burimet natyrore Archives - Albeu.com

Mallkimi i pasurive natyrore dhe utopia e arit të zi shqiptar!
Më shumë se utopia që do të na vijë shpëtimi i gjithë problemeve nga “ari” i zi, vendit i duhet një strategji e qartë zhvillimi të qëndrueshëm, që nënkupton rritjen pa ezauruar burimet për brezat që do të vijnë. Kjo, fatkeqësisht nuk po ndodh. Brezave të rinj po u lihet një vend i betonizuar, me bregdet pothuajse të shkatërruar, me skemë pensionesh që po shkon drejt falimentimit, me burimet natyrore të keqshpërdorura duke mos u lënë alternativë tjetër veçse të largohen, çka po rrezikon të shkelmojë kapitalin më të vlefshëm që kemi në vend, atë human!

“Mallkimi i pasurive natyrore” është një term i përdorur gjerësisht në ekonomi dhe i referohet paradoksit ku vendet, që kanë një bollëk të burimeve natyrore jo të rinovueshme, përjetojnë një ecuri jo të mirë të ekonomisë. Kjo prirje quhet shpesh edhe kurthi i burimeve dhe mund të çojë në korrupsion.

Nëse një pjesë e madhe e pasurisë kombëtare është e përqendruar në vetëm disa industri, qeveria mund të abuzojë me fuqitë e saj rregullatore, si p.sh. duke dhënë kontrata të vlefshme bazuar në ryshfet.

Mallkimi i pasurive është i dukshëm kur bëhet fjalë për një burim të veçantë natyror: naftën. Një studim i Universitetit të Kalifornisë, analizoi korrelacionin midis pasurisë së burimeve natyrore dhe politikës dhe arriti në përfundimin se ekzistonte një mallkim i burimeve në vendet e pasura me naftë.

Sipas studimit, ishin të dukshme tre efekte të dëmshme (dhe kryesisht të pazgjidhura) në këto vende: Nxitja e regjimeve autoritare; Rritja e korrupsionit; Shkaktimi i konfliktit në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Studimi përmendi përdorimin e termit mallkim burimesh në vendet në Afrikë, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe ish-Bashkimin Sovjetik.

Përvoja ka treguar se shtetet që kanë burime natyrore shpesh bëhen “dembele” në kërkim të alternativave të qëndrueshme të zhvillimit. E kundërta ka ndodhur me vendet më pak të pasura me pasuri natyrore, ku p.sh.

Estonia shënoi një zhvillim të shpejtë të teknologjisë së informacionit pas viteve ‘90, pikërisht për shkak të mungesës së burimeve dhe motit të ashpër.

Shqipëria është rasti tipik se si pasuritë e shumta natyrore nuk e kanë ndihmuar përmirësimin e mirëqenies së popullatës së saj, që edhe sot vijon të mbetet ndër më të varfrat në Europë.

Vendi ka fushën më të madhe naftëmbajtëse në tokë në Patos-Marinzë, por ende pas gati dy dekadash, kompania që e shfrytëzon me koncesion nuk paguan tatim fitimi.

Burimet e shumta të kromit në pjesën më të madhe janë bërë shkak konfliktesh për shkak të informalitetit të shfrytëzimit, apo burim aksidentesh si rrjedhojë e masave të dobëta të sigurisë.

Të ardhurat nga renta minerare, – një taksë që paguhet nga kompanitë që shfrytëzojnë burimet natyrore në vend, ai nafta, bitumi, gazi. kromi, bakri, materiale ndërtimore-, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave ishin 4.2 miliardë lekë (rreth 40 milionë euro) në vitin 2022.

Kjo shumë është më pak se 1% e totalit të të ardhurave që mbledh gjithsej buxheti nga taksat dhe tatimet. Bulqiza, një nga zonat më të pasura me krom dhe ku pushteti lokal mban sipas ligjit 25% të rentës, është nga më të varfrat në Shqipëri.

Edhe uji, një tjetër pasuri natyrore që e kemi me shumicë, po keq shfrytëzohet përmes hidrocentraleve të vogla në kurriz të bujqësisë e turizmit, teksa vendi vijon të mos diversifikojë energjinë (diellin e kemi për fat të mirë me shumicë) dhe të importojë me kosto të larta në periudha thatësire.

Pa dyshim që lajmi i fundit i mundësisë për të pasur naftë në zonën e Shpiragut është i mirë, ndonëse do të duhet kohë për të parë rezultatet konkrete të testimeve.

Vetëm pas ndoshta një dekade do të krijohet një ide më e qartë se sa janë rezervat e naftës, sa të shfrytëzueshme janë ato dhe a ka leverdi nxjerrja dhe tregtimi i saj.

Por, nisur nga përvoja e asaj që kemi përjetuar deri tani më tani me burimet natyrore, edhe nëse do të jenë të bollshme e të shfrytëzueshme, entuziazmi i qeverisë na duket i tepruar.

Përmes krijimit të një fondi sovran, të ardhurat nga i cili pritet të shumëfishohen përmes investimeve, qeveria pret të zgjidhë shumë halle, sidomos rritjen e pensioneve, injektimin e investimeve në arsim e shëndetësi!

Në kontrast të plotë, fondi sovran i Norvegjisë, i ngritur pas zbulimit të burimeve të mëdha të naftës në Detin e Veriut, dhe një nga më të suksesshmit në botë, synon që të sigurojë që këto para të përdoren me përgjegjësi, të mendohet afatgjatë, në mënyrë që të mbrohet e ardhmja e ekonomisë.

Fondi menaxhohet me frymën që pasuria i përket edhe brezave, duke mos e përdorur atë pa kriter sot, me synim për t’i maksimizuar vlerën afatgjatë.

Ndaj, më shumë se utopia që do të na vijë shpëtimi i gjithë problemeve nga “ari” i zi, vendit i duhet një strategji e qartë zhvillimi të qëndrueshëm, që nënkupton rritjen pa ezauruar burimet për brezat që do të vijnë.

Kjo, fatkeqësisht nuk po ndodh. Brezave të rinj po u lihet një vend i betonizuar, me bregdet pothuajse të shkatërruar, me skemë pensionesh që po shkon drejt falimentimit, me burimet natyrore të keq shpërdorura, duke mos u lënë alternativë tjetër veçse të largohen, çka po rrezikon të shkelmojë kapitalin më të vlefshëm që kemi në vend, atë human./monitor

The post Mallkimi i pasurive natyrore dhe utopia e arit të zi shqiptar! appeared first on Albeu.com.