call center Archives - Albeu.com

Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, zbulohet tjetër Call Center në Tiranë, në pranga 2 administratorët
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas informacioneve të siguruara së fundmi, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Fasada”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në apartamentin në rrugën “Sulejman Delvina”, i cili ishte përshtatur si call center, ku kanë kapur në flagrancë shtetasit A. R. dhe L. M., si dhe 12 operatorë, të cilët mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive.

Nga hetimet rezultoi se apartamenti ishte marrë me qira nga shtetasi A. R., i cili, në bashkëpunim me shtetasin L. M., e administronte këtë ambient me qëllim zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u vunë në pranga shtetasit A. R., 44 vjeç, dhe L. M., 26 vjeç, administratorë të ambientit.

Si dhe u proceduan penalisht 12 shtetas, operatorë, të cilët u kapën në flagrancë në apartament, gjatë ndërhyrjes nga Policia.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të goditur çdo formë të kriminalitetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, si dhe për të mbrojtur qytetarët, brenda dhe jashtë vendit.

The post Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, zbulohet tjetër Call Center në Tiranë, në pranga 2 administratorët appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për grupin e mashtrimit të gjermanëve me Call-Center, çon në gjyq 8 të pandehur! Ja si funksiononte skema
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për një grup që mashtronte qytetarët gjermanë me Call-Center-a dhe ka dërguar për proces në GJKKO 8 të pandehurit e organizatës.

Të pandehurit janë Emiljano Sejdillari, Sokol Krasniqi, Rodrigo Guga, Eltion Logu, Tafil Dyrmishi, Lisjane Çulani, Klejdi Nuka dhe Mateo Llozhi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “mashtrimit kompjuterik”, “grup të strukturuar kriminal”, dhe “organizatë kriminale”, në bashkëpunimin.

Vlera e dëmit të shkaktuar e dokumentuar për një periudhë disa mujore të aktivitetit Call Center, është 363 501 Euro, për 14 viktima të mashtrimit në Gjermani.

“Ky procedim filloi mbi kërkesën për ndihmë juridike të Prokurorisë së Përgjithshme Karlsruhe në Gjermani, në kuadër të një procedimi penal ndaj disa personave, të dyshuar për mashtrim të organizuar dhe tregti, sipas nenit 263 I, V të Kodit Penal të Gjermanisë”, njofton SPAK.

Hetimet nisën në vitin 2024 pas operacionit të organizuar dhe goditjes së këtij rrjeti që akuzohet për mashtrime me vlerë miliona euro.

Prokuroria shpjegon edhe se si funksiononte skema:

“Më 14.12.2023, një grua e dëmtuar nga zona Freiburg, Gjermani, u bë viktimë e një tentative mashtrimi nga një grup i organizuar, të cilës i kërkuan një shumë prej 120.000 euro. Në sajë të punës së policisë gjermane u pengua dorëzimi i shumës së kërkuar nga autorët e veprës penale. Prej datës 18 dhjetor 2023, nga përgjimet e telefonit të shtëpisë të së dëmtuarës është identifikuar dhe numri i personave të dyshuar. Që nga nisja e përgjimit janë zbuluar nga autoritetet policore gjermane disa qindra mijëra telefonata ose tentativa për telefonata përmes këtij numri. Thirrjet janë përdorur për të kryer lloje të ndryshme të veprave të mashtrimit, disa të kryera, disa të mbetura në tentativë). Autorët përdornin aplikacionin “Caller-ID-Spoofing” për të shfaqur numra të ndryshëm në telefonat e të dëmtuarve, me qëllimin për të fshehur origjinën e tyre të vërtetë”, thuhet në dosjen penale.

Njoftimi i Prokurorisë së Posaçme:

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.42 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve:

Emiljano Sejdillari dhe Sokol Krasniqi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale ”Mashtrim kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunimin në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar si vepër penale nga 143/b/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Rodrigo Guga, Eltion Logu, Tafil Dyrmishi dhe Lisjane Çulani, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunimin në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar si vepër penale nga 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Klejdi Nuka dhe Mateo Llozhi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, parashikuar si vepër penale nga 143/b/2 të Kodit Penal.

