cela Archives - Albeu.com

Skandali në IKMT, Klesti Çela, drejtori i mjedisit e dhunoi me qytë pistolete në zyrë Fatmir Metën! Inspektori i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Incidenti s’do kalojë pa përgjegjësi
Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka vendosur pezullimin nga detyra të dy drejtorëve të Inspektoratit Kombëtarë të Mbrojtjes së Territorit, Klesti Çela dhe Fatmir Meta.

Ngjarja e rëndë u raportua sot nga gazetaja Klodiana Lala, ky mësohet se drejtori i Mjedisit në IKMT ka dhunuar drejtorin e zbatimit të vendimeve, Fatmir Meta.

Ngjarja ka ndodhur në zyrën e Fatmir Metës, ky Klesti Çela dhe tre persona të tjerë e kanë dhunuar këtë të fundit me qyta pistolete.

Por për Dashnor Sulën ngjarje të tilla nuk do kalojnë papërgjegjësi. “Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal. Paralelisht, janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi”, thekson njoftimi i Inspektorit të Përgjithshëm.

Me tej shtohet se: “Inspektorati i Përgjithshëm nuk toleron asnjë formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme apo cenim të integritetit institucional. Administrata publike duhet të jetë model korrektësie, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie. Integriteti i institucionit dhe besimi i qytetarëve janë prioritet absolut”.

DEKLARATË PËR SHTYP, INSPEKTORI I PERGJITHSHEM

Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Pas ngjarjes së ndodhur, Inspektorati i Përgjithshëm ka marrë menjëherë masat administrative dhe ligjore ndaj personave të përfshirë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit zyrtar nga IKMT, strukturat përgjegjëse të Inspektoratit të Përgjithshëm kanë nisur verifikimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes. Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal. Paralelisht, janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.

Inspektorati i Përgjithshëm nuk toleron asnjë formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme apo cenim të integritetit institucional. Administrata publike duhet të jetë model korrektësie, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie.

Integriteti i institucionit dhe besimi i qytetarëve janë prioritet absolut.

Inspektorati i Përgjithshëm do të vijojë të informojë publikun dhe mediat mbi ecurinë e procedurave.

The post Skandali në IKMT, Klesti Çela, drejtori i mjedisit e dhunoi me qytë pistolete në zyrë Fatmir Metën! Inspektori i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Incidenti s’do kalojë pa përgjegjësi appeared first on Albeu.com.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Olsian Çela: Të veprojmë për të përmirësuar sigurinë e magjistratëve
Këtë të hënë, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit që ai drejton gjatë vitit 2024, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Një nga çështjet kryesore që Çela ngriti, ishte ajo e sigurisë së njerëzve të drejtësisë, pas ngjarjes së rëndë të fillim tetorit 2025, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit.

“Janë dy elementë, disa lidhen me standardet dhe garancitë që kanë të bëjnë me statusin. Sa i përket godinave, jemi në fazën e projektimit të tyre, por ka një vonesë. U bënë disa vite që e ngre si shqetësim, situata nuk është aspak e mirë”, deklaroi Çela.

Sipas tij, veçanërisht në Tiranë, kushtet e punës për prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore janë bërë të papërballueshme.

“Në Tiranë nuk kemi më hapësira për prokurorët dhe oficerët. Situata është e papërballueshme. Duhet një zgjidhje sa më e shpejt”, theksoi ai.

Duke iu referuar vrasjes së gjyqtarit Kalaja, Çela nënvizoi se kjo tragjedi duhet të shërbejë si nxitje për të vepruar menjëherë në drejtim të përmirësimit të masave të sigurisë.

“Siguria e magjistratëve lidhet me gjendjen e godinave dhe me stafet e sigurisë. Ka shumë vend për përmirësim. Ngjarja e rëndë është një nxitje për të vepruar sa më shpejt. Do të kemi disa kërkesa konkrete për Kuvendin që lidhen me këtë çështje”, përfundoi ai.

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Olsian Çela: Të veprojmë për të përmirësuar sigurinë e magjistratëve appeared first on Albeu.com.

Kodi i ri Penal/ Dumani: Nuk jemi përfshirë në hartimin e tij, kryeprokurori Çela bie dakord
Këtë të enjte, gjatë takimit me dyer të mbyllura me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani ka komentuar edhe Kodin e ri Penal.

Ai u shpreh se debati për draftin është i pritshëm, si në nivel profesional ashtu edhe në atë shoqëror.

Sipas tij, debati që duhet të ishte bërë në lidhje me këtë temë qëndron në nevojën që ekzistonte apo jo për të.

“A ishte i nevojshëm një kod i ri? Ky ishte debati që duhet të ishte bërë. Apo mund të bëheshin ndryshime në kodin aktual”, mësohet të jetë shprehur Dumani gjatë takimit.

Gjithashtu, Dumani theksoi se mendon që ka nevojë për ndryshime në kodin aktual, por theksoi se diskutimi duhet të fillonte në këtë mënyrë, pra nëse kishte nevojë për një kod të ri.

Mes të tjerash, Dumani tregoi se SPAK nuk është përfshirë në hartimin e këtij drafti dhe se ky i fundit nuk u është vendosur në dispozicion, ndërsa sqaroi se në momentin që kjo do të ndodhë do të ketë edhe një dhënie mendimi.

Ai shtoi se ka ndjekur edhe reagimin e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, në lidhje me draftin dhe u shpreh se në disa aspekte ndante të njëjtat mendime me të.

Kujtojmë se Çela u tregua kritik ndaj draftit të Kodit të ri Penal duke thënë se në të përfshihen nene të paqarta dhe se ky kod do të krijojë konfuzion.

