burgu i spacit Archives - Albeu.com

Ardian Fezollari, jeta mes aparatit fotografik dhe armës: Nga vizitat e Enverit në Pogradec, tek puna si oficer në Burgun e Spaçit
Fotografi i mirënjohur Ardian Fezollari, njëherësh edhe një oficer policie me gradë të lartë, ishte i ftuari i radhës i piktorit Helidon Haliti, emisionin “Mes dy botëve” në RTSH.

Mjeshtri i fotografisë se bukur, Ardian Fezollarin, ka publikuar katër albume me fotografi, të parin në vitin 2005.

Fezollari, sot 191 cm, ka qenë në fëmijërinë e tij një basketbollist i talentuar në ekipet e moshave në Pogradec dhe më pas me ekipin e të rinjve në moshën 14-vjeç, tek ekipi i qytetit “Ylli i Kuq”, që i befasoi të gjithë kur u paraqit gjatë një ndeshje në Korçë, me një imitim modern të uniformës së ekipit të “Jugoplastikës” në Jugosllavinë e kohës.

“Kam qenë 184 cm. Isha një fenomen në atë kohë. Interesohej Dinamo dhe Partizani për mua, madje kam luajtur një vit më Partizanin në Tiranë. Madje u bëra problem në Ministrinë e Arsimit dhe më kthyen për gjashtë muaj sërish në Pogradec”, tregon Fezollari.

Ai thotë se Pogradeci i atyre viteve ka qenë shumë ndryshe, ndërsa kujton se qytetarët e tij e kuptonin që kishte shkuar Enver Hoxha në qytet sa herë që televizioni kapte Rai Uno.

“Pogradeci në periudhën para ’90-s ishte elitë. Ai kalonte rreth 15 ditë në Vlorë dhe pjesën tjetër të gushtit, në Pogradec, por ne e merrnin vesh kur lidhej Rai Uno. Ai vinte dhe ne që rrinim në rrugë, na e bënte me dorë dhe vinte katra silurusi në liqen. Në momentin që takohej Rai Uno, të gjithë e dinin që ai kishte ardhur”.

Po nga i lindi Fezollarit pasioni i madh për fotografinë?

“14-vjeç kam parë gjithë Shqipërinë. Nuk kishte besoj fëmijë në atë moshë. Dy qytete më ngelën pa vizituar në atë kohë: Kukësi dhe Gramshi. Kukësin e kam parë për herë të parë në 2015 dhe Gramshin në 2018. E pashë Shqipërinë me syrin e një fëmije, por mahniteshe. Peizazhe fantastike”.

Fezollari pranon se nëse nuk do të shkonte në shkollën e Ministrisë së Brendshme, do të shkonte në Institutin e Fiskulturës apo në Fakultetin e Historisë.

Ai ndan dhe disa kujtime nga puna e tij në Spaç gjatë kohës së komunizmit.

“Mbarova studimet dhe shkoj oficer në burgun, repartin 303 Spaç, një vit. Unë nuk i kam arritur të burgosurit politik, i kishin hequr, por siklet është dhe përata që janë brenda. Është një lloj vuajtje. Madje kur ka ardhur një shoqatë e “Mjekëve pa kufij”, sepse kushtet kanë qenë mizerabël për hir të së vërtetës, Ai tha që “burgje të tilla kam parë vetëm në jugosllavi, nuk ka bota burgje kaq të këqija”. u mahnit se disa të dënuar flisnin frengjisht. Qëmoti thoshin “Tmerri i Spaçit dhe tmerri i Burrelit”. Dhimbje e madhe këta që kanë qenë të dënuar politik”, ai tregon dhe pengun e rinisë së tij.

“Më vjen keq që nuk shkova të ndiqja part-time studimet për histori-gjeografi në Korçë”.

Fezollari njihet për kapelet e tij, madje disa të personalizuara dhe të vetmet dhurata që ai pranon të marrë nga shokët dhe miqtë, janë vetëm kapelet.

“E kam krijuar si një lloj brendi. Mund të kem mbi 200 kapele”, tregon ai.Ardian Fezollari e ka fotografuar Pogradecin e tij në çdo stinë, mot me diell dhe me borë.

The post Ardian Fezollari, jeta mes aparatit fotografik dhe armës: Nga vizitat e Enverit në Pogradec, tek puna si oficer në Burgun e Spaçit appeared first on Albeu.com.