Ky procedim filloi mbi kërkesën për ndihmë juridike të Prokurorisë së Përgjithshme Karlsruhe në Gjermani, në kuadër të një procedimi penal ndaj disa personave, të dyshuar për mashtrim të organizuar dhe tregti, sipas nenit 263 I, V të Kodit Penal të Gjermanisë.

SKEMA E MASHTRIMIT

Më 14.12.2023, një grua e dëmtuar nga zona Freiburg, Gjermani, u bë viktimë e një tentative mashtrimi nga një grup i organizuar, të cilës i kërkuan një shumë prej 120.000 euro. Në sajë të punës së policisë gjermane u pengua dorëzimi i shumës së kërkuar nga autorët e veprës penale.

Prej datës 18 dhjetor 2023, nga përgjimet e telefonit të shtëpisë të së dëmtuarës është identifikuar dhe numri i personave të dyshuar. Që nga nisja e përgjimit janë zbuluar nga autoritetet policore gjermane disa qindra mijëra telefonata ose tentativa për telefonata përmes këtij numri. Thirrjet janë përdorur për të kryer lloje të ndryshme të veprave të mashtrimit, disa të kryera, disa të mbetura në tentativë).

Autorët përdornin aplikacionin “Caller-ID-Spoofing” për të shfaqur numra të ndryshëm në telefonat e të dëmtuarve, me qëllimin për të fshehur origjinën e tyre të vërtetë. Gjatë hetimit kibernetik u zbulua se telefonatat me palët e dëmtuara, bëheshin duke përdorur teknologjinë “Voice-over-IP” përmes “Server-ëve” të vendosur në Gjermani. Autorët zakonisht përdornin shërbime anonimizuese si “VPN” për të fshehur identitetin e tyre. Megjithatë, gjatë vlerësimit të të dhënave në këto “Server-a”, ekspertët e IT-së të Policisë së Shtetit në Gjermani indentifikuan adresat e jashtme të IP-së që tregonin lidhjet në internet dhe pajisje fundore.

Nga interpretimi dhe vlerësimi i këtyre të dhënave nga specialistët kibernetikë ka rezultuar se të dëmtuarit po telefonoheshin përmes shërbimit telefonik të internetit nga shtete të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë. Janë identifikuar adresat IP, që i përkisnin kompanive “Digicom” dhe “Kujtesa Net” Sh.p.k.Bazuar në kërkesën për ndihmë juridike, përmes të cilës kërkohej identifikimi i adresave IP, është parë e nevojshme kryerja e veprimeve më të gjera dhe regjistrimi i procedimit penal nr.42 i vitit 2024.

Përmes metodave speciale të hetimit u identifikua një qendër thirrjesh në rrugën “Hamdi Sina”, pallatet FZ Construction, kati i 7-të, në Tiranë. Në bazë të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kontrolli u krye më 18.04.2024, rreth orës 09:00. Nga ndërhyrja në objektin “Call Center”, në rrugën “Hamdi Sina” u gjetën dhe u shoqëruan nga policia gjyqësore gjashtë persona të dyshuar dhe u sekuestruan prova të shumta materiale, digjitale dhe dokumentare. Në kushtet e dy hetimeve paralele në Shqipëri dhe në Gjermani, rezultatet dhe provat materiale u dërguan për analizë më të thelluar pranë autoriteteve gjyqësore gjermane. Analiza e plotë çoi në rezultatin e qartë të ekzistencës së një grupi të strukturuar kriminal me qëllim mashtrimin e shtetasve gjermanë përmes Call Centrer, të paregjistruara si biznese në organet tatimore.

Mbi bazën e këtyre analizave, me vendimin nr.73 datë 28.7.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktoi masat e sigurimit personal “arrest në burg” për pesë persona dhe masat e sigurimit personal “arrest në shtëpi” për tre persona të tjerë.