The post Kodi i ri Penal/ Dumani: Nuk jemi përfshirë në hartimin e tij, kryeprokurori Çela bie dakord appeared first on Albeu.com.

SPAK e dyshon për përfitime monetare të paligjshme, Artan Hoxha: Nuk kam marrë para nga Suel Çela
Në Shqipëri, SPAK-u dha sot detaje mbi operacionin e një dite më parë ndaj organizatës kriminale, që drejtohej nga Suel Çela, i shpallur në kërkim.

SPAK-u bën të ditur se organizata trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt BE-së, kishte lidhje me gjyqtarë, policë dhe gazetarë.

Mes të dyshuarve janë edhe gazetarët e kronikës së zezë Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët, sipas Prokurorisë, dyshohet të kenë marrë para nga Çela për qëndrimet e mbajtura në daljet mediatike apo artikuj të shkruar prej tyre.

Por gazetari Hoxha, i pyetur nga Zëri i Amerikës, mohoi kategorikisht akuzën, ndërsa thotë në reagimin e tij se kurrë nuk e ka përdorur profesionin në favor të krimit, politikës dhe biznesit.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar detajoi sot në njoftimin publik se grupi i drejtuar nga Suel Çela ishte përqëndruar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine, si dhe ishte përfshirë në vrasje e tentativa për vrasje, goditjen e një organizate rivale në qytetin e Elbasanit, si dhe korruptimin e funksionarëve të policisë dhe drejtësisë.

Hetimi që çoi në goditjen e organizatës së Suel Çelës ka patur si bazë, ndër të tjera, komunikimet e koduara përmes Sky dhe Encrochat-it, dhe është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë së Francës, Belgjikës, Holandës, Ekuadorit si dhe me Europol-in dhe Eurojust-in.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Çela synonte “kontrollin e territorit, kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke përdorur mekanizma të ndryshëm si dhe dhunë të vazhdueshme ndaj grupeve rivale kriminale”, ndërsa lënda narkotike nga vendet e Amerikës Latine përfundonte në tregjet europiane, si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.

Sule Çela, i konsideruar si kreu i organizatës, ishte sipas SPAK-ut “përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe, ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve”.

Prokuroria e Posaçme deklaron se ka arritur të dokumentojë një vrasje të mbetur në tentativë në vitin 2020, përpjekjet për vrasjen e dy personave po në vitin 2020, dy tentativa për trafikimin 930 kg dhe 466 kg kokainë nga Ekuadori, drejt vendeve europiane, në dhjetor të vitit 2020 dhe në janar të vitit 2021, si dhe “ushtrimin e ndikimit përmes akteve korruptive në segmente të caktuara të sistemit të drejtësisë, policisë së shtetit dhe medias”.

Përveç anëtarëve të organizatës, urdhërat e arrestit kanë përfshirë dhe ish komisarin Dedan Gjoni, i arrestuar më herët për lidhje me organizata kriminale si dhe ish gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila ndodhej nën arrest shtëpie për një episod tjetër. Sipas Prokurorisë së Posaçme “duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale”. Organizata, shfrytëzonte lidhjet me njerëz në polici dhe drejtësi, jo vetëm për të lehtësuar aktivitetin e saj, por dhe për të goditur rivalët e vet.

Hetimi solli lëshimin e 19 urdhërave të arrestit dhe masave “detyrim paraqitje” për dy gazetarët e kronikës së zezë Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët sipas Prokurorisë dyshohet të kenë marrë para nga Çela, për qëndrime që ata kanë mbajtur në daljet mediatike apo artikuj të shkruar prej tyre.

Dy gazetarët e njohur të kronikës Hoxha dhe Qyno dyshohet se ndihmonin organizatën për të ndikuar në opinionin publik, me qëllim dobësimin e pozitave të grupeve rivale.

Por gazetari Artan Hoxha, i kontaktuar nga Zëri i Amerikës, mohoi akuzën kategorikisht në reagimin e tij, ku thekson se nuk ka qenë bashkëpunëtor i ndonjë organizate kriminele, dhe se nuk e ka përdorur kurrë profesionin në favor të interesave të krimit, politikës apo biznesit.

“Do të provojmë në gjykatë se akuzat ndaj nesh janë të padrejta dhe se shërbimi që i kemi bërë publikut ka qenë tërësisht profesional, korrekt, i paanshëm, duke i qëndruar gjithmonë publikimit të së vërtetës”, tha zoti Hoxha.

Ai shtoi se në rastin konkret, përkundrazi ka denoncuar veprimtarinë e këtyre organizatave kriminale, lidhjet e tyre me agjencitë e zbatimit të ligjit si dhe bashkëpunimin me njerëz të pushtetit.

SPAK-u theksoi se “Suel Çela ka synuar të manipulojë perceptimin publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën. Trysnia për hetime pasurore në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas tij, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjten kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve”.

Prokuroria tha se “dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët Hoxha dhe Qyno, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik”.

Por zoti Hoxha theksoi se akuza si pjesëtar i një organizate është krejtësisht e pambështetur në prova dhe fakte të vërteta apo të besueshme, ndërsa organi i hetimit ka ngatërruar qëllimisht profesionin e gazetarit, teknikat gazetareske për të marrë informacion me aktivitetin kriminal të një organizate kriminale.

