Çështja Archives - Albeu.com

Balluku çështje e mbyllur/ Rama: Kërkesa e SPAK për arrestim, një kuturisje, nuk bëhet fjalë për korrupsion
Kryeministri Edi Rama, deklaroi se vendimi i Kuvendi i Shqipërisë për të mos autorizuar heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku, i ka dhënë fund një debati të gjatë politik dhe institucional.

Sipas Ramës, çështja e Ballukut tashmë është e mbyllur, ndërsa kërkesën e SPAK për arrestimin e saj e konsideroi si një “kuturisje”.

“Kuvendi u shpreh pasi trajtoi me shumë përgjegjësi dhe me kujdesin më të madh të gjithë çka iu vu në dispozicion dhe nuk e autorizoi kërkesën me vlerësimin se kërkesa është në vazhdën e një kuturisjeje, e cila nuk mund të vazhdojë pafundësisht, ku njerëzit trajtohen si të ishin mjete në dispozicion të luftës kundër korrupsionit, edhe kur nuk bëhet fjalë për korrupsion, edhe kur nuk bëhet fjalë për përvetësime për interesa personale, edhe kur nuk bëhet fjalë për ndonjë arsye që mund të pengojë zhvillimin e hetimeve dhe merren edhe futen brenda, duke praktikisht e kthyer Shqipërinë në delen e zezë të Këshillit të Europës, të të gjitha vendeve të Këshillit të Euopës, jo të Bashkimit Europian, si vendin me më shumë të paraburgosur, pra të kyçur brenda pa gjyq, sesa të burgosur, pra të gjykuar dhe të dënuar”, tha Rama.

Në podkasin e tij “Flasim”, Rama tha se se lufta kundër korrupsionit nuk mund të kthehet në një proces ku njerëzit trajtohen si mjete, edhe në raste kur nuk ka akuza për korrupsion apo përvetësim fondesh dhe kur nuk ekziston rreziku i pengimit të hetimeve.

“Kemi të bëjmë me një çështje ku prokurori ka ngritur me të drejtën e vet dyshimin dhe ka nisur hetimin dhe pastaj ka ngritur akuzën për shkelje të barazisë në tendera rreth gjashtë vite më parë dhe nga ana tjetër nuk ka akuzë për korrupsion, nuk ka akuzë për përvetësim fondesh, nuk ka asnjë skenë flagrance, asnjë provë që të çon në këtë drejtim”, deklaroi kreu i qeverise.

Rama reagoi edhe ndaj kritikave se vendimi mund të ndikojë në procesin e integrimit europian të vendit, duke theksuar se rruga e Shqipërisë drejt BE nuk është bllokuar dhe nuk do të bllokohet për këtë arsye.

“Të gjithë ata që vunë kujën për integrimin dhe për anëtarësimin në Bashkimin Europian, që na qenkej kaq afër, kini parasysh, janë po ata të cilët deri në këtë moment predikonin ditë,natë se integrimi dhe anëtarësimi ishin shumë larg. Se integrimi dhe anëtarësimi ishte “një ëndërr që unë e shisja për shqiptarët por që s’e besoja as vetë”, se “ne kurrë nuk do anëtarësoheshim në Bashkimin Europian” dhe papritur në të gjitha tenxheret u ngritën përpjetë kapakët sepse ëndrra u prish në çastin e fundit”, u shpreh kryeministri.

Qendrimi i plotë i Ramës:

Kuvendi i Shqipërisë i dha fund një diskutimi, debati, polemike, përplasjeje të gjatë lidhur me kërkesën për të autorizuar heqjen e lirisë së një deputeti.

Dhe çështja e deputetes Belinda Balluku, sipas meje, sipas nesh, është një çështje e mbyllur.

Kuvendi u shpreh pasi trajtoi me shumë përgjegjësi dhe me kujdesin më të madh të gjithë çka iu vu në dispozicion dhe nuk e autorizoi kërkesën me vlerësimin se kërkesa është në vazhdën e një kuturisjeje, e cila nuk mund të vazhdojë pafundësisht, ku njerëzit trajtohen si të ishin mjete në dispozicion të luftës kundër korrupsionit, edhe kur nuk bëhet fjalë për korrupsion, edhe kur nuk bëhet fjalë për përvetësime për interesa personale, edhe kur nuk bëhet fjalë për ndonjë arsye që mund të pengojë zhvillimin e hetimeve dhe merren edhe futen brenda, duke praktikisht e kthyer Shqipërinë në delen e zezë të Këshillit të Europës, të të gjitha vendeve të Këshillit të Euopës, jo të Bashkimit Europian, si vendin me më shumë të paraburgosur, pra të kyçur brenda pa gjyq, sesa të burgosur, pra të gjykuar dhe të dënuar.