Vlera e dëmit të shkaktuar e dokumentuar për një periudhë disa mujore të aktivitetit Call Center, është 363 501 Euro, për 14 viktima të mashtrimit në Gjermani.

Vlera e ulët e dëmit të shkaktuar lidhet edhe me parandalimin e qindra tentativave për mashtrim të autorëve të dyshuar. Sapo kryheshin telefonatat nga “mashtruesit”, viktimat më pas kontaktoheshin nga oficerët e policisë gjyqësore gjermane duke i shpjeguar skemën e mashtrimit duke ndikuar në anullimin e pagesave.

Pas caktimit të masës së sigurimit është bërë e mundur dhe ekstradimi në Shqipëri, i një prej personave të hetuar nga Republika Federale e Gjermanisë.

SPAK ripërsërit mesazhin për qytetarët dhe median se fenomeni i mashtrimit on line përmes qendrave të thirrjeve është një veprimtari që do vazhdojë të ndiqet me përparësi nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Veç goditjes së këtij fenomeni është detyrë e shtetasve që punojnë në këto Call Center të mos bëhen pjesë e veprimtarive të tyre të paligjshme”.

The post EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për grupin e mashtrimit të gjermanëve me Call-Center, çon në gjyq 8 të pandehur! Ja si funksiononte skema appeared first on Albeu.com.

Kush është “bosi” i Call Centr-ave që po kërkon SPAK? Gazetarja jep detaje: Është personazh i njohur! Bashkëpunon me gruan tij
Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e SPAK, ku u goditën rrjeti i Call Centr-ve që mashtronin qytetarët europianë.

Lala tha se aktualisht po bëhen kërkime për pronarët e vërtetë të këtyre Call Centrave, i cili sipas saj është një personazh i njohur.

Sipas gazetares, ky i fundit bashkëpunon me gruan e tij në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.

Lala: Është duke u hetuar vetëm në një drejtim tani, për të identifikuar pronarët e vërtetë të Call-Centera-ve që u goditën në Rrugën e Kavajës në apartamentet atje dhe zonës së Kopshtit Zoologjik, Prokuroria pak a shumë e ka të qartë se kush janë këta emra të dyshuar. Ky është një hetim që ka zgjatur dy vjet tashmë.

Së pari do shkohet te provat, nga pyetja e personave të pyetur, nga kërkimet, gjetjet, mënyra se si janë pastruar paratë, ende nuk e kanë shpallur në kërkim bosin e Call-Center, së bashku me bashkëshorten e tij, nuk është një personazh i panjohur. Është personazh që njihet në rrethin e atyre që konsiderohen bosët e Call-Center-ave.

The post Kush është “bosi” i Call Centr-ave që po kërkon SPAK? Gazetarja jep detaje: Është personazh i njohur! Bashkëpunon me gruan tij appeared first on Albeu.com.

Aksioni ndaj “Call Center-ave”, Klodiana Lala: Fitimi mujor arrinte deri në 30 mln euro! Nuk funksionojnë pa lidhje të forta me Policinë e Shtetit
Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me aksionin e fundit të ndërmarrë ndaj disa Call Centera-ve në Tiranë që mashtronin qytetarët e huaj, ku deklaroi se hetimi është vënë në lëvizje nga autoritetet austriake, të cilat kanë ngritur alarmin pas një sërë ankesash të qytetarëve në Austri.

Në emisionin Studio24 në televizionin News24, Lala tha se pas rreth dy vitesh hetimesh, është arritur në përfundimin se ndërhyrja ishte e domosdoshme dhe para saj është kërkuar autorizim nga gjykata kompetente.

Lala theksoi se Call Center-ët nuk funksionojnë dot pa lidhje të forta me Policinë e Shtetit, ndërsa shtoi se aktiviteti i këtyre Call Center-ave ka pasur shtrirje të gjerë në vende si Kanadaja, Italia, SHBA, Spanja, Franca dhe Gjermania.

Më tej ajo tha se “Shqipëria është kthyer në një hambar të madh të Call Centera-ve. Fitimi mujor i përllogaritur arrinte deri në 30 milionë euro”.

