ceno klosi Archives - Albeu.com

EMRAT/ “Banda 2B e Belinda Ballukut” me në krye Evis Berberin dhe Ceno Klosin, kush janë zyrtarët në foton e publikuar nga Gazment Bardhi
Gazment Bardhi ka publikuar një foto të një grupi zyrtarësh të cilët ai i ka quajtur “Banda 2B e Belinda Ballukut”. Në foto vërehen bashkëpunëtorët më të ngushtë të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila pas komunikimit të akuzës dhe marrjes si e pandehur nga SPAK, u pezullua nga funksionet e saj në qeveri nga GJKKO.

Në krye të fotos, ai që bën selfien është Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH, që sot ndodhet në burg për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Në të djathtë të fotos: Viola Haxhiademi (sekretare e përgjithshme e ministrisë), kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave në tenderin për tunelin e Llogarasë, njeriu kyç i çdo shkrese e paraje.

E dyta Vikrita Çuto (drejtoresha e burimeve njerzore e ministrisë), e treta me flokë të zeza Sindi Dushku (drejtoreshë e kabinetit të ministrisë, kushërirë e deputetes Olta Xhaçka).

Në krye të tavolinës, Ceno Klosi, pas tij Arber Avrami (ish-drejtor i Albgaz).

Më pas vjen ministrja, Florian Serjani (këshilltari për mediat) vajza brune në krah të Serjanit, Evis Mamaj (drejtoreshë e buxhetit në MIE, njeriu kyç në çdo tender, së cilës i është sekrestruar telefoni).

Sipas Bardhit, këta zyrtarë mblidheshin rregullisht në një banesë të njohur si Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis, ku ndaheshin tenderat e ministrisë për qëllime klienteliste.

“Banda “2B” funksiononte tamam si një grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindjet korruptive”, shkruan ai, ndërsa shton se këto para përdoreshin më pas në fushatë zgjedhor ose në harbime luksi.

The post EMRAT/ “Banda 2B e Belinda Ballukut” me në krye Evis Berberin dhe Ceno Klosin, kush janë zyrtarët në foton e publikuar nga Gazment Bardhi appeared first on Albeu.com.

Rinumërimi i votave në Fier/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin
Këtë të shtunë, përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme, që të mos vonojë hetimet ndaj Ceno Klosit, i cili rezultoi nga rinumërimi se kishte përfituar padrejtësisht 831 vota në Qarkun e Fierit.

Ai shprehet se; krahas tjetërsimit të votave, ka patur edhe trafikime të mandateve, gjë e cila sipas tij, u verifikua edhe nga pamjet filmike.

Bardhi apelon SPAK, të nisë hetimet për krime zgjedhore ndaj Ceno Klosit.

“Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm”, shkruan Bardhi.

Postimi:

Rinumërimi i rreth 2000 kutive në 3 qarqet kyesore të vendit, nxorri në sipërfaqe vetëm atë që të gjithë e dinim: sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku alias Zeqine Balluku.

Vota të trafikuara që arrinin deri aty sa kishin trafikuar edhe mandate në tavolinë, në mënyrë të panevojshme, hapur dhe në sy të kamerave e opinionit publik, provon qartë se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë larg kamerave dhe vëmendjes së opinionit publik.

Vjedhja e votave masivisht deri në trafikimin e mandateve është “gabim njerëzor” aq sa është “gabim njerëzor” vjedhja e:

-80 milion eurove me dy TEC-et lundruese në Vlorë;

-180 milion eurove në aferën e shitblerjes së energjisë elektrike;

-50 milion eurove në aferën e Tunelit të Llogarasë.

Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin.

Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm.

The post Rinumërimi i votave në Fier/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin appeared first on Albeu.com.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi shkon në SPAK
Ish-drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi, është marrë në pyetje nga SPAK. Mësohet se Ceno Klosi, po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale.

Aktualisht zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Klosi po hetohet për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Hetimet ndaj ish-kryetatimorit Ceno Klosi, u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike.

“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi””, ishte njoftimi i SPAK disa javë më parë.

The post Ish-drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi shkon në SPAK appeared first on Albeu.com.

Dorëhiqet Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi
Ditën e sotme, Ceno Klosi është dorëhequr nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Vendimi ka ardhur teksa Klosi qëndronte në këtë detyrë prej të paktën 3 vitesh.

Ai është akuzuar si një ndër zyrtarët e lartë më të korruptuar. Ndaj Klosit ka pasur një hetim nga SPAK, pas dy denoncimeve të PD-së.

“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi””, njoftoi prokuroria.

Sikurse rezulton nga të dhënat zyrtare të institucionit të akuzës, 6 muaj para kallëzimit të parë, opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Klosi.

“Për të njëjtin fakt Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.83/2023 datë 03.07.2023, mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar gjithashtu nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi”.

SPAK ka vendosur bashkimi e dy procedimeve në një të vetëm.

Denoncimet për Klosin

Emisioni “Vetting” në News24, ka publikuar dokumente zyrtare që provojnë transaksionet financiare të kompanisë së Klosit në offshoret e Londrës, “First Bar Limitid”.

