censi Archives - Albeu.com

Censi/ Gjysma e Vlorës bosh, banorët: Pjesa më e madhe e apartamenteve janë vetëm për pushime
Censi i popullsisë së banesave realizuar një vit më parë tregon, se Vlora është zona me numrin më të madh të banesave që janë bosh.

Më shumë se gjysma e shtëpive në Vlorë janë gjetur bosh nga regjistruesit e censit, të cilët kanë trokitur atje të paktën tre herë në ditë të ndryshme, fakt që e konfirmojnë edhe vetë banorët e qytetit bregdetar.

Por ka një dallim mes sezonit veror dhe dimrit. Në ditët e nxehta pallatet janë plot dhe duket se apartamentet nëpër pallate janë shtëpi të dyta që përdorën për pushime ose pushues.

The post Censi/ Gjysma e Vlorës bosh, banorët: Pjesa më e madhe e apartamenteve janë vetëm për pushime appeared first on Albeu.com.

Në 40% të tyre nuk banon askush, të dhënat e Censit: Ja sa hyrje në pallate janë bosh
Sektori i ndërtimit në vendin tonë, është në një fazë të vrullshme të zhvillimit të pallateve e kullave në zona urbane, por të dhënat e Cens 2023 zbuluan se një pjesë e banesave në pallate, rreth 40 për qind e tyre në të gjithë vendin, nuk banohen nga askush.

Sipas të dhënave të Cens në të gjithë vendin, numërohen 431 mijë banesa në pallate nga të cilat 170,264 janë bosh dhe mbi 261 mijë ishin të banuara.

Banesat bosh janë një pasuri prej miliarda eurosh, që është ngrirë në formën e një investimi që nuk gjeneron të ardhura dhe punësim.

Burimet nga tregu pohojnë se një pjesë e madhe e banesave bosh, janë në qytetet e mëdha të vendit dhe sidomos në Tiranë dhe Durrës. Sipas tyre, stoku i banesave bosh është krijuar nga emigrimi i familjeve, të cilët nuk kanë planifikuar qiradhënien.

Ndërsa pjesa më e madhe e stokut, u takon investimeve që kanë bërë individë brenda dhe jashtë vendit.

Shpesh banesat e blera për investime dhe të padhëna me qira, janë pjesë një zinxhiri të përdorur për pastrimin e parave të bëra në mënyrë të paligjshme.

Teksa sektori i ndërtimit ka mbiofertë për banesa, Këshilli i Rregullimit të Territorit, lëshoi leje për ndërtimin e kullave deri në 100 kate muajin e fundit.

Në kontrast, ndërsa oferta për banesa shtohet popullsia e vendit, po tkurret me shpejtësi nga emigracioni i lartë dhe nga rënia e lindjeve.

Sipas të dhënave të Cens 2011, popullsia e vendit u tkurr me 14.8 për qind ose mbi 400 mijë persona.

Për më tepër, struktura e popullsisë është në plakje të shpejtë. Ndërmjet 2011 dhe 2023, mosha mesatare e popullsisë së vendit u rrit me 7.5 vite.

Një popullsi më e vjetër në moshë, nuk ka interesa për të investuar në pasuri të paluajtshme.

Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme me 2023. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 për qind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 për qind e tyre janë pallate.

Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1 për qind) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind).

Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1 për qind) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9 për qind banesave zakonshme të pabanuara.

Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 për qind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 për qind për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8 për qind.

Përafërsisht në përqindje të barabarta, banesat e zakonshme ishin ndërtuar në periudhën që nga viti 2001 (36,4 për qind), dhe në periudhën 20-vjeçare 1981-2000 (37,5 për qind), ndërkaq rreth një e katërta (26,1 për qind) ishin ndërtuar para vitit 1981.

Rreth një e katërta (26,1 për qind) e banesave të zakonshme janë ndërtuar para vitit 1981 dhe përafërsisht në përqindje të barabarta, në periudha 20 vjeçare, 1981-2000 ishin ndërtuar 37,5 për qind, dhe që prej vitit 2001 e në vijim janë ndërtuar 36,4 për qind. /Monitor

The post Në 40% të tyre nuk banon askush, të dhënat e Censit: Ja sa hyrje në pallate janë bosh appeared first on Albeu.com.

