ceremonia e hapjes Archives - Albeu.com

Presidenti Begaj: Drejtësia, garancia që i jep kuptim shtetit
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësore.

Presidenti Begaj, tha se kjo shënon edhe hapjen e një kapitulli të ri, përgjegjësie të përbashkët, duke shtuar se drejtësia është garancia që i jep kuptim shtetit.

“Drejtësia është garancia që i jep kuptim shtetit. Ky vit gjyqësor përkon me 10 vjetorin e Reformës në drejtësi e ndërtuar me mbështetjen e partnerëve. Reforma ishte përgjigje e domosdoshme ndaj një krize të thellë besimi dhe krijoi pritshmëri për drejtësi të larta. 10 vite më pas rezultatet janë të dukshme”, u shpreh Begaj.

The post Presidenti Begaj: Drejtësia, garancia që i jep kuptim shtetit appeared first on Albeu.com.

Putin: Jemi gati t’u ofrojmë armët më moderne aleatëve tanë në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë
Vladimir Putin ka deklaruar se Moska i vlerëson lidhjet e saj me vendet në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë dhe se është e gatshme t’u ofrojë armë moderne aleatëve të saj.

Putin përdori një fjalim në një shfaqje armësh pranë Moskës për të vënë në dukje aftësitë e avancuara të armëve të Rusisë dhe për të deklaruar gatishmërinë e saj për të ndarë teknologjinë me vendet me të njëjtin mendim, raporton Reuters.

“Ne jemi të gatshëm t’u ofrojmë aleatëve tanë llojet më moderne të armëve, nga armët e vogla te mjetet e blinduara dhe artileria deri te aviacioni luftarak dhe mjetet ajrore pa pilot. Pothuajse të gjithë janë përdorur më shumë se një herë në operacione të vërteta luftarake”, tha Putin në ceremoninë e hapjes së forumit “Ushtria-2022” pranë Moskës.

Komentet e presidentit rus vijnë vetëm një ditë pasi ai ofroi zgjerimin e marrëdhënieve me Korenë e Veriut.

Në një letër drejtuar Kim Jong Un për ditën e çlirimit të Koresë, Putin tha se lidhjet më të ngushta do të ishin në interes të të dy vendeve dhe do të ndihmonin në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të gadishullit Korean dhe rajonit të Azisë Verilindore.

The post Putin: Jemi gati t’u ofrojmë armët më moderne aleatëve tanë në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë appeared first on Albeu.com.

Një Olimpiadë si asnjë tjetër hapet në Tokio
Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike në Tokio nisi në një stadium gati të zbrazët olimpik, pasi qyteti vazhdon të luftojë me rritje të numrit të rasteve me koronavirus.

Ceremonia nisi në orën 20:00 sipas kohës lokale, me më pak se 1,000 njerëz në stadiumin që ka kapacitet për mbi 68,000 vetë.

Sipas organizatorëve, vetëm rreth 15 udhëheqës globalë janë të pranishëm në ceremoni – në mesin e tyre edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Organizatorët kanë vendosur dy javë më parë që të ndalojnë gati plotësisht pjesëmarrjen e spektatorëve në ngjarjet olimpike, pasi në Tokio është shpallur gjendje e re e jashtëzakonshme, në përgjigje të rasteve në rritje të koronavirusit.

Të enjten, Tokio ka raportuar 1,979 raste të reja me koronavirus, që është shifra më e lartë ditore qysh në janar. Rreth 90 njerëz të akredituar për Olimpiadë, përfshirë disa atletë, kanë rezultuar pozitivë po ashtu.

Atletët janë nën kufizime të rrepta gjithashtu. Ata duhet të mbajnë maskë në fytyrë gjatë gjithë kohës – përveç kur hanë, pinë, stërviten, garojnë ose flenë – dhe të minimizojnë ndërveprimin fizik me të tjerët, si dhe të testohen çdo ditë për koronavirus.

Lojërat Olimpike Verore 2020, të cilat janë shtyrë nga viti i kaluar për shkak të pandemisë, janë përcjellë nga një seri e shkarkimeve të zyrtarëve olimpikë.

Shkarkimi i fundit ka qenë ai i drejtorit të ceremonisë së hapjes, Kentar Kobayashi, i cili, sipas disa pamjeve nga vitet 1990, që kanë dalë në publik së voni, ka bërë shaka me Holokaustin.

Shefja e Olimpiadës, Seiko Hashimoto, ka njoftuar të enjten për shkarkimin e tij, duke thënë se videoja ku është shfaqur Kobayashi “përqesh fakte të dhimbshme të historisë”.

Kobayashi, ish-aktor komik, ka thënë përmes një deklarate se e kupton që “zgjedhja e tij e fjalëve në atë kohë ishte e gabuar” dhe ka shprehur pendesë për veprimin.

Një pjesë muzikore katërminutëshe, që ka kompozuar ai, është hequr nga ceremonia, por vendimi për të shkarkuar Kobayashin nuk do të ndikojë ndryshe në ceremoni, kanë thënë organizatorët.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, është përpjekur t’i zbusë shqetësimet se Lojërat Olimpike mund të rrisin numrin e rasteve me koronavirus.

Në një takim me perandorin japonez, Kaiser Naruhito, të enjten, Bach ka premtuar se do të bëhen përpjekje maksimale për të parandaluar rreziqet ndaj popullit të Japonisë.

“Në rrethana të tilla, administrimi i Lojërave, duke marrë të gjitha masat e mundshme kundër koronavirusit, nuk është një detyrë aspak e lehtë”, është cituar të ketë thënë Naruhito.

Japonia ka raportuar rreth 853,000 raste me koronavirus dhe rreth 15,100 vdekje që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar.

Në krahasim me popullsinë, këto shifra janë shumë më të ulëta se në shumë vende të tjera, por programi i imunizimit të Japonisë ka arritur të vaksinojë plotësisht vetëm rreth 23 për qind të popullsisë.

Lojërat do të përfundojnë më 8 gusht. Disa ditë më pas, më 24 gusht, nisin Lojërat Paralimpike./REL

The post Një Olimpiadë si asnjë tjetër hapet në Tokio appeared first on Albeu.com.