Palët kontraktuese, në përputhje me ligjet e tyre të brendshme, do të nxisin krijimin e kushteve të favorshme për tërheqjen e investimeve në industrinë e turizmit”, thuhet gjithashtu.

Si element marrëveshjeje mes të tre palëve në fushën e turizmit, saktësohet se zgjerimi i turizmit detar, lumor dhe liqenor mund të konsiderohet si “portë e turizmit rajonal”. /REL

The post Ballkani i Hapur, çfarë pritet të ndodhë në Ohër? appeared first on Albeu.com.

Mbledhja sot në PD, a do të shkojë Basha dhe çfarë pritet të diskutohet?
Sot në orën 13:00 është njoftuar mbajtja e një mbledhjeje të gjerë të deputetëve të Partisë Demokratike, ku pritet të marrin pjesë të gjithë deputetët pavarësisht nëse deri më tani kanë mbështetur krahun e Berishës apo atë të Bashës.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se dy do të jenë temat e diskutimit të sotëm:

E para lidhet me atë që mbështetësit e Berishës e cilësojnë si “procesi i ribashkimit të partisë”. Pika kryesore e diskutimit për këtë çështje do të jetë fakti nëse ka apo jo një proces ribashkimi në PD dhe si po ecet me të? Mbështetësit e Berishës thonë që ka dhe kjo tregohet edhe përmes mbylljes së procesit të zgjedhjeve për 80% të kryetarëve të grupseksioneve, gjë e cila do të lejojë edhe me kalimin në zgjedhjet për krerët e degëve të partisë.

Ndërkohë, një grup deputetësh të PD mendojnë se në fakt ky nuk është një proces ribashkimi, por vendimmarrje e njëanshme e mbështetësve të Berishës pa marrë në konsideratë realitetet në bazën e partisë.

Pika e dytë e mbledhjes së sotme pritet të jetë diskutimi mbi debatet dhe përplasjet brenda kësaj partie gjatë gjashtë muajve të fundit që kur Berisha u përjashtua nga Grupi Parlamentar.

Pyetja më e rendësishme në lidhje më këtë mbledhje është nëse Basha do të jetë apo jo i pranishëm në këtë mbledhje? Burime bëjnë me dije se ai nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e orës 13:00.

The post Mbledhja sot në PD, a do të shkojë Basha dhe çfarë pritet të diskutohet? appeared first on Albeu.com.