bursa e hungarise Archives - Albeu.com

KESH kthehet tek optimizimi teksa çmimet në Bursën e Hungarisë ulen për të tretën ditë radhazi
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare pas dy procedurave të anuluara për blerje energjie në ditët e fundit të gushtit, ka zhvilluar vetëm një procedurë optimizimi.

Kjo do të thotë që prodhimin e tij KESH e ka shitur me një çmim më të shtrenjtë në fashat orare të nxjerra për shprehje interesi dhe ka blerë më lirë sasinë e energjisë që i është dashur për të plotësuar furnizimin.

Sasia e energjisë për të cilën flasim është e ulët dhe datat për të cilat ka zënë vend ky optimizim është 29 gusht-4 shtator. Konkretisht KESH shiti 1500 MWh energji për një çmim 600.91 euro/MWh për një vlerë mbi 901 mijë euro.

Për të kuptuar më qartë sasia e shitur është rreth 7 për qind e sasisë ditorë mesatare të konsumit në vend. Ndërkohë KESH ka blerë nga ana tjetër një sasi prej 2100 MWh energji me një vlerë 1.1 milionë euro. Konkretisht KESH ka shitur energjinë gati 15 për qind më shtrenjtë në raport me çmimin e blerjes duke përfituar kështu një shumë modeste kursimi.

Por teksa KESH është ndalur tek optimzimi dhe furnizimi i vendit përmes prodhimit në vend në Bursën e Hungarisë që shërben edhe si referencë për Shqipërinë çmimet kanë pësuar rënie për të tretën ditë radhazi. Pas rekordit të arritur ditën e hënë ku 1 MWh energji për fashën orare 20:00 u shit me 1047 euro apo 130 lekë për kilovat orë duket se kërkesa në treg pësoi frenim.

Në datën 31 gusht çmimi në pik ra me 7.75 për qind në raport me një ditë më parë duke u vendosur në 690 euro/MWh në bazë ndërkohë që në pik ishte 738 euro/MWh apo 8.51 për qind më pak se një ditë më parë. Rënia ka vijuar edhe për çmimet e datës 1 shtator kur në bazë çmimi u ul në 618 euro/MWh, dhe 669 euro/MWh në pik.

Duke qenë se kemi të bëjmë me bursën ku çmimi del për ditën në avancë edhe për datën 2 shtator ka vijuar tendenca rënëse duke u rikthyer për herë të parë pas 10 ditësh në këtë terren me çmime nën 500 euro/MWh. Konkterisht çmimi i një MWh energji në bazë për datën 2 shtator ishte 493 euro ndërsa në pik 555 euro me një rënie respektivisht prej 20 për qind dhe 17.14 për qind në raport me çmimet e ditës paraardhëse.

Volumi i energjisë shënoi rritje me 15 për qind duke shënuar rritjen e parë në 10 ditët e fundit dhe duke kërcyer tek 66.4 mijë MWh teksa prej datës 21 gusht qëndronte nën këtë nivel. Rritja e çmimeve në mënyrë dramatike bëri që kërkesa për energji të ulet ndjeshëm ndërkohë që pasiguria për furnizimin po bëhet gjithmonë e më e madhe për muajt në vijim në diskutimet mes ekspertëve dhe qeverive./Monitor

The post KESH kthehet tek optimizimi teksa çmimet në Bursën e Hungarisë ulen për të tretën ditë radhazi appeared first on Albeu.com.

Thellohet kriza e energjisë, në bursë rekord 709 euro/MWh në bazë, në rrezik furnizimi
Çmimet e energjisë kanë prekur një tjetër nivel të çmendur në Bursën e Hungarisë për datën 26 gusht duke regjistruar në bazë 708.9 euro/MWh dhe në pik 750 euro/MWh niveli më i lartë që nga nisja e krizës vitin e shkuar.

Në fasha orare rekordin e mbajti data 25 gusht ku për orën 20:00 një megavat/orë energji u tregtua rreth 850 euro/MWh. Prej mesit të gushtit çmimet kanë pasur vazhdimisht një tendencë rritëse duke tejkaluar nivelet që njiheshin më herët si kulminante në çmime dhe që ishin data 25 korrik që erdhi si rezultat i deklaratë për kufizimin e gazit rus në Europë dhe më herët në mars që ishte një përshkallëzim i efekteve pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë.

Këto çmime mbeten gjithsesi më të ulëta sesa mesatarja e kësaj jave që është përkufizuar mes 600-750 euro/Mwh.

Kërcimi në këto nivele i çmimit të energjisë në bursa është një sinjal i pastër për situatën e vështirë që pritet të pasojë në vijim dhe burime nga kompanitë e energjisë konfirmojnë se në rrezik mund të vihet edhe furnizimi. Kjo bën sens në kushtet kur flasim për ekonomi të vogla ku bën pjesë edhe Shqipëria. Aktualisht vendi për shkak të çmimeve të larta në bursa ka bazuar furnizimin kryesor në prodhimin e kaskadës rezerva energjetike e të cilës po zbret me shpejtësi. Vetëm pak ditë më parë KESH deklaroi se po prodhohej nga kjo kaskadë rreth 17 mijë/MWh energji që përbën pak a shumë 70 për qind të konsumit ditor. Për shkak të çmimeve të larta KESH anuloi një procedurë blerjeje energjie me një afat 1 javor dhe i është kthyer sërish kërkesave në treg për një periudhë dy ditore me një procedurë të hapur në datë 25 korrik.

Ethet e krizës që sa vijnë dhe po bëhen më të forta kanë shtuar alarmin se nëse situate mbetet e ngjashme rreziku i vërtetë do të pasojë në javët në vijim ku problemi nuk do të jenë më çmimet e papërballueshme por sigurimi i energjisë ku disponueshmëria mbetet e limituar. Aktualisht shpenzimet për blerjen e energjisë kanë tejkaluar shumën e shpenzuar për importet e gjithë vitit të shkuar i cili ishte dhe viti kur nisi kriza e energjisë ndërkohë që mbetet e paqartë sesi do të përballohet në vijim nevoja për importe dhe si do të sigurohen paratë ku deri më tani instrumenti i përdorur ka qenë ai i garancive të dhëna nga shteti për kompanitë e sektorit.

Deri më tani qeveria ka deklaruar se do të vijojë me planin e saj të rishikimit të çmimit për konsumatorët familjarë që konsumojnë më shumë se 800 kwh ku çdo sasi mbi këtë limit do ta paguajnë me çmime tregu dhe paralelisht ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për uljen e konsumit por efektet e këtyre masave mbeten të panjohura./Monitor/

Burimi: Bursa e Hungarisë, përpunime të Monitor

The post Thellohet kriza e energjisë, në bursë rekord 709 euro/MWh në bazë, në rrezik furnizimi appeared first on Albeu.com.