58% e popullatës që ne e kemi sot në sistemin e burgjeve të Republikës së Shqipërisë nuk janë gjykuar, por janë në burg dhe jetojnë me taksat e shqiptarëve, në vend se të jetojnë me punën e tyre jashtë burgut dhe të ndiqen në gjendje të lirë.

Natyrisht, nuk flas për të gjithë, sepse me siguri mes tyre ka edhe nga ata, liria e cilëve duhet kufizuar paraprakisht, pasi janë kapur në kushtet e flagrancës, kanë kryer një vepër të rëndë penale, janë shoqërisht të rrezikshëm, etj, por në tërësinë e vet, përderisa Këshilli i Europës ka vënë alarmin për këtë çështje, ne nuk kemi se si jemi të shurdhët dhe ndërkohë që nuk kemi mekanizma për të frenuar një tërësi veprimesh të kësaj natyre, që janë vërtetë të rënda dhe justifikohen siç thotë raporti i Këshillit të Europës me fjalë të përgjithshme, në këtë rast me duart tona ne nuk mund t’i bashkoheshim kësaj kuturisjeje.

Deputeti është i barabartë përpara ligjit, kjo nuk diskutohet. Si çdo shtetas tjetër mund dhe duhet të hetohet nëse ka arsye për hetim, por liria e deputetit si e çdo shtetësi tjetër, nuk mund të kufizohet thjesht dhe vetëm me fjalë të përgjithshme apo me teorinë që prokurori dhe gjykatësi janë të pavarur dhe ata bëjnë çfarë të duan.

Ata nuk mund të bëjnë çfarë të duan kur trokasin në derën e Kuvendit dhe Kuvendi nuk mund të bëjë sikur nuk shikon, sikur nuk dëgjon, sikur nuk mendon dhe të refuzojë të kryejë rolin e tij, duke praktikisht mbrojtur dinjitetin e tij, dinjitetin e parlamentarëve të Republikës së Shqipërisë që nuk mund të trajtohen si fajtorë pa qenë të shpallur të tillë nga gjykata dhe nuk mund të kufizohen në lirinë e tyre pa pasur asnjë kusht që të çon në këtë drejtim.

Pra, në këtë rast, siç dihet botërisht, kemi të bëjmë me një çështje ku prokurori ka ngritur me të drejtën e vet dyshimin dhe ka nisur hetimin dhe pastaj ka ngritur akuzën për shkelje të barazisë në tendera rreth gjashtë vite më parë dhe nga ana tjetër nuk ka akuzë për korrupsion, nuk ka akuzë për përvetësim fondesh, nuk ka asnjë skenë flagrance, asnjë provë që të çon në këtë drejtim.

Dhe Kodi i Procedurës Penale është shumë i qartë: Mosdhënia e autorizimit për arrest nuk e pengon prokurorinë të vijojë hetimin apo të kërkojë masa tjera. Pra, hetimi vazhdon dhe drejtësia nuk pengohet. Nga ana tjetër, deputetja nuk ushtron më asnjë funksion ekzekutiv. E gjithë kërkesa ishte aty, kur ajo e ushtronte funksionin ekzekutiv dhe pavarësisht se ajo nuk është më në detyrë, prokuroria vazhdoi të kërkojë të njëjtën gjë, duke harruar se faktikisht nuk kishte asgjë të re që kishte ndodhur, përveç faktit që deputetja ishte thjesht një deputete dhe që nuk ka më asnjë kapacitet të ndikojë në asgjë për sa i përket hetimeve.

Kështu që, e përsëris, arresti si masa më e rëndë e sigurimit do të jetë mjeti i fundit, nuk mund të jetë mjeti i parë.

Dhe dua të shtoj këtu, se të gjithë ata që vunë kujën për integrimin dhe për anëtarësimin në Bashkimin Europian, që na qenkej kaq afër, kini parasysh, janë po ata të cilët deri në këtë moment predikonin ditë,natë se integrimi dhe anëtarësimi ishin shumë larg. Se integrimi dhe anëtarësimi ishte “një ëndërr që unë e shisja për shqiptarët por që s’e besoja as vetë”, se “ne kurrë nuk do anëtarësoheshim në Bashkimin Europian” dhe papritur në të gjitha tenxheret u ngritën përpjetë kapakët sepse ëndrra u prish në çastin e fundit.

