Buxheti i maqedonisë Archives - Albeu.com

Dimitrieska-Koçoska: Prej 1 korrikut, ulen tarifat doganore për 70 lëndë të para dhe produkte të ndërmjetme
<html><head></head><body>

Kuvendi miratoi sot ndryshimet në Ligjin për Tarifat Doganore, me të cilat nga 1 korriku 2026 do të zbatohen norma më të ulëta doganore për 70 produkte që industria vendore i përdor si lëndë të para dhe mallra të ndërmjetme.

Sipas Ministrisë së Financave, kjo masë është orientuar drejt forcimit të konkurrueshmërisë eksportuese të kompanive vendore, nxitjes së investimeve, hapjes së vendeve të reja të punës dhe sigurimit të hyrjeve më të larta të devizave në vend. Institucioni thekson se ndryshimet janë hartuar në konsultim me odat tregtare dhe janë vazhdim i reformave të nisura vitin e kaluar, kur nga 1 korriku 2025 u bë ulja e parë e normave doganore në 50 përqind të nivelit të normave të zbatueshme në Bashkimin Evropian.

Me ndryshimet ligjore, normat doganore afrohen më tej me ato që janë në fuqi në Bashkimin Evropian, në përputhje me dispozitat e Programit të punës së Qeverisë 2024-2028 dhe angazhimet për rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë vendore. Ulja e këtyre normave pritet të sjellë më pak shpenzime për kompanitë, veçanërisht për industrinë përpunuese, si dhe kushte më të favorshme për prodhim dhe eksport.

Ndryshimet e reja parashohin harmonizim të plotë të normave doganore për këto produkte me normat që zbatohen në Bashkimin Evropian, duke pasur parasysh edhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

“Me miratimin e këtij ligji dërgojmë mesazh të qartë se jemi të përkushtuar në krijimin e ekonomisë vendore më konkurruese dhe më të qëndrueshme. Nga 1 korriku, kompanitë do të kenë kosto më të ulëta për blerjen e lëndëve të para dhe mallrave të ndërmjetme, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në produktivitetin e tyre, konkurrueshmërinë dhe potencialin eksportues. Qëllimi ynë është që kompanitë vendore të kenë kushte të krahasueshme me ato në Bashkimin Evropian, të investojnë më shumë, të hapin vende të reja pune dhe të krijojnë vlerë të shtuar në ekonomi”, deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Ajo nënvizoi se Qeveria vijon të zbatojë politika që garantojnë një mjedis biznesi të parashikueshëm dhe të favorshëm, si edhe një partneritet të fortë me komunitetin e biznesit, me synimin përfundimtar që të përshpejtohet rritja ekonomike dhe të sigurohen standarde më të larta jetese për qytetarët.

Kjo masë do të japë mbështetje të drejtpërdrejtë për industrinë automobilistike, industrinë metalpërpunuese dhe metalurgjinë, ndërsa pritet të ndikojë pozitivisht edhe në rritjen e eksportit, fluksit valutor, investimeve dhe numrit të vendeve të punës.

</body></html>

The post Dimitrieska-Koçoska: Prej 1 korrikut, ulen tarifat doganore për 70 lëndë të para dhe produkte të ndërmjetme appeared first on Albeu.com.

Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci i buxhetit hap rrugë për më shumë investime dhe zbatim më efikas të projekteve kapitale
Ministrja e Financave, në podkastin “Ku janë paratë”, deklaroi se ribalanci i buxhetit për vitin 2026 është konceptuar për të siguruar fonde për zbatimin e investimeve kapitale, përmbushjen e obligimeve që burojnë nga marrëveshjet kolektive dhe mbështetjen e politikave zhvillimore që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Sipas saj, investimet kapitale nuk duhen trajtuar thjesht si shpenzime, por si një investim për zhvillimin e ardhshëm të shtetit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Ajo nënvizoi se këto investime japin efekt të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, por sjellin edhe ndikime afatgjata në zhvillim dhe në standardin e jetesës.

