CENS-i Archives - Albeu.com

Të dhënat e Censit: Vetëm 5.4% e familjeve shqiptare jetojnë në banesa të ndërtuara pas vitit 2016
Pas vitit 2016 sektori i ndërtimit, u përfshi në zhvillime të vrullshme kryesisht në ndërtimin e banesave rezidenciale në Tiranë dhe bregdet, por të dhënat e Cens 2023 tregojnë se vetëm 5.4% e familjeve shqiptare banojnë në ndërtesat e ndërtuara pas vitit 2016.

Pjesa më e madhe familjeve shqiptare, 37.5 për qind e tyre, jetojnë në ndërtesa që janë ndërtuar ndërmjet viteve 1981-2000. Grupi i dytë më madh i familjeve jeton në banesat e ndërtuara ndërmjet viteve 2011-2010, me 24%.

Ndërsa 2.4 për qind e familjeve jetojnë në banesat që janë ndërtuar mbi 100 vite më parë.

Të dhënat sugjerojnë se, një pjesë e banesave të ndërtuara pas vitit 2016 ose janë blerë nga të huajt ose për investime nga vendasit, por që nuk banohen nga rezidente që rrinë në Shqipëri.

Nga fondi i total i banesave në pallate 40 % e tyre janë bosh sipas të dhënave të Cens, por në zonat urbane dhe kryesisht në Tiranë, ndërtesat rezidenciale po marrin një hov të ri me ndërtimin e apartamenteve të luksit në kulla të larta.

Të dhënat e Cens, tregojnë se në të gjithë vendin ka 755.950 njësi familjarë, të cilat jetojnë në 726,325 banesa. Nga këto shifra mësohet se, ende 30 mijë familje e ndajnë banesën me një familje tjetër.

Megjithë valën e ndërtimeve dhe të banesave që rrinë bosh, pothuajse gjysma familjeve aktualisht (47,1 për qind) jetojnë në banesa me sipërfaqe 40-69 metër katror dhe vetëm rreth një e katërta (23,7 për qind) kishin një hapësire të dobishme prej 70-99 m2 ). Në 15 % të banesave jetojnë familje që nuk rrjet ujësjellësi brenda tyre.

Popullsia e Shqipërisë, është pakësuar me shpejtësi në tre dekadat e fundit, teksa stoku i banesave po rritet. Në vitin 1990, popullsia e vendit ishte rreth 3,2 milionë banorë, ndërsa me të dhënat e censit 2023 ishte vetëm 2.4 mln banorë me tkurrje 25% nga rënia e komunizmit. Në vitin 2023, nga të dhënat e cens u zbulua se nga banesat e banueshme mbi 12% e tyre kishte vetëm një banor.

Gjithsej në të gjithë vendin janë rreth 91 mijë banesa në të cilat jeton një person i vetëm. Këto banesa zotërohen kryesisht nga persona të moshuar, me fëmijë në emigracion dhe kur njëri nga bashkëshortët është ndarë nga jeta.

Nga stoku i njësive të banueshme rreth 202,8 mijë banesa banohen vetëm nga dy persona. Ekspertë të statistikave tregojnë numri i lartë shtëpive që banohen nga person, ose vetëm dy persona tregon për fluksin e lartë të emigrimit të të rinjve të cilat kanë lënë të vetëm prindërit e tyre./Monitor

The post Të dhënat e Censit: Vetëm 5.4% e familjeve shqiptare jetojnë në banesa të ndërtuara pas vitit 2016 appeared first on Albeu.com.