Bushka Archives - Albeu.com

U mor e pandehur në dosjen e Erion Veliajt, ish-deputetja e PS-së Klotilda Bushka kërkon pushimin e çështjes
Ish-deputetja e PS-së Klotilda Bushka, e cila u mor e pandehur në dosjen e Erion Veliajt, ka kërkuar pushimin e çështjes.

Klotilda Bushka, e cila u mor e pandehur për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, bëri kërkesën përmes avokatit të saj.

Ajo argumenton se çështja duhet të pushohet, pasi pretendon se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

Në alternativë, ish-deputetja socialiste kërkon gjykim të shkurtuar dhe moskompetencë të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO), sipas saj, për shkak të humbjes së subjektit dhe kalim të çështjes në gjykatën e zakonshme.

The post U mor e pandehur në dosjen e Erion Veliajt, ish-deputetja e PS-së Klotilda Bushka kërkon pushimin e çështjes appeared first on Albeu.com.

Debat te Komisioni i Ligjeve/ Dogjani: Qytetarët nuk votuan të lirë, s’mund të miratojmë ligje false. Bushka: Analiza e zgjedhjeve bëhet në parti, jo këtu
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve filloi me akuza për manipulim zgjedhjesh. Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, tha se ligjet për të cilat po mblidhen janë vetëm një “dekor” që shërben për t’i dhënë pushtetit një pamje formale.

Kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka, e ndërpreu duke thënë se analizat mbi zgjedhjet duhet të bëhen brenda partive.

Dogjani theksoi: “Në një vend ku nuk organizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qytetarët nuk kanë mundësi të votojnë të lirë, nuk ka kuptim të mblidhemi si komision për të bërë ligje false, vetëm për t’u dukur si një vend demokratik, ndërkohë që në Shqipëri demokracia ka humbur dhe është vendosur një regjim diktatorial”.

Ndërkohë, Enkelejd Alibeaj, kërkoi që të mos miratohen ligje derisa populli të ketë vendosur që disa prej tyre të mos përfaqësohen më në Kuvend dhe t’i lëshohet kjo detyrë Kuvendit të ri.

Por Bushka u shpreh se disa ligje janë urgjente dhe duhet të miratohen sa më shpejt, ndërsa për të tjerat mund të ketë diskutime dhe dakordësi të përbashkët.

Diskutimi në Komisionin e Ligjeve:

Asllan Dogjani: Ne po mblidhemi për të nxjerrë ligje që janë thjesht një fasadë, ligje që bëhen më shumë për interes të pushtetarëve dhe njerëzve të lidhur me krimin, sesa për qytetarët e zakonshëm. Në një vend ku nuk garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe ku qytetarët nuk votojnë me liri, nuk ka kuptim të mblidhemi si komision për të krijuar ligje false, vetëm për t’u dukur si një shtet demokratik. Por në Shqipëri demokracia ka marrë fund dhe është instaluar një regjim diktatorial.

Bushka: Analizën e zgjedhjeve duhet ta bëjmë brenda partive politike, kjo nuk është kompetencë e Komisionit të Ligjeve. Ju lutem, të qëndrojmë tek pika e rendit të ditës.

Dogjani: Populli ka folur, por më shumë kanë folur kriminelët. Dobësia e demokracisë, paratë e drogës dhe frika ishin mjetet më të fuqishme në këto zgjedhje. Kërkesa ime për procedurë është se kjo lloj fitoreje që keni arritur, më keq se ajo e vitit ’96, përbën një rrezik serioz për demokracinë. Sepse gjatë fushatës zgjedhore u përdor krimi dhe manipulimi nuk mungoi as gjatë numërimit të votave. Ju madje keni përfshirë edhe artistë për manipulimin.