Më pak bebe, censi zbuloi se numri i grave në moshë riprodhimi ka rënë 28.4%
Shtesa natyrore e vendit tonë, është tërësisht e varur nga numri i grave në moshë riprodhimi, por ato po pësojnë rënie të shpejtë.

Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se vitin 2023, në të gjithë vendin ishin vetë 508 mijë gra në moshën e riprodhimit (15-49 vjeç), nga mbi 710 mijë që u ishin ne censin 2011.

Numri i tyre ndërmjet dy censeve ka rënë me mbi 28%, ose me shumë se dyfishi i popullsisë e përgjithshme (14%).

Në grup-moshat e reja, me potencialin më të madh për të lindur fëmijë, rënia ishte mbi 40 për qind.

Tkurrjen më të madhe e kanë femrat në 15-19-vjeç, të cilat janë pakësuar më shumë në numër se në vitin 2011.

Në vitin 2023, kishte vetëm 72 mijë femra nga 15-19-vjeç me rënie 45% nga censi 2011, ku ishin mbi 132 mijë femra të kësaj grup-moshe.

Rënia e grave në moshën riprodhuese, do të ndikojë në normën e ulët të lindshmërisë në vitet në vijim dhe në reduktimin pa kthim të popullsisë.

Femrat në grup-moshën 25-29 vjeç janë ulur me 21%. Rënien më të ulët vetëm -6% e kishin femrat në grup-moshën 30-34-vjeç, teksa reduktimi mbi 30 %, është i pranishëm edhe në grup-moshat 40-44 dhe 44-49-vjeç.

Gratë në moshë riprodhimi përveçse janë me tkurrje, po lindin edhe më pak fëmijë.

Në vitin 1950, kur u vendos regjimi i diktaturës komuniste, lindën 47,291 foshnja, sipas të dhënave nga arkivat e INSTAT, teksa numri i grave në moshë riprodhimi (15-49-vjeç) ishte vetëm 259,472.

Më 2023, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,210 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore, por ndërkohë numri i grave në moshë riprodhimi është mbi 500 mijë.

Është e kuptueshme se që nga vitet ’50-’60, Shqipëria ashtu si edhe Europa, kanë evoluar në drejtim të planifikimit familjar, barazisë gjinore, integrimit të grave në tregun e punës, por në vendin tonë ka ende një përqindje më të madhe të grave që lindin fëmijë më pak se sa duan.

Demografët dhe sociologët janë të shqetësuar se lindjet në Shqipëri kanë rënë përtej të gjitha parashikimeve./Monitor

The post Më pak bebe, censi zbuloi se numri i grave në moshë riprodhimi ka rënë 28.4% appeared first on Albeu.com.

Aftësitë gjuhësore të shqiptarëve, sa prej tyre flasin disa gjuhë të huaja sipas Censit 2023?
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, si rezultat i Cens 2023, konstatohet se nga 2.4 milionë banorë, 49.4% janë meshkuj dhe pjesa tjetër janë femra. “Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se sa gjuhë të huaja flasin të dy gjinitë.

Në një popullsi prej 2.4 milionë banorësh, 91% e tyre flasin shqip si gjuhën e tyre amëtare, me një përqindje pak më të lartë të femrave në krahasim me meshkujt. Konkretisht, janë afro 1.1 milionë femra dhe 1.08 milionë meshkuj që flasin gjuhën amëtare. Përveç gjuhës shqipe, një numër i konsiderueshëm i tyre flasin edhe gjuhë të huaja. Në total, 37,033 qytetarë flasin të paktën një gjuhë tjetër, ndërsa 13,719 prej tyre flasin disa gjuhë të huaja..

Sipas të dhënave statistikore, rezulton se hendeku mes femrave dhe meshkujve të cilët zotërojnë dhe flasin disa gjuhë të huaja është i vogël . Femrat që flasin disa gjuhë përbëjnë 50.2% të totalit, ndërsa meshkujt 49.8%.

Por nga të anketuarit një pjesë e konsiderueshme kanë zgjedhur të mos përgjigjen lidhur me aftësitë që ato kanë për të mësuar gjuhët e huaja. Janë përkatësisht 29,120 qytetarë që kanë refuzuar ti përgjigjen kësaj pyetjeje, ku nga këto shumica ishin meshkuj.