“Hetimi është vënë në lëvizje nga autoritetet austriake. Autoritetet austriake kanë dhënë alarmin pas një sërë shqetësimesh që kanë dhënë qytetarët atje. Pas dy vitesh hetime është arritur në konkluzionin që autoritetet duhet të ndërhynin dhe para se të bëhej ndërhyrja duhej të merrej një autorizim në gjykatë.

Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e prokurorisë për 9 masa sigurie. 7 prej të cilave kanë qenë arrest me burg. Dy Të tjera kanë qenë detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, për faktin se njëri rezultonte si financier dhe një zonjë rezultonte që ishte shtatzënë. Gjatë kontrolleve, janë konstatuar edhe persona të tjerë që kishin lidhje të drejtpërdrejtë me këto Call Centera. Pritet të vendosë prokurorja e çështjes se çfarë do ndodhë. Unë disa vite më parë ka kryer një investigim në lidhje me grupin e Amant Josifit dhe lidhej me Spanjën dhe tregonte se si funksiononte…

Ata i kërkonin një shumë ata nga Shqipëria ishte ngritur një mekanizëm i mirëfilltë kriminal. Pra kur një person kuptonte që ishte mashtruar, ata i bënin një thirrje të dytë dhe i kërkonin një shumë të dytë deri në 1 mln euro. Po ashtu shtrirja shumë e madhe e aktivitetit kriminal i këtyre call centerave ishte në Kanada, Itali, SHBA, Spanjë, Francë, Gjermani. Për herë të parë Europol, ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Tiranës. Po ashtu, Shqipëria është kthyer në hambar të madh të Call Centerave. Në rastin konkret fitimi mujor përllogaritej deri në 30 mln euro”, tha ajo.

The post Aksioni ndaj “Call Center-ave”, Klodiana Lala: Fitimi mujor arrinte deri në 30 mln euro! Nuk funksionojnë pa lidhje të forta me Policinë e Shtetit appeared first on Albeu.com.

Kush është Rovena Zoto, prokurorja qe doli mbi policinë për të goditur Call Center-at mashtrues në Tirane!
Operacioni kundër call center-ave në Tiranë ka prodhuar rezultate konkrete pas një hetimi të gjatë dyvjeçar, duke çuar në arrestime dhe sekuestrime të konsiderueshme.

Policia e Shtetit njoftoi se aksioni i koduar “Ghost Call” u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europolit.

Në total, Gjykata e Tiranës ka caktuar 9 masa sigurie, ku 7 prej tyre janë “arrest me burg”, ndërsa për dy persona është vendosur ndalim i daljes jashtë vendit dhe detyrim paraqitjeje. Gjatë operacionit u arrestuan edhe disa persona në flagrancë, ndërsa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ndërhyrja përfshiu katër ambiente të dyshuara për mashtrim online, të goditura njëkohësisht.

Nga kontrollet u sekuestruan 891,735 euro cash, 443 kompjuterë, 238 telefona celularë dhe 6 laptopë, pajisje që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal ndaj shtetasve të huaj.

Hetimi nxjerr në pah rolin e prokurorisë në një çështje si ajo e Call Centerave ku policia ka dështuar herë pas here për shkak të bashëpunimit të disa segmenteve të saj.

Operacioni u zhvillua pas hetimeve të prokurores Rovena Zoto, e cila ka çuar përpara procedurat që sollën masat e sigurisë.

Mësohet se ka qenë pikërisht vendosmëria e prokurorisë që ka bërë diferencën, në një terren ku më herët janë raportuar edhe lidhje të segmenteve të policisë me këtë aktivitet.

Zoto është pjesë e Prokurorisë së Tiranës prej vitit 2022.

Ajo ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe për rreth një dekadë ka ushtruar detyrën në Prokurorinë e Lushnjes.