Alibeaj: Në këtë tavolinë jemi 10 shtetas shqiptarë që nuk fituam. Shqiptarët folën më 11 maj dhe kjo do të thotë që ne nuk përfaqësojmë më sovranin për të folur, diskutuar dhe votuar. Çdo procedurë nga sot e tutje nuk ka legjitimitet, sepse ne nuk jemi më deputetë me mandat. E them këtë kërkesë procedurale duke ditur që mandati i këtij Kuvendi përfundon më 10 shtator, dhe brenda kësaj periudhe aftësia jonë për të marrë vendime duhet të jetë e kufizuar. Kërkoj që të vazhdojmë vetëm me shqyrtimin e projektligjeve deri më 8 korrik, ndërsa votimi dhe miratimi të kalojnë tek Kuvendi i ri. Kjo do të ishte respekt për Kushtetutën dhe për vullnetin e popullit. Ne nuk kemi më autorizim për të vepruar në emër të qytetarëve.

The post Debat te Komisioni i Ligjeve/ Dogjani: Qytetarët nuk votuan të lirë, s’mund të miratojmë ligje false. Bushka: Analiza e zgjedhjeve bëhet në parti, jo këtu appeared first on Albeu.com.

Gazetari zbulon prapaskenat: Veliaj s’ka çfarë bën PS-së, ai do të luajë intrigat me Xhafajn, Bushkën apo të bëjë aleancë me Sinën
Gazetari Elvi Fundo, teksa fliste nga studioja e “Kafe Shqeto”, u shpreh se situata politike aktuale, sidomos ajo brenda Partisë Socialiste, po merr përmasa gjithnjë e më të ndërlikuara dhe të tensionuara.

Në analizën e tij të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, Fundo solli në vëmendje disa zhvillime kyçe që kanë ndodhur në bashkinë e Tiranës, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën si merren vendimet, përfaqësimin real politik të disa figurave, dhe intrigat që po luhen në prapaskenë.

Ai hodhi dritë mbi përplasjet e brendshme, përpjekjet për të ruajtur pushtetin dhe përgatitjet për një tranzicion të mundshëm pas zgjedhjeve të ardhshme.

Elvi Fundo: “Gjithçka e kuptuam nga skema kur u shkarkua Alban Dokushi bashkë me Sara Goxhaj dhe u vendos Anduela Ristani, pra vetë kryetari i bashkisë sipas ligjit i takonte të emëronte pasardhësin e tij në detyrë, pas 24 orësh Rama e ndryshoi.

Unë personalisht nuk e kam parë kurrë Veliajn si pjesë të PS-së, fatkeqësisht më të njëjtin sy kam parë edhe Bashën kur ishte tek PD.

Këta individë kur i merr dhe i poston, koha, historia, politika shqiptare na ka mësuar se nuk lidhen dot me thelbin poshtë, pra nuk lidhen me origjinën politike të tyre.

Veliaj nuk ka ç’i bën Partisë Socialiste, ai do të luajë intrigat me Xhafajn, Bushkën apo të bëjë aleancë me Sinën, të ketë një kompetencë tek ata që dikush të flasë në parlament.

E mbani mend se kur fliste Xhafaj vinte e thoshte në parlament se këta drejtorë kanë bërë punë të mira, se ne kështu e ashtu, të njëjtën gjë po bën sot Veliaj i cili edhe pse është në burg nxjerr punët e mira që ka bërë në bashki, fundja atë detyrë ka pasur ai të bëjë punë të mira, jo të vjedhë para që t’i marrë Eriola e t’i kthejë në brekë.

Ky është ndryshimi i madh që kemi të bëjmë ne sot dhe lufta brenda partisë socialiste është shumë e ashpër.

Unë mendoj se është e ashpër, sepse pas zgjedhjeve do kemi një qeveri të re në rast se socialistët do të fitojnë, po luajnë që të kenë sa më shumë intriga brenda grupit parlamentar apo kandidatëve mes njëri-tjetrit duke e sulmuar nëpër portale përmes një gjuhe mjaft vulgare”.

The post Gazetari zbulon prapaskenat: Veliaj s’ka çfarë bën PS-së, ai do të luajë intrigat me Xhafajn, Bushkën apo të bëjë aleancë me Sinën appeared first on Albeu.com.

