Certefikata Archives - Albeu.com

Kufiri Kosovë-Mali i Zi nuk mund të kalohet më vetëm me certifikatën e lindjes
Të gjithë fëmijët nën moshën 18 vjeçare nuk mund të kalojnë më kufirin Kosovë-Mal i Zi vetëm me certifikatë të lindjes. Ky vendim që tashmë ka hyrë në fuqi, është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, më 5 korrik.

“MPJD njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, se për kalimin kufitar në Malin e Zi, edhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi”, thuhet në njoftim.

Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare nga Republika e Kosovës, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes.

“Vendimi për hyrjen në Malin e Zi të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe të miturit, vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi, është tashmë në fuqi”, njofton MPDJ./REL/

The post Kufiri Kosovë-Mali i Zi nuk mund të kalohet më vetëm me certifikatën e lindjes appeared first on Albeu.com.

Çfarë duhet të dini mbi certifikatën e vaksinimit për vendet e BE
Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një hap për krijimin e certifikatës së vaksinimit në mënyrë që qytetarët e bllokut europian të lëvizin të lirë.Certifikata dixhitale e BE-së për COVID (EUDCC), e quajtur më parë Certifikata e Gjelbër Dixhitale, do heqjen e kufizimeve të udhëtimit në 27 vendet anëtare, por do të jetë në dispozicion edhe për vende specifike jo të BE-së.

Do të përbëhet nga informacione rreth vaksinimit, testit PCR ose imunizimit ndaj COVID-19 nëse personat që e kanë kaluar. Certifikata do të jetë e pajisur me një kod QR, që mund të skanohet dhe të dalin të dhënat, por personi që udhëton mund të zgjedhë ta mbajë atë në formatin letër.

A mundet që një vendi i BE të refuzojë ta përdorë certifikatën?

Jo. Certifikata është vendosur të zyrtarizohet nga miratimi i një rregulloreje të BE-së, e cila është një akt i detyrueshëm legjislativ. Kjo do të thotë se duhet të zbatohet nga të gjitha vendet.

Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Gjermania, Greqia, Kroacia dhe Polonia tashmë kanë filluar lëshimin e tyre.

Kur munden personat që jetojnë në BE të pajisen me certifikatën?

Deri më tani thuhet se deri në fund të qershorit të gjithë qytetarët që jetojnë në vendet antarë të BE mund të pajisen me certifikatën. Rregullorja do të hyjë në fuqi në 1 Korrik.

Sidoqoftë, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është shprehur se certifikata do të jetë gati përfundimisht në ditët e ardhshme, që do të thotë se vendet anëtare së shpejti do të jenë në gjendje të fillojnë përhapjen.

A duhet paguar për certifikatën?

Jo, certifikata do të jetë falas.

Cilat vaksina do njihen në certifikatë?

Të gjitha vaksinat COVID-19 të autorizuara nga Agjencia Evropiane e Barnave do të njihen në certifikate.

Këto përfshijnë vaksinat Pfizer/ BioNTech, Moderna, Oxford / AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Shtetet anëtare do të jenë të lira të vendosin vetë nëse do të pranojnë vaksina të tjera.

A ndalohet lëvizja e lirë nësë qytetarët nuk janë të vaksinuar?

Aspak. BE ka theksuar se certifikata e re nuk do të bëhet një kusht për lëvizjen e lirë nëpër bllokun europian.

Sipas një vendimi të lëshuar nga Komisioni Europian nuk do të ketë diskriminim ndaj individëve që nuk janë vaksinuar. Personat që nuk janë të vaksinuar do vazhdojnë të ushtrojnë të drejtat e tyre të lëvizjes së lirë, kur është e nevojshme, duke iu nënshtruar kufizimeve të tilla si testimi ose karantina.

A do të jetë i sigurt kalimi?

