Ceshtja Came Archives - Albeu.com

“Duam ose t’i marrim hallallin, ose të japim paratë”, Idrizi rrëfen për herë të parë historinë e familjes: Dy grekë erdhën na kërkuan dhe…
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot heqjen e ligjit të lutës me Greqinë. Pas këtij votimi, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në emisionin Top Story, ku foli për këtë zhvillim shumë të rëndësishëm për çamët, teksa falënderoi kolegët që e votuan.

Ai u shpreh se heqja e këtij ligji është shumë me rëndësi dhe peshë për çamët, por jo për nga ana materiale, por atë të emocioneve dhe përjetimeve njerëzore.

Për herë të parë Idrizi rrëfeu dhe një histori të familjes së tij, kur në vitin 1989, në Tiranë mbërritën dy shtetas grekë që kërkonin gjyshin e tij.

Sipas Idrizit, ata jetonin në shtëpinë e gjyshit të tij, të marrë pas dëbimit dhe kërkonin ta takonin pasi i kishte dërguar i ati.

“Duam ose t’i marrim hallallin, ose t’i japim paratë”, kanë thënë ata sipas tij, duke treguar më tej se raporti njerëzor me qytetarët e sotëm grek apo qeverinë, nuk është konfliktual, por çamët kërkojnë që të ketë një ndjesë publike për masakrën.

“Çështja e shqiptarëve të Çamërisë, është e fundit çështja e pronës. Nuk po mbajmë kujtimin gjallë për një shtëpi aty. Ka qenë vend i begatë me pasuri, sigurisht që ka një kalkulim, deri para 1990 llogaritej e gjithë pasuria e lënë atje ishte rreth 2 mld euro, imagjinoni tani. Por është e fundit përballë jetëve njerëzore… ndaj ne duam që në radhë të parë të kemi një falje publike, sot nuk bëjmë përgjegjës popullin dhe qeverinë greke. Ne kërkojmë statusin që kishin para ‘45, të kthehemi në vendin tonë, aty ku kemi shtëpitë.

Shtëpia ime ka një histori që po e rrëfej për herë të parë. Në ‘87 vijnë dy njerëz nga Greqia në hotel ‘Tirana’, kërkonin shtëpinë e Mero Saliut, gjyshi im, dhe i dalin këta që i gjëmonin dhe u thonë ‘për çfarë keni ardhur? Ne jetojmë në shtëpinë e tij kemi qenë gjitonë, na ka çuar babai jonë dhe duam ta takojmë dhe t’i marrim ose hallallin ose t’i japim paratë’. Nëse do shkoja sot atje, si do sillesha me ata? Nuk do t’i nxirrja, ose do t’i thoja të ta ‘ndërtoj një shtëpi në fund të bahçes më të mirë se kjo, se këtë e kam për kujtim’. Jam shumë mirënjohës për kolegët e mi që e votuan”, tha Idrizi.

The post “Duam ose t’i marrim hallallin, ose të japim paratë”, Idrizi rrëfen për herë të parë historinë e familjes: Dy grekë erdhën na kërkuan dhe… appeared first on Albeu.com.

Platforma diplomatike e çështjes çame
Çeshtja çame është një çeshtje e pazgjidhur e çeshtjes së pazgjidhur shqiptare. Ajo është një çështje e pazgjidhur dhe e hapur në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Përgjegjësia për moszgjidhjen e saj të deritanishme ndahet midis shtetit, që e shkaktoi, dhe shtetit, që kishte detyrën kombëtare të kërkimit të zgjidhjes.

Zgjidhja e saj kërkon tani kushtin “sine qua non” të hartimit shtetëror të një platforme diplomatike për çeshtjen çame. Diplomacisë dhe shtetit shqiptar u ka munguar kjo platformë për shkak të dobësive të drejtuesve të tyre, të cilët janë pajtuar me asimetrinë e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Çdo qeveri e Shqipërisë duhet të ketë në programin e saj qeveritar detyrimin kushtetues të zgjidhjes së çeshtjes çame.

