buxheti i bashkive Archives - Albeu.com

Formulë e re/ Buxhet sipas censit dhe performancës, Ministria e Financave rishikim mënyrës së shpërndarjes së fondeve të bashkive
Formula e shpërndarjes së buxhetit për pushtetin vendor do të rishikohet duke nisur nga ky vit dhe do të finalizohet plotësisht në vitin 2026. Ministria e Financave thotë se ndryshimi i formulës do të nisë në tremujorin e fundit të këtij viti, me synim që të përdoren të dhënat e reja të censit të popullsisë, dhe mbi bazë të tyre do të bëhet edhe shpërndarja e buxhetit për vitin 2025, e në vijim.

Aktualisht grantet që shkojnë për bashkitë si transfertë e pakushtëzuar bazohen në treguesit e numrit të popullsisë, dendësisë së popullsisë dhe numrit të nxënësve dhe rregullohen më tej duke ndjekur një ekuacion financiar bazuar në kapacitetin fiskal të bashkisë për të rritur të ardhurat. Por transfertat bazohen edhe mbi funksionet e bashkisë për arsimin, vaditjen, administrimin pyjor, mbrojtjen nga zjarri apo rrugët rurale.

Për këtë viti transferta e pakushtëzuar që i është shpërndarë bashkive është 36.5 miliardë lekë, dhe brenda kësaj vlere është përfshirë edhe kosto për rritjen e pagave. Në Strategjinë për Menaxhimin e Financave publike thuhet se në vitin 2025 do të vlerësohet mundësia e rishikimit të formulës së granteve që jepen për bashkitë, në kuadër të reformës së decentralizimit, që bashkitë të bëhen më të pavarura financiarisht.

Po brenda kësaj periudhe do të punohet të ngrihet një sistem grantesh i bazuar në performancën e bashkive. Sipas strategjisë ky sistem do të nisë të ngrihet në tremujorin e tretë të këtij viti, dhe do të testohet për dy vitet e ardhshme. Sipas strategjisë, të gjitha këto ndryshime bëhen për të fuqizuar më shumë bashkitë, dhe të shkojnë drejt një pavarësie financiare brenda vitit 2030.

“Synimi për vitin 2030 është që bashkitë të kenë sisteme të fuqishme të MFP-së dhe burime financiare të përshtatshme përmes mekanizmave transparentë të ndarjes dhe transferimit të të ardhurave dhe kapaciteteve të mbledhjes së të ardhurave që u mundësojnë atyre të ofrojnë shërbime publike në përputhje me standardet e aplikueshme”, thuhet në Strategji.

Aktualisht pushteti vendor ka vështirësi në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, dhe në mbledhjen e taksave, kryesisht ato të pasurisë apo të fjetjes në hotele. Gjatë vitit të kaluar 61 bashkitë e vendit mblodhën në total 31.6 miliardë lekë nga 27,6 miliardë lekë që mblodhën në vitin 2022.

Ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti të ardhurat e bashkive janë rritur me 39.3% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. në total sipas të dhënave të Ministrisë së Financave nga janari në mars pushteti vendor ka arkëtuar 7 miliardë lekë, nga 5 miliardë lekë në vitin 2023. Sa i takon borxheve, në fund të vitit të kaluar detyrimet e prapambetura të pushtetit vendor zbritën në 4.8 miliardë lekë, nga 7.8 miliardë lekë që ishin në vitin 2022. Detyrimet më të mëdha pushteti vendor i ka për investimet të papaguara me 2.2 miliardë lekë.

The post Formulë e re/ Buxhet sipas censit dhe performancës, Ministria e Financave rishikim mënyrës së shpërndarjes së fondeve të bashkive appeared first on Albeu.com.

Përkeqësohet buxheti i bashkive në 9-mujor, të ardhurat ulen me -3.5%, shpenzimet rriten me 19%
Buxheti i pushtetit vendor është përkeqësuar ndjeshëm në vitin 2023, teksa të ardhurat kanë pësuar rënie dhe shpenzimet janë rritur.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave që i takojnë 9-mujorit të vitit 2023, të ardhurat e Pushtetit Vendor arritën në 21,3 miliardë lekë me rënie -3,5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër shpenzimet për të njëjtën periudhë arritën në 45,7 miliardë lekë, shumë kjo 7,2 miliardë lekë ose 19% më e lartë se 9-mujori i vitit të kaluar.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se bashkitë shfaqen përkeqësim në grumbullimin e taksës së banesës, por edhe të tarifave të tjera lokale, zëri më i madh të ardhurave nga taksat e veta.

Të ardhurat nga taksat lokale në 9-mujor arritën në 16,6 miliardë lekë, vlerë kjo 5.4% më pak se plani i periudhës dhe me -2,2 % më pak se fakti i vitit 2022.

Taksat lokale zënë gati dy të tretat e të ardhurave të pushtetit vendor dhe këtë vit arkëtimet nga ky zë ishin rreth 3,5 milionë euro më pak se viti i kaluar edhe pse ekonomia kombëtare është rritur mbi 3 për qind në 6-muajt e parë të vitit dhe arkëtimin në buxhetin e qeverisë kanë shënuar rritje.

Përkeqësimi më i madh në të ardhurat e buxhetit vendor ishte taksimi i ndërtesave. Arkëtimet nga taksa e ndërtesës ishin 8 për qind më të ulëta se viti i kaluar me një mungesë 3,6 milionë euro, teksa në raport me planin e 9 mujorit diferenca ishte edhe më e madhe me rreth 10 milionë euro.

Shumë bashki sidomos ato të voglat janë duke vuajtur shpopullimin. Largimi jashtë dhe brenda vendit po prek shumë bashkitë me pak banorë e për rrjedhojë po çon në mbylljen e bizneseve dhe braktisjen e banesave.

Rënia e shpejtë e lindjeve, emigrimi i të rinjve dhe plakja e popullsisë banuese po krijon vështirësi.

Më reformën e re territoriale, bashkitë mbulojnë me shërbime edhe ish- komunat. Por analizat dhe studimet e Kombeve të Bashkuara kanë treguar se shërbimet në zonat rurale janë përkeqësuar, duke bërë që të shpopullohen me tej dekadën e fundit.

Nga a tjetër bashkitë po mbajnë një nivel të lartë shpenzimesh që po rriten nga viti në vit, kryesisht prej transferimit të disa funksioneve nga pushteti qendror tek pushteti lokal, rritja e pagave etj, në një kohë që të ardhurat po bien./monitor

Burimi: Ministria e Financave

The post Përkeqësohet buxheti i bashkive në 9-mujor, të ardhurat ulen me -3.5%, shpenzimet rriten me 19% appeared first on Albeu.com.