“Veprimi i SPAK-ut është shoqëruar nga një lumë akuzash dhe të pavertetash të publikuara në media nga eksponentë të rëndësishëm politikë, për të cilët kam publikuar akte korruptive në të kaluarën. Duket e çuditshme, për të mos thënë e qëllimshme, që SPAK-u vendos të veprojë ndaj dy gazetarëve kryesorë, të cilët kanë denoncuar informacione të siguruara nga rrjeti i kriptuar SkyeCC, të cilat tregojnë implikimin e krimit të organizuar me njerëz të politikës dhe zbatimit të ligjit. Kontrolli i paligjshëm i kryer në banesat tona, duke na sekuestruar mjetet dhe arkivën e punës si gazetarë, u shoqërua me akuzat që na kanë adresuar në mënyrë të padrejtë”, tha zoti Hoxha.

Ai theksoi se në karrierën 30-vjeçare si gazetar investigativ, jo vetëm nuk ka bashkëpunuar me krimin e organizuar aq më pak të ketë kuruar imazhin e tij, por ka rrezikuar jetën e vet dhe të familjes, duke denoncuar aktivitetin e krimit të organizuar, bosët më të rëndësishëm të tij, lidhjet e tyre me pushtetin dhe politikën në dëm të shoqërisë shqiptare dhe të vendit.

Dje u kontrollua imtësisht banesa e gazetarit Hoxha dhe iu sekuestrua të gjithë mjetet e punës dhe arkiva elektronike, si dhe dokumentare, ndërsa në orët e pasdites u thirr në SPAK dhe iu komunikua se kontrolli ka qenë i paligjshem, duke ia kthyer të gjitha sendet e sekuestruara.

Personat e përfshirë deri më tani në këtë hetim të SPAK-ut dyshohen për të paktën 9 vepra të ndryshme penale, nga vrasje në tentativë, trafik lëndësh narkotike, organizatë kriminale, korrupsion apo pastrim parash./ VOA

The post SPAK e dyshon për përfitime monetare të paligjshme, Artan Hoxha: Nuk kam marrë para nga Suel Çela appeared first on Albeu.com.

Olsian Çela raporton në Kuvend: Probleme me vakancat, Vlora është qarku me kriminalitetin më të lartë
Këtë të hënë, kryeprokurori Olsian Çela, ka prezantuar në Kuvend raportin për vitin 2023. Çela theksoi se kriminaliteti më i lartë është regjistruar në qarkun e Vlorës.

Sipas tij, gjatë vitit që lamë pas, ka tendenca të ashpërsimit të masave të sigurisë.

“Edhe më 2023, kemi probleme me vakancat. Problemet me vakancat janë shkaktuar nga vettingu. Përqindjen e kriminalitetit më të lartë e ka pasur qarku Vlorë, ndërsa atë me kriminalitetin më të ulët e ka pasur qarku Dibër. Gjatë 2024, janë regjistruar mbi 23 mijë vepra penale. Ka tendencë ashpërsimi të masave të sigurimit”, tha Çela.

RAPORTI PËRMBLEDHËS I RAPORTIT VJETOR TË PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM

“MBI GJENDJEN E KRIMINALITETIT PËR VITIN 2023”

Përgjatë vitit 2023 në të gjithë nivelet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm ka vijuar krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 38 % të prokurorëve (rivlerësimi kalimtar). Megjithë problemet e krijuara nga këto mungesa të theksuara në organikë, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë ushtruar me përgjegjësi kompetencat bazuar në kuadrin ligjor në fuqi, rekomandimet e institucioneve kushtetuese dhe ndërkombëtare, si dhe në prioritetet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga procesi i integrimit me Bashkimin Europian.

TREGUESIT KRYESORË SIPAS FAZAVE TË PROCEDIMIT PENAL

Treguesit e hetimeve paraprake, pesha dhe tendencat e tyre

Gjatë vitit 2023, në organin e prokurorisë janë trajtuar 55253 materiale kallëzuese që përbën një ulje prej 9,4 % në krahasim me vitin 2022. Janë ndjekur gjithsej 45715 procedime penale, nga të cilat 24095 janë procedime penale të regjistruara, dhe janë mbartur 21011 procedime penale. Është vendosur mosfillimi për 9946 referime dhe kallëzime penale.

Numri më i madh i procedimeve penale të regjistruara rezulton në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me 35,12 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi; në fund janë prokuroritë Kukës 2,37 %; Dibër 2,31 % ,të numrit total të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi.

Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2023 është 872, ndërsa në vitin 2022 koefiçenti i kriminalitetit ka qenë 920. Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë.

Ndër grupveprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara, evidentohet se veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara me 31,71 %, por me një ulje 1,54 % krahasuar me vitin 2022; veprat penale vjedhja e pasurisë përbëjnë 23,64 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve të regjistruara, të cilat kanë ulje 16.39 % krahasuar me vitin 2022; sërish me një tendencë ulje të ndjeshme si në vitin e kaluar; veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes 6,2%, me një ulje prej 4.68 % në krahasim me vitin 2022.

Tendencë në rritje është vërejtur për veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës”, 12,86 %; veprat penale kundër sekretit dhe kufijve shtetërorë, 9,20 %; veprat penale në fushën kibernetike, 22,35 %; veprat penale të trafiqeve të paligjshme”, 47,59 %; veprat penale kundër prodhimit dhe kultivimit të narkotikëve”, 13,81 %.

II.EFIÇENCA NË PËRFUNDIMIN E NDJEKJES PENALE DHE E KËRKESAVE NË GJYKATË

Efiçenca në hetimet hetimet paraprake dhe ndjekjen penale

Gjatë vitit 2023 janë përfunduar 23419 çështje prej të cilave: 41,21 % janë dërguar për gjykim, 25,76 % janë pushuar, 30,04 % janë pezulluar.