Këta janë në rastin më të mirë qesharakë, në rastin më të keq janë, jo vetëm injorantë, por janë dhe shumë të ligj. Por, unë ju siguroj që asnjë mënyrë që rruga jonë drejt anëtarësimit nuk është bllokuar dhe nuk do bllokohet për këtë shkak.

Është e vërtetë që kemi pasur një diskutim shumë konstruktiv me disa partnerë, të cilët kanë një opinion të ndryshëm, të cilët kanë komplet një tjetër qasje ndaj imunitetit në vendet e tyre se në vendet e tyre nuk fillon dot asnjë hetim pa marrë një herë autorizimin e parlamentit. Ne nuk kemi imunitet të kësaj natyre në Shqipëri. Ne kemi vetëm garanci për mbrojtjen e lirisë së deputeteve dhe kaq.

Të tjerat kur thoshte At Gjergj Fishta janë dokrra hini.

The post Balluku çështje e mbyllur/ Rama: Kërkesa e SPAK për arrestim, një kuturisje, nuk bëhet fjalë për korrupsion appeared first on Albeu.com.

Çështja “Gërdeci”/ Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka
Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Përmes avokatit të tij, referuar një vendimmarrje të Gjykatës së Lartë të korrikut 2025, Mediu pretendoi se gjyqtarja Irena Gjoka nuk mund të ishte gjyqtare e çështjes.

Sipas avokatit, gjyqtarja paraprake mund të jetë gjyqtare e çështjes në themel vetëm kur gjykimi është i shkurtuar, jo i zakonshëm, si në rastin e Mediut.

The post Çështja “Gërdeci”/ Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka appeared first on Albeu.com.

Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, SPAK kalon për gjykim çështjen e Evis Berberit
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Evis Berberit, ish-kreu i ARRSH, i cili është në burg si i dyshuar për abuzime me tenderat e institucionit që ai drejtonte.

Vartësi i Belinda Ballukut, akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Pesë ditë më parë Berberi kërkoi gjykim të shkurtuar. Po ashtu, ai pretendon kthim sendesh, fshirje korrespondencë dhe kërkon që të mos përdoren të dhënat e marra nga celulari i tij.

Berberi u arrestua më 13 Mars 2024 me urdhër të Gjykatës së Posaçme, pasi ndaj tij janë ngritur akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.

Skema

SPAK ka dyshime se shumat Berberi fillimisht si Drejtor i Efiçencës së Energjisë ka zhvilluar tre procedura prokurimi me vlerë rreth 1.2 milionë euro që janë fituar nga kompania DAAM që drejtohej nga Valter Begaj, por që defakto sipas SPAK, kompania zotërohej prej Berberit.

Po kështu SPAK dyshon se në kohën që Berberi drejtonte ARSH, e njjëta kompani ka fituar tre tendera të tjerë më vlerë rreth 1 milionë euro.

Hetimet kanë zbuluar se kjo kompani është përdorur për kalimin drejt saj të sasive të mëdha të parave, nga kompania tjetër, “Net Group”, e sipërmarrësit Begaj, përmes transaksioneve të ndryshme.

Paratë e kaluara në favor të kompanisë “Daam”, janë përdorur për të blerë prona të patundshme në emër të kësaj shoqërie. Këto veprime kanë ngritur dyshime për Prokurorët, se gjenden përballë një veprimtarie të pastrimit të parave.

Transaksionet nga “Net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga zoti Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e energjisë dhe Autoritetit Rrugor, nën drejtimin e zotit Berberi. Bëhet fjalë për prokurime publike me një vlerë totale prej mbi 2.7 milion euro me tvsh.

The post Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, SPAK kalon për gjykim çështjen e Evis Berberit appeared first on Albeu.com.

Çështja te Junajtid, Amorim bllokon dy lojtarë që duan të ikin
Mançester Junajtid, konfirmoi formën e mirë pas fitoreve ndaj Sanderland dhe Liverpul, duke mundur Brighton me rezultat 4-2 në Premier Ligë.

Dy gola të Mbeumo, plus gola nga Mateus Kunja dhe Kasemiro, siguruan një fitore të rëndësishme në “Old Trafford”.

Pas kësaj fitoreje, Unitedi renditet i gjashti në tabelë, një pikë përpara kampionit, Liverpulit, i cili ka pësuar katër humbje radhazi.

Vetëm pak ditë pas fitores ndaj Brajton, raportohet se Amorim ka marrë vendim për të ardhmen e Joshua Zirkzi dhe Kobi Maino.

Trajneri portugez u shpreh: “E di që në klubin tonë gjithmonë ka zhurmë. Lojtarët duan të luajnë, ka agjentë që flasin, por ata janë lojtarët tanë dhe na duhen të gjithë për një sezon të mirë”.