Mund të themi se këto të dhëna reflektojnë një trend të fortë drejt shumëgjuhësisë dhe shkallës së lartë të interesit për gjuhët e huaja në vendin tonë. Edhe pse në pyetësorin e Censit nuk është e përcaktuar se cilën gjuhë të huaj flasin më shumë qytetarët shqiptarë, mund të themi që gjuha angeleze përdoret gjerësisht në vendin tonë qoftë në ambientet universitare apo edhe ato të punës.

Sipas një studimi të EF EPI, mbi aftësitë e përdorimit dhe njohjes së gjuhës angleze, Shqipëria është vlerësuar me 533 pikë në vitin 2023, duke u renditur kështu në vendin e 39-të mes 108 vendeve. Sipas tabelës së pikëve Shqipëria bën pjesë në intervalin 500- 549 pikë, të cilat tregojnë për një nivel B2 të pjesëmarrësve që i janë nënshtruar testimit. Nëse krahasojmë njohuritë e përvetësuara nga pjesëmarrësit shqiptarë, shifrat tregojnë se ato janë njohës më të mirë të gjuhës angeleze se 62% e pjesëmarrësve nga 108 vende të botës.

The post Aftësitë gjuhësore të shqiptarëve, sa prej tyre flasin disa gjuhë të huaja sipas Censit 2023? appeared first on Albeu.com.

Formulë e re/ Buxhet sipas censit dhe performancës, Ministria e Financave rishikim mënyrës së shpërndarjes së fondeve të bashkive
Formula e shpërndarjes së buxhetit për pushtetin vendor do të rishikohet duke nisur nga ky vit dhe do të finalizohet plotësisht në vitin 2026. Ministria e Financave thotë se ndryshimi i formulës do të nisë në tremujorin e fundit të këtij viti, me synim që të përdoren të dhënat e reja të censit të popullsisë, dhe mbi bazë të tyre do të bëhet edhe shpërndarja e buxhetit për vitin 2025, e në vijim.

Aktualisht grantet që shkojnë për bashkitë si transfertë e pakushtëzuar bazohen në treguesit e numrit të popullsisë, dendësisë së popullsisë dhe numrit të nxënësve dhe rregullohen më tej duke ndjekur një ekuacion financiar bazuar në kapacitetin fiskal të bashkisë për të rritur të ardhurat. Por transfertat bazohen edhe mbi funksionet e bashkisë për arsimin, vaditjen, administrimin pyjor, mbrojtjen nga zjarri apo rrugët rurale.

Për këtë viti transferta e pakushtëzuar që i është shpërndarë bashkive është 36.5 miliardë lekë, dhe brenda kësaj vlere është përfshirë edhe kosto për rritjen e pagave. Në Strategjinë për Menaxhimin e Financave publike thuhet se në vitin 2025 do të vlerësohet mundësia e rishikimit të formulës së granteve që jepen për bashkitë, në kuadër të reformës së decentralizimit, që bashkitë të bëhen më të pavarura financiarisht.

Po brenda kësaj periudhe do të punohet të ngrihet një sistem grantesh i bazuar në performancën e bashkive. Sipas strategjisë ky sistem do të nisë të ngrihet në tremujorin e tretë të këtij viti, dhe do të testohet për dy vitet e ardhshme. Sipas strategjisë, të gjitha këto ndryshime bëhen për të fuqizuar më shumë bashkitë, dhe të shkojnë drejt një pavarësie financiare brenda vitit 2030.

“Synimi për vitin 2030 është që bashkitë të kenë sisteme të fuqishme të MFP-së dhe burime financiare të përshtatshme përmes mekanizmave transparentë të ndarjes dhe transferimit të të ardhurave dhe kapaciteteve të mbledhjes së të ardhurave që u mundësojnë atyre të ofrojnë shërbime publike në përputhje me standardet e aplikueshme”, thuhet në Strategji.

Aktualisht pushteti vendor ka vështirësi në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, dhe në mbledhjen e taksave, kryesisht ato të pasurisë apo të fjetjes në hotele. Gjatë vitit të kaluar 61 bashkitë e vendit mblodhën në total 31.6 miliardë lekë nga 27,6 miliardë lekë që mblodhën në vitin 2022.

Ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti të ardhurat e bashkive janë rritur me 39.3% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. në total sipas të dhënave të Ministrisë së Financave nga janari në mars pushteti vendor ka arkëtuar 7 miliardë lekë, nga 5 miliardë lekë në vitin 2023. Sa i takon borxheve, në fund të vitit të kaluar detyrimet e prapambetura të pushtetit vendor zbritën në 4.8 miliardë lekë, nga 7.8 miliardë lekë që ishin në vitin 2022. Detyrimet më të mëdha pushteti vendor i ka për investimet të papaguara me 2.2 miliardë lekë.

The post Formulë e re/ Buxhet sipas censit dhe performancës, Ministria e Financave rishikim mënyrës së shpërndarjes së fondeve të bashkive appeared first on Albeu.com.

Censi 2023 i popullsisë pritet të diktojë një organizim të ri të pushteteve
Në tërësi, i gjithë aparati shtetëror në Republikën e Shqipërisë sipas Agron Haxhimalit, drejtor ekzekutiv të Institutit të Bashkive të Shqipërisë, njëkohësisht edhe ekspert i çështjeve vendore, përbëhet afërsisht nga 1,202 institucione (burimi i këtij informacioni është lista e institucioneve nxjerrë nga të dhënat e zyrës së Thesarit në Ministrinë e Financave dhe Bankës së Shqipërisë.)

Kjo arkitekturë është organizuar në 3 grupime: 1 – Qendrore, 2 – Vendore dhe 3 – Të pavarura.

Rreth 898 institucione i përkasin qeverisë qendrore, ndërsa 282 i përkasin pushtetit vendor e 22 të tjera janë ndërmarrje financiare dhe jofinanciare, Banka Qendrore dhe Fondi i Sigurimeve Shoqërore.

Nga institucionet e qeverisë qendrore, 835 njësi janë me financim të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit, ndërsa 63 klasifikohen si ekstra-buxhetore, gjë që nënkupton kompani në pronësi publike apo institucione që konsiderohen si agjenci të pavarura me të ardhura të vetat apo institucione të ndërmjetme.

“Qeveria qendrore kontrollon drejtpërsëdrejti 14 kompani publike. Disa nga këto kompani publike kanë aktivitet të madh ekonomik, si KESH, OSHEE apo OST. Të tjera e kanë më të kufizuar aktivitetin. Pushteti vendor ka 192 institucione të financuara nga taksat dhe 90 të klasifikuara si ekstra-buxhetore.

Ndërmarrjet jo të financuara tërësisht nga taksat në varësi të pushtetit vendor janë më së shumti kompanitë e ujësjellësve (tani me rajonalizimin ndajnë aksionet 51/49 në favor të pushtetit qendror edhe skuadrat e futbollit (vetëm Bashkia e Tiranës me grante nga transferta specifike për klubet sportive aktualisht)”, thekson z. Haxhimali.

Gjatë këtyre 30 viteve demokraci, kjo arkitekturë ka pësuar herë pas here ndryshime dhe organizime administrative.

“Ministri të ndryshme kanë bërë organizime në linjën e tyre të shërbimeve bazuar në shërbime të përqendruar, qeveria ka organizuar institucione dhe agjencitë të dekoncentruar që historikisht ishin shpërndarë në ish 36 rrethe, apo 12 qarqe, duke i vendosur shërbimet administrative bazuar në një qasje me makro rajonalë.

Për shembull, qeveria qendrore krijoi në vitin 2016, 4 agjenci për zhvillimin e rajoneve, në ndihmë të reformës dhe bashkive, pa analizuar dhe pa studiuar mirë nevojën dhe domosdoshmërinë e tyre. Por këto u mbyllën pas 3 vitesh pasi rezultuan pa eficiencë dhe efektivitet.

Kjo tregon se reforma të tilla duhet të studiohen dhe konsultohem mjaft mirë. Referuar kësaj strukture të aparatit shtetëror dhe kësaj ndarje, pyetja që ngrihet është nëse kemi një qeveri qendrore të vogël dhe eficiente dhe nëse raporti 4 me 1 në favor të pushtetit qendror është në përputhje dhe me ndarjen e përgjegjësive dhe detyrave mes dy niveleve të qeverisjes.

