Camorra Archives - Albeu.com

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si ‘Sandokan’
Francesco Schiavone, i njohur si Sandokan dhe kreu i klanit Casalesi, pjesë e mafies italiane, po bashkëpunon me magjistratët e Napolit pas 26 vitesh.

Sandokan, i cili ndodhet në burg, u arrestua në vitin 1998 dhe u dënua me burgim të përjetshëm për disa krime. Në vitin 2018 ishte djali i tij Nikolla, i pari në familje që u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë. Pas tij në vitin 2021 edhe djali i dytë Walter. Djemtë e tjerë Emanuele Libero, i cili do të lirohet nga qelia gushtin e ardhshëm dhe Carmine mbeten në burg, ndërsa gruaja e Sandokan, Giuseppina Nappa, është e lirë.

Vendimi i Francesco Schiavone, një pacient me kancer dhe kujdestar i sekreteve të rëndësishme, mund të jetë gjithashtu një mesazh i synuar për botën e jashtme, veçanërisht për të mos u përpjekur të riorganizojë klanin, shkruaja në mediat italiane. Sipas hetuesve, zgjedhja e shefit, të ndaluar në L’Aquila, mund të jetë një mënyrë për të vendosur një gur varri mbi aspiratat e pasardhësve të tjerë të mundshëm.

The post I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si ‘Sandokan’ appeared first on Albeu.com.

A po krijohet “super-mafia”? “Kokat” e Ndraghetas, Camorras dhe Cosa Nostras drekojnë sëbashku
Disa burra duke drekuar me makarona dhe nga një gotë verë përpara tyre në tryezë. Në pamje të parë fotoja e mësipërme që po bën xhiron e rrjetit mund të duket normale, por gjithçka përmbyset kur kupton se personazhet që po drekojnë së bashku, janë krerët e tri sindikatave më të njohura kriminale në botë.

“Kokat” e Ndrangheta me bazë në rajonin gadishullor të Kalabrisë, Camorra-s së Napolit dhe Cosa Nostra-s me bazë Siçilinë, dyshohet se u kapën nga kamera duke ndarë një vakt së bashku në një kopsht.

Sipas mediave ndërkombëtare, besohet se fotoja është realizuar në prill të vitit 2021 dhe tashmë ekziston frika se tre grupet më të fuqishme mafioze të Italisë mund të kenë krijuar aleancën e frikshme të pagëzuar si “super mafia”.

Takimi thuhet se ishte një nga shumë mbledhjet që policia kishte pasur nën vëzhgim, me prokurorët që paralajmëronin shfaqjen e një koalicioni të madh krimi në veriun e pasur të Italisë.

“Këtu është Milano”, u dëgjua një i dyshuar mafioz i Camorra-s duke i thënë një aleati. “Ne nuk jemi në Sicili, nuk jemi në Romë, nuk jemi në Napoli, këtu po bëjmë gjëra të mira”, besohet të ketë thënë më tej anëtari i Camorra-s, sipas një raportimi të Telegrafit.

Një anëtar i dyshuar i Cosa Nostra-s supozohet se iu përgjigj: “Ne kemi ndërtuar një perandori”.

Publikimi i fotos vjen në një kohë që është raportuar se tri organizatat e fuqishme kriminale kanë lënë mënjanë rivalitetet e tyre historike për të krijuar një aleancë “super mafioze” e cila po përfiton nga mundësitë e biznesit në rajonin e Lombardisë.

Ata dyshohet se kanë bërë qindra milionë euro duke investuar në biznese legjitime në kryeqytetin botëror të modës, Milano. Organizatat e mafias kalabreze, siciliane dhe romake, kanë lidhur një marrëveshje të qëndrueshme për një lloj konfederate, sipas konstatimeve të prokurorëve italianë.

Teksa më parë gjakderdhjet publike, vrasjet dhe grindjet e dhunshme ishin një mënyrë jetese për këta bosa mafiozë, ata tani thuhet se mbajnë një profil të ulët, duke zgjedhur krimin e jakës së bardhë në vend të të shtënave.

The post A po krijohet “super-mafia”? “Kokat” e Ndraghetas, Camorras dhe Cosa Nostras drekojnë sëbashku appeared first on Albeu.com.

Vrasësi famëkeq i Camorrës diplomohet në burg, në tezën e tij rrëfen dy vrasje të pazbardhura kurrë
“Kam kryer krime të tmerrshme dhe jam dënuar për disa vrasje në Camorra. Më poshtë është historia ime kriminale”.

Kështu e fillon punimin e tij Catello Romano, në tezën e tij të diplomës të diskutuar në burgun e Catanzaros.

