ceshtja beccetti Archives - Albeu.com

“Becchetti”, PD dorëzon në Gjykatën Kushtetuese padinë, Duma: Rama ka frikë të hetojë këtë çështje
Nënkryetarja Grida Duma dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për vendimin e Kuvendit për mosngritjen e komisionit hetimor për çeshtjen “Becchetti”

Duma, në një dalje për mediat është shprehur se PD e ka fituar betejën e parë dhe se kryeministri Edi Rama ka frikë të ngrejë një komision hetimor për të cilin është përgjegjës.

“Padyshim, fitorja e parë e PD-së është fakti që ata pranuar hapur që nuk votojnë dot ngritjen e një komisioni hetimor për “Becchettin” pasi e dinë se është një çështje e humbur. Është e qartë pse, sepse në në dy dekada është e qartë se kjo nuk ka nevojë për miratimin nga asnjë parti politike, sepse komisionet hetimore me ¼ e votave të deputetëve mjaftojnë për t’u mbledhur dhe për të qenë legjitime. Padyshim, PD nuk kënaqet me vetëm një fitore, publike dhe mediatike që për këtë çështje, dhe Rama ka frikë të hetojë se është shkaktar dhe përgjegjës për  humbjen e 120 milion eurove”, tha Duma.

Ndërsa Gazment Bardhi tha se pasi u bë publik vendimi për këtë çështje, PD depozitoi në SPAK një kallëzim, për vënien para drejtësisë të përgjegjësve.

“Asokohe kur vendimi u bë publik, PD ka depozituar një kallëzim në SPAK për përgjegjësit e kësaj afere. Bëhet fjalë për një hetim parlamentar, për përgjegjësinë administrative të zyrtarëve. Që në prill kur janë depozituar faktet kemi dorëzuar në SPAK kallëzim. Dhe kemi paraqitur kërkesën për komision hetimor. S’ka pasur bisedime të tjera për inceneratorët dhe kanë kërkuar 1 javë kohë. Të enjten pritet vendi. Duam që të hetohet afera e inceneratorëve dhe jo të krijojmë grup pune.” tha ai.

Kërkesa e plotë:

PD ka 2 kërkesa për Gjykatën Kushtetuese:

Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit të Kuvendit për mosmiratimin e ngritjes së Komisionit Hetimor Becchetti.

PD kerkon të hetoje veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë që çuan në një dëm prej 120 milionë euro.

Ky shpërblim iu është akorduar palëve paditëse Becchetti dhe të tjerë, pasi nga faktet dhe provat e vëna në dispozicion, arbitrazhi ka konstatuar se si rezultat i veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme të zyrtarëve të lartë shtetërorë, ku përfshihen shtetasi Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë, shtetasi Erion Veliaj, me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë dhe shtetasi Ëngjëll Agaci, me detyrë sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të një rangu më të ulët si shtetasi Enkelejd Joti, me detyrë drejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ish-drejtor i përgjithshëm i Top Channel, shtetasi Skerdi Drenova, me detyrë administrator i Operator të Sistemit të Transmetimit, ish-zëvëndësdrejtor i përgjithshëm i Top Channel dhe shtetasi Gentian Sala, kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive, ish-drejtor i Top Channel dhe Digitalb, sipërmarrjet e biznesmenit italian Becchetti janë shkatërruar plotësisht.

Gjithashtu, Gjykata ka vlerësuar se neni 77, pika 2, i Kushtetutës i njeh pakicës parlamentare kompetencë hetimi, pengimi i së cilës përbën konflikt kushtetues kompetencash. Vendimi i Kuvendit për mosmiratimin e kërkesës së një të katërtës së deputetëve për ngritjen e Komisionit Hetimor parlament cënon këtë të drejtë kushtetuese të pakicës parlamentare.

E drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor nuk mund të mohohet apo të kufizohet nëpërmjet vendimmarrjes së shumicës parlamentare. Ajo është një e drejtë kushtetuese që çon detyrimisht në ngritjen e komisionit. Duke mos e realizuar këtë detyrim kushtetues, Kuvendi në mënyrë arrogante dhe paargumente, pengoi pakicën parlamentare në ushtrimin e një kompetence kushtetuese. Duke ia nënshtruar votimit parlamentar ngritjen ose jo të Komisionit, si dhe duke vendosur mosmiratimin e kërkesës së 1/4 së deputetëve, praktikisht Kuvendi ka mohuar kompetencën kushtetuese të pakicës parlamentare, duke krijuar këtë mosmarrëveshje kompetence, e cila duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese, duke shfuqizuar si antikushtetues edhe vendimin nr. 80/2021 të Kuvendit.

kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së ka pretenduar se kjo kërkesë cënon parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve, pasi për të njëjtën cështje ekzistojnë procese civile dhe penale. Në lidhje me këtë pretendim, dëshirojmë të theksojmë se ne jemi plotësisht të vetdijshëm se natyra e hetimit parlamentar nuk është e njëllojtë dhe nuk mund të barazohet me hetimin që realizojnë në bazë të Kushtetutës organet e tjera të pavarura apo të specializuara për kryerjen e një funksioni të tillë. Duke e krahasuar objektin e hetimit parlamentar me objektin e punës së organit të prokurorisë, konstatohet lehtësisht një dallim cilësor ndërmjet veprimtarisë së komisonit hetimor parlamentar dhe veprimtarisë së organit të prokurorisë. Në këtë mënyrë, objekti i hetimit, sipas projektvendimit të propozuar nga ana jonë, ndalon shprehimisht dublimin/mbivendosjen dhe shmangien e një institucioni të pavarur kushtetues, sic është prokuroria, në ushtrimin e kompetencave kushtetuese/ligjore të tij nga një instrument i një pushteti tjetër.