Platforma diplomatike kërkon që çeshtja çame të bëhet pjesë e pandarë dhe e vazhdueshme e të gjitha tratativave diplomatike midis dy shteteve. Ka dy faktorë kryesorë, që determinojnë këtë kompozim të ri të marrëdhënieve diplomatike dypalëshe për trajtimin e çeshtjes çame.

Faktori i parë është e drejta sovrane e çdo diplomacie dhe çdo shteti që të ngrejë çeshtjet, që i konsideron të hapura, dhe që duhen trajtuar në marrëdhëniet dypalëshe. Kjo e drejtë nuk varet nga pikëpamja e palës tjetër, që bunkerizohet në absurditetin se nuk ekziston çeshtja çame.

Faktori i dytë është faktori perëndimor. Komisioni Europian, pra qeveria e BE, ka pranuar në 29 shtator 2016 nëpërmjet qendrimit të shprehur në emër të Komisionit në parlamentin europian nga një anëtar i tij, Komisioneri i Lartë i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn, se çeshtja çame ekziston dhe se ajo është çeshtje për t’u zgjidhur në bisedimet midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Ka qenë një zhvillim epokal historik, politik dhe diplomatik ky qendrim i Komisionit Europian, i cili për fat të keq nuk gjeti aplikim nga diplomacia dhe qeveria shqiptare.

Arkiva e dobësisë sonë diplomatike dhe shtetërore nuk don të thotë që çeshtja çame nuk duhet shtruar tani në tavolinën e tratativave zyrtare dypalëshe. Ka ardhur koha që çeshtja çame duhet të kalojë nga konferencat e shtypit në bisedimet zyrtare dypalëshe. Rrethanat aktuale diplomatike janë të përshtatëshme.

Së pari, kemi Traktatin e Miqësisë dhe të Sigurisë të vitit 1996, të cilit i skadon në fund të dhjetorit të vitit 2022 afati i shtyrjes pesëvjeçare, që iu bë në vitin 2017, pas mbarimit të afatit të tij kontratual 20 vjeçar. Greqia ka kërkuar shtyrje të re pesëvjeçare 2023- 2028, kërkesë të cilën Shqipëria nuk ka arsye ta pranojë pa pranuar Athina hapjen zyrtare të çeshtjes çame.

Së dyti, është në diskutim e sipër marrëveshja e premtuar Greqisë nga qeveria shqiptare për të paraqitur sëbashku të ashtuquajturën çeshtje të detit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Çeshtja çame duhet të bëhet pjesë e kushteve shqiptare për arritjen e një marrëveshje të tillë, për të cilën Greqia është e interesuar aq shumë.

Së treti, kemi çeshtjen artificiale të minoritetit grek, që gëzon të gjitha të drejtat, dhe me të cilën Athina terrorizon prej 30 vitesh diplomacinë dhe shtetin shqiptar në të gjitha nivelet dhe llojet e bisedimeve dypalëshe. Ka ardhur koha që diplomacia dhe shteti shqiptar në bisedimet zyrtare temën e kërkesave greke për minoritetin ta ndërvarin me hapjen e çeshtjes çame.

Platforma diplomatike e çeshtjes çame duhet te ketë një bosht qendror, që është statusi i komunitetit çam të deportuar kolektivisht me dhunë nga tokat dhe pronat e veta në Greqi. Çeshtja çame nuk është çeshtje e pronave, sepse pronat janë një derivat i statusit të çeshtjes çame. Çeshtja çame është çeshtje politike e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë, sepse lindi si çeshtje politike dhe në këtë gjenezë qendron pikënisja e zgjidhjes së saj.

Çeshtja çame si çeshtje politike kërkon tërheqien e shtetit grek nga akuzat antiligjore kolektive ndaj një popullsie të tërë. Kërkon që shteti grek të kërkojë falje për deportimin me dhunë të një popullsie të tërë. Kërkon dëmshpërblimin e të gjithë viktimave të terrorit shtetëroro-zervist dhe të dëmeve të shkaktuara në njerzit, në pronat dhe shtëpiat e popullsisë çame atje.