Në nëntor 2023 ajo kaloi procesin e vettingut me vendim unanim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të analizojnë pajisjet e sekuestruara për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Goditja konsiderohet një nga ndërhyrjet më të forta ndaj call center-ave të paligjshëm, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo do të pasohet nga operacione të tjera në vijim. /skyweb.al

The post Kush është Rovena Zoto, prokurorja qe doli mbi policinë për të goditur Call Center-at mashtrues në Tirane! appeared first on Albeu.com.

Operacioni i bujshëm te call center-at në Tiranë/ Zbulohet “koka” që kontrollonte mashtrimin, dyshohet i përfshirë në një rrjet më të gjerë
Është zbardhur emri i personit që ishte në krye të skemës së mashtrimit me Call Center-at që u goditën ditën e djeshme në kryeqytet, ai është Granit Pepnika nga Tropoja.

Ndërkohë që burime për mediat kanë bërë me dije se nga provat e siguruara nga hetuesit rezulton se, ai qëndron jo vetëm pas këtyre 3 Call Centera-ve, por edhe pas një rrjeti më të gjerë në Tiranë. Ndërkohë pritet që të firmoset urdhër-arresti nga Prokuroria.

Kujtojmë se operacioni policor ka goditur tre call center-a në Tiranë, të cilët dyshohet se zhvillonin aktivitet të paligjshëm duke mashtruar qytetarë europianë dhe më gjerë, përmes komunikimeve telefonike. Sipas burimeve hetimore, këto struktura ishin të organizuara dhe përdornin metoda të sofistikuara për të bindur viktimat të transferonin shuma parash.

Në pranga kanë rënë disa persona, ndërsa deri më tani raportohet se për 7 prej tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Ndërkohë, për dy persona të tjerë është vendosur masa “detyrim paraqitjeje” dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Mësohet se një nga të arrestuarit, Tedi Agastra, ka qenë edhe më herët nën hetim në kuadër të një operacioni kundër mashtrimeve me kriptovaluta në vitin 2024, ku ai rezultonte mes 17 personave të arrestuar. Agastra rezulton gjithashtu pronar i një kompanie që ofron konsulencë ekonomike në fushën e menaxhimit dhe financës.

Operacioni është shtrirë në disa ambiente të përshtatura si call center, të vendosura në zona të ndryshme të Tiranës. Dy prej tyre ndodheshin në një kompleks biznesi në Rrugën e Kavajës, ndërsa një tjetër në afërsi të Kopshtit Zoologjik.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga autoritetet, është sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash, rreth 1 milion euro cash, e dyshuar si e përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet paraprake tregojnë se skema mashtruese kishte në shënjestër shtetas të huaj, përfshirë qytetarë nga Austria, Italia, Spanja, Greqia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët dyshohet se janë mashtruar përmes metodave të ndryshme telefonike të përdorura nga operatorët e këtyre call center-ave.

The post Operacioni i bujshëm te call center-at në Tiranë/ Zbulohet “koka” që kontrollonte mashtrimin, dyshohet i përfshirë në një rrjet më të gjerë appeared first on Albeu.com.

Goditja e 3 Call Center-ave në Tiranë, policia: U caktua masa e arrestit në burg për 7 persona! Rreth 900 mijë euro dhe qindra pajisje të sekuestruara
Policia e Shtetit ka dalë sot me një deklaratë zyrtare për operacionin e zhvilluar dje ndaj Call center-ave që mashtronin qytetarët e huaj, me dëm financiar miliona euro.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europolit, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Ghost Call”, në kuadër të goditjes së veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Ky operacion është rezultat i një hetimi të thelluar nga strukturat e hetimit të krimit kibernetik, i cili ka zgjatur rreth 2 vite. Hetimi nisi me iniciativën e strukturave të krimit kibernetik, pas një kërkese për informacion të ardhur nga autoritetet austriake, duke çuar në zbulimin dhe dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Gjykata e Tiranës vendosi lejimin e kontrollit të ambienteve ku ushtronin aktivitetin subjektet, si dhe kontrollin e banesave të 9 shtetasve të dyshuar.

