Call Center-at Archives - Albeu.com

Skemë mashtrimi miliona eurosh me Call Center/ Prokuroria Tiranë dërgon për gjykim shtetasin Izraelit dhe 38 shqiptarë
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq, procedimin penal penal nr. 6055 viti 2021 për kryerjen e veprës penale “Mashtrim kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, e parashikuar nga neni 143/b-2 të Kodit Penal dhe ‘‘Pastrimi i Produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale“ të parashikuar nga neni 287 i K.penal.

Hetimi tre vjeçar i kryer me metoda speciale, u realizua në bashkëpunim me shërbimet partnere te vendeve europiane dhe dëmi i shkaktuar kap vlerën mbi 2 milionë euro.

Hetimi u iniciua në bashkëpunim me autoritetet gjermane të Braunscweig për mashtrim kompjuterik për arsye përfitimit me anë të platformave fictive “CFD-Tradingplattform” dhe “FX-Leader” etj.

Gjatë hetimit, u vërtetuan se transferta në vlera të larta monetare u kryen drejt një qëndre thirrjesh (call center) me emërtimin “Capital SHPK 1001” me adresë Rruga Him Kolli, pas Golden City Hotel, Tiranë, ku vetëm në një rast u transferuan gjithsej 254.990.00 euro në llogari të ndryshme të platformës “fx-leader.com”.

Të gjitha transfertat e kësaj skeme, u nxitën nga autorët e kësaj vepre penale të konsideronin investimin e pasurive të tyre në një mënyrë fitimprurëse, ndër të tjera përmes reklamave në internet dhe në rrjetet sociale.

Sapo viktima regjistrohej në platformën e mashtrimit me emër, mbiemër, email dhe numrin e telefonit, autorët i kontaktonin menjëherë në telefon dhe krijohej një lidhje besimi me “klientin” e pretenduar.

Fillimisht viktimat tundohen të investojnë në sasi të vogla me premtimin se ndërmjetësi (broker) i pretenduar i faqes së investimeve, do të realizonte një fitim të madh me investimin e aksioneve dhe kripto valutave.

Faqja e internetit “fx-leader.com”, merrej në mënyrë fiktive me biznes në fushën e trasanksioneve financiare me të ashtuquajtura opsione binare.

Për këtë qëllim krijoheshin posaçërisht qëndra thirrje (call center), me anë të të cilave “klientet” kontaktoheshin nga një konsulent financiar personal, për t’i joshur që të bëjnë investime të larta.

Të gjitha fitimet dhe humbjet stimuloheshin virtualisht. Një algoritëm përkatës bënte që fitimet e fillimit t’i shtynin pjesmarrësit për të investuar shuma të mëdha parash. Në momentin që personi i prekur kërkonte që të merrte fitimet e tij apo depozitat, kjo gjë nuk mundësohej.

Sipas qëllimit fillestar, sistemi ishte i ndërtuar në formë të tillë që t’i mbante varur personat e prekur deri sa t`u merrej mjaftueshëm para në mënyrë të paligjshme, e më pas faqet mbylleshin.

Nga hetimet u arrit të dokumentohej e gjithë veprimtaria e paligjshme kriminale, duke evidentuar edhe mënyrën e operimit të kësaj qendre ku janë konstatuar llogari përdoruesi në serverat https://www.paypal.com dhe https://www.coinbase.com, servera të cilët shërbejnë për të krijuar dhe menaxhuar një profil/llogari online me qëllim kryerjen e transfertave të ndryshme ne valuta të ndryshme drejt profileve/llogarive të tjera online, në aplikacionin ‘’TradingView’’ që shërben për analizimin e ideve tregtare në tregjet globale, ne aplikacionin Binance dhe Coinbase i cili është portofol kriptomonedhash, në serverat https://www.binance.com dhe https://www.coinbase.com, në aplikacionin ‘Crypto.com’ i cili shërben si një portofol ku mund të tregtohen kriptovaluta të ndryshme.

