Çështja Balluku Archives - Albeu.com

BIRN: Korrupsioni e ka vrarë ekonominë, rasti AKSHI dhe çështja “Balluku” tregojnë se ky fenomen është sistemik
Kryeministri Edi Rama, deklaroi së fundmi se ai ndjehet i fyer nga supozimet e kudondodhura për korrupsion sistemik të qeverisë së tij dhe dha si kundërargument se kjo “nuk është e vërtetetë” faktin që vendi “ka rritje ekonomike”.

Ky është një argument aspak bindës.

Kryeministri Edi Rama, në përpjekjen e tij për të bërë fushatë zgjedhore pa zgjedhje si dhe me shpresën se do të mund të rekuperojë diçka nga imazhi i kryetarit të një force politike në të cilën korrupsioni është sistemik, deklaroi së fundmi se “e refuzonte me neveri” sugjerimin se drejton një parti dhe një qeveri të korruptuar, dhe se vendi, sipas dyshimit apo bindjes së shumë njerëzve, është nën kthetrat e korrupsionit sistemik zhvatës. Ai dha një argument aspak bindës për këtë, kur tha se “po të ishte rritur korrupsioni, nuk do rritej ekonomia”.

Dihet botërisht se korrupsioni, në formën e mungesës së etikës apo moralit mes shoqërisë së gjerë, përbën një pengesë madhore për zhvillimin njerëzor dhe zhvillimin ekonomik, sepse korrupsioni qeveritar sjell “keqalokim të burimeve”, ndërsa ai shoqëror sjell mungesë korrektese në zbatimin e kontratave apo marrëveshjeve, duke ulur rendimentin e punës.

Me pak fjalë, korrupsioni shkatërron stokun kapital, qoftë në formën e aseteve fizike, qoftë në formën e njohurive profesionale.

Problemi është që, ndonëse korrupsioni ka një rol goxha të rëndësishëm në frenimin e zhvillimit, natyrisht që nuk është faktori i vetëm që vë në punë apo pengon zhvillimin ekonomik. Korrupsioni, ai i qeverisë, dhe ai i popullsisë më gjerësisht, nuk është i njëtrajtshëm.

Nëse e pranojmë logjikën e kryeministrit, atëherë mund të themi se mes viteve 1993 dhe 2008, Shqipëria pati rritje ekonomike mestare prej 6.5% në vit, ndërsa nga viti 2009 deri në vitin 2025, rritja mesatare ekonomike ka qenë 3% (të dhënat janë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar).

Mos vallë kjo do të thotë që, në periudhën 15 vjeçare që pasoi rënien e komunizmit në Shqipëri kishte dy herë më pak korrupsion nga sa ka sot?! Ndërsa, në periudhën 16 vjeçare nga viti 2009 deri më sot ka dyfish më shumë korrupsion?!

Korrupsioni natyrisht që nuk është një gjë që mund të matet, siç matet (me një dozë jo të vogël hamendësimi) ecuria e ekonomisë. Ne nuk jemi në gjendje të dimë me saktësi se sa korrupsion kishte gjatë qeverisë demokrate (1992-1997) apo asaj socialiste, (1997-2005) apo asaj PD+LSI apo PS+LSI sikurse edhe pas vitit 2017, kur socialistët kanë qeverisur vetëm dhe nuk kanë më alibi për korrupsionin.

Ne dimë se kishte kontrabandë nafte dhe krim dhe trafik qeniesh njerëzore dhe korrupsion me lejet për kioska në periudhën menjëherë pas rënies së komunizmit.

Ne dimë fort mirë se kishte korrupsion gjatë kohës së qeverisjes socialiste pasuese apo asaj demokrate. Dhe dimë gjithashtu që, për shkak se ekonomia është rritur, buxheti që mund të vjedhin pushtetarët ka ardhur gjithashtu në rritje.

Ne dimë se në vitin 2002, në një takim të njohur mes socialistëve, ata akuzuan njëri-tjetrin mbarë e prapë për korrupsion, ndërsa një socialist ishte ai që deklaroi se partia ka marrë tiparet e “principatave mesjetare” për të përshkruar korrupsionin në formë celulash.

Dimë gjithashtu që, kur Sali Berisha, i cili pati ardhur në pushtet më 2005 me një platformë anti-korrupsion, kur u pyet për korrupsionin, deklaroi opinionin e tij se “korrupsioni është lubrifikant”, një domosdoshmëri për të vënë në punë një makineri. (Vini re parabolën që e imagjinon shtetin si një mjet mekanik, një lloj makinerie disi e ndryshkur, të cilën, qytetari, e vë në punë duke i hedhur pak ryshfet).