Dalin pamjet/ Kur Klotilda Bushka “hallet” e drejtësisë i qante me krudo, verë dhe puro (FOTOT)
Ashtu siç duhej të ndodhte, Klotilda Bushka, u thirr të hënën në SPAK për dosjen në fjalë, pasi deputetja e Partisë Socialiste nuk mund të lihet jashtë procesit, ku sipas asaj që është shkruar e zeza në të bardhë në dosjen voluminoze të SPAK-ut, ajo është një njeri tejet i rrezikshëm për hetimin në fjalë, pasi ajo është e aftë për të bërë gjithçka për të shembur hetimin shembullor dhe të kopsitur në dosjen mijëra faqesh të SPAK-ut, ku 360 faqet që u përdorën nga GJKKO-ja për të argumentuar vetëm nevojën e arrestimit të Erion Veliajt janë maja e ajsbergut të kësaj dosjeje të turpshme vjedhjeje dhe abuzimi me pushtetin.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, njeriu që, sipas SPAK-ut në dosjen që i ka dërguar GJKKO-së për masën e arrestit me burg të vendosur ndaj “hajdutit” ende të dyshuar, jo vetëm ka helmuar hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe familjarëve të tij, por ka intimiduar dhe kërcënuar dëshmitarët e përfshirë në këto hetime.

Dhe për të kuptuar “fuqinë” e influencës së Bushkës tek njerëzit e drejtësisë vlen të kujtojmë se për çdo vit, krerët e “Drejtësisë së Re”, duhet të raportojnë dhe t’u përgjigjen interesimit të deputetëve të Ligjeve për realizimet dhe problematikat në aktivitetin institucional.

Por, jo gjithnjë ndodhte kështu. Kjo pasi Klotilda Bushka zgjidhte që t’i “qante hallet” e drejtësisë edhe në ambiente jo-formale, madje miqësore.

“Ora News”, ka siguruar një foto, në të cilën Bushka e Ligjeve shihet në shoqërinë e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe ish-kryetares së KLGJ-së Naureda Llagami.

Natyrisht që pamjet i përkasin muajve më parë, ku titullarët e rëndësishëm gjenden në mjediset e një lokali, pranë zonës së Shallvareve në Tiranë, i cili menaxhohet nga një eksponent i Partisë Socialiste.

Në tavolinën e tyre, natyrisht, nuk janë raportet e kryeinspektorit apo KLGJ-së për Parlamentin, por verë dhe krudo.

Pra bëhet fjalë për personazhe që në parim për shkak të ndarjes së pushtetit nuk mund të jenë bashkë, por ato nga pamjet në fjalë po hanë për shtatë palë qejfi me njëra-tjetrin, në restorantin e shndërruar si fole harabelash ku çështjet e drejtësisë së re zgjidhen po aty.

Në foto:  Metani, Klotilda Bushka dhe Naureda Llagami, në restorantin te Shallvaret

Dhe një nga këto çështje mbase është dëshira e Llagamit për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, por duket se kjo do të mbesë një ëndërr në sirtar, pas zyrtarizimit të hetimit edhe ndaj vetë Bushkës.

Dhe aq shumë duket se u ka shijuar ndenja dhe muhabeti së bashku sa dhe Llagami ka ndezur një cigare puro, ku nga burime mësohet se është nga markat shtrenjta kubaneze.

Në foto: Ish-kryetarja e KLGJ-së Naureda Llagami duke konsumuar puro

Por ajo që as Metani dhe as Llagami nuk dinë, është fakti se kjo bisedë ka dyshime se është filmuar dhe është ruajtur në një server.

Po ashtu, në bisedë mund të jenë qarë dhe hallet e partisë (PS-së), pasi kreu i ILD-së Artur Metani është vëllai i Eglantina Gjermenit, ish-deputetes socialiste dhe ish-ministre e kabinetit “Rama 1”.

Vetë Artur Metani, ka mbajtur për disa vite pozicionin e drejtorit juridik në Këshillin e Ministrave, të paktën gjatë dy mandateve të kryeministrit Edi Rama.