Gjatë ndërhyrjes në ambientet e këtyre subjekteve, u konstatuan operatorë të ndryshëm duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm, çka mundësoi dokumentimin e menjëhershëm të veprimtarisë kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, u caktuan masat e sigurimit si më poshtë:

* “Arrest me burg” për 7 shtetas, konkretisht për shtetasit E.D. I datëlindjes 24.10.1978; M.H. i datëlindjes 14.07.2002; T.A. i datëlindjes 19.06.2003; L.T. i datëlindjes 28.08.1993 dhe Xh.M. i datëlindjes 05.12.1997, për të cilët u bë ekzekutimi i masave të arrestit. Ndrsa për shtetasit Xh. H. i datëlindjes 10.06.1995 dhe M.L. i datëlindjes 04.12.1997, u bë shpallja në kërkim.

* “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” për 2 shtetas, ku masa u ekzekutua për shtetasen A.V., datëlindja 29.12.1993.

Po ashtu, gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë, në kushtet e ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, shtetasit:

* K.B. i datëlindjes 06.04.1988;

* E.H. i datëlindjes 17.11.2000;

* B.B. i datëlindjes 02.10.2001;

* K.D. i datëlindjes 15.12.2001;

* E.T. i datëlindjes 04.08.1994.

Si dhe u bë shpallja në kërkim edhe për shtetasin D.J., i datëlindjes 02.08.2002.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas u identifikuan si individë me peshë në strukturën e aktivitetit kriminal, në rolin e drejtuesve të ekipeve.

Ekzekutimi i vendimeve u realizua nga oficerët e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe në koordinim të plotë me hetues nga autoritetet austriake dhe ekspertë të Europolit, të cilët ishin pjesëmarrës gjatë operacionit.

Gjatë ushtrimit të kontrolleve, u gjetën dhe u sekuestruan vlera të konsiderueshme monetare, në total 891,735 euro, si dhe një numër i madh pajisjesh elektronike, konkretisht:

* 443 kompjuterë;

* 238 telefona celularë;

* 6 laptopë;

si dhe pajisje të tjera si HDD, DVR etj., që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Materialet e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht në luftën kundër krimit kibernetik.

The post Goditja e 3 Call Center-ave në Tiranë, policia: U caktua masa e arrestit në burg për 7 persona! Rreth 900 mijë euro dhe qindra pajisje të sekuestruara appeared first on Albeu.com.

Paratë e ‘Call Center’ i tjetërsoi për të mbuluar origjinën e paligjshme, Prokuroria Fier sekuestron pasuritë e shtetasit nën hetim për 3 vepra penale
kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u sekuestruan pasuritë e shtetasit E.Sh., nën hetim për veprat penale ‘Mashtrimi’, ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtari kriminale’ parashikuar nga nenet 143, 180 dhe 287 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1381, datë 16.12.2021, i regjistruar ndaj personit nën hetim E.Sh., dyshohet se nëpërmjet një aktiviteti “Call Center” që ushtronte në qytetin e Fierit, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

Në vijim të hetimeve, u dokumentua fakti i depozitimit të vlerave të konsiderueshme monetare Cash, në llogaritë bankare të cilat nuk justifikojnë burimin e ligjshëm të origjinës. Më pas, këto vlera u investuan në pasuri të luajtshme të paluajtshme, të cilat janë ende në verifikim. Nëpërmjet veprimeve juridike u synua transferimi i pasurive, me qëllim mbulimin e origjinës së paligjshme, fakt që përmban elementë të veprës penale të dyshuar “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Në funksion të këtij procedimi penal ndaj personit nën hetim, u caktuan masat e sigurimit personal me karakter shtërngues. Njëkohësisht, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë në mbështetje të nenit 274 të Kodit të Proceduës Penale, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, u vendos masa e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi:

1 – Pasurinë e llojit Njësi, me sipërfaqe 230 m2;, si dhe

2 – Pasurinë e llojit apartament me sipërfaqe 100 m2, në Fier.