Dimë gjithashtu që Rama shpalli jo shumë kohë më parë se anti-korrupsioni është “një ilaç më i keq se sa sëmundja”. (Këtu parabola shkon në nivel grotesk duke e krahasuar qeverisjen me një trup të domosdoshëm, i cili, po të goditet nga SPAK, na shkakton një tragjedi edhe ne të tjerëve, të cilët, nuk e kemi të mundur të jetojmë pa të).

Rritja ekonomike është gjendja natyrore e njerëzimit. Ekonomia rritet për shkak se njerëzimi aftësohet. Njerëzit mësojnë dhe shtojnë njohuritë e veta për mënyrën se si mund të bëjnë më shumë punë, dhe rrjedhimisht të prodhojnë më shumë mallra apo shërbime, përkundrejt një sasie më të vogël pune.

Rritja ekonomike është përpjekje e përbashkët e të gjithë njerëzimit ndërsa, korrupsioni qeveritar është një përpjekje e përbashkët e një numri relativisht të vogël njerëzish, konkretisht, zyrtarët e korruptuar.

Korrupsioni është një term i përgjithshëm që jo gjithmonë përputhet me realitetin. P.sh., kur Berisha fliste për korrupsionin si lubrifikant, pothuajse njëzet vjet më parë, ai po sugjeronte, në mënyrë të pasaktë, se bëhej fjalë vetëm për atë që në gjuhën popullore quhet bakshish.

Bakshishi është një shumë parash që jepet si shpërblim për t’i bërë gjërat shpejt. Pra, nëse të duhet një vulë a firmë shteti, dhe shteti është makineria e ndryshkur që lëviz ngadalë, qytetari e përshpejton pak këtë duke i hedhur një bakshish për lubrifikant.

Kjo është e ndryshme nga ryshfeti, në të cilin, qytetari paguan për të marrë diçka që nuk i takon, fjala vjen, paguan policin rrugor që t’i shpëtojë ndëshkimit me gjobë. Por në kohën e Berishës kishte edhe një fenomen tjetër që nuk binte në asnjë nga këto kategori.

Ishte fenomeni i njohur gjerësisht i policëve të rrugores, të cilët, në një sistem korrupsioni piramidal, paguanin për të siguruar një vend pune dhe pastaj zinin pritë për të zhvatur çdo kalimtar të mundshëm për të rekuperuar paratë e ryshfetit që kishin paguar për vendin e punës. Ky nuk hyn te bakshishi, nuk hyn as te ryshfeti por e ka një emër tjetër, quhet zhvatje. Dhe natyrisht që parabola e lubrifikantit nuk ndihmon shumë për shpjegim.

Këto lloje korrupsioni janë lojëra fëmijësh në krahasim me disa lloje të tjera korrupsioni. Një lloj p.sh., njihet në gjuhën e popullit si “trau i doganës” pavarësisht se nuk ka lidhje me doganën dhe pikat e kalimit kufitar. Populli madje ka krijuar edhe një barsoletë për këtë të treguar te hipoteka e Tiranës, me një bej që mblodhi taksat për të ndërtuar një urë, vendosi taksë për kalimin e urës dhe në një pikë të caktuar, luajti mendsh dhe urdhëroi përdhunimin e secilit prej fshatarëve që kalonte urën (përveç pagesës së taksës) për të parë se sa mban populli.

Trau i doganës ndryshon nga lubrifikanti apo nga zhvatja për faktin e thjeshtë se çdo pushtetar ndërton dhe shumëzon trarët e vet. Dhe ndërsa trarët shumohen, siç janë shumuar gjatë viteve në Shqipëri, me koncesione, monopole, oligopole, tenderë, dogana, hipoteka, AZHBR, AKU, IKMT, APT, etj, fshatari që në rastin e parabolës së Berishës duhej të paguante lubrifikant, është rraskapitur në atë pikë sa merr arratinë dhe ikën në një vend më normal si, fjala vjen, Gjermania.

Çështja me qeverinë aktuale nuk është që ka korrupsion sepse korrupsion ka gjithandej. Pyetja është nëse ky korrupsion është individual apo është sistemik. Rasti AKSHI dhe çështja “Balluku” dukshëm tregojnë se korrupsioni është sistemik. Dhe normalisht që një korrupsion sistemik nuk lejon që ekonomia të lulëzojë, siç mundet të lulëzojë, në rastin e Shqipërisë.

Shqipëria është vendi që mund dhe duhet të rritet me 6 apo 7% në vit, të rritet për dy apo tre dekada me këtë normë për të arritur nivelin ekonomik të një vendi si Kroacia, Rumania apo Polonia. Me 3% rritje ekonomike vendi mbetet prapa. Grafiku më poshtë tregon se pse.