Po të shikoni me vëmendje kërkesën, ajo synon vetëm të përmbushë tre qëllimet kryesore që ka një komision hetimor: (i) kontrolli i zbatimit të ligjeve nga organet e pushtetit publik; (ii) nxjerrjen e përgjegjësive institucionale; dhe c) vlerësimin e nevojës për miratimin, plotësimin apo korrigjimin e ligjeve të vecanta (shih vendimet nr.18, datë 14.05.2003; nr. 20, datë 04.05.2007; nr.22, datë 05.05.2010; nr.30, datë 16.05.2014 të Gjykatës Kushtetuese), duke përjashtuar shprehimisht mundësinë e ngritjes së akuzave penale apo marrjen e personave si të pandehur. Kjo ndarje e qartë e veprimtarisë së komisionit hetimor dhe organeve gjyqësore është në respekt të plotë të parimit të ndarjes së pushteteve, garantuar nga neni 7 i Kushtetutës. Qartazi, argumenti i ngritur nga Grupi Parlamentar i PS-së, mazhoranca, është i pabazuar.

Sa i përket pretendimeve se kërkesa shkel të drejtën ndërkombëtare, megjithëse në asnjë moment nuk u tha se cilin traktat, konventë, marrëveshje apo normë të drejtës ndërkombëtare, por vetëm u përmend sipërfaqësisht parimi i konfidencialitetit, vlerësojmë të ndalemi, edhe pse këto pretendime mund të mos merren aspak në konsideratë përsa kohë stricto sensu nuk lidhen me parime të natyrë kushtetuese. Në lidhje me pretendimin se ngritja e këtij Komisioni Hetimor cënon parimin e konfidencialitetit, i cili është një detyrim i marrë përsipër nga Shqipëria, dëshirojmë të sjellim në vëmendje tre fakte publike: (i) Përmbajtja e vendimit është publikuar thuajse në cdo media vizive, të shkruar dhe online në Shqipëri.

Pra, kërkohet ruajtja e konfidencialitetit për një vendim, për të cilin kushdo që është i interesuar mund ta aksesojë lehtësisht në motorët e kërkimit online. Mëse e kuptueshme që ky nuk është vecse një pretendim i pabazuar, për të justifikuar rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor. Megjithatë, me qëllim arritjen e konsensusit edhe për këtë pretendim absurd, deputetët kërkues kanë ofruar gatishmërinë e tyre që në cdo rast kur komisioni do të administrojë informacione, të dhëna apo dokumente, të konsideruara konfidenciale, rezervojnë të dreëjtën që në përputhje me nenin 12, pika 3 të ligjit nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, mbledhjet të zhvillohen me dyer të mbyllura. Por, edhe kjo garanci nuk ka mjaftuar që nga ana e mazhorancës të vlerësohet mundësia e gjetjes së një konsensusi, duke rrëzuar në shkelje të Kushtetutës dhe jurisprudencës kushtetuese, kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor.

/albeu.com

The post “Becchetti”, PD dorëzon në Gjykatën Kushtetuese padinë, Duma: Rama ka frikë të hetojë këtë çështje appeared first on Albeu.com.

Balla: Nuk kemi pazare me PD për zgjatjen e Vettingun, komisioni për “Becchettin” do të rrëzohet
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një prononcim për mediat para Kryesisë së Kuvendit  ka theksuar edhe njëherë se mazhoranca do të rrëzojë komisionin për çështjen ‘Becchetti’.

Balla tha gjithashtu se, ekspertët e PS-së po punojnë intensivisht dhe me dy institucione ndërkombëtare që kanë këshilluar mbarëvajtjen e reformës në drejtësi duke zgjatur mandatit të organeve të vettingut.

“E para dua t’ju sqaroj që ekspertët tanë janë duke punuar intensivisht dhe qoftë zonja Bushka apo kolegë të tjerë edhe me dy institucione ndëkrombëtare që kanë këshillaur mbarëvajtjen e Reformës në Drejtësi për të konkluduar në amenadamentin kushtetues për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Përkohshëm të Kualifikimit, në kuptimin që të arrijmë që të kemi brenda një kohe të shkurtër këtë amendament gati dhe pastaj i cili të jetë gati për të filluar procedurat parlamentare.

Një amendemant kushtetues kërkon një kohë minimalisht 45 ditë por mund të shkojë dhe 60 ditë dhe si e tillë kjo do kërkojë shumë punë, por unë e konsideroj një çështje tepër teknike tek e cila politika duhet të rrijë larg, në kuptimi ne rëndësisë së procesit të vettingut që ka ecur mirë. Askush prej nesh të mos e politiozojë. Ta mbajë si çështje teknike, si nevojë e vijimit të reformës në drejtësi.

Nuk ka asnjë lloj ‘pazari’ sepse kjo është një çështje që unë e konsideroj të një rëndësie të vëçantë, ku secili prej ne deputetëve duhet të marrë përgjegjësinë që i takon. Gatishmëri për të qenë në mënyrë vijuese, të hapur, për të diskutuar pa rezerva çdo lloj çështje që mund të vijë nga opozita në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla./albeu.com

The post Balla: Nuk kemi pazare me PD për zgjatjen e Vettingun, komisioni për “Becchettin” do të rrëzohet appeared first on Albeu.com.