Carlo Acutis Archives - Albeu.com

Simboli i fesë për brezin e ri/ Ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare, Carlo Acutis shpallet shenjti i parë i mijëvjeçarit nga Papa Leoni
Në një ceremoni solemne të kryesuar nga Papa Leoni në Vatikan, Carlo Acutis, një djalë i lindur në Londër dhe i njohur si “ndikuesi i Zotit”, u shpall shenjti i parë i mijëvjeçarit.

I njohur për dashurinë e tij ndaj teknologjisë dhe besimit, Carlo vdiq nga leuçemia në moshën 15-vjeçare, por fama e tij si një adoleshent i devotshëm dhe digjital e çoi drejt altarit të shenjtërisë.

Shenjtërimi i Carlo Acutis, i cili ishte planifikuar për më 27 prill, u shty për shkak të vdekjes së Papa Françeskut. Ceremonia u zhvillua këtë të diel nga pasardhësi i tij, Papa Leoni, përpara mijëra besimtarëve në Vatikan dhe më shumë se një milion pelegrinësh që kishin vizituar qytetin e Asizit, ku ndodhet trupi i Karlos i ruajtur në dyll.

I lindur në Londër në vitin 1991 dhe i pagëzuar në Kishën e Zojës së Dëshpërimit në Chelsea, Carlo jetoi pjesën më të madhe të jetës në Milano, Itali. Ai u bë i njohur për krijimin e faqeve të internetit që dokumentonin mrekulli të njohura nga Kisha Katolike, duke e kthyer pasionin për teknologjinë në një mjet për të përhapur fenë.

Procesi i shenjtërimit të tij u përshpejtua nga Vatikani, me qëllim për të frymëzuar brezin e ri të katolikëve. Papa Françesku kishte njohur dy “mrekulli” që i atribuoheshin Carlos, përfshirë shërimin e një gruaje me kancer ditën e funeralit të tij. Nëna e tij, Antonia Salzano, ka udhëtuar në mbarë botën për të avokuar për shenjtërimin e djalit të saj.

Në Chelsea, aty ku ai u pagëzua, një kabinë e vjetër rrëfimi është kthyer në vend pelegrinazhi dhe përmban një fije flokësh të Carlo Acutis. Vizitorë të rinj, si Diego Sarkissian nga Londra, shprehin entuziazmin e tyre që një shenjtor i ri mund të ketë luajtur videolojëra dhe të ketë veshur xhinse si çdo adoleshent tjetër.

Carlo Acutis përfaqëson një figurë të re shenjtërie – moderne, e afërt dhe digjitale – dhe Kisha Katolike shpreson që ai të shërbejë si frymëzim për të rinjtë në një kohë të sfidave të shumta shpirtërore.

The post Simboli i fesë për brezin e ri/ Ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare, Carlo Acutis shpallet shenjti i parë i mijëvjeçarit nga Papa Leoni appeared first on Albeu.com.

Shëroi një studente/ 15 -vjeçari, Carlo Acutis shpallet shënjtor pasi Papa Françesku i njeh mrekullinë e dytë (VIDEO)
Papa Françesku i ka atribuar një mrekulli të dytë një adoleshenti italian, i cili në jetën e tij të shkurtër përdori aftësitë e tij kompjuterike për të përhapur besimin katolik, duke hapur rrugën për t’u bërë shenjtori i parë i mijëvjeçarit të ri.

Mrekullia përfshinte shërimin e studentes së Universitetit në Firence, i cila kishte gjakderdhje në tru pas traumës së kokës. Carlo Acutis, i cili vdiq nga leucemia në vitin 2006 në moshën 15-vjeçare, njihej jozyrtarisht si “ndikuesi i Zotit”.

I lindur në Londër, ai u rrit në Milano, ku u kujdes për faqen e tij të famullisë dhe më vonë për një akademi me bazë në Vatikan. Françesku e mori vendimin gjatë një takimi me kreun e departamentit të shenjtërimit të Vatikanit, kardinalin Marcello Semeraro. Acutis u lumturua në vitin 2020 pasi iu atribuua mrekullia e parë, kur Kisha Katolike njohu faktin se ai kishte shëruar një djalë brazilian të quajtur Mattheus Vianna, i cili vuante nga një defekt serioz që prej lindjes e që kishte lënë të paaftë për të mbajtur ushqimin.

Atribuimi i një mrekullie të dytë do të thotë se ai tani mund të ngrihet në shenjtëri, por Vatikani nuk tha se kur do të ndodhë kjo. Kisha Katolike Romake mëson se vetëm Zoti kryen mrekulli, por se shenjtorët që besohet se janë me Perëndinë në parajsë ndërmjetësojnë në emër të njerëzve që u luten atyre. Një mrekulli është zakonisht shërimi i pashpjegueshëm mjekësor i një personi. Për shkak të “rolit të tij të rëndësishëm në ungjillizimin përmes internetit”, Acutis u emërua si mbrojtës i Ditës Botërore të Rinisë vitin e kaluar në Lisbonë.  Acutis lindi në Londër më 3 maj 1991, nga prindër italianë dhe u transferua në Milano kur ishte ende fëmijë.

Që herët, ai tregoi një përkushtim të fortë fetar që i habiti prindërit e tij që nuk praktikonin. Nëna e tij i tha gazetës Corriere della Sera se që në moshën tre vjeçare kërkonte të vizitonte kishat në Milano dhe në moshën 7 vjeç kishte kërkuar të merrte sakramentin e Kungimit të Shenjtë, një përjashtim ky nga kërkesa e zakonshme e moshës. “Kishte në të një predispozitë natyrore për të shenjtën,” tha nëna e tij.  Personi më i fundit që u shpall shenjtor ishte Maria Figueroa, e njohur gjithashtu si Mama Antula, një motër fetare e shekullit të 18-të që u bë shenjtorja e parë grua e Argjentinës.

The post Shëroi një studente/ 15 -vjeçari, Carlo Acutis shpallet shënjtor pasi Papa Françesku i njeh mrekullinë e dytë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.