Të dhënat janë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe janë në dollarë. Aktualisht, PBB për frymë e Polonisë është 32 mijë dollarë ndërkombëtarë më e lartë se sa e Shqipërisë. Në vitin 2030, parashikohet të jetë 38 mijë më shumë. E ashtuquajtura rritje ekonomike për të cilën Rama mburret dhe të cilën e jep si argument se pse vendi “nuk ka korrupsion”, duket se ekziston vetëm në deklaratat e Ramës./BIRN

The post BIRN: Korrupsioni e ka vrarë ekonominë, rasti AKSHI dhe çështja “Balluku” tregojnë se ky fenomen është sistemik appeared first on Albeu.com.

Çështja “Balluku”/ Ish-ministri Lleshaj: Imuniteti s’mund të kthehet në privilegj, eksperimentet me të rinjtë në qeveri, fatale për vendin
Në këtë intervistë ekskluzive për gazetën Panorama, ish-ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj, bën një analizë të fortë mbi ndryshimet e fundit në qeverinë “Rama”, çështjen “Balluku”, përplasjet politike dhe rolin e drejtësisë.

Lleshaj thekson se promovimi i të rinjve në poste të larta nuk duhet të bëhet në kurriz të përvojës dhe integritetit, ndërsa imuniteti parlamentar nuk duhet të shndërrohet në mburojë për skandalet politike.

Sipas Lleshajt, ndryshimet e fundit në qeveri nuk sjellin cilësi të re, por janë thjeshtë reagime ndaj presioneve të brendshme dhe të jashtme.

Sander Lleshaj, nënvizon se problemi kryesor i Shqipërisë nuk është drejtësia e dobët, por sistemi politik i pazhvilluar, i dominuar nga parti që nuk funksionojnë sipas parimeve demokratike.

Ai apelon se e vetmja rrugë për përmirësime është reforma e thellë e sistemit politik dhe demokracia brenda partive.

Z. Lleshaj, si i lexoni nga këndvështrimi juaj politik ndryshimet e fundit në qeveri? A janë ato sinjal reformimi apo menaxhim i krizave të brendshme?

Sinjalet e reformimit normalisht jepen në fillim të mandatit, kur, pas shpalljes së një programi të plotë të reformave, përzgjidhet edhe ekipi që do të udhëheqë realizimin e tyre.

Në rastin e ndryshimeve masive aktuale, pak muaj pas ndërtimit të qeverisë re pas zgjedhjeve, nuk bëhet fjalë për reformë, por vetëm për një reagim ndaj një gjendje të re të krijuar në vend, e me sa duket, edhe në rrafshin ndërkombëtar, përderisa ndryshime pati dhe në dikasterin e punëve të jashtme dhe atë të mbrojtjes, të cilët kanë një rol të veçantë në këtë aspekt.

Nisur nga ndryshimet e fundit duket sikur të rinjtë kanë marrë në dorë fatet e vendit por çfarë vlere kanë për qytetarët…?

Për qytetarët është me rëndësi të kuptohet vlera e shtuar e ndryshimeve të reja. Sa shtohet me këtë rast dituria, pjekuria, përvoja, integriteti apo edhe energjia krijuese e zbatuese e qeverisë së re? Teksa sa sheh profilin e personave që janë ngritur në rangun e ministrit, me pak përjashtime, vështirë se mund të shquhen vlera të spikatura. Duket se në Shqipëri ka zënë vend një përfyrim disi tepër entuziast për rolin e të rinjve në qeverisjen e vendit, aq sa promovimi i tyre në poste të larta qeveritare duket se i ngjan një formule magjike. Ndonëse në nivelin e marketimit politik, që disa e quajnë edhe propagandë, narrativa e të rinjve që “marrin në dorë fatet e vendit” tingëllon shumë e bukur, në të vërtetë kjo gjë nuk mund të kapërdihet pa u përtypur. Filozofi i famshëm Immannuel Kant thotë diku se ne nuk mund ta lëmë menaxhimin e një kopështi fëmijësh në dorën e tyre, pikërisht nga që ne i duam shumë ata. Ndonëse kjo referencë mund të çalojë pak, aspak nuk mund të diskutohet nevoja për maturi, për përvojë, për dituri dhe për integritet të sprovuar të atyre që marrin përsipër udhëheqjen e vendit.