Gjithashtu, u sekuestruan skedarë me dokumenta në formatin excel të cilat përmbajnë lista emërore, kontakte (email, nr telefoni) të shtetasve të huaj dhe që përdoren për ti telefonuar dhe joshur per investime fiktive.

Skema e mashtrimit drejtohej nga shtetasi izraelit R.G., dhe një grup punonjësish.

Gjithashtu, u përpiluan 12 Letër Pororsi në vende të ndryshme të Europës dhe prej tyre me interes për hetimin është ajo e ardhur nga Republika Çeke, ku nga deklarimet e marra shtetasve çekë të cilët dyshohet se janë kontaktuar nga subjekti RG Capital, veçojmë ate të shtetasit çek J L i cili ka deklaruar se ai në periudhën Janar-Shkurt 2021, është kontaktuar në telefon nga ndërmjetës financiar të cilët e kanë udhëzuar të bëjë investime në bitcoin dhe pas investimeve të bëra nga ana e tij në një shumë prej 285.000 CZK.

Pas kësaj ndërmjetësi financiar i ka ndërprerë komunikimet me të dhe shtetasi çek J L nuk i ka marrë paratë e investuara në BTC.

Pastrimi i ketyre vlerave monetare, është kryer nepermjet transfertave fiktive me fatura fiktive në  banka të shteteve si Lituania, India, Singapori, Hungari, Estoni, Malte etj, vende që janë me risk për aktivitetin e pastrimit të parave nëpërmjet sistemit bankar të tyre.

Për këtë arsye u vunë para përgjegjësisë penale shtetasi izraelit R. G., me shtetësi dhe kombësi izraelite, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, e parashikuar nga neni 143/b-2 të Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarise kriminale“ neni 287 i K.penal si dhe 38 shtetas shqiptarë për “Mashtrim kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, e parashikuar nga neni 143/b-2.

The post Skemë mashtrimi miliona eurosh me Call Center/ Prokuroria Tiranë dërgon për gjykim shtetasin Izraelit dhe 38 shqiptarë appeared first on Albeu.com.

Mashtrimi me Call Center-at, SPAK çon për gjykim pesë persona
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka dërguar kërkesën për gjykim për procedimin penal nr.301, të vitit 2021, me të pandehur shtetasit Adrian Korriku, Irisa Puca, Merxhan Çeliku, Endri Bulku, Erlind Cekaj, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në formën e veçantë të bashkëpunim atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/1, dhe 334/1, të Kodit Penal.

Ky procedim ka filluar mbi bazën e kërkesës për ndihmë juridike të autoriteteve spanjolle të drejtësisë, përkatësisht Gjykatës së Shkallës së Parë Nr. 2, La Seu d’Urgell (UPSD 2), në kuadër të çështjes penale Nr. 19/2018, për veprat penale “Mashtrimi”, dhe “Organizatë Kriminale”, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Spanjës.

Mbi bazën e kësaj kërkese për ndihmë juridike, Prokuroria e Posaçme, regjistroi procedimin penal nr.301/2021. Pas regjistrimit të këtij procedimi penal, në koordinim me Eurojust, Shqipëria është bërë pjesë e Skuadrës së Përbashkët Hetimore, të krijuar në datë 27 Prill 2021, në përbërje të së cilës janë autoritetet gjyqësore të Spanjës, Gjermanisë, Suedisë, Finlandës, Letonisë, Ukrainës, Gjeorgjisë, Maqedoni e Veriut, etj.

Objekt i hetimit të përbashkët janë bërë një sërë kompanish të cilat kanë kryer aktivitetin e “call center”, duke kryer dhe mashtrimet online në platforma mashtruese të shtetasve europianë.

Këto kompani lokalizoheshin në disa shtete, si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Ukraina, Gjeorgjia etj., të cilat drejtoheshin ose koordinoheshin nga “Milton Group”.

