burgu peqin Archives - Albeu.com

Dinamika/ Gjakmarrje në qelitë e burgut, i burgosuri në Peqin: Sokol Mjacaj kishte bërë kërkesë për t’a sjellë në këtë sektor…
Ekzekutimi i të dënuarit përjetë, Arben Lleshi, në burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin ka shokuar opinionin publik. Ngjarja e rëndë vjen pak ditë pasi jo pak herë erdhën sinjale nga ky burg për protesta dhe kërcënime me greva urie për shkak të kushteve jo të mira që kanë të burgosurit në atë vend të vuajtjes së dënimit.

Indrit Shaqja, i cili ndodhej në të njëjtën qeli me Lleshin u plagos në këmbë. Ishte i dëniuari me burgim të përjetshem, Sokol Mjacaj, i cili mori armën dhe qëlloi në drejtim të Arbenit.

Një i burgosur në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit ka zbuluar dinamikën e ngjarjes shokuese të ditës së djeshme (15 Dhjetor).

Ai ka treguar se arma me të cilën u krye ekzekutimi i Arben Lleshit në burgun e Peqinit është futur në mënyrë të fshehtë, ndërsa ngriti dyshimet se vrasja është me pagesë.

I burgosuri u shpreh se i dënuari me burgim të përjeshtëm i ka shkuar viktimës tek dritarja e qelisë së tij, tek zona ku dalin për ajrim, dhe e ka qëlluar për vdekje.

“Jo nuk kishin konflikt dhe është pista më e mundshme që është vrasje me pagesë”, tha ai për Top Channel, ndërsa zbuloi se Sokol Mjacaj, i dënuar për ekzekutimin e dy turistëve çekë, kishte bërë kërkesë prej disa muajsh që të kalonte tek sektori ku ishte Arben Lleshi.

“Ai erdhi përfundimisht para 40 ditësh te Sektori 1 në katin e dytë dhe ka të paktën disa muaj që kërkon, të vijë në Sektorin 2. Është një rrjet i gjerë ky, sepse kishte dy, tre muaj që donte të vinte te sektori im ose te sektori ku ishin këta të burgosur që qëlloi”, tha i dënuari i në burgun e Peqinit,

Ndërsa shtoi: “Ne këtu dëgjojmë, ne jemi këtu dhe i dimë problemet e kësaj botës sonë ndaj i thashë drejtuesve mos ma sillni në këtë sektor atë person se unë jam me probleme dhe nuk e di çfarë bën pala kundërshtare nga jashtë. Në këtë sektor ai ose ka pasur një mbështetje sepse nuk vete dot unë të kërkoj të shkoj në një sektor X pa pasur një shok ose mik ose kur kam një punë për të kryer aty.”

Dëshmia:

Mori fund pengmarrja?

I burgosuri: Po mori fund e pamë me sytë tanë që e nxorën nga ambienti ku ishte.

Po ku e gjeti armën?

I burgosuri: E ka futur në mënyrë të fshehtë, ndryshe nuk ka sesi. Dëgjova se thanë ia mori gardianit. Gardianët këtu nuk kanë armë. Nuk duhet të ekzistojnë armë brenda institucionit, nuk ka njeri armë as nga policia as nga njeri tjetër.

Ishte në regjim në momentin që nisi konflikti?

I burgosuri: Ishte në regjim të zakonshëm.

Dy personat Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi ishin shokët e qelisë së tij?

I burgosuri: Jo ai ishte në sektorin e dytë në katin e dytë. Vete te dritarja dhe i godet këta dy persona nga ana që dalin në ajrim.

Kishin ndonjë konflikt në dijeninë tënde? U përleshën para se të ndodhte kjo ngjarje?

I burgosuri: Jo nuk kishin konflikt dhe është pista më e mundshme që është vrasje me pagesë.

Po pse ke dalë në këtë deduksion?

I burgosuri: Ta them unë pse: Ai erdhi përfundimisht para 40 ditësh te Sektori 1 në katin e dytë dhe ka të paktën disa muaj që kërkon, të vijë në Sektorin 2. Është një rrjet i gjerë ky, sepse kishte dy, tre muaj që donte të vinte te sektori im ose te sektori ku ishin këta të burgosur që qëlloi.

Po pse mendon ti se është e porositur?

I burgosuri: Sepse në këtë sektor ai ose ka pasur një mbështetje sepse nuk vete dot unë të kërkoj të shkoj në një sektor X pa pasur një shok ose mik ose kur kam një punë për të kryer aty.

Dhe te ky sektor gjendeshin dhe dy të burgosurit që qëlloi?

I burgosuri: Po te Sektori 2 ose të Sektori ku jam unë janë ngjitur njëri me tjetrin. Ai kërkonte të vinte pikërisht te këto dy sektorë.

Unë kam problemet e mia ashtu si Arben Lleshi prandaj u interesova dhe debatova me drejtorët që të mos ma sillnin në sektorin tim atë person se unë e di lidhjen. Ne këtu dëgjojmë, ne jemi këtu dhe i dimë problemet e kësaj botës sonë ndaj i thashë drejtuesve mos ma sillni në këtë sektor atë person se unë jam me probleme dhe nuk e di çfarë bën pala kundërshtare nga jashtë.