Ish-anëtari i Camorra i dënuar për vrasjen e këshilltarit bashkiak Luigi Tommasino, ka rrëfyer në dorëshkrim dy vrasje të tjera për të cilat nuk ishte gjykuar kurrë.

Vrasja e këshilltarit Tommasino

Vitet e fundit, vrasësi i Scanzanos ka ndërmarrë një “udhëtim” fetar duke u konvertuar në fenë islame dhe është i ndaluar në burgun e kryeqytetit kalabrez ku do t’i duhet të kryejë edhe dhjetë vjet të tjera.

I dënuar përfundimisht për vrasjen e Gino Tommasino, këshilltari bashkiak  i vrarë më 3 shkurt 2009 në Castellammare di Stabia, ai ishte pjesë e një komandoje të drejtuar nga Renato Cavaliere, i cili qëlloi një breshëri në drejtim të politikanit.

Tommasino, në fakt, njihte disa elementë të shquar të Stabiese Camorra, me të cilët, ndoshta, kishte bërë pakte, duke mos mbajtur premtimet e tij.

Rrëfimi i vrasësit të Camorrës

Romano u diplomua në burg me 110 lavdërime, duke marrë gjithashtu një përmendje akademike, duke shpjeguar përfundimet e tij me një tezë pjesërisht autobiografike në Sociologji të titulluar “Magjepsja kriminale”, diskutuar në prani të autoriteteve dhe Imami që po e shoqëron në rrugën e tij të re fetare.

Ndër ato faqe, Romano rrëfen vrasjen e dyfishtë të Carmine D’Antuono dhe Federico Donnarumma, të vrarë më 28 tetor 2008:

“Ngjarja më e dhunshme, më traumatike, e pandreqshme e jetës sime“, shkruan ai, duke thënë se Donnarumma nuk duhej të vritej.

“Nuk e di pse, nuk e kuptova dhe ende nuk po e kuptoj, por edhe atë e qëllova”.

Një histori e vështirë

Teza që Catello Romano synon të demonstrojë se “krimi ushtron një magjepsje të thellë” ndaj të rinjve, duke arritur në pikën “të zëvendësojë familjen e origjinës”.

Ish-anëtari i Camorra i referohet historisë së tij personale, kur që fëmijë donte të bëhej polic.

Më pas trauma e ndarjes së prindërve, sugjerimi i një personazhi në filmin “Il camorrista”:

Romano thotë se dëshiron të fillojë përsëri “nga Catello që isha para gjithçkaje që thashë” dhe shpreson të jetë në gjendje t’i vendos gjërat në rregull, një herë e përgjithmonë në jetën e dikujt”.

The post Vrasësi famëkeq i Camorrës diplomohet në burg, në tezën e tij rrëfen dy vrasje të pazbardhura kurrë appeared first on Albeu.com.

Sot iu konfiskuan pasuritë, si u zbulua mafiozi i Camorras që pastronte lekët e krimit në Shqipëri
Prokuroria e Durrësit i ka konfiskuar pasuritë ditën e sotme shtetasit Italian Ferdinando Muollo.

Ai vakuzohet për veprën penale “Pastrimi i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale”.

Gjithashtu Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për Muollon.

Mafiozi i Camorras i cili vrau ortakun e tij në Napoli, blinte prona në Shqipëri me para krimi.

Dosja: Si u zbulua mafiozi italian që blinte pasuri të paluajtshme  në Shqipëri

Nga dosja rezulton se shuma e investimeve në total e të pandehurit Ferdinando Muollo në shtetin shqiptar rezulton të jetë rreth 300.000 euro. Ai ka blerë 5 apartamente dhe 7 garazhde, po ashtu ka investuar edhe në tre subjekte tregtare, ndërsa nga inspektimi ekonomik rezulton se në shumicën e tyre blerjet nuk kanë kaluar përmes bankave, por janë paguar cash nga italiani.

Sipas prokurorisë ky shtetas pasurinë e përfituar në mënyrë kriminale ka dashur ta pastrojë.

Organi procedues çmon se në rastin konkret ka qenë vetë shtetasi autor i kryerjes së veprës penale “mëmë” ai që ka konsumuar dhe veprën penale të pastrimit të parave. Konkretisht, një pjesë të kësaj pasurie, i pandehuri Ferdinando Muollo ka vendosur që ta investojë në shtetin shqiptar.

Konkretisht ai fillimisht ka lidhur në vitin 2010 një kontratë porosie për blerjen e një apartamenti dhe dy garazhde me një shumë totale prej 50.000 euro, shumë të cilën ai ja ka paguar subjektit ndërtues në Cash, pra një shumë e tillë parash provohet që nuk ka kaluar në rrugë bankare.