Maino, 20-vjeçar, ka bërë vetëm një start në sezonin 25/26, atë ndaj ekipit të ligës së dytë Grimsbi Toun në ‘Carabao Cup’.

Mesfushori nuk ka nisur asnjë ndeshje në Premier Ligë që nga maji. Ndërkohë, sulmuesi holandez Zirkzi renditet pas lojtarëve si Mbeumo, Kunja, Sesko dhe Maunt në hierarkinë e Amorim.

Për shkak të mungesës së minutave të rregullta, të dy lojtarët janë lidhur me një largim nga “Old Trafford”, por sipas “The Sun”, të dy janë vendosur që të bllokohen nga largimi gjatë merkatos së dimrit.

The post Çështja te Junajtid, Amorim bllokon dy lojtarë që duan të ikin appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim në Apel çështjen ndaj ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja
Gjykata e Lartë, ka vendosur prishjen e vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me çështjen ndaj Bashkim Dedjas, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Me vendimin e saj, Gjykata e Lartë, ka urdhëruar kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Apelit, por me një trup gjykues tjetër nga ai që kishte shqyrtuar më parë çështjen.

SPAK kishte kërkuar një vit burg me akuzën e fshehjes së pasurisë, por GJKKO-së e dënoi me 6 muaj, të cilat iu konvertuan në një vit shërbim prove.

Sipas SPAK, Bashkim Dedja, ka fshehur një apartament në formularin e vetëdeklarimit teksa ishte gjyqtari i parë që dënohej nga GJKKO, pasi nuk kaloi Vetting-un.

Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua nga Vettingu, pasi nuk justifikonte një apartament në Durrës, ndërsa në prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e tij.

The post Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim në Apel çështjen ndaj ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja appeared first on Albeu.com.

Kërkoi shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg për çështjen CEZ-DIA, Kushtetuesja rrëzon Kastriot Ismailajn
Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën e Kastriot Ismailajn, për shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg për çështjen CEZ-DIA.

Gjykata Penale e Tiranës, ka dënoi më 25 Tetor 2017 me 11 vite burg ish-administratorin i kompanisë DIA, për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në mbledhjen e borxheve të prapambetura të rrjetit të shpërndarjes CEZ.

Ai u akuzua nga Prokuroria se ishte paguar nga kompania CEZ, plot 6.5 mln dollarë, për një shërbim të cilin nuk e kishte kryer.

Prokuroria kërkoi në atë kohë dënimin e Kastriot Ismailajt me 15 vite burg për skandalin e CEZ-DIA, por gjykata e zbriti dënimin me 4 vite.

Gjithashtu, ish-administratorit të kompanisë DIA, me vendim të Gjykatës së Tiranës, iu konfiskuan edhe 4 milionë dollarë.

Sipas hetimeve, DIA s’ka kryer asnjë punë për mbledhjen e parave, por borxhet ishin mbledhur nga vetë administrata e CEZ.

Ndërsa nga ana tjetër, paratë e parashikuara në kontratë, i ishin kaluar DIA-s nga kompania CEZ për një punë të pakryer.

Provë kanë qenë komunikimet me email të Kastriot Ismailajt me drejtorin e Haysek. Paratë e marra nga DIA te CEZ-i, të cilat janë shpërndarë nëpër llogaritë e 15 kompanive të tjera.

The post Kërkoi shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg për çështjen CEZ-DIA, Kushtetuesja rrëzon Kastriot Ismailajn appeared first on Albeu.com.

Caktohet gjyqtari që do vendosë për fatin e Erion Veliajt në Apel (EMRI)
Caktohet gjyqtari që do gjykojë çështjen e Erion Veliajn në Apel. Gjyqtari është Engert Pëllumbi, që do vendosë për çështjen e Veliajt.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimete personave nën hetimE.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S.,me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

The post Caktohet gjyqtari që do vendosë për fatin e Erion Veliajt në Apel (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i 28-vjeçarit Klaudio Prendi/ Çështja i kalon për hetim SPAK-ut, dyshohet se autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal
Vrasja e 28-vjeçarit Klaudio Prendi, i ka kaluar për kompetencë SPAK. Do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të hetojë ekzekutimin e 27-vjeçarit, i cili u vra me armë me silenciator në afërsi të Xhamllikut.

Burime nga organi i akuzës, shprehen se ka dyshime se autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal.

Prendi u vra pak pas mesnate, më 19 nëntor në rrugën “Xhanfize Keko”, në zonën e njohur si “Xhamlliku”.

Duke analizuar pamjet e marra nga kamerat e bizneseve në zonë, hetuesit kanë mundur të zbulojnë itinerarin e autorëve.

