ceshtja e prones Archives - Albeu.com

“Dy satelitë do vëzhgojnë nga lart”, digjitalizimi i Kadastrës, Ahmetaj: Letrat e pronës me një klikim
Zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë të ditur se nga janari do të nisë dixhitalizimi i të dhënave të pasurive të paluajtshme.

Ahmetaj theksoi se qytetarët do të arrijnë të kenë akses në dokumentacionin e tyre pronësor, në vetëm një minutë.

Sipas zv/kryeministrit, dixhitalizimi do të nisë fillimisht me pronat që ndodhen në bregdet, e do të shtrihet më pas në të gjithë vendin dhe në ndihmë për këtë gjë, sipas Ahmetajt, do të jenë edhe dy satelitët që do të monitorojnë gjithçka nga lart.

“Kjo që po bëjmë sot është çlirimi i fazës së fundit nga barra e kadastrës. E drejta e të gëzuarit të pronës është në themel të së drejtës së njeriut. Një institucion ka detyrë përderisa qëndron aty, që të inovojë. Nuk jam duke folur thjesht për ASHK-në, por për një qeveri të tërë, qasje të tërë për pronën. Imagjinoni dikë nga ju, nga qytetarët që ka një pronë në bregdet, po kalon vite e mund të pafund për të pasur në dorë letrën që të gëzojë pronën e vetë, apo që ia kanë trashëguar prindërit. Me këtë qeveria e vendos veten drejtpërsëdrejti përgjegjëse për ta bërë transparente, dhe të thjesht, gëzimin e pronësisë veç me një klikim. Bëhet në modë kritika, por dua të them që këtu me Kadastrën kemi shumë punë për të bërë. I patë arkivat. Ato janë arkiva të 1950 dhe 1960. Imagjinoni punën e një punonjës të Kadastrës kur një qytetar kërkon letrën dhe të drejtën e vetë. Me muaj dhe ditë duhet të gërmojë në kadastër, vendimet. kjo që po bëjnë nuk është vetëm dixhitalizim. në arkivat dixhitale do të jenë gati për 1 minutë.

Beteja me të kaluarën nuk janë të thjeshta. Arkiva duhet një nga kështjellat e fundit të të kaluarës. Arkivat nuk janë prekur në 30 vite. nuk po mburremi fare për atë që po nisim sot. Kemi nisur një revolucion që të themi se shoqëria e teknologjisë së Informacionit, të jetë e çliruar në raport burokracitë me qytetarët. Dua të pranoj se shumë është bërë në teknologjinë e Informacionit. Kur e nisëm këtë revolucion para 3 vite e gjysmë, kishte dhe cinikë se; ‘si do ta bëni, shqiptarët duan të që shkojnë të dritarja’. Kultura e shoqërisë dhe qytetarëve po shkon drejt lehtësimit të jetës së tyre drejt dixhitalizimit. Kemi shumë punë për të bërë, është me dy faza. Në vitin 2022 do të marrim fashën e Bregdetit. dhe paralel po zhvillohet projekti. Dua të falënderoj donatorët, edhe për shtytjen që na kanë dhënë në vazhdimësi. Pyetjen që bëjnë së bashku; Kujt i takon Shqipëria? Kaosit apo qytetarëve? Shqipëria është e qytetarëve. Kadastra ka nevojë që të jetë fytyra e buzëqeshur.”, tha Ahmetaj.

Bëhet fjalë për të dhënat e 2.8 milionë pasurive të paluajtshme që do të nisin të dixhitalizohen. Dixhitalizimi i të pasurive të paluajtshme parashikohet të përfundojë në 2024. Faza e parë përfshin skanimin e të gjithë referencave të pasurive të paluajtshme ose siç njihet  dosja historike me dokumentet origjinale. Faza II  më pas ka të bëj me  skanimin dhe dixhitalizmi e kartelave të pasurisë që aktualisht janë manuale./albeu.com/

The post “Dy satelitë do vëzhgojnë nga lart”, digjitalizimi i Kadastrës, Ahmetaj: Letrat e pronës me një klikim appeared first on Albeu.com.