Besoj që biem dakord që të rinj ka edhe në Amerikë, në Europë, në Kinë apo kudo tjetër, e megjithatë, qeveritë e këtyre vendeve bazohen në profile tjera. Promovim i të rinjve nuk do të thotë katapultimi i tyre në poste të larta, prej nga do të bien me siguri shpejt, për t’u djegur kështu politikisht dhe profesionalisht. Funksionet e larta politike dhe shtetërore janë për ata që i kanë kaluar me sukses provimet jetës në aspektin profesional dhe, mbi të gjitha, kanë përballuar qartë sprovat e karakterit përgjatë karrierës së tyre. Eksperimentet e përsëritura me rishtarë të mirëfilltë, që bëhen drejtorë, ambasadorë apo deri dhe ministra, janë të dëmshme, në radhë të parë, për vendin, por edhe për vetë ata që, pikërisht për shkak të rinisë, nuk arrijnë të shohin kurthin që i përgjon pas kata pultimit. Më duket se u zgjata shumë për të thënë vetëm kaq: ndryshimet duket nuk se sjellin ndonjë cilësi të re.

Mazhoranca rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të znj.Balluku. Pse kjo mbrojtje politike ndaj saj ndonëse e akuzuar për afera korruptive?

Unë parimisht nuk komentoj publikisht emrin e askujt. Aq më tepër në këtë rast, kur nuk ka mbetur askush pa u shprehur dhe asgjë pa u thënë, komentet e mia do të ishin të tepërta. Sa i përket qëndrimit të politikës në këtë rast, duket se jemi përballë ngatërresës së dy aspekteve.

Së pari: duket se politika ka filluar të kthjellohet disi, pas euforisë me të cilën miratoi reformën në drejtësi në unanimitet të rrallë para gati një dekade. Nëse është vertet kështu, është mirë, pasi duhet kuptuar, më në fund, se reforma në drejtësi nuk mund të reduktohet vetëm tek një strukturë e veçantë si SPAK-u. Në të njëjtën kohë, është urgjente nevoja për të hequr dorë nga bestytnia naive se kjo strukturë mund të zgjidhë në mënyrë magjike hallet e vendit. Jo. Ajo mund të zgjidhë disa probleme të karakterit penal, ndërkohë që problemet themelore të vendit, që janë shumë herë më të mëdha dhe të ndërlikuara, janë të karakterit politik dhe mund të zgjidhen vetëm përmes reformave politike.

Së dyti: pikërisht për arsye se nevoja për të gjetur zgjidhje për problemet evidente që shfaqen në praktikën e përditshme të reformës në drejtësi është e dukshme, nismat për qasje të re nuk mund të marrin shkas nga raste të caktuara juridike, që lidhen me zyrtarë të nivelit të lartë. Qeveria dhe shumica parlamentare kanë raste të pafundme të problemeve me dhënien e drejtësisë në vend ndaj qytetarëve të thjeshtë, prej të cilave mund të nisen me plot legjitimitet për të kryer përmirësime në sistem. Ndërsa tentativa për një qasje sistemore dhe parimore, e nxitur nga një rast i vetëm konkret në nivelin e lartë të qeverisjes, vetëm sa e kompromenton qëllimin e vërtetë për përmirësime në sistem.

Kryeministri Rama e konsideroi të mbyllur çështjen “Balluku” por çfarë mesazhi u dërgon qytetarëve për drejtësinë dhe llogaridhënien e politikës”?

Kuvendi është një strukturë e cila do të duhet të bashkojë parimet dhe vlerat më të larta politike, juridike dhe morale të vendit. Në vendimet e tij, qytetarët do të duhet të dallojnë jetëzimin e këtyre vlerave. Vendime pa vulën e vullnetit politik dhe pa peshën e moralit shoqëror nuk i shërbejnë askujt. Imuniteti parlamentar në kohën e sotme, dhe sidomos në Shqipërinë e sotme, është në të vërtetë një relike e padobishme. Si rregull, në vendet demokratike, ai jepet për të mbrojtur funksionimin e pa shqetësuar të parlamentit nga prishja e raporteve të shumicave parlamentare, për të parandaluar rastet e caktuara të përndjekjes politike apo për të garantuar pavarësinë e vendimmarrjes së deputetëve të veçantë në raste të caktuara përballë ndërhyrjes nga ana e pushtetit ekzekutiv apo gjyqësor. Por vetëm kaq. Çdo gjë tjetër do të ishte privilegji i pa drejtë. Është e vështirë që, në rastin konkret, të shihet ndonjë kërcënim i funksionimit të parlamentit si i tillë, apo i grupeve të caktuara parlamentare, i përndjekjes politike apo i ndikimit ndaj vendimmarrjes individuale të ndonjë deputeti. Me pak fjalë, zgjidhja më e mirë do të duhej të ishte gjetur në parimet e politikës dhe të moralit, pasi Kushtetuta dhe ligji në këtë rast duket se nuk e mbështesin qëndrimin refraktar ndaj organeve të zbatimit të ligjit.

Nëse raste të tilla vazhdojnë të përfundojnë me refuzime në Kuvend, a krijohet ideja se drejtësia ka kufij kur bëhet fjalë për pushtetin?

