Çekia Archives - Albeu.com

Macinka: Çekia kërkon që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet sa më shpejt BE-së
<html><head></head><body>

Republika Çeke e konsideron integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si një përparësi dhe është e gatshme të ndërmarrë gjithçka që nevojitet për ta përshpejtuar anëtarësimin e vendit. Kështu deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Petr Macinka, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski.

Gjatë takimit të zhvilluar në Ohër, Macinka nënvizoi se Çekia mund t’ia përcjellë Maqedonisë së Veriut përvojën e fituar gjatë rrugëtimit të saj drejt anëtarësimit në Union.

Sipas tij, zgjerimi i Bashkimit Evropian me shtetet që po zhvillojnë negociata për anëtarësim, ashtu si Maqedonia e Veriut, është në interesin e përbashkët. Macinka kujtoi se procesi çek kishte qenë i gjatë dhe jo i lehtë, ndërsa pranoi se gjatë tij nuk ishin marrë gjithmonë vendimet e duhura. Për këtë arsye, tha ai, Praga ka përvojë të vlefshme për të ndarë, me qëllim që Maqedonia e Veriut të mos përsërisë të njëjtat gabime.

Macinka theksoi se, përgjatë gjithë procesit të pranimit, synimi i Çekisë kishte qenë transformimi i vendit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Ai shtoi se në atë periudhë ishte e nevojshme të kishte brenda Unionit dikë që fliste të njëjtën gjuhë, ndante të njëjtin këndvështrim për botën dhe kuptonte mënyrën e funksionimit të BE-së. Tani që Republika Çeke është anëtare, ai siguroi ministrin Mucunski dhe përfaqësuesit e tjerë të Maqedonisë së Veriut se vendi i tij është një mik i vërtetë.

Kreu i diplomacisë çeke deklaroi gjithashtu se Maqedonia e Veriut mund të llogarisë te mbështetja e Republikës Çeke. Ai bëri të ditur se Praga është duke e ndjekur nga afër kompleksitetin që karakterizon procesin e pranimit të vendit.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, vuri në dukje se kjo vizitë zhvillohet në vitin kur vendi shënon 35 vjet pavarësi, ndërsa raportet diplomatike me Republikën Çeke hyjnë në dekadën e katërt.

</body></html>

The post Macinka: Çekia kërkon që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet sa më shpejt BE-së appeared first on Albeu.com.