Në kuadër të grupit të përbashkët hetimor, me vendet pjesëmarrëse, në zbatim të një plani hetimor të mirëorganizuar, është përcaktuar ndarja e juridiksionit të ndjekjes penale për personat e përfshirë, si organizatorë të këtij aktiviteti kriminal, me qëllim optimizimin dhe efektivitetin e realizimit të ndjekjes penale.

Konkretisht nga autoritetet gjyqësore Spanjolle, në kushtet e ekzistencës së marrëveshjes së ekstradimit me Shqipërinë, rezultonte më me efektivitet ushtrimi i ndjekjes penale në Spanjë, për shtetasit shqiptarë të përfshirë në këtë akivitet kriminal, pasojat e të cilit kishin ardhur në Spanjë.

Nga autoritetet gjyqësore Gjermane, në kushtet e mungesës së marrëveshjes së ekstradimit me Shqipërinë, është vlerësuar më efektive ushtrimi i ndjekjes penale në Shqipëri, nga Prokuroria e Posaçme, për shtetasit shqiptarë të përfshirë në këtë akivitet kriminal, pasojat e të cilit kishin ardhur në Gjermani.

Në të njëjtën mënyrë është bërë ndarja për shtetet e tjera pjesëmarrëse në këtë Skuadër të Përbashkët Hetimore.

Në këtë kontekst, nga të dhënat hetimore të dërguara nga Autoritetet Gjyqësore Gjermane, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, administruar në fashikullin e procedimit penal, kanë rezultuar lidhje të shtetasve shqiptarë me Milton Group.

Milton Group ka organizuar veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik online, në mjaft shtete të Europës Perëndimore, duke përfshirë shtetet të cilët janë pjesë e Skuadrës së Përbashkët Hetimore.

Nga autoritetet gjermane është urdhëruar kontrolli i platformave mashtruese tregëtare “Absolut Global Markets”, “AurumPro” dhe “Finaxis”.

Megjithatë, sipas këtyre autoriteteve konsiderohet e sigurt se i njëjti grup kriminal është gjithashtu përgjegjës për shumë platforma të tjera tregëtare, kryesisht identike, duke përfshirë platformat “SNP Broker”, “CapitalMarketsBanc”, “FXNobel”, “Cryptokartal”, “Centrobanc”, “GoldmanBank” dhe “TopTradePro”. Kjo duket qartë nga hetimet financiare të kryera ndaj kompanive, si dhe nga vlerësimet e gjurmëve të ndryshme teknike, përfshirë IP me adresa identike.

Bazuar në provat teknike, ka rezultuar se grupi kriminal ka operuar me dhjetëra platforma mashtruese gjatë viteve të fundit.

Dëmet e shkaktuara në platformat “AurumPro”, “Fianxis” dhe “AGMarkets”, (me 67 kallzime penale në zyrën qëndrore kibernetike në Bavari), llogariten me një dëm të përgjithshëm prej 1.8 milionë Euro.

Në platformën CentroBanc, ka 35 kallzime penale, me një dëm total prej 1.7 milionë Euro. Për platformën CapitalMarketsBanc, ka 40 ankesa, me një dëm të konstatuar prej 1.6 milionë Euro.

Për platformën Cryptokartal ka 31 kallzime penale, me një dëm të përgjithshëm, prej 1 milionë Euro. Përveç Rajonit të Bavarisë ku janë këta të dëmtuar, edhe shumë prokurori të tjera publike në Gjermani kanë ankesa për të dëmtuar të tjerë në këto platforma, të cilat janë në pritje, kështu që dëmi i përgjithshëm supozohet të jetë shumë më i lartë.

Disa nga të dëmtuarit nga Rajonet e tjera federale tashmë janë regjistruar në platformat e tjera “Centrobanc”, “CapitalMarketsBanc” dhe “Cryptokartal”.

