buxheti2021 Archives - Albeu.com

Nga ndërtimi i Teatrit te dronët turq, Parlamenti miraton ndryshimin e buxhetit për vitin 2021
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 82 vota pro, dhe nëntë vota kundër, ndryshimin e buxhetit të shtetit për vitin 2021.

Ndryshimi i buxhetit të shtetit për këtë vit është miratuar gjatë seancës së sotme parlamentare.

Kuvendi miratoi aktin normativ “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” me 81 vota pro, 9 kundër dhe 5 abstenim.

Me 82 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenim, Kuvendi ka miratuar ndryshimet në buxhetin e shtetit 2021. Ky buxhet përmban ndërtimin e Tetrin e ri kombëtar, dronët e marra nga Turqia.

Në shpenzimet korrente bëhen këto ndryshime:

Shtohen me 2 miliardë lekë shpenzimet për fondin rezervë të buxhetit të shtetit, me

qëllim financimin e shpenzimeve për:

o Fushatën e vaksinimit kundër pandemisë COVID-19, në masën 1 miliardë lekë. Ky

fond është siguruar nga rialokimi i fondit në të njëjtën masë, por të papërdorur, që

ishte planifikuar për skemën e rimbursimit të kurimit në shtëpi për COVID-19;

o Projektin prioritar të Ministrisë së Mbrojtjes për pajisjen me drone, në vlerën 1

miliardë lekë, në kuadër të marrëveshjes me Turqinë dhe masave për rritjen e

kontrollit të territorit dhe sigurisë kombëtare në tërësi.

Shtohen me 1 miliardë lekë shpenzimet për AKSHI-n, me qëllim financimin e nevojave

për mirëmbajtjen e sistemeve IT;

Shtohen me 900 milionë lekë shpenzimet si transfertë specifike për Bashkinë Tiranë,

për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar;

Shtohen me 500 milionë lekë shpenzimet për financimin shtesë të nevojave të qerave

të strehimit social;

Shtohen me 200 milionë lekë shpenzimet për mbulimin e ngritjes dhe funksionimit të

grupit të përfaqësuesve në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Shtesa e shpenzimeve kapitale do të përdoret në destinacionet si më poshtë:

4.8 miliardë lekë shtohen për projektet në infrastrukturë, në programin “Transporti

Rrugor”, të cilat kanë avancuar me punimet mbi planin buxhetor të miratuar për vitin

buxhetor 2021. Këto fonde do të destinohen në disa projekte, si:

Hapja e loteve të reja për “Ndërtimin e segmentit rrugor Unaza Veriore, Tiranë”,

Ndërtimi i segmentit rrugor “Sheshi Shqiponja-Bulevardi i ri”;

Projektet aktuale Unazës së Tiranës.

3 miliardë lekë shtohen për projektet në vazhdim të programeve të zhvillimit.

2.5 miliardë lekë shtohen për projektet në vazhdim për sektorin e ujësjellëskanalizimeve në shkallë vendi, për përmiresimin e furnizimit me ujë të popullsisë.

1 miliardë lekë shtohen për projektin në vazhdim, me financim të huaj, “Ndërtim ByPass i Vlorës”, i cili ka ecuri të mirë dhe pritet të tejkalojë realizimin e miratuar për këtë

vit.

1 miliardë lekë shtohen për projektin në vazhdim me financim të huaj “IPARD II”, bazuar në ecurinë e mirë dhe pritshmëritë për realizimin e tij;

0.2 miliardë lekë shtohen për godinën e Polit të Drejtësisë, bazuar në këstet e

përcaktuara në kontratën përkatëse.

Nevoja për aktin normativ

Akti normativ nr.26, datë 22.6.2021 mbështetet në prioritetet e përcaktuara në Strategjinë

Kombëtare të Vaksinimit në vendin tonë për të arritur imunizimin e të gjithë popullsisë kundër

pandemisë Covid-19. Kjo Strategji ka objektiv vaksinimin e 2.2 milionë personave, për të cilët

nevojiten 4.4 milionë doza vaksinash.

Deri sot, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nënshkruar kontrata për sigurimin

e 2.9 milionë dozave të vaksinës, nga të cilat:

– 1.2 milionë doza, nga kontrata COVAX, për një periudhë 3-vjeçare;

– 1.6 milionë doza nga kontrata që përfundojnë kryesisht brenda vitit 2021;

– 0.2 milionë doza janë donacione.

The post Nga ndërtimi i Teatrit te dronët turq, Parlamenti miraton ndryshimin e buxhetit për vitin 2021 appeared first on Albeu.com.