celularë Archives - Albeu.com

Bastisje në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe mjete prerëse në qelitë e Alket Rizait dhe ‘Sandrit’
Në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, një operacion i befasishëm është zhvilluar në burgun e Burgun e Domokos, nga oficerët e Drejtorisë greke për Luftimin e Krimit të Organizuar.

Sipas burimeve, mes qelive të kontrolluara me imtësi ishin edhe ato të të dënuarit shqiptar Alket Rizaj, si dhe të një tjetër të dënuari shqiptar të njohur me nofkën “Sandri”, i konsideruar organizatori kryesor i transportit të 1.2 ton kokainë në Astakos, në rajonin e Aitoloakarnanisë, nga Karaibet në janar 2020.

Gjatë kontrollit, oficerët sekuestruan telefona celularë, karikues dhe thika, pavarësisht se vetëm 24 orë më parë ishte kryer një tjetër operacion në të njëjtin burg, ku u kontrolluan 17 qeli.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se operacionet do të vijojnë në të gjitha burgjet e vendit, me synim ndalimin e futjes së armëve, lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të ndaluara.

Ndërkohë, hetimet vijojnë edhe për vrasjen e një të dënuari të rrezikshëm, i cili u ekzekutua me armë zjarri brenda ish-Burgut Qendror.

Deri tani është arrestuar i dënuari që dyshohet se ka kryer të shtënat, si edhe drejtori i burgut.

Megjithatë, sipas burimeve, nuk përjashtohet lëshimi i urdhër-arresteve të tjera teksa hetimet janë në zhvillim. Sipas raportimeve, Rizaj dyshohet se ka qenë i pranishëm në vendngjarje, por ai e ka mohuar këtë.

Gjithsesi, burime pranë hetimit flasin për kontradikta mes deklarimeve të tij dhe dëshmive të dhëna nga rojet e burgut dhe persona të tjerë.

The post Bastisje në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe mjete prerëse në qelitë e Alket Rizait dhe ‘Sandrit’ appeared first on Albeu.com.

Organizonin lojëra fati me celularë, kapen në flagrancë, pronari i lokalit, kamarieri dhe një 61-vjeçar në Lushnjë
Rezultate të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Organizonin lojëra fati, me celularë, kapen në flagrancë dhe procedohen penalisht 3 shtetas.

Komisariati i Policisë Lushnjë, si rezulat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, me qëllim goditjen e veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka goditur një rast të kësaj veprimtarie, në një lokal në lagjen “Loni Dhamo”. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: 61 vjeç dhe 39 vjeç,(kamarier i lokalit), të dy banues në Lushnjë, si dhe për pronarin e lokalit, shtetasin 46 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për lojëra fati.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Organizonin lojëra fati me celularë, kapen në flagrancë, pronari i lokalit, kamarieri dhe një 61-vjeçar në Lushnjë appeared first on Albeu.com.

Emri/ Vidhte portofola dhe celularë në stacionet e autobusëve, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë
Në kuadër të operacionit “Stacioni”, policia e Tiranës, ka vënë në pranga 41-vjeçarin Abdyl Peqini, pasi akuzohet për vjedhje. Mësohet se 41-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje, vidhte nëpër stacionet e autobusëve të kryeqytetit dhe rrugëkalimet e këmbësorëve.

Sipas policisë, 41-vjeçari u vidhte shtetasve të ndryshëm, celularët dhe portofolat e tyre.

Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ditëve të fundit, ka vjedhur 3 celularë dhe 1 portofol.

Komisariati i Policisë Nr. 3, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”.

Vidhte portofola/kuleta dhe celularë, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari Abdyl Peqini, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Dokumentohen 4 vjedhje të kësaj natyre, të kryera nga ky shtetas, gjatë ditëve të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së portofolave dhe celularëve të tyre, në disa stacione autobusi, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stacioni”.

Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi Abdyl Peqini ., 41-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 41-vjeçari iu vidhte shtetasve të ndryshëm, celularët dhe portofolat/kuletat, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ditëve të fundit, ka vjedhur 3 celularë dhe 1 portofol.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post Emri/ Vidhte portofola dhe celularë në stacionet e autobusëve, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Sekuestrohen 270 celularë me vlerë 70 mijë euro në Lezhë, arrestohet adminitratori, policia: Shiteshin pa fatura
Në Lezhë, në dy dyane, janë sekuestruar 217 celularë me vlerë rreth 70 mijë euro.