“Investimet kapitale ndikojnë drejtpërdrejt ndaj produktit të brendshëm bruto, dhe pas reaalizimit të tyre, ato ndikojnë drejtpërdrejt dhe tërthorazi ndaj ekonomisë dhe në përmirësimit të cilësisë së jetës”, theksoi Dimitrieska-Koçoska, duke shtuar se vendimi për rritjen e shpenzimeve kapitale vjen si pasojë e realizimit më të mirë të projekteve dhe gatishmërisë më të lartë të institucioneve për të zbatuar aktivitetet e planifikuara.

“Kemi arritur në përfundimin se në muajt e fundit, disa ministra kanë qenë të fokusuar dhe të përkushtuar në punën e tyre, dhe si rezultat i asaj thamë – në rregull, le të kemi realizim më të madh”, tha ministrja.

Duke folur për rritjen e shpenzimeve përmes ribalancit, ajo tha se Ministria e Financave nuk duhet të udhëhiqet vetëm nga shifrat, por edhe nga nevojat konkrete të qytetarëve dhe institucioneve.

“Ministri i Financave ka rolin më të vështirë, sepse nëse duam t’i shohim gjërat vetëm nga aspekti i asaj se sa duhet të jetë deficiti buxhetor, do të themi – po, ministri i përmbahet me vendosmëri shifrës, por në anën tjetër kemi jetën dhe realitetin”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Sa u përket të ardhurave, ministrja bëri të ditur se arkëtimi i tatimeve po ecën sipas pritshmërive dhe se treguesit aktualë nuk sinjalizojnë shmangie të mëdha nga projeksionet.

“Rritja e të ardhurave nga TVSH-ja dhe tatimet e tjera janë mbi nivelin e kërkuar për të përmbushur projeksionet vjetore. Të dhënat tregojnë se të ardhurat po lëvizin në përputhje me planin dhe nuk ka bazë për pretendime se buxheti po përballet me probleme në arkëtim: Nuk mund të them se ka devijime. Matematika deri më tani tregon se tatimet do të inkasohen”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Në lidhje me deficitin buxhetor, ajo theksoi se ai nuk duhet vlerësuar përmes shifrave absolute, por sipas pjesëmarrjes në prodhimin e brendshëm bruto, pasi vetëm kështu mund të bëhen krahasime reale mes viteve të ndryshme dhe rrethanave ekonomike.

“Pikërisht për këtë ekzistojnë përqindjet – që të mund të bëhen krahasime. Nuk mund të krahasojmë diçka që nuk është e krahasueshme”, theksoi Dimitrieska-Koçoska, duke rikujtuar se në vitin 2020 vendi u përball me deficit buxhetor prej 8% të PBB-së, ndërsa shtoi se konsolidimi fiskal është bërë më i vështirë për shkak të sfidave dhe obligimeve të trashëguara.

Duke folur për borxhin publik, ministrja tha se Ministria e Financave ndjek një politikë të kujdesshme në menaxhimin e financave publike dhe se besimi i tregjeve financiare ndërkombëtare është dëshmuar me emetimin e suksesshëm të euroobligacionit, me margjinën më të ulët historike.

“Pikërisht për këtë arsye, kur emetuam euroobligacionin, arritëm margjinën më të ulët deri më tani, në aspekt historik”, tha ministrja.

Në përfundim, Dimitrieska-Koçoska theksoi se politika fiskale mbetet e përqendruar në ruajtjen e stabilitetit, duke siguruar njëkohësisht mjete për projekte zhvillimore që do të japin efekte afatgjata për ekonominë.

The post Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci i buxhetit hap rrugë për më shumë investime dhe zbatim më efikas të projekteve kapitale appeared first on Albeu.com.