Metani është një ndër personat e kallëzuar penalisht në SPAK nga Partia Demokratike, për rolin e tij në “aferën” e incineratorëve, dosje kjo që sipas asaj që është raportuar ditët e fundit në media pritet të ketë zhvillime të reja, ku flitet se është i përfshirë direkt edhe vetë Erion Veliaj.

Por në kushtet kur Erion Veliaj ka nisur një fushatë linçimi nga burgu ndaj prokurorëve të SPAK-ut dhe gjyqtarit të GJKKO-së që e la në qeli atë, duke mos u marrë aspak me faktet dhe provat e SPAK-ut, ky lloj bashkëpunimi jashtë-institucional i treshes Bushka-Metani-Llagami shërben për të ngritur pikëpyetje mbi besueshmërinë dhe efikasitetin e kontrollit ndaj institucioneve të drejtësi.

HETIMET DHE PËRPLASJA E VELIAJT ME DREJTËSINË

Ditën e djeshme, Erion Veliaj, duket se nga qelia e paraburgimit në Durrës, ku qëndron prej dy javësh tashmë ka realizuar auto-golin e radhës.

Kjo pasi në media u raportua se Veliaj i është drejtuar me një shkresë Artur Metanit, Kryeinspektorit të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, njeriut që të njihet për miqësinë e tij të ngushtë me deputeten e Partisë Socialiste Klotilda Bushka, e cila është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për helmim të hetimeve ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj për 4 vepra të rënda penale, nga të cilat fshehje dhe mosdeklarim pasurie tek pastrimi i parave.

Veliaj duket se si për të fshirë gjurmë të njëjtën shkresë, ia ka drejtuar edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku i kërkoi nisjen e një procedimi disiplinor dhe pezullimin nga detyra tё prokurorit të SPAK, Olsi Dado.

Veliaj pretendon se Ols Dado, ka kryer shkelje në shqyrtimin e çështjes penale ndaj tij dhe se është në kushtet e konfliktit të interesit.

Në shkresën e tij, Veliaj jep dhe një argument qesharak teksa thotë se prokurori Ols Dado “ka përdorur telefonin e paguar nga taksat e taksapaguesve pёr tё kërkuar leje ndërtimi pёr përfitimet e tij”.

Por një gjë parimisht pozitive ndodhi, ku Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, mohoi të paktën deri dje që në këtë institucion të jetë depozituar ndonjë ankesë nga Erion Veliaj.

“Në përgjigje të interesit, deri në përdundim të orarit zyrtar, nuk është administruar ankesë nga z.Veliaj në ILD”, – thuhet në përgjigjen e djeshme të ILD-së për mediat.

Kujtojmë se Erion Veliaj, u arrestua me urdhër të SPAK më 10 Shkurt, ku akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash.

Nga hetimi i SPAK, ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste.

Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret, ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 900 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.

Që prej arrestimit, Erion Veliaj, ka nisur një sulm me fyerje dhe kërcënime ndaj magjistratëve të çështjes së tij, prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit, Erjon Bani, dhe kujtdo që i ka dalë përpara.

The post Dalin pamjet/ Kur Klotilda Bushka “hallet” e drejtësisë i qante me krudo, verë dhe puro (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

E përfshirë në dosjen e Veliajt, Bushka në mbledhjen e grupit të PS-së: Ajolën dhe Erionin i kam miq
Këtë të mërkurë, në fjalën e saj në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka folur në lidhje me faktin që është nën hetim nga SPAK.

Ajo ka shpjeguar marrëdhëniet me çiftin Veliaj-Xoxa, ndërsa është ndalur edhe tek rastet ku sipas saj artistë janë intimiduar nga ana e organit të akuzës.

“Përfshirja e emrit tim në hetimin e kryetarit të bashkisë, lajm që si ju e kam dëgjuar nga mediat përmes një deklarate për shtyp të SPAK.