Në datat 08-09.11.2022, është finalizuar operacioni ndërkombëtar “FRIDA-REFOX”, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, me të gjitha vendet pjesëmarrëse, të koordinuar nga “EUROJUST” me seli në Hagë, Hollandë

Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar, në Shqipëri janë kontrolluar qendrat e thirrjeve apo ambjente në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, të cilat gjatë periudhës hetimore kanë patur dhe ndryshime vendodhjesh, emërtimesh, por dhe bashkime me njëra tjetrën, për efekt të fshehjes nga organet ligjzbatuese.

Janë kryer 11 kontrolle qendrash thirrjeje dhe banesa, janë arrestuar/ndaluar 4 shtetas të dyshuar (2 nga SPAK dhe 2 në bazë të kërkimit ndërkombëtar), si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë (3 nga SPAK dhe 3 në bazë të kërkimit ndërkombëtar).

Janë sekuestruar rreth 300 pajisje kompjuterike, laptop, usb, hard disqe, prova të tjera dixhitale dhe dokumente të shumta, portofole kriptovalutash në vlerën afërisht 15.000 USD dhe cash 90.000 Euro, dokumente identifikimi të shtetasve lituanezë dhe gjeorgjianë, karta banke lituaneze etj.

Nga hetimet e përbashkëta me autoritetet gjyqësore gjermane, janë identifikuar personat që janë prapa platformave mashtruese ose punojnë për kompanitë që ofrojnë shërbime për platformat.

Gjatë vlerësimit të një serveri të siguruar në proces dhe provat e tjera të administruara, identifikohen plotësisht personat të cilët pa dyshim lidheshin me kompanine e IT “PumaTS/SMCompany”, të pandehurit Irisa PUCA, Endri BULKU, Erlind Cekaj dhe Adrian Korriku.

Gjithashtu, ka rezultuar se personi i pandehur Merxhan Çeliku, kishte komunikime të drejtpërdejta me viktimat e mashtrimit në Austri dhe Gjermani, nëpërmjet këtyre platformave.

Kjo është provuar plotësisht nëpërmjet adresave IP nga ku janë bërë komunikimet, si dhe lëvizjet e llogarive bankare dhe ato të valutave në modhedha virtuale, në të cilat kanë kaluar paratë e viktimave.

Në përfundim të hetimit është evidentuar në mënyrë të qartë ekzistenca e grupit të strukturuar kriminal, me përfshirje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, me qëllim mashtrimin financiar nëpërmjet ndërtimit të platformave të ndryshme dhe përdorimit të tyre, në dëm të personave me banim në Austri, Gjermani dhe vende të tjera evropiane.

Mashtrimi është kryer në dëm të disa personave dhe për këtë arsye vepra penale e mashtrimit kompjuterik është konsumuar për të gjithë të hetuarit, sipas rrethanës cilësuese të parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 143/b të Kodit Penal.

Nga analiza e elementëve të veprave penale të mësipërme, rezulton se, në rastin konkret të pandehurit Adrian Korriku, Irisa Puca, Merxhan Çeliku, Endri Bulku, Erlind Cekaj, kanë konsumuar tërësisht të gjitha elementët e figurës së veprave penale “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të struktuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

Në vijim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore spanjolle janë gjendur dhe sekuestruar në posedim të shtetasit Amant Josifi (për të cilin jemi dakortësuar që ndjekjen penale ta ushtronin autoritetet spanjolle), subjekte tregtare të administruar nga ai, si dhe familjarëve të tij, llogari bankare me shumat monetare në total në vlerën prej 2 225 868.66 Euro dhe 2 844 936.37 lekë.

Nga hetimi rezulton se në këtë aktivitet të kundërligjshëm, janë të përfshirë edhe persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj, për të cilët vazhdojnë hetimet në kuadër të procedimit penal të ndarë Nr.301/1 të vitit 2021, për të njëjtat vepra penale.

The post Mashtrimi me Call Center-at, SPAK çon për gjykim pesë persona appeared first on Albeu.com.