Janë paraqitur në gjykatë 12259 kërkesa lidhur me masat e sigurimit personal. Lidhur me të dhënat për caktimin e masave të sigurimit shtrënguese për vitin 2023, për 55,31 % të të pandehurve të regjistruar ( 32,03 % të personave në hetim) është kërkuar caktimi i një mase sigurimi shtrënguese. Ndërkohë, rezulton se 59,32 % e kërkesave, lidhet me caktimin e një mase sigurimi me arrest, masa këto të kërkuara për 32,81 % të të pandehurve regjistruar ( 19 % të personave në hetim). Në raport me vitin 2002, në tërësi vihet re një tendencë ashpërsimi në aplikimin e masave të sigurimit.

Janë dërguar në gjykatë 9652 çështje me akuzë ndaj 11401 të pandehurve. Raporti ndërmjet çështjeve dërguar në gjykatë dhe çështjeve të pushuara është 61,54 % me 38,46 %.

Në gjykatë janë dërguar 136 kërkesa për miratim të urdhrit penal në lidhje me 139 të pandehur, tregues ky në ulje të ndjeshme nga një vit më parë.

Në gjykatë gjithashtu janë dërguar 143 kërkesa për miratim të marrëveshjes së fajësisë në lidhje me 148 të pandehur, shifra këto më të ulta se në vitin 2022.

Ndërkohë, është kërkuar gjykimi i drejtëpërdrejtë për 283 çështje me 286 të pandehur, që krahasuar me vitin 2022, përbëjnë rritje prej 15,51 % të numrit të çështjeve dhe 15,79 % të numrit të të pandehurve për të cilët është kërkuar ky lloj gjykimi.

Gjatë vitit 2023, u dërguan në gjykatë për pushim 4912 çështje. Nga të dhënat rezulton se për 133 çështje gjykata ka vendosur kthimin e akteve dhe vazhdimin e hetimeve.

Efiçenca në kërkesat për gjykim dhe përfaqësimin e çështjes/akuzës në gjykatë

Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2023 janë dënuar 7254 të pandehur dhe për 199 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm ose për 2,67 %.

Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2023 urdhrat për ekzekutim e vendimeve gjyqësore penale të formës së prerë (në vijim: vendime) të dënimeve kryesore me burgim, gjobë dhe dënime plotësuese, zënë 35,40 % të totalit të urdhrave për ekzekutim të lëshuara nga prokurori, ndërsa urdhrat për ekzekutim të dënimeve alternative zënë 64,60 % të totalit të urdhrave për ekzekutim të lëshuara nga prokurori. Gjatë vitit 2023 janë ekzekutuar 4627 vendime, ndërsa kanë mbetur pa u ekzekutuar 2093 vendime.

Efektiviteti i ndjekjes penale për disa grupvepra penale me tendencë në rritje ose në ulje sipas shtrirjes gjeografike, në vitin 2022

Prokurorët në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore në Policinë e Shtetit dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, kanë vijuar rolin aktiv në kryerjen e hetime proaktive dhe/ose me përdorim të mjeteve të posaçme të hetimit, në kuadrin e 514 procedimeve penale ku janë arrestuar në flagrancë apo ndaluar 474 persona të dyshuar për krime kundër rendit dhe sigurisë publike, kundër jetës dhe kundër autoritetit të shtetit, dhe për vepra penale kundër lirisë së personit, korrupsion, shpërdorim detyre, në fushën e narkotikëve, pastrimi produkteve të veprimtarisë kriminale, trafiqe të paligjshme e vepra të tjera të rënda, duke parandaluar kështu pasoja të mëtejshme për shtetin dhe shtetasit.

Në shifra të përgjithshme, gjatë vitit 2023 janë ekzekutuar 1121 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake dhe 456 autorizime dhe urdhra të prokurorit. Për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 2675 pajisje fundore në përdorim të 2492 personave të dyshuar si të përfshirë në vepra penale.

Për veprat penale të korrupsionit në kompetencë lëndore të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, janë regjistruar 170 procedime me 123 të pandehur dhe 140 procedime me 151 të pandehur janë dërguar për gjykim. Prokurorët kanë rritur rolin aktiv për veprat penale të korrupsionit dhe ato që lidhen me detyrën duke filluar kryesisht 18 procedime penale, ndaj 16 të filluara në vitin 2022 dhe në kryerjen e hetime proaktive dhe/ose me përdorim të mjeteve të posaçme të hetimit, në 31 procedime penale. Ky proces i ka shërbyer si parandalimit dhe/ose ndërprerjes së mëtejshme të veprimtarisë kriminale, ashtu dhe goditjes/finalizimit me arrestimin në flagrancë apo ndalimin e 7 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale në kompetencë të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm.

Hetimet proaktive kanë bërë të mundur që të sigurohen të dhëna jo vetëm për veprën penale për të cilën është regjistruar procedimi, por edhe për zbulimin në 6 (gjashtë) raste të kryerjes së veprës penale të korrupsionit dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje, të parashikuara nga nenet 319, 319/c, 319/ç, dhe 328 të Kodit Penal në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme, që ka mundësuar kryerjen e hetimeve të mëtejshme nga ajo prokurori.

Nga 44 referime/procedime penale të transferuara nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe të pranuara nga Prokuroria e Posaçme, janë regjistruar 32 procedime penale për vepra që lidhen me korrupsionin në nivele të larta ose vepra penale që lidhen me detyrën.

Sa i përket veprave penale në fushën e prodhimit, shitjes dhe kultivimit të narkotikëve, rezulton se pesha specifike që ky grup veprash penale zë për vitin 2023 përkundrejt numrit total të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi, është 7,28 %, ndërsa për vitin 2022 ka qenë 6 %.

Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2023 ka një rritje prej 13,81 % të numrit të procedimeve të regjistruara për këtë grup veprash penale në krahasim me vitin 2022. Numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për veprat penale të prodhimit dhe kultivimit të narkotikëve është në prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë: Tiranë regjistruar 27 % të numrit total të procedimeve të regjistruara, Lezhë regjistuar 15 % e numrit total të procedimeve të regjistruara për këto vepra në shkallë vendi, Shkodër 14 %, Fier 10 %, e procedimeve të regjistruara etj, ndërsa vërehet se numri më i vogël i procedimeve penale të regjistruara për këtë grupvepër është në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë: Sarandë, Gjirokastër, ku janë regjistruar 2 % e numrit të procedimeve penale në shkallë vendi për këtë grupvepër. Për këtë grup veprash, 77,59 % e kërkesave të prokurorit për masa sigurimi lidhen me caktimin e masave të sigurimit me arrest dhe nga gjykata në 70,37 % të kërkesave është vendosur masë sigurimi me arrest.

Referuar të dhënave statistikore, për veprën penale “Dhuna në familje” neni 130/a i Kodit Penal, për vitin 2023 janë regjistruar 1396 procedime penale, me 1078 të pandehur ose me ulje 3,92 % të procedimeve dhe ulje 11,35 % të pandehurve të regjistruar krahasuar me vitin 2022. Janë dërguar për gjykim 996 procedime me 1048 të pandehur.

Efektiviteti i ndjekjes penale është i lartë në kryerjen e hetimeve dhe ndjekjen për veprën penale të dhunës në familje në vitin 2023, ku evidentohet se çështjet e dërguara në gjyq janë në përqindje shumë më të lartë se ato të pushuara, përkatësisht 71,35 % dërguar gjyqit dhe 21,35 % të pushuara.

Lidhur me ashpërsimin e politikës penale për veprën penale “Dhuna në familje” sipas nenit 130/a i Kodit Penal, të dhënat statistikore evidentojnë se kërkesat e prokurorit lidhur me masat e sigurimit për persona që kanë kryer këtë vepër janë të ashpra, ku 89,04 % janë kërkesa për masa sigurimi me arrest me rritje në krahasim me vitin 2022 ku kërkesat për arrest ishin më masën 86,13 %. Kërkesat për caktimin e dënimit, për të pandehurit e akuzuar për këtë vepër penale rezultojnë se 61,82 % e kërkesave janë për caktimin e dënimit me burg dhe 38,18 % e kërkesave janë për caktimin e alternativave të dënimit me burg, shifra përafërsisht të njëjta me vitin 2022.

Në seancën plenare të FATF, zhvilluar në datë 27 tetor 2023 në Paris, është vendosur dalja e Shqipërisë nga lista e juridiksioneve nën monitorim të shtuar, e njohur si “lista gri”. Ky rezultat ka ardhur ndër të tjera nëpërmjet reformave dhe politikave të zbatuara në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe veçanërisht si rezultat i gadishmërisë për bashkëpunim, transparencës së treguar dhe rezultateve tepër pozitive të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm në hetimin e pastrimit të parave. Për këtë Shqipëria nuk do t’i nënshtrohet më monitorimit të shtuar të FATF.

Rezultati i këtyre masave është progresi i evidentuar me rritjen e efektivitetit në hetimet për veprat penale të pastrimit të parave të parashikuara nga nenet 287 e 287/b të Kodit Penal. Të dhënat statistikore të vitit 2023 tregojnë se për veprat penale të parashikuara nga nenet 287 dhe 287/b të Kodit Penal, janë regjistruar 158 procedime penale të reja dhe 15 të pandehur, ndërkohë 14 procedime me 27 të pandehur u dërguan për gjykim dhe 22 të pandehur rezultojnë të dënuar. Në këtë periudhë vetëm për veprën penale të pastrimit të parave sipas nenit 287 të Kodit Penal janë regjistruar 156 procedime të reja me 11 të pandehur, dhe 11 procedime me 16 të pandehur janë dërguar për gjykim.

Sa i përket hetimeve financiare dhe pasurore për sekuestrimin/konfiskimin e pasurisë, në vitin 2023, kuadrin e hetimit dhe ushtrimit të ndjekjes penale për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” sipas nenit 287 të K.Penal dhe për vepra të tjera penale të lidhura me to, në zbatim te nenit 36 të Kodit Penal dhe neneve 274 dhe/ose 210, 190 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, mbi kërkesat e prokurorëve gjykatat kanë vendosur: -konfiskime pasurie/aseteve kriminale në kuadrin e 6 çështjeve, numër i njëjtë me vitin 2022 , dhe -sekuestrime pasurie/aseteve kriminale në kuadrin e 24 çështjeve, nga 18 për vitin 2022.

Në zbatim të nenit 3/1 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, në kuadrin e procedimeve/hetimeve pasurore, mbi kërkesat e prokurorëve gjykatat kanë vendosur: -8 konfiskime pasurie/asete kriminale dhe -10 sekuestrime pasurie/asete kriminale nga 7 në vitin 2022.

Në shifra, rezulton se janë sekuestruar rreth 97 prona të paluajtshme, 16 340 m2 truall, 28 746 m2 arë, 11 llogari bankare në vlerën rreth 2,53 milionë euro dhe 434 milionë lekë, në total rreth 6.87 milionë euro etj. Ndërkohë është kryer konfisikimi për 19 pasuri të paluajtshme dhe rreth 500 000 euro.

III. Bashkëpunimi ndërkombëtar

Prokuroria e Përgjithshme ka vijuar ndërveprimin për rritjen e efiçencës në bashkëpunimin me autoritetet gjyqësore të huaja në fushën penale. Gjatë vitit 2023, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme kanë forcuar më tej intensitetin në fushën e marrëdhënieve juridiksionale. Janë trajtuar 171 praktika ekstradimi nga jashtë drejt Shqipërisë, ndër të cilat janë përfunduar 45 dhe 99 praktika ekstradimi nga Shqipëria për jashtë, ndër të cilat janë përfunduar 48.