ASH: Ndryshimi i buxhetit nxjerr në pah dështimin e pushtetit, ndërsa borxhi tregon krizë ekonomike e politike
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se rebalanci i buxhetit nuk paraqet shenjë të stabilitetit, por përbën një pranim të hapur të krizës.

Sipas tyre, në momentin kur Qeveria detyrohet të mbulojë deficitin dhe borxhet përmes huamarrjes së re, bëhet e qartë për qytetarët se pas deklaratave për zhvillim qëndron një arkë bosh dhe një ekonomi pa gjallëri.

Nga ASH thonë se kjo situatë kërkon përgjegjësi politike. Ata shtojnë se VLEN nuk mund të qëndrojë në heshtje në një kohë kur çmimet janë në rritje, pagat mbeten prapa, investimet shtyhen dhe barra e borxhit u ngarkohet qytetarëve. Sipas tyre, propaganda nuk e mbush buxhetin, nuk e ul çmimin e bukës dhe nuk sjell mirëqenien që u është premtuar shqiptarëve.

The post ASH: Ndryshimi i buxhetit nxjerr në pah dështimin e pushtetit, ndërsa borxhi tregon krizë ekonomike e politike appeared first on Albeu.com.

Rishikimi i buxhetit favorizon Ministrinë e Mjedisit dhe atë të Transportit, me mbi 170 milionë euro shpenzime shtesë
Shteti do të ketë 179 milionë euro më shumë shpenzime krahasuar me planin fillestar, pas rishikimit të fundit të buxhetit. Sipas institucioneve, prioritet në këtë ndërhyrje kanë qenë investimet kapitale dhe projektet infrastrukturore.

Me ndryshimet e reja, të hyrat totale parashikohen të rriten nga 374.9 në 379.2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet arrijnë në 425.2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor zgjerohet nga 39.2 në 46.1 miliardë denarë, por vijon të mbetet në 4.1 për qind të Prodhimit Bruto Vendor. Pjesa dërrmuese e mjeteve shtesë është orientuar drejt shpenzimeve kapitale, të cilat shtohen me 5.8 miliardë denarë, duke shkuar në 46 miliardë denarë.

Dy institucionet që marrin pjesën më të madhe të fondeve shtesë janë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me 2.3 miliardë denarë më shumë, kryesisht për ujësjellës, kanalizime dhe infrastrukturë mjedisore, si dhe Ministria e Transportit, me afërsisht 1.4 miliardë denarë.

Këto mjete do të përdoren për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-e, autostradës Shkup-Bllacë, hekurudhës Korridori 8, sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, impianteve për trajtimin e ujit, projekteve të efikasitetit energjetik, si edhe për ndërtimin dhe rikonstruktimin e objekteve arsimore, konvikteve studentore dhe infrastrukturës në zonat rurale.

Edhe Ministria e Arsimit do të ketë në dispozicion 426 milionë denarë shtesë, ndërsa fonde të tjera janë paraparë edhe për Shëndetësinë, KSHZ-në, subvencionet në bujqësi, standardin studentor dhe nxënësor, sportin dhe mbrojtjen sociale.

Mbulesa e deficitit buxhetor dhe e detyrimeve për shlyerjen e borxhit, në vlerën e përgjithshme prej 76.4 miliardë denarësh, do të realizohet përmes huamarrjes së brendshme dhe të jashtme. Prej kësaj shume, mbi 54 miliardë denarë janë parashikuar për përmbushjen e detyrimeve ndaj kreditorëve të huaj, ndërsa rreth 20 miliardë denarë do të shkojnë për kthimin e borxhit të brendshëm.

The post Rishikimi i buxhetit favorizon Ministrinë e Mjedisit dhe atë të Transportit, me mbi 170 milionë euro shpenzime shtesë appeared first on Albeu.com.