Çfarë kërkonte ai ndërsa mbante peng?

I burgosuri: Nuk e di se çfarë. Ne vetëm mund të shihnim nga këtu çfarë ndodhte atje brenda.

The post Dinamika/ Gjakmarrje në qelitë e burgut, i burgosuri në Peqin: Sokol Mjacaj kishte bërë kërkesë për t’a sjellë në këtë sektor… appeared first on Albeu.com.

Masakra e Sokol Mjacaj me dy turistët çekë: Ajo qante, ai donte të më merrte armën
Mikael Svatos 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36-vjeçe kishin ardhur për turizëm në Shqipëri, pa e ditur që ky do të ishte udhëtimi i tyre i fundit. Ishte data 3 korrik e vitit 2015. Dy të rinjtë nga Çekia po ktheheshin nga Dukagjini për në Shkodër me makinë, kur para u doli Sokol Mjacaj, në atë kohë 20 vjeç. Ai kishte me vete kallashnikov e nën kërcënimin e armës iu fut në makinë për t’i grabitur.

U kërkoi që t’i jepnin paratë, por dy të huajt nuk e kuptuan. Të tmerruar nga grabitësi i armatosur, ata tentuan në çdo mënyrë të shpëtonin. Siç do të rrëfente vetë vrasësi Mjacaj, Mikaeli frenonte fort makinën në mënyrë që ta përplaste dhe kur Mjacaj u kërkoi që të ndalonin në një zonë me pyll, 27-vjeçari tentoi t’i merrte armën. Vajza qante dhe bërtiste gjatë gjithë rrugës. Fatkeqësisht, njësoj si në një film horror, asnjë prej tentativave të dy turistëve nuk patën sukses.

“Po, unë i vrava. Doja t’i grabisja, por më kundërshtuan. Hipa në Lotaj. Kur pashë që po bëheshin gati për të lëvizur makinën, i ndoqa dhe u drejtova armën. Hapa derën e pasme dhe u thashë të ecnin… Më acaroi se u kthye disa herë të merrte armën. Në fillim nuk doja t’i vrisja, doja vetëm t’i grabisja, të merrja dhe makinën dhe të ikja. Por djali frenonte fort, donte të më përplaste. Pastaj deshi të më merrte armën”, rrëfeu ai në atë kohë.

I acaruar nga rezistenca e tyre, Mjacaj i ekzekutoi të dy me armë zjarri. Ende i bindur në qëllimin e tij për t’i grabitur, pasi i vrau donte t’i merrte makinën. Por edhe ky plan i dështoi pasi fuoristrada u rrëzua. Mjacaj u largua nga skena e krimit vetëm me një prej telefonave të viktimave, atë që i kishte pëlqyer. Ky telefon, të cilin ai e shiti tek një bashkëfshatar, bëri që policia të binte në gjurmët e Mjacajt. 48 orë me vonë u arrestua në një shtëpi në fshatin Grudë e Re.

Në momentin e arrestimit, nuk tregoi asnjë shenjë pendese. E vetmja keqardhje që pati ishte që nuk arriti të realizonte planin për të marrë makinën. Me gjasë në tentativë për t’i shpëtuar burgimit të përjetshëm, pendesë për ngjarjen do të shfaqte disa muaj më pas.

Në nëntor të 2015-s, në sallë të gjyqit ai u shfaq i përlotur. U kërkoi falje familjeve të viktimave dhe kërkoi mëshirë nga trupa gjykuese. Tha se nuk kishte dashur t’i vriste, por vetëm t’i grabiste.

Lotët e tij nuk e bindën trupën gjykuese. Disa ditë më vonë, më 16 nëntor të vitit 2015 ai u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata e Shkodrës rrëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, ashtu sikurse edhe kërkesën për ekzaminim psikologjik.

Tentativat për t’i shpëtuar burgimit të përjetshëm nuk mbetën vetëm tek ajo sallë gjyqi. Sokol Mjacaj iu drejtua të gjitha shkallëve të gjyqësorit. Të gjitha e rrëzuan. Në 2022-n ai u rrëzua nga Gjykata e Lartë ashtu sikurse edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Vrasja e Mikaelit dhe Anës nuk ishte e para.

“Karriera” e tij si grabitës e vrasës kishte nisur që në moshë fare të re. Ishte vetëm 15-vjeç kur bashkë me dy persona të tjerë tentuan t’i merrnin varësen një djali 13-vjeçar. Kur ky i fundit rezistoi, ata e vranë dhe trupin ia hodhën në lumë.

Fillimisht u dënua me 10 vjet burg, por Apeli vendosi që këtë dënim t’ia ulte në 5 vjet, pasi Mjacaj bashkëpunoi me drejtësinë duke rrëfyer të gjithë ngjarjen. Dy turistët çekë i vrau kur sapo kishte dalë nga burgu.

Sot, Sokol Mjacaj vrau Arben Lleshin. Këtë herë vrasjen e kreu brenda burgut të Peqinit, ku bashkë me viktimën vuanin dënimin.

The post Masakra e Sokol Mjacaj me dy turistët çekë: Ajo qante, ai donte të më merrte armën appeared first on Albeu.com.