Kodi QR do të përmbajë një nënshkrim dixhital i cili do të lëshohet nga një institucion, i cili mund të jetë një spital, qendër testimi ose autoritet shëndetësore. Secili organ do të ketë një çelës unik të nënshkrimit dixhital dhe do të ruhet në një bazë të sigurt të të dhënave në secilin vend.

Sa kohë është e vlefshme certifikata?

Vlefshmëria do të varet nga sa të rëndësishme janë certifikatat në çdo kohë të caktuar, si dhe provat shkencore dhe rregullat kombëtare në secilin shtet anëtar.

A do të jetë kjo certifikatë e përhershme?

Certifikatat janë të lidhura në mënyrë rigoroze me pandeminë. Prandaj, sapo Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të deklarojë fundin e urgjencës së shëndetit publik, funksionimi i certifikatës do të pezullohet.

Kjo gjithashtu do të thotë se mund të riaktivizohet në një rast kur OBSH shpall një tjetër emergjencë të shëndetit publik.

The post Çfarë duhet të dini mbi certifikatën e vaksinimit për vendet e BE appeared first on Albeu.com.

Çfarë duhet të dini për certifikatën e vaksinimit. Rregullat, përparësitë dhe vlefshmëria
Kush do të pajiset me certifikatë?

Të gjithë personat që jetojnë në Bashkimin Evropian ose mund të hyjnë legalisht në BE mund të kenë një çertifikatë ku shihet nëse i plotësojnë kërkesat për hyrje apo jo. Nënshtetësia nuk ka këtu ndonjë rëndësi. Të gjitha vendet e BE-së si dhe Zvicra, Lihtenshtajni, Islanda dhe Norvegjia marrin përsipër se do ta njohin këtë çertifikatë të lëshuar në vendet e përfshira me këtë marrëveshje.

Çfarë vërtetohet me këtë certifikatë?

Vërtetohet vaksinimi me një vaksinë të licencuar në BE apo shërimi nga virusi Corona., Vërtetohet pra që një person ka krijuar antitrupa. Vërtetohet po ashtu se dikush ka bërë një test negativ ndaj Coronës – me metodën PCR ose një test të shpejtë antigjenesh. Të ashtuquajturat vetë-teste nuk pranohen. Çertifikata lëshohet në mënyrë elektronike ose në letër me një QR-Code nga autoritetet kombëtare të shëndetit. Shtetet anëtare të përfshira në këtë marrëveshje mund të pranojnë edhe vaksinat kineze ose ruse.

Çfarë të drejtash jep kjo certifikatë?

Personat që kanë një çertifikatë të këtillë, nuk kanë nevojë të kenë një test negativ ndaj Coronës, nuk do të futen në karantinë dhe mund të udhëtojnë lirshëm brenda Bashkimit Evropian dhe në vendet që e kanë pranuar këtë çertifikatë. Por vendet anëtare nuk janë të obligueshme të respektojnë në tërësi këtë rregullore, në qoftë se paraprakisht e njoftojnë Komisionin e BE-së dhe i paraqesin arsyet e veta pse duhet të ketë rregulla të tjera.

A mund t’i zëvendësojë kjo certifikatë dokumentet personale?

Jo, certifikata nuk e zëvendëson pasaportën apo letërnjoftimin. Personat që jetojnë legalisht në vendet e BE apo në vendet e përfshira në këtë marrëveshje do të mund të udhëtojnë lirshëm edhe pa këtë dokument. Por është e mundur që nga personat që nuk kanë këtë dokument të kërkohen teste dhe karantinim.

Cilat janë përparësitë e certifikatës?

Secili shtet anëtar i përfshirë në këtë marrëveshje do të vendosë vet se cilat avantazhe do të kenë personat që posedojnë këtë “Librezë vaksinimi”. Në Austri parashikohet rregullimi i hyrjes në restorante me këtë dokument. Në Greqi personat me këtë dokument do të mund të sistemohen në hotele. Në shtetet e tjera, si në Gjermani për shembull, ende nuk është vendosur se cilat do të jenë përparësitë për personat që kanë këtë çertifikatë. Ndërsa shoqatat për fluturime, organizatorët e koncerteve, teatrot, kinematë dhe të tjerët mund të vendosin vetë nëse do të kërkojnë këtë dokument për shërbimet e tyre, pavarësisht vendimeve të qeverisë përkatëse.