Në cilësinë e kryetares së komisionit të Ligjeve dhe si person që i është përkushtuar drejtësisë gjithë jetën, ngjarjet e ditëve të fundit kanë treguar se institucionet e reja të drejtësisë, të krijuara nga ky parlament dhe PS si mazhorancë kanë fituar vetbesimin e mjaftueshëm duke na çliruar ne nga pozicioni i mos komentimit të çështjeve.

Premisa e dytë niset nga shqetësimi i thellë për funksionimin e shtetit të së drejtës.

Në cilësinë e kryetares së komisionit të ligjeve kam përgjegjësinë që këto shqetësime t’i ndaj me ju dhe me opinionin publik.

Jo vetëm e njoh Ajola Xoxën, por kam bashkëpunuar me të edhe para se të isha deputete.

Erion Veliaj është miku im i fëmijërisë dhe jam krenare për punën që kemi bërë së bashku për transformimin e kryeqytetit.

Jo pak herë kam qenë pranë Ajolës duke e mbështetur si mike, në nivelin njerëzor.

Me Erionin kam pasur mundësi të flas më rrallë, por në çdo rast kam transmetuar besimin tim te e drejta”, u shpreh ajo.

The post E përfshirë në dosjen e Veliajt, Bushka në mbledhjen e grupit të PS-së: Ajolën dhe Erionin i kam miq appeared first on Albeu.com.

Nën hetim për dosjen Veliaj, Rama: Klotilda Bushka e mësoi nga TV se ishte person i dyshuar
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka komentuar marrjen në hetim të deputetes Klotida Bushka, në dosjen e arrestimit të Erion Veliajt.

Edi Rama: Ky është një takim jashtë radhe i Grupit me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, gjë që e kemi pranuar për faktin se të gjithë jemi të befasuar që kryetarja e Komisionit figuron në atë aktakuzë për kryetarin e Bashkisë dhe bashkëshorten e tij.

Ndërkohë, që kryetarja e Komisionit të Ligjeve e ka marrë vesh për përfshirjen e saj në këtë aktakuzë si person i dyshuar nga televizori, as nuk është thirrur, as nuk është pyetur dhe as nuk është dëgjuar.

The post Nën hetim për dosjen Veliaj, Rama: Klotilda Bushka e mësoi nga TV se ishte person i dyshuar appeared first on Albeu.com.

PS mburojë për mandatin e Xhaçkës/ Bardhi: Dorëzojani drejtësisë, le të vendosë Kushtetuesja
Mazhoranca, me urdhër të shefit të tyre Edi Rama, e vazhdojnë ende mburojën për mandatin e Olta Xhaçkës, edhe pas raportit të ardhur nga Komisioni i Venecias, e cila theksonte se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme me detyrim nga të gjitha autoritetet dhe nuk mund të rrëzohen me shumicë parlamentare.

Elisa Spiropali, Niko Peleshi, Klotilda Bushka dhe Taulant Balla, folën me radhë në Kuvend duke u shprehur qartë se as nuk kanë ndërmend të futin në rendin e ditës votimin e mocionit për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtuese. Ata pretendojnë se po mbrojnë autonominë parlamentare.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se nuk është e rëndësishme se çfarë thotë Elisa apo Klotilda, por sipas tij, Kuvendi i detyruar të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mocionin për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

Ai i bëri thirrje mazhorancës që ta dërgojë mandatin e Olta Xhaçkës në Kushtetuese dhe le të vendosë kjo e fundit nëse ish-ministrja e Ramës është apo jo në kushtet e papajtueshmërisë. Sipas Bardhit, çdo sjellje tjetër është minimi i demokracisë.

Peleshi: U tha që ne synojmë ta kthejmë këtë sallë në gjyq publik. E thonë me zë të lartë për gjyq publik që të na ktheni në kohën e persekutimeve politike. E keni në avantazh që thoni fjalën e fundit për këdo që del para. Shqiptarët këtë e kuptojnë. Kaq e thjeshtë është sepse PS fiton.

