call centera Archives - Albeu.com

Ju vodhën mbi 10 milionë euro qytetarëve të BE me anë të mashtrimit, SPAK “godet” Call Center-at
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me autoritetet gjermane kanë organizuar një operacion kundër krimeve kompjuterike.

Hetimi ka filluar në dhjetor 2023, pasi policia gjermane, ka parandaluar një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm prej mbi 100,000 Euro, përmes një punonjësi të vëmendshëm të bankës.

Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar në mbi dhjetë mijë raste të mashtrimit, me dëme në mbi 10 milionë Euro

Në kuadër të këtij operacioni, është kryer kontrolli i ambienteve ku dyshohej se kryhej aktiviteti i qendrave të thirrjes, dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti në Tiranë.

Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar, dhe kontrolleve u arrit të sekuestrohen: 6 njësi kompjuterike Laptop; 1 njësi kompjuterike PC; 11 aparate telefoni celularë; 2 monitorë kompjuteri; 1 USB; 1 pajisje monitorimi kamera sigurie; 10 110 Euro; 3 Automjete; 2 ora të markës “Ademars Piguet”; dokumente të ndryshme me të dhëna të viktimave dhe të funksionimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm; sasi lënde narkotike.

Njoftimi:

Në datën 18 Prill 2024, në Shqipëri, është finalizuar operacioni ndërkombëtar nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Drejtorisë së Policisë Tiranë, ekspertëve të krimeve kibernetike të Zyrës së Policisë Kriminale të Shtetit të Saksonisë, si dhe me mbështetjen e Europolit, Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, i koordinuar në disa shtete Evropiane, në luftën kundër krimeve të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet qendrave të thirrjeve (Call Center).

Hetimi ka filluar në dhjetor 2023, pasi policia gjermane, ka parandaluar një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm prej mbi 100,000 Euro, përmes një punonjësi të vëmendshëm të bankës. Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar në mbi dhjetë mijë raste të mashtrimit, me dëme në mbi 10 milionë Euro. Autoritetet hetuese nga Baden-Württemberg, kanë zbuluar me sukses atë që është ndoshta mashtrimi më i madh në Evropë në qendrat e thirrjeve.

Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor, i ka dhënë rrugë kërkesës për ndihmë juridike, të autoriteteve gjyqësore gjermane, konkretisht Prokurorisë Publike të Karlsruhes.

Mbi bazën e kërkesës për ndihme juridike, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar në datë 29.02.2024, procedimin penal nr. 42, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Pas regjistrimit të procedimit penal, nga veprimet hetimore të kryera me metoda speciale të hetimit, u idenfikuan dy adresat e qendrës së thirrjeve dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti E.S., si pjesë e një rrjeti të qendrave të thirrjeve në katër shtete në Ballkan dhe Liban.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, në datë 18.04.2024, është kryer kontrolli i ambjenteve ku dyshohej se kryhej aktiviteti i qendrave të thirrjes, dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti në Tiranë.

Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar, dhe kontrolleve u arrit të sekuestrohen: 6 njësi kompjuterike Laptop; 1 njësi kompjuterike PC; 11 aparate telefoni celularë; 2 monitorë kompjuteri; 1 USB; 1 pajisje monitorimi kamera sigurie; 10 110 Euro; 3 Automjete; 2 ora të markës “Ademars Piguet”; dokumente të ndryshme me të dhëna të viktimave dhe të funksionimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm; sasi lënde narkotike.

Në lidhje me sasinë e lëndës narkotike të sekustruar janë arrestuar në flagrancë dy shtetas për të cilët hetimi është duke u ndjekur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Lidhur me personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale, po bëhet një analizë e hollësishme e të dhënave hetimore, me qëllim dokumentimin e përfshirjes së tyre në këtë aktivitet.

The post Ju vodhën mbi 10 milionë euro qytetarëve të BE me anë të mashtrimit, SPAK “godet” Call Center-at appeared first on Albeu.com.

Tiranë/ Arrestohen 4 përgjegjës të dy call centerave
Ditën e sotme, është finalizuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë për Hetimin e këtyre krimeve, në DPPSH, operacioni policor i koduar “De facto”.

Falë këtij operacioni, janë arrestuar 4 shtetas, përgjegjës te 2 call centerat ku punonin 29 shtetas, 10 prej tyre të paregjistruar.

Vijon puna për kapjen e administratorëve të këtyre subjekteve, të cilët kishin regjistruar fiktivisht aktivitete të tjera të ligjshme, ndërsa të ardhurat e përfituara nga mashtrimet, pastroheshin nëpërmjet bizneseve të tjera.

Sekuestrohen 9000 euro, 82 njësi kompjuterike, 23 celularë, 1 DVR, 2 USB, 50 karta me numra celularësh (të kompanive të huaja) dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, të mbeshtetura te informacionet e inteligjencës policore që janë siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe të kryera me objektiv evidentimin dhe goditjen e rasteve të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet call centerave, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “De facto”.