Kërkon rikthimin në trojet e veta, ku kanë jetuar prej dhjetra shekujsh kjo popullsi autoktone e deportuar. Kjo është baza politike e zgjidhjes së çeshtjes çame dhe që përbën themelin e trajtimit diplomatik të saj si pjesë përbërëse e dosjes së marrëdhënieve dypalëshe.

Në platformën dipkomatike të çeshtjes çame qeveria e Shqipërisë duhet të përfshijë disa kërkesa, të cilat i kam rreshtuar edhe në librin tim “Çeshtja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare”:

1- Çeshtja çame të përfshihet në çdo lloj amendimi apo shtyrje të re të Traktatit të Miqësisë së viti 1996 midis dy shteteve, dhe të përfshihet nominalisht në “Deklaratën e e re të Partneritetit Strategjik”, që i është propozuar Shqipërisë nga qeveria greke.

2-Qeveria shqiptare t’i kërkojë qeverisë greke të abrogojë çdo lloj legjislacioni apo aktesh administrative, që mbështesin akuzat e rreme të fajit kolektiv dhe t’i kërkojë falje popullsisë çame për deportimin e saj me forcë.

3-Qeveria shqiptare t’i kërkojë qeverisë greke kthimin e popullsisë çame në trojet dhe në shtëpiat e veta.

4-Qeveria shqiptare të kërkojë nga Greqia që komunitetit çam të dëbuar kolektivisht t’i njihet statusi i pakicës kombëtare në Greqi, të cilin e kanë pranuar qeveritë greke para luftës së dytë botërore.

Dinjiteti kombëtar dhe ndërkombëtar i Shqipërisë sugjerojnë që qeveria shqiptare duhet të ndërmarrë një moratorium për të ngrirë të gjitha marrëveshjet dypalëshe, që janë në diskutim e sipër me Greqinë (dhe të cilat çuditërisht janë të gjitha në favor të Greqisë), derisa Athina të heqë ligjin absurd të luftës me Shqipërinë dhe të pranojë tratativat për zgjidhjen e çeshtjes çame.

Për Shqipërinë si anëtare e NATO-s koha dhe zhvillimet e sotme kanë zbehur në minumet e veta vlerën dhe efektin diplomatik të kërcënimit për një veto greke ndaj anëtarësimit në BE.

Platforma diplomatike kërkon ndërkombëtarizimin diplomatik të çeshtjes çame. Është absurde që Shqipëria anëtare e OKB nga viti 1955 dhe anëtare e NATO-s nga viti 2009 dhe anëtare e shumë oganizatave të tjera ndërkombëtare nuk ka ngritur kurrë çeshtjen çame dhe të drejtat e popullsisë çame për t’u kthyer në trojet dhe në pronat e veta në Greqi.

Ndërkombëtarizimi i çeshtjes çame kërkon nga diplomacia dhe nga qeveria shqiptare sensibilizimin diplomatik dhe informativ ndërkombëtar. Kërkon sigurimin e një përkrahje nga diplomacitë, nga shtetet dhe nga faktori perëndimor dhe ballkanik për zgjidhjen e saj. Komisioni Europian dhe komisioneri Hahn i dhanë diplomacisë dhe qeverisë shqiptare një rast dhe një kartë të artë diplomatike për ndërkombëtarizimin e çeshtjes çame. Nuk ditën dhe nuk deshën ta shfrytëzojnë. Por ajo kartë diplomatike europiane në favor të çeshtjes çame është në fuqi sot e kësaj dite.

Ndërkombëtarizimi i çeshtjes çame është një faktor i rëndësishëm i strategjisë së realizimit të së drejtës së saj.

Ndaj diplomacia dhe qeveria shqiptare duhet të hartojnë dhe të zbatojnë sa më parë një platformë diplomatike të zgjidhjes së çeshtjes çame, pa të cilën nuk mund të ketë normalizim real të marrëdhënieve midis dy shteteve./Dita/

The post Platforma diplomatike e çështjes çame appeared first on Albeu.com.