Eficiencë e lartë është treguar në ekzekutimin e letërporosive ku në 431 letërporosi nga jashtë drejt Shqipërisë, janë përfunduar 229, ndërkohë që në 491 letërporosi nga Shqipëria drejt vendeve te tjera, janë përfunduar 152. Janë trajtuar 280 urdhër arreste ndërkombëtare të lëshuara nga autoritetet e huaja për shtetasit shqiptarë të cilët nuk mund të ekstradohen për shkak të shtetësisë shqiptare, nga të cilat 125 të përfunduara etj. Impakt në volumin e punës kanë pasur edhe marrëveshjet dypalëshe të nënshkruara. Marrëveshja ndërmjet Mbretërisë së Spanjës dhe Republikës së Shqipërisë si shtesë e Konventës Europiane “Për Ekstradimin” e vitit 1957 e cila me hyrjen në fuqi në mars të vitit 2022 u zbatua menjëherë duke filluar procedurat e ekstradimit të shtetasve shqiptarë drejt Spanjës.

Në tërësi për vitin 2023 rezultojnë 9 praktika ekstradimi drejt Spanjës, nga të cilat 8 janë përfunduar. Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut “Për transferimin e personave të dënuar” e ratifikuar me ligjin nr. 125 datë 16.12.2021, hyri në fuqi në datë 05.05.2022. Gjatë vitit 2023 janë paraqitur 38 kërkesa për transferimin e të dënuarve nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri. Prokuroria e Përgjithshme së bashku me Ministrinë e Drejtësisë po bashkëpunojnë ngushtë edhe me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë për shmangien e vështirësive që hasen lidhur me këto praktika dhe realizimin me sukses të transferimeve.

Prokurori i Përgjithshëm në cilësinë e përfaqësuesit të autoritetit kompetent ka vijuar zbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Eurojust, nëpërmjet veprimtarisë të Prokurorit Ndërlidhës të Shqipërisë në Eurojust, prania e të cilës ka vijuar konsolidimin e përvojës dhe kapaciteteve, në drejtim të bashkëpunimit, koordinimit të hetimeve dhe shkëmbimit të shpejtë të informacionit me autoritet gjyqësore të vendeve evropiane dhe të vendeve të rajonit. Referuar të dhënave nga Zyra e Prokurorit Ndërlidhës Shqiptar në Eurojust, për vitin 2023, janë mbështetur nga Eurojust 5 skuadra të përbashkëta hetimore të reja, dhe 17 skuadra të përbashkëta hetimore me autoritetet gjyqësore të huaja, që vijojnë punën e nisur në vitet e mëparshme. Shqipëria ka marrë pjesë në 22 mbledhje koordinuese, si organizuese në 3 prej tyre dhe e ftuar në 19 mbledhje të organizuara nga shtete të tjera.

Dekriminalizimi

Gjatë vitit 2023, nga Sektori i Dekriminalizimit është ndjekur procesi i verifikimit të thelluar të të dhënave të vetëdeklaruara në formular, në zbatim të ligjit nr. 138/2015, për 155 subjekte. Nga 91 kërkesa të reja, gjatë vitit 2023 janë regjistruar 77 procese për verifikim të thelluar në zbatim të ligjit nr. 138/2015. Këto procese, sipas organeve kompetente që kanë kërkuar verifikimin e thelluar të të dhënave të vetëdeklaruara në formularë nga subjektet, për vitin 2023, ju përkasin, 38 kërkesave të bëra nga Departamenti Administratës Publike dhe 39 të bëra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjatë vitit 2023 janë përfunduar 85 procese për verifikim të thelluar nga të cilat 29 vendime janë procese të regjistruara gjatë vitit 2023 dhe 56 (pesëdhjetë e gjashtë) vendime janë procese të mbartura nga vitet 2017 – 2022.

Nga rastet për të cilat ka përfunduar procesi i verifikimit të thelluar në vitin 2023 dhe miratuar rezultati, mbështetur në nenet 69, 74 e 76 të Kodit të Procedurës Penale, për 9 persona, materiali është kaluar për kompetencë në prokuroritë përkatëse, si të dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, nga të cilat 4 janë për kërkesat e vitit 2023, 2 (dy) për kërkesat e vitit 2020 dhe 3 (tre) për kërkesat e vitit 2021. Personat që kanë rezultuar të kenë plotësuar formularin e vetëdeklarimit me të dhëna të rreme, ju përkasin kërkesave për verifikim të ardhura si vijon:

8 (tetë) nga Departamenti i Administratës Publike;

1 (një) nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zbatimi i hartës së re gjyqësore dhe përmirësimi i infrastrukturës për rritjen e eficiencës në prokurori