Makina e tyre rezulton të jetë parë përgjatë rrugës “Xhanfize Keko”, për rreth një orë para krimit.

Kjo tregon se ata kanë ndjekur lëvizjet e të riut dhe kanë pasur dijeni të plotë se ai ndodhej në lokal.

Po ashtu, në asnjë moment në makinën e autorëve nuk janë hapur xhamat e zinj.

Bashkë me viktimën në lokal ishin edhe 3 efektivë policie, miq të tij.

Dy prej tyre e kanë dërguar menjëherë në spital drejt Traumës, ndërsa efektivi i tretë është vënë në ndjekje të autorëve, por mjeti “Audi” ka humbur gjurmët pa shkuar te rreth-rrotullimi i Shkozës.

Nga ana tjetër, policia do të verifikojë edhe njëherë pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e Liqenit Artificial, ku një vit më parë u vodh automjeti i autorëve.

Ndërkohë, po pritet përgjigje nga autoritetet greke në lidhje me targat që i ishin vendosur makinës, nëse ato janë denoncuar si të vjedhura në Greqi apo jo.

The post Ekzekutimi i 28-vjeçarit Klaudio Prendi/ Çështja i kalon për hetim SPAK-ut, dyshohet se autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal appeared first on Albeu.com.

Skandali tek Onkologjiku/ Ҫështja e mjekëve kalon në SPAK, Edmond Gashi llogari edhe për 13 pasuritë
Dosja e spitalit “Onkologjik”, e finalizuar me shumë bujë nga prokuroria e Tiranës, është transferuar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Vendimi për shpalljen e moskompetencën është marrë pak ditë më parë nga prokurori Bledar Valikaj, i cili ka vendosur që këtë çështje t’ia kalojë për hetim më të thelluar prokurorëve të SPAK.

“Ora News” ka mësuar se tashmë kirurgu i spitalit “Onkologjik”, Edmond Gashi, ish-zv.drejtoresha e Qëndrës Spitalore “Nënë Tereza”, Brikena Qirjazi, koordinatori i spitalit Emiljano Lela dhe mjekja e spitalit Onkologjik Alketa Ymeri Pere, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Paralelisht me këtë hetim Edmond Gashi dhe zyrtarët e tjerë të kësaj dosje, do hetohen dhe për pasurinë. Vetëm Gashi disponon 13 pasuri të paluajtshme.

Bashkë me mjekët në SPAK përfunduan dhe administratori i klinikës “Megis”, Halil Gashi dhe administratori i farmacisë Florian Marku.

Kjo çështje fillimisht është hetuar në SPAK, por më pas ishte prokurorja Dorina Bejko, që ka shpallur moskompetencën dhe dërguar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Tiranës.

Përgjatë hetimeve të kryera prokuroria e Tiranës pak ditë më parë konkretizoi hetimin, duke vendosur 6 masa sigurimi për mjekët, ish-zv/drejtoreshën e qendrës spitalore dhe dy farmacistët.

Prokuroria e Tiranës, tha se gjatë hetimit ka rezultuar se pacientëve që do të bënin radioterapinë apo ndërhyrjet kirurgjikale, u kërkohej të shkonin në klinikën private “Megis”, ku pronar rezulton vetë mjeku Edmond Gashi.

Shërbimi faktikisht duhet të jepet falas në QSUT, por edhe pse pajisja e kobaltit ishte e rregullt deklarohej se nuk punonte. Madje gjatë hetimit, ka rezultuar se pajisja nuk ishte e vendosur në dhomën e duhur të izolimit duke përbërë rrezik për pacientet.

Në dosje evidentohet fakti se Kontrolli i Lartë i Shtetit, kishte bërë një audit në 2022 rreth situatës në këtë spital, ku zbuloi një numër të madh shkeljesh duke hartuar edhe një sërë rekomandimesh por që për rastin nuk ka pasur referim në prokurori.

SPAK tashmë do hetojë skemën, përmes të cilës mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Gjithashtu, ata dërgonin pacientët për kurim te spitalet private, ndërsa më herët kishin refuzuar t’iu jepnin shërbim në shtet duke nxjerrë alibi të tilla si pritjet dhe radhët e gjata, kur në realitet nuk rezultonin të tilla.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë pati reagime të forta në opinionin publik, por dhe atë politik. Në rrjetet sociale vërshuan reagimet në lidhje me përgjimet që ‘fundosën’ punonjësit e këtij spitali, që bënin pazare hapur, madje dhe planet për pushime luksoze në Tajlandë apo Maldive.