Drejtësia në Shqipëri, ashtu si dhe në të gjithë botën, nuk është hyjnore. E përderisa është e tillë, ajo ka nevojë për kufij. Dhe këta kufij i vendos sovrani, përmes Kuvendit, në kushte shumë të qarta e në favor të interesit të përgjithshëm. Në këtë kuptim, politika e ka detyrë që të krijojë dhe të përmirësojë kuadrin ligjor, pra kufijtë, për sistemin e drejtësisë. Por që të jetë e ligjshme, ndërhyrja e politikës duhet të kryhet si reagim ndaj një fenomeni problematik shqetësues dhe kurrësesi si reagim ndaj një rasti konkret të veçantë, pasi ky do të ishte thjesht pengim i drejtësisë.

A duhet që zyrtarët e lartë të japin dorëheqje sapo përfshihen në hetime serioze…?

Drejtuesit e lartë duhet të mishërojnë një kombinim të profesionalizmit, moralit dhe integritetit. Unë e konsideroj aventurë me rrisk të lartë për vendin emërimin e personave që nuk i kanë dëshmuar qartë këto vlera gjatë karrierës së tyre. Dorëheqja është një akt i lartë përgjegjshmërie, pjekurie dhe integriteti. Ajo është atribut i atyre që me postin i lidh përgjëgjësia, morali e integriteti dhe jo interesi meskin. Për fat të keq, ajo në Shqipëri ende mbetet e munguar, aq sa të munguara mbeten vlerat e përmendura në fjalinë e parë të këtij paragrafi. Eksperimentimet me promovimin e personave të pa sprovuar në poste të larta politike në Shqipëri, vijojnë të jenë fatale. Dikur, vetëm një javë pasi kisha marrë detyrën e Ministrit të Brendshëm, nga një gazetar inteligjent, u pyeta nëse kisha menduar ndonjëherë për dorëheqjen. Përgjigja ime asokohe ishte se për dorëheqjen mendoj çdo ditë, për arsyen e thjeshtë se me karrigen ku ulem nuk kam ndonjë lidhje organike, pra nuk jam i ngjitur pas saj. Atë natë ishte data 10 dhjetor 2018. Si për çudi, saktësisht më 10 dhjetor 2020, unë e dhashë vërtet dorëheqjen, pasi një polic qëlloi me armë në mes të natës dhe në shkelje të ligjit një të ri në Tiranë.

Pavarësisht skandaleve të qeverisë, akuzave për lidhje me krimin dhe korrupsionin, çfarë e mban ende në pushtet të majtën? Pse kaq e vështirë të rrëzosh një qeveri të tillë…?

Unë mendoj se çështja e rrëzimit të qeverisë as nuk duhet të shtrohet. Në një vend normal, qeveritë nuk rrëzohen, por ndërrohen. Për fat të keq, Shqipëria vijon ende jermin komunist të frymëzuar nga mentaliteti revolucionar i rrëzimit apo përmbysjes. Në të vërtetë, ne nuk kemi nevojë për këtë dhe as nuk duhet të merremi me këtë gjë, e cila kurrë nuk na çon përpara. Por, Shqipëria ka nevojë urgjente që të mësojë se si ndërrohet qeveria dhe që krijojë kushtet që kjo gjë të ndodhë, përmes zgjedhjeve të lira dhe mundësisht sa herë këto të ndodhin edhe për një periudhë të caktuar kohë, ndërkohë që demokracia maturohet. Krijimi i këtyre kushteve lidhet me shumë gjëra, por, para së gjithash, me atë që përmenda pak më lart. Vendi ka nevojë jetike që të reformojë sistemin politik, përmes reformimit rrënjësor të partive politike. Pa një ndryshim të ligjit për partitë politike, pa vendosjen e demokracisë së vërtetë brenda partive politike që qeverisin vendin, asgjë nuk mund të përmirësohet realisht. Qeveritë duhet të ndërrohen dhe jo të rrëzohen. Që kjo të ndodhë, partitë duhet të humbasin ekskluzivitetin e përcaktimit të kandidatëve në zgjedhje jashtë proceseve të mirëfillta demokratike. Retorikat revolucionare të rrëzimeve imagjinare vetëm sa topisin ndërgjegjen publike dhe çimentojnë sistemin aktual jo demokratik.

Nëse korrupsioni më i madh është ai politik, kush duhet ta mbajë përgjegjësinë reale për të?