“Edhe pas vdekjes, shpresa nuk vdes!”, 50 vjetori i Revoltës së Spaçit, Begaj viziton ish-burgun
Kreu i Shtetit i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, u bënë pjesë e aktiviteteve të organizuara me këtë rast nga Dioqeza Rrëshen dhe Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat që angazhohen në fushën e edukimit dhe ruajtjes së kujtesës historike.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj u ndal tek respekti ndaj të gjithë atyre që sakrifikuan për liri.

“Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko, Hajri Pashai, Dashnor Kazazi, Jorgji Pepa, e shumë e shumë të tjerë që unë nuk po i përmend, janë vetëm disa nga ata emra që e bënë sakrificën e tyre për të treguar se edhe mbas vdekjes, shpresa nuk vdes!,” – tha Presidenti Begaj, duke shtuar më tej se: “Ata janë pjesë e një historie që ende nuk ka dalë plotësisht në dritë dhe që ndikon me peshë hijesh në të ardhmen e vendit tonë. Heronjtë e Spaçit e të tjerë si ata, shërbejnë si një kujtesë për të gjithë ne, se lufta për liri është një luftë e përhershme, që kërkon angazhimin dhe vigjilencën tonë të palëkundur. Një kujtesë se fuqia për të formësuar fatet tona qëndron brenda secilit nga ne.”

Presidenti Begaj vazhdoi më tej duke thënë se: “Le të ndërtojmë ura mirëkuptimi, dhembshurie dhe ndjeshmërie, duke e ditur se nëpërmjet këtyre lidhjeve shpirtërore ne mund të krijojmë një të ardhme më të ndritshme për brezat që do të vijnë. Por ta fillojmë këtë duke u bërë të vetëdijshëm për të shkuarën tonë e duke ndarë moralisht të mirën nga e keqja. Çka është më e rendësishme të ndërtojmë të ardhmen, duke kërkuar falje për gabimet e të shkuarës, e duke u shkëptur tërësisht nga hija e periudhës më të errët të kombit tonë.”

“Dua të shpreh respektin dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë martirët e kësaj revolte. Në këtë ditë të shënjuar historike, të mbijetuarit e Revoltës së Spaçit janë shembulli më i mirë se, pavarësisht gjithë vuajtjes që kanë përjetuar, ata përçojnë tolerancë,  mençuri, shpresë dhe mirësi. Për këtë, e për gjithë betejat tuaja, shoqëria jonë ju ka një borxh të madh,” mbylli fjalën e tij Presidenti./Albeu,com/

The post “Edhe pas vdekjes, shpresa nuk vdes!”, 50 vjetori i Revoltës së Spaçit, Begaj viziton ish-burgun appeared first on Albeu.com.

Alibeaj: Burgu i Spaçit dhe Kampi i Tepelenës të kthehen në muze kombëtarë
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, përmes një postimi në Facebook shkruan se kanë depozituar dje një projektligj  për shndërrimin në muze Kombëtar të Burgut të Spaçit dhe Kampit të Tepelenës.

Sipas Alibeajt, ato duhet të kthehen në kujtesë ndërgjegjësuese për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Postimi i Alibeajt:

BURGU I SPAÇIT DHE KAMPI I TEPELENËS TË SHNDËRROHEN NË MUZE KOMBËTARË

Partia Demokratike ka depozituar dje një projektligj për shndërrimin në muze Kombëtar të Burgut të Spaçit dhe Kampit të Tepelenës.

Memoria historike për një vend që për gati 50 vite u rrënua nga diktatura komuniste shtron si domosdoshmëri që e shkuara e hidhur jo vetëm të njihet nga brezat e rinj, por dhe të shndërrohet në kujtesë ndërgjegjësuese për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Partia Demokratike ka në gjenezën e saj atë pjesë të shoqërisë që gjatë viteve të komunizmit u vra, u syrgjynos, u burgos dhe u persekutua në burgjet e kampet më të egra të Europës. Këto 30 vite kanë qenë tregues i qartë se veç asaj që është bërë për të këtë shtresë ka ende shumë kontribute për të dhënë që nga e djeshmja e errët të nxirren mësime për të sotmen dhe të ardhmen.

Këtij qëllimi i shërben dhe projektligji i depozituar dje. Si shërbim ndaj memories historike të Shqipërisë dhe si një respekt ndaj mijra qytetarëve dhe pasardhësve të tyre që vuajtën terrorin e regjimit komunist./albeu.com

The post Alibeaj: Burgu i Spaçit dhe Kampi i Tepelenës të kthehen në muze kombëtarë appeared first on Albeu.com.