Në kuadrin e hartës së re gjyqësore, Prokuroria e Përgjithshme mori të gjitha masat e nevojshme administrative në bazë të një sërë aktesh nënligjore të miratuara dhe u arrit që zbatimi i i saj të kryhej me sukses, pas asnjë problem në vijueshmërinë e punës. Gjatë kësaj faze është u koordinua dhe bashkëpunua me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Ministrinë e Drejtësisë. Çështja kryesore që mbetet të zgjidhet në kuadër të hartës së re gjyqësore lidhet me infrastrukturën. Nga ana jonë janë planifikuar disa masa që për realizimin e tyre kërkojnë angazhim ndërinstitucional. Ka përfunduar detyra e projektimit nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorinë Tiranë, për ndërtimin e një godine të re akomodimi për të gjitha institucionet e sipërcituara. Pas vënies në dispozicion nga Bashkia Tiranë të një sheshi ndërtimi, do të vijohet me hartimin e projektit, por duhet të zgjidhet çështja e financimit. Për Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është kërkuar Bashkisë Fier marrja në administrim e një godine tjetër pasi godina ekzistuese nuk i plotëson nevojat. Mbetemi në pritje të realizimit të plotë të marrëveshjes ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë për vënien në dispozicion të ambienteve akomoduese shtesë/ndërtesa ekzistuese të cilat më pas do t’i nënshtrohen rikonstruksionit dhe përshtatjes, për prokuroritë dhe gjykatat në rrethet Gjirokastër, Vlorë dhe Durrës. Edhe pas këtyre masave, problem do të vijojnë të mbeten Prokuroria Durrës dhe ajo Sarandë, ku ambjentet ekzistuese janë të pamjaftueshme nëse do të plotësoheshin organikat.

Problem urgjent që mbetet për t’u zgjidhur është ai që lidhet me arkivat, ku situata po rëndohet së tepërmi. Vlerësoj se ka nevojë për ndërhyrje ligjore si dhe marrjen e masave ndërinstitucionale për sigurim të infrastrukturës që do të mundësojë ruajtjen e tyre.

Sa i përket sistemit të menaxhimit të çështjeve, është ngritur grupi i ekspertëve mbështetës për sistemin e qendërzuar të çështjeve për të siguruar mbështetje dhe koordinim sa më efektiv të prokurorisë për realizimin e këtij projekti. Është bashkërenduar puna me Qendrën e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë dhe është hartuar korniza e ndërveprimit të sistemeve të reja të sistemit të drejtësisë (ku përfshihet edhe sistemi CAMS) e cila përfshin ndër të tjera ndërlidhjen e sistemeve elektronike të tyre ndërmjet tyre, por edhe me bazat e të dhënave shtetërore me protokolle informatike, për një komunikim sa më efiçent dhe të sigurtë. Ndërkohë që kemi nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e Delegacionit të BE në Shqipëri për mbështetjen prej fondeve të BE së sistemit të ri CAMS.

The post Olsian Çela raporton në Kuvend: Probleme me vakancat, Vlora është qarku me kriminalitetin më të lartë appeared first on Albeu.com.

Çela raporton për vitin 2023 në KLP: Vit sfidues prej hartës së re gjyqësore, mungojnë 123 prokurorë
Kryeprokurori Olsian Çela, po raporton sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për punën e prokurorisë përgjatë vitit 2023. Gjithashtu, Prokurori i Përgjithshëm u ndal edhe numri i prokurorëve.

“Në vitit 2023 numri faktik i prokurorëve në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm ka qenë 198 (përfshirë dhe emërimet në korrik të 26 magjistratëve të rinj). Ky tregues evidenton strukturën faktike me 62 % të prokurorëve kundrejt numrit organik prej 321 prokurorësh dhe mungesën e 38 % të numrit të prokurorëve.

Në këtë vështrim, gjendja e numrit faktik të prokurorëve sipas niveleve të prokurorive ka qenë: – 177 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, ose 101 prokurorë më pak krahasuar me numrin organik (64 % e strukturës organike); 10 prokurorë në prokurorinë pranë Gjykatës të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ose 16 prokuror më pak krahasuar me numrin organik (38 % e strukturës organike) dhe 11 prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme ose 6 prokurorë më pak se numri organik (65 % e strukturës organike)”, tha Çela.

Çela e cilësoi këtë vit si një vit sfidues prej hartës së re gjyqësorë.

“Viti 2023 ishte një vit sfidues për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të çështjeve administrative dhe procedurale që lidheshin me zbatimin e hartës së re gjyqësore dhe vijimit të uljes së numrit të prokurorëve si pasojë e pezullimit apo shkarkimit gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar.

Megjithatë, përpjekjet dhe profesionalizmi i prokurorëve në të gjithë nivelet pavarësisht ngarkesës, dhe bashkëpunimi institucional dhe ndërinstitucional, dhanë rezultate në punën hetimore dhe zbatimin e rekomandimeve drejtuar prokurorive me juridiksion të përgjithshëm, siç do të paraqitet në vijim”, tha Çela.

Kryeprokurori Çela, tha se në vitin 2023 janë trajtuar 55 mijë e 253 kallëzime, 9.4% më pak se në 2022.

“Gjatë vitit 2023, në organin e prokurorisë janë trajtuar 55253 materiale kallëzuese që përbën një ulje prej 9,4 % në krahasim me vitin 2022.

Janë ndjekur gjithsej 45715 procedime penale, që përbëjnë një ulje prej 5,2 % në krahasim me vitin 2022, nga të cilat 24095 janë procedime penale të regjistruara, me një ulje prej 6,2 % në krahasim me vitin 2022 dhe 201 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 70 % në krahasim me vitin 2022.

Janë mbartur 21011 procedime penale me një ulje prej 3,9 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2022. Është vendosur mosfillimi për 9946 referime dhe kallëzime penale, që do të thotë një ulje prej 22,2 % në krahasim me vitin 2022″, tha Çela.

Kujtojmë se ditë më parë në KLP për të raportuar ishte kreu i SPAK-ut, Altin Dumani.

The post Çela raporton për vitin 2023 në KLP: Vit sfidues prej hartës së re gjyqësore, mungojnë 123 prokurorë appeared first on Albeu.com.