Unë mendoj se roli i drejtësisë në luftën kundër korrupsionit është i rëndësishëm, por jo primar dhe as vendimtar. Drejtësia mund të godasë raste të shkëputura për të cilat arrin të mbledhë prova të mjaftueshme. Drejtësia mund të godasë në ato raste kur janë shkelur apo shmangur procedurat e parashikuara me ligj. Por si bëhet në ato raste kur procedurat respektohen me përpikmëri, e megjithatë i gjithë investimi është i mbrapshtë? Dëmi më i madh i shkaktohet vendit kur paratë e tij shkojnë në prioritete të gabuara. Lënia pa ndërtuar e një aksi rrugor, e një porti a spitali, apo ndërtimi në vend të tyre i disa të tjerëve, për të cilët nevoja nuk është e dorës së parë, është korrupsioni më i madh. Edhe pse në këto raste, praktikat ligjore të ndjekura mund të jenë pa asnjë të metë, pra edhe jashtë kompetencës së organeve të drejtësisë, dëmi real i shkaktuar vendit është shumë herë më i madh nga ai i rasteve kur shkeljet janë në procedura.

Korrupsioni i vërtetë është ai i nivelit politik dhe jo procedurial. Por vendimet politike mund t’i gjykojë e vetmja “gjykatë politike” e vendit që përbëhet nga zgjedhësit në ditën e gjykimit të tyre, në ditën e zgjedhjeve. Për fat të keq të vendit, dita e zgjedhjeve në Shqipëri është ende një ditë feste dhe vallesh folklorike, krejt larg së qeni një ditë “gjyqi politik”. Dhe kjo ndodh për një fakt të thjeshtë: populli thirret jo për të gjykuar, por për të zgjedhur mes vullnetit të njërit apo tjetrit kryetar partie, vullnete të cilat përgjithësisht nuk kanë ndonjë ndryshim substancial, të paktën sa i përket profilit të atyre që emërohen/zgjidhen. Unë kam bindjen e plotë se ky është problemi themelor i Shqipërisë Sistemi i saj demokratik është i dominuar eksluzivisht nga parti politike të cilat në vetvete nuk janë as demokratike dhe as të rregulluara nga një ligj i mirëfilltë. Dhe për sa kohë që kjo gjendje do të vijojë, problemet e vendit do të thellohen.

Si ish-ministër i brendshëm, a mendoni se institucionet kanë sot mjaftueshëm pavarësi për të hetuar korrupsionin politik pa presione?

E përsëris sërish se Korrupsionin politik mund ta luftojë vetëm populli përmes votës së lirë. Sistemi i drejtësisë nuk mundet që të na e ndërtojë, për shembull, aksin kombëtar më të rëndësishëm, që duhej të lidhte Tiranën me Europën, nëpërmjet Shkodrës, edhe pse në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, të miratuar me ligj që në vitin 2014, ky është shpallur si një prioritet i dorës së parë. Sistemi i drejtësisë nuk mund ta përmbysë paradoksin e rrallë që Rruga e Kombit fillon me katër korsi në Kukës dhe vjen duke u ngushtuar sa më shumë i afrohet Tiranës, duke ndjekur parimin e mbrapshtë që zbatohet gjërësisht: sa më i dendur trafiku, aq më e ngushtë rruga dhe anasjelltas.

Sistemi i drejtësisë nuk mund t’i heqë apo t’i vendosë sipas të njëjtit standard trarët e postblloqeve të pagesës në rrugët e vendit dhe as nuk mund t’u shpjegojë kuksianëve se përse ata duhet të paguajnë kur udhëtojnë me makinë për në shtëpitë e tyre, por nuk duhet ta bëjnë këtë gjë kur shkojnë për mik në Vlorë. Shembuj të tillë ka shumë, por gazeta juaj e ka të kufizuar hapësirën. Jo reforma në drejtësi, por reforma e sistemit politik është ajo për të cilën më së shumti ka nevojë vendi. Por, aq sa parakosalisht unanim ishte konsensusi për reformën në drejtësi para një dekade, por aq unanime është heshtja dhe konsensusi për të mos reformuar sistemin politik në vend. Dhe për sa kohë që gjendja do të vijojë kështu, korrupsioni politik do të vijojë të gërryejë vendin, ndërkohë që ndërgjegja publike do të vijojë të konsumojë si narkotikë raste të shkëputura zyrtarësh të lartë që dënohen kryesisht për kotësira.

The post Çështja “Balluku”/ Ish-ministri Lleshaj: Imuniteti s’mund të kthehet në privilegj, eksperimentet me të rinjtë në qeveri, fatale për vendin appeared first on Albeu.com.

Berisha: Rama përgjegjës për aferat dhe mashtrimet e Portit të Durrësit, më 22 mars i japim përgjigje
Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun.

Berisha deklaroi se; “çështja Balluku është çështja Rama” dhe se ajo nuk mund të mbyllet pa largimin e tij nga pushteti.