Sipas policisë, celularët ishin të pashoqëruar me dokumentet justifikuese që vërtetojnë origjininën e mallit, si certifikatë autenciteti, deklarata doganore apo kontrata furnizim/blerje të tyre.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në këto dyqane, u konstatua që 3 nga punonjësit ishin të pasiguruar.

Si rezultat i operacionit është arrestuar administratori i dyqaneve.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mobitech”, si rezultat i kontrolleve të Policisë, në subjekte të ndryshme ekonomike, kundër paligjshmërive financiare.

Në 2 dyqane në qytet, sekuestrohen 217 celularë me vlerë rreth 70 000 euro, që tregtoheshin pa fatura.

Arrestohet administratori i dyqaneve.

Si rezultat i kontrolleve në biznese në rrethin e Lezhës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën ekonomiko-financiare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me ata të Seksionit të Mbështetjes Operacionale, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mobitech”.

Në kuadër të operacionit u kryen kontrolle në disa dyqane për shitjen dhe riparimin e pajisjeve elektronike, në qytetin e Lezhës, ku në dy prej tyre, me administrator shtetasin V. A., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 217 celularë në total, me vlerë rreth 70 000 euro, të pashoqëruar me dokumentet justifikuese që vërtetojnë origjininën e mallit, si certifikatë autenciteti, deklarata doganore apo kontrata furnizim/blerje të tyre.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në këto dyqane, u konstatua që 3 nga punonjësit ishin të pasiguruar.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi V. A., 37 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësimi i paligjshëm”, “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

The post Sekuestrohen 270 celularë me vlerë 70 mijë euro në Lezhë, arrestohet adminitratori, policia: Shiteshin pa fatura appeared first on Albeu.com.

“Nxënësit duhet të përqendrohen”, Holanda ndalon mbajtjen e celuarëve në klasat e mësimit
Telefonat, tabletët dhe orët inteligjente nuk do të lejohen në klasa nga 1 janari 2024, njoftoi qeveria holandeze, duke kërkuar të kufizojë shpërqendrimet gjatë mësimeve.

Përdorimi i pajisjeve do të lejohet vetëm në rrethana specifike, për shembull gjatë kurseve të aftësive dixhitale, për arsye mjekësore ose për personat me aftësi të kufizuara.

“Edhe pse telefonat celularë janë kudo në jetën tonë, ata nuk i përkasin klasës”, tha në një deklaratë ministri i Arsimit Robert Dyckgraaf.

“Studentët duhet të jenë në gjendje të përqendrohen dhe t’u jepet mundësia për të studiuar siç duhet. Telefonat celularë janë një shqetësim, sipas kërkimeve shkencore. Ne duhet t’i mbrojmë studentët nga kjo”, shtoi ai.

Ndalimi është rezultat i një marrëveshjeje ndërmjet ministrisë, shkollave dhe organizatave kompetente.

Shkollat mund të gjejnë mënyrën e tyre për të zbatuar ndalimin, tha Dyckgraaf, por ato do të ndjekin veprime ligjore nëse kjo nuk jep rezultate të mjaftueshme deri në verën e vitit 2024.

The post “Nxënësit duhet të përqendrohen”, Holanda ndalon mbajtjen e celuarëve në klasat e mësimit appeared first on Albeu.com.

Paradoksi, Lezha dhe Durrësi me papunësinë më të lartë disponojnë më shumë iphone dhe ipad
Në paradoks me papunësinë e lartë qarqet e Lezhës dhe Durrësit disponojnë numrin më të lartë të iphone dhe ipad në raport me popullsinë krahasuar me 10 qarqet e tjera të vendit.

Të dhënat e INSTAT që burojnë nga statistikat e rajonale 2021 tregojnë se 84.5 për qind e popullsisë se qarkut Lezhë disponon iphone dhe ipad.

Në të njëjtin vit Lezha u rendit si qarku me papunësinë më të lartë në vend dhe me nivelin me të lartë inaktivitetit (popullsisë në moshe pune, por që nuk është në kërkim të punës).

Papunësia në rang kombëtar ishte rreth 12 % në vitin 2021, por në qarkun e Lezhës ky tregues ishte mbi 22%.

Pas Lezhës numrin më të lartë të te “smart phonëve” dhe ipadeve në raport ne popullsinë i ka qarku i Durrësit.

Të dhënat tregojnë 83.5 % e popullsisë së qarkut Durrës kishte telefon të zgjuar me një rritje të ndjeshme në krahasim me vitin 2019 ku vetëm 62% e popullsisë së qarkut i dispononte këto pajisje. Në vitin 2021 papunësia në qarkun e Durrësit ishte më shumë se 17%, gati 5pikë % mbi mesataren kombëtare.