Personat e përfshirë në dosje

1. Edmond Gashi, mjek – “Arrest shtëpie” – Shpërdorim detyre

2. Alketa Ymeri (Pere) mjeke – “Detyrim paraqitje” Shpërdorim detyre

3. Brikena Qirjazi zv.drejtoreshë e QSUT “Detyrim paraqitje” Shpërdorim detyre

4. Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut “Detyrim paraqitje” Shpërdorim detyre

5. Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë, “Detyrim Paraqitje” Shpërdorim detyre

6. Halil Gashi administrator i klinikës Megis – “Detyrim paraqitje”

7. -Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”, Fshehje e të ardhurave

The post Skandali tek Onkologjiku/ Ҫështja e mjekëve kalon në SPAK, Edmond Gashi llogari edhe për 13 pasuritë appeared first on Albeu.com.

VOA: Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj
Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës, për pushimin e çështjes së konfliktit të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar mes Drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive Eri Koshaj dhe Andri Ibrahimajt, bashkëshortit të ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj, duket se lë shumë paqartësi mbi ngjarjen dhe dinamikën e saj.

Përmbajtja e kërkesës, drejtuar Gjykatës, të cilën Zëri i Amerikës e disponon, tregon se Prokuroria është mjaftuar vetëm me dëshmitë e personave të përfshirë.

Por pavarësisht deklarimeve kontradiktore të dy personave të përplasur me njeri tjetrin, prokuroria nuk ka ndërmarrë veprime të tjera.

Ngjarja, e cila doli në dritë fundjavën e shkuar, vetëm pas publikimit në media, u mbajt e mbuluar nga heshtja e institucioneve, ndonëse në të ishte përfshirë një zyrtar i lartë dhe bashkëshorti i një anëtareje të kabinetit qeveritar, e cila në detyrën e mëparshme e kishte patur zotin Koshaj në varësi direkte.

Drejtori i Agjencisë, Koshaj, i cili ka bërë kallëzimin në polici, ka rrëfyer se “më datë 20.11.2023, rreth orës 09:30, ka qenë duke ecur, kur nga një lokal ka dalë Andri Ibrahimaj, i cili fillimisht e ka kërcënuar dhe kanosur me fjalë ofenduese, i ka kërkuar të futeshin brenda në lokal dhe të sqaroheshin, por ai nuk ka pranuar.

Aty janë afruar disa njerëz të tjerë për t’i ndarë, pasi ishin duke u shtyrë me njëri-tjetrin. Në këtë moment Ibrahimaj, ka nxjerrë nga xhepi një mjet prerës në dukje, dhe me të e ka goditur në drejtim të brinjëve, në krahun e majtë dhe në pjesën e fund shpinës.

Ai tregon se dëmtime dhe dhimbje ndjen në pjesën e bërrylit të djathtë, kaviljes dhe në pjesën e fundshpinës dhe për shkak të goditjes i është çarë dhe xhupi”, shkruhet në aktet e Prokurorisë.

Dëmtimet që ai ka marrë janë vërtetuar dhe nga një akt i ekspertimit mjeko-ligjor sipas të cilit “janë konstatuar dërmishtje në pjesën e fundshpinës, me ngjyrë disi mavi, me përmasa 3 x 3 cm, të shkaktuara me mjet mbretës.

Dëmtimet e mësipërme nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tilla, hyjnë në kategorinë e atyre që kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë për punë në masën deri 9 (nëntë) ditë”.

Një version të ndryshëm në prokurori ka ofruar nga ana e tij bashkëshorti i ministres.

“Më datë 20.11.2023 ai tregon se ka qënë duke pirë një kafe te një lokal ngjitur me punën e tij. Rreth paradites së kësaj dite, rreth orës 10:00-11:00 telefonon Eri Koshaj duke e ofenduar në telefon dhe duke kërkuar se ku ndodhej, sepse donte ta takonte.

Ai i ka thënë se është te puna, pranë pazarit të ri. Pas rreth 30 minutash sqaron se Koshaj ka ardhur i shoqëruar me një person tjetër, trupmadh të cilin nuk e njeh dhe ishte hera e parë që e shikonte. Ka dalë nga kafja, është drejtuar për tek ata, të cilët e prisnin në rrugë.

Sa ka shkuar te ky person, ka filluar përsëri me ofendimet, duke e tërhequr dhe kërkuar “hajde dalim nga rruga” me ofendime nga familja me fjalë banale. Aty u konfliktuan të dy fizikisht, u goditën me njëri-tjetrin me grushta.