Kryedemokrati kritikoi gjithashtu projektin për zhvendosjen e Porti i Durrësit drejt Porto Romanos, si dhe çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, duke e krahasuar me atë në Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Berisha theksoi se çmimi i lartë i naftës është asgjë më shumë se sa “çmimi Rama”.

Videomesazhi:

Mirëdita! Të dashur qytetarë, ju që ndoqët sot monologun e mashtrimit të së dielës, apotrillimet e javës e patë se si Edi Rama u përpoq me çdo kusht përsëri të bëjë avokatinë e Lubi Ballukut.

Madje, tha se kjo është çështje e mbyllur.

E vërteta është se, çështja Balluku nuk mbyllet kurrë dhe se çështja Balluku është vetëm çështja Rama dhe ajo mbyllet vetëm me largimin e Edi Ramës.

Çështja Balluku është bërë një çështje ndërkombëtare dhe Edi Rama nuk mund ta mbyllë atë me një grusht hajdutësh në parlamentin e tij.

Edi Rama vetë, demaskoi veten në këtë çështje dhe ai dëshmoi se është autori i të gjitha veprave penale të Lubi Ballukut.

Përveç kësaj, foli gjatë për Portin e Durrësit, vjedhjen më të madhe që u bëhet shqiptarëve në historinë e tyre.

Ai foli se, porti i tij i Porto Romanos, do të jetë porti Korridori i VIII-të më i madh në rajon.

Në fakt, është mashtrimi më i madh i ditës, sepse porti që ai ka planifikuar në Porto Romano është porti të paktën 4 herë deri në 8 herë më i vogël dimensione se sa me portin aktual të Durrësit dhe është mbi 15 herë më i vogël se sa Porti i Selanikut.

Sipas emailit që ai ka marrë nga Dhoma e Tregtisë Amerikane është dhjetëra, dhjetëra herë më i vogël se sa Porti i Pireut.

Pra, porti i vogël i Porto Romanos, me të cilin ai kërkon të zëvendësojë Portin e madh të Durrësit të shqiptarëve, portin mijëravjeçar të shqiptarëve, nuk është gjë tjetër vetëm mashtrim i tmerrshëm për të vazhduar ndërtimin e Dubait të 1001 netëve të tij, parajsa në të cilën ai përfiton miliarda e miliarda dollarë dhe bashkë me klanet e drogës përreth tij.

Çmimi i naftës ishte një trillim tjetër madhor që bëri sot ekspozenë e tij.

Naftën, të dashur qytetarë, për të kuptuar se çfarë ndodh me naftën, gjithnjë keni parasysh çmimet e dy vendeve përreth, çmimin e naftës në Kosovë dhe në Maqedoni, të cilat janë të pakëtn 70% më të ulëta se sa në Shqipëri.

Është e vërtetë që, lufta në Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik rrit çmimin e naftës, por e vërteta është se kjo rritje, nga kjo rritje nuk përjashtohen Kosova dhe Maqedonia.

Kështu që, faktori më kryesor i çmimit stratosferik të naftës në Shqipëri është vetë Edi Rama.

Çdo litër naftë që ju blini, keni taksën ndër më të lartat në botë, 1.1 euro për litër dhe kjo është taksa Rama.

Ndaj dhe, çmimin e naftës ju lutem konsiderojeni si çmimin Rama.

Nuk mund të ketë ulje të naftës duke mbajtur këtë çmim dy herë më të lartë se sa Maqedonia dhe Kosova.

Ndaj dhe të bashkohemi për këto arsye t’i japim përgjigje përfundimtare në datë 22 mars që shqiptarët dhe bota të mësojnë se ne nuk pajtohemi kurrë me këtë kryehajdut, me këtë individ, me këtë me këtë qeveritar që nuk ka standars, normë as moral!

The post Berisha: Rama përgjegjës për aferat dhe mashtrimet e Portit të Durrësit, më 22 mars i japim përgjigje appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Kushtetuesja ende pa vendim, Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit të Imunitetit
Ditën e sotme, pritej që të mblidhej Këshilli i Imunitetit për të trajtuar çështjen për mandatin e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin, kjo gjë nuk ka ndodhur. Kuvendi ka shtyrë mbledhjen për një tjetër datë të pacaktuar, pas kërkesës së socialistëve.

Këta të fundit kërkojnë që Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve,  të mblidhet pasi të japë verdiktin Gjykata Kushtetuese për këtë ccështje, dhe më pas të mblidhen ligjvënësit, për të vendosur nëse do t’i hapet apo jo rrugë arrestimit të Ballukut, e cila akuzohet për disa vepra penale.