Vendin e tretë në renditje për numrin më të lartë telefonave të zgjuar e zë qarku i Kukësit, i cili gjithashtu ka nivelin më të lartë të varfërisë, gati sa dyfishi i mesatares kombëtare.

Kukësi kishte konsumin më të ulët për frymë në krahasim me qarqet e tjera në vitin 2021, por kjo nuk i penguar banoret e tij të kenë telefona inteligjente. Gjithashtu qarku Verilindor ka rritjen më të madhe të këtyre pajisje me rreth 22% në krahasim me vitin 2019.

Popullsia e kryeqytetit renditet e katërta për deponimin e telefonave të zgjuar, ku 78.5% e popullsisë së saj ka telefona inteligjentë dhe ipad me një rritje 6% në krahasim me vitin 2019.

Në të kundërt qarku i Beratit, Elbasanit dhe Dibrës kanë numrin më të ulët të telefonave inteligjente në raport me popullsisë, përkatësisht 47%, 57.4 dhe 57.8%.

Rritja pranisë së telefonave inteligjente në disa qarqe ka shkuar në raport të drejtë me emigracionin, sidomos vitet e fundit.

Një valë masive emigracioni drejt Britanisë së Madhe vitet e fundit ka rritur ndjeshëm numrin e automjeteve dhe telefonave inteligjente në këtë qark.

Qarku i Lezhës dhe i Durrësit gjithashtu kanë nivel të lartë të emigracionit, ndaj pajisja e me iphone është më së shumti për komunikim ndërmjet familjeve që jetojnë të ndara./Monitor

The post Paradoksi, Lezha dhe Durrësi me papunësinë më të lartë disponojnë më shumë iphone dhe ipad appeared first on Albeu.com.

Sekuestrohen 21 celularë kontrabandë në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari
Policia në Tiranë ka sekuestruar 21 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, ndërsa ka vënë në pranga pronarin e subjektit që i tregtonte.

Njoftimi i policisë

Goditet 1 rast i tregtimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara, vihet në pranga pronari i një subjekti tregtar, sekuestrohen aparate celulare të llojeve të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 3”, kanë goditur një rast tjetër të kontrabandës së mallrave, për të cilin u bë arrestimi i shtetasit:

– B. H., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të këtij shtetasi, në Rrugën e Durrësit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 21 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com

The post Sekuestrohen 21 celularë kontrabandë në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Shqipëria humbet 70 mijë përdorues celularë
Shqipëria e mbylli tremujorin e parë të 2022 me 3.41 milionë përdorues celularë, nga 3.48 milionë në tremujorin e mëparshëm, por në rritje nga 3.17 milionë në tremujorin e parë 2021, sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postar.

Vodafone Albania kryeson me 1.52 milionë linja celulare (+11.9% nga viti në vit), e ndjekur nga One Telecommunications me 1.36 milionë (+7.4%) dhe Albtelecom me 531,250 (-1.9%).

Abonentët e linjës fikse ranë në 186,153 nga 197,324 në tremujorin e mëparshëm dhe nga 218,733 në tremujorin e parë 2021. Albtelecom ishte lider në treg me 147,301 linja (-9,4% në vit), i ndjekur nga ASC me 16,569 (-4%).

Kishte 2.05 milionë përdorues aktivë të brezit të gjerë celular (3G dhe 4G), një rënie prej 0.1 për qind në tremujorin e kaluar, por me 1.3 për qind nga viti në vit. Vodafone Albania kishte më shumë përdorues me 909,449 (-5,7%), përpara One me 850,431 (+15,3%).

Numri i lidhjeve fikse broadband ishte 521,113, me një rënie prej 2.9 për qind në tremujorin e mëparshëm, por me 0.7 për qind në rritje nga viti në vit. Albtelecom kryeson me 114,676 (-7,8%% nga viti në vit), përpara Vodafone me 113,184 (+11,8%).

Numri i abonentëve në paketat e shërbimeve të integruara (telefonia fikse, internet dhe TV) arriti në 288841, duke shënuar një rënie prej 3.1 për qind krahasuar me një vit më parë.

The post Shqipëria humbet 70 mijë përdorues celularë appeared first on Albeu.com.

Pse në Angli ka kaq shumë kabina telefonike kur tashmë të gjithë kanë celularë?
Çdo kabinë prej së cilës janë kryer më shumë se 52 telefonata në vitin e fundit do të ruhet.