The post Paratë e ‘Call Center’ i tjetërsoi për të mbuluar origjinën e paligjshme, Prokuroria Fier sekuestron pasuritë e shtetasit nën hetim për 3 vepra penale appeared first on Albeu.com.

U arrestua në “Call Center”-in në kullë/ Zbardhet dëshmia e italianit: Isha i punësuar, nuk dija gjë
Gjykata e Posaçme, vendosi arrest në burg për italianin Cosimo Notaristefano, që u arrestua në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës.

Notaristefano, tha në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK.

Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Ai parashtroi në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndetësore dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg.

Italiani tha se nuk ishte në dijeni që ndodhej në kërkim, dhe ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj.

The post U arrestua në “Call Center”-in në kullë/ Zbardhet dëshmia e italianit: Isha i punësuar, nuk dija gjë appeared first on Albeu.com.

“U boshatis brenda natës”/ Operacion i dekonspiruar: Kush e paralajmëroi call center-in e mashtrimit?
Operacioni i SPAK-ut ndaj një call center-i mashtrimi u dekonspirua. Këtë e thotë vetë njoftimi zyrtar i SPAK-ut. Faktet janë të thjeshta: mbrëmjen e 15 janarit 2026, persona të identifikuar si personel vëzhgues njoftuan pronarët për një ndërhyrje të mundshme; brenda natës, ambientet u boshatisën dhe pajisjet u larguan; më 16 janar, hetuesit gjetën një strukturë të zhdukur.

Çështja bëhet edhe më e rëndë po të shihet çfarë po hetohej. Investigimi nisi pas ankesave të shtetasve italianë të mashtruar. Gazetarë italianë arritën të infiltrojnë një shtetas italian në call center, i cili punoi aty dhe regjistroi të dhëna nga brenda.

Bëhet fjalë për një veprimtari të dyshuar mashtrimi ndërkombëtar, me shtetas italianë dhe shqiptarë të përfshirë, viktima jashtë Shqipërisë, transaksione të kryera në kriptovaluta, platforma mashtruese të menaxhuara nga drejtuesit e aktivitetit.

Pra, nuk ishte një call center informal. Ishte një skemë e organizuar mashtrimi ndërkufitar, e dokumentuar fillimisht nga gazetarë të huaj dhe më pas nga organet hetimore.

Fakti që zyrat u boshatisën brenda natës tregon se dikush me akses në informacion shtetëror ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme.

Kapja në flagrancë e disa personave që transportonin pajisjet drejt një ambienti tjetër është reagim pas dëmit. Dëmi është bërë më herët: provat u prekën, u zhvendosën, potencialisht u fshinë.

Këtu qëndron problemi institucional. SPAK njofton për indicie, por nuk sqaron përgjegjësinë. Nuk dihet kush ishte personeli vëzhgues, kush kishte dijeni për kohën e ndërhyrjes, çfarë masash janë marrë ndaj rrjedhjes së informacionit.

Në një rast me impakt ndërkombëtar, ku Shqipëria ekspozohet si territor i veprimtarive mashtruese ndaj shtetasve të huaj, heshtja institucionale është e papranueshme. Llogaridhënia nuk është opsion komunikimi, por detyrim funksional.

Ministri i Brendshëm, Ministri i Drejtësisë dhe Kryeministri, nuk mund të qëndrojnë në distancë nga një operacion i dekonspiruar ndaj një strukture mashtrimi që vepronte me kriptovaluta dhe viktima italiane por supozohet dhe nga vende të tjera meqë siç pamë struktura ishte e organizuar në bazë ekipesh që kishin target klientë nga Spanja, Gjermania, Franca etj.

E problemi nuk është vetëm penal. Është problem sigurie, besueshmërie dhe përgjegjësie shtetërore.

Kush e dekonspiroi operacionin ndaj call center-it të mashtrimit dhe pse nuk ka përgjigje e as pyetje?

The post “U boshatis brenda natës”/ Operacion i dekonspiruar: Kush e paralajmëroi call center-in e mashtrimit? appeared first on Albeu.com.