Tensionet me Turqinë, Greqia merr shembull Shqipërinë: Çështja çame nuk ekziston!
Teksa çështja e detit ka tensionuar marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë prej Kohësh, ministri i Jashtëm grek, Niko Dendias, ka marrë shembullin e Shiqpërisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes vendeve.

Dendias theksoi se mosmarrëveshjet zgjidhen në kuadër të të drejtës ndërkombëtare.

Dendias i ka cilësuar çmenduri pretendimet e Turqisë në lidhje me ishujt përballë tokës turke.

Më herët, Erdogan dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavusoglu thanë se nëse Greqia nuk i demilitarizon ata ishuj, atëhere turqve iu lind e drejta të rishikojnë sovranitetin e tyre. Kjo ishte në deklaratë bombë për Greqinë pasi turqit theksonin se kishin pretendime territoriale mbi ishujt grekë.

Në një intervistë për gazetën greke “Parapolitika”, Dendias zbulon edhe detaje nga vizita e fundit në Tiranë.

“Në vizitën e fundit timen në Tiranë diskutuam se mund t’i përshpejtojmë proceset ligjore në drejtim të zgjidhjes së çështjes së detit”, tha Dendias duke iu referuar vizitës në Tiranë.

Më tej ai vazhdoi:

“Me Shqipërinë ne japim një shembull të qartë për të gjitha shtetet e rajonit më të gjerë se si duhet të zgjidhen mosmarrëveshjet midis shteteve. Gjithmonë, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe veçanërisht të drejtën e detit“.

Ndërkohë që thoshte këto për vendin tonë, shefi i diplomacisë greke theksoi edhe njëherë qendrimin e Greqisë në lidhje me Çështjen Çame. “Ministria jonë e Jashtme diskuton vetëm mbi çështje që ekzistojnë dhe jo mbi situata jo-ekzistuese”, tha Dendias duke mohuar kështu Çështjen Çame, ndërkohë që përpiqet të shtojë se këtë parim Greqia e ka edhe me fqinjët e tjerë.

Gjatë vizitës së fundit në Tiranë, Dendias ishte i prerë sa i përket Çështjes Çame duke paralajmëruar Shqipërinë se hapja e çështjeve që nuk ekzistojnë (sipas Greqisë) do të dëmtonte rrugëtimin e Shqipërisë në BE./albeu.com/

The post Tensionet me Turqinë, Greqia merr shembull Shqipërinë: Çështja çame nuk ekziston! appeared first on Albeu.com.

Ministri grek vazhdon “kërcënimet”: S’ka integrim në BE nëse hapin çështjen e detit
Ministri e Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias është shprehur se çështja e detit në Hagë do të zgjidhet më lehtë me Shqipërinë, me ikjen e Presidenit Ilir Meta.

Në një intervistë për “Skay”, Dendias u pyet për këtë çështje dhe tha se tashmë Shqipëria do të zgjedhë një president të ri dhe se shpreson se çështja do të lehtësohet.

Dendias nuk tërhiqet nga kërcënimet duke shtuar se për Shqipërinë nuk ka integrim në BE nëse hapin çeshtjen çame.

Pjesë nga intervista:

CHIOTIS: E pamë dje në Shqipëri, gjatë vizitës suaj, homologun tuaj shqiptar të sillet në një mënyrë që nuk është në përputhje me këtë klimë bashkëpunimi që po përpiqemi të krijojmë. Do të thotë, kujtoj ministrin e Energjisë që vizitoi Shqipërinë javën e kaluar për t’i furnizuar me energji elektrike, sepse ishte në mungesë dhe dje…

DENDIAS: Dhe me të drejtë e bëri.

CHIOTIS: Po, por papritur ajo ka ngritur një çështje që menduam se ishte braktisur prej kohësh.

PAPADOPOULOS: Në fakt, është një çështje inekzistente

CHIOTIS: Pra, ku jemi tani me Shqipërinë?