“Në mbështetje të nenit 73 të Kushtetutës, nenit 13, pika 5, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, si dhe duke marrë në konsideratë se në mbledhjen e parë të Këshillit, të zhvilluar më datë 19.12.2025, deputetë anëtarë të këtij këshilli kanë kërkuar që shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “për dhënie e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, të lidhet me marrjen dhe vlerësimin paraprak të vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese, duke vlerësuar se një shqyrtim i tillë synon garantimin e një procesi vendimmarrjeje të plotë, objektiv dhe në përputhje me parimet kushtetuese, me qëllim shmangien e cenimit të parimit të sigurisë juridike dhe garantimin e rregullsisë kushtetuese të veprimtarisë dhe vendimmarrjes së Kuvendit”, thuhet në njoftim.

GJKKO caktoi ndaj saj pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës, gjë që e rrëzoi poshtë Kushtetuesja.

Kryeministri Edi Rama, kërkoi rrëzimin e vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut. Në seancën e 22 janarit, qeveria kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me argumentet se pushteti gjyqësor kishte ndërhyrë në ekzekutiv, dhe pezullimi në këtë rast ishte de fakto shkarkim, duke penguar edhe veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.

Gjykata e riktheu sërish Ballukun në detyrë, ndërkohë SPAK reagoi sërish, duke kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit.

AKUZAT PER BALLUKUN:

Ndryshe nga më parë, kur numri dy i qeverisë ishte e pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tenderin loti 4 Unaza e Madhe, SPAK njoftoi më pas se po e heton Belinda Ballukun edhe për disa procedura të tjera, çka e rëndon ndjeshëm pozitën e saj përballë drejtësisë.

“Shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, thuhet në kërkesën e SPAK ku kërkohry dhe arrestimi i zv. Kryeministres.

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Kushtetuesja ende pa vendim, Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit të Imunitetit appeared first on Albeu.com.

PD kërkon mbledhje të Këshillit të Mandateve më 6 janar, Bardhi: Çështja Balluku po zvarritet
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha në një deklaratë për mediat se nuk ka ndodhur kurrë që të vonohet shqyrtimi i kërkesës nga Këshilli për Rregulloren e Mandateve për një periudhë dyjavore, me pretendimin absurd se e pandehura ka kërkuar tre javë për t’u mbrojtur.

Sipas tij, e pandehura, Belinda Balluku, që është përballur me akuza të rënda, mund të kërkojë edhe tre muaj ose tre vite, pasi çdo individ, kur kërkohet arrestimi i tij, tenton ta shtyjë dhe ta zvarrisë procesin sa më shumë të mundet.

Ai shprehu keqardhjen për faktin se në këtë rast, kërkesa e një personi që akuzohet për abuzim në vlerën e 1.1 miliardë eurove po merr prioritet, duke zvarritur procesin dhe duke e lënë pas kërkesën e prokurorisë.

Bardhi theksoi se kjo vonesë është pa precedent dhe ka për qëllim të mundësojë prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve dhe shtoi më tej se Partia Demokratike kërkon mbledhjen e Këshillit më 6 janar, ora 11:00.

“Nuk ka ndodhur kurrë që të vonohet shqyrtimi i kërkesës nga Këshilli dy javë, me pretendimin absurd se e pandehura ka kërkuar tre javë për t’u mbrojtur. E pandehura, e kam thënë edhe herës së shkuar, mund të kërkojë dhe tre muaj, mund të kërkojë edhe tre vite, sepse po kërkohet dërgimi i saj në burg. Dhe çdo njeri ndaj të cilit kërkohet arresti me burg, tenton ta shtyjë dhe ta zvarrisë këtë proces sa të mundet. Dhe unë ndjej keqardhje që për kryetarin e kuvendit dhe anëtarët e tjerë të mazhorancës në Këshillin e Mandateve, prevalon kërkesa e dikujt që akuzohet për abuzim 1.1 miliardë euro, përkundrejt kërkesës së prokurorisë.

Sepse siç e dini, prokuroria ka kërkuar shqyrtimin brenda tre, maksimumi pesë ditëve nga momenti që ka mbërritur kërkesa. Sot bëhen plot dy javë nga ky moment dhe ne ende nuk kemi as dëgjimin e prokurorisë për kërkesën që ajo ka sjellë në kuvend. Dhe nuk ka ndodhur kurrë me asnjë rast të mëparshëm që t’i jepet një kohë kaq e gjatë, aq më tepër kur është provuar që po prishen provat dhe po intimidohen. Dua të ju bëjm me dije se ne rithërrasim mbledhjen e këshillit ne 6 janar ora 11:00″,– tha Bardhi.

The post PD kërkon mbledhje të Këshillit të Mandateve më 6 janar, Bardhi: Çështja Balluku po zvarritet appeared first on Albeu.com.