Gjatë operacionit: u zbuluan 2 subjekte të tjera ku kryhej kjo veprimtari kriminale, u vunë në pranga shtetasit 31 vjeç, 31-vjeç, 30-vjeç dhe 34-vjeç, të katërt banues në Tiranë, përgjegjës te 2 call centerat, si dhe u shpallën në kërkim administratorët e këtyre subjekteve, shtetasit.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, nëpërmjet 2 subjekteve ekonomike call center, në kryeqytet, të cilat ishin regjistruar në mënyrë fiktive, si aktivitete të tjera tregtare, të ligjshme, mashtronin shtetas në kontinente të ndryshme, kryesisht gjatë orëve të natës, që të investonin shuma të konsiderueshme parash, në tregje fiktive.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se të ardhurat që gjeneroheshin nga kjo veprimtari kriminale, pastroheshin nëpërmjet bizneseve të të afërmve të shtetasve të implikuar në këto raste.

Nga kontrollet, në të dyja call centerat u gjetën 10 punonjës të paregjistruar, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 9000 euro, 82 njësi kompjuterike, 23 celularë, 1 DVR, 2 USB, 50 karta me numra celularësh, të kompanive të huaja, dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Vijon puna për kapjen e shtetasve si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet intensive për të identifikuar dhe për të arrestuar shtetasit e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për të sekuestruar asetet e përfituara në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për administratorët e subjekteve ekonomike që të mos kthejnë bizneset e tyre në call centera ku mashtrohen shtetas shqiptarë apo të huaj, pasi kontrollet, bashkëpunimi me qytetarët dhe puna e inteligjencës policore, vijojnë me intensitet, dhe çdo rast i kësaj veprimtarie kriminale do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

The post Tiranë/ Arrestohen 4 përgjegjës të dy call centerave appeared first on Albeu.com.

PËRGJIMET/ “Do vras veten”, zbardhen bisedat e ‘viktimave’ me mashtruesit në call centera
Kërcënime, mashtrime dhe vjedhje. Këto nxjerrin në pah bisedat e zbardhura mes operatorëve të call cenetarave në Tiranë dhe qytetarëve italianë që mashtroheshin prej tyre. Bisedat e zbardhura nga Oraneës tregojnë dëshpërimin e të moshuarve italianë që shprehen se janë gati të kryejnë edhe vetëvrasje. Në shumë raste, qytetarëve u merret kodi banker dhe u vidhen paratë, ndërsa në të tjera, mashtruesit prezantohen si punonjës të bankave dhe kërkojnë të dhëna koenfidenciale prej tyre.

Biseda 1

Viktima (duke qarë): Unë kam investuar tashmë 31.000 euro! Nuk më kanë mbetur para! Rrezikova gjithçka që kisha. Po mendoj të bëj vetëvrasje.

Mashtruesi: Duhet të paguani një komision për transfertat bankare prej 4500 €!

Viktima: Por kam paguar tashmë 4 mijë eurot e fundit për tarifat e transferimit!

Mashtruesi: Nuk na intereson nëse janë paratë tuaja të fundit, kjo është një tjetër taksë që duhet të paguani për Bankën e Anglisë. Flasim më vonë.

Ndërsa në një bisedë tjetër, mashtruesit e nxisin qytetarin të marrë kodin e transfertës bankare dhe tua dorëzojë, por qytetari i dëmtuar u thotë se ishte me COVID i izoluar në shtëpi.

Biseda 2

Mashtruesi: BQE po na kërkon që të jepni kodin e autorizimit të llogarisë tuaj bankare, duhet të na jepni këtë kod përndryshe nuk do t’i ktheni paratë tuaja.

Viktima (në karantinë COVID): Harroje, nuk do t’i kthej kurrë paratë e mia.

Mashtruesi: Ju ende duhet të paguani për punën time. Më paguani një mijë euro. Sikur të më jepnit kodin katërshifror të autorizimit që po na kërkon BQE, do t’ju kreditonin paratë në llogarinë tuaj brenda një ore.

Viktima: Nuk lëviz dot nga shtëpia.

Mashtruesi: Nuk ka nxitim, sepse ka kohë deri në mes të muajit. Shkoni në zyrën postare dhe merrni kodin.

Biseda e radhës, tregon se si mashtruesit u kërkonin qytetarëve të paguanin shuma fillestare si investim me premtimin se paratë e tyre do të shtoheshin. Kur qytetarët nuk merrnin shumën e premtuar dhe i njoftonin të dyshuarit se do të bënin denoncim këta të fundit mbyllnin komunikimin.

Mashtruesi: Paguani tani 5100 euro dhe do të merrni kapitalin prej 51000 euro.

Viktima (e dyshimtë): Më dërgoni një email me të dhënat e kompanisë.

Mashtruesi: Më vonë…. cfarë synimesh keni?

Viktima: Dua të kthehet kapitali i investuar, në të kundërt do të bëj denoncim.