“Po hyni në një moment të vështirë”, Çela mesazh magjistratëve të rinj: Mos na zhgënjeni
26 prokurorë të rinj do t’i bashkohen organit të akuzës në të gjithë vendin. Gajtë dipës së sotme është zhvilluar ceremonia për diplomimin e 26 magjistratëve të rinj.

Gjatë fjalës së tij kryeprokurori Olsi Çela, duke iu referuar vendeve vakante të krijuara nga vettingu, tha se magjistratët e rinj po hyjnë në sistem në një moment të vështirë.

Ministri Ulsi Manja, apeloi që prokurorët e rinj përveç përfaqësimit të akuzës me dinjitet, ta kërkojnë drejtësinë edhe kur ajo finalizohet me pafajësi

Prokurorët e rinj janë emëruar në qytete si Durrësi, Korça, Gjirokastra dhe Fieri, ku institucionet e akuzës po përballen me mangësi disa vjeçare në staf si pasojë e shkarimeve nga vettingu.

The post “Po hyni në një moment të vështirë”, Çela mesazh magjistratëve të rinj: Mos na zhgënjeni appeared first on Albeu.com.

Çela prezanton në Komision raportin për vitin 2022: Shtohen krimet në Shkodër, Berati qarku më i qetë
Sot po zhvillohet komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Piblike dhe të Drejtat e Njeriut.

Sipas raportit të vitit 2022, të cilin prokurori Olsian Çela prezantoi në Komisionin e Ligjeve, rritjen më të madhe të ngjarjeve kriminale në vend e ka pasur qarku i Shkodrës, ndërsa Berati ka qenë qarku më i qetë, pasi ka shënuar numrin më të ulët të rasteve kriminale.

Ai tha se kriminaliteti më i lartë në raport me numrin e popullsisë është shënuaa në qytetin e Gjirokastrës.

“Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë e ka qarku Shkodër me 10,64 %, ndërsa qarku Berat ka koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, që rezulton me ulje 25,09 % krahasuar me vitin 2021”,tha Çela.

Për një vit janë Shqipëri janë regjistruar 318 krime kundër jetës të kryera me dashje, ku numrin më të lartë prej 222 rastesh janë ato të kanosjes. Megjithatë drejtësia ka qenë efektive vetëm në një rast për të goditur krimin e organizuar.

Kryeprokurori Çela ka nënvizuar  gjithashtu rezultatet e arritura nga Prokuroria gjatë vitit të kaluar për nisje hetimesh, procedime apo dërgime për gjykim.

“Gjatë vitit 2022, organi i prokurorisë në hetimet paraprake ka trajtuar 61114 materiale në shqyrtim, që përbën një rritje prej 0,16 % në krahasim me vitin 2021. Janë ndjekur gjithsej 48315 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 1,69 % në krahasim me vitin 2021, nga të cilat janë 25737 procedime penale të regjistruara, me një ulje prej 9,27 % në krahasim me vitin 2021, dhe 695 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 26,06 % në krahasim me vitin 2021. Janë mbartur 21883 procedime penale me rritje prej 20,21 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2021. Është vendosur mosfillimi i procedimit për 12799 referime dhe kallëzime penale, me ulje prej 5,21 % në krahasim me vitin 2021”, deklaroi  Çela.

Sipas Çelës, për korrupsion 91,35 % e çështjeve janë dërguar për gjykim dhe 8,65 % e çështjeve janë pushuar.

Gjatë vitit 2022 janë përfunduar 25853 çështje që përbën rritje prej 0,64 % të çështjeve  të përfunduara krahasuar me vitin 2021, prej të cilave: 42,49 % janë dërguar për gjykim, 25,30 % janë pushuar, 30,03 % janë pezulluar dhe 2,18 % janë transferuar në prokuroritë kompetente.

/albeu.com.

The post Çela prezanton në Komision raportin për vitin 2022: Shtohen krimet në Shkodër, Berati qarku më i qetë appeared first on Albeu.com.

“U përplasën me rojet e sigurisë për …”, Artan Hoxha sjell detaje nga operacioni i fundit i RENEA-s në Elbasan për kapjen e Suel Çelës
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja nga operacioni i fundit i forcave RENEA në qytetin e Elbasanit, ku kishte shkuar për të arrestuar të shumëkërkuarin Suel Çela.

I ftuar në Euroneës, Hoxha tha se operacioni i funditi RENEA-s u bë në fshehtësi të plotë, me qëllim që të kapnin në befasi Suel Çelën, poredhe këtë herë nuk pati asnjë rezultat.

Ai thase gjatë operacionit ka patur dhe një përplasje mes forcave RENEA dhe rojeve të sigurisë së trgu në Elbasan, i cili është në pronësi të Petrit Çelës, babait të Suelit.

“Operacioni i fundit ishte një lëvizje e kryer nga RENEA që ndryshe nga herët e tjera që hynë njëherë në Elbasan dhe shkonin në bizneset e familjes Çela, këtë herë kanë shkuar përmes tunelit dhe kanë ndjekur një rrugë tjetër në mënyrë që të mos binin në sy dhe kanë dashur ta zënë në befasi. Ka pasur një debat të fortë me rojet e sigurisë në hyrje të tregut ku ka pasur një konfrontim fizik, dhe janë goditur nga policia. Është hyrë me forcë, është kontrolluar për 6 orë tregu dhe banesa e Çelës. Është menduar se mund të ketë ndonjë tunel të nëndheshëm, janë përdorur deri edhe pajisje speciale për t’u bindur që Suel Çela nuk ishte aty”, tha Hoxha.

/AlbEu.com/

The post “U përplasën me rojet e sigurisë për …”, Artan Hoxha sjell detaje nga operacioni i fundit i RENEA-s në Elbasan për kapjen e Suel Çelës appeared first on Albeu.com.