call center mashtrim Archives - Albeu.com

SKEMA/ Si u mashtruan me miliona euro qytetarët e BE-së nga “Call Centerat” në Shqipëri
Policia ka arrestuar një numër të madh personash që punonin në “Call Center” gjatë javëve të fundit pas ankesave nga disa vende të Bashkimit Europian që qytetarët e tyre mashtroheshin nga kompani që ushtronin aktivitet në Shqipëri përmes skemave të ndryshme.

Krahas Shkodrës në fund të nëntorit, sëfundmi policia arrestoi 28 persona në Tiranë si edhe një izraelit të quajtur Rafael Genish, pasi akuzohet se ka organizuar skemën e mashtrimit të qytetarëve të vendeve të BE-së duke i telefonuar nga Shqipëria.

Shuma totale e mashtrimit nuk është zbuluar ende, megjithatë besohet se bëhet fjalë për miliona euro të zhvatura nga qytetarët e BE-së përmes formave të tilla.

SKEMA:

Abcnews.al ka zbardhur skemën se si mashtroheshin qytetarët nga Gjermania, Spanja apo edhe Italia nga operatorët e “Call Centerave” në Shqipëri, të cilët iu premtonin atyre se do t’i bënin milionerë nëse investonin sipas këshillave të tyre.

Skema funksiononte në dy forma për të gjeneruar “pretë” e tyre. Forma e parë ishte përmes databazave me numra telefoni, të cilat siguroheshin nga pronarët e “Call Centerave” në forma të ndryshme përmes blerjes edhe në atë që quhet “darkëeb”.

Forma tjetër ishte reklama online përmes të cilës shtetas të ndryshëm regjistroheshin aty duke besuar se kishin të bënin me një kompani serioze që do t’i udhëzonte për të investuar.

Pasi telefonoheshin nga operatorët nga “Call Centerave” në Shqipëri, “viktimat” fillimisht josheshin me premtime se do të fitonin shumë nëse investonin në “Forex” apo “Kriptomonedha”. Pasi fitonin besimin dhe mundësonin vjeljen e shumave të vogla nga klientët, operatorët i regjistronin ata në një platforme të gënjeshtërt të “Forexit” apo “Kriptomonedhave”, të cilat nuk ishin të lidhura me sistemet ndërkombëtare që shërbejnë për këtë gjë.

Ndërkohë që klientët shihnin të dhëna të rrejshme në platformë, operatorët  e “Call Centerave” i telefonin ata duke i bërë presion që të investonin më shumë pasi do të kishin fitime edhe më të mëdha, shkruan abcnews.al.

Kjo gjë vazhdonte për disa muaj dhe pasi klientët kërkonin rikthimin e parave duke kuptuar se ishin mashtruar, operatorët e “Call Centerave” shkëpusnin çdo kontakt me ta.

The post SKEMA/ Si u mashtruan me miliona euro qytetarët e BE-së nga “Call Centerat” në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

I morën 9700 euro, kush është gjermania që fundosi Call Center-at në Shqipëri
Prej disa ditësh në Shqipëri SPAK ka nisur hetimet mbi Call Centerat në Shqipëri dhe pikënisja ishte një mashtrim i ndodhur në Gjermani.

Një nga shtetaset gjermane e cila ka rënë pre e call center-ave në Tiranë quhet Janet Schafer, 28 vjeçe, nga Karl Marx Stadt, me banim në Damschkestra Be 18.

Në letërporosinë e dërguar nga Prokuroria Gjermane thuhet se shtetasve gjermanë iu janë marrë shuma të majme parashë dhe nuk iu janë kthyer më.

Qytetarët e vendeve të BE-së i kanë dërguar në llogaritë offshore të “Call Center”-ave me bazë në Shqipëri duke besuar se po investonin ne bursa, forex apo në monedha virtuale

Pritet marrja në pyetje nga Policia e tre dëshmitarëve, i pari nga një kompani celulare, në një prej zyrave në Kashar të Tiranës, i dyti nga një prej zyrave në te “Kodra e Diellit”, në Rrugën e Jaseminëve dhe i treti në zyrën në rrugën “Ismail Qemali”, në Tiranë.

LETERPOROSIA NGA GJERMANIA

“Zyra jonë po kryen një hetim paraprak kundër një personi të panjohur, të akuzuar si i dyshuar për mashtrim në përputhje me Seksionin 263 (1) të Kodit Penal gjerman, i cili bazohet në faktet e mëposhtme: Autorë të panjohur tërheqin vëmendjen e klientëve të mundshëm duke reklamuar investime të pre tenduara në kriptomonedhë. Duke vepruar kështu, autorët e panjohur premtojnë fitime të larta nga fondet e depozituara.

Pasi të jetë kryer kontakti, autorët e panjohur i nxisin palët e dëmtuara të transferojnë para në llogaritë bankare në Gjermani dhe shtete të tjera, në të cilat autorët e panjohur mund të kenë akses direkt ose përmes të ashtuquajturve agjentë financiarë. Në disa raste, autorët e panjohur gjithashtu kryejnë transfertat vetë, nëse palët e dëmtuara i lejojnë të kenë akses në kompjuterët e tyre, për shembull përmes softuerit ‘Anydesk’. Ndonëse palët e dëmtuara besojnë se autorët e panjohur do të investojnë paratë e tyre në kriptomonedhë, autorët synojnë t’i mbajnë paratë ose kriptomonedhat për vete.

Si rregull shumat e depozituara nuk kthehen kurrë. Në periudhën nga nëntori 2020, deri në janar 2021, Janet Schefer, e cila u mashtrua në këtë mënyrë, transferoi shumën totale prej 9700 euro. Paratë nuk u kthyen. Paratë u transferuan në llogaritë lituaneze. Këto llogari u aksesuan nga adresa të ndryshme IP të disa kompanive telekomunikacioni, për të cilat kërkojmë të dhënat e inventarit” /albeu.com/

The post I morën 9700 euro, kush është gjermania që fundosi Call Center-at në Shqipëri appeared first on Albeu.com.