Qeveria aprovoi ribalancin e buxhetit për vitin 2026
Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e RMV-së miratoi sot ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit për vitin 2026, duke përshtatur projeksionet buxhetore me zhvillimet aktuale ekonomike dhe duke siguruar mjete shtesë për përmbushjen e prioriteteve zhvillimore të shtetit.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Qeveri, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, deklaroi se ribalanci është hartuar në rrethana të pasigurta ekonomike dhe gjeopolitike globale, të nxitura nga rritja e çmimeve të energjensave, lëvizjet në tregjet ndërkombëtare dhe konfliktet në rajone të caktuara. Sipas saj, pavarësisht këtyre sfidave, ekonomia maqedonase po tregon qëndrueshmëri dhe vazhdon të mbajë trende pozitive.

Ajo bëri të ditur se me ribalancin të ardhurat e përgjithshme rishikohen në 379.2 miliardë denarë në raport me buxhetin fillestar për vitin 2026, ndërsa të ardhurat tatimore mbeten pothuajse në nivelin e planifikuar fillestar dhe projektohen në 213.2 miliardë denarë.

“Me anë të ribalancit sigurojmë stabilitet të financave publike, por njëkohësisht krijojmë hapësirë për më shumë investime, aktivitet më të madh ekonomik dhe shërbime më cilësore për qytetarët. Edhe në kushte të pasigurisë globale, mbetemi të përkushtuar ndaj menaxhimit të përgjegjshëm të mjeteve publike dhe mbështetjes së zhvillimit”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Në anën e shpenzimeve, ministrja sqaroi se shpenzimet e përgjithshme janë rishikuar në 425.2 miliardë denarë. Krahasuar me nivelin e planifikuar në fillim, mjetet shtesë do të orientohen drejt prioriteteve të përcaktuara qartë, përfshirë subvencionet bujqësore, mbështetjen e transportit hekurudhor, sportin, standardin e studentëve dhe nxënësve, si edhe ndihmën shtesë për kategoritë e qytetarëve në nevojë përmes kompensimeve sociale, kuzhinave popullore dhe masave të deinstitucionalizimit. Deficiti buxhetor është rishikuar në 46.1 miliardë denarë ose 4.1% të PBB-së.

Sipas Dimitrieska-Koçoskës, për herë të parë rritja e deficitit vjen kryesisht si pasojë e rritjes së shpenzimeve kapitale dhe investimeve infrastrukturore.

“Është veçanërisht e rëndësishme që ndryshimi i buxhetit të sigurojë mjete shtesë për investimet kapitale. Ato arrijnë rreth 46 miliardë denarë dhe rriten për rreth 5.8 miliardë denarë ose për 14.5% krahasuar me buxhetin fillestar. Nuk po flasim për deficitin që financon konsumin aktual, por për atë që financon zhvillimin”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Shtesa e fondeve do të përdoret për realizimin e projekteve kapitale me rëndësi strategjike për shtetin, si ndërtimi i Korridorit 8 dhe Korridorit 10d, autostrada Shkup – Bllacë, ndërtimi i Korridorit hekurudhor VIII, investimet në sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimit, stacionet e trajtimit të ujërave të zeza, sistemet e menaxhimit të mbeturinave, projektet për efikasitet energjetik, ndërtimi dhe rikonstruimi i shkollave, çerdheve dhe konvikteve studentore, si dhe investimet në zhvillimin rural dhe modernizimin e bujqësisë.

Ministrja nënvizoi gjithashtu se do të ketë rritje të ndjeshme të mjeteve edhe për projektet kapitale në komuna, përmes investimeve në infrastrukturën lokale rrugore dhe komunale, si dhe në objektet arsimore dhe sportive, me synimin për të siguruar zhvillim të barabartë rajonal dhe cilësi më të mirë jetese për qytetarët në të gjithë vendin.