Më tej në vitin 2011, i pandehuri Ferdinando Muollo, ka lidhur përsëri me subjektin një kontratë sipërmarrje për blerjen e pesë garazhdeve në të njëjtin objekt të subjektit tregtar. Edhe në këtë rast, ai ka paguar një shumë 30.000 euro në momentin e lidhjes së kësaj kontrate dhe shumën tjetër prej 30.000 euro e ka paguar brenda vitit 2011.

Në të dyja rastet e mësipërme përkatësisht në vitet 2016 dhe 2019, ai ka lidhur kontrata të rregullta noteriale me subjektin, duke i marrë në pronësi këto pasuri të paluajtshme dhe përsa i përket pagesës i është referuar kontratave të porosisë dhe sipërmarrjeve të kryera vite më parë.

Më tej, i pandehuri Ferdinando Muollo ka lidhur një kontratë shitje me kusht në vitin 2013 me qëllim blerjen e dy apartamenteve me një shumë të përgjithshme prej 120.000 euro përsëri tek objektet e subjektit. Edhe në rastin konkret ky shtetas ka paguar këstin e parë prej 40.000 euro dhe pjesën tjetër do ta paguante të copëzuar në vitet në vazhdim në vitet 2013 dhe 2014.

Në vitin 2014, i pandehuri Ferdinando Muollo ka marrë në pronësi dy apartamente me një vlerë totale prej 70.000 euro po tek subjekti, ku tashmë ka përcaktuar se ka paguar shumën prej 50.000 euro në vitin 2013, ndërsa shumën tjetër e ka paguar në muajin Maj 2014. Edhe në këtë rast nuk rezulton që shtetasi Ferdinando Muollo të ketë paguar në rrugë bankare shumën e mësipërme, duke konfonduar në këtë rast dhe mënyrën e pagesës.

Në vijim në muajin shkurt 2015, i pandehuri Ferdinando Muollo ka lidhur një kontratë tjetër me nje subjekt për blerjen e 2 apartamenteve dhe 13 garazhdeve në të njëjtin objekt për një vlerë totale prej 370.000 euro. Edhe në këtë rast ka deklaruar se ka paguar 20.000 euro si këst të parë dhe pjesën tjetër ka përcaktuar afatet konkrete.

Në muajin shtator 2015, i pandehuri Ferdinando ka marrë në pronësi të tij një apartament në vlerën 4.200.000 lekë, ku përsa i përket mënyrës së pagesës ka referuar se kësti i parë prej 2.200.000 lekë është paguar në muajin Janar 2013 dhe kësti i dytë në shumën 2.000.000 lekë është paguar në muajin Maj 2014. Edhe në këtë rast nuk rezulton që i pandehuri Ferdinando Muollo të ketë paguar në rrugë bankare shumën e mësipërme, duke konfonduar në këtë rast dhe mënyrën e pagesës.

Në muajin shtator 2016, i pandehuri Ferdinando ka marrë në pronësi të tij një apartament dhe dy garazhde në vlerën totale prej 50.000 euro, shumë e cila është paguar prej tij në vitin 2010. Edhe në këtë rast nuk rezulton që i pandehuri Ferdinando Muollo të ketë paguar në rrugë bankare shumën e mësipërme, duke konfonduar në këtë rast dhe mënyrën e pagesës.

Në muajin Dhjetor 2017, i pandehuri Ferdinando ka blerë nga shtetasit një apartament i cili ndodhej po në objektin e firmës dhe në kontratë është shënuar shifra 950.000 lekë, shumë të cilën fillimisht Ferdinando e ka depozituar Cash në Bankë për llogari të palës shitëse. Nga pyetja e shitësve ka rezultuar se shtetasi Italian Ferdinando për këtë banesë i ka paguar Luanit dhe shumën prej 30.000 euro cash në dorë. Pra në rastin konkret, i pandehuri Ferdinando Muollo nuk ka referuar vlerën e saktë të investimit të tij në blerjen e këtij apartamenti.

Në muajin Janar 2019, i pandehuri Ferdinando ka marrë në pronësi të tij nga Shoqëria pesë garazhde duke vendosur një çmim të përgjithshëm prej 60.000 euro. Përsa i përket mënyrës së pagesës ka deklaruar se shuma prej 60.000 euro është paguar në dy këste nga 30.000 euro në muajt gusht dhe dhjetor 2011, sipas kontratës së porosisë. Edhe në këtë rast nuk rezulton që i pandehuri Ferdinando Muollo të ketë paguar në rrugë bankare shumën e mësipërme, duke konfonduar në këtë rast dhe mënyrën e pagesës.