A e përmbush kjo arkitekturë parimin i subsidiaritetit? Kjo arkitekturë, a po ju shërben mjaftueshëm çdo qytetari në tërë shoqërinë? A garanton kjo arkitekturë ekonomi dhe siguri për qytetarët? A ka nevojë për një rikonceptim të ri të kësaj arkitekture?”.

Sipas Haxhimalit, parashikohet se do të jenë rezultatet për numrin e popullsisë nga Censi 2023 që do të imponojnë qeverinë dhe Parlamentin të mendojnë për një organizim dhe arkitekturë shtetërore qendrore dhe vendore sa më inovative, në themel të së cilës të jetë shërbimi ndaj çdo qytetari kudo ndodhet dhe jeton, në qytet, fshat apo zonat e thella malore.

Gjendja e shëndetësisë në rrethe

Kriza nga pandemia e COVID-19 përfshiu shumë shtete në debatin për fuqizimin, në të ardhmen, e sistemeve shëndetësore për përballimin e emergjencave shëndetësore.

Kjo u bë e qartë edhe për Shqipërinë që sipas ekspertes për çështjet vendore, Merita Toska, duhej të fuqizohej shërbimi shëndetësor në nivel vendor, po që deri tani nuk duket të ketë pasur ndryshime të ndjeshme në këtë drejtim.

“Përjashtuar ndonjë rehabilitim apo rikonstruksion të godinave të qendrave shëndetësore, nuk duket të ketë ndërhyrje për ta decentralizuar në mënyrë efektive këtë shërbim në nivel vendor dhe për të ulur presionin nga qendrat urbane”, thotë Toska.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive, Agron Haxhimali, rekomandon se shërbimet administrative, si: arsimi, rendi, siguria, mbrojtja nga rreziqet apo dhe sistemi drejtësisë etj., duhet të bazohen mbi ndarjen territoriale të 12 qarqeve, pasi organizimet aktuale nuk kanë qasje territoriale të qartë dhe për këtë arsye, si shërbimet qendrore dhe vendore, janë konfuze.

Ai thotë se është e domosdoshme të rishikohet reforma territoriale dhe alternativat janë hedhur nga ekspertët.

“Mund të bëhen riorganizime të shërbimeve administrative edhe më të përqendruara. Por sërish, mbi bazë të rajoneve më të mëdha. Por kjo kërkon rishikim të ndarjes territoriale për qarkun si nivel i dytë i pushtetit vendor. Alternativat janë hedhur.

Shqipëria mund të shkojë për një ndarje rajonale me 6 qarqe ose 3 rajone. Këtu do kemi qeverisje administrative më të përqendruar. Por edhe pse nuk ka një çelës të artë, ajo që mbetet qëllim është se cili organizim administrativ duhet të jetë i tillë që të mbajë dhe akomodojë qytetarët dhe interesat e tyre politike, sociale dhe ekonomike”. /Monitor

The post Censi 2023 i popullsisë pritet të diktojë një organizim të ri të pushteteve appeared first on Albeu.com.

INSTAT njofton përfundimin e numërimit të popullsisë në terren
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka njoftuar njoftoi se procesi i Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 ka përfunduar.

INSTAT po vazhdon punën për verifikimin në terren të statusit të banesave dhe refuzimeve, deri në datë 24 Nëntor.

Për vlerësimin e cilësisë së procesit dhe mbulimin, prej datës 20 Nëntor – 20 Dhjetor 2023, INSTAT do të organizojë Anketën Pas Cens sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, në 100 Zona Numërimi, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit. Ky proces do të angazhojë 100 anketues dhe 25 kontrollorë të cilët do të trokasin përsëri në dyert e qytetarëve, në zonat e përzgjedhura.

INSTAT u ka bërë thirrje qytetarëve të lehtësojnë punën e stafit.

