burri qe i shpetoi dy bombave berthamore Archives - Albeu.com

Burri që i shpëtoi dy bombave bërthamore, fjalët që shkaktuan reagime
Nga Evan Andrews, History

Tsutomu Yamaguchi po përgatitej të largohej nga Hiroshima kur shpërtheu bomba atomike. 29 vjeçari, inxhinieri i marinës ishte në një udhëtim pune tre-mujore për Mitsubishi Heavy Industries, dhe data 6 gusht 1945 supozohej të ishte dita e tij e fundit në qytet.

Ai dhe kolegët e tij kishin kaluar verën duke punuar me orë të tëra në projektimin e një cisterne të re nafte dhe mezi priste që më në fund të kthehej në shtëpi te gruaja e tij, Hisako, dhe djali i tyre i mitur, Katsutoshi.

Rreth orës 8:15 të atij mëngjesi, Yamaguchi ishte duke ecur në kantierin e anijeve të Mitsubishi për herë të fundit kur pa një avion. Duke parë drejt qiellit, ai pa një avion luftarak amerikan B-29 të fluturonte mbi qytet dhe të lëshonte një objekt të vogël të lidhur me një parashutë.

Papritur, qielli u mbulua nga një flakë e madhe. Vala goditëse që pasoi, e rrotulloi në ajër si një tornado deri sa u përplas në tokë.

“Nuk e dija se çfarë kishte ndodhur”, tha ai për gazetën britanike The Times.

“Mendoj se më ra të fikët dhe për një kohë  kam qenë i pavetëdijshëm. Kur hapa sytë, gjithçka ishte e errët dhe nuk shihja mirë”.

Yamaguchi ishte i rrethuar nga përrenjtë e hirit dhe ai mund të shihte një re kërpudhash zjarri që ngrihej në qiell mbi Hiroshima.

Fytyra dhe krahët e tij ishin djegur plotësisht. Ndërsa Yamaguchi u kthye te gruaja dhe fëmija i tij, e gjithë vëmendja e botës shkoj drejt Hiroshimës. 16 orë pas shpërthimit, Presidenti Harry Truman mbajti një fjalim që zbuloi ekzistencën e bombës atomike për herë të parë, raporton abcnews.al.

Rreth 80 mijë persona humbën jetën nga shpërthimi dhe mijëra të tjerë vdiqën në javët që pasuan. Yamaguchi mbërriti në Nagasaki herët në mëngjes më 8 gusht dhe u shtrua në spital. Mjeku që e trajtoi ishte një ish-shoku i shkollës, por djegiet në duart dhe fytyrën e Yamaguchit ishin aq të rënda sa burri nuk e njohu në fillim.

As familja e tij. Kur ai u kthye në shtëpi më pas, nëna e tij mendoi se ishte një fantazmë. Pavarësisht situatës në të cilën ndodhej, Yamaguchi doli nga spitali mëngjesin  e 9 gushtit dhe shkoi për të punuar në kompaninë Mitsubishi në Nagasaki.

Rreth orës 11 të mëngjesit, ai u takua me një drejtor kompanie, i cili kërkoi një raport të plotë për Hiroshimën. Inxhinieri tregoi ngjarjet e 6 gushtit por eprori e akuzoi atë si të çmendur.

Si mundet një bombë e vetme të shkatërrojë një qytet të tërë?

Yamaguchi po përpiqej të shpjegonte situatën, kur jashtë u dëgjua sërish një  shpërthim, duke thyer xhamat e dritareve.

“Mendova se reja e kërpudhave më kishte ndjekur këtu nga Hiroshima”, tha ai më vonë për gazetën The Independent.

Bomba atomike që goditi Nagasaki ishte edhe më e fuqishme se ajo në Hiroshima. Për herë të dytë në tre ditë, ai pati sërish fatin e keq të ndodhej brenda dy milje nga një shpërthim bërthamor.

Për herë të dytë, ai kishte pasur fatin të mbijetonte. Ditën e nesërme, ai filloi të kishte simptoma të rënda, me temperaturë të lartë që nuk  dihet nëse do të mbijetonte apo jo.

Megjithatë, ndryshe nga kaq shumë viktima të ekspozimit ndaj rrezatimit, Yamaguchi u shërua ngadalë dhe vazhdoi të bënte një jetë relativisht normale, raporton abcnews.al.

Ai punoi si përkthyes për forcat e armatosura amerikane gjatë pushtimit të Japonisë dhe më vonë filloi të jepte mësim në një shkollë përpara se të rifillonte karrierën e tij për inxhinieri në Mitsubishi.

Madje ai dhe gruaja e tij lindën edhe dy fëmijë të tjerë në vitet 1950, të dyja vajza. Yamaguchi shëroi kujtimet e tmerrshme të Hiroshimës dhe Nagasakit duke shkruar poezi, por ai shmangu diskutimin e përvojave të tij publikisht deri në vitet 2000, kur i foli rreth kujtimeve të tij dhe u bë pjesë e lëvizjes kundër armëve atomike, raporton abcnews.al.

Ai më vonë udhëtoi për në Nju Jork në vitin 2006 dhe foli për çarmatimin bërthamor para Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“I kam mbijetuar dy herë herë bombardimeve atomike dhe ky është fati im që të flas  për këtë”, tha ai në fjalimin e tij.

Tsutomu Yamaguchi nuk ishte i vetmi person që i shpëtoi dy shpërthimeve atomike. Bashkëpunëtorët e tij Akira Iwanaga dhe Kuniyoshi Sato ishin gjithashtu në Nagasaki kur shpërtheu bomba e dytë.

Gjithsesi, rreth 165 njerëz mund t’i kenë shpëtuar dy shpërthimeve atomike.

The post Burri që i shpëtoi dy bombave bërthamore, fjalët që shkaktuan reagime appeared first on Albeu.com.