Por pas zbulimit të konfliktit të interesit dhe falsifikimit të formularit të vetdeklarimit nga Klosi, nga Anglia zbulohen fakte të reja që rënduan mbi zyrtarin e lartë të tatimeve, që është konsideruar si një nga të besuarit e Belinda Ballukut, zv.Kryeministre.

“Vetting” ka siguruar nga burime konfidenciale informacione të cilat zbulojnë se Klosi është njëri nga tre pronarët e një hoteli prestigjioz në Londër.

“Biznesi në Mbretërinë e Bashkuar në të cilin Klosi zotëron 33% të aksioneve, First Bar Limited, ka në zotërim të drejtën e leasehold për një pub në Surrei- Foresters Arms në Hampton Uick, të cilën e bleu më 31 maj 2019 për 108 mijë paund”, denonconte emisioni investigativ Vetting.

Por si nisën problemet e Klosit me kompanitë në offshoret e Londrës?

Në Janar 2019, Ceno Klosi, do të bëhej një nga ortakët e kompanisë “First Bar Limitid” me seli në Londër, së bashku me Redin Dokaj dhe Ritvan Dhamo.

Klosi zotëronte 33% të aksioneve, siç i ka edhe aktualisht, por problemet e tij me këtë kompani do të fillonin kur do të kalonte në krye të AKUM-it.

Në formularin e dorëzuar te Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Klosi nuk do të deklaronte se kishte përfituar kredi në 5 maj 2020 nëpërmjet kompanisë “First Bar Limited” nga bankat britanike.

Nga dokumentet zyrtare, ai nuk ka deklaruar Fondin e Përbashkët të kompanisë me vlerë 33 mijë paund për vitin 2020 dhe me vlerë 121 mijë paund për vitin 2021.

Gjithashtu, kompania ka patur llogari bankare me vlerë 18 mijë paund në vitin 2020, të cilat janë 4-fishuar në 72 mijë paund në vitin 2021.

Por ky është problemi më i vogël, sepse gjërat u komplikuan kur bankieri nga Fieri vendosi të kalonte në krye të Administratës Tatimore.

Ngelet mister se si Klosi ka pranuar të marrë një post, i cili me fshehjen e kompanisë do ta vendoste përballë shkeljeve të Kodit Penal.

“Vetting” ka zbuluar se Klosi nuk ka hequr dorë nga aksionet e kompanisë dhe të vetëdeklarimi i formularit të pasurisë.

Akoma më i paqartë ngelet fakti se pse Ceno Klosi nuk dha dorëheqjen nga aksionet e kompanisë në Londër, ku edhe sot e kësaj dite rezulton aksioner në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike.

Sipas nenit 22 të këtij ligji, Ceno Klosit i ndalohet që të zotërojë aksione ose pjesë në kapital, si dhe çdo lloj përfitimi tjetër, që nuk buron nga zotërimi pasiv, nga shoqëritë tregtare.

The post Dorëhiqet Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi appeared first on Albeu.com.

Pas nisjes së hetimeve ndaj Drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi, SPAK sekuestron dokumente dhe celularët e disa prej vartësve të tij
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka  nisur hetimet ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi.

Burime nga SPAK bëjnë të ditur se ky institucion ka sekuestruar edhe celularët e disa prej vartësve të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Po ashtu mësohet se SPAK po heton kreun e Tatimeve, Ceno Klosi pas dy kallëzimeve te Gazmend Bardhit të regjistruar në korrik dhe dhjetor 2023.

Dy kallëzimet ndaj Ceno Klosit janë bashkuar në një procedim të vetëm.

Ndërkohë në kuadër të hetimeve, celularët e sekuestruar do të ekspertohen dhe do të shihen të gjitha komunikimet, ku në fokus do të jenë të gjithë bisedat që vartësit mund të kenë zhvilluar me kreun e Tatimeve, Ceno Klosi.

Po ashtu SPAK ka shkuar edhe tek Drejtoria e Përgjithshëm e Tatimeve, ku ka sekuestruar dokumente që lidhen me vendimmarrjet e Ceno Klosi.

Hetimi

Zyrtari i lartë i Tatimeve, Ceno Klosi po hetohet për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”.

Prokuroria e Posaçme konfirmoi përmes një shkrese zyrtare për “News 24” se hetimet ndaj kryetatimorit Klosi u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike.

“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi””, njoftoi prokuroria.

Sikurse rezulton nga të dhënat zyrtare të institucionit të akuzës, 6 muaj para kallëzimit të parë, opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Klosi.

“Për të njëjtin fakt Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.83/2023 datë 03.07.2023, mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar gjithashtu nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi”. SPAK ka vendosur bashkimi e dy procedimeve në një të vetëm.

Klosi, i cili në krye të tatimeve, iu bindet me shumë urdhrave politikë, sesa ligjit, duke ndëshkuar padrejtësisht bizneset, ka  punuar për 13 vite si specialist dhe drejtues sektorësh në banka të nivelit të dytë dhe më pas gjatë periudhës 2015-2021 ka mbajtur pozicionin si Drejtor i Departamentit Ekonomik në OSHEE. Në qershor të 2021 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës- Kanalizime dhe Mbetjeve të ngurta, ndërsa me VKM 625, datë 22/10/2021 u emëruar drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. /Panorama

The post Pas nisjes së hetimeve ndaj Drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi, SPAK sekuestron dokumente dhe celularët e disa prej vartësve të tij appeared first on Albeu.com.