Deficiti buxhetor dhe detyrimet për shlyerjen e borxhit, në vlerë të përgjithshme prej 76.4 miliardë denarësh, do të mbulohen përmes një kombinimi të huamarrjes së brendshme dhe të jashtme. Nga kjo shumë, mbi 54 miliardë denarë janë paraparë për servisimin e rregullt të detyrimeve ndaj kreditorëve të huaj, ndërsa rreth 20 miliardë denarë për shlyerjen e borxhit të brendshëm.

The post Qeveria aprovoi ribalancin e buxhetit për vitin 2026 appeared first on Albeu.com.

ESHA: Të ardhurat nga kontributet nuk mbulojnë ende mungesën financiare në sistemin shtetëror pensional
Kontributet e mbledhura nga sigurimet pensionale dhe invalidore vazhdojnë të mos jenë të mjaftueshme për të përballuar deficitin e sistemit të pensioneve, sipas auditimit për vitin 2024 të Entit Shtetëror për Auditim të Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore të Maqedonisë së Veriut.

Në raportin e ESHA-s theksohet se auditimi për vitin 2024 ka dhënë opinion negativ lidhur me paraqitjen e saktë dhe të drejtë të gjendjes financiare dhe rezultateve të aktiviteteve financiare, si edhe për përputhjen e transaksioneve financiare me legjislacionin, udhëzimet dhe politikat përkatëse të përcaktuara.

Sipas raportit, të ardhurat nga kontributet e arkëtuara për PIO1 gjatë vitit 2024 janë rritur me 14% në krahasim me vitin 2023, duke arritur në 71,435,601 mijë denarë dhe duke zënë 61.74% të totalit të të ardhurave të realizuara.

Megjithatë, kjo rritje e të ardhurave në vitin 2024 mbetet e pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet për pensione, të cilat po ashtu shënojnë rritje çdo vit dhe gjatë vitit 2024 kanë arritur në 90.277.241 mijë denarë.

Të dhënat nga regjistri tregojnë se në fund të vitit 2024, sistemi numëronte 556.294 persona të siguruar dhe 343.048 pensionistë. Kjo përkthehet në një raport prej 1.63 të siguruar për çdo pensionist, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me vitin paraprak.

The post ESHA: Të ardhurat nga kontributet nuk mbulojnë ende mungesën financiare në sistemin shtetëror pensional appeared first on Albeu.com.

Dimitrieska-Koçoska: Nesër në qeveri shqyrtohet ribalanci i buxhetit
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, konfirmoi se ribalanci i buxhetit do të jetë nesër në rend dite në një seancë qeveritare. Ajo bëri të ditur se do të ketë korrigjim të deficitit buxhetor, konkretisht rritje të tij.

Sipas saj, kjo ndërhyrje lidhet me nevojat e shtuara për financimin e investimeve kapitale. Paralelisht, do të bëhen korrigjime edhe në anën e të ardhurave, veçanërisht te akcizat, për shkak të masave të ndërmarra për karburantet si reagim ndaj krizës.

E pyetur për koston e masave, përfshirë uljen e TVSH-së dhe të akcizave për karburantet, ministrja tha se akciza duhet të korrigjohet për rreth 1,5 miliardë denarë. Megjithatë, ajo theksoi se për momentin është e vështirë të bëhen përllogaritje të sakta.

“Gjëja që në këtë moment mund ta them është se do të kemi një korrigjim të caktuar të deficitit buxhetor për lart dhe për herë të parë do të kemi rritje të deficitit buxhetor si rezultat i nevojave të rritura për financimin e shpenzimeve kapitale, përkatësisht investimeve kapitale, që mendoj se në përputhje me ligjin për buxhete i justifikon gjendjet.

Dhe në të njëjtën kohë kemi edhe korrigjime të caktuara, pra në anën e të ardhurave, në pjesën e akcizës për shkak të të gjitha atyre masave që i kemi pasur në periudhën e kaluar”, deklaroi Gordana Dimitrieska-Koçoska.

The post Dimitrieska-Koçoska: Nesër në qeveri shqyrtohet ribalanci i buxhetit appeared first on Albeu.com.