Nqs dikush përmend kabina telefonike, menjëherë na vijnë në mendje kabinat e pafundme të kuqe në shtetin e Anglisë.

Po pse vallë ka kaq shumë kabina, kur secili e ka një celular?

Ndërkohë që telefonat celularë i kanë kthyer kabinat telefonike në të gjithë botën në një terren relikesh në rrezik, Mbretëria e Bashkuar ka vendosur t’i mbrojë mijëra kabinat telefonike të saj të kuqe simbol.

Rregullatori britanik i telekomunikacioneve, Ofcom, ka miratuar rregulla të reja për të shpëtuar rreth 5.000 nga 21.000 kabina në vend – të njohura si kabina telefonike në Mbretërinë e Bashkuar – për shkak të faktit se ato përdoren ende, veçanërisht gjatë emergjencave, shkruan The Associated Press para disa ditësh.

“Disa nga kabinat telefonike që ne synojmë të mbrojmë përdoren për të kryer një numër relativisht të vogël telefonatash”, tha për AP, drejtuesja e Konektivitetit të Ofcom, Selina Chadha.

“Por nëse një nga ato telefonata është e një fëmije në vështirësi, një personi që ka pësuar aksident apo dikush që po mendon vetëvrasjen, ajo linjë telefonike publike mund të jetë ende një shpëtim në një moment shumë të vështirë. Ne duam të sigurohemi që edhe njerëzit pa rrjet mbulimi, shpesh në zonat rurale, të mund të bëjnë ende telefonata”.

Telefonat me pagesë që do të mbrohen do të jenë në ato rajone me pak apo asnjë shërbim telefonik, si dhe në zona që janë pika të nxehta për aksidente apo vetëvrasje. Çdo kabinë prej së cilës janë kryer më shumë se 52 telefonata në vitin e fundit do të ruhet gjithashtu.

Nga maji i 2019-s deri në maj të 2020-s janë kryer rreth 150.000 mijë telefonata nga telefonat me pagesë drejt shërbimeve të emergjencës, dhe 45.000 të tjera janë bërë drejt linjave për ndihmë, si Samaritans, një organizatë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë që ndihmon ata të cilët kanë nevojë për mbështetje emocionale apo janë në rrezik vetëvrasje.

Thuajse gjysma e kabinave telefonike në Mbretërinë e Bashkuar janë hequr, sipas grupit BT (i njohur më parë si British Telecom) dhe më shumë se 6500 po përdoren për një qëllim të ri, nëpërmjet nismës Adopt a Kiosk, ku grupe komunitare të autorizuara mund të blejnë një të tillë për 1 paund.

Ndërsa disa shërbejnë për shpëtimin e jetës në mënyra të tjera, si ruajtja e defibrilatorëve publikë, në Loweswater, të tjerë përdoren në forma më krijuese.

Një kabinë e kuqe në Warley, West Yorkshire, u shndërrua në Muzeun më të Vogël në Botë.

Një tjetër kabinë në North Yorkshire, i blerë nga komuniteti i Settle, u shfrytëzua në vitin 2013 nga bateristi i Queen, Brian May, për një ekspozitë.

Kabina e kuqe telefonike në Green në Hunsworth është shndërruar në një vend për shkëmbimin e librave.

The post Pse në Angli ka kaq shumë kabina telefonike kur tashmë të gjithë kanë celularë? appeared first on Albeu.com.

Ekspertët: Pse nuk duhet ta karikoni kurrë celularin në makinë?
Me siguri shumica prej tyre i është dashur të karikojë celularin në makinë. Sidomos nëse keni bërë një udhëtim të gjatë. Megjithatë, ekspertët thonë se ky zakon gjatë udhëtimit me makinë është në fakt një nga gabimet më të këqija që mund të bëni.

Cila është arsyeja? Portat USB të makinës zakonisht ofrojnë tension të ulët dhe celulari merr më pak energji sesa duhet për të punuar. Përveç kësaj, kur vendosni të karikoni telefonin në një port USB me fuqi të ulët, telefoni “thith” energjinë me një ritëm shumë më të shpejtë se sa e mbështet porti.

Përveç kësaj, për shkak të tensionit të ulët sistemi i karikimit konsumohet. Si rrjedhojë, do të vini re se telefoni ndalon së ngarkuari ose nuk karikohet fare. Ku mund të jetë shkaku.

The post Ekspertët: Pse nuk duhet ta karikoni kurrë celularin në makinë? appeared first on Albeu.com.