Cilat janë rregullat për personat që nuk kanë nënshtetësi të ndonjë vendi të BE apo vendeve të përfshira në këtë marrëveshje?

Komisioni i BE do të angazhohet që kjo çertifikatë të njihet në mbarë botën. Sipas mundësive, Komisioni do të kërkojë që mundësisht të njihen edhe çertifilkatat e lëshuara nga Izraeli ose vendet e tjera. Do të mbështeten edhe projektet përkatëse të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo ka për qëllim të lehtësojë udhëtimet transkontinentale. Por rregulla të sakta deri tani nuk ka. Këto priten në disa muajt e ardhshëm.

Kur fillon aplikimi i këtyre dokumenteve?

Synimi është që të fillohet në qershor të vitit 2021. Deri në qershor duhet të jetë gati Platforma teknike e BE për këtë përdorimin e këtij dokumenti. Deri atëherë 27 shtetet anëtare të BE dhe katër shtetet që do të shoqërojnë këtë rregullore, duhet të projektojnë çertifikatat e tyre kombëtare të pranueshme edhe për vendet e tjera.

Meqenëse “projekti i librezës për vaksinim” do të jetë një ligj i vërtetë, i detyrueshëm për shtetet anëtare, ai duhet të kalojë edhe procedurat normale për një ligj. Shtetet anëtare duhet të bien dakord për këtë në Këshillin e BE. Me këtë duhet të pajtohet edhe Parlamenti Evropian, ku ndërkohë ka disa kërkesa për ndryshime. Miratimi i ligjeve normale dhe zbatimi i tyre në 27 shtetet anëtare zakonisht zgjat me vite të tëra. Por këtë herë gjërat duhet të rregullohen brenda disa javësh.

Si do të kontrollohet “çertifikata e gjelbër digjitale”?

Kontrollet e udhëtarëve në ndonjë vend të caktuar apo kontrollet sistematike në kufijtë e jashtëm të vendeve, në aeroporte ose në stacionet e trenave e të autobusëve nuk parashikohen në draftin e Komisionit të BE. Nuk do të ketë pra rregulla të përbashkëta për të gjitha vendet. Këto rregulla, kontrollet dhe mënyra e zbatimit të rregullave do të përcaktohet nga shtetet anëtare. Një prej zgjidhjeve të mundshme është kontrolli i kohë pas kohshëm. Organizatorët e manifestimeve, shoqatat për fluturime ajrore dhe pronarët e lokaleve mund të kërkojnë çertifikatën në hyrje në aeroplan, në sallë, restorant apo në kinema dhe teatër. Kjo është çështje e tyre.

Sa kohë është e vlefshme çertifikata?

Vlefshmëria e këtij dokumenti është përcaktuar me 180 ditë pas shërimit nga Covid-19, që do thotë gjashtë muaj pasi një person është shëruar nga kjo sëmundje. Por çertifikata mund të zgjatet nëse personi pas kësaj periudhe vaksinohet. Kohëzgjatja e vlefshmërisë pas vaksinimit ende nuk dihet. Ndërsa çertifikata pas një testi mund të zgjatë prej disa orë e deri në disa ditë, varësisht nga lloji i testit. Personat që ndërkohë janë vaksinuar mund të shkojnë tek autoritetet dhe të marrin këtë dokument pa pasur nevojë që të vaksinohen prapë. Kjo çertifikatë do të hiqet nga përdorimi në momentin kur OBSH ta shpallë të përfunduar pandeminë Corona./DW

The post Çfarë duhet të dini për certifikatën e vaksinimit. Rregullat, përparësitë dhe vlefshmëria appeared first on Albeu.com.