Mashtruesi: Vazhdo dhe bëje….

Viktima: A mund të më dërgoni dokumentacionin e kompanisë?

Mashtruesi (duke ngritur zërin): Duhet të paguani 5100 euro taksa për të marrë një rimbursim prej 51,000.00 euro, e qartë?

Viktima: Më thuaj më mirë…

Mashtruesi e mbyll telefonin

Një tjetër bisedë tregon rastin kur punonjësit e call-centerave të përfshirë në mashtrim I telefononin qytetarët duke u prezantuar si punonjës banke që do tu kalonin shuma të mëdha në llogari.

Mashtruesi: Përshëndetje, unë jam operator i Bankës Qendrore Evropiane, po ju telefonoj për një kapital prej 48 mijë eurosh të bllokuar në emrin tuaj prej muajsh.

Viktima: Kam investuar vetëm 250 euro, ndoshta nuk jam unë e keni gabuar person.

Mashtruesi: Kompania investuese ka vazhduar të investojë paratë e saj dhe për këtë ka një kapital në emër të saj prej 48 mijë eurosh. Do t’ju dërgoj me e-mail dokumentin ligjor të Agjencisë së të Ardhurave. Do t’ju telefonoj përsëri në mbrëmje.

SPAK bashkë me autoritetet italiane kanë goditur një grup kriminal që mashtronte mbi 1200 qytetarë italianë. Në pranga kanë rënë 3 persona shqiptarët, Elisa Caci dhe Valbona Abedinaj e Gilberdo Pushani. Këta persona kishin përfituar deri në 10 milionë euro nga mashtrimet online përmes bursave dhe i investonin në kriptovaluta. Skema e mashtrimit është komplekse dhe ka prekur edhe disa vende në BE. Vlera prej 10 milionë euro mendohet të jetë vetëm ‘maja e ajsbergut’, pasi vetëm analiza e sistemeve kompjuterike të sekuestruara do të mund të përcaktohen shumat reale të pastrimit të parave të përfituara nga mashtrimi në kriptovaluta.

The post PËRGJIMET/ “Do vras veten”, zbardhen bisedat e ‘viktimave’ me mashtruesit në call centera appeared first on Albeu.com.

Aksioni ndaj Call Center-ave, SPAK jep detajet: Është bërë ndalimi i 15 punonjësve
SPAK ka dhënë detaje në lidhje me operacionin ndaj Call Center-ave në Tiranë. Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK bën me dije se operacioni është zhvilluar në 8 Call Center-a subjektit “BLUENERGYCALL SHPK”, rruga e Kavajës, Condor Center, në Tiranë.

Në kuadër të operacionit, janë ndaluar 15 persona, 15, konkretisht administratorit të subjektit E. K., shtetasit Xh. Xh., me funksion IT-programues elektronik dhe 13 shtetasve të tjerë me funksion supervizorë të subjektit “BLUENERGYCALL SHPK”, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në kuadër të “Grupit të strukturuar kriminal”.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në bashkëpunim me Njësinë “C” në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së  Shtetit dhe në bashkëpunim me Autoritetet Gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme Bamberg, Sektorin Qëndror Cybercrime Bayern Gjermani, në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.300/2021 dhe në zbatim të Vendimit nr.359 datë 05.10.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka kryer hetime intesive në drejtim të veprës penale “Mashtrim kompjuterik, në kuadër të grupit të organizuar kriminal”.

Në këtë kuadër, me datë 16.03.2022 është ushtruar kontroll në 8 (tetë) ambjentet e subjektit “BLUENERGYCALL SHPK”, rruga e Kavajës, Condor Center, në Tiranë.

Gjatë kontrollit është arritur sekuestrohen pajisje kompjuterike, sisteme elektronike dhe prova të tjera materiale që dokumentojnë se subjekti “BLUENERGYCALL SHPK” me seli në Tiranë, i cili ushtronte aktivitetin e “Call Center”, në platformat elektronike mashtruese “BrokerZ” dhe “Globalix” nga viti 2018 e në vazhdim ka kryer mashtrimin e shumë qytetarëve gjermanë, duke përfituar prej tyre shuma të konsiderueshme parash.

Pas analizimit dhe vlerësimit të provave të grumbulluara është bërë ndalimi i 15 (pesëmbëdhjetë) shtetasve dhe konkretisht administratorit të subjektit E. K., shtetasit Xh. Xh., me funksion IT-programues elektronik dhe 13 shtetasve të tjerë me funksion “Retention (menaxherë të sallave)” të subjektit “BLUENERGYCALL SHPK”, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në kuadër të “Grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 143/b, 28 pika 4 dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Hetimet e këtij procedimi penal vazhdojnë në drejtim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe fakteve objekt hetimi dhe evidentimit të gjithë shtetasve apo subjekteve tregëtare të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm.

The post Aksioni ndaj Call Center-ave, SPAK jep detajet: Është bërë ndalimi i 15 punonjësve appeared first on Albeu.com.