Grumbullimi i të dhënave nisi më datën 18 shtator 2023 dhe fillimisht ishte parashikuar të zgjaste 6 javë për të përfunduar në fund të tetorit, por duket se koha fillestare nuk ka qenë e mjaftueshme duke bërë që procesi të zgjatet deri më 15 nëntor.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. Që prej Censit të vitit 1989, metodologjia e tij ka ndjekur gjithnjë e më shumë rekomandimet ndërkombëtare për kryerjen e Censit.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 synon të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën (UNECE) për raundin e vitit 2020 të Censeve dhe gjithashtu me rregulloret e fundit të BE-së për zbatimin Censit të Popullsisë dhe Banesave.

Censi i Popullsisë dhe Banesave ofron të dhëna mbi numrin zyrtar të popullsisë në një vend, në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave demografike, sociale dhe ekonomike të popullsisë.

Në mënyrë të ngjashme, Censi i banesave ofron numërimin zyrtar të të gjitha banesave në vend në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave të banesave./monitor

The post INSTAT njofton përfundimin e numërimit të popullsisë në terren appeared first on Albeu.com.

Hoxha: Greqia e donte betimin e Fredi Belerit për të caktuar personat për censin në Himarë
Artan Hoxha ka komentuar censin që ka nisur të mbahet në Shqipëri, i cili ka ngjallur polemika të shumta për shkak të pyetjeve për fenë dhe etninë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se një nga arsyet pse Greqia ishte e shqetësuar që Fredi Beleri të betohej si kryebashkiak patjeter edhe pse i burgosur, ishte caktim i personave që do të zhvillonin censin në Himarë, gjë që nuk u arrit.

“Censusi bëhet për të marrë një fotografim të momentit. Ne do të na dalë një fotografi fallco kjo…

Gjatë fushatës e mora vesh që në Himare po këmbëngulej patjetër, sepse numëruesit në terren do ti zgjidhte kryetari i bashkisë. Prandaj kishte insistim që Beleri le të rrijë në burg, por të bëjë betimin, që të linte zv kryetarin. Aktualisht numëruesit ne terren i ka firmosur Jorgo Goro.

Tre pyetjet opsionale, etnia, feja dhe gjuha. Çfarë të keqe ka ta dimë saktësisht? Për të gjithë pyetjet e tjera penalizohesh, por për këtë nuk ka, mund te deklarosh cfarë etnie të duash.

Me Greqinë ne nuk i fshehim dot problemet. Ke dëgjuar njeri me emrin Fredi tin ë Greqi? Nuk ka. Ne nuk mund të fshihemi. Cfarë ka ndodhur gjatë këtyre 20 viteve. Grekët e nisën me historinë e varrezave dhe doli që nuk kishin eshtra për të bërë varreza. Çdo 28 tetor, vijnë pelegrinazh shohin qivuret që janë bosh.

Ne e provuam me ekspertë dhe doli që nuk ka ushtarë grekë. Pse nuk u hetua? Sepse Berisha i bëri presion prokurores dhe cështja u pushua”, tha ndër të tjera Hoxha.

The post Hoxha: Greqia e donte betimin e Fredi Belerit për të caktuar personat për censin në Himarë appeared first on Albeu.com.

CENSI/ Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut “luftojnë” për të “gllabëruar”, Pustecin e Shqipërisë! Reagon ambasadori
Ambasadori i Bullgarisë ka mbërritur në Pustec në kohën kur në Shqipëri po zhvillohet Censi i Popullsisë dhe Banesave dhe qytetarët do të pyeten edhe për përkatësinë etnike.

Kjo vizitë e ambasadorit është parë si ndërhyrje dhe një formë presioni nga nënkryetari i Aleancës Maqedonase për Integrim, Eftim Mitrevski.

Mitrevski shprehet se nuk është normale që të ndërhyhet në këtë formë në punët e brendshme.

Sipas tij, “në asnjë dokument të shtetit shqiptar nuk figurojnë bullgarë dhe vizita e ambasadorit është krejtësisht e gabuar.”

“Është krejtësisht jo normale, është ndërhyrje ne punët e brendshme te këtij shteti, si vizita e ambasadorit bullgar, ashtu edhe vizita e zv.presidentes se Bullgarisë që erdhi para 4-5 ditësh. Ajo duhej përzënë nga Shqipëria, duhet t’i jepej ultimatum, që ta linte shtetin shqiptar dhe të dilte jashtë kufirit.