SPAK nis hetimet për kreun e Tatimeve
SPAK ka nisur hetimet ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi.

Zyrtari i lartë, një prej njerëzve më të afërt të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po hetohet për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Sipas News 24, Prokuroria e Posaçme, përmes një shkrese zyrtare ka konfirmuar  se hetimet ndaj kryetatimorit Klosi u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike.

“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi””, njoftoi prokuroria.

Sikurse rezulton nga të dhënat zyrtare të institucionit të akuzës, 6 muaj para kallëzimit të parë, opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Klosi.

“Për të njëjtin fakt Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.83/2023 datë 03.07.2023, mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar gjithashtu nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”. SPAK ka vendosur bashkimin e dy procedimeve në një të vetëm.

Klosi, ka punuar për 13 vite si specialist dhe drejtues sektorësh në banka të nivelit të dytë dhe më pas gjatë periudhës 2015-2021 ka mbajtur pozicionin si Drejtor i Departamentit Ekonomik në OSHEE. Në qershor të 2021 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës- Kanalizime dhe Mbetjeve të ngurta, ndërsa me VKM 625, datë 22/10/2021 u emëruar drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

The post SPAK nis hetimet për kreun e Tatimeve appeared first on Albeu.com.

Dyshime për pasurinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, 900 mijë euro në 6 vite punë në shtet
Sipas të dhënave të karrierës profesionale të paraqitura në faqen zyrtare në internet të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ceno Klosi nga përfundimi i shkollës në 2002 ka punuar për 13 vite si specialist dhe drejtues sektorësh në banka të nivelit të dytë dhe më pas gjatë periudhës 2015-2021 ka mbajtur pozicionin si Drejtor i Departamentit Ekonomik në OSHEE.

Në qershor të 2021 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës- Kanalizime dhe Mbetjeve të ngurta, ndërsa me VKM 625, datë 22/10/2021 është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

Ajo që bie në sy duke kryqëzuar CV-në dhe deklaratën e pasurisë së drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve është rritja eksponenciale e pasurisë së Ceno Klosit pas marrjes së detyrave shtetërore.

Në 13 vite drejtues në banka të nivelit të dytë, Ceno Klosi ka arritur të blejë në 2010 me një kredi prej 45 mijë eurosh një apartament në Tiranë me vlerë prej 6.8 milionë lekë me sipërfaqe 93.2 m2.

Në tetor 2016 një vit pasi ishte punësuar në OSHEE si drejtor ekonomik Ceno Klosi deklaron se ka blerë me një kredi 200 mijë euro një apartament tjetër prej 160 m2 në Tiranë. Dy vite e katër muaj pas blerjes së apartamentit të dytë, në janar 2019 Ceno Klosi hap një biznes në Angli, me adresë një vilë luksoze dhe jep 140 mijë paund me fajde.

Xhepat e Klosit vazhdojnë fryrjen gjatë detyrave shtetërore pasi në qershor 2021, muaj kur është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës- Kanalizimeve, Ceno Klosi blen një apartament me vlerë 280 mijë euro, nga të cilat 60 mijë euro vijnë nga kursimet dhe rreth 150 mijë euro janë marrë kredi.

Nga përshkrimi kuptohet se apartamenti është në një zonë luksi pasi ka një sipërfaqe prej 154 m2 dhe plotë 91 m2 janë verandë. Gjatë kësaj kohe Klosi deklaron se disponon mbi 48 mijë paund depozitë nga kursime familjare dhe depozita të tjera me vlerë gati 30 mijë euro. Ndërkohë bashkëshortja e tij deklaron se ka një depozitë bankare me rreth 100 mijë euro.

Për t’u theksuar është se Ceno Klosi nuk disponon të ardhura nga biznesi privat në Shqipëri dhe nuk ka ndonjë aktivitet privat. Iu mbetet autoriteteve për të hetuar në thellësi pasurinë e Ceno Klosit i cili gjatë 13 viteve punë në sektorin privat arriti të blejë vetëm një apartament 6.8 milionë lekësh, ndërsa gjatë 6 viteve në detyra shtetërore vuri një pasuri prej gati 900 mijë euro. /BalkanWeb

The post Dyshime për pasurinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, 900 mijë euro në 6 vite punë në shtet appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Zëvendëson ministren e Financave dhe Ekonomisë, kush është drejtori i ri Përgjithshëm i Tatimeve?
Pas emërimit të Delina Ibrahimajt në krye të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, pozicioni i kreut të DPT i ka kaluar Ceno Klosit, I cili më herët ka mbajtur pozicionin e drejtorit të AKUM.

Njoftimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ceno Klosi emërohet në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./albeu.com/

The post EMRI/ Zëvendëson ministren e Financave dhe Ekonomisë, kush është drejtori i ri Përgjithshëm i Tatimeve? appeared first on Albeu.com.