Ai sqaron se gjatë kësaj kohe janë rrëzuar të dy përtokë dhe aty ky shtetas mund të jetë vrarë, a dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit, ku ka bërë kallëzim. Ai pretendon se edhe vetë kur është rrëzuar në tokë është vrarë nga këmbët dhe gjunjtë”, shkruhet në kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes.

Versioni i zotit Ibrahimaj, mbështetet dhe nga Eriklein Mance, kuzhinieri i lokalit të tij, me të cilin ai ka qenë duke pirë kafe “kur kanë ardhur dy persona për ta takuar. Njëri prej tyre e tërheq Andrin dhe fillojnë dhe shtyhen e konfliktohen duke u rrëzuar përtokë. Personi që ka filluar konfliktin ka sharë me fjalë banale edhe gjatë largimit. Ai sqaron se Andri nuk ka pasur mjet prerës thikë”. Ndërsa zoti Ibrahimaj nuk ka dhënë ndonjë shpjegim mbi arsyet përse sipas tij, zoti Koshaj e kishte ofenduar dhe kishte kërkuar të sqarohej me të, vetë Drejtori i Agjencisë e lidh këtë me detyrën që ai mbulonte.

Sipas Koshajt, bashkëshorti i ministres “e ka shqetësuar dhe më parë, ku i kërkonte të sqaroheshin përballë, pasi pretendon se për shkak të pozicionit të punës, Koshaj është bërë shkak për mosrinovimin e kontratës së punës të një shokut të tij, Olsi Mëneri.

Shtetasi Koshaj ka deklaruar se nuk ka dijeni për këtë pjesë, pasi është pozicion që përzgjidhet nga një Këshill Mbikëqyrës. Për shkak të detyrës që ka ky shtetas ka deklaruar se shtetasi Andri Ibrahimaj, i ka krijuar shqetësim dhe stres prej një viti e në vazhdim”, shkruhet në aktet e Prokurorisë.

Ajo që bie në sy është se përballë këtyre deklarimeve kontradiktore, Prokuroria, apo edhe Policia, të paktën sipas përmbajtjes së kërkesës drejtuar Gjykatës, nuk rezulton të kenë ndërmarrë veprime për të verifikuar versionet e ndryshme.

As të jenë mbikqyrur kamerat në zonë, as të jenë verifikuar tabulatet telefonike për të parë nëse Koshaj kishte telefonuar apo jo Ibrahimajn, sipas variantit të këtij të fundit, apo për të vërtetuar pretendimin e Koshajt se bashkëshorti i ministres e shqetësonte prej një kohe të gjatë.

Të paqarta janë dhe afatet e gjatë kohore të procedurave të ndjekura, si nga policia ashtu dhe nga prokuroria. Policia, siç e pranoi dhe vetë, në një deklaratë zyrtare të premten, kur ngjarja u bë për herë të parë publike në media, ka bërë referimin në Prokurori, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” më 4 dhjetor, 13 ditë nga momenti i kallëzimit nga ana e zotit Koshaj.

Ndërsa Prokuroria vetë ka rregjistruar procedimin penal, 24 ditë më vonë, më 28 dhjetor. Njohës të fushës, e konsiderojnë këtë periudhë kohore tejet të gjatë, për më tepër kur bëhet fjalë për një referim të policisë dhe jo një denoncim rutinë.

Aq më tepër, që në këtë periudhë, nuk rezulton, të paktën sipas asaj që është shpjeguar në kërkesën drejtuar Gjykatës, që kjo hapësirë kohore të jetë përdorur për të kryer ndonjë verifikim të nevojshëm për të vendosur rregjistrimin, ose jo të procedimit penal.

Pikëpyetje ngrihen dhe mbi faktin që zoti Ibrahimaj, i kallëzuar nga zoti Koshaj, është marrë në pyetje “në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale”, vetëm më 5 janar të këtij viti, gati një muaj e gjysëm pas ngjarjes.

Pikëpyetjet shtohen dhe nga përplasja e deklaratave mes Prokurorisë dhe Policisë, për momentin e marrjes në pyetje. Ndërsa Prokuroria në shkresën e saj zyrtare drejtuar Gjykatës jep datën 5 janar, policia dha një tjetër version, sipas të cilit duket se marrja e deklarimeve, ka ndodhur para se ajo të bënte referimin në Prokurori në fillim të dhjetorit.

“Në vijim të veprimeve dhe në zbatim të detyrave të lëna nga prokurori i procedimit penal, i është marrë deklarim shtetasve A.I. (Andri Ibrahimaj), E. M. (Eriklein Mance) e O. M. (Olsi Mëneri) dhe materialet janë referuar në prokurori më datë 04.12.2023 për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit Andri Ibrahimaj”, shpjegonte të premten policia në deklaratën e saj.