Si e lejon shteti shqiptar që personalitete te tilla, tani në kohën e Censusit te vijnë te ushtrojnë propagande. Ne jemi qytetare shqiptare, ne po mbushim mot 100 vjet qe ky shtet shqiptar na ka njohur me institucione. Ne asnjë dokument te shtetit shqiptar nuk figurojnë bullgare dhe vizita e ambasadorit bullgar është krejtësisht e gabuar.

Ky është presion. Ardhja e zv.presidentes bullgare vizita e ambasadorit edhe te disa emisarëve qe vijnë ne bashkinë tone, është presion qe iu behet qytetarëve shqiptare me identitet maqedonas.

Po është e vërtete qe eshët ngritur ne Pustec flamuri bullgar. Kjo ka ndodhur ne gusht, ne festen e pagëzimit.  Bullgaret kane shpërdorë libra, kalendarë ne mes të vitit, një Zot e merr vesh.

Por ne si qytetare të shtetit shqiptar, me identitet maqedonas kërkojmë mbrojtje nga shteti shqiptar. Shteti shqiptar duhet ti dale Zot dhe te thotë qe këta janë taksapagues, qe këta i kemi njohur institucionalit si maqedonas dhe janë qytetare te këtij shteti.

Ky shtet ka organizuar me se miri një Census, për te gjithë qytetaret ne Shqipëri për te ditur efektin e reformave qe zhvillohen ne territorin e Shqipërisë dhe eshët keq te keqpërdoren komunitetet dhe bashkësitë etnike ne ketë shtet”, tha Mitrevski.

Në përgjigje të kësaj akuze ka reaguar menjëherë edhe vetë ambasadori bullgar, Ivaylo Kirov, i cili jashtë kamerave lidhur me donacionet e sjella në spitalin e Pustecit, tha se nuk kanë lidhje me zhvillimin e Censit. Sipas tij, Bullgaria nuk lufton për numra në Pustec.

“Nuk duam të luftojmë me vëllezërit të Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Më tej ka shtuar se nuk janë të shqetësuar për censin por duhet të ndryshojnë mënyrën sesi njerzit mendojnë për Bullgarinë.

Ivaylo Kirov ishte këtë të mërkurë në Pustec në qendrën shëndetësore ku u bë donacion nga Bullgaria për të dy qendrat e bashkisë së Pustecit./Albeu.com/

The post CENSI/ Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut “luftojnë” për të “gllabëruar”, Pustecin e Shqipërisë! Reagon ambasadori appeared first on Albeu.com.

INSTAT: Në 18 shtator nis Censi për banesat dhe popullsinë
Instituti i Statistikave (INSTAT) bën të ditur se, Censi i Popullsisë dhe Banesave do të fillojë më 18 shtator të këtij viti.

Drejtoresha e Instat, Elsa Dhuli tha për mediat se, tashmë është rekrutuar stafi i cili do të trokasë në çdo shtëpi për të mbledhur informacion për “Censin 2023”.

“Censi është një fotografim i çastit i të gjithë banorëve rezidentë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Data 18 shtator, konsiderohet dita e censit dhe është dita në të cilën Instat do të fillojë procesin e mbledhjen e të dhënave në terren. Janë afërisht 7000 vetë, stafi që kemi rekrutuar”, tha ajo.

Pyetësori përmban rreth 100 kategori pyetjesh dhe vetëm tre prej pyetjeve që lidhen me besimin, etninë dhe fenë do të jenë opsionionale për t’u përgjigjur.

Dhuli theksoi se, “referuar ligjit të censit të popullsisë dhe banesave, të gjithë banorët që janë rezidentë në territorin e Republikën e Shqipërisë kanë për detyrë t’i përgjigjen këtij pyetësori. Këtu do të dalloja tri pyetje, të cilat janë pyetje opsionale, jodetyruese dhe të cilat përmbajnë edhe të drejtën për të mos u përgjigjur”.

Mbledhja e informacionit në terren do të realizohet me anë të tabletëve dhe do të zgjasë 6 javë ndërsa rezultatet paraprake parashikohet të jenë gati në qershor të vitit të ardhshëm.

The post INSTAT: Në 18 shtator nis Censi për banesat dhe popullsinë appeared first on Albeu.com.