DENDIAS: Së pari, besoj se për këtë deklaratë, përgjigja është dhënë aty për aty, që të mos ketë keqkuptime.

PAPADOPOULOS: Është e vërtetë.

DENDIAS: Por për Shqipërinë në përgjithësi, do t’ju këshilloja të shikonit nga afër qëndrimin e kryeministrit, zotit Rama – dhe nuk do të zgjerohem më. Pas takimit me kryeministrin dhe drekës që ai pati dashamirësi të shtronte, vizitën do ta cilësoja jashtëzakonisht të suksesshme.

CHIOTIS: A nuk është kryeministri shqiptar në konsultim me ministrin e tij?

DENDIAS: Nuk është pozicioni im të futem në detaje të tilla tani, kjo është e sigurt.

CHIOTIS: Pra, ju nuk e konsideroni një incident të rëndë, apo jo? Sepse siç e keni vënë re me saktësi, ata nuk do të anëtarësohen kurrë në Bashkimin Evropian për sa kohë që ngrenë çështje të tilla.

DENDIAS: Mendoj se përgjigja e Greqisë është dhënë, që të mos ketë keqkuptime në asnjë pjesë. Përtej kësaj, nuk mendoj se marrëdhëniet greko-shqiptare do të jenë peng i kësaj çështjeje, të cilën pala greke, mendoj me të drejtë, e konsideron si inekzistente.

CHIOTIS: Më lejoni t’ju pyes në një mënyrë tjetër.

DENDIAS: A nuk të thashë vetëm se ke ndërmend të më torturosh?

CHIOTIS: Edhe pak, ministër, ju kërkojmë durim për dy minuta. A ka ndonjë shans që vetoja për negociatat e anëtarësimit të vihet në tavolinë nëse vendi fqinj nuk angazhohet në mënyrë eksplicite që të mos e ngrejë më një çështje të tillë inekzistente, siç e përshkruani ju?

DENDIAS: E dini, nuk dua… Kur njeriu fillon të mbajë qëndrim për çështje hipotetike, atëherë krijon një ligj…

CHIOTIS: Jo, unë e quaj “vendosje rregullash të forta”.

DENDIAS: Për më tepër, bashkëbiseduesi e vendos në një pozitë të sikletshme që është e panevojshme. Shqipëria ka bërë një zgjedhje të rëndësishme të paktën në kohën e kryeministrit Rama. Cila është ajo zgjedhje? Është Bashkimi Evropian, ligji evropian, acquis evropian dhe, rrjedhimisht, partneriteti me Greqinë. Kjo është politika e saj e vendosur. Dhe duhen parë linjat e gjera të politikave dhe pozicionet e qëndrueshme në politikat e dikujt. Dhe Shqipëria është konsistente me të. Ajo ra dakord me ne që t’ia referojmë çështjen tonë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ka ndodhur ende pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin përkatës kryeministrit. Me sa duket, Shqipëria do të zgjedhë një President të ri brenda dy-tre muajve të ardhshëm. Pra, e gjithë kjo do të jetë e realizueshme që atëherë. Sinqerisht, kjo është ajo që ruaj nga qëndrimi shqiptar, si dhe nga linja e përgjithshme e politikës së Shqipërisë në lidhje me vendimet e Bashkimit Evropian si për çështjen e Qipros ashtu edhe për Turqinë. Papadopoulos dhe Z. Chiotis, Shqipëria ka respektuar të gjitha vendimet. Ajo i ka respektuar të gjitha, pavarësisht se ende nuk i është dhënë statusi specifik që do ta detyronte Shqipërinë ta bënte këtë. Ajo ka respektuar të gjitha vendimet. Pra, ne, në Greqi, nuk duhet të pranojmë stereotipe; në vend të kësaj, ne duhet të shohim pamjen e plotë dhe të qartë dhe t’i japim kohë bashkëbiseduesit tonë për t’u përshtatur.

The post Ministri grek vazhdon “kërcënimet”: S’ka integrim në BE nëse hapin çështjen e detit appeared first on Albeu.com.