Sipas Prokurorisë, edhe dy personat e tjerë të përmendur në deklaratën e policisë, janë marrë në pyetje po në datën 5 Janar.

Prokuroria kërkon pushimin e çështjes për veprën “Goditje për shkak të detyrës”, pasi sipas saj Drejtori Koshaj “në momentin që ka ndodhur konflikti, nuk ka qenë në kryerje e sipër të detyrës së tij” dhe se “motivi i pretenduar nga ana kallëzuesit, se është goditur për shkak të detyrës, për arsye se shtetasi Olsi Mëneri, shok i Andri Ibrahimaj, ishte shkarkuar nga detyra në Institucionin që drejton Eri Koshaj, përveç deklarimeve të dhëna nga kallëzuesi nuk rezulton të jetë i mbështetur në prova të tjera”.

Në mbështetje të kësaj kërkese, Prokuroria sjell dhe bisedat në aplikacionin WhatsApp mes zotit Koshaj dhe mamasë së zotit Ibrahimaj, vjehrrës së ministres, Teuta Rino. Komunikimet e tyre me mesazhe, janë ruajtur nga zoti Koshaj i cili i ka dorëzuar ato në Prokurori.

“Nga leximi i përmbajtjes së tyre, rezulton se shtetase Teuta Rino bisedon me shtetasin Eri Koshaj në lidhje me këtë ngjarje, duke u shprehur e shqetësuar se përse kjo ngjarje kishte ndodhur dhe duke i kërkuar falje e këshilluar që të dy djemtë të mos grindeshin me njëri tjetrin, pasi ajo i konsideronte ata si dy vëllezër. Gjithashtu gjatë bisedave evidentohet fakti, se grindja kishte ndodhur për shkak se Eri Koshaj i kishte sharë bashkëshorten shtetasit Andri Ibrahimaj dhe se në grindje e sipër ky i fundit e kishte goditur me gozhdë”, shkruhet në aktet e Prokurorisë.

Por përmbajtja e këtyre komunikimeve, jep një version të ndryshëm të njohjes mes dy të përfshirëve në konflikt. Ndërsa mamaja e zotit Ibrahimaj flet për një njohje të gjatë dhe familjare, në Prokurori, bashkëshorti i ministres “sqaron se me shtetasin Eri Koshaj njihen rastësisht dhe se nuk kanë ndonjë shoqëri, apo probleme me njëri-tjetrin”.

Po ashtu, ndërsa zoti Ibrahimaj ka mohuar të ketë përdorur ndonjë mjet për të goditur Roshajn, mamaja e tij ka pohuar se i biri e ka goditur me gozhdë e jo me thikë.

Drejtori Koshaj, ka dorëzuar dhe rregjistrimin e një bisede të bërë në nje mjedis publik mes tij dhe mamasë së zoti Ibrahimaj, për të cilën prokuroria thotë se nuk vërtetohet koha kur ka ndodhur.

“Nga bisedat, dy personat flasin për një person të tretë, Olsi, ku duket se të dy e njohin shumë mirë dhe gruaja e këshillon Eri Koshajn që: “Olsin do ma mbash mirë””, lexohet në shkresën e Prokurorisë, ku nuk përcaktohet se për cilin person saktësisht bëhet fjalë, por koincidenca duket e fortë me emrin e Olsi Mënerit, për të cilin sipas zotit Koshaj, kishte ndërhyrë dhe bashkëshorti i ministres.

Vetë Mëneri, në deklarimin e tij “sqaron se e njeh shtetasin Andri Ibrahimaj që nga fëmijëria, por nuk ka ndonjë miqësi të ngushtë me të sa t’i kërkojë të ndërhyjë për rinovim kontrate te Drejtori i tij Eri Koshaj pasi nuk është kompetencë e këtij të fundit”.

Ministrja Ibrahimaj, të premten, reagoi pas publikimit të lajmit duke u shprehur se “bashkëshorti im ka qenë padrejtësisht i kallëzuar për dicka që nuk e ka bërë” dhe se “konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit tim, jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash”.

Në fakt çështja nuk është pushuar, por ka vetëm një kërkesë të Prokurorisë drejtuar Gjykatës, për një akt të tillë. Do të jetë Gjykata ajo që do të thotë fjalën e fundit, ose duke e kthyer pas për plotësim hetimesh, ose duke e pushuar, gjë e cila i lë të drejtën zotit Koshaj, të bëjë dhe ankim, nëse dëshiron të mbrojë pretendimet e tij./VOA

The post VOA: Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj appeared first on Albeu.com.