Bardhi: Jemi shumë të ndryshëm në këtë sallë. Na mirëkupto shoku Niko, nëse vidhen pronat e ushtrisë i themi me emër dhe mbiemër. Nëse ne shoku Niko konstatojmë ligjet që i miratoni ligjet e Klodjan Zoto do e themi me zë të lartë. Kjo nuk është të godasësh biznesin por ata që vjedhin pronën publike. Por ata që i shërbejnë interesin privat që të mbrojmë konkurrencën e lirë. Jeni e vetmja mazhorancë që dy vendime të Gjykatës Kushtetuese i keni hedhur në kosh. Shembulli që jepni ju që na bëni moral, çfarë shembulli jepni ju për qytetarët që kanë konflikt. Për turpin tuaj, dhe kryetares së Kuvendit, u betuar se sapo të vinte Opinionit i Venecias do zbatonte këshillën. Shpiku një opinion që nuk ekziston. I tha shqiptarëve që Komisioni i Venecias na tha se jemi të pavarur dhe nuk i bindet Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi i detyruar të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mocionin për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit. Nuk ka rëndësi ç’thotë Elisa, apo Klotilda por ajo që thotë Gjykata Kushtetuese. Parimi është supremacia e kushtetutës dhe jo tuiteri i Edi Ramës. Të gjithë autoritetet janë të detyruar ti binden vendimeve. Parlamenti ndryshe nga reagimi juaj, nuk mund ti referohet parimit të ndarjes së pushteteve. Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i tyre nuk mund të kushtëzohet me votim nga shumica parlamentare.

Komisioni i Venecias u ka thënë atë që ju kemi thënë ne në këtë sallë, atë që ka thënë Gjykata Kushtetuese, që nuk mund të ngrini pavarësinë tuaj apo lirinë tuaj të votës kur bëhet fjalë për vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund të konsiderohet si imponim i një mënyre votimi, por përmbushje përgjegjësie. Prandaj, fusni menjëherë në rend dite. Dorëzojani drejtësisë Olta Xhaçkën, të vendosë Gjykata Kushtetuese nëse është apo jo në kushtet e papajtueshmërisë. Çdo sjellje e kundërt ndaj saj është minim i shtetit të së drejtës

Bushka: Në deklaratën për shtyp Komisioni i Venecias, thotë Kuvendi i Shqipërisë ka njohur natyrën detyruese të vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Komisioni thekson detyrimin e parlamenti për të respektuar Kushtetutën. Ky respektin nuk duhet kushtëzuar nga vota parlamentare. Nëse kushtetuta i jep fuqinë për të votuar për një çështje përmbajtja e votës duhet vendosur lirshëm nga çdo deputet. Ju e lexoni si ju intereson. Paragrafi 22 flet për standardet që nuk i kemi vënë në dyshim. Unë besoj se ata që janë jurist dhe lexojnë jo vetëm dy paragrafë, se Venecia ka dhënë opinion të ndërsjelltë të drejtës së deputetit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nëse doni ta lexoni ndryshe, mos merrni fjalë të shkëputura. Kjo është çështje ky autonomia parlamentare ka fituar të drejtën e vet. Ka fituar të drejtën t’i njihet 1/10. Komisioni i Venecias nuk bëhet debat publik.

Bardhi: Kjo nuk është çështje Kushtetuta. U hap një gënjeshtër e madhe. Unë e lexova të plotë raportin e Komisionit të Venecias. Vetëm në një paragraf Olta Xhaçka përmendet 4 herë. Paragrafi 12 nis: në lidhje me rastin specifik, në qershor 2022 dhe fillon historikun e çështjes Xhaçka. Kur referon përgjigjen e pyetjeve ju çon tek vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ju ka dhënë një këshillë. Zbatoni vendimet e Gjykata Kushtetuese nuk varet nga vota dhe vullneti juaj apo halli juaj personal. Kjo nuk është çështje personale. Edhe fondet e AZHBR janë publike. Nuk nisesh nga halli jot për hallin e Oltës. Kjo është kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

The post PS mburojë për mandatin e Xhaçkës/ Bardhi: Dorëzojani drejtësisë, le të vendosë Kushtetuesja appeared first on Albeu.com.