Pra përsa i përket investimeve në blerjen e pasurive të paluajtshme, i pandehuri Ferdinando Muollo rezulton se ka të rregjistruara në Zyrën e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës 5 apartamente dhe 7 garazhde për të cilat rezulton se në rrugë bankare është pasqyruar vetëm shuma prej 950.000 lekë, ndërsa përsa i përket shumave të paguara për blerjen e tyre janë të gjitha të kryera Cash dhe kryesisht të deklaruara të paguara në vitet 2010, 2011, 2013, 2014 dhe 2015.

Kryerja e këtyre veprimeve të krijon bindjen se i pandehuri Ferdinando Muollo me dashje ka vepruar në këtë mënyrë me qëllimin e fshehjes të burimit të saktë të investimit të kryer duke pasur parasysh faktin se këto para janë rrjedhojë e veprimtarisë kriminale të tij. Dhe kjo është arsyeja se përse i pandehuri Ferdinando Muollo nuk ka zgjedhur rrugën bankare.

Gjithashtu i pandehuri Ferdinando Muollo rezulton se ka qenë aksioner në tre subjekte të regjistruara në Organet Tatimore të Republikës së Shqipërisë, subjekte të cilat gjatë periudhës kohore ku shtetasi Ferdinando ka qenë aksionerë nuk kanë pasur veprimtari ekonomike fitimprurëse duke rezultuar me humbje.

Pra në analizë të Anës Objektive të veprës penale të konsuuar nga I pandehuri Ferdinando Muollo rezulton se është provuar tej cdo dyshimi konsumimi i investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale./Albeu.com.

The post Sot iu konfiskuan pasuritë, si u zbulua mafiozi i Camorras që pastronte lekët e krimit në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Trukonte ndeshjet për interes të Camorras, dënohet me 5 vite burg futbollisti i njohur i Serie A
Pavarësisht se vitet kanë kaluar, futbolli në Itali vazhdon të vuajë ende disa probleme. Një prej tyre është trukimi i ndeshjeve, teksa të reja të rëndësishme vijnë nga mediat italiane.

Mafia Camorra dhe mashtrimi sportiv kanë qenë disa nga çështjet e fundit që kanë zgjuar përsëri gjykatat në Itali. Mësohet se gjykata e Napolit ka dënuar me pesë vjet burg Armando Izzon, futbollist ky që aktivizohet në radhën e Monzës.

Ndeshja për të cilën është dënuar Izzo është Modena-Avellino, e luajtur më 17 maj 2014.

Jo vetëm ky lojtar e ka pësuar, por ka patur dënim edhe për 2 persona të tjerë. Kushëriri i Izzo-s, Umberto Accurso dhe Salvatore Russo, që besohet se ishin të lidhur me të njëjtin klan, u dënuan gjithashtu, të dy me një vit e gjysmë.

Kjo nuk është hera e parë që lojtari i njohur ndëshkohet për këtë arsye. Para më shumë se 6 vitesh, Izzo u  dënua me 18 muaj pezullim, por Federata e Apelit e shkurtoi në gjashtë muaj. Asokohe 25-vjeçar, ai u ndalua për akuzat në lidhje me fiksimin e ndeshjeve në kohën sa ishte pjesë e Avellinos në Serie B, duke dështuar të raportojë aktivitetin e paligjshëm gjatë ndeshjeve me Modenën dhe Regginën në vitin 2014.

Sa i përket jetës futbollistike, mbrojtësi italian 31-vjeçar  ka luajtur për disa sezone te Genoa, por edhe në Torino.

The post Trukonte ndeshjet për interes të Camorras, dënohet me 5 vite burg futbollisti i njohur i Serie A appeared first on Albeu.com.

“Camorra” vret 35-vjeçarin në derë të shtëpisë
Një 35-vjeçar është ekzekutuar në qëndër të Napolit pranë banesës së tij.

Mediat italiane bëjnë me dije se autorët e vrasjes në fjalë dyshohet se janë pjesë e grupit famëkeq “Camorra”.

Sipas informacioneve shtetasi i vrarë është Francis Building, të cilit iu bë pritë nga Camorra në Torre Annunziata.

I riu ishte në sheshin para Kishës së Sant’Alfonso , jo shumë larg shtëpisë së tij, kur u qëllua nga një sërë të shtënash me armë.

Viktima ishte personazh i njohur për autoritetet e drejtësisë. Nuk përjashtohet hipoteza se vrasja lidhet me një plagosje të ndodhur mbrëmë./albeu.com

The post “Camorra” vret 35-vjeçarin në derë të shtëpisë appeared first on Albeu.com.